Koncert

Duke hapur derėn e apartamentit, ku zilja kishte njė copė here qė binte me kėmbėngulje, nėnqeshja me tė cilėn Silva bėhej gati tė priste mysafirėt e parė, i mbeti nė buzė. Nė vend tė mysafirėve ajo pa njė burrė, qė mbante nė krahė njė fuēi tė rėndė, sipėr sė cilės dilnin degėt e njė limoni. -Familja Gjergj Dibra? - pyeti burri. -Po, - tha Silva pakėz e hutuar. - Ah, ju keni sjellė kėtė limon pėr ne? -E keni porositur, apo jo? Pa e bėrė tė gjatė njeriu hyri brenda nė korridor. -Ku do ta vendosni? - pyeti ai me njėfarė padurimi. Ndihej menjėherė qė fuēia ishte e rėndė -Kujdes! - tha Silva. - Kėtej ju lutem, - dhe hapi derėn e njėrės prej dhomave. Njeriu kaloi me hapa tė rėndė mes pėr mes dhomės, pėr tė dalė nė ballkon, derėn e tė cilit Silva porsa e kishte hapur.

-Vendoseni si tė mundni, - tha Silva, - mė vonė do ta rregullojmė.

Njeriu e uli fuēinė, drejtoi trupin dhe psherėtiu. Nė korridor po binte telefoni dhe s'kishte asnjeri qė ta ngrinte. Uh, ia bėri me vete ajo, edhe ky limon na duhej tė vinte sot.

-Njė herė nė tre mnuaj duhet ta spėrkatni kundėr parazitėve. Njė herė nė gjashtė muaj t'i ndėrroni dheun, - nisi tė fliste njeriu me njė zė monoton.-Veē kėsaj, nė raste ngricash duhet ta mbuloni me njė letėr celofani, ndryshe mund tė thahet brenda njė nate. Silva dėgjonte pa e pasur mendjen aty. Kishte mbetur ende pa u pėrgatitur sallata, pa u prerė rostoja dhe dhjetėra gjėra tė tjera tė vogla. Kurse mysafirėt mund tė vinin nga ēasti nė ēast. Veē kėsaj i duhej tė vishte njė fustan tjetėr pėr darkėn dhe tė bėnte pak tualet. Ajo bėri njė shenjė padurimi, tė cilėn ai, siē duket, e kapi, sepse i tha:

-Na falni, se mbase erdhėm nė njė kohė tė papėrshtatshme .

-S'ka gjė,- tha Silva.- S'ka gjė. Asaj papritur i erdhi turp nga vetja. Njeriu e kishte ngritur nė krahė gjer nė katin e tretė atė fuēi, kurse ajo bėhej nervoze. -Urdhėroni tė merrni diēka, - tha ajo nė korridor, e pushtuar befas nga njė ndjenjė faji. -Jo, falemnderit.

-Ju lutem,- ia bėri ajo, -sot kam ditėlindjen e vajzės, mos ma prishni. -Epo mirė atėherė, - tha ai. Silva rrėmbeu njėrėn nga shishet e rakisė tė bėra gati pėr darkėn dhe i shtiu nė njė gotė. - Gėzuar ! Edhe njėqind ! -Ju falemnderit! Kur dera u mbyll pas shpinės sė tė panjohurit, Silva u kthye te tryeza e shtruar, deshi tė rregullonte diēka nė tė, por nuk bėri asgjė, veē vėshtroi njė copė herė pjatat dhe gotat, qė rrėzėllenin ftohtė. Zilja e derės e nxori nga mpirja, por kėtė herė e njohu dorėn e sė bijės. -Brikena, ē'u bėre?- i tha. -Po kishte shumė njerėz nė dyqan, mama, -tha vajza, duke nxjerrė nga ēanta shishet me ujė mineral. -Tė keqen mami, a mund ta bėsh ti sallatėn e ta presėsh roston, sa tė bėj unė njė dush edhe tė ndėrrohem? Mė duket se mbaj erė gjellė. -Mirė, mama. Ndėrsa zhvishej nė banjė, asaj iu duk se ishte mbushur pak mė tepėr se ē'duhej nė ijet dhe njė copė herė qėndroi mendueshėm pėrpara pasqyrės, sikur tė harronte pėrse gjendej atje. Pastaj qė nga orridori erdhi tingulli i ziles sė telefonit dhe Silva, ikur tė pėrmendej nga gjumi, ngriti dorezėn e dushit. Ajo e bėri dushin shpejt e shpejt, e munduar nga ideja se mysafirėt mund tė mbėrrinin nė ēdo minute. Meqenėse me pėrjashtim tė dy mėsueseve tė Brikenės ishin tė gjithė njerėz tė afėrt, ajo nuk ua kishte caktuar orėn dhe tani po pendohej pėr kėtė.

Nė dhomėn e gjumit Silva qėndroi njė copė herė para dollapit pa vendosur cilin fustan tė vishte. Pastaj ndjeu ftohtė dhe, pa e zgjatur mė, veshi me shpejtėsi njė fustan ngjyrėlila, qė Gjergji e pėlqente veēanėrisht. Fustani i rrinte njėlloj si mė parė dhe kjo donte tė thoshte se dyshimi se ishte shėndoshur mė shumė se ē'duhej kishte qenė i kotė. Unė nuk e kuptoj shqetėsimin tėnd pėr linjėn e trupit, i thoshte herė pas here Gjergji. Ti je nė atė moshė qė quhet mosha e lulėzimit tė plotė tė gruas. (Silva e dinte se ai ishte tepėr i kujdesshėm pėr tė pėrdorur fjalėn "lulėzim" nė vend tė fjalės "pjekuri", gjė pėr tė cilėn ajo fshehurazi e falėnderonte). Mbase unė kam shije disi tė kapėrcyer, por sidoqoftė nuk e kuptoj dot se si njė grua nė lulėzim tė jetė si shkarpė. Silva buzeqeshi me vete pėrpara pasqyrės Ajo e ndjeu se fustani qė veshi e ndau menjėherė ditėn mė dysh. Kėshtu ndodhte gjithmonė nė raste tė tilla, nė ditėlindje apo festa tė tjera. Dukej sikur rrėmuja e pėrgatitjeve s'do tė merrte fund, por vinte papritur njė ēast kur dita e telasheve ndahej prerazi nga dita festive. Ndėrsa kopsiste jakėn e fustanit, Silva e ndjeu se ky ēast kishte ardhur. Me krehrin nė dorė ajo s'u mendua gjatė pėr modelin e flokėve. Bėri njė krehje qė i pėlqente Gjergjit, megjithėse ai ishte larg. Por ndoshta pikėrisht ngaqė ai ishte larg dhe nė udhėtim, ajo i krehu flokėt ashtu -Mami, sa e bukur je bėrė! - i tha Brikena, kur ajo doli nė korridor. Silva i buzėqeshi sė bijės, i hodhi njė sy tryezės, qė tani iu duk si diēka qė s'kishte shumė lidhje me tė, dhe, pa e ditur as vetė pse, u vėrtit njė copė herė nėpėr apartament. Asaj i pelqente gjithmonė nė orėn pėrpara ardhjes sė miqve tė ulej nė ndonjė nga ndenjėset, nė pritje. Mirėpo gabimi qė kishte bėrė, qė nuk u kishte thėnė orėn e ardhjes, po ia prishte tani kėtė kėnaqėsi. -Mama, e preva edhe roston, do ta shikosh?- u dėgjua zėri i sė bijės nga kuzhina. Silva ishte ulur mė nė fund nė njėrin nga kolltukėt e dhomės sė ndenjjes me sy gjysmė tė mbyllur. Dita kishte qenė vėrtet tepėr e lodhshme, sepse, ndryshe nga herėt e tjera, ajo nuk kishte pasur ndihmėn e Gjergjit. Sa mirė qė bėra banjė, mendoi. Drita e pasdites sė tetorit binte e pėrhirtė mbi raftet e bibliotekės, ku statujat e vogla tė vendosura pranė librave, tė gjitha kujtime tė kohės kur ajo punonte nė ekspeditėn arkeologjike, ngjanin nė kėtė orė para rėnies sė muzgut me njė radhė hijesh tė afruara heshturazi si pėr tė kumtuar diēka. Por mjaftonte njė zhurmė, njė hyrje e dikujt qė ato ta humbnin nė ēast atė gjallėrim misterioz, pėr t'u kthyer prapė nė terakotė apo gur. Te dera e dhomės, e hollė dhe e gjatė pėr trembėdhjetė , vjetėt e saj, qe shfaqur Brikena. -Mami, gjithēka ėshtė gati. Ti mos u shqetėso mė. -Falemnderit, Brikena. Ulu tani edhe ti. Vajza u ul pėrballė saj. -Ku mund tė jetė tani babi?-tha ajo. Silva ngriti supet. -Nė qiell mbi ndonjė shkretėtirė ose nė ndonjė aeroport, duke pritur avionin tjetėr. Vajza u mat tė pyeste diēka tjetėr, por fytyra e Silvės, qė kishte mbėshtetur kokėn pas shpinės sė kolltukut, ishte ajo e njeriut qė, pas njė dite tė lodhshme, kėrkon pakėz pushim.

Heshturazi vajza iu afrua bibliotekės, mori qė andej njė nga albumet e fotografive tė familjes dhe, pasi u ul nė vendin e mėparshėm, nisi ta shfletonte.

Silva dėgjonte fėshfėrimėn e kthimit tė fletėve dhe, megjithėse perpiqej tė mos mendonte asgjė, kundėr vullnetit tė saj, merrte me mend se nė cilat fotografi ndalonte vėshtrimi i vajzės. Vite, stinė tė ndryshme, kryesisht vera, vetonin nė kujtesėn e Silvės, si nga njė montazh i ērregullt. Nė shtėpinė e tyre e kishin dashur gjithmonė fotografimin, dhe asaj i pėlqente nė pasditet e qeta tė ulej, ja, si Brikena tani, mbi kanape dhe tė shfletonte ndonjė nga albumet. Fėshfėrima e fletėve kishte pushuar dhe Silva e mori me mend pėrqendrimin e veēantė tė syve tė vajzės.

-Ē'fotografi po shikon? - pyeti ajo pa i hapur sytė. -Tė teta Anės. Sikur ta dinte... Pothuajse kishte qenė e sigurt kur kishte pyetur. Silva ngriu nė ēast brenda vetes. Dhimbja therėse qė ndiente edhe tani, njėmbėdhjetė vjet pas vdekjes sė motrės sė saj, Anės, sa herė qė dikush e pėrmendte, e pėrshkoi mundimshėm. U dėgjua mė nė fund kthimi i fletės sė albumit dhe Silva, pa e kuptuar as vetė se kishte dashur apo jo tė ēlirohej nga ajo ngrirje, ku vajza e kishte mbajtur padashur, mori frymė thellė. Ra zilja e derės dhe kėtė herė ishin vėrtet tė ftuarit. Ishte nėna e Silvės dhe i vėllai me tė shoqen. Fjalėpakė zakonisht, pas vdekjes sė Anės qe bėrė krejtėsisht e heshtur. Mund tė rrinte me orė tė tėra nė njė darkė apo gosti pa e hapur fare gojėn, po njėkohėsisht pa bezdisur askėnd me pikėllimin e saj. Ndryshe nga e zakonshmja, nė zinė e saj kishte diēka gri, qė dukej e durueshme lehte, por qė nė tė vėrtetė ishte tepėr e gjerė, sepse shtrihej nė njė mėnyrė tė njėtrajtshme nė tė gjitha ditėt e saj. Nganjėherė, tek e shikonte ashtu tė ėmėn, Silva mendonte se vetėm njė zi e tillė mund tė mbahej pėr Anėn. Nėna e puthi Brikenėn, i la njė pako nė duar, pastaj takoi Silvėn dhe, pa thėnė asgjė, shkoi e u ul nė kolltukun ku rrinte zakonisht nė dhomėn e ndenjjes. -Silva, a mund tė tė ndihmoj pėr ndonjė gjė? -i tha nusja e vėllait. -Jo, falemnderit, - tha Silva. - I kemi bėrė tė gjitha gati me Brikenėn. Ata u ulėn burrė e grua nė kanape dhe Silva zuri vend nė njė ndenjėse pėrballė tyre. -Jashtė ėshtė shumė ftohtė, - tha gruaja e vėllait. -Vėrtet?- ia bėri Silva, dhe u ngrit t'i hidhte edhe njė dru tjetėr stufės prej qeramike. Pasoi njė heshtje, gjatė sė cilės Silvės, duke vėshtruar me bisht tė syrit fytyrėn e hijshme tė tė vėllait, iu duk se nė tė kishte njė mėrzi. Ngaqė e ndjeu se ai e vuri re shikimin e saj ajo hoqi sytė, por pas ca ēastesh, duke e parė tė njėjtėn gjurmė mėrzie, Silva pėrpiqej tė gjente pėrse nė rrethin e tė njohurve tė tyre vėllai i saj kishte mbetur pėrherė jashtė vėmendjes, ashtu si sonte mėrzia e tij. Ai kishte mbaruar akademinė ushtarake, ishte oficer tankist, megjithatė njerėzit, pothuajse pa pėrjashtim, vazhdonin tė habiteshin kur merrnin vesh qė Silva kishte njė vėlla. Kjo ndodhte sidomos vite mė parė, atėherė kur Ana ishte gjallė dhe kur dukej sikur ato tė dyja, tė cilat gjithė bota i thėrriste "motrat Krasniqi", e kishin gllabėruar gjithė vėmendjen e njerėzve, pa lėnė asgjė pėr tė vėllanė. Dhe nė tė vėrtetė sa herė qė rastėsisht binte fjala pėr tė, tė gjithė hapnin sytė: vėrtet ju keni njė vėlla? Po a ėshtė tamam vėlla, domethėnė nga nėna? Tamam vėlla, pėrgjigjeshin ato, duke qeshur nė mėnyrė gazmore, ngaqė kjo gjė u dukej teper zbavitėse. Edhe tani qė Ana s'ishte mė, shumė njerėz vazhdonin t'i kujtonin ato tė dyja bashkė, ashtu si nė fillimin e viteve tė paharruara gjashtėdhjetė, kur ato, motrat Krasniqi, pavarėsisht se Ana ishte martuar dhe Silva jo, shfaqeshin kudo sė bashku. Kurse pėr vėllanė nė mėnyrė kėmbėngulėse s'kujtohej askush. - Gjergji kur u nis? -pyeti ai, si pėr t'iu shmangur vėshtrimit hetues tė saj. -Para katėr ditėsh. - Sa keq i qėlloi i- tha gruaja e tij. - Ē't'i bėsh? -tha Silva. Ajo e dinte qė tė gjithė tė ftuarit, me pėrjashtim tė nėnės, do ta thoshin kėtė. Zilja e derės ra pėrsėri. Ishin dy mėsueset e Brikenės me fėmijėt e tyre dhe me paketat e dhuratave nė duar. Ndėrsa hiqnin palltot nė korridor, ato bėnė po ato pyetje pėr nisjen e Gjergjit dhe po thoshin, oh, sa keq i qėlloi, kur ra zilja prapė, kėtė herė nė mėnyrė tė druajtur. - Brikena, kush ėshtė? -pyeti Silva, kur pa se korridori mbeti i qetė. -Veriana, - u pėrgjigj Brikena qė andej. Silva brofi nė kėmbė. Nė korridor, me faqet tė skuqura nga e ftohta, e brishtė, krejt e ngjashme me Anėn, Veriana po hiqte mushamanė. Silva e pėrqafoi me dhimbsuri mbesėn e vetme. -Teta Silva, babin do ta falni se s'mund tė vinte,-tha vajza. -Ah, sa keq! Po ti vetėm erdhe? -Po. Me autobus. Silva e mori pėr dore dhe e futi nė dhomėn e ndenjjes. -Mirėmbrėma! - pėrshėndeti vajza. Sytė e tė gjithėve e shikuan me kureshtje tė pėrzier me mallėngjim. -Sa i ngjet sė shkretės Anė! -tha njėra nga gratė. Veriana shkoi drejt e te gjyshja, qė i bėri vend nė kolltukun e saj dhe nisi t'i pėrkėdhelte flokėt butėsisht. -Besnikut i ka dalė njė punė dhe nuk vjen dot, -iu pėrgjigj Silva pyetjes sė pashprehur tė mysafirėve. Dikush tha "sa keq", apo ndoshta ashtu iu duk Silvės, ngaqė e mendonte vetė atė gjė. Nė tė vėrtetė asaj i erdhi shumė keq. Pėr shkak tė Besnikut ajo nuk e kishte thirrur Skėnder Bermemėn. Silva kishte qenė pėrherė e kujdesshme qė ata tė dy tė mos ndodheshin asnjėherė sė bashku nė shtėpinė e saj, megjithėse pėr tė ishin qė tė dy njėlloj tė shtrenjtė. Natyrisht Besnik Struga, si ish-i shoqi i sė motrės, ishte pėr tė mė i afėrt, por nga ana tjetėr Skender Bermema lidhej drejtpėrdrejt me vitet e rinisė sė tyre, ato vite qė kishin qenė si tė dehura, nė prag tė ndarjes sė Anės nga burri i parė, kur Ana, para se tė njihej e tė martohej me Besnik Strugėn shoqėrohej me Skėnder Bermemėn me njė miqėsi qė edhe tani, kaq vite mė pas, kishte mbetur pėr tė gjithė, duke pėrfshirė Silvėn vetė, njė enigmė. Ē'pasdite e pėrshtatshme pėr t'i kujtuar tė gjitha kėto, kishte menduar njė orė mė parė Silva. Nė pasdite tė tilla vjeshte, sidomos nė prag festash apo ditėlindjesh, asaj i vinte tė linte ēdo punė dhe, e ulur te pezuli i dritares, pėrpara se muzgu tė binte si njė perde teatri, t'i sillte ndėr mend tė gjitha: ndarjen e bujshme tė Anės nga Frederiku, hamendjet e pafundme tė njerėzve pėr arsyet e ndarjes, qėndrimi krejt misterioz i Skėnder Bermemės, emri i tė cilit qe pėrzier fund e krye nė kėtė ēėshtje, duke pėrfshirė edhe gjyqin, qė, sipas fjalėve tė dikujt, pati rrezik tė kthehej nė njė tribunė letrare, ngaqė ditė me radhė, me kėrkesėn e Frederikut, kėrkesė qė e bėri atė mė qesharak se ēdo gjė tjetėr, gjykatėsi u mor me zbėrthimin e disa faqeve tė veprės sė Skėnder Bermemės, faqe qė, sipas kėmbėnguljes sė Frederikut, i qenė kushtuar Anės. Pastaj kthesa e bujshme qė mori e gjithė kjo, kur u mor vesh se shkak pėr vendimin e Anės nuk ishte Skėnder Bermema, nė familjen e tė cilit pati gjithashtu turbullime, ,por njohja e saj me Besnik Strugėn dhe vendimi i tyre i furishėm pėr t'u martuar bashkė. Nuk dihej nėse kjo e lehtėsoi disi brengėn e Frederikut, gjithė xhelozia e tė cilit vitet e fundit qe drejtuar kryesisht kundėr Skėnder Bermemės, qė ai e quante shkaktarin kryesor tė ēekuilibrimit tė gruas sė tij, apo pėrkundrazi dalja nė skenė e njė tjetri e shtoi edhe mė shumė hidhėrimin e burrit tė tradhtuar. Silva nuk kishte dashur tė zhbironte mė tej nė diēka qė pėrherė i qe dukur se ishte mė mirė tė mbetej nė mjegull. Pėrveē ndarjes sė Anės, ajo qė e kishte shqetėsuar mė fort nė kėtė histori ishin pikėrisht marrėdhėniet midis Besnikut dhe Skėnder Bermemės, tė cilat, tė lėkundura siē kishin qenė pas ndarjes sė Besnikut nga mbesa e gruas sė Bermemės, Zanės, u ftohėn mė pas pėrfundimisht. Silvės i pikoi nė zemėr njė gjė e tillė; jo vetėm sepse ajo i donte dhe i ēmonte tė dy, por sepse sidomos pas vdekjes sė Anės ata tė dy ishin pėr Silvėn njerėzit qė lidheshin drejtpėrdrejt me kujtimin e motrės sė vdekur. Nė tė vėrtetė Silva nuk e besonte se shkaku i ftohjes pėrfundimtare ishte Ana. Ata ishin tė dy aq tė kulturuar sa ta mposhtnin ndjenjėn e xhelozisė pėr njėri-tjetrin, madje kjo ishte kaq e vėrtetė, saqė kohėt e para, atėherė kur marrėdhėniet e Anės me Besnik Strugėn nuk ishin mė sekret, sė paku pėr disa, ata tė dy ishin parė disa herė bashkė. Shkėputja erdhi mė vonė, dhe Silva ishte njė nga tė parat qė e nuhati kėtė, ndoshta pėr vetė faktin se, si motėr e Anės, ajo njihej po aq mirė me tė dy. Do tė donte tė mendonte se ftohja dhe pastaj shkėputja kishin ardhur pėr shkak tė ish-sė fejuarės sė Besnikut, Zanės, tė cilėn Skėnder Bermema e kishte mbesė tė gruas, mirepo kjo ishte nė kundėrshtim me faktin qė ata qenė shoqėruar njėfarė kohe pikėrisht pas ndarjes sė Besnikut prej saj. Disa herė Silva kishte vrarė mendjen se cila mund tė ishte arsyeja e vėrtetė dhe kishte ardhur nė pėrfundimin se ato tė dyja, pra dhe motra e saj dhe ish- e fejuara e Besnikut, duke mos qenė shkak veē e veē, bėheshin ashtu sė bashku. Sepse ndėrsa tė veēanta ato mund tė duroheshin, bashkė bėheshin tepėr. Gruaja e Skėnder Bermemės do ta kishte gėlltitur njėfarėsoj peshpėrimėn mjegullore pėr marrėdhėniet e burrit tė saj me Anėn, ashtu siē do ta kishte gėlltitur me vonė faktin qė i shoqi vazhdonte tė shoqėrohej me ish-tė fejuarin e mbesės sė saj, shumė kohe pas ndarjes. Mirėpo kur kėto tė dyja u mblodhėn bashkė, kur Besnik Struga, pasi u nda me mbesėn e saj, u martua pikėrisht me gruan emri i sė cilės kishte kohė qė lidhej me atė tė burrit tė saj, sė shoqes sė Skėnder Bermemės, me tė drejtė, ndoshta, iu duk se lėmshi u bė tepėr i padurueshėm. Dhe kjo ndikoi, siē dukej, nė prishjen pėrfundimtare. Papritur Silva u kujtua se i kishte lėnė mysafirėt vetėm dhe nxitoi pėr nė dhomėn e ndenjjes, por, duke u afruar te dera, vuri re se atje kishte krisur biseda dhe askush nuk e kishte vėnė re mungesėn e saj. Me hapa tė lehtė ajo u afrua te dera e xhamtė e ballkonit, pas sė cilės muzgu po binte me shpejtėsi. Fuēia me limonin, qė i panjohuri kishte sjellė nga kushedi ē'fidanishte, ishte aty, nė mbrėmjen e saj tė parė nė njė ballkon tė huaj pėr tė. Zilja e derės e shkėputi Silvėn pėrfundimisht nga mendimet. Ishin motrat e Gjergjit, "grigja", siē i quante ai tė katėr motrat e tij, tri prej tė cilave ishin tė martuara, kurse e katėrta studionte pėr mjekėsi. Korridori u mbush me zėra, lėvizje krahėsh qė hidhnin pallto dhe me rrėmujėn e kalamajve, me paketat e dhuratave nė duar.

-Uh, sa ftohtė ėshtė pėrjashta!- thoshte njėra nga motrat.

-Vėrtet?

- Temperatura ka rėnė papritur. Po kėtu te ju ėshtė ngrohtė. -Sa keq qė s'u ndodh Gjergji! Nuk mund ta shtynte? -Kurrsesi,- u pėrgjigj Silva.- S'ishte nė dorėn e tij. -ėshtė e kuptueshme,- tha motra mė e re. -Veē kėsaj, siē e tregojnė bathėt, punėt me Kinėn janė nė njė pikė tė tillė qė... -Urdhėroni kėndej,- tha Silva, duke treguar derėn e dhomės sė ndenjjes. Nė apartament u bė papritur ngushtė dhe gėzueshėm. Duke kaluar nėpėr korridor, Silva gati sa s'ia shkrepi tė qeshurit kur pa gardėrobėn me palltot e vėna njėra mbi tjetrėn. Ajo mori ca peliēe fėmijėsh qė dukej sikur rrinin kaliboē mbi palltot dhe pardėsytė e tė mėdhenjve dhe i hodhi mbi njė divan te dhoma e vajzės. Pastaj u kthye nė kuzhinė pėr t'i hedhur njė sy tryezės qė, me rrėzėllimin e ftohtė tė lugėve dhe gotave, dukej sikur s'kishte ndonjė lidhje me zallahinė qė po mbushte apartamentin. Ndėrkaq nga dhoma e ndenjjes, nėpėr korridor, te dhoma e Brikenės, kalamajtė mė tė vegjėl kishin krijuar itinerarin e parė tė vrapimit tė tyre tė kotė pas njeri-tjetrit. Nė dhomėn e ndenjjes, biseda kishte krisur nė njė mėnyrė tė tillė saqė s'kishte asnjė rrezik mėrzitjeje. Silva u dha te dera dhe vuri re se vetėm vėllai i saj nuk merrte pjesė nė tė. Ajo afroi njė ndenjėse tė vogėl pranė tij. -Saimir, ē'ke?- i tha me zė tė ėmbėl.- Tė shoh pak tė mėrzitur. -S'kam gjė, Silva.

Nga afėr, fytyra e tij iu duk asaj e prerė. - Si s'ke? Unė e shoh menjėherė qė ti ke diēka. Ai ktheu kokėn nga ajo dhe i buzėqeshi me njėfarė ēudie tė pėrzier me hidhėrim, nė njė mėnyrė krejtėsisht tė veēantė, me tė cilėn asaj iu duk sikur i thoshte: qė kur kėshtu... ju? Brerjen e ndėrgjegjes Silva gati e ndjeu fizikisht. Ndihej menjėherė se kishte njė hall tė madh pikėrisht ai, qė, duke qenė vėllai i dy motrave gjithė telashe e probleme, dukej sikur nuk kishte pasur vetė tė drejtė pėr tė pasur edhe ai shqetėsimet e tij. Silvėn e thirrėn nė telefon dhe ajo u ngrit. -Mama, kur do t'i ftojmė mysafirėt nė tryezė? -pyeti Brikena nė korridor. -Ja tani, Brikena. Nė tė vėrtetė Silva e ndiente se i mposhtte me vėshtirėsi ēastet e hutimit qė i shkaktonte mungesa e Gjergjit. Kur ishte ai, gjithēka ishte e sigurt dhe ajo nuk ngatėrrohej nė asgjė. Kurse kėtė herė e kishte pasur aq vėshtirė. Te dera e dhomės se ndenjjes, ndėrsa kalamajtė i kalonin nėpėr kėmbė duke i ngatėrruar me duar fustanin, Silva tha me zė tė pėrmbajtur: -Epo urdhėroni tani. Zėnia vend nė tryezė ishte njė histori e tėrė, ku Silva, nė vend qė tė kishte rolin kryesor, u tėrhoq mėnjanė, me shpresėn se gjithēka do tė rregullohej vetė. Dhe vėrtet ēdo gjė u rregullua pėr bukuri, me pėrjashtim tė kalamajve, pėr tė cilėt nuk mjaftonin vendet dhe qė, veē kėsaj, qė nė ēastet e para thyen dy gota. Njėrės prej motrave tė Gjergjit i ra ndėr mend tė shtronin tryezėn veē pėr kalamajtė, dhe kjo ishte e vetmja rrugė e shpėtimit. -Epo, mirė se erdhėt!- tha mė nė fund Silva, kur iu duk se mysafirėt pak a shumė u rregulluan nėpėr vende. Kur pas urimeve tė para u dėgjua mė nė fund zhurma e shtruar e thikave dhe pirunėve, gjė qė tregonte se darka kishte filluar vėrtet, Silva psherėtiu e lehtėsuar. Ajo vuri re se ishte ulur pėrbri Saimirit. Ndoshta nuk do ta pyeste mė pėr mėrzinė e tij, madje, tani qė kishte kaluar njėfarė kohe qyshse e kishte pikasur, ajo mėrzi i qe dukur e zakonshme (vallė pak shkaqe mund tė ketė njė burrė pėr t'u mėrzitur), pra ndoshta as qė do t'ia zinte mė atė ngoje, aq mė tepėr sonte, mirėpo me bisht tė syrit, padashur, ajo vuri re se vėllai, kundėr zakonit tė tij, rrėkėlleu dy gota raki njėrėn pas tjetrės. Madje nuk ishte vetė pirja qė i tėrhoqi vėmendjen Silvės, por lėvizja e dorės, mėnyra si e ngriti kokėn pas zbrazjes sė gotės dhe sidomos mėnyra si e la pastaj gotėn mbi tryezė. Nė tė gjitha kėto kishte diēka tė prerė, tė kėputur, si tė shoqėruar me fjalėt "nė fund tė fundit tė bėhet ē'tė bėhet". -Ti diēka ke, Saimir, - i tha Silva me zė tė butė mu te veshi. -E ēė pastaj?- tha ai i qetė. - Ja, ta zėmė se unė kam vėrtet njė hall tė madh, mos vallė do qė tė ta them ty, pikėrisht sonte, motėr e dashur? Mė tepėr se fjalėt Silvėn e habiti ai ndriēim i vėngėrt, ironik nė sytė e tij. Ishte njė nga ato ironitė e pėrziera me pezm, qė, ndonėse nuk i drejtohen vetėm bashkėfolėsit, duken akoma mė therėse. -E pse jo? - pyeti ajo. Acarimin e syve tė tij Silva e ndiente mė shumė tani qė ai nwk e vėshtronte mė. Ē'mund tė ketė ?, mendoi ajo dhe prapė brerja e ndėrgjegjes i theri mu nė zemėr. Mos vallė duhej tė vinte diēka e keqe qė ora e vėmendjes ndaj tij tė vinte bashkė me tė? - S'dua tė tė mėrzis, Silva, - tha ai.-Nuk ia kam thėnė askujt. Vetėtimthi sytė e Silvės kaluan te gruaja e tij, e cila ēokiste gotėn gjithė gėzim me motrėn e vogėl tė Gjergjit. Mos ishte vallė diēka qė kishte lidhje me tė? Njė grimė ajo nuk ia hoqi sytė kunatės. Me siguri ka lidhje me tė, tha me vete. Xhelozi ndoshta, ndonjė dyshim i tij qė ende s'ia ka thėnė. Ndryshe si shpjegohej qė ajo s'kishte asnjė gjurmė tė mėrzisė sė tė shoqit? -Mos ėshtė ndonjė gjė qė ka lidhje me Sonjėn?- pyeti ajo duke u penduar, kushedi pse, nė ēast, pėr pyetjen. -Me Sonjėn? - ia bėri krejt i habitur. - Hm, ku tė paska vajtur mendja. Pra qenka diēka tjetėr, mė serioze, mendoi Silva, e habitur edhe vetė, se pėrse atė diēkanė tjetėr e kishte quajtur mė serioze ajo, qė ishte rritur nė njė familje ku problemet kryesore kishin dalė gjithmonė nga gratė. Mbi tryezė kaloi njė furi e re urimesh e shėndetesh. - Ti gjithsesi nuk duhet ta fshehėsh nga unė, -tha Silva, duke afruar kokėn te supi i tij. Keqardhja pėr tė vėllanė po i rritej nė pėrmasa tė ēuditshme. Ai ktheu kokėn dhe sytė e tij pėrskaj tėmthit tė saj e dhanė dhimbjen si njė shkarkim. -Po ta them, meqenėse ngul kėmbė, Silva, megjithėse kisha vendosur tė kundėrtėn.- Njė grimė ai e rrotulloi gotėn nė njėrėn dorė, pa ia hequr sytė, thua se po e habiste ajo formė e lėmuar qelqi.- Po ta them, pra, meqė ngulmove. Ka mundėsi, pėr tė mos thėnė se ėshtė e sigurt, qė unė kėto ditė tė pėrjashtohem nga Partia, Nga ushtria vetėkuptohet, gjithashtu. Silvės desh i ra piruni nga dora. -A ėshtė e mundur?- pėshpėriti ajo.- Po pse ? - Silva, mos mė pyet, tė lutem. ėshtė njė punė tepėr e ngatėrruar. - Si ėshtė e mundur? - ia bėri ajo sikur tė fliste me vete. -ėshtė diēka tepėr e ngatėrruar, - pėrsėriti ai. - Nejse, s'ke ē'i bėn. Veēse, nuk ėshtė e tillė qė mund tė prekeni ju. - Ē'flet kėshtu? - tha Silva. - Saimir!

S'tė vjen turp,

Ai buzėqeshi hidhur, ndėrsa pėrpiqej tė merrte me pirun nga pjata diēka, qė e kishte marrė dhe e kishte lėnė disa herė. -Po pse, - ia bėri prapė Silva,- ē'ėshtė kjo hata ? Njė copė herė tė gjatė ai nuk foli, me sytė e ngulur mbi pjatėn pothuajse tė paprekur, sikur qė andej t'i vinte mendimi nėse duhej t'i hapej apo jo sė motrės. -Gjatė lojės sė fundit ushtarake, kam thyer ose, mė saktė, s'kam dashur tė zbatoj njė urdhėr tė rėndėsishėm tė shtabit, - tha mė nė fund ai. Ja ē'na qenka !, tha me vete Silva. Nė ēastin e parė kjo nuk iu duk dhe aq e tmerrshme sa ē'e priste, dhe ai, sikur ta kishte kuptuar mendimin e saj, vazhdoi: -Nė rast lufte pėr njė gjė tė tillė do tė pushkatohesha. Meqenėse ėshtė kohė paqeje, do tė dėbohem nga ushtria. Nga Partia vetėkuptohet gjithashtu. Por vetėm kaq. Besoj se nuk ka bishta tė tjerė. Silva mori frymė thelle. Ē'tė kishte mė tepėr? - Pėr njė moszbatim urdhri...- tha ajo. - Ndoshta do tė mjaftohen me njė vėrejtje. Ai deshi tė buzėqeshte. - Prandaj nuk desha tė ta thosha. -Mė mirė qė ma the. Ai u pėrpoq tė merrte pėrsėri diēka nga pjata, por piruni thyhej i pafuqishėm mbi copėn e mishit. Silvės i pikoi nė zemėr. - Tė tjerė do tė dėnohen? - Katėr nga gjashtė oficerėt e njėsisė tankiste. Ata qė nuk pranuan tė zbatonin urdhrin. Ai pėrsėri deshi tė merrte diēka nga pjata, por pastaj hoqi dorė dhe mbushi gotėn. -Po pse e bėre kėtė?- pyeti Silva. -Ēfarė? -Atė pra... urdhrin. Pėrse e theve? Ai ktheu kokėn furishėm dhe sytė iu mbushėn me njė dritė acaruese. - Mos mė pyet pėr kėtė. Nuk do tė ta them. -Mirė, mirė, - ia bėri Silva. - U bė ē'u bė, tani s'e ndreq dot. Mos u mėrzit. Ai ngriti gotėn dhe piu. -Dua tė tė bėj njė pyetje tė fundit. -tha Silva. - A e ndien veten fajtor? - Aspak, - tha ai. Njė copė here Silva i mbajti sytė mbi tryezė. Nuk e merrte dot me mend nėse ishte mirė apo keq qė ai nuk e ndiente veten fajtor. -Harroje tani kėtė, - tha ai duke ngritur gotėn, - gėzuar. pėr shėndetin e Brikenės, edhe njėqind ! -Gėzuar, - tha Silva, - edhe pėr ty! Ai bėri njė lėvizje me dorė, sikur tė thoshte: Puna ime tani vate, shikoni tė tjerat. Silva e la gotėn dhe i hodhi njė sy tryezės Darka vazhdonte njėlloj si nė ēastin kur ajo e kishte shkėputur vėmendjen prej saj. Ndoshta nuk do tė jetė aq e rėndė, tha ajo, dhe u pėrpoq ta hiqte mendjen nga puna e vėllait. Tė gjithė ishin tė gėzuar, vera e kuqe rrėzėllente me njė ngjyrė manikyri nė gotat, ēuēurisjet, tė qeshurat, shoqėronin nė mėnyre harmonioze hapjen e shisheve me ujė tė gazuar mineral. Ishte e vėshtire tė besoje qė e keqja tė ishte kaq kėmbėngulėse pas njė darke tė tillė.

Silvės i doli gjumi papritur. Njė herė kujtoi se kishte gdhirė, por pastaj vuri re se dritarja qe ndriēuar prej hėnės. Ishte njė ndriēim i akullt, i njėtrajtshėm. "Brr, sa ftohtė!", tha ajo me vete dhe e kuptoi se ishte pikėrisht e ftohta qė e kishte zgjuar. Zgjati dorėn te komodina, gjeti sustėn e abazhurit dhe ndezi dritėn. Ora ishte katėr e njė ēerek. Disa ēaste qėndroi pa lėvizur me sytė nė tavanin e dhomės, krejt bosh. Pastaj pėrsėri ndjeu ftohtė. Qelqet e dhomės kishin zėnė avull. Jashte duhet tė ishte ngricė. Asaj i shkoi mendja te Brikena dhe Veriana, qė flinin tė dyja nė dhomėn tjetėr. U ngrit pa e bėrė tė gjatė, hodhi njė triko krahėve dhe doli me kujdes nė korridor. Dera e dhomės sė tyre qe pėrgjysmė e hapur. Silva e shtyu me kujdes dhe hyri. Nėn ndriēimin e kaltėremė qė vinte nga jashtė Silva dalloi flokėt e tė dyjave tė pėrzier mbi tė njėjtėn nėnkresė. Gjatė natės, siē duket nga e ftohta, Veriana kishte ikur nga divani ku Silva i kishte shtruar, dhe ishte futur nė krevatin e Brikenės. Silva i buzėqeshi me vete, u afrua dhe, ndėrsa ndenji nė kėmbė tė shikonte fytyrat e qeta tė vajzave, iu kujtua thėnia e nėnės se nuk duhet ta vėshtrosh kurrė njeriun qė fle. Ajo u rregulloi mbulesėn te supet, pastaj mori njė nga kuvertat e lėna sipėr divanit dhe ua hodhi me kujdes. Silva doli me hapa tė lehtė nė korridor, por, nė vend qė tė shkonte nė dhomėn e gjumit, diēka e shtyu tė kthehej e t'i hidhte njė sy vendit ku ishte ngrėne darka. Nėn dritėn e llambės elektrike qė iu duk si zakonisht natėn mė e fortė, ajo vėshtroi tryezėn, ashtu siē kishte mbetur pas mbarimit tė darkės. Pjatancat, pjatat e gotat ishin tė gjitha aty, disa tė zbrazura, disa ende jo, ashtu siē i kishin lėnė tė ftuarit nė ēastin e fundit, pėrpara se tė shkonin pėr tė pirė kafenė nė dhomėn e ndenjjes. Silva vėshtroi njė copė herė tryezėn, sikur tė pėrpiqej tė sillte ndėr mend se ku ishin ulur mysafirėt. Darka iu duk disi e largėt. Ajo pa pjatėn e Saimirit, pothuajse tė pafilluar, dhe psherėtiu. Megjithėse s'ishte aspak e pėrgjumur, e ndjeu se s'ishte e aftė tė pėrqendrohej nė asgjė. Duke vėshtruar pjatat dhe gotat, i kujtoheshin copa bisedash tė ndėrprera prej shakave dhe tė qeshurave, qė e kishin pėrshkuar tejembanė atė masė fajance dhe atė qelquri. Njė pjesė e bisedave, dhe pikėrisht ato ku e qeshura s'ishte gjė tjetėr veēse maska e jashtme e njė shqetesimi, ishin bėrė pėr marrėdhėniet me Kinėn. Dikush kishte thėnė se njėfarė acarimi ishte ndier pėrsėri kohėt e fundit, ashtu si disa vjet mė parė, gjatė kohės sė Revolucionit Kulturor, por kjo s'ishte veēse njė gjė e pėrkohshme dhe retė e zeza do tė kalonin pėrsėri. Tjetri i pėrgjigjej se kėtė herė ēėshtja dukej mė serioze dhe kriza nuk do tė kapėrcehej aq lehtė. Afrimi i kinezėve me Amerikėn ishte e pamundur tė miratohej prej nesh. Kėshtu qė kriza pritej. Silva e kaloi shikimin rrufeshėm nga njėri skaj i tryezės nė tjetrin si pėr tė riprodhuar trajektoren e replikave. Ato kishin qenė tė shpejta, rrėshqitėse dhe dy-tri herė ajo kishte kapur shikimin e Saimirit qė i shoqėronte ato pa e fshehur njėfarė nėnqeshjeje pėrbuzėse. Ishte nėnqeshja e njeriut qė di mė shumė, dhe qė tamam pėr kėtė arsye nuk do tė pėrzihet nė bisedė.

Kriza pritej, pėrsėriste i shoqi i njėrės prej kunatave tė saj. Ndėrkaq tjetri i kujtonte se ndryshe nga marrėdhėniet me sovjetikėt qė u tronditėn njė herė e pėrgjithmonė, marrėdhėniet me Kinėn tė tilla kishin qenė herė pas here, delikate, kėshtu qė edhe kriza e fundit s'ishte ndonjė ēudi. Tė kujtohet qė e kemi bėrė kėtė bisedė, kur Teatri Popullor dha "Pulėbardhėn" e Ēehovit tamam nė kohėn e Revolucionit Kulturor? Silvės i kujtohet fare mirė. Ishte njė pasdite dimri, kur pritej tė binte dėborė. Gjithė Tirana s'bisedonte veēse pėr shfaqjen. Kishte njė lloj eksitimi nė pėrgatitjen e njerėzve pėr tė shkuar nė teatėr dhe nė rėnien e telefonave: ėshtė e vėrtetė qė premiera do tė jepet, nė mesditė u fol pėr njė anullim. Pastaj hyrja nė teatėr dhe prapė bisedat me tė njohurit pėrpara gardėrobės. Thuhej se kinezėt kishin bėrė njė ndėrhyrje pėr tė pezulluar shfaqjen (nė Kinė Ēehovi, njėlloj si Shekspiri, ishte i ndaluar), madje dhe disa nėpunės nė Ministrinė e Arsim-Kulturės atė mendim kishin, megjithatė premiera, pėr gėzimin e tė gjithėve, ishte dhėnė... Qysh atėherė u duk se mendimet tona me tė kinezėve ndaheshin, kishte thėnė Sonja. Tė jetė pėr mua, sikur njė orė e mė parė tė shkėputeshim nga ata kinezėt, mirė do tė bėnim, kishte thėnė motra e vogėl e Gjergjit. Mė janė mėrzitur ato fytyrat e tyre. S'ėshtė aq e thjeshtė, qe pėrgjigjur njėri nga burrat. S'ėshtė punė fytyrash... Ashtu ėshtė, s'e kanė fajin fytyrat, qe hedhur njė tjetėr. Unė s'jam fare dakord me ata qė e kanė bėrė zakon vend e pa kohė tė shfaqin njė lloj pėrēmimi pėr ta. ėshtė njė popull i madh sidoqoftė, me njė kulturė tė admirueshme... Eh, Kina sidoqoftė ėshtė njė mister, kishte vazhduar tjetri. Doni tė kuptoni politikėn e Kinės, ka thėnė njėherė Ēu En Lai, shkoni nė teatrin e Pekinit... Po ai ėshtė plot simbole tė pazbėrthveshme, majmunė, gjarpėrinj... Silva nisi tė hiqte pjatat e gotat, sikur tė donte qė bashkė me to tė hiqte mbeturinat e atyre bisedave. Pėr njė kohė tė shkurtėr ajo e zbrazi njė pjesė tė tryezės. Ajo hoqi pjatėn e Saimirit dhe pėrsėri i theri nė zemėr kur pa copėn e paprekur tė rostos, ku piruni i tij nuk kishte shkėputur veēse njė rriskė. Oh, sikur ta kalonte lehtė !, tha me vete. Zhurma e njohur e ujit tė lavamanit ia lehtėsoi disi mendimet. Pa e pasur mendjen nė vend, kishte nisur tė lante pjatat, por nė ēast u kujtua se ishte njė marrėzi nė orėn katėr e gjysmė pas mesnate tė merrej me njė gjė tė tillė dhe hoqi dorė prej tyre.

Silva ndjeu ftohtė dhe kopsiti trikon. Xhamat edhe aty ishin tė veshur me avull. Jashtė duhet tė ketė ngricė, mendoi ajo dhe befas iu kujtua limoni i sjellė pasdite bashkė me fjalėt e njeriut tė fidanishtes. nė raste ngricash duhet ta mbuloni, ndryshe mund tė thahet brenda natės. Ideja se mund tė dilte nė ballkon nė kėtė tė ftohtė iu duk e ēmendur, megjithatė, kur shoi dritėn e korridorit dhe u bė gati tė hynte nė dhomėn e gjumit, i mbajti hapat te pragu i saj. Sidoqoftė diēka mund tė bėnte. S'ishte ndonjė mundim kushedi ēfarė tė mbuloje njė limon tė vogėl. Pa e bėrė tė gjatė, ajo hyri nė dhomė, hapi kapakėt e sipėrm tė dollapit tė rrobave pėr lė nxjerrė qė andej njė qese tė madhe celofani, qė e mbante mend se e kishte vėnė atje qysh nė verė. Ja ku qenka !, tha Silva dhe nisi ta tėrhiqte por nė atė ēast u kujtua se qesja prej celofani ishte mbushur me gjithfarė gjėrash, nga ato qė vėshtire tė hyjnė nė punė, por qė ėshtė e zorshme pėr njeriun t'i hedhė. E bezdisur pak nga pengesa e paparashikuar, ajo nisi tė nxirrte sendet njėrėn pas tjetrės. Kishte aty fustane dhe bluza tė Brikenės, qė tani s'i bėnin mė, njė fustan tė gjerė trikotazhi qė Silva e kishte mbajtur gjatė kohės sė barrės, ca dantella, rrotka mėndafshi dhe shkule leshi deveje ngjyra-ngjyra tė tepruara nga kushedi ē'pulovra, si dhe vogėlsira tė tjera, tė gjitha tė buta, tė kėndshme dhe pakėz tė harruara, qė tė zgjonin ēuditėrisht njė lloj malli, por tė pėrcaktuar. Silva i zbrazi tė gjitha drejt e mbi tapet, pėr t'i rregulluar tė nesėrmen, doli nė korridor dhe, para se tė hapte derėn e ballkonit, hodhi pallton krahėve. Nė ballkon ishte vėrtet shumė ftohtė. Ndriēimi i hėnės, i qelibartė, i tretur si nė njė heshtje shkretie, e shtonte edhe mė shumė ftohmėn. Gjethet e limonit iu dukėn asaj tė magjepsura nga ky ndriēim i dylltė, qė pėrhapte kudo njė trullosje tė pashpresė. Gati e habitur, ajo ngriti kokėn. Ē'ishte ky qiell i frikshėm nė lėmimin e tij, qė ngjante si i huajtur nga njė univers tjetėr? Ajo ndjeu drithtirė nė shpirt kur mendoi se Gjergji fluturonte ndoshta tani me avion nėpėr atė lėmim tė pabesė. Limoni do tė thahej sonte me siguri po tė mos kujtohesha ta mbuloja, mendoi ajo. E vendosi me kujdes celofanin duke e sajuar si njė kapuē sipėr kurorės sė vogėl dhe u kėnaq qė qesja jo vetėm e mbuloi krejt bimėn, por edhe njė pjesė tė fuēisė. Nėn letrėn plastike limoni u bė i mjegullt si nė gjysmėndėrr. Ajo u mat tė ikte, por diēka pėrpiqej ta mbante edhe disa ēaste nė ballkon. Ishte masika e dylltė e qielIit, prej joshjes sė tė cilit mezi u shkėput. Kur hyri brenda dhe u fut nė shtratin qė akoma ruante ngrohtėsinė e trupit tė saj, e ndjeu se po dridhej ende, jo aq nga e ftohta sesa nga ajo zbrazėti e lemerishme. Gjumi s'e zinte qė s'e zinte. Pėrherė e mė pa rregull i kujtoheshin fraza tė thėna gjatė darkės, hamendjet pėr marrėdhėniet e ardhshme me Kinėn dhe halli i vėllait tė saj. Doni ta kuptoni Kinėn, shkoni nė teatrin e Pekinit... Po ai ėshtė plot simbole tė llahtarshme, majmunė, gjarpėrinj... Silva u rrokullua nė shtrat. Majmune, gjarpėrinj, pėrsėriti me vete, duke ndier se diēka po pėrpiqej tė qartėsohej nė ndėrgjegjen e saj. Ah, po, ishte diēka qė e kishte dėgjuar vite mė parė nga goja e Besnik Strugės. Ishte fjala pėr ca gjarpėrinj qė, ashtu siē i sheh njeriu nė ėndėrr pėrpara njė fatkeqėsie, ai i kishte parė nė kėnetėn e Butrintit, pak kohė para prishjes me sovjetikėt. Ti e kupton se unė as jam, as kam qenė kurrė bestyd, i kishte thėnė ai, por kėta gjarpėrinj mė kujtoheshin vazhdimisht mė pas, kur punėt me Bashkimin Sovjetik morėn rrokullimėn. Mirėpo e di ē'mė ndodhi njė ditė, disa muaj mė vonė pas prishjes perfundimtare me sovjetikėt ? Dhe Besnik Struga i kishte treguar Silvės se si njė mbrėmje feste, pikėrisht mbrėmjen e festės sė parė pas prishjes, kur tė gjithė prisnin tė shikonin fishekzjarrėt e porsambėrritur nga Kina, pėr tė cilėt kishte ditė qė flitej, ai ishte ndodhur nė rrugė tamam nė kohėn kur qielli ishte mbushur prej tyre. Njerėzit kishin ngritur kokėn pėrpjetė tė gėzuar e tė habitur njėkohėsisht pėr kėta fishekzjarrė, qė duhet thėnė se ishin tė ndryshėm nga ata qė ishin parė, ca fishekzjarrė gjithsesi tė huaj, me njė ngjyrė verdhame, qė lėshonin tek binin ca cijasje ngjethėse, sikur t'i flisnin njėri-tjetrit: Ē'ėshtė kjo tokė, atje, kėtu, poshtė... Dhe sikur tė mos mjaftonte kjo, pas shpėrthimeve tė njėpasnjėshme u dukėn mė nė fund fishekzjarrėt nė formė gjarpėrinjsh mitikė kinezė, qė vareshin tė fundit, bėnin valėvitje nė erė, gjersa fikeshin njėri pas tjetrit duke e lėnė qiellin krejt tė zi. Njerėzit nisėn tė thėrrisnin "Gjarpėrinj! Gjarpėrinj!" dhe unė, me drithmė ne zemėr, mendova: ē'ėshtė kjo gjė ogurzezė ? Pėrsėri gjarpėrinj ? Dhe mendo, Silva, ishte festa e parė qė bėhej pas gjithė atij acari tė paharrueshėm. E mbėshtjellė me kuvertė, Silva i solli ndėr mend tė gjitha kėto dhe kushedi pėr tė satėn herė, tha me vete: ku i qėlloi kjo udhė pikėrisht tani? Ndėr mend i erdhi ēanta e tij, e zezė, brenda sė cilės ishte dokumentacioni sekret, pėr hir tė ēuarjes sė tė cilit ata ndodheshin tė ndarė kėtė natė, njėri nė njė skaj, tjetri nė skajin tjetėr tė botės. Ē'kishte vallė nė atė ēantė, qė Gjergji e ēonte mes pėr mes qiellit, pa e ditur as vetė ē'qe ndryrė brenda? Sidoqoftė kjo udhė... Ajo nuk arriti ta mbaronte mendimin, sepse iu kujtua lajmėrimi i papritur pėr nisje, thirrja nė ministri, nxjerrja me ngut e vizės. Ideja se duhej tė ishte diēka e jashtėzakonshme qė ia kishin besuar atij nuk i shkaktonte dot kėnaqėsi. Mė mirė tė mos qe nisur, pėrsėriti me vete dhe prapė, tė mbeshtjella bashkė, ndėrsa po e zinte gjumi, iu rrokullisėn nėpėr mend fishekzjarrėt-gjarpėrinj tė Besnik Strugės, pėrjashtimi i ardhshėm i vėllait nga Partia dhe ēanta enigmatike e Gjergjit. Dy-tri herė i doli gjumi, por ato ishin prapė aty, si tė lidhura me fije tė padukshme me njėra-tjetrėn nė gjysmėterrin e dhomės, pas dritares tė sė cilės po gdhinte mėngjesi i vjeshtės. Qielli mbi botė atė natė fund tetori ishte mė i shkretė se ē'mund tė mendohej. Disa qindra aeroplanė, qė uleshin ose ngriheshin nėpėr aeroportet e ndryshme, ca miliarda zogj, tre meteoritė, qė ranė tė vetmuar nė humbėtirėn e oqeanit, pa u parė prej askujt, ca satelitė spiunė, qė vėrtiteshin nė vetmi shumė larg njėri-tjetrit. Por tė gjithė kėta tė mbledhur sė bashku ishin shumė pak nė krahasim me qiellin e botės. Ai ishte bosh dhe i trishtuar. Zogjtė, po t'i mblidhje bashkė, bėheshin dicka mė shumė si peshė dhe si vėllim se aeroplanėt, por tė gjitha bashkė, zogjtė, avionėt, meteoritėt dhe satelitėt s'mjaftonin pėr tė mbushur as njė kėnd tė qiellit. Ai ishte pothuajse i zbrazėt. Asnjė bisht komete, nga ato qė pėr njerėzit paralajmėrojnė fatkeqėsi, nuk kalonte nėpėr tė atė fund tetori. Por edhe sikur te ndodhte kjo, edhe sikur tė kalonte vėrtet bishti i njė komete, historia e qiellit, duke pėrfshirė nė tė jo vetėm jetėn e zogjve, avionėt, satelitėt e kometat, por edhe bubullimat e vetėtimat e tė gjitha kohėrave, prapėseprapė do tė mbetej e varfėr nė krahasim me atė tė tokės. Nėpėr njė qiell tė tillė tė zbrazėt sinjalet e njė sateliti spiun dukeshin edhe mė tė shkretėtirta. Ai po jepte emrat e Byrosė Politike Kineze, sipas renditjes sė fundit nė njė ceremoni shtetėrore: Mao Ce Dun, Ēu En Lai, Van Hu Ven, Jeh Ēien Jin, Ten Hsiao Pin, Ēian Ēun Ēiao, Vei Kuo Cin, Lin Po Cen, Ēian Ēin, Hsu Shih Ju, Hua Kuo Fen, Ēi Ten Kuej, Sum Ru, Vu Teh, Van Tun Hsin, Ēen Jun Kuei, Cen Hsi Lien, Li Hsien Nien, Li Teh Shen, Jao Ven Juan, Vu Kuei Hsien, Ēu Ēen Hua, Ni Cih Fu, Sajfudin, Sung Ēin Lin. Nė pėrmasat e qiellit pėrmes tė cilit vraponin ato, me gjithė pėrpjekjet pėr t'u kthyer nė emra perėndish s'ishin veēse njė grusht pluhuri i mjerė dhe po aq e mjerė dukej ajo listė sundimtarėsh, qė valėvitej nė shkretinė humbėtare. Megjithatė, prej vrojtimit tė saj, ashtu si prej vrojtimit dikur tė kometave me bisht tė llahtarshėm, yjeve tė dyfishta apo shenjave tė tjera qiellore, qindra njerėz nėpėr dhjetėra zyra tė fshehta kėrkonin tė kuptonin diēka. Tė pėrkulur mbi atė grusht hieroglifesh tė porsazbritura nga e ftohta e natės pėrpiqeshin tė gjenin nė renditjen e tyre (duke e krahasuar me listėn e mėparshme) njė shenjė, njė profeci apo paralajmėrim pėr tė ardhmen e njė pjese tė njerėzimit, pėr tė mos thėnė tė krejt atij. Toka rrotullohej ndėrkaq bashkė me qiellin e saj, pa ditur asgjė nga tė gjitha kėto. Dy meteoritė, sikur tė ndiqnin njėri-tjetrin, ranė diku nė njė skaj oqeani, pa lėnė asnjė dėshmi asgjėkundi. Nė pjesė tė ndryshme tė qiellit shkarkoheshin qindra vetėtima, zogj tė lodhur binin pėrdhe e vdisnin, dhe midis gjithė kėtyre udhėtonte letra e njė shteti tė vogėl drejtuar njė shteti tė madh.

Ajo letėr ndodhej nė ēantėn e korrierit diplomatik Gjergj Dibra, qė udhėtonte atė natė me aeroplanin e pasagjerėve tė linjės Paris - Pekin. Kishte disa orė qė aeroplani fluturonte mbi shkretėtirėn e Arabisė Saudite. Sikur nata tė ishte e zezė dhe tė mos dukej asgjė, ndjenja e pėrhumbjes do tė ishte disi e durueshme pėr Gjergj Dibrėn. Por nata ishte me hėnė dhe ajo zbrazėti kolosale, qė shtrihej poshtė avionit e bėrė dyfish mė e pikėlluar prej idesė se nė mbarim tė saj niste boshllėku tjetėr, i rėrės shterpė, zbulohej pėr fat tė keq prej dritės sė hėnės. Disa herė Gjergj Dibra e hoqi kokėn nga dritarja e avionit, i vendosur qė tė mos e shikonte mė atė greminė kuitėse hėnore, por pas disa ēastesh koka e tij afrohej prapė te xhami. Dhjetėra kilometra poshtė hėna zhvendosej mbi sheshin e shkretėtirės, sikur tė ishte syri i vdekur i saj. Nė atė sy, nė retinėn e tė cilit kishte ngrirė qielli, ashtu si nė retinėn e njeriut tė vrarė thoshin se ngrinte pamja e vrasėsit (qielli nė fund tė fundit e kishte vrarė kėtė rajon tė tokės, duke e kthyer nė shkretėtirė). kishte njė lloj ironie tė ftohtė.

Gjergj Dibra e hoqi kokėn pothuajse me rrėmbim nga dritarja dhe, ngaqė s'dinte ē'tė bėnte, i tha stjuardesės t'i sillte njė kafe. Ishte kafeja e katėrt qė po pinte, por as qė bėhej merak. Nė fund tė fundit s'kishte ndonjė shpresė pėr tė fjetur. Pasi piu kafenė, mezi e mbajti veten qė tė mos vėshtronte nga dritarja e vogėl. Megjithatė, edhe pa vėshtruar poshtė, joshja e shkretėtirės ndihej. Pėr ta hequr mendjen prej saj, pėr tė dhjetėn herė u pėrpoq tė pėrfytyronte shtėpinė, darkėn e ditėlindjes sė vajzės, mysafirėt. Pa orėn. Tani darka duhet tė ketė mbaruar, mendoi. Por kjo nuk e pengoi tė merrte me mend pjesė tė saj, ecejakun e Silvės e tė Brikenės nėpėr shtėpi, njė tufė lulesh tė freskėta, krejt tė freskėta, mbi tryezė, mbėrritjen e mysafirėve tė gėzueshėm dhe tringėllimėn e gotave. Me siguri e kishin kujtuar. U pėrpoq tė merrte me mend fjalė tė tyre, por ishte e vėshtirė. E kishte mė lehtė tė pėrfytyronte buzėqeshjen dhe tė qeshurat me zė tė lartė sesa fjalėt. I solli ndėr mend tė gjithė mysafirėt e mundshėm - motrat e tij, burrat e tyre, fėmijėt, vėllanė e Silvės, nėnėn e saj, mbesėn, Verianėn, Besnik Strugėn... ose Skėnder Bermemėn.. Njė copė herė u mor me hamendjen se cili prej tė dyve do tė kishte ardhur. Gati i dukej e pamundur qė ndonjėri mund tė mungonte. Ndoshta kanė ardhur tė dy, mendoi dhe, pa pasur kohė ta ndalonte veten, e afroi kokėn te xhami i dritares. Humnera e natės, e hėnėzbardhur frikshėm si nė rėntgen, shtrihej kudo. Me siguri kanė ardhur tė dy.... mendoi si nėpėr gjumė. Tė gjitha pasionet njerėzore dukeshin tė vogla e tė parėndėsishme pėrpara pėrmasave tė kėtij boshi. Njė copė herė sytė i mbajti mbyllur. Dora e tij pėrkėdhelte herė dorezėn e ēantės, herė bravėn metalike me vulėn prej dylli tė kuq tė Ministrisė sė Jashtme stamposur mbi tė. Gjatė gjithė orėve tė gjata tė atij udhėtimi tė zymtė ēantėn s'e kishte lėshuar asnjėherė nga dora. E dinte se brenda saj ndodhej njė dokument tepėr i rėndėsishėm shtetėror, por se ē'ishte ai dokument as qė e merrte dot me mend. Nė gjendje gjysmėdremitjeje u pėrpoq tė kthehej pėrsėri te darka e ditėlindjes tė sė bijės, por diēka e pengonte tė hynte nė tė. Ndalej pėrherė te pragu, pakėz i druajtur, pakėz i huaj, me njė pėrmallim tė ftohtė nė sy. Dhe gjithsaherė pėrfytyronte mbėrritjen e tij tė papritur gjer te pragu i apartamentit, brenda tė cilit njerėzit hanin, pinin e qeshnin, sa herė qė mendonte lėvizjet e zakonshme qė duhej tė bėnte pėr t'i rėnė ziles, pėr tė puthur Silvėn, tė bijėn, dhe pėr tė takuar pastaj mysafirėt, ishte njė ēast ku duart e tij ngecnin dhe diēka nuk mjaftonte pėr t'i bėrė tė gjitha kėto. Atėherė ai e kuptoi se e pengonte ēanta, tė cilėn vazhdonte ta mbante nė dorė. Ē'e ke atė ēantė, Gjergj, dukej sikur pyesnin sytė e tyre. Ē'ke tė ndryrė atje brenda? Gjergji shkundi kokėn dhe hapi sytė. Kishte dremitur vėrtet. Dora qė gjatė dremitjes e kishte shtrėnguar akoma mė fort dorezėn e ēantės, i ishte mpirė. Ndenji njė copė herė i palėvizur nė ndenjėse duke e mbajtur veten me zor pėr tė mos vėshtruar greminėn e natės te dritarja dhe dremitja, mė e dobėt kėtė herė, i erdhi pėrsėri. Ishte po ai montazh i mėparshėm pamjesh veēse kėtė herė mė i copėzuar qė e ēonte pėrsėri te darka e ditėlindjes tė sė bijės. Dhe nė tė gjitha herėt ishte ēanta qė e pengonte tė hynte dhe tė zinte vend midis darkėtarėve. S'duhej tė kisha ardhur me tė, i vetėtinte nėpėr mend, por nė atė ēast i kujtohej rregulli i pandryshueshėm qė ēantėn s'mund ta linte asgjėkundi. Dhe trurin e tij e pėrshkonte mendimi se nė gjithė kėtė planet ishte e thėnė qė ajo ēantė s'kishte vend tjetėr ku tė qėndronte, veē nė duart e tij. Kur hapi sytė pėrsėri, vuri re se pėrbri avionit, larg, shumė larg, ndoshta mbi qendrėn e qiellit tė Azisė, dukej njė si shqyerje. Ishte mėngjesi. Ai pyeti stjuardesėn se ku ndodheshin dhe ajo i tha se kishte kohė qė fluturonin pėrmbi Kinė. Po gdhinte. Poshtė, nėn shtresat e mjegullės, shtrihej shteti mė i madh e mė i vjetėr i botės. Ai i mbajti sytė nė humnerė pa dalluar dot asgjė. Tutje njė njollė e kuqėrremtė, ndoshta dielli, ēuditėrisht i ngjashėm me vulėn me dyllė tė kuq, pėrpiqej tė shfaqej nė horizont. Dy - tri herė iu duk se po e dallonte mė nė fund tokėn, por s'ishte i sigurt. Motorėt e avionit rėnkonin lodhshėm dhe ai, pa i hequr sytė nga xhami, tha me vete: a mund t'i ēohet letėr kėtij shteti? I habitur dhe vetė nga pyetja, qėndroi njė copė herė si i mpirė, lajmėtar i stėrlashtė mitologjik qė po i ēon njė mesazh perandorisė shurdhe, duke kėrkuar mė kot me sy tokėn, thuajse nuk besonte nė qenien e saj.

Nė tė vėrtetė njėmbėdhjetė kilometra poshtė barkut tė aeroplanit shtrihej toka e Kinės pothuajse me njė miliard kinezė qė banonin sipėr saj. Disa mijėra miliarda te tjerė shtriheshin nėn dhe, shumica tė kthyer prej kohėsh nė baltė. Prej miliardit tė njerėzve tė gjallė vetėm njėri ndodhej pa ndonjė shkak nėn tokė, i futur nė njė shpellė, nė atė mėngjes vjeshte. Ky ishte kryetari i shtetit kinez, Mao Ce Duni. Kishte disa ditė qė ndodhej atje, fare i vetėm dhe larg gjithēkaje. E dinte se sa herė qė futej nė shpellė, njerėzit qė e merrnin vesh kėtė gjė kėrkonin tė gjenin arsyet. Futet nga frika, thoshin armiqtė e tij, ashtu siē futej nėpėr gropa dhe hendeqe gjatė Revolucionit Kulturor. Atėherė ishte e kuptueshme, kundėrshtonin tė tjerėt, po tani qė gjithēka ėshtė qetėsuar pėrse ta bėjė prapė kėtė gjė? Ndoshta e bėn pėr t'u mėsuar me vdekjen, pėrgjigjeshin tė tretėt, a nuk ndodhej prej kohėsh nė prag tė vdekjes? Tė tjerėt ngrinin supet: mbase ėshtė kėshtu, mbase ėshtė diēka tjetėr, tek e cila neve s'na shkon mendja, por qė vetėm ai e di.

Nė tė vėrtetė prej kohėsh ai nuk e kishte tė qartė se pėrse e bėnte kėtė. Lexonte raportin e veēantė tė pėshpėrimave qė qarkullonin pėr futjen e tij nė shpellė me njė kureshtje tė tillė, thuajse atje do tė gjente vėrtet arsyet, tė cilat prej kohėsh i kishte harruar. Nė tė vėrtetė prej kohėsh e kishte kuptuar se pėr njė udhėheqės shteti veprimet mė tė mira janė ato qė janė tė pakuptueshme nga tė tjerėt, madje edhe nga ai vetė. Moria e shpjegimeve tė tyre ishte e pafundme. Do tė gjendeshin pėrherė njerėz qė do tė nxirrnin njė kuptim nga sjellja enigmatike, ashtu siē do tė gjendeshin tė tjerė qė do tė kundėrshtonin kuptimin e nxjerrė prej tyre pėr ta zėvendėsuar me njė kuptim tė ri. Pastaj do tė vinin tė tretėt, qė s'do tė ishin as me tė parėt, as me tė dytėt dhe qė do tė kujtonin se do tė rivendosnin gjithēka nė vend, dhe pas tyre do tė vinin tė tjerė, qė do tė kundėrshtonin gjithēka e kėshtu historia do tė vazhdonte. Ndėrkaq veprimi, i mbrojtur kėshtu nga mjegulla e paqartėsisė, do tė vazhdonte tė jetonte, nė kohėn qė qindra veprime tė tjera, tė qarta, logjike e tė dobishme do tė harroheshin krejt. Raportet tregonin se shumė nga thashethemet pėr futjen e tij nė shpellė lidheshin me fenė dhe mitologjinė. Pėshpėritej se, pasi e dinte si flitej pėr tė mbi tokė, ai donte tė merrte vesh se ē'murmuritej nėn tokė, aty ku shumicėn nuk e pėrbėnin mė ndjekėsit e tij. Nė pėrgjithėsi hamendjet qė kishin njėfarė lidhjeje me mitologjinė i pėlqenin atij mė shumė se ato qė donin tė kapeshin pas realitetit. I pėlqente ta mendonte veten tė fjetur ca kohė nėn tokė dhe qė tė zgjohej pastaj nė pranverė, ashtu siē rishfaqeshin pas dimrit hyjnitė e moēme, bashkė me mugullimėn e barit tė ri. Askush nuk ēuditej kur ti strehoheshe nė shpellat e Jenanit gjatė luftės, i shkruante njė shok i vjetėr. Armiku tė kėrkonte, rreziqet ishin gjithkund. Kurse tani nga kush fshihesh? Mos vallė nga ne, nga shokėt e tu? Mė fal qė tė shkruaj kėshtu. Unė tani jam plak, sytė mė kanė lėnė dhe ca gjėra mbase nuk i kuptoj mirė, por mė duket se ca gjėra i bėje mė mirė atėherė se tani. Eh, letra shokėsh tė vjetėr qė s'dinė veē tė ankohen, mendoi ai. Mė kanė lėnė sytė, thonė, mė kanė lėnė veshėt. Por ama askush nuk thotė se e ka lėnė mendja. Kėshtu i pėlqente tė thoshte sa herė dėgjonte qė punėt e tij tė tanishme t'ia krahasonin me tė mėparshmet. Madje ndjente njėfarė xhelozie pėr atė periudhė qė prej shumėkujt qe bėrė zakon tė lavdėrohej. Nė qoftė se kam bėrė gabime, ato i kam bėrė pikėrisht atėherė, thoshte gjithė inat. Nė tė vėrtetė ajo gjendje gjysmėvdekjeje, siē e ndiente ai veten brenda nė shpellė, i dukej si mė e pėrshtatshmja pėr tė. I shtrirė midis mirėqenies dhe qenies, duke pėrfituar nga favoret e njėrės dhe duke iu shmangur kurtheve tė tjetrės, kalonte kėshtu ditė tė papėrsėritshme, me njė shije parajse e skėterre tė pėrziera bashkė. Mendimet thjeshtoheshin duke u pėrpjekur tė mbėrrinin kėshtu gjer nė themelet e ndėrgjegjes. Ishin balta dhe gurėt pėrreth, ishte toka dhe ai drejtuesi i shtetit mė tė madh tė planetit, nė prekje tė drejtpėrdrejtė, pa ndėrmjetės, teori, libra, nėpunės midis. Ku tjetėr fjalėt "perandori e qendrės" mund tė shijoheshin mė mirė se kėtu? Ditėt kalonin rresht, mėngjese e mbrėmje tė pėrziera pa rregull, njė ditė e pėrbėrė vetėm nga pasdite, ose njė natė qė i mungonte mesi i saj, ose e kundėrta, qė kishte vetėm mesnatė, si pjata ku janė servirur vetėm zemra frutash. Flinte dhe zgjohej, dremitte dhe flinte. Zgjohej dhe pastaj zgjohej prapė. Herė i dukej vetja i vdekur, herė i ringjallur, herė i droguar, herė i shenjtė. Kishte dhėnė urdhėr tė mos e trazonin kurrsesi, por ja, nėpėrmes dremitjes ndiente te hyrja e shpellės njėfarė shushurime. Ishin me siguri rojat, qė kėrkonin t'i thoshin diēka. Ē'mund tė ketė ndodhur?, tha ai me vete. Luftė? Tėrmet? Pėshpėrima sa vinte afrohej. Pėrderisa ata guxonin t'i prishnin qetėsinė, do tė thoshte se diēka e rėndėsishme kishte ndodhur. Ē'ėshtė?, tha ai, pa i hapur sytė. Ata se ē'murmuritnin pėr njė letėr. Vallė a nuk e dinin se nė shpellė ai nuk pranonte letra? Por ata vazhdonin tė murmuritnin dhe midis murmurimės ai dalloi emrin e Ēian Ēinit. Pra ishte njė letėr prej saj. Lėreni letrėn aty, kujtoi se tha ai, sepse nė tė vėrtetė ato fjalė i mendoi. Njė letėr qė andej, mendoi ai, sikur letra tė vinte nga bota tjetėr. Ē'bėjnė vallė, ende nuk u lodhėn? Midis baltės dhe gurėve tė shpellės u shfaq letra e huaj, qė iu duk armiqėsore. Sikur tė mos ishte prej sė shoqes ai nuk do ta hapte kurrė. Kaloi mjaft kohė gjersa e bėri kėtė gjė. Letra ishte e shkurtėr. Ajo i shkruante diēka pėr ngjarjet e fundit nė kryeqytet, pėr sėmundjen e Ēu En Lait, nė fund shtonte se Enver Hoxha kishte dėrguar njė letėr... Grua mendjelehtė, tha me vete duke i hequr sytė prej hieroglifeve. Ke dėgjuar ndonjėherė qė letrat tė dėrgohen nėn dhé?

Letrat nga ēdo anė e globit shkojnė, Po nuk zbresin kurrė nėn, dhé...

Nuk ishte i sigurt nėse i kishte lexuar diku apo i kishte menduar vetė ato vargje. Kaq herė ju kam thėnė se ndėr gjėrat qė urrej mė tepėr kur jam kėtu janė letrat. Kurse ju, jo vetėm mė dėrgoni letėr, por nė tė mė shkruani pėr njė tjetėr tė atillė. Jeni shthurur vėrtet atje lart. Njė fėshfėritje e letrės nė dorėn qė e mbante bėri qė t'i hidhte prapė sytė. Enver Hoxha pra i kishte dėrguar njė letėr. Hm. Njė letėr zyrtare ku nuk i uronte asgjė... Ku, pėrkundrazi, i shkruante diēka tė keqe, shumė tė keqe... Hieroglifet e fundit ishin edhe mė tė hidhurat. Enver Hoxha ishte kundėr vizitės sė ardhshme tė presidentit tė SHBA nė Kinė dhe pothuajse haptazi kėrkonte anulimin e saj. Mao Ce Duni u shkund. Grua mendjelehtė, shfryu me vete, kėtė duhej tė ma kishte shkruar nė fillim. Zemėrimi, qė nė rrethana tė tjera do ta pushtonte menjėherė, i vėrtitej pėrreth, pa ditur nga t'i futej.Ndihej vetėm afshi i tij i ftohtė, asgjė tjetėr. Balta dhe gurėt e shpellės kishin bėrė punėn e tyre. Letėr e Shqipėrisė, tha dy - tri herė me vete. Domethėnė letėr nga larg. Hm, hm. E ndiente se do ti duhej sė paku nje ditė e gjysmė sa tė zemėrohej vėrtet. Gjatė kėsaj periudhe kishte kohė ta mendonte punėn qetėsisht. Domethėnė letra vjen nga Shqipėria, tha me vete, si pėr tė sistemuar njėfarėsoj mendimet e tij. Pėrpiqej t'i mendonte gjėrat sa mė thjesht, madje dhe po tė donte tė bėnte ndryshe s'kishte mundėsi ato ditė nė shpellė. Nganjėherė i thoshte mendimet me zė, si pėr t'ua shpjeguar ato baltės dhe gurėve tė shpellės. Kjo ishte dhe njė nga kėnaqėsitė e futjes atje. T'i shpjegonte shpellės sa mė thjesht, nė mėnyrė qė ajo tė kuptonte punėt e botės. Pra, letra vjen nga larg, tha ai me vete, nga Shqipėria. Ky ėshtė njė vend i vogėl nė njė kontinent tė urryer, qė quhet Evropė. Nė kėtė kontinent jetojnė njerėz, qė as ne i duam, as ata na duan. Bėn pėrjashtim Shqipėria, qė ėshtė aleatja jonė. E vetmja aleate jona nė atė kontinent tė keq. Mirėpo ky shtet, qė ėshtė sa njė e mijėta e Kinės, guxon tė mė bėjė letėr. Dhe jo letėr dosido, por tė keqe. Ky shtet pra, jo vetėm s'mė bindet, por kėrkon tė mė imponojė vullnetin e tij. Ky vend meriton njė ndėshkim. Dhe unė do t'ia jap.

Mao Ce Duni ndjeu dhimbje nė tėmthat. Siē duket, njė dendėsi e tillė mendimi pas shumė ditėsh pėrhumbjeje e lodhi. Duhej ta kishte lexuar mė ngadalė letrėn e saj, mendoi. U pėrpoq ta hiqte mendjen qė andej e ta ēonte ne rrafshin e Tibetit, qė i dukej edhe mė bosh, ngaqė s'kishte qenė kurrė. Tė shkon ty tė bėsh njė vizitė nė ēatinė e botės, i kishte thėnė disa herė e shoqja. Tė duhet. Ai kishte bėrė shaka me tė, e kishte quajtur vanitoze, por fshehurazi e mendonte vizitėn. Madje njėfarė kohe qe zhytur nė leximin e eremitit tibetas Milarepa, vargje tė tė cilit, tė mbushura me tmerrin qė ndillnin Himalajat, i kujtoheshin tani turbull, bashkė me emrat e shpellave ku ai strehohej. Ende i kujtoheshin ca terma, qė i kishte mėsuar prej tij nė tibetēe, enkas pėr atė udhėtim qė nuk e bėri dot kurrė... Shos dbying, qė i thoshin gjendjes fillestare pėrtej jetės dhe vdekjes, njė lloj kaosi qė e kishte tėrhequr pėrherė, dge-beu, dhjetė tė mirat dhe mi-dge-beu dhjetė tė kėqijat qė mė vonė, pėr tė mos i shkuar dėm, i futi, tė parat nė kėshillat pėr komunistėt e rinj, tė dytat nė rregulloren e ushtrisė. Shi-gnas, tha me zė, por e ndiente se, sa mė shumė rrihte tė qetėsonte veten sipas formulave tė eremitit tė famshėm, aq mė qartė i kujtohej letra. Shi-gnas, tha prapė, pastaj e pėrsėriti nė sanskritishte: samatha, por pa kurrfarė efekti. Ishte si me tabletat e valiumit qė, ose tė vinin ne gjumė, ose ta nxirrnin gjumin fare. Bėri ē'bėri e la veten tė trazohej. Ajo letėr pėrherė e mė tepėr i dukej e pėrbindshme. Kishte vite qė marrėdhėniet me Shqipėrinė nuk ecnin mirė, pėr faj tė saj, por ai kishte bėrė njėrin sy tė verbėr. Gjer kur do t'i durojmė trillet e tyre ?, e pyesnin shokėt, por ai ishte i durueshėm. E kishte mbyllur njėrin sy pė nazet e tyre gjatė Revolucionit Kulturor, pėr gardistėt e kuq, pė Shekspirin e dhjetėra vogėlsira. Kur kishte ardhur puna pėr ēėshtjen e grindjes kufitare kino-sovjetike, shokė erdhėn tė sterrosur nga tėrbimi. Shqiptarėt kishin bėrė njė gjė tė papėrfytyrueshme: nė vend qė aty pėr aty, pa u lėkundur aspak, tė merrnin anėn e aleatėve tė tyre, kinezėve, jo vetėm qė s'e bėnė kėtė, por thanė se fajtorė pė acarimin ishin tė dy palėt, madje duke shtuar se kėrkesat kineze pėr territoret sovjetike ishin shoviniste. Ky ishte kulmi. Demek parimorė, demek kavalierė. Chanson de Roland, uuh, ē'tmerr! E pe tani?, i thoshin shokėt. Por ai prapė e kishte mbyllur njėrin sy. Prisni, nė xhep ua kam edhe kėtė. Do tė vijė dita tė grinden me Jugosllavinė pėr atė... si i thonė ... Kosovėn, dhe ne do t'ua shpėrblejmė me tė njėjtėn monedhė.

E dinte qė Shqipėria do tė hidhte shqelma pėr njė kohė tė gjatė, por qė puna tė arrinte saqė ajo t'i jepte atij urdhra, kjo as qė mund tė merrej me mend. E megjithatė kjo kishte ndodhur, veē nė qoftė se gruaja e tij kishte luajtur nga mendja dhe i kishte shkruar njė gjė tė paqenė. Por kjo s'kishte mundėsi. Letra kishte ardhur me sa dukej vėrtet. Pra kishte ndodhur diēka qė, po ta merrte vesh, populli kinez do tė rrėzohej pėrdhe nga turpi. Mao Ce Duni e ndiente qė po zemėrohej mė parė se ē'e mendonte. Do tė bėj hatanė, tha ai me vete. Do t'i jap Shqipėrisė njė mėsim qė tė dridhet njė mijė vjet mė vonė, kur ta kujtojė. Do tė luaj me tė si macja me miun. Nuk ishte akoma nė gjendje tė kuptonte se ē'mund t'i bėnte. Nė kokė i vėrtitej tani pėr tani vetėm njė fjalė: ekonomia. Turbull e ndiente se kjo ishte e para dhe e fundit, dhe kjo e bėnte qė zemėrimi t'i rritej pėrherė e mė tepėr. Nė tė vėrtetė ishte ai qė kishte dhėnė udhėzime qė tė pėrdorej ekonomia nė tė gjitha grindjet e mėparshme, por, me sa duket kretinėt qė merreshin me kėtė punė i kishin kuptuar keq udhėzimet e tij. Ata e bėnin ēdo gjė nė mėnyrė tė trashė, qepur me pe tė bardhė. S'dinin veēse njė gjė: tė ngadalėsonin ecjen e vaporėve qė ēonin makineritė, tė ndėrprisnin ndihmėn. Sa herė kishin ardhur pėr t'i thėnė: tė mos ua japim kombinatin metalurgjik, t'i lėmė me gisht nė gojė. Kurse ai u qe pėrgjigjur: e pėrse tė mos ua japim? Qė ta marrin nga Suedia dhe tė thonė pastaj shyqyr qė nuk na e dhanė. Jo, ne do t'ua japim, por tė tillė qė tė thonė mė pas: mallkuar qoftė ēasti qė e morėm!

Ai u kishte shpjeguar se ē'donte tė thoshte me fjalėn "tė tillė", dhe ata kishin qeshur me zė. Pastaj u kishte shpjeguar se tė gjitha kėto s'duhej tė pėrdoreshin vetėm. Ekonomia duhej tė gėrshetohej me tjetėr gjė. Kėtij vendi i duheshin hequr trutė. Pikėrisht kėshtu e kishte formuluar vite mė parė politikėn ndaj Shqipėrisė, duke e shtjelluar gjerėsisht se ē'do tė thoshte kjo, por, me sa dukej, idiotėt qė merreshin me tė s'kishin kuptuar kurrgjė nga udhėzimet e tij. Dhe ja tani, nė vend qė t'i dobėsoheshin trutė, Shqipėria kėrkonte t'i jepte tru Kinės. E tmerrshme, thirri ai me zė. E ndiente qė ishte zemėruar vėrtet. Copėra- copėra i kujtoheshin fakte qė kishin te bėnin me kėtė gjė, biseda me njerėzit e tij tė afėrt, projekte. Kohė mė parė, sė bashku me Ēian Ēinin dhe Lin Biaon kishin shqyrtuar me hollėsi letrėn e njė nėpunėsi tė mesėm qė kishte qenė nė Shqipėri. Ajo letėr ishte mbushur plot mllef e trishtim. Atje niveli i jetesės ėshtė sė paku dhjetė herė mė i lartė se yni, shkruante nėpunėsi, njerėzit kanė apartamente, nė dyqane shiten tė kuq buzėsh, kolltukė e gjithfarė gjėrash tė tjera degjeneruese, vajzat dhe gratė e reja ulen nėpėr kafenera pėr tė pirė kafe e konjak, dritaret janė me perde, femrat hedhin parfum, nė dyqane shiten romane dhe bukė e bardhė. Vetvetiu vjen pyetja: Pėrse ky vend merr akoma ndihma nga Kina jonė e varfėr? Qė tė harbohet edhe mė shumė nė luks e pasuri? Preja ndihmat, kryetar i dashur Mao, shkruante nė fund tė letrės nėpunėsi, ose bėj diēka tjetėr qė tė vihet nė vend kjo mynxyrė. Samatha, ia bėri ai me vete. Qetėsohu, anonim. Por vetė e ndiente se s'ishte mė i qetė. Pas letrės sė parė, qė ai nuk i qe pėrgjigjur, i kishte ardhur e dyta, akoma mė e zymtė. Dėnomėni nė qoftė se s'kam tė drejtė, i shkruante nėpunėsi. Shpallmėni provokator, miqėsiprishės, zvarritmėni nėpėr baltėra, nxirrmėni sytė veē m'u pėrgjigjni. Qė letra e tij e parė s'qe marrė parasysh, ai e kishte kuptuar ngaqė ndihmat pėr Shqipėrinė, nė vend qė tė pakėsoheshin, qenė shtuar edhe mė. Nė letrėn e tij ai qe pėrpjekur tė shpjegohej mė qetėsisht duke i bėrė njė pėrshkrim psikikės sė kombit shqiptar. Ky ėshtė njė vend i vogėl, i ngushtė shkruante ai, dhe s'ka gjė mė tė tmerrshme sesa kur njė vendi tė tillė i lind deliri i zgjerimit. Sipas tij shqiptarėt, nė pamundėsi qė nga vendet fqinje, tė ashpėr njėlloj si ata, tė shkėputnin qoftė edhe njė pėllėmbė tokė, kishin gjetur njė formulė origjinale zgjerimi: flirtin me pushtuesin ose aleatėt e vet. Pasi qenė thyer prej turqve, ose, mė saktė, pasi u qe mbushur mendja mė nė fund se ishin mundur, ata i kishin ofruar shėrbimin e tyre shtetit fitimtar osman, duke pėrsėritur kėshtu tė njėjtėn gjė qė kishin bėrė stėrgjyshėrit e tyre, ilirėt, me Romėn (Edhe kėtyre idhnakė e tė vrullshėm, por jo tė thellė nga mendja, u qe dashur njėqind e pesėdhjetė vjet qė tė bindeshin se qenė mundur prej romakėve). Eh, vende tė vogla, tė ngushta, mendoi Maoja. Disa herė e kishte vrarė mendjen se si do tė ishin mendimet e tij, idetė, madje mėrzia qė e kaplonte herė pas here nė qoftė se Kina nuk do tė ishte ashtu siē qe, por tė ishte mė e vogėl ose nė formė ishujsh, si Japonia. Njė mėrzi e tillė vdekjeje e kishte zėnė njė herė nė Ēansha, ishte aq e stėrmadhe, saqė dukej se jo hapėsira e njė shteti tė vogėl, por gjysma e Evropės s'mund ta nxinte dot. Eh, psherėtiu prapė ai. Kishte lindur tamam pėr Kinėn dhe ajo pėr tė. Njė herė, i kujtohej, kishte parė nė ėndėrr se Mongolia ishte liqen. Tė shqetėsuar i vėrtiteshin rrotull ndihmėsit e tij, telefononin, pėrpilonin vendime tė reja. Ai qe nervozuar prej gjithė asaj zallahie. E ēė pastaj se ėshtė ashtu? Ata kishin ulur kokat, s'ėshtė aq e thjeshtė, kryetar, dalin ca probleme sidoqoftė, duhen bėrė ca ndryshime nė lajmet, nė arkivat. P.sh. ajo puna e avionit tė Lin Biaos qė u dogj nė shkretėtirėn mongole.., Ah, pa shiko, kishte thėnė ai. U dogj do tė bėhet u mbyt, a ka vend pėr alarm kėtu? Megjithatė s'ėshtė aq e thjeshtė, kėmbėngulnin ata dihet se pėr shkak tė sėmundjes Lin Biaoja kishte frikė nga ujėrat.. veē kėsaj si do tė bėhet puna e karkasės sė avionit tė djegur dhe e vrimave tė plumbave nė tė? Mjaft, kishte thėnė ai, me hollėsirat merruni ju. Dhe u kishte kthyer krahėt. Mendja iu kthye prapė te letra e nėpunėsit. Pėr arsye qė mbeteshin tė errėta, shkruante ai, turqit e kishin pranuar shėrbimin e shqiptarėve dhe kėshtu kishte ndodhur njė nga gjėrat mė enigmatike nė historinė e shtetit osman: mė 1656 kryeministėr i tij qe bėrė njė shqiptar dhe fill pas tij pesė kryeministra tė tjerė rresht, dhe merret me mend ē'vargan i gjatė ministrash, gjeneralėsh, admiralėsh etj.. Kėshtu, duke u konvertuar nė fenė islamike, ata e kėmbyen krishterimin e tyre me postet e larta, pa kurrfarė brenge e me lehtėsim. Pronat e tyre shtriheshin nga Hungaria nė detin Azov. Nė duart e tyre ishin krahina, qytete, armata, dikastere, madje popuj tė tėrė. Disa prej tyre u bėnė aq tė fuqishėm, sa guxomn tė rivalizonin me sulltanin, tė mos i bindeshin, t'i bėnin lėmsh politikėn e jashtme, madje pati nga ata qė mu nė hundė tė sulltanit themeluan dinasti mbretėrore, siē qe rasti nė Egjipt. Ē'kaos, tha me vete Maoja, jo pa njėfarė zilie. Sa herė qė e dėgjonte kėtė fjalė nga tė tjerėt prishte buzėt. Nė Kamboxhia, nė Kili, nė Irlandė gjendja ėshtė kaotike... He he, ia bėnte ai me pėrēmim. E ē'kaos mund tė shkaktohet nė ato shtetthe qė s'janė as dy pėllėmbė ? Kaoset e vėrteta mund tė ndodhin nė shtetet e mėdha, kurse ato, mė tė mėdhatė, stėrkaoset, vetėm nė Kinė.

Shos-dbying... E kishte joshur pėrherė kaosi i madh. Nga poetėt e vjetėr pėlqente sidomos vjershat ku pėrshkruhej pėrmbysja rrėmujėtare e shtetit. Li Po ose Du Fu, s'i kujtohej mirė, kishin disa tė tilla. Ushtritė mongole qė turreshin pėrpara. Armata perandorake tė thyera dhe kuaj korrierėsh qė vėrtiteshin pa zot. Ujq e ēakej me tufa flokėsh e gėzofe mandarinėsh ndėr dhėmbė... Kurse kaosi mė i madh i botės kishte qenė vepėr e tij. I pari kaos ku tė dy palėt brohorisnin tė njėjtin emėr: emrin e tij. Pėrlesheshin pėr tė vėrtetuar se kush e adhuronte mė shumė. Vriteshin, shkrumboheshin pėr tė, kurse ai qe hequr mėnjanė. I futur nė shpellė dėgjonte zallahinė qė vinte qė lart. Mungonte qė t'i mėsonte me vdekjen e tij. Shos-dbying... Ah, ajo letra. O zot, ē'letėr e pafundme. I vinte ndėr mend e ngadalėsuar apo kishte qenė vėrtet ashtu? Shqiptarėt mund tė shkėputeshin kur tė donin nga perandoria osmane, shkruante nėpunėsi, por tashmė nuk e donin vetė njė gjė tė tillė, ngaqė nuk donin tė humbnin atė shtet kolosal, njė pjesė tė tė cilit e kishin kthyer nė ēiflig tė tyre. Kėshtu hiqeshin si tė sunduar ata qė nė tė vėrtetė sundonin tė tjerėt. E nė kėtė mėnyrė u mėsuan me shijen e pushtetit, por jo tė pushtetit tė ushtruar nė dy pėllėmbė vend si vendi i tyre, por nė hapėsirat euroaziatike. Kuptohet qė e gjithė kjo do tė shoqėrohej me njė krenari boshe prej tė marrėsh.

Hm, ia bėri Maoja. Fundi i letres i kujtohej edhe mė qarte se pjesa tjetėr. Nė fillim tė shekullit XX shqiptarėt e kishin fituar vėrtet pavarėsinė, por kishin mbetur me gisht nė gojė brenda truallit tė tyre qė u dukej tani i paktė si njė djep. ėndrra kishte mbaruar. Kėshtu qė grumbulli i donkishotėve, me kokėn plot fantazma, por tė rreckosur, filluan tė kėrkojnė andej-kėndej pėr tė gjetur nė mos njė pushtues tjetėr, sė paku njė aleat tė madh, me tė cilin tė bėnin pak a shumė tė njėjtėn lojė. Domethėnė tė hiqeshin si tė varur prej tij e nė tė vėrtetė ta shfrytėzonin dhe kėshtu, pasi kthenin sytė andej-kėndej, pasi nuk u eci me jugasllavėt e me sovjetikėt, na gjetėn ne kinezėt pėr tė realizuar idenė e tyre marroke. Dhe duhet thėnė se po e bėjnė kėtė gjė me sukses. Gjithė bota e quan Shqiperinė satelit tė Kinės, ndoshta neve kinezėve fshehurazi na bėhet qejfi kur e dėgjojmė kėtė gjė (nuk ėshtė e paktė, njė vend evropian, shpallet, pavarėsisht se nga kush, satelit yni). Ndėrkaq vetė shqiptarėt buzėqeshin me ironi. Dhe kanė tė drejtė tė buzėqeshin. Vaporėt tanė shkarkohen varg nė portet e tyre. Jeta jonė ėshtė njė mjerim nė krahasim me atė tė tyren. Ata vazhdojnė tė quhen satelitė, shėrbetorė tė Kinės, po ku ėshtė parė qė shėrbėtori tė jetojė mė mirė se padroni? A nuk ėshtė e gjitha kjo njė tragjikomedi? Mao Ce Duni vazhdonte t'i mbante sytė gjysmė tė mbyllur. Jo vetėm fundi i letrės iu kujtua fjalė pėr fjalė, por edhe shėnimi i Ēu En Lait poshtė saj: "Lidhur me raportet Shqipėri-perandori osmane faktet janė tė vėrteta, por kjo ėshtė vetėm njėra anė e medaljes (Ajo qė lidhet pikerisht me krenarinė boshe). Kurse intervistimi i fakteve prej letėrshkruesit ėshtė krejtėsisht fantazist dhe naiv. Analogjia me sovjetikėt dhe me ne s'mė duket bindėse. Punėt kanė qenė mė tė ndėrlikuara. Sidoqoftė ka diēka qė duhet marrė parasysh nė kėtė letėr." Jo diēka, po shumė, tha Maoja. Ishte i menēėm Ēuja, po nganjėherė gjėrat i shpėtonin. Nė tė vėrtetė letra paskėsh qenė profetike. Shqiptarėt, pasi e kishin shfrytėzuar Kinėn si njė ēiflig, nuk mjaftoheshin me kaq, por kėrkonin haptazi t'i diktonin mendimet e tyre. Letra e Enver Hoxhės gjithkujt do t'i dukej e pabesueshme, por ajo ishte dėrguar. Veē nė qoftė se Ēian Ēini kishte luajtur nga mendja qė tė shpikte njė gjė tė tillė. Dhe, sipas saj, ai nuk shfaqte vetėm mendime pėr vizitėn e presidentit amerikan, por kėrkonte anulimin e saj. E llahtarshme, klithi ai me vete. Enver Hoxha po e urdhėronte. Kėtė s'kishte guxuar ta bėnte as Stalini. Dale pa do tė mė shohėsh, rėnkoi me vete. Njė e qeshur kėrkonte tė gjente vend midis zemėrimit, por ishte akoma herėt pėr tė. Megjithatė e qeshura kėmbėngulte. Do ta shikosh plakun, tha prerė me vete. Kur tė jepja kombinate dhe uzina, mos kujto se nuk i kam menduar kėto. Shpeshherė shokėt vinin e mė thoshin: si shumė po i japim Shqipėrisė, kurse ajo.. Prisni, u thosha, prisni dhe pak. E dija qė ishin tė pakėnaqur, ka mundėsi qė edhe ato letrat t'i kenė bėrė ndihmėsit e mi ndoshta Lin Biaoja vetė, ndoshta Ēian Ēini, sepse kėshtu kanė qenė gjithmonė, tė paduruar. Kurse ai, ashtu siē thoshte proverbi i vjetėr kinez: rri e prit te bregu i lumit, se ai do ta sjellė vetė kokėn e armikut tėnd, kishte pritur ēastin e duhur. Dhe ēasti kishte mbėrritur. Jo disa vjet mė parė, atėherė kur uzinat kimike, kombinati i ēelikut apo hidrocentralet e mėdha s'kishin nisur tė ndėrtoheshin, jo atėhere, pra, por tani ishte ēasti i volitshėm per t'i bėrė shantazh Shqipėrisė, por tani qė ato ishin nė mes. Kurse ata shpejtoheshin, atyre u dhimbte zemra pėr ēdo uzinė tė re, pėr ēdo turbinė dhe nė sytė e tyre ishte pėrherė po ajo pyetje: Ē'do t'u kėrkojmė pėr kėtė qė po u japim? Sidomos kur u bė marrėveshja pėr ndėrtimin e kombinatit metalurgjik dhe tė hidrocentraleve tė mėdha. As tani, pyesnin ata, as tani qė ėshtė pikėrisht koha t'u vėmė kushtet tona. nuk do t'u kėrkojmė gjė? Prisni, u thosha, tė fillojė njė herė ndėrtimi, pastaj shohim e bėjmė. Ata, pavarėsisht se nuk e thoshin, ishin tė pakėnaqur. Mbase me vete hungėronin: u matufeps plaku, ose edhe mė keq, s'i dhimbset mė pasuria e Kinės, kurse unė mendoja, prisni dhe pak. E qeshura gjeti mė nė fund njė shteg pėr tė depėrtuar midis zemėrimit. Ai preku me njėrėn dorė murin e shpellės dhe tundi kokėn. Tani erdhi koha, tha me vete. Tani ato janė tė gjitha tė ndėrtuara pėrgjysmė, ndaj si ēdo plagė e pambyllur dhembin mė shumė. Njė kombinat metalurgjik i mbetur kėshtu, njė digė hidrocentrali e lėnė nė mes, kėto s'janė veēse gėrmadha. Gjithēka e pambaruar, gjithēka e lėnė pėrgjysmė, tani ėshtė tamam koha tė kujtohem pėr kushtet. Tani do tė luaj si macja me miun. Pėr ēdo fabrikė apo uzinė do tė kėrkoj njė fli. Pėr ēdo oxhak, pėr ēdo turbinė, pėr ēdo kredi. Jepni pėr secilėn prej tyre diēka. Jepni krenarinė tuaj tė padurueshme, historinė, artin, krejt inteligjencien... Kositja e inteligjencies, zhdukja e shkrimtarėve, e di qė ju trembin kėto fjalė. S'e zhdukni dot letėrsinė siē bėmė ne? E keni vėshtirė t'i kalbni shkrimtarėt nė burgje, nėpėr kanale, t'i fyeni duke i vėnė tė pastrojnė WC-tė. Ju mėson plaku si ta bėni me njė mėnyrė tjetėr qė duket krejt e kundėrt: me anė tė lulėzimit kolosal! Nxirrni 10 000 romancierė nė vit dhe 100000 poetė, duke quajtur ēdo relacion te shoqėruar me ca dialogė si roman, dhe ēdo deklaratė tė rimuar si poemė, dhe do tė shikoni se pas disa vjetėsh nga letėrsia s'do tė mbetet asnjė gjurmė. Dhe askush s'do t'ju akuzojė pėr sjellje tė keqe, pėrkundrazi do tė gjenden pėrherė admiratorė, qė do tė thėrrasin: 100 000 poetė, ē'lulėzim. Ē'lulėzim i paparė ! Dhe kėshtu pėr tė gjitha tė tjerat: jepni, qė tė merrni. Pėr ēdo turbinė, pėr ēdo kredi jepni diēka, pėr ēdo tru elektronik jepni trurin tuaj. Po dale, kjo s'ėshtė asgjė pėrpara asaj qė do t'ju kėrkoj pastaj. Jepni... Partinė. E di, sa e papranueshme ju duket kjo ide, sa e egėr, e kobshme. E di qė atė e keni gjėnė mė tė shtrenjtė, mė tė paprekshme, mė tė padiskutueshme, qė mbi tė keni vėnė tėrė sigurinė tuaj, tė sotmen, tė ardhmen. Tė gjitha i di. Por pritni, plaku s'ėshtė aq budalla sa tė kėrkojė tė preket e paprekshmja e tė diskutohet e padiskutueshmja. Jo, jo, jo, larg qoftė ajo punė. Madje s'kam asnjė leverdi t'jua kėrkoj kėtė. Pa Partinė do tė pėrmbysej vėrtet ēdo gjė dhe ju do tė mė iknit pėngjithmonė. Do tė mė iknit larg, larg... Pra larg qoftė ajo punė. Me Partinė, gjithmonė me Partinė, pėllumbat e mi, veē me njė Parti pakėz tė... zbutur.... Prisni, dėgjomėni gjer nė fund. S'ėshtė aq e tmerrshme sa ē'mund tė duket nė fillim. Ju keni nė flamur njė shqiponjė me dy krerė, nė mos gaboj, apo jo? Atėherė, po tė jetė kėshtu, pėrse t'ju duket e lemerishme ideja e dy vijave nė Parti? E papranueshme, barbare? E lėmė atėherė, gjejmė njė tjetėr gjė. Simbole, lavdi zotit, ka plot. Kishte biseduar me Ēu En Lain pėr kėtė, i kishte dhėnė ca ide, dhe Ēuja nga ana e tij kishte biseduar me njė ministėr tė tyre, njė ushtarak, dhe bėhej gati tė bisedonte me tė tjerė zyrtarė tė rėndėsishėm tė ekonomisė. Ēuja kishte qenė nė njė mendje me tė, nė Shqipėri asgjė s'mund tė bėhej pa pasur parasysh Partinė. Mandej andej duhej nisur nė fillim. Po tė troshitej, tė zbutej pakėz ajo, tė tjerat vinin vetė. Atėherė ēdo gjė do tė ishte tjetėr gjė, muret e kėshtjellės, siē u pėlqente atyre ta quanin vendin e vet, s'do tė ishin veēse dekor teatri, krenaria e tyre do tė kthehej nė tė kundėrtėn, mosbindja nė bindje, dhe atyre kurrė, nė jetė tė jetėve, s'do t'u shkonte ndėr mend t i shkruanin letėr kundėr ftesės sė presidentit amerikan. Ca ēaste ai e humbi fillin e mendimit. Pastaj mundi ta kapte. Pra mbajeni Partinė, tha me zė, por me njė kusht: pakėz tė ndryshuar... S'po ju kėrkoj ndonjė gjė tė madhe, apo jo, njė ēikėz ndryshim, evolucion, siē quhet nė shkencė... S'pranoni? Atėherė uzinat nuk do tė hedhin shtat, furrnaltat do tė ftohen, digat do tė shkėrmoqen, gjithēka do tė mbetet xhuxhe, gėrmadhė. Ēdo vend i ka gėrmadhat pas njė lufte, kurse ju do t'i keni nė paqe, qė janė mė tė tmerrshme se ēdo gjė: kufoma tė pakallura nė dhé, shpirtra nė formė hekurishtesh, epidemi, vdekja vetė... Dhe hordhitė tartare dhe ujqit e ēakejtė qė rendin me gėzofe e karfica grash ndėr dhėmbė... Mao Ce Duni mė nė fund qeshi. Dora e tij vazhdonte tė fėrkonte murin e shpellės, sikur ta merrte me tė mirė. Ishte koha tamam pėr shantazh. Njerėzit tanė atje mund ta shfrytėzojnė mirė gjendjen. Sipas raporteve tė besueshme pėrkrahės tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė tė Kinės atje kishte gjer nė qeveri, gjer nė Komitetin Qendror. Ata duhet tė zgjoheshin mė nė fund nga gjumi. Loja e vėrtetė fillonte pikėrisht tani. Tani do t'i lani borxhet pėr tė gjitha. Do t'jua shtrėngoj vidhat dalėngadalė me stinė, me muaj, me javė. Herė-herė do tė bėj sikur do t'jua liroj, qė t'ju dhembė pastaj mė shumė kur t'jua shtrėngoj pėrsėri. Dhe kėshtu do tė vazhdojė me vite gjersa tė raskapiteni, gjersa tė vini vetė pėr tė mė dhėnė mė tepėr se ē'ju kam kėrkuar, ha-ha-ha. Ngadalshėm, si njė verė tė mirė qė njeriut i pėlqen ta mbajė sa mė gjate nė gojė pėr t'ia ndier sa mė gjatė shijen, ai u pėrpoq tė sillte ndėr mend procesin e ardhshėm tė kinezifikimit tė Shqipėrisė. Pas zhdukjes sė inteligjencies dhe pėrēudnimit tė shkollės. do tė vinte zbehja e historisė, harresat e mėdha, zėvendėsimi i heronjve dhe lindja e Lej Fenėve tė parė shqiptarė. (Ē'ishin traktorėt e parė pėrpara kėsaj ?) Thuhej se qysh tani ishin mbjellė me sukses ca lėvizje kineze nė koreografinė e tyre. Ishin ende pak, si lulet e para, por do tė shtoheshin dalėngadalė. Pas gjesteve do tė vinin fjalėt, dhe pas fjalėve mendimet. Rezerva e evropianizimit tė tyre do tė pakėsohej dalėngadalė, si ujėt nė njė kėshtjellė tė rrethuar. Atėherė edhe njė sulm i fundit dhe Shqipėria do tė jepej... Do tė jepej se s'bėn... Gati shtatė shekuj mė parė Azia, pėr herė tė parė, ia kishte vėnė syrin kėtij vendi. Ajo kishte mundur mė nė fund ta fuste nė gjirin e saj, ku e kishte mbajtur pesė shekuj. Por Shqipėria, si njė mace e egėr, kishte mundur prapė t'i ikte Azisė nė fillim tė shekullit XX. Por kjo ishte hera e fundit qė ndodhte njė gjė e tillė. Tani ajo s'kishte ku vente mė. Shurdhtazi, pa shpatė e pa bujė, ajo do t'i kthehej Azisė, kėtė herė perjetė. Ky do tė ishte njė moment sublim nė historinė mijėvjeēare tė Kinės. Vendi i parė evropian nė botė qė do tė kinezifikohej. Si njolla e vitiligos kinezizimi do tė pėrhapej dalėngadalė nė veri tė saj, drejt Evropės qendrore, e pastaj edhe mė larg. Kjo do tė ishte fitorja e parė kolosale e Azisė mbi Evropėn. Revanshi mijėvjeēar. Ky ishte nė tė vėrtetė thelbi i veprės sė tij. Pėr fat tė keq shumė pak sy ishin nė gjendje ta shikonin atė. Por veprat e mėdha s'shikohen kurrė nga afėr. Duhet tė sprapsesh me vite, ndoshta me shekuj, pėr tė kapur pėrmasat e vėrteta tė tyre. Ankohuni, shkruani letra anonime, budallenj, tha ai me vete. Sytė tuaj janė akoma tė veshur me njė cipė si tė foshnjės njėmuajshe. Kurse unė po hyj nė tė tetėdhjetat. Njė copė herė i humbi prapė filli i mendimit dhe iu desh njėfarė kohe gjersa ta gjente. Po mendonte pėr afatet e procesit. Ndoshta do tė jepte frytet e para kur ai tė ishte nėntėdhjetė vjeē apo ndoshta njėqind e dyzet, kjo s'kishte rėndėsi. Edhe sikur tė vazhdonte mė gjatė, kur ai tė ishte njėqind e tetėdhjetė vjeē, apo treqind e njėzet vjeē, prapė s'kishte rėndėsi. Prej kohėsh ai i mendonte jetėn dhe vdekjen e tij tė pėrziera bashkė. Do tė kishte vetėm njė sqarim tė vogėl banal: gjer nė filan vit vazhdonte tė merrte frymė, ose tė lėvizte, por kjo do tė kishte po atė rėndėsi qė nė biografinė e njeriut ka ndėrrimi i banesės, ose i qendrės sė punės. Ai mendonte jetėn, ose mė mirė jetė-vdekjen e tij unike dhe tė pandarė. Kjo ishte ndoshta dhe arsyeja kryesore qė futej herė pas here nė shpellė. E humbi prapė fillin e mendimit dhe, kur e rigjeti, i erdhi ndėr mend letra e Shqipėrisė. Zemėrimi iu pėrpėlit nė periferitė e trurit tė tij, sidomos nė duar. Dorėn qė e kishte ende te mbėshtetur te muri i shpellės e shtrėngoi fort pas gurėve, sikur tė donte t'i tundte. Nė tė vėrtetė sa herė qė e bėnte kėtė gjė e pėrshkonte mendimi se si mund tė shkaktohej njė tėrmet. Zeusi i grekėve ishte budalla qė kujtonte se mund ta trondiste dheun qė larg nga retė, tha me vete. Globi tundet nga poshtė, nga themelet. Ai vazhdonte ta mbante dorėn te muri i shpellės, thuajse besonte vėrtet se tėrmeti ndėrkaq kishte filluar dhe lart mbi tokė po ndodhte hataja. Kėtu qėndron ndryshimi im prej jush, tha ai me vete duke kthyer sytė nė atė drejtim ku, sipas mendimit tė tij, gjendeshin Evropa, grekėt e vjetėr dhe krejt raca e bardhė. Silva e bėri rrugėn me shpejtėsi, megjithatė, kur mbėrriti te hyrja e ministrisė sė saj, ishte pak vonė. Pa e ngadalėsuar tė ecurėn ajo pėrshėndeti nėpunėsin e shėrbimit, fytyra e tė cilit mezi dallohej pas xhamit tė portinerisė, dhe ashtu gjysmė me vrap nisi tė ngjiste shkallėt. Nė korridorin e katit tė dytė desh u pėrplas me tė njohurin e saj tė dikurshėm, Viktor Hilėn, tė cilin s'e kishte parė prej kohėsh. - O, si jeni? - tha ajo, me frymėmarrje akoma tė shpeshuar nga ngjitja e shkallėve. - Ē'ju ka sjellė kėndej ?

Ai e vėshtroi me ca sy tė hutuar dhe vetėm atėherė Silva vuri re nė fytyrėn e tij tė parruar njė ndjenjė lodhjeje dhe mėrzie. - Njė ngatėrresė, - ia bėri ai nėpėr dhėmbė, duke e shoqėruar fjalėn me njė lėvizje tė dorės. - Ku ėshtė zyra e zėvendėsministrit tė parė? - Ju ēoj unė, -tha ajo. - Ejani. Ajo eci pėrpara, e lehtėsuar qė mund tė bėnte diēka pėr tė. Megjithėse e takonte rrallė, ashtu si me tė gjithė tė njohurit e tjerė tė pėrbashkėt tė saj dhe tė sė motrės, tani qė Ana s'ishte mė, Silva sillej me ta me shumė kujdes, si me diēka tė brishtė e tė thyeshme lehtė. - Kėtu, Viktor, - tha me zė tė ėmbėl. Ai murmuriti njė si pėrshėndetje dhe, pa i dhėnė as dorėn, trokiti te dera. E kishte humbur fare, tha ajo me vete, duke ecur drejt zyrės sė saj. Do tė ishte fyer prej kujtdo nga njė sjellje e tillė, por jo prej tij. - Mirėmėngjesi, -tha duke hapur derėn e zyrės. - Mirėmėngjesi, Silva! - tha shefi. Shqiptimi i emrit tė saj pas fjalės "mirėmėngjesi" tregonte se ai as qė e kishte vėnė re vonesėn e saj. Megjithatė, ndėrsa vinte pardėsynė nė mbajtėse, Silva tha: - U vonova pak. Linda, qė e ndiqte me njė vėshtrim tė gėzueshėm qė nga tryeza e saj e punės, gjeti rastin t'i shkelte syrin. Ajo kishte ndėrruar krehjen e flokėve dhe kėshtu dukej edhe mė e re. Ajo ėshtė njėzetetrevjeēe, mendoi Silva ndėrsa hapte sirtarėt pėr tė nxjerrė dosjet, ē'i duhet tė duket mė e re ? Nė zyrė zotėroi heshtja. Kjo ishte koha e orarit zyrtar kur heshtja dukej e padurueshme, ngaqė njerėzit akoma s'kishin pasur mundėsi tė kėmbenin dy fjalė pėr ditėn e djeshme, apo pėr diēka qė nuk u durohej sa ta thoshin. Nga dritaret e larta barok hynte njė nga ato lloj ndriēimesh tė pėrmbajtura, qė duket sikur gjithė teprimet apo trillet e motit i lėnė pėrjashta xhamave, duke lejuar brenda vetėm atė ēka ėshtė e nevojshme pėr njė zyrė. Balli i shefit, i lėmuar, i zgjeruar paksa nga sprapsja e flokėve, ishte i palėvizshėm mbi tryezė. Anash saj, Silva pothuajse e ndiente fizikisht padurimin e profilit tė Lindės pėr t'u kthyer nga ajo.

Njė padurim tė tillė mėngjeseve ajo arrinte t'ia kalonte edhe Silvės, kėshtu qė tė dyja bashkė mezi ēprisnin pas ēdo tingėllimi tė ziles sė telefonit apo trokitjeje tė derės qė shefi tė ngrihej e tė thoshte: po mė thėrresin. Pastaj, pak kohė pasi ai dilte, e ndienin dhe vetė se padurimi i tyre s'kishte qenė dhe aq i pėrligjur dhe nga mungesa e shefit s'ndryshonte ndonjė gjė e madhe nė zyrė. Madje, kur tė gjithė shefat ishin nė mbledhje dhe nga zyrat fqinje vinin pėr tė bėrė njė ēikė muhabet, kishte raste qė Silva, bile dhe Linda, bėheshin nervoze dhe mezi ēprisnin qė njerėzit tė largoheshin pėr tė vazhduar punėn. Megjithatė kjo pėrvojė e pėrsėritur nuk i pengonte t'i shijonin ēdo herė po me atė kėnaqėsi ēastet e para kur shefi i linte vetėm. Telefoni ra disa herė, por asnjėherė shefi nuk shqiptoi fjalėt "po vij". Ai u ngrit e doli vetė,atėhere kur ato e kishin humbur shpresėn se do tė ikte. - Uf, - tha Linda porsa doli ai. - Sot s'po mė punohet hiē. -Ky model flokėsh tė shkon shumė, -tha Silva. Fytyra e Lindės shkėlqeu e gjitha. - Vėrtet? Kur hyra nė mėngjes, thashė me vete: ē'ėshtė nevoja qė tė duket edhe mė e re se ē'ėshtė? - O, s'jam edhe aq e re sa ē'e bėn ti. - O zot, - tha Silva, - sa e pangopur qė je. Nė qoftė se ty s'tė duket vetja e re, atėherė ē'do tė thosha unė ? Linda e pa ngultazi. - Megjithatė unė do tė kėmbehesha me gjithė qejf me ty. -Si?-ia bėri Silva dhe, pa e ditur as vetė pse, ndjeu qė u skuq lehtė. Linda buzėqeshi. -Thashė se do tė kėmbehesha me gjithė qejf me ty. - Ah, ja ē'na doli, - ia bėri Silva. -Mos u bėj e pasinqertė, Linda. - Jo, -nguli kėmbė tjetra. -Jam krejtėsisht e sinqertė nė atė qė thashė. Silva e ndiente se e skuqura nuk i kishte ikur akoma nga fytyra. Ē'ėshtė ky budallallėk, tha me vete. Pėr fat tė mirė u hap dera dhe hyri njė protokolliste e shėndoshė duke thėnė "brrr, sa ftohtė,". Ajo vuri dorėn te kaloriferi dhe tundi kokėn. -Te ju kaloriferėt ngrohin mirė, kurse ne thamė sė ftohti. Ku e keni shefin? - Besoj se do tė kthehet shpejt, - u pėrgjigj Linda. - T'i them gjė? - Jo, vij prapė mė vonė, -tha ajo dhe doli. Linda ndoqi me sy derėn gjersa u mbyll dhe u kthye nga Silva. - Sado e ēuditshme qė tė duket, unė jam krejt e sinqertė nė atė qė thashė, - tha ajo. - Ndonėse, dhe aq e ēuditshme nuk duket. - Lėre mė mirė kėtė bisedė, - tha Silva, kurse me vete shtoi: Mė duket se s'di as vetė ē'flas. -E pse- pyeti Linda me njė ankim pėrkėdhelės. Nė derė trokitėn pėrsėri krejt shkujdesshėm dhe, pa arritur ato tė thoshin "hyr", dikush e hapi derėn. - Komunistėt, nė orėn dhjetė, mbledhje partie, - tha njė kokė, trupi i sė cilės kishte mbetur jashtė dere. - Ah, po, te ju s'ka komunistė, mė falni. Dera u mbyll po me atė zhurmė qė u hap, dhe dy-tri herė nė korridor u dėgjua zėri i tij: "Komunistėt, nė orėn dhjetė, mbledhje e shkurtėr partie." Kėshtu do tė lajmėrojnė pėr mbledhjen ku Saimiri do tė pėrjashtohet, mendoi Silva, dhe nė ēast u pikėllua krejt. Mbledhja, siē i kishte thėnė ai, do tė bėhej sė shpejti dhe asnjė shpresė s'dukej nė horizont pėr tė. Duhet ta kuptosh, Silva, i kishte thėnė ai, pėrjashtimi nga Partia pėr njė rast tė tillė ėshtė gjėja mė e paktė. Nė zėrin e tij s'kishte pasur as pakėnaqėsi, as revoltė, dhe kjo e kishte trembur Silvėn mė shumė se ēdo gjė. Nė njė rast tė tillė, kishte pėrsėritur ajo me vete: "Po ē'ishte ky rast, ē'ke bėrė ?", e kishte pyetur ndoshta pėr tė dhjetėn herė. Dhe ashtu si herėt e tjera ai nuk i kishte treguar asgjė. Nga jashtė vinte njė si zhurmė dyersh. Ndoshta ishte njeriu qė lajmėronte pėr mbledhjen e organizatės. Papritur Silva ndjeu njė pickim nė zemėr. Mos vallė mbledhja pėr Saimirin ishte bėrė dhe ajo s'dinte asgjė? Por s'ishte e mundur njė gjė e tillė, e qetėsoi ajo veten. Nė mos ai vetė, Sonja do ta kishte lajmėruar. Veē nė qoftė se... Dera u hap dhe hyri shefi, mė i zymtė se zakonisht. Kėshtu bėhej gjithmonė, sa herė qė lajmėrohej papritur pėr ndonjė mbledhje partie gjatė orarit zyrtar. Ai nuk ishte anėtar partie dhe tė gjithė e dinin se e kishte brengė kėtė gjė. Ē'e do, s'e kam atė "tė kuqen", u thoshte miqve tė tij pėr teserėn e Partisė, sa herė qė bėhej fjalė pėr mundėsinė e emėrimit tė tij nė njė post tė rėndėsishėm. Por gjatė jetės sė pėrditshme nė zyrė, i rrėmbyer nga ritmi i punės, nga urdhrat qė u jepte vartėsve dhe nga vetė pozita e tij si shef, jo vetėm ai vetė, por kishte pėrshtypjen se edhe tė tjerėt e harronin mosqenien e tij nė Parti. Mirėpo ja, vinte njė ēast i tillė kur dikush lajmėronte: "Komunistėt nė mbledhje tė Partisė", dhe ai e ndiente veten tmerrėsisht keq. Gjatė gjithė kohės qė vazhdonte mbledhja ishte nė njė siklet tė madh, ēdo njeri qė e shikonte i dukej sikur do tė habitej me tė (nė tė vėrtetė kjo kishte ndodhur disa herė): "Po ti s'paske shkuar nė mbledhje? Ah, po, ti s'je anėtar, mė fal." Kėto ishin ēaste me tė vėrtetė tė zeza pėr tė. S'dinte ē'tė bėnte. Qė tė mos binte nė sy, ikte, vėrtitej korridoreve, nganjėherė zhdukej fare nga zyra. Edhe mė keq e ndiente veten nė mbledhjet e hapura tė Partisė, kur nė pjesėn e dytė tė mbledhjes sekretari i organizatės thoshte: tani shokėt pa parti tė na falin, se kemi ca probleme tė brendshme. Nė atė ēast s'e donte veten. Dilte kokulur bashkė me tė tjerėt, me njė pėrzierje dėshpėrimi e fyerjeje nė fytyrė sikur tė thoshte: mė mirė tė mos na kishin ftuar fare. Dhe dy-tri ditė pas kėsaj e ndiente veten si tė vrarė.

Ja, dhe tani po trazonte gjithė nervozizėm letrat mbi tryezė. - Ku ėshtė materiali i zyrės sė planit ? - tha mė nė fund. - Atje duhet ta keni, - u pėrgjigj Linda me zė tė butė.

Kuptohej menjėherė qė nuk kėrkonte asnjė material, sepse sirtarėt e tryezės sė tij u hapėn e u mbyllėn pa asnjė kriter. Mė nė fund nga njėri prej tyre nxori paketėn e cigareve si dhe ēakmakun, qė kushedi pse i pėlqente t'i mbante nė sirtar, vuri njė cigare nė gojė dhe pa e ndezur doli nga zyra. - ėshtė bėrė tym, - tha Linda. Silva doli pėr tė ēuar njė material te sekretarja e ministrit. Nė korridor kishte qetesi. Njė telefon qė s'e ngrinte kush binte vazhdimisht pas derės sė njė zyre. Me siguri i zoti i tij qe nė mbledhje. Silvės prapė i vetėtiu nėpėr mend mbledhja fatale pėr tė vėllanė, por u pėrpoq ta hiqte mendjen andej. Vetėm se tha me vete: duhet t'i telefonoj sot. Kur u kthye nė zyrė, atje ishte Ariani, nga zyra fqinje. Buzėqeshnin tė dy me Lindėn pėr diēka qė porsa e kishin thėnė. Pėrse nuk shoqėrohen bashkė ?, mendoi Silva. Do tė ishte njė ēift i bukur. - Po i tregoja pėr shefin, - tha Linda. - Pėr nervat qė i hipin sa herė qė ka mbledhje partie. - Sot mbledhja e Partisė mund tė ketė lidhje me Kinėn, - tha Ariani. - Vėrtet? -ia bėri Linda. - Kėshtu mė duket. ėshtė ajo puna e vizitės sė presidentit amerikan. Nė disa dikastere komunistėve, madje dhe kuadrove pa parti, u janė bėrė sqarime. U kuptua menjėherė qėndrimi qė do tė mbahej pėr atė vizitė,-ndėrhyri Silva. - Mjaftonte tė shikoje shtypin pėr ta marrė vesh. -Ashtu ėshtė,-tha Ariani. - Ndėrsa gazetat dhe radiot e botės u shqyen sė foluri pėr tė, shtypi ynė e njoftoi vetėm me pesė rreshta. Kurse televizioni s'dha asnjė pamje. Diku nė korridor dėgjohej njė pėrplasje e mbytur dyersh. Njė telefon, ndoshta ai qė e kishte dėgjuar Silva, vazhdonte tė binte nė largėsi. - Domethėnė tė gjitha ato qė janė folur kohėt e fundit pėr Kinėn janė tė vėrteta, - tha Linda. - Me sa duket, - u pėrgjigj Ariani. - Dhe kjo gjė mund tė ēojė gjer nė prishje? - Linda e bėri pyetjen duke pėrpėlitur qepallat habitshėm. Ariani ngriti supet dhe vėshtroi Silvėn si pėr tė marrė njė mendim prej saj. - S'di ē'tė them. Silva vėshtronte mendueshėm syprinėn e tryezės. -Njė prishje kaq e qetė, - tha ajo -Krejt ndryshe nga... Nuk arriti tė mbaronte frazėn, se nė atė ēast u hap dera dhe hyri Simon Dersha, qė punonte nė zyrėn fqinje. - Ka mundėsi tė telefonoj ? - tha ai. - Telefoni ynė ėshtė prishur. -Telefononi, - tha Silva. Ajo deshi tė kthente kokėn nga Ariani pėr tė vazhduar bisedėn, por u kujtua se ajo bisedė nuk mund tė vazhdonte nė praninė e Simon Dershės. Megjithėse fqinj me zyrėn e tyre, ai kishte qenė pėr ta njė njeri i huaj, prania e e tė cilit binte nė sy vetėm ditėn e ndarjes sė rrogave, kur, i ulur nė njė karrige pėrbri llogaritarit, i mbante ēdo punonjėsi kuotat e bashkimeve profesionale. Ai s'ishte as i mirė as i keq pėr tė, megjithatė nė sy tė tij s'kishte qejf tė bisedonte pėr asgjė. Ja dhe tani Silva e ndiqte me sy krahun e tij qė po formonte numrin, duke e ndier se edhe sytė e Lindės e tė Arianit vėshtronin me tė njėjtėn mėnyrė. - Simon, paske bėrė kostum tė ri, - tha Linda. - E gėzofsh ! - Falemnderit, - tha tjetri, me dorezėn e telefonit te goja. - E kam pasur prej kohėsh. - S'ta kam parė asnjėherė. Ai bėri njė si buzėqeshje nazike, duke ulur kokėn poshtė. Kostumi blu i errėt ia bėnte edhe mė tė vrarė ngjyrėn e fytyrės. Ishte hera e parė qė Silva po e shikonte me vėrejtje atė njeri. Ai kishte qenė pėr tė njė njeri i mbyllur, meskin dhe asaj i vinte gati ēudi tani pėr atė fytyrė tė irnosur, qė dukej menjėherė se kishte kaluar njė natė pa gjumė e nėpėr tė cilėn vetonte herė pas here njė motiv lumturie. Dashuri?, mendoi Silva gati me neveri, pothuajse e fyer qė dashuria dhe Simon Dersha mund tė pėrziheshin njė ditė bashkė. Nė heshtjen qė qe vendosur nė zyrė, dėgjoheshin sinjalet e telefonit, qė mbeteshin pa pėrgjigje, diku nė njė dhomė boshe. Simoni e mbylli mė nė fund telefonin, tha "falemnderit" dhe doli. - Edhe nė zyrėn tonė, para njė ēerek ore, bėri tė njėjtėn gjė, -tha Ariani qė rrinte akoma nė kėmbė. - Ka edhe ai jetėn e tij, - tha Silva. - Sigurisht, - tha Ariani, - ku e lamė fjalėn? Ah, po, te kinezėt. Te prishja e qetė. -Po, -tha Silva, -nuk ngjan fare me prishjen me sovjetikėt. - Atėherė ishte mė dramatike ? - pyeti Linda. - Pa asnjė krahasim, - u pėrgjigj Silva. Ariani qe afruar te dritarja dhe po vėshtronte pėrjashta. - Ejani tė shikoni, - tha pas pak. - Ēfarė? - Nė sheshin "Skėnderbej", kinezė. Ato u ngritėn tė dyja dhe u afruan te dritarja. Qė andej dukej fare mirė sheshi i madh. Nė trotuaret e gjera dukeshin vėrtet grumbuj tė shumtė kinezėsh. Njė pjesė lėviznin akoma, njė pjesė kishin qėndruar nė vend pėrpara kolonave prej mermeri tė Pallatit tė Kulturės dhe mė tutje, nėn kėmbėt e Monumentit tė Skėnderbeut. - S'kam parė ndonjėherė kaq shumė kinezė, - tha Ariani. - Po vijnė tė tjerė, -tha Linda, - shiko kėndej nė bulevardin e madh. -Ndoshta do tė kenė qenė nė ndonjė mbledhje nė ambasadėn e tyre, - tha Silva. -Me siguri. Ato vėshtruan njė copė herė nė heshtje. - E mbushėn krejt sheshin, - tha Linda. - Njė pamje me tė vėrtetė e ēuditshme. Silva vėshtronte me njė si vuajtje nė fytyrė. Ajo lėvizje e ngathėt atje poshtė, ajo buisje nėpėr shesh, e ngjashme me lėkundjen e njė morie peshqish pa jetė, tė shfaqur disi misteriozisht nė mes tė ditės, i ngjallte njė ndjesi ankthi. - Duke parė muret e pambaruara tė ndėrtesės sė re tė ambasadės kineze, njerėzit thonė se po ndodh e njėjta gjė ashtu si edhe me sovjetikėt, - tha Linda. - Edhe atėherė marrėdhėniet u prishėn nė prag tė ndėrtimit tė ndėrtesės sė re tė ambasadės sė tyre, apo jo? - Pikėrisht, - tha Ariani. - ėshtė fare e vėrtetė. - Ti, Silva, the se kjo prishje ėshtė krejt e qetė, -tha Linda.- Po ajo tjetra. ishte ndryshe, apo jo? - Me sovjetikėt? O, atėherė gjithēka ishte gjithė nerv, e rrezikshme dhe e rėndė, -u pėrgjigj Silva. - Tjetėr gjė fare. -Po me jugosllavėt, si ishte? - Linda u pendua nė ēast pėr pyetjen. Mendimi se mos po e bėnte si tepėr tė madhe nė moshė qė po e pyeste pėr diēka qė kishte ndodhur rreth njėzet e pesė vjet mė parė, e bėri tė ndiente tė nxehtė nė faqe. - Po ndoshta nuk tė kujtohet, - shtoi pėr tė ndrequr nė njėfarė mėnyre gafėn. - Jo, mė kujtohet, - tha Silva. - Madje mė kujtohet fare mirė. - Ajo bėri njė si nėnqeshje me vete. - Isha nxėnėse, atėherė, nė shkollėn fillore. Mė kujtohet qė ishte njė mėngjes i ftohtė me shi dhe zilja pėr tė hyrė nė klasė po vononte, megjithėse nxėnėsit ishin tė gjithė tė rreshtuar. Pastaj drejtori doli te pragu i shkollės dhe tha: "Fėmijė, Titoja tradhtoi." - Pak a shumė e njėjta gjė si me sovjetikėt, - tha Ariani. - Edhe unė atėherė isha nxėnės. Kurse ty me siguri s'tė kujtohet as njėra, as tjetra, - iu kthye Lindės. -Jo, pse?-ia bėri ajo e turbulluar. -Diēka mė kujtohet pėr Hrushovin. - Ti atėherė ke qenė me siguri nė kopsht, - tha Silva me njė buzėqeshje tė pėrmbajtur. Linda e ndjeu kėtė herė qė u skuq sikur tė ishte fajtore. -O, ju po mė bėni fare foshnjė, - tha ajo.- Mua mė kujtohet fare mirė si e hoqėm portretin e Hrushovit nga klasa, madje dikush deshi ta shkelte me kėmbė, por mėsuesja i bėrtiti se s'duhet tepruar. - E mban mend, apo e ke lexuar nė libra ? - e ngacmoi Ariani. - Sa i keq je! - tha Linda. -Mė njė mijė e nėntėqind e gjashtėdhjetė e njė ti duhet tė kesh qenė shtatė vjeē, - tha Silva. Linda tundi kokėn: - Diēka mė tepėr. - Kurse unė pikėrisht pak kohė pas ngjarjes u martova, - tha Silva. - Vėrtet? - ia bėri Linda. Silva vėshtroi mendueshėm pas xhamave. - Ishte tamam fillimi i bllokadės kur ika nga arkeologjia dhe erdha nė ndėrtim. - Atėherė erdhėn nė ndėrtim shumė inxhinierė, apo jo ? - tha Ariani. - Po. Ndėrtimi qe i pari qė u godit prej bllokadės. Silva vazhdonte tė vėshtronte nė drejtim tė xhamave. Tė largėta si nga njė botė tjetėr, tė ndriēuara ftohtė, iu kujtuan teatri antik i Pashalimanit, kėrkimet e lėna pėrgjysmė dhe xhelozia e saj pėr njė ruse tė bukur qė ishte pleksur papritur me njė arkeolog tė grupit. S'ka gjė mė e tmerrshme se tė vuash nga xhelozia gjatė gėrmimeve arkeologjike, i ishte rrėfyer mė vonė Anės. Tė gjitha gropat e hapura tė duket sikur i ke mbi qenien tėnde. Motra e kishte dėgjuar pa shumė pėrqendrim, por Silva e dinte qė ajo, ngaqė vetė s'e njihte xhelozinė, s'besonte nė vuajtjet e saj. Ishte pėrpjekur ta qetėsonte: ja, tani rusėt do tė ikin dhe ti do tė shpėtosh prej saj, po pėr Silvėn ky ishte njė ngushėllim i vogėl. Madje asaj i dukej se, i ndarė kėshtu brutalisht prej ruses, arkeologu do ta kujtonte edhe mė shumė... Uh, ty s'ta gjen dot mendjen njeriu, i kishte thėnė Ana, rri e vuaj atėherė... Por mė vonė, kur brenga e Silvės kishte marrė fund papritur pas njohjes me Gjergjin, Ana qe gėzuar pėr motrėn si rrallėndonjėherė. Ajo vetė nė atė kohė sapo ishte njohur me Besnik Strugėn... Po pse vallė ditėt e fundit i kujtohej pėrherė e mė shpesh? - Domethėnė atėherė gjithēka ka qenė ndryshe, -tha Linda. Silva bėri "po" me kokė. U dėgjuan hapa nė korridor, pastaj dera u hap dhe hyri shefi. Kishte njėfarė lehtėsimi nė fytyrė, megjithėse vėshtrimi i tij ishte tepėr serioz. Me siguri mbledhja e komunistėve kishte mbaruar dhe, siē thoshte Linda, shprehja e fytyrės sė shefit nė raste tė tilla nuk ishte veēse e kopjuar nga ndonjė fytyrė komunisti qė porsa kishte dalė nga mbledhja dhe me tė cilin ai qe kryqėzuar nė korridor. Dukej sikur shefi donte tė thoshte njė gjė, por diēka e pengonte. Ariani, qė ishte i bindur se shefit nuk i pėlqente ta gjente atė nė zyrėn e tij, u largua qetėsisht. -Pėr atė ishte mbledhja, -tha shefi, pa e ngritur kokėn nga shkresat. - Pėr Kinėn. - Ashtu? - ia bėri Linda. - Me sa duket po devijojnė. Yt shoq do tė na sjellė lajme mė tė sigurta, besoj, - tha ai duke iu drejtuar Silvės.-Kur vjen? Silva ngriti supet. - Nuk e di, - tha. - S'kam marrė asnjė lajm prej tij. Ajo ishte ende nė kėmbė dhe, pa ditur as vetė pse u kthye nga dritarja pėr tė parė sheshin "Skėnderbej". - Linda, - tha me zė tė ulėt, duke e prekur te supi. - shiko atje. Linda u kthye dhe afroi kokėn te xhami. - Sa ēudi, - tha ajo. - Ē'ėshtė? - ia bėri shefi. - Diēka e ēuditshme, - tha Silva. - Pak ēaste mė parė sheshi "Skėnderbej" ishte mbushur me kinezė. Tani janė zhdukur tė gjithė. - Sikur t'i ketė pėrpirė dheu, - shtoi Linda. - Hm, - ia bėri shefi, - janė enigmatikė. Edhe vizitėn e Niksonit ashtu e paskan pėrgatitur, nė fshehtėsi tė plotė. - Me tė tillėt mė mirė tė ftohemi njė herė e mirė, - tha Linda.

Shefi ngriti kokėn. - Njė fjalė goje, - tha. - Po kėtu, moj vajzė, s'ėshtė si nė dashuri, mė je ftohur, mė mirė tė mos tė kisha njohur fare e ku di si janė ato romanet e dashurisė. -Nuk ju kuptova, -tha Linda, duke e vėshtruar me vėmendje. - Desha tė them se punėt midis shteteve s'janė njėlloj si midis njerėzve, mė do, s'tė dua mė, hajde tė ndahemi. Janė gjėra tė thella, rrethana objektive etj.. -Ju kujtoni se unė jam aq mendjelehtė saqė ēdo gjė nė botė tė mė duket si marrėdhėnie midis ēifteve ? - tha Linda me njė ton tė akullt. Shefi e vėshtroi gjithė habi. - Po dale njė herė, - ia bėri ai, - unė nuk thashė njė gjė tė tillė. - Ashtu thatė, - tha ajo. Sytė i shkreptinė nga zemėrimi. Shefi bėri njė lėvizje tė kotė me duar. Ai ktheu kokėn nga Silva, si pėr tė kėrkuar ndihmėn e saj nė kėtė ngatėrresė, pastaj, ngaqė nuk e kuptoi dot nėse Silva mund tė ndėrhynte pėr tė sqaruar diēka, hapi prapė krahėt, sikur tė thoshte "ē'mė polli". Njė copė herė u mor me hapjen dhe mbylljen e sirtarėve, siē bėnte zakonisht kur ishte i turbulluar. Pastaj ndezi njė cigare, tė cilėn e shoi sakaq. - Epo mjaft, de, - tha gjithė zemėrim. - S'e thashė me qėllim, dreqi e mori. Nė fund tė fundit do tė mė duroni ndonjė shaka. Shef mė keni. Ai u ngrit me vrull nga karrigia, futi paketėn e cigareve nė xhep dhe doli. - I ēuditshėm ! - tha Linda, zemėrimi i sė cilės qe shuar pikėrisht nga nxehja e tij. - Nė vend qė tė fyhesha unė... Silva buzėqeshi qetėsisht. - Zbresim nė bufe? - tha ajo. - Mos u zemėrova mė shumė se ē'duhet? - tha Linda kur po zbritnin shkallėt. Silva buzėqeshi pa e pasur mendjen aty. Bufeja ishte nė katin nėn tokė dhe shkallėt qė tė ēonin atje ishin plot me njerėz qė hipnin ose zbritnin. Ishte ora e zakonshme kur nėpunėsit pinin kafe. Nė qoshen e banakut Silva pa pėrsėri Vikor Hilėn, qė po pinte njė gotė konjak. Fytyrėn e kishte tė dėshpėruar. - E gjetėt zėvendėsministrin? - e pyeti ajo kur u gjend pėrbri tij. Viktor Hila bėri njė shenjė me dorė. - E gjeta, po ē'e do. -Njihuni, -e prezantoi Silva me Lindėn, -njė shoqja ime. Njė i njohuri im. - Gėzohem, - ia bėri Viktor Hila, pa vėshtruar kurrkėnd. - Pranoni tė merrni diēka nga unė, jam tepėr i mėrzitur. -Po ē'keni kėshtu?-tha Silva. -Edhe nė mėngjes kur ju pashė... - Mė ka pjellė belaja, - tha ai. - Nė fillim e e mora si me tė qeshur, po tani po mė pjell. Kam qė nė mėngjes qė vėrtitem dhe askush s'mė thotė asgjė tė qartė. Ē'do tė merrni ? - Po ndoshta s'ka nevojė, - tha Silva. - Aq mė tepėr qė s'jeni dhe nė humor. - Pikėrisht se s'jam nė humor, mos mė shtoni mėrzinė. Merrni diēka, ju lutem. E kam vėrtet pėr kėnaqėsi. Linda e vėshtroi Silvėn njė grimė sikur t'i thoshte "a ėshtė normal". - Po mirė atėherė, po marrim njė kafe, - tha Silva. Viktor Hila ktheu gotėn. - Mė ka pjellė me njė kinez, - tha. - Me njė kinez? - ia bėri Silva. - Pikėrisht pak mė parė po flisnim pėr ta, - tha Linda, qė po e vėshtronte gjithė kureshtje Viktor Hilėn. - Me njė kinez tė... tė... Oh, ē'kinez i poshtėr, -murmuriti Viktor Hila. Linda zuri gojėn me dorė pėr tė mos ia plasur tė qeshurit. Viktor Hila mori kafet nga banakierja dhe ia vuri secilės pėrpara. - Dje mė njoftuan se jam i pezulluar. Mė kuptoni ? As nė punė, as i pushuar, por i pezulluar. Dhe gjithmonė pėr shkak tė kinezit. Kam gjithė mengjesin qė po vėrtitem nė ministri pėr tė zgjidhur ngatėrresėn dhe s'po mundem dot. Mė kuptoni? S'po mundem kurrsesi. Tė gjithė janė bėrė si tė shurdhėr. -E ē'punė keni pasur me kinezin? -pyeti Siiva, pasi rrufiti filxhanin e kafesė. -Jeni grindur me tė? - Mė keq, - tha Viktor Hila. - I kam shkelur kėmbėn. Kėtė herė jo vetėm Linda, por edhe Silva qeshi me zė. - Me gjithė mend e keni?.... - pyeti Silva pėrmes sė qeshurės. -Hm, -ia bėri Viktor Hila, -kėshtu qesha dhe unė nė fillim, kur mė thanė se kinezi qe ankuar, por tani e qeshura po mė del pėr hundėsh. Linda vazhdonte akoma tė qeshte dhe e vuri filxhanin te banaku, qė tė mos i derdhej kafja nga tė dredhurit e supit. - E pastaj, ē'ndodhi? - pyeti Silva. - Ē'pyet ! - tha tjetri. - Kinezi u ankua se unė e shkela me qėllim. Unė natyrisht thashė se e shkela pa qėllim. Puna shkoi nė Ministrinė e Jashtme. Ambasada kineze kėrkoi dėnimin tim. Kur morėn vesh qė unė s'u dėnova, pėrsėriti protestėn. Thonė se puna ka shkuar gjer nė Pekin. Kanė dėrguar atje radiografinė e kėmbės sė kinezit dhe pritet pėrgjigjja qė andej. E kuptoni tani sa keq i kam punėt? -Po ndėrkaq, me sa po dėgjojmė, punėt me Kinėn sikur s'po shkojnė dhe aq vaj, - ia bėri Linda, qė i kishte akoma sytė me lot nga e qeshura. - Kėshtu qė edhe ju mund tė shpėtoni. - Ah, i di unė kėto, - tha Viktori, - mund tė ndodhin gjithfarė gjėrash. Mund tė vijė dita qė dikush tė shkojė e tė bėjė ndonjė proēkė mu pėrpara ambasadės kineze, megjithatė kėmba qė shkela unė do tė kujtohet. Jam ters i madh. Ai vėshtroi djathtas e majtas. - Dhe mė e keqja ėshtė se tė gjithė mė japin kėshilla: ji i pėrmbajtur, Viktor, mos shaj kinezėt se do ta pėsosh mė keq. Mė thėrret sekretari i Partisė, mė thėrret drejtori, i njėjti avaz: populli kinez ėshtė kėshtu, e populli kinez ėshtė ashtu, dakord, i them unė, s'kam gjė me popullin kinez, sinqerisht s'kam gjė me kinezėt, veē mė thoni si do tė bėhet kjo puna ime. Gjithmonė po ai, tha me vete Silva. I vrullshėm, i papėrmbajtur, tėrheqės rreziqesh mbi kokėn e vet, ashtu siē e kishte njohur nė kohėn e prishjes me sovjetikėt, kur kishin shkuar disa herė me Anėn, nė kohėn qė ai shtronte darkat e tij tė paharrueshme. Nė njėrėn prej tyre, nė mos gabonte, Ana ishte njohur me Besnik Strugėn... -Radioskopi, radiografi e kėmbės sė kinezit, nota qeveritare, mė kuptoni ? - vazhdonte Viktor Hila. Kam njė javė qė mė del gjumi herėt dhe pėrse? - Viktor Hila uli zėrin pėrsėri. - Pėr njė kinez tė poshtėr. Njė sabotator. -Sabotator?-pyeti Linda.-Hera e parė qė dėgjoj tė flitet kėshtu pėr kinezėt. Viktor Hila mbeti njė grimė duke i vėshtruar ato radhazi. -Hm, mbase unė jam i rrėmbyer, e pranoj, kam marrė njė herė njė vėrejtje pėr kėtė. Mbase e kam gabim, ashtu qoftė, shteti e di mė mirė si qėndrojnė punėt, por unė pėr kinezėt... - Kujdes mos merrni ndonjė vėrejtje tjetėr, - e ndėrpreu Linda me ton ngacmues. Tjetri buzėqeshi. - Mė besoni, po bėhem si i luajtur. Porsa gdhin mėngjesi, nė vend tė mendoj ndonjė gjė pėr tė qenė, them me vete: mbėrriti vallė ajo radiografi e mallkuar ? Ato qeshėn tė dyja me zė. - E pėrse i trembeni aq shumė radiografisė sė kėmbės ? - pyeti Silva, duke e vėshtruar gjithė djallėzi. - Nė qoftė se e keni shkelur vėrtet padashur, shkelja s'ka se si tė ketė qenė aq e rėndė, kėshtu qė radiografia... Viktor Hila buzėqeshi pa i ngritur sytė. -Po atje ėshtė puna, qė, jo vetėm s'e kam shkelur pa dashje, po ia kam dėrrmuar kėmbėn, -tha ai. Linda qeshi prapė, mė fort se mė parė, sa dy-tri veta kthyen kokėn. Viktor Hila e ktheu fundin e konjakut. -Po si tė mos ia shkelja, Silva, -tha ai, i zymtė nė fytyrė. - Njė muaj rresht ai qelbėsirė mė torturoi, duke mos mė dorėzuar disa detaje tė njė dokumentacioni. Mė gėnjente ēdo ditė, shtynte afatet, prapė gėnjente, prapė i shtynte. Dje s'pata kohė, thoshte, se lexova veprat e kryetarit Mao. Sot s'kam kohė se do tė meditoj pėr ato qė lexova dje... Ishte njė fat qė nuk e mbyta fare. Ju qeshni, po ju s'keni pasur tė bėni ndonjėherė me ndonjė kinez. Ato qeshėn pėrsėri. Linda nuk ia hiqte sytė fytyrės sė tij tė lodhur e tė parruar. -Kinezi Ping, -vazhdoi Viktori, -kėshtu quhet ai qelbėsirė. Tani vjen ēdo mėngjes nė uzinė dhe vėrtitet ngadalshėm poshtė e pėrpjetė, me atė kėmbėn e tij tė mallkuar, tė lidhur me fashė, apo me allēi, apo me dreqi e di ēfarė ilaēesh popullore kineze. Mė kuptoni? Vėrtitet qė ta shikojnė tė gjithė, kushedi mbase pret t'i ngrenė ndonjė monument: "Heroi Ping i masakruar nga banditi shqiptar Viktor Hila." Ju qeshni, po unė ndėrkaq jam i pezulluar. Mė kuptoni, i pezulluar. As nė qiell, as nė tokė. Dhe askush s'tė jep pėrgjigje pėr asgjė. Megjithėse... - ai mori frymė thellė, - ndoshta s'kanė faj. E marr me mend si pėrgjojnė e pyesin ēdo ditė kinezėt pėr dėnimin tim. Mė tha drejtori ynė, para ca ditėsh, ē'na bėre, o Viktor, me atė dreq tė shkelur, na fute nė telash... Ato u ndanė mė nė fund prej tij dhe dolėn nga bufeja. - Sa simpatik, apo jo ? - tha Linda ndėrsa po ngjisnin shkallėt.

Silva pohoi me kokė. -Kėshtu ka qenė gjithmonė qysh se e kam njohur. Pothuajse s'ka ndryshuar. Nė fytyrėn e Lindės njė gjurmė buzėqeshjeje spikaste herė mė qartė herė mė dobėt. - Shumė simpatik, - pėrsėriti ajo, sikur tė fliste me vete. Kur ato hynė nė zyrė, shefi ende s'ishte kthyer. Linda mori ca materiale dhe doli pėr tė shkuar nė kopisteri. Silva qėndroi ca ēaste e palėvizur, me bėrrylat e mbėshtetur mbi tryezė. S'i punohej. U ngrit, iu afrua dritares dhe njė copė herė vėshtroi pėrjashta sheshin e ministrive. Dita ishte e lagėsht, gri. Ajo iu afrua kaloriferit dhe vuri dorėn nė tė. Kaloriferi iu duk pak i ftohtė. Vetėm kursim tė mos ketė. Ē'ėshtė kėshtu, tha ajo me vete. Nga i erdhi kjo frazė qė Anės i pėlqente ta thoshte nė fillim tė atyre viteve tė paharrueshme, atėherė kur shumė gjėra ende ishin tė paqarta, dhe qė sa mė tepėr qė kalonte koha, aq mė tepėr dukej e pavend, sepse kursim jo vetėm qė do tė kishte, por ai do tė bėhej njė nga ligjet themelore tė jetės... Dhe tani, nė qoftė se do tė pėrsėritej njė gjė e tillė, kursim do tė kishte prapė, dhe kjo do tė ishte e logjikshme... Megjithatė, s'kishte se si tė fillonte kaq shpejt. Pastaj dihej qė kaldaja nuk punonte mirė kohėt e fundit. Dy-tri herė ishte folur pėr zėvendėsimin e saj. ėshtė marrėzi tė mendosh kėshtu, tha ajo, dhe u ul prapė nė tryezėn e punės. Kėtė herė gjithēka ėshtė ndryshe. Dhe ka kaq qetėsi. Dera u hap dhe hyri shefi. Pas tij Linda. Pėr ēudi fytyra e shefit ishte e ēelur. Linda pyeti Silvėn pėr diēka dhe shefi u pėrgjigj. Kjo do tė thoshte se ishte bėrė pajtimi i heshtur. Ai nisi tė thoshte diēka pėr kinezėt dhe Silva tregoi pastaj rastin e Viktor Hilės. Shefi ishte duke qeshur me zė tė lartė, me tė qeshurėn e tij tė veēantė me ca si britma midis, kur trokiti dera dhe hyri Simon Dersha.

-A mund tė telefonoj pak? - tha ai. Pa e ndėrprerė tė qeshurėn shefi bėri me kokė nga telefoni. Simon Dersha iu afrua tryezės ku ishte vėnė telefoni, ngriti dorezėn dhe formoi numrin. Silva me Lindėn vėshtruan njėra-tjetrėn. Bashkė me rrotullimin e diskut tė numrave e qeshura e shefit po shuhej. Mė nė fund ato, ashtu si edhe herėn tjetėr, dėgjuan sinjalet qė binin diku nė skajin tjetėr, nė telefonin qė s'e ngrinte askush. Fytyra pritėse e Simon Dershės kishte po atė shprehje lumturie tė harruar nė tė. Kur e pa se askush s'po pėrgjigjej, e uli dorezėn. -E pastaj, -pyeti shefi, -ē'bėri ai, Viktori, apo si e quajnė ? Ajo shprehje e pazakontė mbi fytyrėn e Simon Dershės, i cili, pasi kishte ulur dorezėn e telefonit, kishte qėndruar nė kėmbė, sikur po bėnte njė pėrpjekje tė fundit pėr t'u afruar me botėn e tyre, e pengonte Silvėn tė fliste lirisht. Megjithatė,duke bėrė njė sforcim, ajo tregoi diēka tjetėr pėr Viktorin dhe shefi qeshi prapė me zė. Me bisht tė syrit, Silva hetoi fytyrėn e Simon Dershės, dhe kėtė herė iu duk se, krahas pėrhumbjes sė lumtur, spikati nė atė fytyrė njė vezullim ironie. Pa thėnė asgjė, qetėsisht, si ata qė pėrpiqen tė mėnjanohen nga ndonjė vend midis rrėmujės pėr tė mos rėnė nė sy, ai doli nė ēastin kur e qeshura e shefit bubulloi pėrsėri me tėrė fuqinė e saj. -Po ky, ē'ka kėshtu qė vėrtitet qysh nė mėngjes si somnambul ? - tha Linda. - Ē'ia vė veshin, -ia bėri shefi. -Vėrtet e kam,-vazhdoi Linda. -M'u duk pak i ēuditshėm me atė kostum blu tė errėt qė s'e ka veshur kurrė. Apo jo, Silva ? Silva bėri "po" me kokė. Shefi lėshoi njė psherėtimė, siē bėnte zakonisht pas tė qeshurave tė mėdha, dhe pas psherėtimės sė tij nė zyrė ra qetėsia. Eh, ia bėri me vete Simon Dersha, nė zyrėn fqinje, kujtoni se kushedi ēfarė jete po bėni. Ai buzėqeshi me ironi. Nė veshė kishte ende tė qeshurėn e tyre, e cila njė ditė mė parė do ta bėnte ta ndiente veten keq dhe tė mėnjanuar. Mirėpo sot ajo e qeshur, ashtu sikurse lėvizjet dhe zallahia e tyre qė gjer atė ditė, padashur, e kishin munduar, siē mundojnė njeriun gjėrat e paarritshme, sot i dukeshin tė kapėrcyera dhe pa asnjė shkėlqim. Ishte ēliruar plotėsisht prej inferioritetit ndaj tyre dhe kjo mrekulli kishte ndodhur brenda njė nate, tamam si nė pėrrallė. Sikur ta dinin ata ku isha unė mbrėmė, mendoi. Nė tė vėrtetė gjithė mėngjesin ishte lėkundur, midis dėshirės pėr t'ua treguar se ku kishte qenė mbrėmjen e kaluar pėr darkė, dhe njėfarė frenimi, arsyen e tė cilit nuk e kuptonte as vetė. Megjithatė e kishte ndier se si shikimet e tyre thoshin: Ē'ka kėshtu sot ky Simoni ? Mendimi se ajo qė kishte ndodhur ishte shumė mė tepėr se ē'mund ta pėrfytyronin ata, ia pėrtėriu valėn e gėzimit. Natėn e kaluar ai kishte qenė pėr darkė te njė nga anėtarėt mė tė rėndėsishėm tė qeverisė. Herė- herė edhe atij vetė i dukej kjo gjė e pabesueshme, tamam nė ėndėrr. Kjo ishte ndoshta dhe arsyeja qė tri herė rresht kishte marrė nė telefon mikun e tij, i cili e kishte njohur me ministrin dhe e kishte ēuar nė shtėpinė e tij. I kishte telefonuar kot, sa pėr tė kėmbyer dy fjalė pėr darkėn qė kishin kaluar, pėr t'ia bėrė ai vetė tė besueshme vetvetes se ajo mrekulli kishte ndodhur vėrtet. Por pėr fat tė keq telefoni i tjetrit s'pėrgjigjej qė s'pėrgjigjej. Mrekullia kishte pasur fazat e saj. Ajo kishte nisur qysh njė javė mė parė, kur njė ish-drejori i tij, qė ishte bėrė zėvendėsministėr dhe me tė cilin kishin ruajtur hyrje-daljet familjare qysh nga koha kur kishin punuar sė bashku nė njė ndėrmarrje, pra mrekullia kishte nisur kur zėvendėsministri i kishte thėnė nė telefon se nė njė nga mbrėmjet e ardhshme (nė cilėn pikėrisht do t'ia saktėsonte mė vonė), do ta ēonte pėr darkė nė njė vend qė atij as qė ia merrte mendja. Pastaj, kur ishin takuar bashkė pėr tė pirė njė kafe dhe tjetri ia kishte thėnė se ku do ta ēonte, Simon Dershės desh i qe mbajtur fryma. Po si ėshtė e mundur, kishte thėnė ai dy-tri herė, unė, njė nėpunės i thjeshtė, njė njeri krejt pa rėndėsi... Pikėrisht, e kishte ndėrprerė tjetri, nganjėherė njerėzit e thjeshtė, punonjėsit e ndershėm qė s'bien nė sy, janė floriri i Partisė e i shtetit. Mė kupton, Simon ? Ai e kishte ulur zėrin. Tė them tė drejtėn as unė vetė nuk e kam tė qartė se pėrse pikėrisht atij i ka lindur dėshira, apo nevoja, merre si ta duash, pėr tė krijuar ca njohje tė tjera, mė tė drejtpėrdrejta, jashtė rutinės burokratike, me punonjės tė sektorėve tė ndryshem. Me sa kuptoj unė, tė tilla kontakte tė drejtpėrdrejta janė tepėr tė nevojshme pėr udhėheqjen pėr tė matur pulsin e gjėrave, mė kupton? Dhe tamam pėrpara ca ditėsh, kur ai mė tha: kam dėshirė tė njoh ndonjė punonjės tė Ministrisė sė Ndėrtimit, ndonjė punonjės tė thjeshtė, pa poste e grada, sepse postet e gradat mė kanė ardhur gjer nė fyt, me njė fjalė, kur mė tha se dėshironte tė dėgjonte se si venin punėt nga goja e njė punonjėsi tė zakonshėm, por tė ndershėm, mua menjėherė mė shkoi mendja te ti. Simon Dershės edhe tani i dukej se sytė do t'i pėrloteshin kur t'i vinin ndėr mend kėto fjalė. Gjithė atė ditė ai e kishte kaluar me ankthin e pritjes sė telefonit tė zėvendėsministrit. Nganjėherė biseda qė kishte ndodhur i dukej si e pabesueshme. Pastaj i filluan dyshimet. Po sikur ministrit t'i ishte kthyer mendja. Po sikur ai tė kishte shfaqur vėrtet ndonjė mendim pėr punėn e njerėzve tė thjeshtė etj. etj., por ky tė kishte qenė vetėm njė mendim nė pėrgjithėsi, tė cilit miku i tij i kishte dhėnė njė kuptim sipas qejfit, duke e ngatėrruar kot sė koti nė tė Simonin e shkretė. Erdhi njė ēast dhe Simon Dershės e gjithė kjo iu duk njė marrėzi e mikut tė tij zėvendėsministėr dhe njė marrėzi edhe mė e madhe e atij vetė, Simonit, qė e kishte besuar atė. Ai pothuajse e kishte prerė shpresėn, kur befas miku i tij i telefonoi. Dhe jo vetėm i telefonoi, por i caktoi datėn, madje orėn e saktė tė takimit pėr tė shkuar nė darkė. Edhe tani, pas kaq ditėsh, kur e kujtonte atė telefonim, Simon Dersha ndiente njė si rrėnim tė ėmbėl nė gjoks. Ishte vetėm fare nė zyrė. Nė korridor dėgjoheshin dyer qė hapeshin e mbylleshin, por ato i dukeshin tani tepėr larg. Ai solli prapė ndėr mend fqinjėt e tij nė zyrėn tjetėr dhe mendimi se ishte jeta e tij ajo qė kishte tani njė gjė tė pazakonshme dhe jo ajo e tyrja, i dha njė ndjenjė gėzimi tė pėrzier me ironi. Dhe vėrtet e kishte radhėn ai tani tė shikonte nga lart- poshtė jetėn e tyre tė zakonshme me ato bisedat e pėrditshme dhe shakatė e tė qeshurat e bujshme gjatė pirjes sė kafesė sė mėngjesit. Mė parė, duke kaluar pėrbri tij, ndėrsa e pėrshėndesnin pėrherė nė ēastin e fundit si diēka qė mezi vihet re, ata, me siguri, mendonin pėr tė: po ky i zi ē'jeton kot nė kėtė botė? Dhe ishte kaq e qartė kjo, saqė, duke e krahasuar jetėn e tij me tė tyren, ai vetė disa herė kishte thėnė, nė fund tė fundit kanė tė drejtė, kot qė jetoj. E kishte menduar kėtė pa ligėsi, me njė ndjenjė nėnshtrimi, duke pranuar qetėsisht nė jetė vendin e njeriut qė rri nė hije, duke bėrė sehir jetėn e tė tjerėve. Herė-herė, tek i shikonte kur hynin nė zyrat e njėri-tjetrit ashtu tė vrullshėm e tė gėzuar, rrinte e bėnte hamendje pėr lidhjet e tyre tė mundshme. Ēdo shkėlqim ose pėrkundrazi lodhje sysh nė mėngjes, merrte pėr tė njė kuptim tė veēantė, ashtu siē merrte ēdo e folur me zė pak tė ulėt nė telefon. Madje nganjėherė pėrfytyrimi i tij shkonte edhe mė larg, i pėrfytyronte tė zhveshur nė krahėt e njėri-tjetrit, me fytyra gjithė hije dhe mister. Nė raste tė tilla ai lėshonte njė psherėtimė dhe gati me zė pėrsėriste: ja qė unė s'u bėra pėr kėtė lloj jete. Mirėpo tani e gjithė kjo ishte pėrmbysur. Ishte dashur njė darkė qė tė shkundte ēdo gjė si tėrmet dhe tani, bashkė me gėzimin dhe ironinė, ai po ndiente turbull shenjat e para tė njė zemėrimi tė verbėr. Ishte njė pezm qė ai vetė nuk ishte nė gjendje ta kuptonte se kundėr kujt drejtohej. Kundėr atij vetė apo kundėr tė tjerėve. Ishte njė zemėrim i shurdhėr pėr harresėn kaq kohė tė vetvetes, pėr nėnshtrimin e tij, pėr mungesėn e zilisė. Bashkė me zemėrimin njė dėshirė hakmarrjeje pėrpiqej tė shtresohej nė ndėrgjegjen e tij. Por ajo ishte ende e dobėt dhe, duke qenė disi e huaj pėr natyrėn e tij, nuk zinte dot vend nė tė. Bisedojnė pėr Kinėn, mendoi. Edhe ai kishte dėgjuar tė flitej pėr tė ato ditė, madje edhe atje te darka kishte rėnė fjala pėr tė, por ai nuk e kishte pėrqendruar dot vėmendjen. Gjithēka i dukej e zbehtė pėrpara asaj qė i kishte ndodhur atij. Mendja i rrinte ēdo sekondė atje. Kėshtu duhet tė jetė dashuria, mendoi. Ai vetė nuk e kishte provuar, por, gjersa flisnin e tregonin e pėrgjėroheshin aq shumė pėr tė, diēka duhet tė ishte. Megjithatė ai ishte i bindur se kjo e tij ishte diēka mė e madhe. Natyrisht, mendonte, diēka mė e madhe pėr vetė faktin qė ishte njė gjė e rrallė. Kurse dashuria u ndodhte, nė mos tė gjithėve, shumicės sė njerėzve. Ndėrsa njė darkė te njė ministėr, rrallėkush kishte pasur fatin ta shijonte. Pėr tė dhjetėn herė ndoshta, i erdhėn ndėr mend ēastet pėrpara nisjes pėr nė darkė, veshja e kostumit blu tė errėt, kostum qė e ruante vetėm pėr raste tė rėndėsishme, qepur shumė vjet mė parė prej stofi tė shtrenjtė polak dhe qė, pasi kishte dalė njė herė nga moda, tani i qe rikthyer modės sėrish; zgjedhja e kėmishės, gruaja qė i vėrtitej me njė fytyrė qė atij kushedi pse, s'i dukej aspak miqėsore. Pastaj rruajtja pėr njė kohė tė gjatė pėrpara pasqyrės dhe ajo diēka e mjerė qė i dukej se shfaqej nė ngjyrėn rozė tė faqeve tė shkaktuar prej makinės sė rrojės, si dhe nė takimin e lėkurės sė acaruar tė gushės me jakėn e kollarisur tė kėmishės. Nė ēastin e nisjes gruaja e kishte pyetur edhe njė herė a e kishte shaminė me vete dhe gjatė gjithė rrugės, pėr dreq, nuk i ishte ndarė mendimi se ē'do tė ndodhte nė qoftė se ai do tė teshtinte papritur atje nė darkė. Pėrpiqej ta largonte atė mendim tė marrė, por ai nuk i shqitej kurrsesi. Nė shkollė kishin bėrė nė mėsim dikur njė tregim pėr njė nėpunės qė kishte teshtirė pėrpara njė zyrtari tė lartė. Budallallėqe, kishte menduar ai, duke shpejtuar hapat, sikur tė pėrpiqej ta linte pas idenė e teshtitjes. Ai ishte nėpunės i njė vendi socialist dhe s'kishte tė bėnte fare me atė nėpunėsin e vogėl borgjez, qė kishte vdekur pas asaj teshtitjeje nga tronditja. Tronditja i qe pakėsuar disi Simon Dershės pasi kishte takuar zėvendėsministrin, por ajo i qe rikthyer pėrsėri ndėrsa ecnin tė dy drejt shtėpisė sė ministrit, kur ai e kishte parė qė edhe zėvendėsministri po e humbiste sigurinė e gjeratėhershme. Sa mė shumė qė i afroheshin shtėpisė, aq mė tepėr u rralloheshin fjalėt, gjersa kishte ardhur njė ēast qė nuk dėgjoheshin veēse hapat e tyre. Dy-tri herė i kishin thėnė njėri- tjetrit "ēfarė?" megjithėse as njėri, as tjetri s'kishin bėrė ndonjė pyetje. Rruga ishte e ndriēuar dobėt, asfalti dukej edhe mė i zi nga lagėshtia, ashtu si edhe kangjellat e kopshteve rrotull shtėpive. Ja, aty, kishte thėnė zėvendėsministri me zė fare tė ulėt, ajo vila dykatėshe. Rikujtimi kishte ligjet e tij. Pjesa e kohės nga fjalėt e zėvendėsministrit "ja aty, ajo vila dykatėshe", gjer nė ēastin qė hynė brenda, ishte si e fshirė nga kujtesa e Simon Dershės. Kurse darka i vinte nė mendje nė njė mėnyrė tė veēantė, disa faza tė saj dukeshin qysh tani qė ishin tė ngrira njė herė e mirė nė kujtesė, tė tjerat kishin brenda mjegullėn e parė, njėfarė qėndrese pezull, njė papėrcaktueshmėri, qė tė bėnte padashur tė psherėtije. Ishin aty katėr-pesė mysafirė, tė gjithė njerėz tė rėndėsishėm e me pozitė, qė nė ēdo darkė apo ceremoni tjetėr do tė ishin nė krye tė vėmendjes, kurse atje, pėrpara tė zotit tė shtėpisė, dukeshin tė zbehtė e tė zhvlerėsuar. I vetėm nė zyrėn e tij, Simon Dersha ndezi njė cigare.Jo, s'ishte kurrsesi nė gjendje ta sillte nė kujtesė krejt atė mrekulli. Ishte si diēka qė duhej ta copėtoje patjetėr pėr ta gėlltitur. Ndryshe tė merrte frymėn. Simon Dersha psherėtiu. Shyqyr qė kaloi pa ndonjė gafė, tha me vete. Dhe nė tė vėrtetė kishte kaluar ashtu. Ministri e kishte drejtuar disa herė vėmendjen nga ai, e kishte pyetur si shkonte ndėrtimi i uzinave tė mėdha, e sidomos i hidrocentraleve tė Veriut ku punonin kinezėt. Simoni i qe pėrgjigjur si kishte mundur. Nė tė vėrtetė njė vėmendje mė e madhe nga ana e tė zotit tė shtėpisė do ta lodhte fare. Aq mė tepėr qė duhej ta kishte mendjen nė disa gjėra, sidomos gjatė ngrėnies kur nė ēdo pjatė i dukej se kishte njė kurth. Nuk qe qetėsuar veē kur kishin servirur ca si byrekė tė thatė, pas tė cilave vinin frutat, kėshtu qė s'kishte mė gjellė qė mund tė haheshin me vėshtirėsi ose qė, ruajna, zot, tė tė spėrkatnin kur prisje mishin me thikė. Shaminė as qė pati rast ta pėrdorte. Dy herė e kishte nxjerrė nga xhepi, e kishte afruar kot sė koti te hunda, kishte ndier erėn e kėndshme tė hekurosjes dhe kjo sikur i kishte dhėnė njėfarė sigurie. Me tė vėrtetė s'kishte ē'tė priste mė tepėr, gjithēka kishte kaluar si jo mė mirė dhe s'mund tė thoshte pėr ndonjė gjė: sikur tė mos ndodhte kjo, apo pėr ndonjė pyetje: sikur t'i pėrgjigjesha ndryshe, siē ndodhte zakonisht pas kėso rastesh. Vetėm diēka... Po kjo s'kishte tė bėnte me tė, dhe jo vetėm qė s'kishte tė bėnte fare me tė, por ishte diēka qė as tani ai nuk qe nė gjendje tė mendonte nėse ishte mė mirė qė ndodhi apo do tė ishte mė mirė tė mos ndodhte. Ishte njė telefonim. Aty nga ora dhjetė e gjysmė, porsa kishin mbaruar sė ngrėni gjellėn e dytė, pikėrisht ajo qė pėrmbante nė vetvete mė shumė se tė tjerat rrezikun e spėrkatjes, ra njėri nga telefonat ... Edhe tani qė kishte kaluar kaq kohė, sa herė qė e kujtonte atė telefonim, Simon Dersha, me njė shpresė tė fundit se diēka do tė korrigjonte nė kujtesė, pėrsėriste me vete se ai telefonim duhej tė ishte kurora e asaj darke... Duhej, por nė tė vėrtetė s'kishte ndodhur ashtu. Kishte mbetur jashtė saj, i largėt, refuzues... Ndėrsa zilja binte, i zoti i shtėpisė qe ngritur nga tryeza duke tėrhequr me vete fundin e njė tė qeshure. Ai kishte ngritur dorezėn. Urdhėroni, shoku Enver. Darkėtarėt qenė vėshtruar me njėri-tjetrin. Ishte me siguri ai. Ai dhe askush tjetėr. Ndodheshin tamam nė njė darkė tė madhe, nga ato tė cilat mė vonė nisin tė kujtohen me fjalėt: "Nė atė darkėn e paharrueshme." Dhe pikėrisht ky telefonim nė orėt e vona e bėnte dyfish, dhjetėfish tė vėrtetė dinjitetin e saj. Nė atė darkėn e paharrueshme kur telefonoi shoku Enver... Edhe tani Simon Dersha ndiente njė thellim tė frymėmarrjes kur riprodhonte nė kujtesė atė ēast. Dhe prapė pyeste veten se mos nuk kishte ndodhur asgjė pėr t'u shqetėsuar, dhe shqetėsimi nuk ishte gjė tjetėr veēse fryt i natyrės sė tij dyshimtare. Por jo, shqetėsimi kishte lindur jashtė tij dhe ai s'kishte bėrė gjė tjetėr veēse e kishte thithur atė menjėherė... Sė pari ai u duk nė zėrin e ministrit. Nė fillim zėri ishte i qetė, pastaj pėrnjėherėsh pati njė mbetje tė shkurtėr. Njė si kėputje, qė Simonit iu duk se u shoqėrua me njė zbardhje nė sytė e tjetrit, nga ato qė shkaktohen prej goditjes sė beftė. Ajo kėputje nė zė e thelloi dyfish heshtjen e darkėtarėve, saqė tringėllimi i njė piruni tė fundit qė preku porcelanin e pjatės bėri qė dikush tė kthente kokėn andej. Kurse biseda telefonike, me sa kuptohej, kishte tė bėnte me njė gjė fare tė thjeshtė: njė sqarim pėr ēėshtjen e pėrjashtimit nga Partia tė disa oficerėve tankistė. Ishte njė gjė fare e vogėl, qė nuk e pėrligjte atė mekje nė zėrin e ministrit. Nė tė vėrtetė ishte pak e ēuditshme qė vetė udhėheqėsi i Partisė merrte nė telefon nė atė orė tė vonė pėr njė gjė kaq tė vogėl, kishte menduar mė vonė, ndėrsa kthehej nė shtėpi, Simoni. Megjithėse edhe ndonjė gjė pėr t'u ēuditur aq shumė s'kishte. Qė merrte kaq vonė, tregonte ndoshta pikėrisht tė kundėrtėn: qė kjo ishte diēka jo fort serioze, e mbetur nė fund tė punėve tė ditės, si gjithė gjėrat e parėndėsishme, ndoshta njė kujtim i papritur, pas darke. Gjatė pjesės tjetėr tė darkės Simoni qe pėrpjekur ta largonte mendjen nga ai telefonim. Kishte pėrshtypjen se edhe tė tjerėt bėnin tė njėjtėn gjė, duke filluar nga i zoti i shtėpisė. Ai vazhdonte tė ishte i gjallė, fliste me ton gazmor, por herė-herė sytė sesi i ngrinin midis sė folurės. Diēka ishte cėnuar nė shkėlqimin e tij, madje diēka qe zbehur nė vetė ėndrrėn e Simon Dershės. Kur e mendonte disa sekonda rresht, Simoni qetėsohej aty pėr aty. I dukeshin krejt normale edhe telefonimi edhe ai shqetėsimi i lehtė i ministrit. Gjėra qė ndodhin, tha dy-tri herė me vete. duhet tė jesh mendjekeq qė t'i japėsh rėndėsi tė veēantė. Kėshtu mendonte kur e pėrqendronte disi vėmendjen. Por e keqja ishte te sekonda e parė kur i shkonte mendja aty. Sekonda e parė ishte krejt e hidhur. Pastaj gjithēka zbutej. Edhe gjatė rrugės sė kthimit nė shtėpi, kur ecnin tė dy me zėvendėsministrin, dy-tri herė iu kujtua kjo midis ngazėllimit. Madje njėherė ia pėrmendi zėvendėsministrit telefonin, por tjetri nuk tha gjė tjetėr veēse "e pra". S'mė paska bėrė vetėm mua pėrshtypje, tha me vete Simoni, ja, dhe kėtij me siguri ashtu i ėshtė dukur. Por pas pak prapė kishte mundur ta hiqte mendjen qė andej. Edhe tani nė zyrė e hoqi mendjen shpejt. Unė dashkam dru, tha njėherė me vete. Gjithė ai fat, gjithė ajo mrekulli, dhe unė po kėrkoj qiqra nė hell. Dhe gjithė sa kishte menduar pėr telefonimin iu duk pa kuptim. Valėt e ngazėllimit e fshinė pėrsėri hidhėrimin e lehtė dhe ai e ēoi mendjen te zyra fqinje, ku njerėzit bisedonin pėr vogėlsira, pastaj nė zyrat e tjera e gjer te shefat e tij,tė cilėt iu dukėn tė gjithė mė tė parėndėsishėm se mė parė. Vala e dehjes qė i ishte pėrsėritur disa herė atė mėngjes, kėsaj here i vazhdoi mė gjatė. Ishte si nė njė banjė lumturie, ku gjithēka ishte mė e lehtė dhe mė e arritshme. Vetėm njė herė sytė i ngelėn si tė ngrirė mbi telefonin qė atė mėngjes nuk punonte. Iu kujtua mėngjesi, sinjalet boshe qė vinin nga zyra e zėvendėsministrit dhe psherėtiu. Orari zyrtar po i afrohej fundit. Ai iu afrua dritares dhe njė copė herė tė gjatė ndoqi me sy lėvizjen nė sheshin e ministrive. Dita ishte e lagėsht, po kishte aq dritė tė mjaftueshme sa ta bėnte tė largėt idenė e shiut. Nė zyrėn fqinje u dėgjua zhurma e ēelėsit nė bravė. Korridori ishte plot hapa njerėzish. Ai pa orėn, futi dorėn nė xhep dhe nxori ēelėsat e zyrės. Pas pak ishte duke ecur pėrmes sheshit tė ministrive midis grumbullit tė nėpunėsve, me atė tė ecurėn e tij tė zakonshme prej njeriu qė nuk bie nė sy. Megjithėse shirat po vononin, kjo nuk e pengonte vjeshtėn tė ndihej kudo. Retė shfaqeshin ēdo mėngjes nė horizont, mbushnin pastaj qiellin me gjėmime tė kota, gjersa iknin pėrsėri nė orėt e vona tė pasdites pa lėshuar as dhe njė pikė shi. Kur kjo u pėrsėrit gjatė njė jave rresht, njerėzit e mblodhėn mendjen se vjeshta do tė ishte e thatė. Ndėrkaq tė gjitha zakonet e tjera tė stinės: zverdhja e gjetheve, ftohja e motit dhe sidomos ajo qė ishte mė tepėr se gjithēka tjetėr jashtė vėmendjes sė njerėzve, ikja e zogjve, vazhdonin normalisht. Si ēdo vit nė selinė e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve piktorėt vinin tė merrnin lejet e zakonshme krijuese pėr motivet e vjeshtės. Por, ndėrsa rėnia e gjetheve dhe pakėsimi i zogjve ishin jashtė vėmendjes, diēka tjetėr kishte nisur tė vihej re pothuajse prej tė gjithėve: ulja e rangut tė delegacioneve midis Shqipėrisė dhe Kinės. Meqenėse festat kombėtare tė tė dy vendeve ishin nė vjeshtė, kjo ishte edhe stina kur kėmbimi i delegacioneve rritej si asnjėherė tjetėr. Kėshtu qė ndoshta ulja e rangut tė delegacioneve kishte nisur qė mė parė, por duhej tė vinte vjeshta qė kjo gjė tė binte nė sy. Rangu i tyre qe ulur vėrtet shumė. Pothuajse tė gjitha delegacionet kryesoheshin nga zėvendės tė ndryshėm: zėvendėsministėr, zėvendėskomandant qarku ushtarak, zėvendėsdrejtor pėr anėn teknike, zėvendėskryetar komune etj.. Ishte e kuptueshme qė, pėr tė pritur kėto delegacione nga pala shqiptare, nė aeroportin e Tiranės dilnin gjithashtu zėvendės qė as ishin parė e as ishin dėgjuar ndonjėherė nėpėr ceremonira shtetėrore. Sikur tė mos mjaftonte kjo, delegacionet sa vente bėheshin mė tė papėrcaktuara, pėr tė mos thėnė disi tė mjegullta. Kėshtu, pėr shembull, pas delegacionit tė orkestrave popullore tė rajoneve tė Kinės Juglindore, qė kryesohej nga zėvendės- kryeredaktori i redaksisė bujqėsore tė radiopėrhapjes, mbėrriti njė delegacion i qerarnikės, i kryesuar nga njė zėvendėsdrejtor, dhe pas tij njė delegacion tjetėr, qė u quajt thjesht: delegacioni i fshatarėve. Pėr shkak se ishte vėshtirė qė nė Shqipėri tė gjendeshin nė ēdo rast institucionet e ngjashme me ato qė dėrgonin delegacionet, pėr tė pritur kėto tė fundit dilnin zėvendės tė shefave tė institucioneve tė tjera, qė pothuajse s'kishin asnjė lidhje me ardhėsit. Kėshtu qė njė delegacion tė punonjėsve tė dalluar tė drejtorisė sė pėrbashkėt tė fabrikave pėr prodhimin e distinktivave me fytyrėn e Mao Ce Dunit, u detyrua ta presė nė fillim zėvendėsdrejtori i uzinės sė hekur-nikelit, gjė qė shkaktoi njėfarė acarimi tė kinezėve, tė cilėt nuk vonuan tė nėnvizojnė se fabrikat pėr prodhimin e distinktivave tė Mao Ce Dunit s'kishin asgjė tė pėrbashkėt me uzinat e tjera dhe se ajo qė prodhonin ato ishte mė e ēmuar se ēdo pasuri tjetėr. Pas kėsaj ndėrhyrjeje u mendua tė gjendej njė funksionar tjetėr pėr tė shtruar sė paku banketin e pritjes dhe, meqenėse nuk u gjet ndonjė zgjidhje mė e pėrshtatshme, banketin e shtroi zėvendėsdrejtori i bankės pėr shtypjen e monedhave shtetėrore. Njė tjetėr vėshtirėsi ishte ēėshtja e ngritjes sė dollive gjatė pritjeve dhe banketeve. Nė formulimin e tyre kishin ndodhur mjaft ndryshime, dhe pėrherė e mė e vėshtirė po bėhej gjetja e pėrgjigjeve ekuivalente ndaj dollive tė palės tjetėr. Pėrveē pakėsimit tė epiteteve dhe shtimit tė ndajfoljeve, nė to kishte edhe mjaft ndryshime tė tjera. Njerėzve u vente buka prapa krahėve, sidomos pėrkthyesve, tė cilėt mbanin veshėt hapur pėr tė mos u bėrė shkaktarė ngatėrresash. Akoma mė serioze bėhej kjo kur vinte puna pėr t'i pasqyruar tė gjitha kėto nė shtyp. Drejtorit tė drejtorisė sė shtypit i duhej tė rrinte zgjuar gjer vonė duke pritur rėnien e telefonit pas mesnatės, sa herė qė kishte banket pėr delegacionet kineze. Meqenėse ai mbante dietė tė rreptė, kolegėt e tij e ngacmonin, duke i thėnė se kėto bankete ishin njėlloj tė dėmshme pėr tė, pavarėsisht se ai s'merrte pjesė nė to. Nė lajmet pėr pritjet dhe banketet e delegacioneve kinezėt ndryshuan tė parėt formulimin "pritja kaloi nė njė atmosferė shumė tė ngrohtė dhe miqėsore". Nė fillim ata hoqėn ndajfoljen "shumė", pastaj hoqėn epitetin "tė ngrohtė", dhe nė fund e zėvendėsuan krejt tekstin e mbylljes sė lajmit, i cili tani pėrfundonte me fjalėt: "Gjatė pritjes tė pranishmit i buzėqeshėn njėri-tjetrit." Nė shtypin shqiptar u ruajt formulimi i mėparshėm duke pėrdorur fjalėt "atmosferė e pėrzemėrt" nė vend tė fjalėve "tė ngrohtė dhe miqėsore". Tė gjitha kėto nuk i shpėtonin syrit tė lexuesve tė shtypit, megjithatė kishte njerėz qė thoshin se do tė kalonte dhe kjo valė ngrice, ashtu siē kishin kaluar valė tė tilla ca vite mė parė.Ishte si njė lloj vyshkjeje ose rėnieje gjethesh dhe ashtu si me kalimin e stinės sė ftohtė dhe me ardhjen e pranverės drurėt do tė lulėzonin prapė, ashtu do tė mbusheshin e do tė harliseshin prapė, njėlloj si mė parė, delegacionet. Ndėrkaq kudo flitej pėr ngadalėsimin e punimeve tė ndėrtimit nė shumė uzina tė mėdha, e sidomos nė hidrocentralet e Veriut. Shkak pėr kėtė ishin vonesat e furnizimeve tė makinerive nga Kina. Vaporėt nisėn tė ecnin jashtėzakonisht ngadalė, herė-herė mallrat vinin tjetėr pėr tjetėr dhe dy herė rresht vaporėt u kthyen mbrapsht, pa hyrė nė portin e Durrėsit. Flitej se ky ishte i famshmi "shtrėngim i vidhave i stilit kinez", pėr tė cilin qenė treguar me dhjetėra anekdota nė kafenetė e Tiranės, pa i shkuar ndoshta askujt nėpėr mend se do tė vinte dita qė vendi do ta pėsonte vetė kėtė gjė. Nga tė gjitha kėto nė shtypin kinez nuk gjendej as gjurma mė e vogėl. Shtypi dhe radioja kishin disa javė qė jepnin pjesė tė njė reportazhi kushtuar jetės sė thjeshtė qė bėnin dy udhėheqės kinezė, njėri prej tė cilėve s'kishte bėrė rroba tė reja qysh nga ēlirimi i Kinės, dhe tjetri,pėr t'i kursyer popullit, nuk kishte orendi tjetėr nė shtėpi vec dy fuēi prej druri, mbi njėrėn prej tė cilave flinte. kurse tjetrėn e kishte mbushur me qiqra, i vetmi ushqim i tij. Me sa duket udhėheqėsi i parė, i cili njihej shumė lehtė nėpėr fotografitė e revistave. ngaqė e mbante kokėn tė lidhur me njė peshqir, ishte nė njėfarė kundėrshtimi teorik me tė dytin, kundėrshtim qė tani pėr tani ishte shumė vėshtirė tė merrej vesh. Kishte zėra qė thoshin se e gjithė kjo garė paraqitjeje e dy udhėheqėsve, sado komike tė dukej nė anėn e jashtme, nuk ishte aq e thjeshtė dhe s'kishte tė bėnte fare me ta, sepse kishte mundėsi qė njeriu me peshqir nė kokė dhe njeriu i dy fuēive tė ishin dy simbole, pas tė cilave fshiheshin dy grupe tė rėndėsishme, qė bėnin luftė pėr pushtet. Sado qė kjo tingėllonte gjithsesi e pabesueshme, kishte njerėz qė e besonin dhe binin nė mendime. Mbrėmjeve ekranet e televizionit jepnin lajmin e mbėrritjes sė njė delegacioni kinez nė Meksikė dhe kamera e reporterit, duke shtuar enigmėn, ndalej nė valėvitjen e peshqirit mbi kokėn e zyrtarit tė lartė qė kryesonte delegacionin. E gjithė kjo ishte kaq larg nga vonesa e vaporėve, saqė ministrat shqiptarė qė kishin lidhje me tė, tundnin kokat pa ditur ē'tė thoshin. Nė lajmet e agjencive tė huaja thuhej ndėrkaq se Mao Ce Duni ishte sėmurė rėndė, nė mos kishte vdekur fare dhe ai qė kishte dalė nėpėr pritje kohėt e fundit nuk ishte vecse sosia e tij. Madje kishte zėra qė thoshin se Mao Ce Duni nė tė vėrtetė kishte kohė qė kishte vdekur, dhe e gjithė kjo qė ndodhte nė Kinė s'ishte veēse pasqyrimi i grindjeve midis dy sosive tė tij, secili prej tė cilėve pretendonte se ishte Maoja i vėrtetė. Kishte njerėz qė lajmet pėr sėmundjen e Mao Ce Dunit i lidhnin me acarimin e fundit me Shqipėrinė dhe nė njėfarė mėnyre prapė besohej se me shėrimin ose me vdekjen e tij, apo tė njėrit prej sosive tė tij, apo tė dy sosive, gjithēka do tė sqarohej dhe, ashtu si herėt e tjera, punėt do tė viheshin prapė nė vijė dhe e gjithė kjo nuk do tė ishte veēse njė kujtim i hidhur. Ja delegacionet e kėsaj vjeshte, megjithėse tė ulura nė rang, vazhdonin tė venin e tė vinin, madje pėr herė tė parė pas kaq vjetėsh ishte ftuar, gjė tepėr e rrallė, edhe njė delegacion shkrimtarėsh. Ndėrkaq si njė dush i ftohtė mbi shpresėn e fundit, pėshpėritej fakti qė ambasadori kinez,pėr tė dytėn herė, kishte kėrkuar takim me ministrin e Jashtėm pėr ēėshtjen e njė radiografie, qė kishte lidhje, nė mos me njė rrahje, sė paku me njė shkelje kėmbe tė njė kinezi prej njė shqiptari. Pasi bėri njė banjė, Linda u vėrtit njė copė herė nėpėr apartament pa ditur ē'tė bėnte. Qėkurse nuk takohej mė me njė inxhinier tė TV-sė me tė cilin kishte pasur marrėdhėnie vitin e fundit, pasditet i dukeshin tmerrėsisht tė gjata. Dy-tri herė ngriti nga kanapeja librin qė e kishte lėnė pėrgjysmė dhe pėrsėri e la nė vend. Duke kaluar nėpėr korridor ndaloi pėrpara pasqyrės, u vėshtrua njė copė herė nė tė, pastaj, pa e vendosur ende se ku do tė shkonte, te rrobaqepėsja, ku kishte ēuar para ca ditėsh njė copė pėr fustan, apo te njė shoqe e saj qė punonte nė Makinaimport, ajo filloi tė krihej. Nė kujtesė, kushedi pse, i ishte qepur e nuk po i shqitej strofa e njė vjershe, qė e kishte lexuar njė ditė mė parė nė gazetėn letrare, ndėrsa priste radhėn te parukierja:

Ka kohė qė s'shihemi dhe ndiej Si tė harroj un' dalėngadalė, Si vdes tek unė vėshtrimi yt, Si vdesin flokėt dhe gjithēka.

E hoqi karficėn dhe vuri nė vend tė saj dy krehra tė vegjėl. Flokė qė harrohen, mendoi, duke e zhvendosur pak njėrin nga krehrat. Nuk mund tė tė harroj dot, i kishte shkruar ai, nė letrėn e tij tė fundit, qė ishte edhe pėrpjekja e fundit pėr ripėrteritjen e marrėdhėnieve. Asgjė tėnden nuk e shkul dot nga kujtesa, fjalėt, sytė, flokėt... Dhe ja nė gazetė paskėsh dalė njė njeri i fortė qė pohonte se dinte tė harronte.. Si vdes tek unė vėshtrimi yt... Si vdesin flokėt...

Po thuhej se flokėt vdisnin tė fundit nė trupin e njeriut. Linda buzėqeshi me karficėn qė e mbante ende te cepi i buzėve. Pastaj e la atė, veshi pardesynė dhe hapi derėn tė dilte pa e ditur ende se ku do tė shkonte. Nėn qiellin e zymtė vjeshtor pasditja qė po mbaronte ishte megjithatė e ėmbėl, sikur tė mos kishte asnjė lidhje me vjeshtėn. Dy-tri herė Linda u mat tė hynte nė dyqanet e stofrave, por aty pėr aty ndėrroi mendje. Ndihej disi e shpėrqendruar, dhe kjo i pėlqente. Pa ndonjė arsye iu kujtuan fjalėt e Silvės: unė u martova gjatė bllokadės. Nė tė vėrtetė kohėt e fundit pėrherė e mė shpesh i kujtoheshin gjėra qė kishin lidhje me Silvėn. Ajo ndjenjė gėzimi qė kishte provuar tetė muaj mė parė, kur pėr herė tė parė ishte njohur me Silvėn, pėrsėritej shpesh e mė shpesh brenda saj. Tani e quante veten me fat qė punonte me tė nė zyrė, dhe me hidhėrim, gati me njė ndjenjė tmerri tė ngjashme me atė qė njerėzit pėrfytyrojnė njė aksident tė mundshėm, Linda mendonte mundėsinė e transferimit nė njė zyrė tjetėr. Herė pas here e kapte veten duke pėrsėritur ndonjė shprehje apo lėvizje duarsh tė Silvės dhe, megjithėse nuk i kishte dashur asnjėherė ata qė imitonin, nė kėtė rast s'i vinte aspak keq. I pėlqente ēdo gjė e saj, fytyra, veshja, krehja e flokėve,mėnyra e tė folurit nė telefon, gjithė struktura e marrėdhėnieve qė krijonte me njerėzit pėrreth, qė nga shokėt e zyrės e gjer te shefat. I pėlqenin marrėdhėniet e saj me tė shoqin, dhe vetė ai, nė ato raste tė rralla qė e kishte parė, me atė rreptėsi nė fytyrė, qė vėshtirė se mund ta quaje rreptėsi, me ca rrudha tė drejta, si prerje metalike nė ballė, qė ishin mė tepėr shenja rinie se moshe tė pjekur. Linda mundohej gjithsesi ta fshihte admirimin e saj pėr Silvėn, por ai shfaqej vetvetiu, dhe nė kėto raste asaj nuk i vinte keq ta pranonte se i pėlqente ajo sa s'bėhej dhe s'i vinte aspak turp qė pėrpiqej ta imitonte nė gjithēka. Unė u martova gjatė bllokadės, pėrsėriti ajo pėr tė dytėn herė fjalėt e Silvės dhe buzėqeshi me vete. Do tė martohej vallė edhe ajo gjatė bllokadės sė re? Linda ktheu kokėn nga xhamat e njė vitrine, qė njerėzit tė mos e shihnin se vazhdonte tė buzėqeshte. Nė tė vėrtetė do tė donte ta bėnte ēdo gjė si Silva, le tė dukej imituese dhe pa origjinalitet. Pastaj gjatė njė bllokade mund tė ndodhte gjithēka. Ja, Silva pėr shembull qe martuar, kurse e motra, qė tani s'rronte mė, gjithashtu para se tė martohej qe ndarė nga i shoqi, ashtu siē qe ndarė nga e fejuara Besnik Struga, ish-kunati i Silvės, qė pėr Lindėn ishte njė personazh gati misterioz. E kishte parė vetėm njė herė rastėsisht nė korridor, kur kishte kėrkuar Silvėn, dhe ndoshta ngaqė kishte dėgjuar aq shumė pėr tė, i kishte bėrė njė pėrshtypje tė jashtėzakonshme. Nė pėrgjithėsi tė gjithė njerėzit e rrethit tė Silvės kishin diēka jo tė zakontė. Vėllai i saj tankist, qė kishte ardhur para dy ditėsh me njė fytyrė dramatike. shkrimtari Skėnder Bermema, mik i vjetėr i familjes, i ngatėrruar nė njė histori gati enigmatike me tė motrėn e Silvės, tė tjerė kushėrinj e tė njohur, njė pjesė tė tė cilėve Linda i kishte parė kur kishin ardhur nė zyrė ose u kishte dėgjuar zėrin nė telefon, kur kėrkonin tė flisnin me Silvėn. Ata ishin tė gjithė interesantė dhe pothuajse tė gjithė kishin njė pjesė tė jetės sė tyre, njė akt ose njė episod tė rėndėsishėm tė saj, tė lidhur me vitet e bllokadės sė sovjetikėve. Kohėt e fundit, sidomos qėkurse po flitej pėr mundėsinė e njė bllokade tė re, Linda e ndiente se si, pėrherė e mė tepėr, po joshej prej asaj kohe dhe prej njerėzve qė kishin pasur tė bėnin drejtpėrdrejt me tė. Me sa duket edhe unė do tė martohem gjatė bllokadės, pėrsėriti ajo me vete, gjysmė me shaka, ndėrsa ishte duke ecur drejt ndėrtesės sė Makinaimportit. Hė, ia bėri me vete. Pėr kėtė duhej gjetur njė njeri dhe, veē kėsaj, a ishte vėrtet bllokadė kjo? Ashtu siē e tregonin, ajo tjetra kishte qenė e rėndė plumb, e sertė, me njė si ēarje dimri mes pėr mes. Kurse kjo ende s'kuptohej mirė ē'qe. Duhej tė merreshe me simbolizėm qė tė kuptoje diēka nga gazetat. Megjithatė mund tė mos vejė puna gjer atje... nė bllokadė, tha me vete ajo dhe prapė buzėqeshi me vete, sepse e kapi veten nė njėfarė keqardhjeje absurde, thuajse mosshndėrrimi i gjendjes nė bllokadė do tė pengonte martesėn e saj. Sikur ta dinte njeri se ē'budallallėqe mendoj, tha Linda me vete. Shyqyr qė Tirana ėshtė zmadhuar tani aq saqė mund tė mos takosh tė njohur nė ēdo hap, dhe mund tė ecėsh nė udhė si tė duash, pa pasur frikė se tė njeh dikush. Tamam si pėr tė hedhur poshtė mendimin e saj, ajo ndjeu anash saj se dikush po e vėshtronte. Ktheu kokėn dhe pa njė fytyrė gjysmė tė njohur. Tjetri tundi kokėn i pasigurt nė pėrshėndetjen e tij. Ku e kam parė kėtė fytyrė tė brengosur, tha ajo me vete, dhe nė ēast iu kujtua: te bufeja e ministrisė. Linda i buzėqeshi. Ata bėnė disa hapa pėrbri njėri- -tjetrit nė trotuar dhe ai i foli. -Jeni shoqja e Silvės, apo jo? Mė mbani mend? - Po, po, - ia bėri Linda me gjallėri. Ai bėri njė shenjė tė papėrcaktuar. - Si shkoi ajo puna e radiografisė? - pyeti Linda duke qeshur. Fytyra e Viktor Hilės mbeti e ngrysur. - Asgjė, - tha. - Asgjė fare. - Vėrtet? -ia bėri Linda. Me bisht tė syrit ajo pa profilin e tij dhe buzėqeshja iu shua nė fytyrė. Nė ēdo rast tjetėr ajo do t'i thoshte "mirupafshim" cilitdo tė njohuri tė tillė tė rastėsishėm, qė e takonte nė rrugė, por zymtia e fytyrės sė tij kishte diēka tė veēantė.- Ndoshta rregullohet sė shpejti, apo jo? Viktor Hila bėri njė lėvizje me dorė, sikur tė thoshte: lėre mė mirė kėtė bisedė. Kishin mė tepėr se njė minutė qė po ecnin sė bashku dhe kjo gjė dukej se ishte disi shqetėsuese pėr tė dy. Linda e kishte vėnė re se nuk kishte gjė mė tė keqe sesa kur i njohuri yt nuk tė dilte nė rrugė pėrballė por anash, dhe nė tė njėjtin drejtim qė vazhdoje edhe ti. Ndonėse fytyra e tij ishte shumė mė e brengosur se atė ditė nė bufenė e ministrisė, ajo vendosi tė ndahej me tė nė hyrjen e dyqanit tė parė qė do t'u dilte pėrpara. Sikur ta kuptonte mendimin e saj, ai u kthye papritur nga ajo. - Nxitoni gjėkundi? - Po, - ia bėri Linda pa vendosmėri. - Po shkoja te njė shoqe. Ai e vėshtroi njė grimė me vėmendje. -Nuk ma merrni pėr keq, po t'ju them diēka? -Aspak, -tha Linda, duke vėshtruar drejt pėrpara. - Ju lutem tė mė kuptoni drejt, - tha ai.- Ndihem kaq i brengosur kėtė pasdite, a pimė njė kafe bashkė nė ndonjė kafene? Linda qėndroi njė hop nė mėdyshje duke ndier anash saj gjithė pritjen e tij si njė mur. -Mirė, - tha me njė zė qė edhe vetė asaj iu duk i dobėt. - Jeni shumė e njerėzishme, -tha ai. - Ju falemnderit. Linda s'dinte ē't'i thoshte. Ata kapėrcyen njė shesh tė vogėl, ndanė tė cilit ishte njė kafe. Sidoqoftė bėra mirė qė pranova, mendoi ajo ndėrsa kapėrcente pragun e kafes. Duket vėrtet i pikėlluar. Nė kafe kishte pak njerėz. - Ē'do tė merrni ? - pyeti ai. - Kafe, - tha Linda. Njė copė herė qėndruan tė heshtur, me bėrrylat mbėshtetur mbi syprinėn e tryezės. -Kisha njė orė qė vėrtitesha rrugėve fare kot,- tha ai,-mė kuptoni, njė i papunė i vėrtetė. Atė ditė qė ju takova ju e kisha disi mė lehtė, sepse, ndonėse i pezulluar nga puna, se paku shkoja nė uzinė, takoja shokėt, bėja diēka. Kurse tani, pėr shkak tė pėrgjimit tė kinezėve, as qė i afrohem dot portės sė uzinės. Nuk e merrni dot me mend se si pėrgjojnė ata djaj. Lindės iu duk se mė nė fund mund tė buzėqeshte. Fytyra e hequr e Viktor Hilės u gjallėrua. -Unė jam tani njė personazh krejtėsisht absurd, - vazhdoi ai. - Mė kuptoni? Njė njeri i mbetur krejtėsisht jashtė kohės. Gjesti im mė parė do tė dėnohej, mė vonė mund tė lavdėrohet, kurse tani nė gjendjen e krijuar midis dy shteteve tona, as dėnohet, as lavdėrohet. Dhe kjo ėshtė mė e keqja e tė gjithave. Unė jam vėrtet njė njeri qė kam mbetur pezull, si njė vakuum midis dy kohėrave. Po tė jesh midis dy kohėrave, do tė thotė tė mos jesh nė asnjė kohė, apo jo? - Po ndoshta pikėrisht pėr kėtė ju jeni tamam njeriu i kohės, -tha Linda. Viktor Hila tundi kokėn. - Doni tė thoni se mishėroj nė vetvete tiparet e epokės? - Kushedi? -tha Linda pėrmes sė qeshurės. - Mbase ėshtė kėshtu. Njė hero i kohės sonė. Viktor Hila nuk ia ndau sytė pėr disa sekonda rresht, sikur nė ato sekonda ishte duke marrė njė vendim, tė pranonte tė qeshurėn e saj, tė bashkohej edhe ai me tė, duke braktisur dhimbjen, apo tė mos e kapėrcente atė prag. Njė ndjesi e fshehtė brenda vetes i dha tė kuptojė se pesha e tij qėndronte nė pikėllimin dhe jo nė harenė, se ishte autoriteti i pikėllimit qė e kishte bėrė Lindėn tė ndėrronte rrugėn e tė ulej nė kėte kafe me tė dhe se mbarimi i kėtij pikėllimi do ta zgjidhte kėtė vajzė tė kėndshme nga detyrimi moral ndaj tij dhe ajo do tė ikte e do ta linte pėrsėri vetėm, e qetėsuar tashmė qė roli i saj kishte mbaruar. Asgjė e tillė nuk u skicua qartė nė trurin e Viktorit, gjithė kjo u pėrpėlit brenda mendimit tė thjeshtė se ajo erdhi e u ul me tė nė kafe sepse iu dhimbs dhe se do tė ikte, porsa ta ndiente se ai disi qe lehtėsuar. Nė tė vėrtetė, me pėrjashtim tė kėnaqėsisė qė rrinte ulur me tė, Viktor Hila nuk ndjeu ndonjė lehtėsim, pėrkundrazi prania e vajzės simpatike, qė i kujtonte se jeta vazhdonte normalisht jashtė pikėllimit tė tij, i jepte herė-herė atij pikėllimi ca tė therura tė padurueshrne. Kėshtu qė ai nuk u tregua aspak i pasinqertė dhe nuk u shtir aspak, kur, pas shakasė sė saj, vazhdoi tė mbante fytyrėn po aq tė ngrysur sa edhe mė parė. Buzėqeshja u shua nė fillim nė buzėt, pastaj nė mollėzat e mė nė fund nė sytė e Lindės, e shoqėruar me njė si ndjesi faji. Ajo afroi te buzėt filxhanin e kafesė dhe vetėm nė ēastin e fundit e pa se atje s'kishte mė kafe. -Ka ca gjėra qė janė zbavitėse pėr tu biseduar, sidomos pėr t'u kujtuar mė vonė me humor, mirėpo taksa pėr kėtė zbavitje apo humor tė mėvonshėm ėshtė tepėr e rėndė, - tha Viktori. - Unė s'pata ndėr mend kurrsesi tė bėj humor, -tha Linda.-Unė e kuptoj fare mirė telashin tuaj, madje... Ajo deshi t'i thoshte: madje pėr kėtė arsye erdha me ju nė kafene, por ndjenja e fyerjes dhe njėfarė frenimi tjetėr e bėnė ta linte frazėn pėrgjysmė. -Nuk e thashė me atė qėllim,-tha Viktori. - Mė besoni se as qė mė shkoi mendja pėr njė gjė tė tillė. Unė ju jam shumė mirėnjohės qė ju mė shoqėruat nė njė ditė si kjo. Do tė isha me tė vėrtetė njė njeri meskin po tė vija re gjėra tė tilla. -Nejse,-tha Linda. -S'ka gjė. Pėrsėri u bė njė heshtje, tė cilėn as lėvizja e filxhanėve bosh, qė ata i zhvendosėn disa herė mbi tryezė, as zhurma e ēakmakut, qė Viktorit iu desh ta shkrepte disa herė, gjersa ndezi cigaren, nuk e prishėn dot. - Keni kohė qė punoni me Silvėn? - pyeti mė nė fund ai. Pas disa minutash Linda u bind se biseda pėr njė njeri tė tretė ishte me tė vėrtetė mėnyra mė e mirė pėr tė dalė nga gjendje tė acaruara. Ajo foli pėr Silvėn me njė dashuri, gati me njė mall pa e ditur as vetė pse. -Po ju, keni kohė qė e njihni? -Shumė kohė, -u pėrgjigj Viktori, - qysh nė vitin 1958 .-Sytė e tij ndoqėn disa sekonda spiralet e kaltėreme tė tymit. Nė tė vėrtetė unė njihja mė mirė motrėn e saj, atė qė ka vdekur, ndoshta Silva ju ka treguar pėr tė. - Po... -ia bėri Linda. - Ajo ishte njė grua e rrallė, -tha Viktori. - Ne njiheshim familjarisht qysh kur ajo ishte e martuar me burrin e parė. Pastaj ajo u nda prej tij dhe u martua me njė shokun tim, Besnik Strugėn, ndoshta keni dėgjuar tė flitet pėr tė. - Kam dėgjuar, - tha Linda. - Ai qė ka qenė pėrkthyes i shokut Enver nė Moskė mė 1960 ? - Pikėrisht, -tha Viktori. - Edhe ai ishte nje djalė i mrekullueshėm. Po ē'e do, lumturia e tyre nuk zgjati shumė. - Domethėnė ju e kishit shok Besnik Strugėn? - pyeti Linda. Viktori bėri "po" me kokė. -Kur u kthye nga Moska,-tha ai mendueshėm, -megjithėse qėlloi rastėsisht, por unė qeshė njė ndėr tė parėt qė dėgjova prej gojės sė tij diēka nga tragjedia e atjeshme. Linda dėgjonte krejtėsisht e pėrqendruar. -As sė fejuarės nuk ia kishte treguar,-vazhdoi ai.-Madje duan tė thonė se ky ishte njė nga shkaqet e ndarjes sė tyre. Linda do tė dėshironte tė dėgjonte mė tepėr pėr kėtė histori, por ajo nuk deshi tė pyeste mė, pėr tė mos iu dukur vetja si njė njeri qė merr nėpėr gojė tė tjerėt. Me kėnd tė vėshtrimit Linda vinte re lėvizjen paksa tė shqetėsuar tė duarve tė tij mbi tryezė. Njeriu qė kishte pėrpara ishte gjithashtu nga rrethi i atyre qė kishin pasur tė bėnin drejtpėrdrejt me bllokadėn e parė. Ai ishte ndoshta nga tė parėt, nė mos i pari njeri, jeta e tė cilit qe pleksur me bllokadėn e re. -Ja kėshtu,-ia bėri ai papritur.-Tė vjen njė kinez nga fundi i botės dhe tė prish jetėn. Ai priti dy-tri sekonda nėse ajo do tė qeshte dhe, kur e pa qė nuk qeshi, vazhdoi: -Dhe mė e keqja ėshtė shpjegimi me njerėzit. Tė gjithė e marrin si me shaka, si lodėr. Dhe askush nuk tė kupton, madje as njeriu mė i afėrt... Kur ai po thoshte "dhe askush nuk tė kupton", ajo kishte hapur gojėn pėrgjysmė pėr t'i thėnė se ajo e kuptonte fare mirė tashmė, por nė atė ēast pasuan fjalėt "madje as njeriu mė i afėrt", qė e bėnė Lindėn tė pėrmbahej. -Ēfarė do tė thoshit?-pyeti ai. - Asgjė, - tha Linda. - Kėshtu pra, - vazhdoi ai, duke lėvizur ēakmakun nga njėra dorė nė tjetrėn.-As njeriu mė i afėrt qė ėshtė gruaja. Linda e vėshtronte pa e lėvizur shikimin.-Kohėt e fundit gjithmonė e mė tepėr po bėhet nervoze, - vazhdoi ai.-Kjo punė sikur po teprohet, thotė, sikur nuk u nis kėshtu. Dhe mė rri gjithė turi, thua se ai qė po e tepron jam unė, thua se kishim bėrė njė marrėveshje se kjo punė do tė ishte njė lloj komedie dhe tani jam unė fajtori qė ajo po shndėrrohet nė dramė. -Ndoshta ju kanė dalė dhe probleme ekonomike, - tha Linda. Ai buzėqeshi me hidhėrim. - Natyrisht, - tha, - natyrisht. Humbi mė tepėr se gjysma e tė ardhurave tona mujore. S'ėshtė shaka, apo jo? -Sigurisht,-tha Linda. -Nejse,-tha ai,-mė falni pėr tė gjitha kėto, nė fund tė fundit s'keni ndonjė borxh tė dėgjoni gjėra tė hidhura. Nė tė vėrtetė ishte njė marrėzi nga ana ime qė ju tėrhoqa kėtu pėr t'ju qarė hallin. Por mė besoni, kisha kaq shumė nevojė t'i flisja dikujt. Gruaja ka disa ditė qė ka shkuar me shėrbim nė Veri. Ndihesha kaq i vetmuar. -S'keni pse tė mė kėrkoni ndjesė, -tha Linda, -Unė do tė isha e gėzuar sikur tė mundja t'ju lehtėsoja qoftė edhe pak. ėshtė njė gjė njerėzore. Asaj iu duk se ndjeu njė valė tė lehtė nxehtėsie t'i ngjitej nė fytyrė dhe lėvizi kokėn nga xhami, nė mėnyrė qė ai tė mos e pikaste tė skuqurėn e mundshme. Jashtė ishte po ajo pasdite e hirtė vjeshte nė ato orėt e saj kur duket se nuk do tė ndodhė asnjė ndryshim. Linda pėr njė kohė tė gjatė i mbajti sytė nga xhamat e mėdhenj. Sa me kujdes janė pastruar, mendoi ajo si e mpirė. - Ndoshta ju mbajta shumė, - tha ai, - kur tė doni mund tė ēohemi. Linda buzėqeshi dhe bėri "po" me kokė. - Nė tė vėrtetė m'u bė pak vonė. Viktori thirri kamerierin. Megjithėse donte tė mos e bėnte njė gjė tė tillė, me bisht tė syrit Linda pa portofolin e tij, nė tė cilin ishin ca monedha njėqindlekėshe. Mendimi se ai ishte tani i papunė i ngjalli dėshirėn qė tė paguante ajo pėr tė dy, por druajtja se njė gjė e tillė do ta fyente rėndė tjetrin, tė gjitha kėto tė pėrziera me njė valė tė re dhimbsurie pėr tė, i dhanė nė gjoks nė fillim ndjenjėn e njė teprice ajri dhe, pas disa sekondash, tė kundėrtėn, mungesėn e tij. Ajo se pse e ndjeu veten fajtore,kur pa dorėn e tij,qė i zgjati paret kamerierit, dhe ishte gati t'i thoshte: rrimė edhe pak po tė doni, por pati frikė se ai mund ta merrte pėr keq kėtė gjė. Ndonėse ajo nuk tha asgjė dhe u ngrit e doli e para nėpėr portėn e xhamtė, gjithė lėvlzjet e saj, nė tė cilat ndihej mosngutja, e dhanė nė njėfarė mėnyre njė pjesė tė asaj qė pati dėshirė tė thoshte. Ata po ecnin nė njė rrugė qė me siguri s'ishte e tij dhe, aq mė pak e saj dhe Linda u gjend pėrsėri midis mėdyshjes: t'i thoshte se tani duhej tė shkonte pėr te shoqja e saj apo se do tė kthehej thjesht nė shtėpi, apo ta linte veten nė kėtė ecje tė lirė rrugės, qė nuk e angazhonte pėrkohėsisht pėr asgjė. Ajo e ndjeu se nuk ishte e aftė tė merrte asnjė vendim dhe, si pėr ta hequr mendjen nga mėdyshja, i tha diēka pėr kinezin. -Ēfarė?-ia bėri ai. - Ju pyeta pėr radiografinė, - tha ajo, - ē'do tė bėhet pas ardhjes sė saj nga Kina? Viktori ngriti supet dhe buzėqeshi. -Ku di unė?-tha.-Ajo do tė jetė me siguri e shoqėruar me interpretimin e mjekėve kinezė. Apo ndoshta do tė kėrkohet tė bėhet njė radiografi e re. As unė s'di ē'tė them. - Ē'histori e shėmtuar, -tha ajo. Ajo ndiente peshėn e shikimit tė tij tė pjerrėt mbi supin e majtė tė saj. -Njė kėmbė kinezi e radiografuar kalon me aeroplan nga njė shtet nė tjetrin,-tha ai. -Diēka makabre apo jo? Pa dashur ajo ngriti sytė nga qielli. Njeriu qė ecte pėrbri saj iu duk pėr njė ēast i lidhur me atė masė anonime qiellore. nėpėr tė cilėn pritej tė vinte imazhi i njė kėmbe. Jashtė ndėrgjegjes sė saj, nė mendje iu skicua njė radiografi e babait, bėrė para dy vjetėsh, nė atė hijen memece tė kockave midis turbullirės. Fati i njeriut qė ecte pėrbri saj ishte i lidhur me njė skicė tė tillė. Pa e kuptuar pse, Linda ndjeu nevojėn pėr tė psherėtirė. Njė kėmbė kinezi, pėrsėriti ajo me vete si e mpirė. Vitrinat nga tė dy anėt e rrugės, kalimtarėt dhe gjithēka tjetėr pėrpiqeshin tė largoheshin prej saj, pėr t'i lėnė vendin imazhit tė kėmbės makabre qė fluturonte nga njė kontinent nė tjetrin drejt e nga kohėrat e miteve tė pėrbashkėta euroaziatike... Njeriu qė kishte lidhje me atė kėmbė fantazme duhej tė ishte i jashtėzakonshėm. - Ja edhe shtėpia ime, - dėgjoi ajo papritur zėrin e tij, qė dukej sikur i erdhi nga larg. Ai kishte qėndruar nė vend dhe krahu i tij tregonte nė drejtim tė katit tė tretė ose tė katėrt tė njė ndėrtese banimi. Linda vėshtroi andej jo shumė e pėrqendruar. Nė gjithė qenien e saj ishte po ajo mosngutje e mėparshme. -A shėtisim edhe pak?- tha ai pa vendosmėri. - ėshtė herėt pėr t'u kthyer nė shtėpi, apo jo. Nė tė vėrtetė pasditja dukej sikur nuk donte tė mbaronte. Truri i Lindės e kthente mbrapsht ēdo mendim. E shpėrqendruar ajo vėshtronte lulishten e vogėl pėrpara ndėrtesės, ku bari kishte nisur tė thahej dhe ku njė shilarės i lyer me bojė portokalli ishte montuar drejt e nė tokė. - Ishte kaq e kėndshme biseda me ju, - tha ai, - kaq lehtėsuese. Do tė doja tė rrinim edhe pak. Nė sfondin e naturė mortit me qiell e me njė radiografi kėmbe, prej sė cilės truri i saj s'qe ndarė ende, Lindės iu dukėn mė se tė natyrshme fjalėt e tij. E pse jo, tha ajo me vete. Ky njeri ėshtė kaq i trishtuar! -Pse jo?-tha me zė tė ulėt dhe, pa e vėshtruar, me kokėn tė ulur pak, ajo eci e para nė drejtimin nga iu duk se duhej tė shkonin. Ē'po bėj, tha dy-tri herė me vete. Po shėtiste kot sė koti, me njė burrė fare pak tė njohur, nė prag tė mbrėmjes. Ajo e pėrsėriti pyetjen, por njė hapėsirė e gjerė e rrėmbente ndėrkaq pėr ta tretur aty pėr aty nė pėrmasat e saj tė pafundme. Linda u nda me Viktorin pas njė ore. Ishte ngrysur krejt. Nė xhamat e vitrinave, qė kushedi pse nuk ishin ndezur, ajo kėrkonte mė kot tė shikonte nėse i kishte nė rregull flokėt. Nė tė vėrtetė flokėt e saj nuk kishin pėsuar asgjė, dhe kėtė ajo e dinte. Ērregullimi ishte tjetėrkund dhe, duke sjellė ndėr mend tani atė qė kishte ndodhur disa minuta mė parė, atje te lulishtja pėrpara shtėpisė, nė ēastin e ndarjes, atė pėrqafim tė saj tė beftė, qė sa mė tepėr qė kalonin sekondat aq mė i pakuptimtė i dukej dhe qė me siguri e kishte lėnė pa mend edhe tjetrin, ajo vriste mendjen tė gjente nėse ai e kishte keqkuptuar gjestin e saj. - Natėn e mirė? -tha ajo papritur kur ndodheshin pranė njė udhėkryqi. - Pothuajse arrita. Ai u mat tė thoshte diēka, por nuk shqiptoi veēse tė njėjtat fjalė, madje edhe ato me zė aq tė ulėt sikur atė "natėn e mirė" t'ia thoshte vetes. S'duhej tė kisha lexuar letėrsi ruse, tha Linda me vete tek po i afrohej shtėpisė. Ajo i hidhte hapat pėrherė e mė shpejt, sikur ngutej tė largohej sa mė parė nga diēka. Pėr gjithēka qe bėrė shkak dhimbsuria e mallkuar, mendoi, duke afruar prapė dorėn te flokėt, thuajse keqkuptimi, pėr tė cilin ajo tani ishte e bindur, ishte atje, i bezdisshėm si njė halė e ngecur, qė ajo pėrpiqej ta hiqte. Zilja e telefonit, e zgjatur, e panatyrshme (qysh se qe pezulluar, e tillė i dukej dhe ajo, mospėrfillese, brutale), e zgjoi Viktor Hilėn nga gjumi. E kėrkonin nga uzina. Si? Pse? -pyeti ai. Pėr tė mirė apo pėr tė keq? Eja dhe do ta marrėsh vesh-i tha shefja e kuadrit. Duke u veshur, ai gati sa s'pyeti veten me zė: pėrse jam kaq i qetė? Dhe aty pėr aty, si njė ngarkesė qė zbrazet pėrnjėherėsh, i erdhi nė kujtesė pasditja me Lindėn, endja e tyre dhe pastaj ai pėrqafimi i saj i papritur, i ēuditshėm nė ēastin qė po ndaheshin. E kishte menduar gjatė, gjer nė mesnatė, i shtrirė nė shtrat, duke pirė cigare njėrėn pas tjetrės thuajse shpejtonte ta rrethonte me tym atė qė edhe pa tymin ishte e mjegullt dhe e pashpjegueshme, flu si njė ėndėrr. Herė i dukej si njė pėrqafim motre, herė jo aq i thjeshtė. Nga shkolla u kujtua se nė baladat e tyre tė vjetra arbėreshėt e quanin tė dashurėn motėr, dhe dy-tri herė mendoi se ishte vallė fatkeqėsia qė e kishte bėrė kėshtu sentimental, apo tjetėr gjė. Mė parė s'do ta kisha menduar kaq me pastėrti kėtė punė, tha me vete. Por aty pėr aty mendoi se mė parė ajo gjė as qė do tė ndodhte. Ata flokė tė butė te faqja e tij, ajo prekje e lehtė buzėsh dhe sidomos krahėt e saj rreth qafės sė tij,tė gjitha ato kishin njė brishtėsi dhe pėrkohshmėri ylberi, tė shkatėrrueshme fare lehtė nga njė fjalė ose nga njė lėvizje vulgare. Ai e ndjeu se e vetmja mėnyrė pėr ta ruajtur atė kujtim ishte qė tė hiqej mėnjanė, dhe ashtu do tė bėnte.Nuk do t'i telefononte Lindės, do ta linte tė fisnikėrohej atė ēast duke e harruar, duke e lėnė jashtė realitetit, madje edhe nė rrugė po ta takonte rastėsisht, do tė bėnte sikur s'mbante mend asgjė, madje sikur s'e njihte fare. Rrugėn gjer te stacioni i autobusit e bėri herė duke menduar ngjarjen e njė dite mė parė e herė duke pyetur veten se pėrse po e thėrrisnin nė uzinė. Te porta e uzinės, rojtari picėrroi sytė me gėzim. - Erdhe prapė, mor djalė ? Shyqyr ! - Nuk e di, xha Jani. Tani do ta marr vesh nė kuadėr. -Shko, kinezė s'ka nėpėr korridore,-tha plaku. -Kanė shkuar andej nga repartet e reja. Viktori buzėqeshi me hidhėrim. Si kishte ardhur puna qė tė vinte gati fshehurazi nė uzinėn e tij? Madje kohėt e fundit para se tė largohej, shokėt e tij, duke e marrė ende me shaka atė qė i kishte ndodhur, i thoshin se, qė tė mos njihej prej kinezėve s'do tė bėnte keq tė vinte i maskuar me parukė dhe mustaqe, nga ato qė pėrdorte grupi teatral amator pėr rolet e borgjezėve. Kur doli nga zyra e kuadrit, Viktori nuk e kuptonte dot nėse duhej tė gėzohej apo tė mėrzitej. I kishin njoftuar se duhej tė nisej menjėherė pėr tė punuar nė kombinatin e shkrirjes sė ēelikut nė Elbasan. Domethėnė duhet tė iki nga Tirana, pėr t'i bėrė qejfin atij maskarai? kishte thėnė Viktori, habitur dhe vetė pėr valėn e zemėrimit qė e pėrfshiu fare befasisht. Shok, kontrollo fjalėt, i kishte thėnė shefja e kuadrit me zė tė rreptė. Nė kombinatin e ēelikut e kanė pėr nder tė punojnė qindra kuadro dhe komunistė. Veē kėsaj mos harro se edhe vetė ke faj. Porosia e Partisė ka qenė t'i shmangemi ēdo lloj provokacioni me ta, kurse ti... Budallė, kishte thėnė Viktori nė ēast pėr vetveten. Nuk gėzohesh qė kjo punė u mbyll disi? Ke tė drejtė, shoqe, i tha shefes, qė e vėshtronte ende me zemėrim. Megjithatė, porsa doli nė korridor, ndjeu njė zgavrim nė gjoks. Duhej tė ikte pėrgjithmonė kėndej. Mė kot pėrsėriti me vete se ndoshta s'ishte pėrgjithmonė, se, kushedi, mbase iknin kinezėt dhe ai kthehej pėrsėri, por kjo nuk e qetėsonte. Kaloi mes pėr mes oborrit tė uzinės, pa u kujdesur se mos e shihnin kinezėt. Tani ē'qe pėr t'u bėrė qe bėrė dhe s'kishte mė pse tė ruhej. Madje kishte qejf t'i takonte, pėr t'u thėnė: ja, po iki, u kėnaqėt tani ? Nė oborr dhe pastaj te bufeja, ku u kthye tė pinte njė kafe, tė gjithė e pritėn me fjalėt u ktheve prapė? Por ai tundte kokėn pėr tė thėnė "jo". Para se tė ikte, i ra edhe njė herė rrotull uzinės sė madhe, ku kishte kaluar njė pjesė tė jetės sė tij. U ktheve, inxhinier? dėgjonte aty-kėtu zėrat e njerėzve dhe ai ose bėnte njė "jo" me kokė ose buzėqeshte pa dhėnė asnjė sqarim. Keqardhja qė do tė linte uzinėn sa vente i bėhej mė e ndjeshme, gati i peshonte nė gjoks. Gazetat e murit, pėr tė cilat mė parė s'kishte pasur ndonjė interes, tabelat e emulacionit, fotografitė e tė dalluarve, deri dhe lajmėrimet e thjeshta, tė ngjitura me gjilpėrė aty-kėtu: "nesėr ora 16 mbledhja e b. profesionale tė repartit", "Sot ka prova kori", i dukeshin ndryshe. Tek ecte ashtu, e ndiente qė shumė sy e ndiqnin. Ē'nuk thonė pėr ty, i shpjegonte njė inxhinier elektrik, qė e shoqėroi njė copė herė. Legjendė, pėr nder, kaluar legjendės. Flitet pėr gjoja demonstrata kundėr teje nė sheshin Tien An Men, pėr protesta nė OKB, e ku di unė ēfarė, fantazi popullore, a? Viktori dėgjonte me buzėqeshje. Nė tė vėrtetė ajo puna e radiografisė s'ishte shumė larg kėtyre fantazive. Aty-kėtu nėpėr reparte punėtoret dhe tekniket e reja e shikonin me admirim. Herė-herė atij i kujtohej pėrqafimi i Lindės dhe trupi i tij e humbte peshėn nė ēast, pėr t'u shtyrė pėrpara, si nga njė dallgė e padukshme. Pastaj e rifitonte prapė peshėn dhe ndiente tokėn nėn kėmbė. Ja dhe vendi ku kishte shkelur kinezin. Viktori tundi kokėn si pėr tė hequr nga pėrfytyrimi kėmbėt e mbathura me ca kėpucė prej stofi, gjysmėkėpucė-gjysmėpapuēe, qė dukej se e shtonin edhe mė shumė tinėzinė e kinezit kur i afrohej pa u ndier. Ato kėpucė tė buta ishin nė kundėrshtim me cinizmin e tij, ai cinizėm i egėr qė kishte shkaktuar ndėrprerjen e punės nė dy reparte dhe qė rrezikonte ngecjen e prodhimit tė krejt fabrikės. Pėr njė ēast Viktorit i qe dukur se gjithė hipokrizia e botės qe mbledhur nė ato kėpucė-pantofla, dhe ai, i shtyrė jo vetėm nga zemėrimi, por edhe nga dėshira pėr ta provuar ējerrjen e asaj maske mashtruese, vrikshėm, gjoja rastėsisht i qe afruar kinezit dhe e kishte shkelur. - Legjendė, pėr nder, hero i ditės, - vazhdonte inxhinieri. - Kurse teto Nasta, e di se ē'tha? Gjynah, tė vejė dėm goxha djalė pėr njė copė kinez. Inxhinieri qeshte me zė pėr ato qė thoshte dhe Viktori pėrherė e mė tepėr e ndiente se e kishte vėshtirė ta shoqėronte tė qeshurėn e tij. Ai doli nga porta e uzinės pas njė ore dhe ashtu mendueshėm, pa vėshtruar askėnd, eci drejt vendqėndrimit tė autobusit. Atje ktheu kokėn dhe njė copė here, pa oxhakėt qė nxirrnin tym tė zi. Para ca kohe kishte parė nė ėndėrr ca tymtarė tė ngjashėm, veēse kokėposhtė. Ndoshta jeta e tij tani pas transferimit merrte njė kthesė mė tė mirė, mendoi. S'thoshin kot qė ēdo e keqe vjen edhe pėr tė mirė. Kėshtu mendonte, ndėrsa sytė vazhdonin tė vėshtronin tymtarėt e uzinės. Solli ndėr mend fjalėt gazmore tė inxhinierit, por prapė s'qeshi dot. Duke mos i hequr sytė nga oxhakėt, vuri re se nė ngjitjen lart tė tymit kishte vėrtet diēka jo tė mirė, tė huaj dhe mospėrfillėse pėr njeriun. Jo mė kot tymin e quanin shenjė tė keqe kur e shihnin nė ėndėrr. Qielli mbi botė vazhdonte si pėrherė jetėn e tij tė varfėr. Nė tė ftohtėt e vjeshtės, qė sa vinte rritej,satelitėt spiunė i kaluan njėri-tjetrit renditjen e emrave tė Byrosė Politike Kineze, sipas njė tjetėr komisioni shtetėror varrimi. Qysh prej renditjes sė fundit, para tri javėsh, nė listė kishte ndodhur vetėm njė ndryshim i vogėl, pothuajse i padukshėm: anėtari i Byrosė qė lidhte kokėn me peshqir, ose Peshqirėsi, siē e quanin tani midis tyre specialistėt qė merreshin me Kinėn, nga vendi i tridhjetekatėr kishte kaluar nė tė tridhjetetretin, duke spostuar njė vend mė tutje anėtarin e Byrosė Politike me dy fuēi. Sado qė spostimi dukej si i papėrfillshėm, specialistėt, qė me siguri po i turreshin sinjalizimit, do tė kėrkonin tė gjenin aty njė shenjė sado tė vogėl tė animit tė balancės, qoftė edhe pėrkohėsisht, ndaj njėrit grup tė udhėheqjes kundėr tjetrit. E keqja ishte se, me gjithė pėrpjekjet mbinjerėzore tė specialistėve, ende nuk ishte e mundur gjithsesi tė pėrcaktohej se ē'prirje pėrfaqėsonte njėri anėtar e ē'pėrfaqėsonte tjetri. Njė syri jo shumė tė stėrvitur kjo mund t'i dukej si diēka qė kishte tė bėnte, nė rastin mė tė thjeshtė, me dy vija, lidhur me zhvillimin e industrisė tekstile dhe ushqimore (peshqiri dhe qiqrat), pėr t'i dhėnė pėrparėsi sė parės nė krahasim me tė dytėn, por mė tepėr kishte tė ngjarė qė tė ishte diēka mė e thellė, qė lidhej ndoshta me gjithė ekonominė kineze, pėr tė mos thėnė me gjėra edhe mė tė mėdha, siē mund tė ishin zbutja apo ashpėrsimi i luftės sė klasave nė vend, apo politika e jashtme e shtetit. Ndėrkaq specialistė tė tjerė tė zellshėm zhyteshin nė studimin e enciklopedive kineze tė epokės Ming, tė traktateve dhe tė simbolikės poetike, pėr tė zbuluar se ē'mund tė pėrfaqėsonin nė vetvete peshqiri dhe qiqrat, e aq mė tepėr ē'mund tė pėrfaqėsonin ato po tė ndodheshin nė njė raport tė drejtpėrdrejtė me njėra-tjetrėn. Ngjarje tė tjera satelitėt spiunė nuk jepnin. Ende pa gdhirė, njėri prej tyre jepte vetėm kėtė tekst: "Me sa dimė ne, nuk ka pėrgjigje pėr letrėn e Shqipėrisė. Burimi ėshtė i sigurt. Ndoshta s'ka ekzistuar as vetė letra." Ndaj tė gdhire, nėpėrmjet satelitit kaloi ky mesazh: "Letra e Shqipėrisė ekziston. Ngulni kėmbė pėr tė zbuluar pėrgjigjen." Nė tė vėrtetė pėrgjigje s'kishte. Ēanta e Gjergj Dibrės, i cili po udhėtonte nė atė ēast me avionin e linjės Pekin-Karaēi-Paris, kishte disa materiale tė rėndėsishme, por asnjė pėrgjigje pėr letrėn. Ishte ora njėmbėdhjetė e mėngjesit. Avioni i rėndė fluturonte mbi fushat e Kinės Jugore pėrmbi ca re qė dukeshin si tė shastisura nėn ndriēimin e diellit vjeshtor. Uturima e motorit arrinte herė-herė gjer poshtė nė tokė. A nuk mund t'i lėvizni pak kursin kėtij dreq avioni? tha me vete Mao Ce Duni qė po shėtiste nė atė kohė disa kilometra poshtė tij nė mes tė fushės. Ishte vetėm fare (rojat zvarriteshin pothuajse barkas prapa tė mbjellave qė tė mos dukeshin). Midis fushės pa mbarim qė lėshonte nė skajet e saj reflekse tė dridhshme, tė kuqėrremta. Ai ngriti kokėn pėr tė gjetur nė qiell avionin. S'ishte puna vetėm te qetėsia e tij, por nė radhė tė parė te sekreti. Ato fusha ishin mbjellė me marihuanė dhe, me sa duket, zbulimet e huaja diēka kishin nuhatur pėr to, pėrderisa gjithė shoqėritė e linjave ndėrkombėtare ngulnin kėmbė qė aeroplanėt e tyre tė fluturonin mbi atė zonė dhe mundėsisht sa mė ulėt pėr arsye gjoja tė kushteve atmosferike. Kurse ata kokėtulėt e dy ministrive, tė Jashtme e tė Brendshme, nuk kuptonin asgjė nga tė gjitha kėto, sepse gjithė kujdesin e kishin tė ruanin sekretet atomike, sikur tė mbjellat e kėtyre fushave tė ishin mė pak tė rėndėsishme. Po, natyrisht, elektronika, atomi, shkencat nazike, gjithė kujdesi duhej pėr ato, kurse kėto kėtu s'ishin veēse disa tė mbjella banale, punė fshatarėsh. Hm, ia bėri ai. Njė mllef i verbėr, qė e kapte sa herė qė i dukej se dikush guxonte t'i nėnēmonte, e aq mė tepėr tė pėrēmonte punėt qė kishin tė bėnin me fshatin, po e kapte dalėngadalė. Njė nėnēmim apo pėrēmim tė tillė ai e merrte pėrherė si diēka qė kishte tė bėnte drejtpėrdrejt me anėn e tij fshatarake, dhe qė mekanizmi i mendjes sė tij tė vjetėr prej politikani e nxirrte aty pėr aty nga sferat e shijeve e etikės, duke e lidhur vetėtimthi me dėshirėn pėr t'i zėnė vendin. Le t'i ruanin ato sekretthet e tyre aristokratike. Sa pėr atė, ai vetė besonte mė shumė nė efektin e kėtyre arave tė mbjella me marihuanė, se nė tė gjitha marifetet e elektronikės, atomikės apo djalli e di ē'janė ato tė tjerat. Ishte dita e katėrt qė shėtiste nė kėto fusha, dhe njė gjendje tė tillė shpirtėrore rrallė kishte ndier nė jetėn e tij. Kishte bėrė mirė qė fill pas daljes nga shpella kishte ardhur kėtu. Me sy gjysmė tė mbyllur nga ndriēimi i ditės, sodiste shtrirjen e fushės, me atė pėrskuqje qė i rrinte sipėr si njė zjarrmi e lehtė ethesh. Flamuj tė kuq festash... Parulla, banderola... Himni "Lindja ėshtė e kuqe"... Librat e tij tė kuq nė duar milionash... Ju kujtoni se unė i marr seriozisht kėto kuqėlime? Ai qeshi me vete me kėtė pyetje, pastaj e preu tė qeshurėn dhe u pėrpoq tė sillte ndėr mend se ku apo kujt ia kishte thėnė atė frazė, mirėpo s'po i kujtohej kurrsesi.Ju kujtoni se unė i marr seriozisht... Ah, po, tani iu kujtua. Ishte njė nga ato frazat qė ai i kishte thėnė nė mendimet e tij nė pėrfytyrime dialogėsh tė mundshėm me njerėz tė ndryshėm: politikanė, mbretėr, presidentė, kolegė, armiq tė tij. Nė njė skutė tė qenies sė tij ato ishin me qindra, qė prisnin radhėn pėr tė dalė, apo qė e kishin humbur shpresėn, ndoshta qė kishin vdekur fare, dhe ai ndiente tani vetėm peshėn e kufomave tė tyre. Fraza qė porsa i pėrshkoi ndėrgjegjen ishte e gjallė, madje nga ato qė mund tė vishen sė shpejti me fjalė, pėr tė dalė nga terri nė botė. Ju kujtoni se unė e marr seriozisht gjithė kėtė purpur? Ai u pėrpoq tė pėrfytyronte tė qeshurėn e dėgjuesit, koka e tė cilit u skicua nė pėrfytyrimin e tij ashtu siē e kishte parė nė njė gazetė tė fundit.Sy qė qeshnin,nofulla tė gjera... Ajo kokė ishte e presidentit amerikan. Me sa duket fraza qė ishte ngjizur kushedi kur nė ndėrgjegjen e tij pėr kushedi kė, ndoshta pėr Ēan Kai Shinė, pėr Titon, Haile Selasien apo papėn e Romės, i ra nė pjesė amerikanit. Ju kujtoni se?... Jo, ai nuk besonte aq shumė nė atė kuqėlim. Po tė ishte pėr diēka tė kuqe, do tė besonte mė shumė nė kuqėlimin e marihuanės sesa nė atė delir flamujsh. Natyrisht ishte herėt pėr ta thėnė kėtė gjė. Por nė qoftė se ishte herėt pėr ta thėnė nuk ishte herėt pėr ta menduar. Madje ndoshta ishte pak vonė. Pa e ndalur hapin, hodhi sytė pėrreth. Rojat s'dukeshin asgjėkundi dhe ai ishte gati tė besonte se ata s'ishin vėrtet dhe se ishin tė mbjellat, ato, misri, lakrat, soja qė e ruanin jetėn e tij prej fshatari. Fusha tė mbjella me ėndrra, idiotėsi... S'ėshtė ashtu, zotėrinj, tha me vete. Njė natė pa gjumė kalon dhe njeriu kėrkon ndihmėn e somniferėve. Kurse kėtu ishte fjala pėr njė planet tė tėrė, truri i tė cilit ishte ēakėrdisur. Lloj-lloj pėrralla thuheshin se si duhej tė rregulloheshin punėt e njerėzimit, por me kėtė s'merrej seriozisht njeri. Sepse tė dhėnė pas lloj-lloj doktrinave, njerėzit harronin se ajo ēka ėshtė e nevojshme pėr njė njeri ėshtė njėlloj e nevojshme pėr njė mijė, njė miliard, pėr pesė miliardė njerėzit e botės. Ata pranonin se, pėr tė kuruar njė tru tė ndezur jashtė mase, duheshin marrė qetėsues, kurse kur ishte fjala pėr trutė e tė gjithėve,bėrtisnin pėr ara tė mbjella me ėndrra, me idiotėsi. Kurse ai nuk hutohej kollaj nga doktrinat shumemėrshe. Ai kishte mendimin e vet pėr zhvillimin e punėve nė botė dhe pėr tė ardhmen. Nė kundėrshtim me shumicėn, madje nė kundėrshtim me vetveten e disa viteve mė parė, kohėt e fundit ai mendonte se truri njerėzor ishte zhvilluar mė shumė se ē'duhej, dhe kjo ishte njė nga arsyet e fatkeqėsive tė tanishme tė njerėzimit dhe e fatkeqėsive tė ardhshme, qė do tė ishin katastrofike nė qoftė se s'do tė merreshin masa. Duheshin marrė masa tė ngutshme pėr ta kthyer trurin mbrapsht nė caqet e vjetra, qė ai i kishte kapėrcyer. Duhej thjeshtuar truri i njeriut, pėrndryshe ai do tė merrte nė qafė botėn. Kjo ishte njė nga tė vėrtetat universale qė kishte zbuluar ai. Njė ditė, tek po pinin ēaj me Go Mo Zhonė, ky i kishte shpjeguar se polemika lidhur me trurin njerėzor, paskėsh qenė njė nga mė tė vjetrat e njerėzimit. Nė legjendat e vjetra greke tregohej se pikėrisht pėr kėtė qenė grindur keqas Zeusi me Prometeun. Pra, mund tė themi se paska pasur dy vija nė Olimp, lidhur me kėtė punė, kishte ndėrhyrė gjysmė me shaka Maoja. Pikėrisht, kryetar, qe pėrgjigjur Go Mo Zhoja. Zeusi kėrkonte ta zėvendėsonte racėn njerėzore me njė racė tė re, me tru mė tė thjeshtė (Nė mendjen e Maos kishte vetėtuar Lej Feni). Kurse Prometeu ishte pėr tė kundėrtėn. Me Prometeun le tė shkojė kush tė dojė kishte thėnė Maoja. Ne jemi me Zeusin. Go Mo Zhoja e kishte parė me adhurim. Kujt mund t'i shkojė mė mirė roli i Zeusit sesa ty, kryetar? thoshin sytė e tij. Vėshtrimi i tij i shtypur midis kapakėve tė syve s'gjente asnjė pengesė midis fushėtirės. Kėto fusha tė kuqėremta pėrbėnin njė pjesė tė mjeteve qė do tė pėrdoreshin pėr kėtė riparim tė madh. Raportet pėr eksportin e fshehtė tė marihuanės, qė ai i kishte shfletuar para katėr ditėsh, ishin inkurajues. Qindra tonė kishin kaluar pėr nė Evropė dhe qindra tė tjerė ishin nė kalim e sipėr. Megjithatė doza duhej tė rritej edhe mė. Sa tonė vallė duhej pėr tė trullosur pėr njė dite krejt globin tokėsor? Tani pėr tani kėtė s'e dinte askush. Trullos njė herė Evropėn, i kishte thėnė para ca kohėsh Ēian Ēini, dhe zėre se ke trullosur botėn. Truri i Evropės ishte mė i keqi nga tė gjithė. Atė po pėrpiqem tė bėj, ishte pėrgjigjur ai, por nuk ėshtė kaq e thjeshtė. Qindra tonelata ėndrra, apo idiotėsi, quaje si tė duash, hedhur mbi gjendjen esėll apo mbi menēurinė, do tė treteshin si kripa nė ujė, nė qoftė se nuk do tė shoqėroheshin me mėnyra tė tjera mė tė tėrthorta, por jo mė pak tė vlefshme. Lufta pėr shpėlarjen e trurit tė njeriut ishte njė ndėrmarrje titanike. Nė qoftė se nuk do tė zhdukeshin burimet qė e ushqenin dhe e mprehnin mekanizmin, kjo luftė do tė ishte po aq e kotė sa pėrpjekja pėr tė tharė njė liqen pa shterur mė parė rrjedhjen e ujėrave nė tė. Dhe ai i kishte shpjeguar planin e tij pėr shkatėrrimin e sistemit tė tanishėm shkollor, zhdukjen e universiteteve, pakėsimin e librave gjer nė nivelin e epokės kur ata kopjoheshin me dorė. Gjatė gjithė jetės njeriut nuk i duhej tė lexonte mė shumė se dhjetė libra, madje prej tyre shumica tė ishin politike. Gjatė revolucionit kulturor kishte arritur ta bėnte kėtė nė Kinė, por ē'e do s'e kishte shtrirė dot mė tutje. Nė tė vėrtetė e kishte bėnė nė Kamboxhia, dhe qe pėr pjekur pa sukses nė Cejlon, por ato ishin aty pranė. Kurse ėndrra e tij kishte qenė qė ta ēonte atė valė larg... Hm, larg... nė Evropė. S'deshi ta kujtonte Shqipėrinė nė njė ditė tė tillė, por i erdhi vetvetiu ndėr mend. Kishte vėnė kaq shpresė tek ajo. Po prit, i tha vetes, prit edhe pak... Shpresat s'duheshin humbur kaq shpejt Kishte dhėnė udhėzime tė reja, qėndrimi ndaj Shqipėrisė do tė rishqyrtohej nė themel, diēka do tė bėhej, diēka do tė bėhej patjetėr. Macja e egėr do tė zbutej... Kurse nė Kamboxhia punėt venin mjaft mirė, madje mė mirė se ē'i kishte parashikuar ai. Dhe ithtarėt e tij, kudo nė botė, po pėrpiqeshin. Ata ishin hedhur nė sulm. Pėr herė tė parė po lėkundeshin fronat e sunduesve tė tillė si Shekspiri e Bethoveni. Dikush kishte shfaqur mendimin qė t'i pritej krahu pianistit kinez qė kishte luajtur simfoninė e nėntė tė Bethovenit. Dukej si masė e egėr, por s'ishte aspak ashtu. Pėrbindėsha tė tillė si Servantesi, Bethoveni, Shekspiri ishin mė tė kėqij se carėt e perandorėt.Ata sundonin egėrsisht me pushtet tė pakufizuar, tiranė tė vėrtetė mendjesh, pushtues trush. Mbretėrit pėrmbyseshin lehtė, u pritej koka, harroheshin, kurse kėto murtaja kalonin nga koha nė kohė me po atė pushtet, nė mos mė tepėr. Por tani atij sundimi po i vinte fundi. Kishte ardhur nė botė ai, sfiduesi i tyre, Mao Ce Duni. Tani le te dridheshin. Ai do t'i rrėzonte njė nga njė, tufa-tufa, njėlloj si mbreterit, njėlloj si carėt. Presidentin Servantes, princin Bethoven, gjeneralisimin Shekspir, kontin Tolstoi, e kėshtu me radhė. Ē'ishin pėrmbysėsit e gjeratėhershėm pėrpara tij? Kishin rrėzuar ca mbretėr, ca kryeministra, ca kukulla letre, kurse, pėr t'u matur me titanėt e kėqij, kishte guxuar vetėm ai, Maoja, ai do ta ēlironte globin, trutė e njerėzimit nga kjo magji e sėmurė arti. Ishin dėnuar me dhjetėra mijėra, megjithatė ai ishte ende i pakėnaqur. Ishin dėrguar nėpėr komuna, zhytur nėpėr hendeqe me baltė, nė orizore, i kishin rrahur, pėshtyrė, i kishin bėrė tė harronin qė kishin qenė dikur shkrimtarė, qė tė llahtariseshin nga kujtimi i njė romani si nga njė krim, i kishin bėrė tė vrisnin veten ata qė s'harronin dot. Megjithatė e ndiente se kjo nuk mjaftonte. Nė mendje i skicohej herė pas here njė mbledhje qė herė i ngjasonte tėrbimit tė hyjnive greke nė Olimp e herė Byrosė sė tij Politike. Lidhur me ēėshtjen qė sapo shtruam le tė dėgjojmė tani Prometeun... Dhe le tė dėgjojmė pas tij Ēen Po Tanė. Zeusi kishte bėrė njė gabim sidoqoftė qė e kishte pranguar Prometeun nė shkėmb. E kishte bėrė kėshtu martir me duart e veta. Madje dhe Marksi kėshtu e kishte quajtur, duke ēoroditur proletariatin botėror. Tė ishte pėr tė, ai s'kishte pėr ta mbėrthyer Prometeun me pranga. As pėr ta goditur me rrufe. Nė orizore tė shkojė, midis baltės dhe llumit... Grekėt e vjetėr mund tė dinin shumė gjėra, por ata nuk e dinin fuqinė e orizores. Tė orizores me baltė dhe llum..Ajo tė trette, ajo tė shuante pa nam e pa nishan. Titan...hm. E urrente kėtė fjalė, ashtu siē urrente fjalėt "i madh", "gjeni" etj. kur pėrdoreshin sidomos pėr shkrimtarėt. Urrejtjen pėr kėta tė fundit e kishte pasur gjithmonė, por pas martesės me Ēian Ēinin, e sidomos me fillimin e pleqėrisė sė tij, ajo i qe rritur nė pėrmasa mbytėse. E dinte se Ēian Ēini kishte motive tė dobėta, qė lidheshin me jetėn e saj tė kaluar si artiste kinemaje e dorės se tretė, siē thuhej kohėt e fundit nė shtypin e huaj, me zilitė, mossuksesin, fyerjet e vazhdueshme, njė pjesė tė tė cilėve, ndoshta ato mė tė dhimbshmet, nuk ia kishte treguar, me siguri, as atij vetė. Ai i dinte, ose i merrte me mend, shkaqet e vėrteta tė etjes sė saj pėr kėtė larje llogarish tė vonuar, megjithatė, pėrderisa mllefi i saj pėrkonte me idetė e tij, i dukej i natyrshėm. Madje njė herė ia kishte thėnė kėtė. Ti je egoiste, i kishte thėnė atėherė. Ja, unė jam vetė poet, por nuk i urrej poetėt i nisur nga motive tė ulėta. Unė nuk i dua ata, sepse jam i bindur qė janė tė dėmshėm, por s'kam pasion kundėr tyre. Madje, nė do ta dish, do t'i shkul jo pa njėfarė keqardhjeje, siē shkulet njė lulnajė e bukur, por e dėmshme. Kurse ti... Po nejse, je grua, ndoshta tė falet. I kujtohej fare mirė ajo natė e paharruar korriku nė Shaoshan, kur ata nuk i kishte zėnė gjumi gjer nė mėngjes duke folur pėr tė ardhmen e botės. Ishte njė natė e mundimshme, plot zabullimė, qė tė merrte frymėn dhe qė, tamam pėr kėtė arsye fundet e frazave i shndėrronte nė njė si rėnkim. Ishin tė dy tė pėrndezur jashtė mase, duke pėrfytyruar pastėrtinė e ardhshme tė botės pa arte dhe letėrsi. Tė pastrohet globi nga ato pamje tė rreme, ankthe tė sėmura, o zot, ē'mrekulli, thoshte ajo, duke thyer gishtėrinjtė me njėfare druajtje. E dinte se kjo punė ishte tepėr e vėshtirė dhe, si njeriu qė kėrkon tė marrė sigurime tė tepėrta pėr diēka qė e ėndėrron jashtė mase, edhe ajo e pyeste dhe e ripyeste atė pėr mundėsinė e kryerjes sė gjithēkaje. Ai ia jepte sigurinė dhe ajo i pėshpėriste atėherė si e dehur: Dhe muzikėn njė natė si kjo t'ia heqim kėshtu nė gjumė, dhe globi tė mbetet shurdh, shurdh. Dhe kėshtu tė shuheshin njėri pas tjetrit teatri, romanet, vjershat, tė mos mbetet fantazi tjetėr veē jetės sė tyre (kėto ajo s'i thoshte drejtpėrdrejt, por e ndiente fare qartė), veē jetės sė saj. Dhe pse tė dukej ky njė delir! Cila grua tjetėr gjatė qindra shekujve, qysh nga krijimi i botės, kishte pasur pėr burrė prijėsin e njė miliard njerėzve? Por tė gjitha kėto ishin disi tė rregullueshme. Turrat e druve ku digjen librat ishin njė gjė e njohur nė botė, dhe teatrot e mbyllur dhe pianot e thyera, dhe mijėra shkrimtarė qė zvarriten nėpėr baltėrat e orizoreve, tė gjitha kėto ishin tė rregullueshme, bashkė me thjeshtimin e truve, shterimin e fantazisė. ato shkonin tok me njėra-tjetrėn, ikja e njėrės ndihmonte rrėnimin e tjetrės, si rėnia e trarėve nė njė ngrehinė qė po shembet; por kishte diēka mė tė vėshtirė se tė gjitha kėto pėr t'u shkulur. Atė natė tė ngrohtė ajo e kishte bėrė pyetjen gati duke u rrėqethur: po jetės, si i bėhej jetės..asaj qė quhej jetė e ėmbėl, me biseda pas darke, me dashuri... I qe dashur njė copė herė pėr t'i shpjeguar atij, mė shumė nga druajtja se nga ndonjė arsye tjetėr, se pėr ē'dashuri e kishte fjalėn. Dalėngadalė, frazė pas fraze, e kishte nxjerrė tė lakuriqtė mendimin e saj. Ai e kishte dėgjuar nė heshtje. Edhe pėr dashurinė mendimet e tyre pėrkonin, me tė vetmin ndryshim se ideja e tij s'shtyhej nga kurrfarė egoizmi. Ai e kishte dashur gruan e parė shumė, madje njė nga vjershat mė tė dhimbshme ia kishte kushtuar kujtimit tė saj, gjė qė kishte shkaktuar njė histeri lotėsh te Ēian Ēini. Megjithatė vitet e fundit, ashtu si pėr shumė gjėra, kishte ndėrruar mendim edhe pėr dashurinė. Mos ki merak, i kishte thėnė ai, dashuria gjithashtu do tė ndryshojė. Dhe ai i kishte shpjeguar se dashuria s'ishte kaq e fuqishme sa ē'dukej, pėrderisa ajo ishte nė botė relativisht e re. Nė barbari ajo kishte qenė vetėm si marrėdhėnie seksuale, nė periudhėn antike ngarkesa e saj shpirtėrore kishte qenė e vogėl. Ishte Rilindja Evropiane ajo qė e kishte fuqizuar kėtė sėmundje, duke e kthyer nė epideminė mė tė pėrhapur tė njerėzimit. Por ashtu siē mori krahė, ashtu dhe do tė bjerė dalėngadalė kjo stihi, pasi tė humbė dadot e saj nanuritėse, artet, letėrsinė e gjithė marrėzitė e tjera. Ai kishte shpjeguar fazat e luftės kundėr saj: faza e pare do tė kishte pėr qėllim sjelljen e dashurisė nė nivelin qė kishte qenė para mesjetės. Faza e dytė do t'i jepte goditjen fatale, barazimin e saj thjesht me mekanizmin e marrėdhėnieve seksuale, duke e bėrė kėshtu plotėsisht tė parrezikshme. E sa kohė mund tė duhet pėr kėtė, o zot, sa kohė, vallė, do tė kėrkojė e gjitha kjo, kishte pyetur ajo me padurim, gati me ankth. Ai i kishte thėnė njėfarė afati, qė tani nuk e mbante mend, por mbante mend se ajo kishte psherėtirė, ngaqė kishte dyshuar nėse kjo mund tė arrihej vėrtet nė gjallje tė tyre. Dhe kur, mė vonė, nga Kamboxhia erdhėn lajmet e para si pushkatoheshin nė vend tė dashuruarit qė kapeshin duke folur pėr dashurinė dhe jo pėr politikėn, ia kishte kujtuar psherėtimėn e saj mosbesuese nė atė natė zagushie. Dhe vėrtet, atė natė vere tė jashtėzakonshme ata kishin folur gjer nė agim pėr gjėra qė ndoshta askush s'i kishte biseduar nė kėtė botė qysh nga krijimi i saj. Duhej zhdukur ēdo gjė qė nxiste dashurinė, pėshpėriste ajo, kėpucėt e grave, bizhutė, fustanet, krehjet e flokėve. Po kėtė pothuajse e kemi bėrė pėrgjigjej ai. Nė Kinė prej kohėsh s'ka fantazma tė tilla. Nė Kinė, rėnkoi ajo, e di, por duhet mė tutje,mė tutje, bota ėshtė mbushur me to. Ai i kujtoi faktin se kishte edhe gra evropiane qė ishin nė njė mendje me tė. Ajo dėgjonte si nė ethe. Ka tė tilla qė qysh tani i kanė pranuar idetė e mia. Madje mu nė mes tė Evropės, mu nė Paris, maoistė quhen, a s'tė duket njė mrekulli kjo? Sigurisht, pėrgjigjej ajo, por janė tepėr pak, kurse tė tjerat pėrreth janė njė oqean i tėrė. Ē'pėrpjekje do tė duheshin pėr t'i ndryshuar. Ndoshta do tė ishte mė mire tė fillohej me gratė shqiptare, nė fund tė fundit atje e kemi mė lehtė, pėr shkak tė aleancės. Ke tė drejtė, i thoshte ai, ke tė drejtė. Kjo do tė bėhet patjetėr: gratė shqiptare do tė jenė tė parat qė do ēgrarizohen nė kontinent. Me ē'kam dėgjuar Islami u hodhi ferexhenė pėr pesėqind vjet, megjithatė shpėtuan prej tij. Por ne jemi mė tė fortė se Islaml. Me afrimin e mėngjesit biseda e tyre sa vente bėhej mė e turbullt, herė-herė ai dremiste, herė-herė i dukej se ajo fliste nė kllapi. Dehej nga ekstaza, por edhe ftohej aty pėr aty nga mosbesimi. Kishte frikė se mos kur ai tė mos ishte mė, gjithēka do tė ndalej nė vend. Kishte frikė se s'ishte aq zemėrgur. Ai e qetėsonte gjithsesi. Mos ki frikė! Lėre sa tė fillojė kjo punė, pastaj ecėn vetė. Po tė ishte atėherė shembulli i Kamboxhias do t'i thoshte: ja, nė Kamboxhia nisi me urrejtjen kundėr kulturės dhe pėrfundoi kundėr gjithēkaje, tani as ndėrtesat e qyteteve ata s'i durojnė dot: iu dukėn tė papranueshme. Kėtė ia kishte thėnė mė vonė, kurse atė natė ajo kishte vazhdimisht njė ankesė, njė gulēim tė lehtė: sikur tė bėhej vėrtet. Po gdhinte kur ai i foli pėr marihuanėn. Ndoshta ishte refleksi i kuqėrremtė mėngjesor qė ia shtiu ndėr mend, ndoshta ngaqė iu duk se kjo kllapi duhej tė merrte fund, aty ndaj tė gdhirė i pėshpėriti: kam edhe njė mėnyrė tjetėr pėr tė arritur tė gjitha kėto. Dhe i tregoi atė qė armiqtė e tij e quanin marrėzinė e tij tė fundit, planet e tij pėr marihuanėn. Tė gjithė kujtonin se unė lakmoja ata katėr-pesėmiliardė dollarėt, kur para dy muajsh dhashė urdhėr pėr kultivimin e saj, tha. O zot, ē'budallenj! Unė e bėra pėr tjetėr gjė. Ajo dėgjonte gojėhapur. Do tė ta tregoja mė parė, i tha ai, por ja, prisja njė natė si kjo. Ai i foli gjatė pėr refleksin e kuqėrremtė nė tė gjithė planetin, pėr ėndrrėn e trurit tė zbutur dalėngadalė. Disa vjet pėrdorimi tė drogės dhe ulet njė pėrqindje e aftėsive tė tij; pastaj disa vjet tė tjerė dhe ulet njė pėrqindje tjetėr e kėshtu me radhė gjer nė pėrgjysmimin e intelektit. Ky ėshtė ēelėsi, i pėrsėriste ai pranė veshit. Kjo do tė bėjė tė lehtė gjithēka tjetėr, mė kupton tani, mė beson? Dhe kėshtu i kishte zėnė agu i ditės, tė pėshtjellė nė atė bisedė-ankth, gjysmė tė fjetur, gjysmė tė zgjuar, mungonin vetėm klithmat e kukuvajkės dhe qė ajo tė quhej ledi Ēian Ēin, ndėrsa nė dhomėn matanė dergjeshin me fyt tė prerė Shekspiri, Simfonia e Nėntė, Xhokonda dhe qeveritė e dehura si shambellanėt e dehur tė mbretit Dunkan, qė s'mundėn tė parandalonin asgjė. Mao Ce Duni mori frymė thellė, si pėr ta nxjerrė nga mushkėritė e tij atė natė. Kishte kaluar kohė qė atėherė dhe ajo qė kishte qenė ende njė ide, ishte bėre prej kohėsh realitet. Madje nė njė shkallė tė tillė saqė e kishin nuhatur edhe tė huajt. Ai mbajti hapat ngaqė iu duk se dėgjoi pėrsėri njė uturimė aeroplani. Ngriti edhe kokėn lart, por qielli ishte i zbrazėt, me po ato re tė shpėrqendruara tė mėngjesit. Mė kanė bėrė veshėt, mendoi. I vėrtiteshin marihuanės si hienat, tha me vete pas pak. Por ata, edhe sikur t'i ulnin aeroplanėt e tyre poshtė edhe mė poshtė, sikur tė mundnin tė fotografonin, tė filmonin, madje tė merrnin copa tė tėra arash pėr t'i analizuar nė laboratorėt e tyre, kurrsesi s'do tė kuptonin dot qėllimin e tij. Mendja e tyre ishte tepėr e ftohtė pėr tė depėrtuar nė tė fshehtat tona. As Marksi vetė s'do tė mundte, ēdo gjė e shpjegonte me ekonomi, me politikė, po vallė a mjaftonte ajo? Ai do tė donte t'u jepte njė shembull tė thjeshtė: Xhenxhis Khanin, As ekonomi, as politikė, asnjė fitim s'kishte nė vėrsuljen e tij, vetėm shkatėrrim, pluhur, dystim, tė gjithēkaje. Si e shpjegoni ju kėtė, herr Marks ? Mendja juaj e ka tė vėshtirė tė zbėrthejė duhmat tona aziatike. Ndaj ju qysh mė parė e keni lojėn tė humbur me ne. Njė copė herė vijueshmėria e mendimit iu ndėrpre. Atje ishin Evropa, marihuana, doza qė duhej tė rritej edhe mė, por ato qėndronin veē e veē, pa pasur nevojė tė krijonin lidhje me njėra-tjetrėn. Marihuana, pėrsėriti ai me vete. Ata do ta quanin gjithė kėtė njė delir, sepse u pėlqente shumė kjo fjalė. Dhe sepse shumė gjėra qė mendja e tyre e ftohtė s'arrinte t'i kapte dot, ēdo ide pak a shumė tė pėrgjithshme shpejtonin ta quanin delir. Delir kozmik. Natyrisht, kur mendja s'ka aftėsi tė distancohet njė hap nga bota, gjithēka do tė duket delirante. Kurse ai mund ta bėnte kėtė. Ai mund tė largohej njė mijė hapa larg nė tangenten e botės, dhe ta hetonte atė me kujdes, ashtu tė vogėl dhe tė thėrrmijtė, siē qe nė raport me kozmosin. S'qe mė kot bariu i njė miliard njerėzve. Ishte ajo turmė miliardėshe qė i jepte atij, prijėsit tė saj, dhuntinė pėr ta parė botėn nė pėrmasat e saj tė vėrteta. Ja, ishte ky glob i vogėl, ky globth qė vėrtitej si miliona tė tjerė, dhe nė tė banonin katėr-pesė njerėz: njė i bardhė, njė i verdhė, njė i kuq dhe njė i zi. I bardhi ėshtė mė i fortė dhe zotėron mbi tė tjerėt. Ata s'kanė ē'tė bėjnė dhe i nėnshtrohen. Dhe kėshtu kalojnė ditėt, shekujt, gjersa vjen njė ditė dhe gjendet njė bimė pėr t'ia dhėnė ta pijė. I bardhi e pi, sheh ėndrra tė bukura, truri i dobėsohet. Vite tė tėra ai jepet pas saj. Atėherė gdhin dita (shekulli) qė tė tjerėt, kur e shohin qė i bardhi ėshtė aq i sfilitur, gjejnė rastin dhe ia marrin pushtetin. Tani ėshtė radha ime, thotė njėri, ta udhėheq kėtė planet, gjynah qė s'ėshtė pakėz mė i madh. Ja, kjo ėshtė e gjitha. Tė tjerat ishin gjepura Kjo ishte historia e vjetėr dhe e re e globit. T'i japėsh mė shumė rėndėsi, s'e vlen barra qiranė. Ta komplikosh, ėshtė budallallėk. Tani ai po pėrgatiste pijen pėr tė. Mao Ce Duni picėrroi sytė pėr tė parė mė larg. Ja kazani ku pija po pėrgatitej. Avulli i kuqėrremtė ngrihej anash. Planeti qe i shqetėsuar, duhej t'i ulej ethja sa mė shpejt. Dhe ai kėtė po bėnte prej kohėsh po i pėrgatiste barin e gjumit. Atij i vinte gjumė. Njė herė iu duk se dėgjoi prapė uturimėn e njė aeroplani dhe ngriti kokėn, por qielli ishte bosh. "Ja, kėshtu mund tė rregulloheshin punėt nė kėtė planet", mendoi. Ai ėshtė tepėr i vogėl pėr t'u shqetėsuar kaq shumė pėr tė. Unė mund t'ia dilja edhe me njė mė tė madh. Uturima u ndie prapė diku, por ai nuk e ngriti kokėn. Me siguri i bėnin veshėt. Aeroplani nė tė cilin ndodhej Gjergj Dibra vazhdonte tė fluturonte prej disa orėsh mbi shkretėtirėn arabike. Kjo rrugė kthimi po i dukej Gjergjit aq e gjatė, saqė ishte gati tė besonte se shkretėtira, qysh nga hera tjetėr kur ai kishte fluturuar mbi tė, ishte ndehur edhe mė nė hapėsirė. Prej kohėsh nuk vėshtronte mė nga dritorėzat, ngaqė i dukej se ajo pandryshueshmėri e saj atje poshtė ia bėnte edhe mė tė mundimshme ecjen e kohės. Duart e tij nė njė mėnyrė disi nervoze trazonin togėzat metalike tė ēantės sė zezė, tė cilėn ashtu si pėrherė e mbante mbi gjunjė. Ēanta ishte pakėz mė e fryrė se nė rrugėn e vajtjes nė Kinė. Ashtu si edhe herėn tjetėr ajo ishte e vulosur me tė njėjtėn vulė, megjithatė, ndonėse ai nuk e dinte se ē'kishte brenda saj, njė ndjesi qė i dukej e pagabueshme i thoshte atij se ēanta, pavarėsisht se kėtė herė ishte mė e rėndė, kurrsesi nuk e kishte peshėn e rrugės sė mėparshme. Nė tė vėrtetė ishte ashtu. Nė ēantė nuk kishte asnjė pėrgjigje pėr letrėn shqiptare dėrguar Kinės. Materialet qė ishin ndryrė nė tė dukej sikur s'kishin asnjė lidhje me atė letėr. Njė pjesė e tyre kishin tė bėnin me ekonominė. Ishin katėr relacione qė pėrpiqeshin tė pėrligjnin vonesėn e vaporėve qė sillnin makineritė pėr kombinatin e shkrirjes sė ēelikut, si dhe shtyrjen e afateve tė tjera, kryesisht nė industrinė kimike. Dokumenti i pestė ishte njė promemorie e gjatė, e pajisur me skica dhe harta dhe e nėnshkruar nga shtatė specialistė kinezė, tė cilėt paralajmėronin ēarjen, nė rast tėrmeti tė digės kryesore tė rezervuarit tė madh tė hidrocentraleve tė Veriut. Si rrjedhim, kėrkohej ndėrprerja e menjėhershme e punimeve, pėr tė shmangur nė kohė katastrofėn. Dokumentet shtatė dhe tetė pėrmbanin protokollet e njė serie tė gjatė bisedimesh tė dy delegacioneve ekonomike, tė mbushura plot keqkuptime, njė pjesė e tė cilave kishin lidhje me gjuhėn. Dokumentin e nėnte e pėrmbante radiografia e kėmbės sė njė kinezi shoqėruar me dy interpretime tė saj, njėri i nėnshkruar nga njė grup mjekėsh tė spitalit tė kockave tė Pekinit, tjetri nga njė grup "mjekėsh kėmbėzbathur", si edhe me njė notė tė Ministrisė sė Jashtme. Dokumenti i fundit ishte njė relacion i hollėsishėm pėr tė dhėnat, pėshpėrimat dhe hamendjet e ndryshme qė kishin tė bėnin me vrasjen e Lin Biaos. Ishte i vetmi dokument pėr pėrmbajtjen e tė cilit Gjergj Dibra ishte pak a shumė nė dijeni, dhe kjo pėr arsyen e thjeshtė se nė mbrėmjet e mėrzitshme tė kaluara nė Pekin, disa herė qe hapur fjala me shokėt e ambasadės pėr thashethemnajėn e vdekjes sė Lin Biaos. Gjatė udhėtimit me aeroplan, ai i kishte sjellė e i kishte risjellė disa herė ndėr mend tė gjitha ato qė thuheshin pėr atė vdekje, ngaqė i kishin bėrė shumė pėrshtypje ose ndoshta ngaqė gjithė aventura e Lin Biaos lidhej me njė udhėtim makabėr aeroplani. Qysh nė ēastin qė Gjergj Dibra nisi tė ngjiste shkallėt metalike pėr tė hipur nė avion, kundėr dėshirės sė tij, ai pėrfytyronte Lin Biaon qė po shpejtonte nė njė aeroport tė shkretė, drejt njė avioni qė qysh mė parė duhej t'i kishte rėnė gria e vdekjes. Mareshali ndiqej nga gruaja dhe i biri. Dhe tė tre nguteshin, dhe ishin aq tė llahtarisur, saqė nė ēastin e fundit, te dera e avionit, Lin Biaoja ishte ngurosur krejt, saqė iu desh ta tėrhiqnin qė brenda... Ishte njė fluturim krejt i ēuditshėm, gati kuturu, me njė avion pa ekuipazh (ishte e mundur qė djali i Lin Biaos, qė ishte nėnkomandant i aviacionit tė gjithė Kinės, tė zgjidhte njė aeroplan tė tillė, dhe pėr mė teper pa karburant tė mjaftueshėm?). E gjthė kjo ishte pak e besueshme, ashtu siē ishte pak i besueshėm telefonimi gjoja i sė bijės sė Lin Biaos, e cila e tradhtoi babanė duke lajmėruar pesė orė pėrpara Ēu En Lain se i ati po arratisej, dhe pastaj fjalėt e Mao Ce Dunit: le tė arratiset dhe propozimi i njėrit prej komplotuesve pėr ta rrėzuar avionin me raketė, pėr tė fshehur gjurmėt e komplotit dhe prapė fjalėt e Maos: lėreni tė ikė mė mirė, qė tė mos na thonė se e vramė. Dhe mė nė fund rrėzimi dhe djegia e avionit si njė lodėr fėmijėsh nė Mongoli. Gjergj Dibra lėvizi ēantėn mbi gjunjėt, duke mos i hequr sytė nga togėzat e saj metalike, me vrimat e vogla tė ēelėsit nė to. Me siguri s'kishte qenė kėshtu. Nė pasdarkat e gjata me shokėt e ambasadės ishte pėrsėritur disa herė ky dyshim. Gjithė diplomatėt e huaj nė Pekin nuk bisedonin veē pėr kėtė. Dhe shumica dyshonin. Nė dhomėn e tij tė hotelit, nė prag tė gjumit, ato qė kishte dėgjuar, nė vend qė tė shuheshin, i rigjallėroheshin mė shumė. E ē'mė duhet, kishte thėnė disa herė. nė dreq tė venė tė gjithė me ato enigmat e tyre. Megjithatė, kundėr dėshirės sė tij, pandehma nga mė tė ndryshmet i vinin nė mendje, duke i dėbuar gjumin. Me siguri s'kishte hipur nė aeroplan pėr t'u arratisur. Kishte hipur thjesht pėr tė ardhur nė Pekin dhe rrugės e kishin zhdukur. S'kishte qenė nė njė mendje me ta pėr diēka. Pėr vizitėn e presidentit amerikan ndoshta... Kėshtu qė kishin kurdisur komplot kundėr tij. E kishin thirrur me ngut nė Pekin. Rrugės, duke parė se fluturimi i avionit po zgjaste shumė, ai ka dyshuar dhe ka pyetur: "ku po shkojmė?". Nga dritarja e avionit dallohej diēka e ngjashme me shkretėtirėn mongole. Gjergj Dibra, megjithėse kishte vendosur tė mos vėshtronte pėrjashta, afroi kokėn te xhami. Poshtė vazhdonte tė dukej e mugėt hapėsira arabike. Pothuajse e njėjta gjė si Mongolia, tha me vete. Pra. ku po shkojmė?, ka pyetur Lin Biaoja dhe, duke e kuptuar nė ēast se ku gjendeshin, ai dhe njerėzit e tij kanė nxjerrė revolverėt dhe kanė vrarė veten. Dita po fironte me shpejtėsi, sikur ta thithte qė poshtė rėra. Nė njė mbarim dite tė tillė, duke shkelur me vėshtirėsi pėrmes rėrės, ca ushtarė sovjetikė i qenė afruar skeletit tė avionit tė rrėzuar nė shkretėtirė. Midis mbeturinave kanė gjetur tė karbonizuar atė qė ishte lavdia e dytė e Kinės, pasardhėsin e Maos, njeriun e presidiumeve, tė mitingjeve, filmave me ngjyra, tė bėrė tani shkrumb, fantazmė e zezė, negativ. Pastaj, kur kanė hetuar mė imtėsisht, nė karkasėn e djegur tė avionit kanė gjetur plumba dhe aty pėr aty ėshtė bėrė pyetja: vallė kush ka shtėnė dhe pėrse? ėshtė kjo pyetje qė e vuri nė dyshim arratisjen. Gishtat e Gjergjit vazhdonin tė preknin togėzat e ēantės. Ēelėsin e enigmės e kishin ndoshta sovjetikėt. Ata i kishin gjetur plumbat, nė qoftė se plumba ka pasur vėrtet. Megjithatė edhe ata s'mund tė dinin mė shumė se kaq. Kush ka shtėnė brenda nė avion dhe pėrse? Ka qėlluar i pari Lin Biaoja, kur ka parė se po e nxirrnin me pėrdhunė jashtė Kinės, dhe pastaj kanė shtėnė tė tjerėt kundėr tij ? Apo e kanė qėlluar menjėherė porsa ka bėrė pyetjen "Ku po shkojmė?". Apo ndoshta kanė qėlluar tė dy grupet, (nė qoftė se ka pasur vėrtet dy grupe),nė tė njėjtėn kohė? Gjergj Dibra nuk po bėnte mė asnjė pėrpjekje pėr tė dalė nga vorbulla e hamendjeve, ku ishte zhytur prapė, ashtu si nė netėt pa gjumė nė hotel. Ai vazhdonte tė thoshte herė pas here "nė dreq tė venė", por kot, pėr inerci. E dinte dhe vetė se i gjithė ky makth nuk do t'i ndahej gjithė rrugės. Pra nė avion kishte pasur tė shtėna. Pas kėsaj aeroplani ishte rrėzuar. Pse? Si pasojė e tė shtėnave? (Nga plumbat ėshtė dėmtuar ndonjė nga aparaturat. Janė vrarė pilotėt). Shkurt drama ėshtė zgjidhur para kohe dhe nė mėnyrė tė papritur. Po ē'do tė ndodhte nė qoftė se nuk do tė kishte tė shtėna ? Ku do tė shkonte avioni, dhe kryesorja: nė ē'mėnyrė dhe ku do tė zgjidhej drama? Ashtu siē i ndodh shpesh njeriut nė gjumė, kur ėndėrrit se po fluturon, perfytyrimi i Gjergjit tėrhiqej nga toka. E gjithė kjo, me sa dukej, ishte parashikuar tė zgjidhej nė tokė. Nė tokė tė huaj natyrisht, pėr t'u besuar se Lin Biaoja donte tė arratisej. Ndryshe pak shkretėtirė kishte Kina ku Lin Biaoja mund tė masakrohej qetėsisht? Pra Lin Biaoja duhej tė gjendej nė tokė tė huaj (sovjetike nė kėtė rast). Pėrbri avionit me tė cilin u arratis. I vdekur. Tabloja nė kėtė rast ishte e qartė: avioni duhej tė ulej diku nė Mongoli. Sa tė mbėrrinin rojat kufitare sovjetike kishte kohė qė vrasėsit tė pushkatonin mareshalin. (Brenda nė avion, - tani le t'i hapeshin vrima karkasės, fluturimi ishte kryer, - ose, mė thjesht jashtė, nė tokė). Pra do tė zbrisnin mareshalin dhe njerėzit e tij? dhe do t'i pushkatonin mu pėrbri avionit. Kur tė afroheshin sovjetikėt, do tė deklaronin: ky ėshtė ministri ynė Lin Biao, ai deshi tė arratisej dhe ne, rojat e tij, besnikė tė Maos, e vramė. I gjithė ky plan qe prishur nga Lin Biaoja (pyetja "ku shkojmė?", tė shtėnat etj.). Ose ndoshta njė pėrpjekje e vrasėsve pėr ta ēarmatosur (Dhe kujdes, me tė kapėrcyer kufirin, ēarmatoseni). Gjergji tundi kokėn. Ishte vallė e mundur qė kinezėt, qė ishin aq tė kujdesshėm nė ēdo gjė, tė sajonin njė plan kaq tė trashė? Shkujdesja dukej qė atje tej. Dhe veē shkujdesjes, rreziku. Nė avion ishin dy grupe tė armatosura. Shoqėruesit e Lin Biaos kishin po aq shans, nė mos mė tepėr, pėr tė fituar. Mareshali mund tė arratisej kėshtu vėrtet. S'ėshtė e mundur, tha Gjergji me vete. Njė plan tė tillė mund tė bėnte vetėm dikush qė kishte njė siguri tjetėr, absolute. Dikush qė e dinte se, sido qė tė venin punėt brenda nė aeroplan, (pra edhe sikur tė fitonte Lin Biaoja), kjo nuk do tė ndryshonte asgjė nė fundin e historisė. Sepse tė dy palėt do tė pėrfundonin nė shkrumb. Avioni do tė rrėzohej... Dikush ishte i sigurt pėr kėtė. Gjergji mbėshteti ballin te xhami i dritorezės, por vibrimi ia shtoi turbullirėn. Ishin dy grupe nė avion qė dinin dy tė vėrteta tė ndryshme. Lin Biaoja qė kujtonte se po e ēonin nė Pekin. Vrasėsit qė e dinin se do ta pushkatonin nė Mongoli. Por, pėrveē tyre, ishte dhe njė i tretė, jashtė aeroplanit, madje larg, shumė larg, qė dinte tė vėrtetėn mė tė saktė: djegien e avionit. Hm... ia bėri Gjergji me vete. Rrėzim i parashikuar i avionit. Ishte njė fjalė goje tė thoshe "por edhe kjo s'ishte kaq e thjeshtė". Nė qoftė se mareshali qe thirrur pėr nė Pekin, nė mos me avionin e tij personal, ai do tė udhėtonte me njė avion qeveritar ose tė shtabit qendror. Nė tė gjitha rastet ishte pak e besueshme qė nė kėsi avionash, qė ruheshin ditė e natė, tė mundte tė vendosej njė bombė, ose tė sabotoheshin rrotat. Edhe sikur tė arrihej kjo, vėshtirė se nė aeroplan do tė futeshin vrasėsit. Gjėja e parė qė do tė bėnin shoqėruesit e Lin Biaos kur tė shikonin fytyrat e panjohura do tė thoshin: ē'janė kėta? Tė dalin menjėherė jashtė ! Hm... Ishte vėrtet pak e besueshme. Veē kėsaj, edhe sikur tė arrihej kjo, si do tė parashikohej koha e saktė e shpėrthimit tė bombės pikėrisht pas kapėrcimit tė kufirit? Mareshali ishte njeriu i dytė i Kinės. Oraret i vendoste e i prishte vetė. Mund tė vononte nisjen njė orė, dy orė. Jo, duhej tė kishte ndodhur diēka tjetėr, ose tė gjitha kėto mund tė kishin ndodhur, por nė njė renditje tjetėr dhe me njė tjetėr qėllim. Nė fund tė fundit ē'mė duhet, mendoi ai nė njė pėrpjekje tė fundit pėr ta hequr mendjen andej. Nė tė vėrtetė as qė i duhej tė vriste mendjen pėr njė ngjarje, e cila, sido qė ta shpjegoje e ta stėrshpjegoje, prapėseprapė do tė mbetej njė mister. Mjaft ishte sfilitur gjithė ato ditė nga ato fytyra si maska dhe nga ajo mungesė jete kudo. Ēdo ditė qė kalonte e ndiente se si qenia e tij po ējetėzohej. Tani qė po largohej do tė donte t'i harronte sa mė parė ato maska dhe atė ankth. Nė dreq tė venin me gjithė misteret e tyre. Ndoshta kjo ishte rruga e tij e fundit nė atė vend. Ai u pėrpoq ta ēonte mendjen te shtėpia, te njerėzit e vet, por diēka e pengonte. Njė prishje e lehtė pėrmasash nė korridorin e shtėpisė, nė dyert e dhomave qė dilnin nė tė. Ecja e njohur e Silvės nga dhoma e gjumit te banja ishte disi e panatyrshme. Madje edhe fytyrat e tyre, e asaj dhe e Brikenės, ishin tė largėta, si prapa njė shtrese pudre. Ē'ėshtė kėshtu, tha ai me vete. Me sa dukej magnetizmi ishte ende i fortė pėrreth. Ai i bėri shenjė stjuardesės, qė po kalonte midis ndenjėseve, dhe porositi njė kafe. - Ku ndodhemi? - e pyeti, kur ajo i solli kafenė. Stjuardesa, me buzėqeshjen e zakonshme, tha njė emėr qė ai nuk e dėgjoi, sepse nė njė mėnyrė tė vetėtimtė mendja e tij sajoi njė tjetėr pėrgjigje: "Mbi Mongoli." "Ku po shkojmė?", kishte pyetur atėherė Lin Biaoja brenda avionit makabėr qė ikte drejt sė panjohurės. Dreqi e mori, tha me vete Gjergj Dibra, kur e ndjeu se ishte e pamundur tė shkėputej nga ai avion. Kishte dėgjuar aq shumė pėr tė nė ato net tė mėrzitshme nė Pekin, saqė do t'i duhej njėfarė kohe qė e gjithė kjo tė shqitej prej trurit tė tij. Tani nuk bėnte ndonjė pėrpjekje pėr ta hequr mendjen andej, veēse mundohej qė gjithēka ta mendonte sa mė qartė, thua se po e parashtronte ēėshtjen nė njė Konferencė shtypi. I dukej se kėshtu do ta qetėsonte trurin. Ishte pra e qartė se nuk kishte kurrfarė arratisjeje. As avionin nuk e ngiste djali i Lin Biaos. Gruaja dhe djali ndodheshin vėrtet me mareshalin (ftesa ndoshta qe e tillė, tė tre sė bashku), por kjo qe rregulluar qė tė bėhej e besueshme arratisja. Dhe ajo do tė besohej krejt sikur tė mos ishin tė shtėnat. Kush shtiu dhe kundėr kujt? Djali kundėr babait? Tė dy kundėr njėri-tjetrit? (Ishte vallė e mundur qė tradhtinė qė ia kishin veshur sė bijės ta kishte bėrė i biri?) Pak e besueshme. Ishte e qartė se nė avion kishte pasur njerėz tė tjerė. Po ē'ishin kėta? Qė ishin kundėr Lin Biaos, kjo s'kishte dyshim. pėrderisa pati tė shtėna me armė (s'ka rėndėsi kush shtiu, mjafton qė njė grup shtiu kundėr tjetrit). Pra nė avionin qė u ngrit nė qiell kishte dy grupe kundėrshtarėsh. Ata u ngritėn bashkė, por njėri s'duhej tė ulej mė nė tokė. Kėshtu sė paku e dinte njėri grup, ai qė do tė zhdukte Lin Biaon. Avioni niset. Kalon njė orė fluturimi, dy orė. Pekini, ku Lin Biaoja kujton se ėshtė i thirrur me ngut, nuk po duket. Atėherė ai bėn pyetjen: Ku po shkojmė? Gjer kėtu ėshtė pak a shumė e qartė, por pas pyetjes fatale bie menjėherė mjegulla. Dhe nė mjegull janė tė shtėnat. Po ti the se njė gjė e tillė, domethėnė futja e vrasėsve nė avionin personal ose qeveritar ishte gati e pamundur. Si? Ah, ē'torturė, rėnkoi me vete Gjergj Dibra, pastaj befas u shkund. E pėrfytyroi qartė njeriun qė mund t'ia bėnte kėtė pyetje madje dhe vendin: njė tryezė nė kafe "Riviera", ku ai ulej nganjėherė me Skėnder Bermemėn. Mė duket se e gjeta, tha me vete. Skėnder Bermema ishte shkaku i torturės sė tij. Pėr shkak tė tij bluante e stėrbluante nė kokė gjithė ato marrėzira. E dinte se kur tė kthehej do ta mbyste me lloj-lloj pyetjesh. Pėr vrasjen e mareshalit veēanėrisht. Qysh para nisjes kishin biseduar dy-tri herė pėr tė. Do tė shkruante, me sa dukej, diēka. Ky zbulim nuk e qetėsoi aspak. E ndjeu prapė se nuk e kishte nė dorė tė frenonte vėrshimin e pandehmave. E la veten tė pėrpihej nga ajo vorbull e nga ajo pėrsėritje molisėse. Gjithēka ishte mbuluar nga terri, sa dilte njė pjesė prej tij, pjesa tjetėr zhytej nė ēast.. Diēka nuk eci sipas skenarit tė parashikuar? E prishi ndoshta planin pyetja "ku po shkojmė?" e mareshalit? Ka parė orėn ndoshta me nervozizėm. Dyshimet, ankthi i kohėve tė fundit e kanė bėrė punėn e tyre. Nervat i ka tė dobėsuara. Pyetja: "pėrse po mė kėrkojnė me kaq ngut?", i ėshtė vėrtitur dhjetėra herė nė kokė. Kėshtu qė kur ka parė se Pekini nuk po duket... Apo ndoshta s'ka pasur asgjė nga kėto, as shikim tė orės e as pyetje, por e kanė pushkatuar thjesht mu nė kolltuk, ndėrsa dremiste ? (Nė qoftė se ndodh ndonjė e papritur, pushkatojeni qysh nė aeroplan.) Por vrasėsit e bėnė kėtė pa pritur tė ndodhte gjė, pėr t'i dalė sė keqes pėrpara. Kėshtu qė gjithēka qe zgjidhur para kohe dhe nė avion kishte rėnė heshtja. Ata shoqėronin tani kufomėn qė po ftohej tė zotit tė tyre, pa e ditur se pak kohė mė vonė do tė karbonizoheshin tė gjithė sė bashku me tė vetmin ndryshim se ai, pėrveē shkrumbimit, do tė kishte nė trup njė vdekje tė tepėrt, atė tė pakmėpėrparshmen, tė shkaktuar prej plumbave. Po ti pak mė parė the se... S'do tė bėhej nė rast se... E di, e di, ē'do tė thuash, qė skenari ėshtė pakėz i ēuditshėm. Nė tė gjitha detajet ndihet njė ndėrlikim i panevojshėm. Nė tė vėrtetė mendimin mė tė arsyeshėm e kishte dhėnė njė nga zyrtarėt e lartė, qė kishte propozuar rrėzimin e avionit me raketė. Do tė ishte vėrtet njė punė e pastėr. Mirėpo sipas zėdhėnėsve zyrtarė kinezė kėtė propozim e kishte bėrė njė nga bashkėkomplotistėt me qėllimin "pėr tė humbur gjurmėt". Ishte e natyrshme tė bėhej pyetja: pėr ē'gjurma bėhej fjalė? Po mjaft, iu drejtua Gjergji bashkėbiseduesit (ai ishte gjithmonė Skėnder Bermema dhe ata vazhdonin tė rrinin nė kafe "Riviera"). Gjergji bėri njė orvatje pėr ta mbajtur mendjen atje. Pėrfytyroi ndenjėset e ulėta pranė xhamave tė mėdhenj tė veshur nga avulli, shiun qė dukej aq i afėrt nė trotuar dhe kamerieren e brishtė, e cila i ngjante edhe mė e hollė, qyshse kishte marrė vesh, fare rastėsisht, se e kishte burrin mundės. Qysh nė kohėn qė Silva e kishte njohur me Skėnder Bermemėn, vinin nganjėherė pėr tė pirė kafenė sė bashku, zakonisht tek i njėjti kėnd, atje prej nga dukej Agjencia Ajrore. Njė letėr anonime, shumė vjet mė parė, ishte bėrė ndoshta shkas pėr njohjen e tyre. Letrėn e kishte marrė fill pas fejesės me Silvėn. I panjohuri i shkruante (gjė qė pritej nė kėso rastesh) se Silva ishte njė femėr me zakone tė lira, e kėndshme ndoshta pėr tė bėrė dashuri, por jo pėr ta pasur si shoqe jete. Tė dyja motrat Krasniqi janė tė tilla, i shkruante ai, mjaft tė lirshme nė sjellje (ndihej menjėherė se fjala "e shthurur" ishte zėvendėsuar kudo nė tekst me fjalėn "e lirshme"), madje fliteshin shumė gjėra pėr kėtė, ndoshta dhe tė paqena, si p.sh., qė kėmbenin dashnorėt, ose bėheshin xheloze pėr njėra-tjetrėn, etj, etj., por kėto ishin, me siguri, teprime. E vėrteta ėshtė, vazhdonte i panjohuri, qė tė gjithė e dinin se njėra prej motrave, Ana, kishte pasur njė lidhje dashurie me shkrimtarin S. B. Madje nuk ishte ndonjė sekret qė, prozėn e tij tė njohur "Pėr tė harruar njė grua", ia kishte kushtuar asaj. Letra mbaronte me kėtė. Ajo qė e habiti Gjergjin ishte se pėrse i panjohuri nuk thoshte asgjė konkrete pėr Silvėn. Madje ai e ktheu letrėn me tėrbim nga ana tjetėr, thua se priste me padurim tė lexonte diēka pėr tė, pėr lidhjen e saj P.sh., me njė arkeolog gjatė gėrmimeve tė Pashalimanit, njė histori qė ai e kishte dėgjuar prej gojės sė saj. Mirėpo i panjohuri nuk thoshte asgjė dhe Gjergji e kuptoi menjėherė se kjo mungesė e shqetėsoi atė mė tepėr se ato qė shkruheshin. I poshtėr, gati sa nuk thirri, pse nuk shkruan pėr atė qė dihet. Letėr mė tinėzare nuk besonte se mund tė ishte shkruar ndonjėherė. I panjohuri, duke e parashikuar buzėqeshjen lehtėsuese tė Gjergjit kur tė lexonte paragrafin pėr historinė e njohur tė sė fejuarės, ah, na ēudite, ah, ēfarė zbulimi etj., e kishte shmangur pėr tė mos ia dhėnė atė kėnaqėsi. Nga ana tjetėr, duke mos e pėrmendur lidhjen e Silvės, ai jepte pėrshtypjen se nuk ishte qėmtues dashakeq faktesh, madje me zemėrgjerėsi pėr disa prej tyre e kishte bėrė veshin tė shurdhėr. Kėshtu qė letra e tij bėhej pėrgjithėsisht mė e besueshme. Ndėrkaq, pasi hidhte helmin pėr "kėmbimin e dashnorėve", ai mjaftohej me pėrmendjen e lidhjes Anė - Skėnder Bermema, i sigurt se mė tutje intriga punonte vetė. Anė - Skėnder Bermema, Silvė - Skėnder Bermema ndoshta... Njėfarė kohe Gjergji nuk i tha asgjė sė fejuarės. Njė ditė e pyeti a e njihte Skėnder Bermemėn. Ishte pėrgatitur pėr kėtė ēast, pėr tė parė reagimin e saj. Por ai, nė vend qė ta qetėsonte, e kishte turbulluar mė shumė. E njoh, ishte pėrgjigjur ajo. E njohim tė dyja, me Anėn. Ah, tė dyja? Nė sytė e saj nuk ishte as faji, as mungesa e tij. Ishte diēka e mesme, flu. Atėherė ai i kishte treguar letrėn anonime. Silva e kishte lexuar me qetėsi. Vetėm mollėzat i qenė skuqur pak, me siguri, te pjesa ku flitej pėr kėmbimin e dashnorėve. Megjithatė s'kishte bėrė asnjė gjest. Kishte qėndruar nė krye e menduar, pastaj kishte ngritur sytė: ē'pret nga unė, tė them se ėshtė shpifje, ndyrėsirė etj.? Gjergji nuk ishte pėrgjigjur. Pa dyshim qė letra ishte e keqe, kishte vazhduar ajo, megjithatė, ka, me sa duket, nė tė, diēka tė vėrtetė. Gjergjit i qe bėrė goja e hidhur. Lidhur me Anėn, kishte vazhduar ajo. Mund tė jetė e vėrtetė ē'ka shkruhet, por nė qoftė se kjo ėshtė pėr ty njė gjė kaq imorale, njė gjė kaq e keqe saqė hedh hije dhe mbi mua, atėherė... Silva, ē'flet kėshtu, e kishte ndėrprerė ai Unė s'thashė asgjė tė tillė. Unė tė tregova vetėm njė letėr anonime. Njė letėr tė ndyrė anonime. Silva i kishte thėnė pastaj se edhe ajo e kishte pyetur Anėn lidhur me Skėnder Bermemėn, por, meqenėse motra i kishte dhėnė pėrgjigje tė mjegullt, ajo nuk ia kishte zėnė ngoje. Ishte e vetmja herė qė Ana nuk i qe hapur. Megjithatė mendimi im pėr tė s'ka ndryshuar aspak, kishte thėnė Silva. As imi nuk do tė ndryshojė njė grimė, qe pėrgjigjur ai. Mė vonė, gjatė pushimit tė njė shfaqjeje teatrale Silva e kishte njohur me Skėnder Bermemėn... Ishin tė dyja me Anėn... Mė vonė ishin takuar disa herė, rastėsisht, por kafenė e parė e kishin pirė bashkė pas varrimit tė Anės... E ēuditshme kishte qenė Ana. Me atė bukuri qė kishte ajo dukej sikur kishte ardhur nė kėtė botė pėr t'i vėnė meshkujt nė grindje. Mirėpo, pėr ēudi, ndodhte e kundėrta... Sikur tė respektonin njė pakt misterioz, ata i shmangeshin acarimit. Kujtesa e Gjergjit pėrpiqej tė ndalej sa mė gjatė nė tė gjitha kėto, por kishte nė orvatjen e saj njė pasiguri, gati-gati njė panik. Diēka shpejtonte si njė shtėllungė e zezė t'i shtynte ato, pėr ta mbushur mendjen e tij me tjetėr gjė: mynxyrėn e Lin Biaos. Ai vuri duart nė tėmtha. Sa tė mbėrrij, mendonte, zot, sa tė mbėrrij. Sa tė mbėrrinte nė Tiranė, tė takohej menjėherė me Skėnder Bermemėn pėr t'ia shkarkuar atij kėtė ethe. Tani ishte i bindur se e vetmja mėnyrė pėr t'u ēliruar prej saj ishte t'ia kalonte njė tjetri. Po tani pėr tani duhej ta pėrballonte i vetėm. Ishte tamam si prej ethesh ajo trysni. Zhurma monotone e motorėve e ndillte pa pushim... Njėri nga komplotistėt kishte propozuar rrėzimin me raketė tė avionit... O zot, filloi prapė, psherėtiu ai me vete. Por s'kishte ē'tė bėnte. Njė nga komplotistėt pra, ende i pazbuluar, kishte propozuar rrėzimin e aeroplanit. Pėr tė mbuluar gjurmėt, kishin thėnė zėdhėnėsit zyrtarė kinezė. Por kjo nuk kishte asnjė kuptim. Pėr ē'gjurmė mund tė merakosej bashkėkomplotisti i mbetur nė tokė? Arratisej apo rrėzohej mareshali, komploti ishte njėlloj i shpallur tashmė. Dhe njėlloj do tė zbuloheshin tė pėrbetuarit, vdiste apo ikte kreu i tyre. Do tė ndiqeshin njėri pas tjetrit gjithė ithtarėt e mareshalit, mjaftonte njė fije tė kapej, pėr t'u shpleksur gjithė lėmshi. Askush nuk do tė shpėtonte askund. Pra propozimi pėr rrėzimin e avionit, e aq mė tepėr qėllimi pėrse bėhej, (mbulimi i gjurmėve) ishin tė pakuptimta nė gojėn e njė komplotisti. Ndėrkaq ishte plotėsisht e besueshme qė njė propozim i tillė tė ishte bėrė, madje tė ishin shqiptuar edhe fjalėt "pėr tė mbuluar gjurmėt", por nga njė tjetėrkush, dhe me tjetėr kuptim. Ato mund tė ishin shqiptuar jo nga komplotistėt, por nga shtypėsit e komplotit. Pikėrisht nė kohėn qė avioni makabėr ndodhej ende nė qiell fjalėt "t'i rrėzojmė me raketė", "ndryshe si do t'i mbulojmė gjurmėt", duhet tė jenė shqiptuar shumė herė nėpėr telefonat e linjave sekrete, nė radiogramet e ndryshme ose bisedat e atyre qė ndiqnin arratisjen. Ideja ishte e pranishme kudo, notonte nė erė. Ishte shqetėsimi i natyrshėm pas ēdo masakre tė tillė: zhdukja e gjurmėve. Pra zhdukja e ēdo gjurme tė kėtij kurthi: ftesa nė Pekin e mareshalit, sabotimi i avionit. dėshmitarėt. Pra shprehja "zhdukje e gjurmėve", ishte pėrdorur mjaft nė ato orė tė ethshme, kėshtu qė duhej bėrė diēka qė pėrdorimi i shprehjes sė komprometuar tė pėrligjej. Kėshtu ishte gjetur gjoja bashkėfajtori nė komplot, tė cilit i qenė veshur ato fjalė. Tė gjithė ata qė e kishin dėgjuar shprehien nė ato orė ankthi le tė qetėsoheshin: ajo ishte thėnė vėrtet, por ishte fjala pėr njė propozim tradhtari. Dihej qė propozimi qe kthyer mbrapsht. Maoja s'kishte pranuar qė avioni tė rrėzohej nga toka. Pse? Pėrgjigjja ishte e qartė: Maoja ishte mė i qetė se tė tjerėt pėr arsyen e thjeshtė se ai dinte mė shumė se ata. Dhe tani vinte pyetja tjetėr: po ata, tė tjerėt, ē'dinin, ose mė saktė ē'nuk dinin? Me njė fjalė, ata qė propozuan rrėzimin me raketė, mos ishin aq tė painformuar saqė tė ngulnin kėmbė pėr kėtė zgjidhje ? Mos nuk e dinin ata se mareshali ishte ftuar gjoja pėr nė Pekin, por avioni nuk do tė ulej kurrė nė tokė ? Ishte naive tė mendohej se ata nuk dinin gjė. Ata ishin tė gjithė tė informuar, sepse nė fund tė fundit ata e kishin kurdisur gjithė mekanizmin e kurthit: nisjen e avionit, fluturimin drejt kufirit mongol, bombėn ose sabotimin e rrotave. Ata i dinin tė gjitha kėto, megjithatė propozuan rrėzimin me raketė. Mendimi se nuk ishte ai i pari qė torturohej prej atij fluturimi ogurzi, e lehtėsonte herė-herė Gjergj Dibrėn. Qindra njerėz e kishin ndjekur, me siguri, atė fluturim. Pėr ta bėrė sa mė tė besueshme arratisjen, gjithė aeroportet e Kinės ishin vėnė nė alarm. Por, ashtu si brenda nė avion, ata qė iknin, ose qė kujtonin se po iknin dinin tė vėrteta tė ndryshme, ashtu edhe poshtė nė tokė, ndjekėsit e tyre dinin tė vėrteta gjithaq tė ndryshme. Pjesa mė e madhe, komandantėt e aeroporteve ushtarakė, tė raketave, pilotėt e ndjekjes tė vėnė nė gatishmėri, teknikėt e radarėve etj. dinin qė mareshali po arratisej. Ata habiteshin vetėm nga njė gjė: pėrse nga Pekini nuk vinte urdhri pėr ndjekje ose sė paku pėr rrėzim. Urdhri nuk vinte as kur avioni shfaqej nė ekranin e radarit dhe ushtarakėt mezi e pėrmbanin veten t'i suleshin pėr ta copėtuar si njė zog. Ata vuanin, bėheshin xhelozė pėr aeroportin fqinj qė do ta kishte me siguri atė fat, psherėtinin. Fill pas kėsaj, nga njė rrugė ose njė tjetėr vinte sqarimi: kryetari Mao nuk e ka lejuar rrėzimin. Ai paska thėnė: lėreni tė ikė, meqenėse dashka. Ky lajm zgjonte admirim te disa (i madh Maoja, s'pyet fare pėr tradhtarin, thua se ėshtė fjala pėr njė mizė), hutim te tė tjeret (megjithatė s'bėhet shaka me kėso punėsh, ministri sidoqoftė s'ėshtė njė mizė, di sekretet e shtetit etj. etj.). Njė rreth shumė mė i ngushtė dinin njė tė vėrtetė krejt tjetėr: ftesėn nė Pekin, fluturimin drejt Mongolisė, dhe kryesoren: djegia e avionit me anė tė bombės ose sabotimit tė rrotave. Dinin dhe mundėsinė e vrasjes sė mareshalit nė qiell. (Nė rast tė ndonjė tė papriture, vriteni mu nė ajėr!) Nė ēastin qė marrin vesh se avioni niset, ata psherėtijnė tė lehtėsuar. E po, shyqyr, thonė, kjo punė po merr fund. Kėshtu thonė nė fillim, por mė pas gjatė kohės qė aeroplani ndodhet nė qiell, u lind dyshimi. A nuk do tė ishte punė mė e pastėr ta rrėzonin me raketė? Sidoqoftė teknikė ėshtė: ja ta zėmė se bomba me sahat nuk shpėrthen nė kohėn e duhur, ose piloti, pavarėsisht nga sabotimi, arrin tė ulė avionin pa rrota (pak raste tė tilla kishin ndodhur?). Ē'do tė bėhet atėherė? A mund tė lihet zogu tė ikė kėshtu nga duart? Me siguri shkojnė te Maoja dhe ia thonė tė gjitha kėto. Madje njėri shton: ja ta zėmė se ndėrkaq e kanė vrarė Lin Biaon, dėshmitarėt janė gjallė apo jo? Maoja i dėgjon me durim, por nuk jep asnjė shenjė lėkundjeje. Nė fund ua pret: E thashė njė herė lėreni tė ikė. Nė pastė fat me bombėn dhe me rrotat, kjo do tė thotė se ky qe fati i tij: le tė jetojė. Ata vėshtrojnė njėri-tjetrin. ėshtė njė stil pak a shumė i njohur i tij. Sidomos kohėt e fundit. Ja ē'bėnin ato tė futurat nė shpellė me tė cilat ata nganjėherė bėnin shaka. Ankthi sa vete u shtohet. Maoja i ka siguruar se avioni ėshtė i sabotuar dyfish; me bombė dhe me prishje tė rrotave, por ata vazhdojnė tė dyshojnė. Nuk ėshtė aq e lehtė tė sabotosh avionin e Lin Biaos. Maoja ndėrkaq ėshtė fare i qetė. Ai ėshtė i qetė sepse di mė shumė se ata. Pėrveē bombės dhe prishjes sė rrotave ai di njė gjė tjetėr: qė Lin Biaoja ėshtė ndėrkaq i vdekur. Jo, i vrarė nė qiell, siē mund tė fantazojė mendja e tyre fluturake, as nė shkretėtirėn mongole, por nė tokėn kineze. Kur ata i vėrtiten pėr t'i thėnė shqetėsimet e tyre ai i vėshtron jo pa njėfarė ironie. Gjithmonė e harrojnė qė ėshtė fshatar, dhe njė fshatar, mė shumė se qiellit i beson tokės. Vallė kaq mendjelehtė ishte ai sa ta lejonte Lin Biaon tė vėrtitej njė copė herė nėpėr qiell para se tė vdiste? Ai s'mund ta lejonte njė luks tė tillė. Kur kishte thėnė: lėreni tė ikė, kishte qenė fare i qetė, ngaqė i kishte thėnė kėto fjalė pėr njė kufomė. Pra Lin Biaoja bashkė me gruan dhe djalin kishin vdekur ashtu si shumica e njerėzve tė kėsaj bote nė tokė. Nė pistėn ose hangarin e ndonjė aeroporti tė shkretė. Ose akoma mė gjakftohtėsisht, nė vilėn qeveritare, fill pas ngrėnies sė mėngjesit, ndėrsa shėtisnin nė kopsht. I kishin qėlluar me automatik qė pas kangjellave tė kopshtit, pastaj i kishin ngarkuar kufomat nė njė furgon pėr t'i ēuar nė aeroportin e vogėl ushtarak. Atje i kishin nxjerrė trupat dhe ashtu tė pėrgjakur siē ishin, i kishin plandosur mbi ndenjėset e avionit qė po priste. Kėtė e dinte Maoja qė ishte aq i qetė. Nuk ia kishte treguar askujt, pėrveē Ēu En Lait. Arsyeja ishte e thjeshtė: prestigji i tij. I dukej se prej bombės ose sabotimit tė rrotave prestigji i tij nuk prekej,kurse prej pushkatimit nė tokė, po. Madje as Ēian Ēinit nuk ia kishte treguar. Por Ēuja sė shpejti do tė vdiste nga sėmundja. Kėshtu qė shpresonte se sekreti do tė ruhej. Sa pėr vrasėsit ata do tė ndiqnin sė shpejti viktimėn nė atė botė. Avioni i vogėl ushtarak fluturonte ndėrkaq sipėr Kinės Veriore. Ai ishte i heshtur. As pyetje, as tė shtėna, vetėm zhurma monotone e motorit. Plumbat qė do te ngatėrronin sė shpejti gjithė botėn, ishin brenda trupit. Kufoma qė kishte nisur tė ftohej, rrėshqiste herė-herė sipėr kolltukut. Njėri nga vrasėsit qe kujtuar ndoshta ta lidhte me rripin e kolltukut... Gjergji ndjeu lėkundjet e aeroplanit tė madh dhe afroi kokėn te xhami i dritares. Nė bordin e avionit ishin ndezur shkronjat me drita: "Lidhni rripin e kolltukut." Po uleshin, me sa dukej, nė njė aeroport. Ishte ngrysur dhe qė larg dalloheshin ca dritare tė ftohta ngjyrėlila, qė dukeshin aty si nga njė botė tjetėr. Lėkundjet sa vente e shtoheshin. Gjergjit i dhimbnin veshėt. Ndėrsa avioni po humbte lartėsinė, ai e kapi veten duke vėshtruar nėn krahėt e mėdhenj, prej nga, me njė rrokullimė tė butė. qė u ndie nėpėr trup tė aeroplanit, u ulėn rrotat. Ai ndjeu njėfare lehtėsimi dhe aty pėr aty tha me vete: ta marrė dreqi, mė duket se kėsaj torture po i vjen fundi. Tani i dukej se, porsa avioni tė prekte tokėn, do tė shkėputej me tė vėrtetė nga gjithė ai kaos. Mirėpo aeroplani po e vononte uljen. Dritėzat ngjyrėlila tė aeroportit u larguan nga e djathta si nė zgrip tė njė humnere. Atij iu duk se ishte i detyruar tė bluante nė kokė edhe ca caste atė mishmash mendimesh. Nė fund tė fundit e gjithė kjo ngjarje nuk ishte veēse historia e hedhjes sė njė kufome pėrtej kufirit tė Kinės. Tamam kėshtu, pėrsėriti me vete, ndėrsa ndiente tėmthat t'i rrihnin me forcė nga shtypja e ajrit. Njė histori hedhjeje kufome dhe asgjė tjetėr. Nė tė vėrtetė ishte njė zakon i vjetėr hedhja e kufomave brenda kėshtjellave armike, pėr tė ngjallur terror. Nga historia i kujtohej hedhja nė njė gjyle topi e hirit tė Dimitrit tė Rremė tė Rusisė nė kufirin polak. Ishte tamam nė stilin e kėtyre anėve. Maoja tani i kėrcėnonte: kėshtu do t'jua hedh kufomat nėpėr erė. Duke u ulur, trupi i aeroplanit kėrciste rėndshėm nė gjysmėterr. Gjergji vazhdonte ta mbante ēantėn mbi gjunjė. Togėzat metalike tė saj rrėzėllenin zbehtė. Sovietikėt nuk kishin qenė mė pak misteriozė me Berian e tyre. Kishin kaluar gati njėzet vjet dhe vdekja e tij kishte mbetur enigmė. Flitej se s'kishte pasur as gjyq, as skuadėr pushkatimi, ngaqė e kishin vrarė mė parė nė mbledhjen e Byrosė Politike. Ca thoshin se e kishin mbytur me duar. Dhe kufomėn e kishin futur pastaj nė tokė. Kurse ky, i ēuditshmi Mao, kishte qejf t'i hidhte kufomat nga shteti nė shtet si me hobé. Uh, sa t'i shqiste nga koka tė gjitha kėto. Ai u. zgjat te dritarja, por nuk pa veēse njė terr tė dendur, tė lagėsht. Ku ishte toka? Edhe sa do tė endeshin nė kėtė pėshtjellim? Ai e mbajti ballin tė mbėshtetur te xhami i ftohtė, duke ndier gjithė dridhjet e avionit t'i kalonin nėpėr trup. Papritur, larg pėrpara tij, u shfaq njė mori dritėzash, kėtė herė jo vetėm lila, por tė kuqe, tė gjelbra dhe blu, qė fėrgėllonin e pėrqetheshin midis natės. Ai ndjeu grohtėsi nė shpirt dhe njėfarė molisjeje tė kėndshme. Krahu i avionit i mbuloi pėr ca ēaste dritat, por ai vazhdonte ta mbante kokėn te xhami me sytė tė ngulur pėrpara, njėlloj sikur ato tė ishin aty. Mendja i kishte vrapuar pėrsėri larg. te njerėzit e vet. Fytyrat e tyre tė lara nė njė si solucion buzėqeshjeje, i kaluan rresht nė kujtesė, gjersa kujtesa, kushedi pse, u ndal nė diēka, tek e cila nuk ishte kthyer prej kohėsh. Iu kujtua afrimi i tij i parė me Silvėn, te njė rrugė plot me fletė tė thata midis Bulevardit tė Madh dhe Rrugės sė Elbasanit (as tani nuk e dinte si e kishte emrin ajo rrugė), nėpėr tė cilėn ata mbetėn vetėm tė dy pas ikjes nga njė darkė e gėzueshme, ku kishin qenė pothuajse tė panjohur. Rruga ishte plot gjethe vjeshte, qė nėn ndriēimin e llambave elektrike kishin njė prarim luksi tė vjetruar, dhe aty midis tyre atij i zunė sytė njė fletė tė shqitur partiture, me nota muzike tė shkruara nė tė. Ja Moxarti, kishte thėnė ai, duke e treguar me dorė fletėn. Ajo kishte qeshur dhe, duke ngritur kokėn nga ndėrtesat e errėta nė tė dy anėt e rrugės, kishte thėnė: kėtu afėr mė duket se ėshtė njė konvikt nxėnėsish tė muzikės. Gjergji ndjeu prapė valėn e mallit ta mbėshtillte tė tėrin nė njė mėnyrė gati tė mundimshme. E pėrfytyroi nė ēastin pėrpara dashurisė, kur sytė e saj bėheshin gati ta hiqnin shikimin ashtu si veshjen trupi i saj. Trupi i rėndė i avionit u drodh duke prekur pistėn. Moria e dritėzave tė shumėngjyrta pėrshkėnditeshin anash si nė ekstazė. Ē'lumturi qė po kthehem, mendoi ai. Pas tri ditėsh do tė ishte nė Tiranė. Duke dihatur rėndė avioni po ngadalėsonte shpejtėsinė. Ē'aeroport ishte, vallė, ky ? Ai lėvizi kryet pėr tė gjetur ndoshta emrin e aeroportit, midis dritave, por ato ishin si tė dehura dhe nuk jepnin asgjė. Po ē'rėndėsi kishte kjo? Kryesorja ishte qė ai po kthehej nga ajo shkretėtirė. Dhe befas u kujtua se nuk kishte bėrė asnjė telegram. Si i kishte dalė nga mendja njė gjė e tillė? S'ka gjė, e qetėsoi veten, nuk ishte vone. Ai prapė afroi kokėn te xhami, si pėr tė kėrkuar emrin e aeroportit. Stjuardesat diēka lajmėronin. Me ē'germa bėheshin vallė telegramet nga ky aeroport, me latine apo me arabe ? Ai buzėqeshi me vete duke u ngritur pėr tė dalė. Ai do ta bėnte atė telegram sido qė tė ishte, qoftė edhe me hieroglife egjiptiane po tė ishte nevoja. Aeroplani kishte ndaluar mė nė fund dhe pasagjerėt bėheshin gati tė zbrisnin. Silva e mori telegramin njė ditė mė pas. Po ngrysej nė kohėn qė ajo po merrej me pastrimin e frigoriferit, kur ra zilja e derės, Pas pak, qė nga korridori u dėgjua zėri i Brikenės: - Mami, njė telegram, mė duket nga babi. Silva ngriu njė ēast, pastaj brofi nė kėmbė dhe doli nė korridor. Brikena e kishte hapur ndėrkaq telegramin dhe tė dyja afruan kokat duke e lexuar me gjysmė zėri, pothuajse me njė gojė: "Mbėrrij tė enjten me avionin gjerman, ju pėrqafoj me mall, me shumė, shumė mall Gjergji"? - Sa qejf ! - tha Brikena, duke pėrplasur duart. Njė copė herė ato u morėn me telegramin, lexuan e rilexuan tekstin, hetuan me kujdes vulėn ku ishte shėnuar ora e marrjes, pastaj orėn dhe vendin e nisjes, dhe qė tė dyja shfletuan me padurim atlasin e gjeografisė tė Brikenės, pėr tė gjetur qytetin nga ishte nisur telegrami: - Sa larg, - tha Brikena, kur mė nė fund e gjetėn. Pas pak apartamenti, pakėz i heshtur gjithė ato ditė, u gjallėrua papritur. Dritat ishin ndezur nė gjitha dhomat, Silva lėvizte nga frigoriferi te soba, pastaj te rafti i enėve, duke harruar nė ēast pėrse qe aty. Ē'ėmbėlsirė do tė gatuajmė?, pyeste Brikena Ah, ja pėrse Silva kishte hapur raftin e enėve. Por ishte ende shpejt, kishte ende dy ditė e gjysmė sa tė mbėrrinte. Kishte kohė pėr gjithēka. Megjithatė ėmbėlsirėn mund ta bėnin qė sot, pėr t'i bėrė qejfin Brikenės. Mendja e Silvės punonte me shpejtėsi. Ajo u vėrtit gėzueshėm njė copė herė, pastaj nga tė gjitha punėt e mundshme qė truri i saj i skiconte dhe i braktiste sakaq, ajo s'bėri gjė tjetėr veēse mori prapė telegramin qė e kishte lėne mbi tryezė dhe ngadalė, sikur tė pėrpiqej qė tė zbulonte diēka mė tepėr se ē'kishte teksti, e lexoi pėrsėri. Me njė buzėqeshje tė ngrirė ndaloi te fjalėt "me mall, me shumė, shumė mall", duke mos e ditur as vetė se ē'ishte ky shqetėsim i mjegullt, tepėr, tepėr i mjegullt qė i shkaktuan ato. Ē'ėshtė kjo?, tha me vete, kurse po nė atė ēast pyeti Ēfarė?, sikur t'i drejtohej thellėsisė sė saj tė shurdhėt. Ēfarė? Asgjė, u pėrgjigj humnera. Megjithatė alarmi ishte nė fund tė saj, i muzgėt, i paqartė nga largėsia. Ky mall i tepėrt gjithsesi s'ishte i mirė... Humnera e kishte dhėnė mė nė fund shpjegimin. Silva s'kishte mundur dot ta mbyste kujtimin e njė ceremonie vdekjeje tepėr tė hidhur. Ishte rrėzuar njė avion, duke ardhur nga Kina. E shoqja e tė vrarit dy-tri herė kishte thėnė: sesi mė qe dukur letra e tij e fundit, kishte shumė mallėngjim. Marrėzira, tha Silva me vete. Ky ėshtė telegram dhe dihet se posta shpeshherė i pėrsėrit fjalėt. Ajo e dinte se s'ishte ashtu, se pėrsėriteshin vetėm shifrat ose datat, megjithatė pėrse duhej ēuar mendja nė njė marrėzi tė tillė? - Ē'ke, mama ? - tha Brikena. Silva u pėrmend. - Asgjė, Brikena, Ja, po mendoj ē'tė gatuajmė diēka tė mirė, tė jashtėzakonshme. Dhe ato prapė nisėn tė vėrtiteshin nėpėr shtėpi. Tė enjten, megjithėse avioni mbėrrinte nė orėn tre, Silva mori leje nga shefi tė ikte nga zyra qysh nė njėmbėdhjetė. Nė tė vėrtetė atė mėngjes as qė i punohej fare. Herė pas here Linda e vėshtronte me ca sy tė ndriēuar nė mėnyrė tė veēantė. -Tė ka marrė shumė malli? -tha ajo kur shefi doli pėr herė tė parė nga zyra. - Shumė, - u pėrgjigj Silva pa ngritur vėshtrimin nga tryeza. Ajo e ndiente se sytė e Lindės vazhdonin ta vėshtronin. Nė zyrė ishte nxehtė, kaloriferėt atė ditė ishin ngrohur mė shumė se ē'duhej, apo kėshtu ndoshta i dukej asaj. -Si ėshtė kur vjen ai nga jashtė, -pyeti Linda me njė zė tė pasigurt. -ėshtė shumė, shumė bukur? - Natyrisht, - ia bėri Silva dhe ngriti kokėn. Nė anėt e mollėzave tė Lindės kishte njė purpur fare tė lehtė, qė shndėrrohej si nė avull rreth syve,-Natyrisht, -pėrsėriti Silva dhe ndjeu t'i nxeheshin faqet edhe asaj. ėshtė e mundur qė ajo tė mos e dijė kėtė?, tha me vete. Megjithatė i dha tė drejtė. Nė martesė gjithēka ishte ndryshe, sidomos pėrmallimi pas ndarjes. Trokiti dera dhe hyri Ariani. Ai gjithashtu e dinte se Gjergji do tė vinte atė ditė. Silva ndjeu njėfare sikleti. Iu duk se tė gjithė ata nuk do tė bėnin gjė tjetėr atė mėngjes veēse do pėrfytyronin pasditen dhe mbrėmjen e asaj me tė shoqin. Shefi kishte thėnė hapur nė mėngjes, kur ajo i kishte kėrkuar leje: "Sot kemi festė, apo jo?" Dhe kishte qeshur me gjithė dinakėrinė e mundshme tė njė babaxhani. Por Ariani s'bėri asgjė tė tillė. I veshur pastėr si gjithmonė, por mė serioz se herėt e tjera, madje disi solemn, ai erdhi ta pyeste Silvėn nėse e dinte qė ishte bėrė njė ndryshim nė orarin e avionit gjerman dhe ajo, pavarėsisht se e kishte marrė vesh ndryshimin, e falėnderoi pa i thėnė se e dinte. Sidoqoftė ka njė fisnikėri tė admirueshme, tha ajo me vete, kur ai mbylli derėn. Gati njė vit mė parė, pak kohė pasi kishte ardhur tė punonte nė ministri gjatė njė mbrėmjeje vallėzimi, Ariani i kishte thėnė fjalė tė ėmbla me dy kuptime. E mėsuar me komplimentet e burrave, Silvės nuk i kishte bėrė ndonjė pėrshtypje, por, kur pak kohė mė pas ai e kishte pėrsėritur kėtė gjė me tone pakėz mė serioze, ajo i qe pėrgjigjur me njė mėnyrė tė tillė saqė ishte habitur dhe vetė me cinizmin e saj. Dyshimi se mos paragjykimi i dikurshėm pėr tė dhe sidomos pėr Anėn, ia kishte dhėnė atė guxim Arianit, e kishte bėrė tė humbte kontrollin. Pas kėsaj ajo kishte pritur hidhėsimin e tjetrit, por ai, duke e ndier, me sa dukej, veten fajtor, e kishte gėlltitur fyerjen me njė dinjitet tė habitshėm. Nė orėn njėmbėdhjetė, ndėrsa zbriste shkallėt pėr tė ikur, Silva u ndesh me Simon Dershėn. E kishte veshur pėrsėri kostumin blu dhe nė fytyrė dukej prapė disi i topitur. Ky do tė ēmendet ndonjė ditė, tha me vete Silva, duke e pėrshėndetur. Protokollistja e zyrės sė planit, syrit dhe veshit tė sė cilės s'i shpėtonte asgjė, thoshte se Simoni paskėsh qenė i ftuar njė natė pėr darkė te ministri D. dhe tani vishte herė pas here kostumin e tij tė vetėm serioz, me shpresė se mos e ftonin pėrsėri. Duke thithur ajrin e ftohtė, me tė dalė nga porta e ndėrtesės sė ministrisė, Silva e ndjeu veten edhe mė tė lehtė. Asaj iu duk se sheshi "Skėnderbej" ishte shumė i pėrshtatshėm pėr njė gjendje shpirtėrore tė hareshme, sidomos nė njė ditė mjegullore si kjo. Mund tė vėrtiteshe nė trotuaret pėrpara ministrisė, ndėrsa anash teje ishte lulishtja e thelluar nėn nivelin e sheshit, pėrherė e lagėsht nė ditė tė tilla dhe e mbuluar me njė tis avull. Por asaj nuk i mbetej kohė pėr kėtė. Nė orėn njė e gjysmė, e shumta nė dy, duhej tė niseshin tė dyja me Brikenėn pėr nė aeroport, kėshtu qė i duhej tė shpejtonte pėr tė mbaruar ca punė tė fundit. Nė tė vėrtetė s'kishte mbetur ndonjė gjė e madhe pėr t'u bėrė. Ndoshta duheshin blerė edhe nja dy shishe verė, pėr ēdo rast, nė mbrėmje mund tė vinin njerėz, si edhe njė sasi tjetėr bonbonesh. Gjithēka tjetėr ishte gati qysh njė natė mė parė. Brikena me siguri kishte marrė leje pėr tė ikur nga ora e fundit e mėsimit dhe po e priste nė shtėpi. Silva hyri nė dyqanin e parė tė pijeve qė i doli pėrpara dhe bleu dy shishe verė "Sheshi i zi" dhe dy ujė mineral. U pėrpoq tė kujtonte sa shishe gjendeshin nė shtėpi dhe sa njerėz mund tė vinin pėrafėrsisht atė mbrėmje, por kjo iu duk e lodhshme. -Mė jep edhe dy shishe tė tjera,-i tha shitėsit. Kur po kalonte pėrbri dyqanit tė frutave tė rrugės sė saj, pa mollė shumė tė bukura nė vitrinė dhe ndali hapat. Megjithėse rrjeta i rėndonte, u kthye dhe hyri brenda. Shitėsi i gjatė, i hollė, me zėrin e trashė gurgullues, qė i ngjiste shumė sė folurės nė radio, si zakonisht nuk pushonte sė biseduari, ndėrsa u shėrbente klientėve. Kishte katėr-pesė burra dhe po aq gra, qė pritnin radhėn. Shitėsi po i zbrazte mollėt nė rrjetė njė burri tė veshur me shumė sqimė. - Si vete kinezēja?-pyeti ai duke kėrkuar nė sirtar pėr t'i kthyer paret e vogla. - Si? - ia bėri blerėsi, duke kapsallitur sytė. -Tė pyeta pėr kinezēen,-tha shitėsi,-si vete? - Ē'janė kėto pyetje? - tha tjetri duke e parė me qortim, sikur t'i thoshte: kėtu e gjete tė mė bėsh njė pyetje tė tillė? -Mė duket se i vate dėm kinezēja qė ka mėsuar,. - tha shitėsi kur tjetri kapėrceu pragun e dyqanit. -Banon kėtu afėr, ėshtė njė nga ata borgjezėt e vjetėr, por tė urtėsuar,-vazhdoi tė shpjegonte ai duke i peshuar mollėt njė gruaje. - Ka qenė pėrkthyes nga rusishtja, qė e pati mėsuar nė burg. Kur u prishėm atėherė me rusėt, e la rusishten e iu fut kinezēes dhe, do ti, pėr dy vjet i doli matanė. Mirėpo, ē'e do. Me sa duket as kinezēja s'do t'i hyjė shumė nė punė. - Eh, kėta dreqėr, janė gati edhe gjuhėn e gargujve tė mėsojnė, po t'ua dojė interesi,-tha njė plak i ngjirur. - Ja kėshtu, - vazhdoi shitėsi, - merret burri i botės me njė djallo gjuhė kaq vjet dhe i vete dėm. Me siguri i vjen tė pėlcasė, apo jo? -Epo ashtu ėshtė po t'i bėsh punėt me hilera, - tha plaku i ngjirur. -Ē'i duhej kinezēja! - Po ja, kujtonte se ē'pėrkthime do tė bėheshin, -ndėrhyri njė djalė i ri. - Epo mirė iu bė, atėherė, - tha plaku. Dy a tre veta qeshėn. Shitėsi po hidhte mollėt nė rrjetėn e Silvės dhe ajo i zgjati paret. Ishte duke dalė, kur ndjeu zėrin e plakut tė ngjirur qė tha diēka, por ajo s'i dalloi dot fjalėt, vetėm dėgjoi tė qeshurėn e njerėzve. Sa ēudi, tha me vete Silva. Bisedohej pothuajse hapur, nė dyqanin e mollėve, midis njerėzve pothuajse tė panjohur me njėri-tjetrin. Silva shpejtoi hapat. Gjithė ato ditė, e dhėnė pas pritjes sė Gjergjit, ajo e kishte hequr vėmendjen nga ato qė fliteshin pėr marrėdhėniet me Kinėn. Ndaj dhe biseda nė dyqanin e mollėve iu duk disi e papritur. Njė e folur e tillė nė fillimin e prishjes me sovjetikėt as qė mund tė mendohej. ėshtė mė mirė kėshtu, tha ajo me vete, duke e kaluar rrjetėn e rėnduar nė dorėn tjetėr. Njė qetėsi e tillė. Pa dyshim qė ėshtė mė mirė kėshtu, pėrsėriti pas pak dhe e ēoi mendjen pėrsėri tek ardhja e Gjergjit. Nė shtėpi Brikena e priste gjithė padurim. Silva i tha tė kishte mendjen te telefoni gjersa ajo tė bėnte njė banjė. Nėn ujin e ngrohtė, kundėr dėshirės sė saj, i vetėtuan nė kujtesė frazat ngacmuese tė shefit, mollėzat e purpurta tė Lindės dhe pyetja e saj se a ishte shumė bukur kur kthehej i shoqi nga larg, tė gjitha kėto tė pėrziera me ndjesinė e mprehtė tė lumturisė sė afėrme.

Ne aeroport kishte shumė njerėz. Gati gjysma prej tyre ishin tė huaj. - Mami, sa shumė kinezė ! - ia bėri Brikena krejt e habitur, kur taksia ndaloi te sheshi pėrpara ndėrtesės sė doganės. Shoferi buzėqeshi. -Kėto ditė aeroporti ka qenė mbushur me ta,-tha ai. - Flitet se po bėhet kėmbimi i kinezėve. - Si? -pyeti Silva duke i zgjatur njė kartėmonedhė pesėdhjetėshe. -Po ja, si pėrherė nė raste tė tilla,-tha shoferi ndėrsa kėrkonte nė xhep pare tė vogla. - Ikin tė vjetrit, vijnė tė rinj. Silva falėnderoi dhe zbriti nga makina. Nė sallėn e pritjes sė aeroportit kishte prapė kinezė. - Jemi herėt, -tha Silva. - Do tė na duhet tė presim gjatė. - S'ka gjė, mama, mua pėr pėlqen kėtu. Ato gjetėn mė nė fund njė tryezė tė lirė dhe u ulėn. Nė tė vėrtetė koha gjer nė ēastin kur spikerja lajmėroi se avioni i linjės Berlin-Budapest-Tiranė pas disa minutash do tė ulej nė aeroport, kaloi mė shpejt se ē'e mendonin. Qė nga xhamat e mėdhenj tė sallės sė pritjes ato e ndoqėn me sy uljen e aeroplanit nė pistė, afrimin e shkallėve dhe pasagjerėt e parė qė nisėn tė zbrisnin. "Ja babi", ia bėri Brikena, qė e dalloi e para midis grumbullit tė pasagjerėve, shumica e tė cilėve ishin prapė kinezė. Gjergji po afrohej me tė ecurėn e tij karakteristike, tė drejtė dhe disi tė rėndė me ēantėn e zezė nė dorė. Nuk i kishte vėnė re ende, siē duket xhamat reflektonin sė jashtmi dritėn, dhe vetėm kur u afrua fare pranė i dalloi dhe ua bėri me dorė. - Si ia ēove?-i tha Silva, nė kohėn qė ai i mbante ende tė dyja tė pėrqafuara. -Mirė. Po ju? - Shumė mirė. Kishim merak pėr ty. -E pse? -Po ja, -Silva tregoi grumbullin e kinezėve. qė dukej sikur s'kishte tė mbaruar. Ai qeshi. -Dukesh pak i lodhur, -i tha Silva kur hipėn nė makinė. Ai kaloi dorėn nė fytyrė. - Po si tė them, rruga ishte e lodhshme vėrtet. Veē kėsaj ndėrrimi i kohės... E morėt telegramin tim ? - Po Ai buzėqeshi me vete, siē duket iu kujtua diēka. - Kėndej puna me Kinėn ka marrė dhenė, - tha Silva. -Ashtu? Mė shkoi mendja. -ėshtė bisedė e ditės. -Ku banoni? -pyeti shoferi, nė kohėn qė makina po hynte nė Tiranė. Silva u mat tė thoshte emrin e rrugės, por Gjergji e ndėrpreu. - Do tė na ēosh mė parė nė Ministrinė e Jashtme. Ai tregoi ēantėn dhe buzėqeshi. Silva i vuri kokėn te supi. Ato e pritėn te porta e ministrisė dhe pėr fat ai nuk vonoi. Pas dhjetė minutash ishin nė shtėpi. Ndėrsa ato shtronin tryezėn, ai u vėrtit njė copė herė nė tė gjithė apartamentin. -Paska ēelur limoni! -u dėgjua zėri i tij nga dera e ballkonit. -Tė pėlqen? -tha Silva. -Shumė. Pas pak. kur Silva doli nga kuzhina pėr t'i thėnė se dreka ishte gati, e gjeti qė rrinte nė kėmbė, disi i shpėrqendruar, duke vėshtruar gati me habi perdet e dhomės sė ndenjjes. - Ē'mendon? - i tha ajo. Ai tregoi me kokė dritaret. - Po shikoj perdet, -tha, - dhe mė vjen ēudi. Atje dritaret e shtėpive ishin pa perde. -Ashtu? - Ishte njė mungesė kaq e madhe, -vazhdoi ai. - Ca dritare qė dukeshin si tė verbra, tamam dritare tė vdekura... Po s'ėshtė vetėm kjo. Njė kinez mė tha njė ditė: ne i kemi hequr perdet, sepse prej tyre fillon e keqja: fshehja e jetės personale tė njeriut. Silva nuk ia hiqte sytė. -Tani hiqe mendjen andej. -i tha me zė pėrkėdhelės dhe e tėrhoqi nga dera. -Eja, dreka ėshtė gati. - Ke tė drejtė, -tha ai, -duhet ta heq mendjen sa mė parė andej, -dhe eci pas saj. Kur mbaroi dreka, pothuajse ishte ngrysur. Ishte njė nga ato muzgje kur dita dhe nata shkrihen me njėra-tjetrėn nė njė marrėveshje tė lumtur. -Do tė pushosh pak? -tha Silva me njė shikim tė shpejtė. -Po... pa dyshim. -Brikena, shko dhe ti tė pushosh. -Po s'mė flihet, mama. - Shko tė pushosh, megjithatė. -Mirė, -tha vajza dhe u ngrit, e puthi tė atin midis faqes dhe gushės dhe doli. Ata u panė nė sy, me njė buzėqeshje disi tė avullt. tė turbullt si mbarimi i ditės. Pa thėnė asgjė, u ngritėn dhe njėri pas tjetrit ecėn nėpėr korridorin qė ishte errur ndėrkaq plotėsisht, drejt dhomės sė gjumit. Larg, si nga njė botė tjetėr, dėgjohej telefoni, qė binte pa pushim. Ē'ėshtė kėshtu?, ia bėri Silva me ankim. Brikenėn do ta ketė zėnė gjumi, qė nuk po e ngre dorezėn, mendoi. Ajo u ngrit mė nė fund dhe e zhveshur siē ishte, doli nė korridor. -Kush ishte? -pyeti Gjergji kur ajo u kthye. - Motrat. Pyetėn pėr ty. Mund tė vijnė nė mbrėmje. Telefoni ra prapė. - Lėre mė mirė, - tha ai. Ajo deshi ta linte, por pastaj, si e shtyrė nga diēka, u ngrit pėrsėri. Ishte kunata tjetėr. Ndėrsa fliste me tė, mendimi se mos kishte mbetur shtatzėnė ia prishi disi rendin e fjalėve. Zakonisht nė tė tilla raste qėllon, i kishte thėnė njė shoqe. -Pse nuk e hoqe fare nga priza? - tha Gjergji kur ajo u kthye. - S'ėshtė mirė, Gjergj, - u pėrgjigj Silva duke u strukur nė gjoksin e tij, me njėfarė dridhjeje nga e ftohta e korridorit. - Njerėzit kanė dėshirė tė urojnė mirėseardhjen. Ai nuk foli. Telefoni ra prapė disa herė rresht dhe ata u ngritėn mė nė fund tė dy. Silva vuri xhezven e kafesė mbi sobė. Brikena, qė e kishte zėnė gjumi nė dhomėn e saj, u zgjua dhe ajo. Aroma e kafesė e bėnte edhe mė tė kėndshme ngrohtėsinė e apartamentit. - Sa mė kishte marrė malli pėr gjithēka! -tha ai duke vėshtruar pėrreth. Pas kafesė Silva nisi tė lante enėt e drekės, qė i kishte lėnė grumbull mbi lavapjatė. Nė orėn shtatė erdhėn dy nga motrat e Gjergjit. Pas atyre erdhėn njerėz tė tjerė, kryesisht nga farefisi, por pėr fat tė gjithė pėrsėritnin fjalėt: tani po ngrihemi, se Gjergji me siguri ėshtė i lodhur nga rruga. Nė orėn dhjetė ata mbetėn prapė vetėm. Hėngrėn darkė tė tre. Brikena merrej me magnetofonin, duke e pyetur herė pas here tė atin: tė pėlqen kjo muzikė, babi, apo do diēka tjetėr, ndėrsa ai vazhdonte tė ndalte vėshtrimin herė mbi njė send, herė mbi njė tjetėr, me njė shprehje tė ēuditshme nė fytyrė, thua se po i shikonte pėr herė tė parė. Sa ēudi mė vjen qė jam nė shtėpi, tha disa herė rresht, dhe nė njė mėnyrė tė tillė, saqė ato u pėrvodhėn me sy. Afėr mesnatės Brikena shkoi tė flinte dhe ata tė dy hynė nė dhomėn e gjumit. Nga rruga vinin zėra kalimtarėsh tė vonuar. - Sa mė kishte marė malli! - tha ai duke i pėrkėdhelur ijet. Qėndruan gjatė tė pėrqafuar dhe nė minutat e pėshpėrimave e tė heshtjes asaj prapė i shkoi ndėr mend se mund tė kishte ngelur shtatzėnė, por e largoi sakaq atė mendim. Nė fund tė fundit s'ishte ndonjė hata e madhe. Nė njė kalamendje tė qetė i kalonin ndėr mend njerėzit qė kishin ardhur apo telefonuar Saimiri, i vėllai, nuk qe ndier. Tani do tė fillonte tė mėnjanohej dalėngadalė, si pa kuptuar, nga jeta, siē bėnin zakonisht tė pėrjashtuarit nga Partia. Sėmbimi qė ndjeu nė zemėr e bėri tė merrte frymė thellė. Njė copė herė u lėkund, t'ia thoshte apo jo Gjergjit. Ora ishte dy pas mesnate. Nėnkresa, ku flokėt e tyre ishin pranė e pranė, ndillte gjumė. Ajo i pėrkėdheli mollėzat, si pėr tė parė nėse sytė e tij ishin ende tė hapur. -Gjergj, - tha me zė tė ulėt, tė veēantė, ku ēdo fjalė dukej sikur kishte humbur nė njė masė tė madhe frymėmarrjeje, -nuk desha tė ta thosha sonte, megjithatė s'mundem ta mbaj. Tim vėlla, Saimirin, para njė jave e pėrjashtuan nga Partia. -Si? -ia bėri ai. Ajo i pėrsėriti fjalėt e fundit tė frazės. Ai qėndroi i palėvizur me sytė ngritur nė tavanin e errėt. - Po pėrse ? - S'e di. Nuk e thotė as vetė. -E ēuditshme, -ia bėri ai pas pak. -Mos ka lidhje me kinezėt? -Me kinezėt?! Ti bėn shaka? -Aspak.-Ai lėvizi njėrin krah pėr t'u kthyer mė mirė nga ajo.-Desha tė them, megjithėse ngjan si absurde, por nė raste kthesash ndodhin gjėra tė tilla. Mė kupton? Si atėherė me sovjetikėt. Kishte tek-tuk njerėz qė s'u mbushej mendja. Megjithėse nė kėtė rast ėshtė njė marrėzi ta mendosh. -Simpati pėr kinezėt? -tha Silva. -Pėr kėtė tė jesh i sigurt qė jo. As qė mė shkon mendja. ėshtė tjetėr gjė, jam e sigurt. S'ka asnjė lidhje me kinezėt. - Ndoshta ėshtė tjetėr gjė, -tha ai. -Gjergj, mė fal qė ta thashė. Ndoshta s'duhej sonte kurrsesi. Por duhet tė mė kuptosh, kam kaq ditė qė e mbaj vetėm kėtė brengė. -Budallallėqe, -e ndėrpreu ai, -bėre shumė mirė qė ma the. Tingulli i njė ore, qė s'e kishin dėgjuar kurrė, ra diku thellė. Orė muri prej bronzi nė apartamente plot kujtime njėrėzore, mendoi ai. -Me siguri s'ka asnjė lidhje me kinezėt, - tha pas pak. Ekrem Fortuzi mėnjanoi perden e dritares pėr tė vėshtruar pėrjashta. Dita ishte e pėrhime dhe gjithė lagėshti. Mė duhet tė mbath galloshet, tha me vete. Njė copė herė qėndroi nė mėdyshje pėrpara grumbullit tė kėpucėve qė i mbanin nė njė si depo nė tė djathtė tė derės sė banjės, pastaj u pėrkul mbi to dhe pėr ca ēaste e trazoi atė mori sandalesh, kėpucėsh e ēizmesh, shumica e tė cilave e kishin kamoshin tė dėmtuar, ndonjė rrip tė kėputur apo ndonjė tokė tė thyer. I gjeti mė nė fund galloshet e tij, i hodhi pėrdhe dhe u bė gati t'i mbathte, kur dėgjoi zėrin e sė shoqes nga dhoma e gjumit:

-Ekrem, ku po shkon kaq herėt? -S'ėshtė herėt, Hava, -u pėrgjigj ai.-Ora po shkon dhjetė. Po dal njė herė nėpėr ministritė, tė pyes mos ka gjė. -Akoma ke shpresė? Ekremi nuk u pėrgjigj. -Sobėn e ke tė ndezur,-i tha pas pak. -Dhe qumėshtin e kam zier. Mirupafshim, e dashur. - Mirupafshim, shpirt. Ai doli nė rrugė me njė ndjenjė lehtėsimi. Ishte ftohtė. Grilat e shtėpisė pėrballė, tė mbufatura e tė dėmtuara vende-vende nga shirat, ishin tė mbyllura. E diel, mendoi, njerėzit ende flenė. Kurse atij i duhej tė bridhte nėpėr tė gjitha dezhuret e ministrive pėr tė parė nėse i kishin lėnė ndonjė material pėr tė pėrkthyer. Kėshtu e kishte bėrė zakon, i shtyrė nga njė ndjenjė vetėmbrojtjeje, qė, pėr tė marrė dosjet me materialet pėr pėrkthim nga kinezēja, tė shkonte gjithmonė pas mbarimit tė orarit zyrtar ose tė dielave. Ia linin materialet te dezhuri me ndonjė shėnim pėrsipėr pėr afatin, qė ishte zakonisht i ngutshėm. Edhe pėr tė marrė honoraret nuk paraqitej kurrė, por priste t'ia dėrgonin me postė. Ia kishte dhėnė kėtė kėshillė tė vyer miku i tij, Musabelliu. qysh nė kohėn e sovjetikėve, atėherė kur kishte nisur tė pėrkthente pėr herė tė parė nga rusishtja: mos bjer shumė nė sy, mos u vėrtit nėpėr ministrira, komunistėve nuk u pėlqen asnjėherė tė na ndeshin ne ish-borgjezėt nepėr korridoret e zyrave tė tyre. Ekremi nuk e kishte prishur pothuajse asnjėherė kėtė rregull. Edhe kur qėllonte qė pas mbarimit tė orarit te hyrja e ministrisė apo institucionit tė kishte njerėz, ai kthehej nga rruga dhe vente vetėm atėherė kur ishte qetėsi. Tė dielat ishin zakonisht ditėt mė tė pėrshtatshme. Atėherė jo vetėm mund tė merrje qetėsisht dosjet, por edhe tė kėmbeje nja dy fjalė me dezhurėt. Ata e njihnin tashmė prej kohėsh. Ngaqė shumica e tyre ishin ish-partizanė tė vjetėr, Ekremi provonte pėrpara tyre njė druajtje tė veēantė, tė pėrzier me njė ndjenjė mirėnjohjeje qė ata silleshin mirė me tė, madje disa prej tyre e shikonin gati me njėfarė habie, pėr tė mos thėnė me admirim. I fortė je, i kishte thėnė njėherė dezhuri i Albimportit, qysh e ke mėsuar gjithė kėtė kinezēe. Ē't'i bėsh, qe pėrgjigjur Ekremi. Duhej qė dikush ta mėsonte, apo jo? Ashtu ėshtė, i qe pėrgjigjur tjetri, duke e parė me nderim. Ashtu ėshtė, shok. Tė lumtė. Ekremi ishte skuqur nga turpi, vetja i qe dukur si mashtrues dhe kishte shpejtuar tė ikte. Tani i kujtonte gati me mallėngjim ato pasdite. Copėrat e bisedave tė kėmbyera te xhami i portinerisė, era e gėshtenjave qė dezhurėt i piqnin mbi ndonjė furnelė tė vogėl elektrike. Kohėt e fundit porositė e pėrkthimeve sa vente bėheshin mė tė rralla, gjersa muajin e fundit ato pothuajse qenė prerė. Ekremi kishte arritur nė sheshin e ministrive. Gria e trotuareve tė gjera, tė lagėta i dha njė ndjesi humbjeje nė gjoks. Kanatet e larta, tė mbėrthyera me pafta tė rėnda bronzi, tė Ministrisė sė Ndėrtimit ishin gjysmė tė hapura. Ekremi vėshtroi me bisht tė syrit atė copė tė korridorit tė boshatisur e tė ftohtė, qė dukej pas kanateve, ndriēuar zbehtė nga njė llambė e vetme, dhe u kthye tė hynte. Dezhuri ishte nė vendin e tij me pėllėmbėt e duarve tė zgjatura mbi furnelėn elektrike. - Mirėmėngjesi, - tha Ekremi. - Ftohtė apo jo? - Mirėmėngjesi, - u pėrgjigj dezhuri. - Epo e ka kohėn tani. Bie shi jashtė? - Aty bie, aty pushon. - Nga ato s'mė kanė lėnė, - tha tjetri. Ekremi ndjeu njė pickim nė gjoks.-Ja tė shoh dhe njė herė nė sirtar, po mė duket se s'ka gjė. Me vėshtrim tė ngrirė Ekremi ndoqi pėr disa sekonda sirtarin qė u hap dhe dorėn e dezhurit qė trazoi nė tė ca fletė tė lėna kushedi pse aty. - Jo, s'ka gjė, - pėshpėriti tjetri. - Epo, ditėn e mirė atėherė, -tha Ekremi. Ditėn e mirė, -u pėrgjigj dezhuri, - mirė ardhsh. Mirė ardhsh, pėrsėriti me vete Ekremi kur doli prapė te sheshi. Njė copė herė eci pa e pasur mendjen nė vend. Ku tė shkonte tani, nė Agroeksport apo nė Ministrinė e Tregtisė? Pa dale njė herė, tha me vete, mos po e teproj qė tė shkoj nė tė dyja rresht. Mos mund tė merret si njė zhbirim, si njė matje pulsi? Me njė ngutje tė vetėtimtė i kaluan nėpėr tru oborri i burgut, dita e ardhjes sė paketave dhe, kushedi pse. kėnga e zvargur e njė vagabondi. Marrėzira, mendoi pas pak ē'matje pulsi mund tė ketė kėtu. Pėr kėtė gjė kishte ditė qė flisnin pothuajse haptazi tė gjithė. Nė dreq tė vente edhe kujdesi i tij. Do tė shkonte tė pyeste nė tė dyja, madje jo vetėm atje, por edhe nė Makinaimport dhe nė Albimpeks, madje edhe nė Komisionin e Planit. Le ta pinte gjer nė fund kėtė helm. Ekremi kishte shpejtuar hapat. Ndoshta Komisionin e Planit mund ta linte pas ca ditėsh, e ndreqi veten kur u ftoh pakėz, po nė tė tjerat do tė shkonte patjetėr. Ē'ters qė jam, ē'ters i madh qė jam, pėrsėriste me vete ndėrsa po ecte drejt ndėrtesės sė Agroeksportit. Ndihej i dėshpėruar, megjithėse pėrpiqej t'i jepte zemėr vetes duke i mbushur mendjen se ende s'kishte mbaruar ēdo gjė. Nė tė vėrtetė ishte i bindur se ishte ters i madh. Porsa kishte rregulluar qė Teatri i Operės dhe i Baletit t'i besonte njė pėrkthim tė ri. nga origjinali kėtė herė, tė libretit tė operės "Marrja me dinakėri e Malit tė Tigrit", kur qenė hapur fjalėt e para pėr mynxyrėn. Edhe me rusishten kėshtu i kishte nodhur: pikėrisht nė kohėn kur puna po i vente mė mbroth se kurrė, kishte ndodhur katastrofa. Megjithėse keqardhja pėr humbjen e kinezēes ishte shumė mė e madhe se pėr rusishten. Arsyeja ishte se, ndėrsa rusishten e dinin mijėra veta, ai ishte njė ndėr tė rrallėt njohės tė kinezēes nė Shqipėri dhe dalėngadalė po afirmohej si pėrkthyesi mė i mirė. Pėrkthimi nga origjinali i libretit tė operės i hapte mundėsi tė reja nė punėn e tij. Mirėpo tani tė gjitha po shembeshin. Ditėt e pėshpėrimave tė para pėr prishjen e marrėdhėnieve me Kinėn, kur ai ia tha ato qė kishte dėgjuar Havasė, ajo i qe pėrgjigjur gjithė pėrtesė: pėrse u jep rėndėsi lajmeve tė tilla! Nuk u ngope me zhgėnjimet pas prishjes me rusėt? S'e kam hallin atje, i qe pėrgjigjur ai. S'jam aq i marrė sa tė kem mė ndonjė shpresė tė atillė. E kam hallin te kinezēja, qė po mė vete dėm, mė kupton, vetėm ajo po mė dhimbset, kinezēja ime. Ndėrtesa e Agroeksportit dukej e zymtė me kanatet e dritareve tė mbyllura. Ai shtyu fletėn e gjatė tė portės dhe njė hop qėndroi te pragu. - Aha, s'ka gjė ! - dėgjoi zėrin e dezhurit, pothuajse tė gėzueshėm! prapa kabinės prej xhami. -Thashė tė kaloj njė herė, ashtu kot, sa pėr tė pyetur... - tha Ekremi me njė ndjesi faji nė zė. - S'ka gjė, jo, - pėrsėriti dezhuri. - Po, po, -ia bėri Ekremi, - natyrisht. Madje mė shkoi mendja (ē'gomar, i tha vetes, nise tė dėrdėllisėsh marrėzira?)... Domethėnė, s'kisha ndonjė siguri se mund tė kishte, megjithatė thashė tė kaloj njė herė, se qėllon ngandonjėherė qė tamam kur pėrkthimi duhet me ngut ti s'paraqitesh, kurse e kundėrta, kur ti vjen, s'ka asgjė. Hi-hi. Dezhuri e ndiqte me njėfarė habie tė qeshurėn e tij. Ekremi u pėrpoq t'i jepte fytyrės njė shprehje sa mė tė shkujdesur, gati gazmore. -Ditėn e mirė,-tha me zė tė lartė. - Ditėn e mirė, -u pėrgjigj tjetri. Kur doli pėrjashta, e ndjeu veten tė vrarė. S'ka, tha me vete. ėshtė e kotė tė pyes nė vendet e tjera. Fare e kotė. Megjithatė e ndjeu se kėmbėt po e ēonin pėrsėri nga sheshi i ministrive. Po vėrtitem si kali nė lėmė, mendoi. Dezhuri i Ministrisė sė Tregtisė ishte i ri, por Ekremi s'pati kohė tė shpikte ndonjė gėnjeshtėr pėr t'iu shmangur sqarimit me tė, qė ishte me tė vėrtetė njė torturė. Dezhuri, qė mezi e kuptoi se ē'kėrkonte i tha se s'kishte lėnė askush asnjė material pėr t'u pėrkthyer nga asnjė gjuhė, madje Ekremit iu duk se e shikoi me njėfarė dyshimi. Edhe kjo mė duhej, tha ai, duke dalė nė rrugė. Njė ēast mendoi qė s'bėri mirė qė iku ashtu shpejt e shpejt, pa i shpjeguar tjetrit se ai vinte pėrherė kėtu dhe merrte materiale, nė mėnyrė qė ai, dezhuri, tė mos mendonte zoti e di ēfarė pėr tė. Megjithatė nuk u kthye. Ē'mė duhet, tha me vete. Le tė mendojė ē'tė dojė.Megjithatė ideja se tjetri mund tė ngrinte telefonin dhe tė merrte p.sh. kolegun e tij tė Ministrisė sė Ndėrtimit e bėri tė dridhej..alo, ka ardhur te ju njė njeri me pamje tė dyshimtė, qė kėrkonte tė dinte a vazhdojnė tė pėrkthehen materiale nga kinezēja, domethėnė tė bėnte njė zhbirim se gjer nė ē'shkallė ishte pasqyruar nė marrėdhėniet shtetėrore ajo pėr tė cilėn kishte kohė qė flitej dhe qė, siē dihej, ishte kryesisht e sferės ideologjike... Ekrem Fortuzi u rrėqeth. Madje ndaloi nė vend sikur donte tė kthehej, por aty pėr aty vazhdoi prapė tė ecte. Nė fund tė fundit, mendoi, aq mė mirė nė qoftė se ai merrte nė telefon kolegun e tij. Do ta sqaronte kėtė punė dhe do tė qetėsohej. Ē'budalla qė jam, tha me vete. Ku ta gjeja qė tė merrte nė telefon. Ndėrtesat e Albimpeksit dhe tė Makinaimportit ndodheshin nė tė njėjtėn rrugė. Po mėdyshej nė cilėn prej tyre tė shkonte dhe ta mbyllte mė nė fund kėtė histori. E ndiente si lagėshtira po i hynte nė palcė. S'e kishte menduar kurrė se do tė vinte dita qė tė endej institucion mė institucion duke kėrkuar si njė lypės njė copė pėrkthim. Ēdo gjė mund ta besonte, po, qė t'i vinte fundi kinezēes sė tij, kurrė. Gjithė ato mitingje miqėsie, pankarta, shkėmbime delegacionesh, s'kishin premtuar veēse tė kundėrtėn. Kinezēja e tij...Sa tallje, tė qeshura e thumba kishte duruar ai midis njerėzve tė rrethit tė vet pėr shkak tė asaj kinezēeje. Qė e mėson, s'bėn keq, i kishte thėnė njė ditė Hava Preza, por mė vjen keq vetėm qė po harxhon me tė ditėt e lira, sepse, si tė them, zoti mos e dhėntė, por nė qoftė se futesh prapė nė burg si atėherė kur burgu u bė shkas qė mėsove rusishten, atėherė me se do ta kalosh kohėn atje? T'u thaftė ajo gojė, i pėrgjigjej asaj Havaja e tij. S'futet mė Ekremi im atje, jo. S'dihet, pėrgjigjej Hava Preza. Siē thoshte e shkreta Nurihan, atje secili mund tė futet prapė, edhe ata qė kanė qenė njė herė, edhe ne qė s'kemi qenė ende. Pas kėsaj fraze ajo e kishte zakon tė psherėtinte dhe pastaj tė shtonte: lavdi zotit, gjuhė pėr tė mėsuar ka plot... Nė fillim kėshtu e kishte tallur edhe Havaja e tij, por sė paku ajo e kishte kuptuar e para leverdinė e kėsaj pune, madje kishte nisur ta nxiste. Kur ai arriti tė mėsonte tetėqind hieroglifet e para, e festuan kėtė ngjarje nė njė restorant. Atje, Ekremi me faqet e skuqura pak nga vera, ndėrsa ajo e ndiqte me njė ngazėllim tė pikėlluar, i kishte shpalosur asaj gjithė tė ardhmen e tyre nėn yllin e ri tė kinezēes: suksesi i pėrkthimeve tė tij tė para, fama e tij si specialisti mė i mirė, honoraret e mėdha, dhėnia pėr ripėrkthim nga origjinali tė vjershave te Mao Ce Dunit, pas kėsaj ftesat nė ambasadėn kineze, dhe pse jo, ndonjė ditė, me rastin e ndonjė pėrkthimi tepėr special, p sh. tė veprave tė Maos, ndonjė udhėtim nė Kinė, qė bėhej, o perėndi, nėpėrmjet Parisit ose Romės... Ajo vazhdonte ta shikonte me po ata sy tė trishtė, qė rimeli dhe qepallat e fryra tė lyera jashte mase u jepnin njėfarė tragjizmi, dhe ai i kishte thėnė: Pėrse ti, e dashur, vazhdon tė mė vėshtrosh ashtu, mos nuk mė beson ? Tė besoj, i qe pėrgjigjur ajo, por mė vjen keq qė e gjithė kjo nuk po ndodh me njė gjuhė pėr sė mbari, pėr shembull me anglishten apo spanjishten, por ndodh me kėtė, si ta them, gjuhė tė sėrės sė fundit. S'ka asnjė rėndėsi kishte thėnė ai hareshėm, lumturia mund tė arrihet edhe me gjuhėn e djallit. Mė vonė, kur kishte nisur vėrtet tė pėrkthente dhe tė merrte honoraret e para, Ekremi e kuptoi se, pėrveē pėrfitimit material, kinezēja i jepte atij njėfarė ndjenje sigurie nga ana politike. E ndiente veten disi mė tė afėrt me institucionet shtetėrore dhe nė pėrgjithėsi mė pranė regjimit. S'ishte mė kot gjuhė e miqėsisė. Vetvetiu, jo vetėm tek ai por edhe te tė tjerėt, kur dėgjonin se me se merrej, krijohej njė ndjenjė besimi qė shpėlante disi tė kaluarėn e tij prej borgjezi. Mirėpo, pėr mynxyrėn e tij, tani e gjithė kjo do tė kthehej nė tė kundėrtėn. Do ta paguante tani dyfish atė zbardhje tė paktė nė jetėn e tij. Tani kinezēja e pėrkryer e tij, krenaria, balsami i biografisė sė tij, do tė kthehej, nė mos ishte kthyer, nė diēka tė keqe, qė e zezonte edhe mė biografinė e tij, prej tė deklasuari. Kėndej e tutje do tė ishte dyfish i padėshiruar, kujtimi i shėmtuar i dy kohėve, i borgjezisė e i kinezėve. Do ta tregonin me gisht me ndot: ja ai, mė i zellshmi i tė gjithėve, servili, sahanlėpirėsi numėr njė. O zot, edhe kjo mė ishte dashur, rėnkoi me vete. Jeta befas iu duk e zezė dhe e mbyllur nga tė katėr anėt, kurse ai kishte ende guximin tė bridhte ministrive pėr tė kėrkuar pėrkthime nga ajo gjuhė e mallkuar. Nuk mbyllej mė mirė brenda, tė mos dilte as te pragu, qė mundėsisht tė mos e kujtonin mė, ta linin tė qetė, ta harronin pėrgjithmonė. Nuk duhej tė dilte derė mė derė si prifti me kėnaēe, madje duhej tė bėnte tė kundėrtėn, edhe sikur ata tė vinin e t'i propozonin ca pėrkthime tė fundit, tė prapambetura, protokolle tė vjetra, tė harruara, ai t'u thoshte: mė falni, po unė s'merrem mė me to, ka ca kohė qė kam hequr dorė, ndiej njėfarė pasigurie nė pėrkthim, veē kėsaj hieroglifet mė kanė dėmtuar sytė dhe, megjithėse dy herė i kam ndėrruar numrat e syzeve sipas kėshillės sė mjekut, prapėseprapė ato hieroglife tė mallkuara mė bėhen si mjegull. Ja, kėtė duhej t'u thoshte edhe sikur ata ta kėrkonin dhe jo tė ngrihej e ta kėrkonte vetė sherrin. Ik sa mė shpejt, ik sa s'ėshtė vonė dhe mbyllu nė shtėpi, i tha vetes. Prishja me Kinėn paska qenė prishja jote. E ndiente se ishte gati t'ia plaste vajit. Ishte dhe njė ditė e tillė qė t'i nxirrte lotėt edhe po tė mos i kishe. Drurėt e zhveshur nėpėr trotuare i bėnin edhe mė tė hirta muret e ndėrtesave qeveritare, brenda tė cilave Ekremi pėrfytyronte dezhuret qė zgjatnin duart mbi stufat me qymyrguri. Ai pa se ndodhej pėrskaj ngrehinės masive tė Makinaimportit dhe shpejtoi hapat sikur tė kishte zėnė veten nė faj. Ik, i thirri vetes. Ik, o mjeran. Ishte duke ecur kėshtu me qafėn tė zhytur nė jakėn prej gėzofi tė palltos, kur diēka i tėrhoqi vetvetiu shikimin nė njė afishe. Njė simbol i njohur, madje jo simbol, ishin njė rresht i tėrė hieroglifesh. Ekremi mbajti hapat dhe lexoi hieroglifet: "Ekspozita e Poēarisė Kineze". Ē'tė jetė kjo ?, tha me vete. Bėri dhe dy hapa dhe e lexoi prapė, ishte tamam ashtu. madje poshtė hieroglifeve ishte shkruar e njėjta gjė nė shqip. Do tė jetė e vjetėr, mendoi. Ndonjė afishe e vjetėr qė shiu, era apo pastruesit e pandėrgjegjshėm tė rrugėve s'kanė mundur ta shqitin akoma. Afishja megjithatė s'dukej aspak e vjetėr, pėrkundrazi. Veē kėsaj. pėrpara saj kishin ndalur njė burrė e njė grua tė veshur mirė. Burri, qė Ekremit iu duk se diku e kishte parė, midis buzėqeshjes po i thoshte diska gruas duke vėshtruar pikėrisht nga afishja. Ekremi i vėshtroi tė dy, ngaqė pėr shkak tė asaj buzėqeshjeje iu duk se mund tė merrte pjesė edhe ai nė atė ēka ata po thoshin apo pėr tė cilėn qeshnin, siē ndodh shpesh me kalimtarėt e panjohur kur rasti i mbledh nė rrugė pėr ballė ndonjė kureshtie apo ngjarjeje. Njė dėshirė e papėrballueshme i erdhi t'u fliste atyre, t'u thoshte pėr shembull e shikoni, he-he, atė afishe tė lėnė aty, shakara tė tilla... apo jo? Me gjithė druajtjen e pėrhershme, Ekremi ndoshta do ta bėnte kėtė, sikur fytyra e burrit tė mos i dukej vėrtet si e njohur. Diku e kishte parė. ndoshta duke u ngjitur te kati i sipėrm i vilės sė Kryekurtėve, ose nė ndonjė vend tjetėr, pėr tė mos thėnė nė ekranin e televizorit. Ekremi bėri edhe njė hap drejt afishes. Pa dale tė shoh datėn, tha me vete, dhe, duke harruar ēdo kujdes, e afroi kokėn pothuajse ngjitur me afishen. Ekremi s'u besoi syve. A ishte e mundur? Hoqi syzet, nxori nga xhepi tė tjerat, e lexoi datėn nė kinezēe, pastaj nė shqip, pastaj prapė nė kinezēe. Ishte tamam ashtu: data e sotme. Madje ishte dhe vendi: Pallati i Kulturės. A ishte e mundur ? -Sot?-pyeti ai duke iu drejtuar burrit me njė zė gati tė pėrvuajtur nga mallėngjimi. - Po. sot, - u pėrgjigj tjetri, duke e vėshtruar drejt. - Pikėrisht sot. Ekremit iu duk se nė sytė dhe nė zėrin e tij shfaqej hapur njė lloj qesėndie gazmore, qė ndoshta nuk i pėrkiste vetėm atij. Por tani aq i bėnte. -Falemnderit, - tha dhe u kthye prapė pėr nga sheshi i ministrive drejt Pallatit tė Kulturės. Vala e gėzimit, si t'i ishte pėrplasur sė pari te kėmbėt, ia humbi drejtpeshimin e ecjes. Po nė atė ēast iu duk se gjoksit tė tij tė zgjeruar papritur nuk i mjaftonin mushkėritė e vjetra. Pra s'paskėsh qenė gjithēka aq e zezė, thoshte me vete me ngut. Njė melodi qė zakonisht i vinte nė raste gėzimesh pėrpiqej tė ndihej qė brenda qenies sė tij. Por, ndryshe nga rastet e tjera kur ajo kishte qenė "o sole mio", kėtė herė pėr ēudi ajo ishte "Lindja ėshtė e kuqe". Ndėrsa i afrohej Pallatit tė Kulturės, ai pėrsėriste kinezēe fjalėt e kėngės. Skėnder Bermema ndoqi ca ēaste me sy tė pa njohurin. - E shikon? - i tha Silvės, me tė cilėn ishte takuar pėrpara njė minute rastėsisht nė atė trotuar. -Njė ekspozitė e tillė nė njė kohė tė tillė ėshtė me tė vėrtetė diēka ngacmuese. Mua mė pėlqejnė gjėra tė tilla nė prag tė ngjarjeve tė mėdha. Eja tė shkojmė. -Po vij atėherė, - tha Silva. - Nė tė vėrtetė jam shumė vonė, megjithatė s'po ta prish. Pallati i Kulturės, ku ishte hapur ekspozita, nuk ishte larg dhe rrugės gjer atje Silva i tregoi diēka nga udhėtimi i fundit i Gjergjit nė Kinė. Skėnder Bermema qeshte vazhdimisht. -Mezi ē'pret tė tė takojė, - tha Silva. - Tė ka kėrkuar nė telefon, po s'tė ka gjetur. - Ashtu ? Edhe unė kam padurim ta takoj . -Ja dhe hyrja e ekspozitės, - shtoi ai duke treguar qė larg njėrėn nga dyert e Pallatit, - shiko se ē'gjallėri qė ka. Nė tė vėrtetė ishte tamam ashtu siē kishte parashikuar ai. Ndihej menjėherė qė kishin ardhur shumė mė tepėr vizitorė se ē'do tė vinin sikur ekspozita tė qe hapur gjashtė muaj mė parė. Njė buzėqeshje kureshtare, ēorientuese rrinte mbi shumicėn e fytyrave tė njerėzve, po nė njė mėnyrė disi tė veēantė, ndryshe nga buzėqeshja natyrale, jo e shkrirė nė fytyrė, por e ndarė paksa prej saj, e pavarur, qė ndiqte megjithatė fytyrėn si njė maskė. Aty-kėtu shiheshin kinezė si edhe punonjės tė ambasadave tė huaja. - E kam vėnė re se nė prag tė ēdo prishjeje ka patjetėr ndonjė ekspozitė, - tha Skėnder Bermema duke drejtuar nga Silva maskėn e buzėqeshjes sė tij. - Njė ekspozitė mashtruese, - shtoi pas pak. Silva, krejt e shpėrqendruar, vėshtronte morinė e poēeve prej balte, vendosur mbi ca stenda tė gjata, tė mėrzitshme. Nė sallė dėgjohej muzikė kineze. Midis zhurmėrisė Silva dėgjonte zėrin e ulėt me timbėr tė ngrohtė tė Skėnder Bermemės. - Dikush mė tha se, sipas zakonit qė kanė kinezėt pėr tė dhėnė mesazhet politike me anė tė simboleve, edhe nė kėtė ekspozitė paskan vendosur dy poēe nė njė lloj pozicioni qė paska njė kuptim tė veēantė. - Ah, ashtu? - ia bėri Silva. - Po ku qenkan ato ? Skėnder Bermema qeshi. -Po aty ėshtė puna. Hajde gjeji tani ato dy poēe, dhe, veē kėsaj, ta zėmė se i gjete, hajde merre vesh kuptimin e vendosjes sė tyre. - Mos janė kėto kėtu? - tha Silva pas pak duke treguar dy vazo me madhėsi tė ndryshme, pėrpara tė cilave vėrtitej gjithė vėmendja e njė burri hollak. Qeshėn tė dy dhe vazhduan tė ecnin sipas rrjedhės sė vizitorėve. -Ja edhe naivėt e dikurshėm, - i shpjegonte ai, duke i treguar dy vizitorė me pardėsy ngjyrėbezhė tė ēelėt, ngjyrė qė dukej sikur pėrsėritej nė buzėqeshjen e tyre. - S mund tė thuash se ndonjėri prej tyre nuk e ka ende njė shpresėz: mos do tė lidhemi prapė me Bashkimin Sovjetik? Megjithėse ėshtė vėshtirė tė bėhet njė krahasim, por pozita e tyre tė kujton, nė njėfarė mėnyre, atė tė tė deklasuarve nė kohėn e prishjes me sovjetikėt. Tė kujtohet, shumica e tyre nė atė kohė nuk kishte nė gojė veēse njė pyetje: mos do tė lidhemi me Perėndimin? -Ah, po, - tha Silva. -Shiko sa qesėndisėse janė fytyrat e tyre pėrpara poēeve kineze. Duket sikur thonė: me kėto poēe kujtuat ju se do tė zėvendėsoheshin Ana Karenina dhe Tolstoi ? Silva qeshi duke vėnė dorėn te goja. -Nė tė vėrtetė do tė kishin plotėsisht tė drejtė po tė ndodhte kėshtu, apo jo ? -Sigurisht, - tha Silva. -Shikoji si janė, - vazhdoi ai, - tė veshur gjithmonė me ato ngjyra qė visheshin sovjetikėt e rregullt nė tė dielat e tyre optimiste, gri tė argjendtė, bezhė. Nuk di a tė vjen ndėr mend Viti i parė i Ri pas prishjes me sovjetikėt. -Mė kujtohet, - tha Silva mendueshėm. Kushedi pse, asaj i shkoi mendja tek Ana, dhe ndoshta edhe atij iu kujtua ajo, sepse pėr njė kohė tė gjatė nuk foli. - Ja dhe njė nga ata qė pėlqejnė kinezėritė, - e prishi heshtjen ai. - Tė thashė se do t'i gjejmė tė gjitha ngjyrat kėtu ? - Ēudi, - tha Silva,- ėshtė e mundur tė ketė tė tillė? -Ka, - iu pėrgjigj ai me zėrin qė iu egėrsua papritur. - Vėrtet tepėr tė rrallė, por ka. Ja ai atje, nuk e njeh? -Jo. - tha Silva duke kthyer kokėn nga njeriu i zeshkėt me flokė tė zbėrdhylėt. - ėshtė kritiku C.V. - Ah, po, kam lexuar artikujt e tij nė gazeta, por ėshtė hera e parė qė e shikoj atė vetė. I ka qejf vėrtet kinezėt? Sytė e hirtė tė Skėnder Bermemės ishin tė ftohtė. Pas prishjes me sovjetikėt ishte i vetmi qė deshi tė bėnte tė njohura nė Shqipėri tezat kineze pėr letėrsinė dhe artet, - vazhdoi ai. - Veē kėsaj, qe i pari qė propozoi heqjen e emrave tė autorėve nga veprat letrare sipas shembullit kinez. Silvės iu duk se ndėrkohė vizitorėt ishin shtuar - edhe mė. Lėvizja nėpėr sallėn e gjatė sa vente bėhej mė e vėshtirė. Aty-kėtu shkrepėtinin blicet e fotoaparateve. - Dy vjet mė parė, - tha Skėnder Bermema, - kur pikėrisht nė kėtė sallė u ekspozua i famshmi grup skulptural "Oborri i vjeljes sė taksave...", njė budallallėk i vėrtetė, siē mund ta dish, kėmbimi i romuzeve midis vizitorėve ndihej menjėherė. Tė parėt vėshtronin ja, me kėtė buzėqeshje qesėndisėse, kurse ata qė e pėlqenin ēdo gjė tė artit kinez ishin atėherė nė mėsymje. Silva e dėgjonte, pa e fshehur midis buzėqeshjes njėfarė dyshimi se mos ai zmadhonte diēka nė ato qė thoshte. -Ja edhe sot, - vazhdoi ai. - shikoi si vėrtiten rrotull poēeve apo dreqi e di ē'janė ato aty. hedhin prapė romuze tė tėrthorta pėr njėri-tjetrin. Njė sherr i ftohtė hijesh. ėshtė e kuptueshme qė kėta tė fundit nė gjendjen e krijuar janė nė rėnie. - Shiko atje, - e ndėrpreu Silva. Pėrpara njė stende kishte njė grumbull mė tė dendur njerėzish. Njė fotoreporter, qė nga veshja dukej si i huaj, fotografonte me shpejtėsi duke thyer pakėz gjunjėt. - A thua kėtu tė flejė lepuri? - tha ai. U afruan edhe ata tė shihnin mė mirė, por vazot dukeshin tė zakonshme. -Mė fal qė tė ndėrpreva, - tha Silva. - Po thoshe se kinezėt janė nė rėnie. - Ah, po. Janė nė rėnie, megjithatė ajo zgjyrė s'heq dorė kollaj nga e saja. E para kanė shpresė se punėt me Kinėn mund tė rregullohen prapė, e dyta, dhe kjo ėshtė kryesorja, shpresojnė se, edhe sikur kinezėt tė ikin, do tė na lėnė pas ndonjė kinezėri, mė kupton ? -Si ėshtė e mundur tė shpresojnė pėr njė gjė tė tillė ? - tha Silva. -Sepse janė zgjyrė, -u pėrgjigj ai. -Veē kėsaj duhet ta dish se ka njė ndryshim midis tė dy palėve. Ndėrsa malli i tė parėve pėr botėn sovjetike ishte gjer nė njėfarė shkalle i kuptueshėm, pėrderisa lidhej me njė pjesė tė jetės sė tyre atje, letėrsinė ruse, dimrin rus etj. etj. e sidomos me vajzat ruse, qė, siē mund ta kesh dėgjuar, ishin tepėr tė ėmbla, nostalgjia e kėtyre tė tjerėve ėshtė diēka e pėrēudur, madje kėtu as fjala nostalgji s'ka kuptim, por duhet thėnė mė mirė amatori e kinezėrive. Pra kjo amatori ėshtė e pėrēudur, sepse s'ka lidhje me Kinėn, popullin apo artin kinez e tė tjera gjėra si kėto, por buron nga motive tė ulėta, qė ndodhen nė vetė qenien e tyre, mė kupton ? Silva mblodhi supet me njė gjest qė ai e pėlqente, sepse i kujtonte tė motrėn, pėr t'i treguar se nuk e ndiqte dot. -Po pėrpiqem tė ta shpjegoj mė thjesht, - tha ai. - Ndėrsa tė parėt, domethėnė ata qė kishin njėfarė nostalgjie pėr botėn ruse, mbetėn tė tillė pėr arsye tė njė bindjeje, keqkuptimi apo ndjenje sentimentale, qejflinjtė e kinezėrive, megjithėse tė rrallė, u bėnė tė tillė jo sepse e deshėn Kinėn, por sepse gjetėn nė kinezėritė njė mbėshtetje pėr mungesat e tyre, pėr paaftėsinė, mungesėn e talentit, smirėn, kompleksin e inferioritetit, varfėrinė shpirtėrore e gjer te ligėsia e thjeshtė apo dreqi e di ēfarė. - U, sa i tmerrshėm qė je, - tha Silva. -Ja, pėr kėto motive ata u bėnė tė atillė, - vazhdoi ai. - Dhe prandaj do tė shkulen me vėshtirėsi edhe pas ikjes sė kinezėve. Ja, shikoje C.V., -ia bėri ai duke treguar me kokė andej, -mishėrimin e plotė tė...

Silva ktheu kokėn pėr tė parė edhe njė herė kritikun, por supet e vizitorėve ia zunė pamjen. Skėnder Bermema ia afroi kokėn. -Ti me siguri thua me vete: Ē'antikinez qenka ky. Thuaj tė drejtėn, mendove kėshtu? Silva buzėqeshi. - Pak a shumė, - u pėrgjigj. Ai gėlltiti njė buzėqeshje. - E pra mė beso. unė s'jam aspak i tillė. Ajo ngriti sytė me njė buzėqeshje ngacmuese. - Unė flas seriozisht, - tha ai duke e vėshtruar ngultazi, si tė priste gjersa tė shuhej buzėqeshja e saj, pėr tė vazhduar. - Madje mund tė them se do tė isha barbar dhe injorant po tė isha ashtu. Dy-tri veta qė ishin fare pranė tyre kthyen kokat. Kujtojnė se kushedi pėr ēfarė po grindemi, mendoi ajo dhe, duke shpejtuar hapin, u pėrpoq ta tėrhiqte atė mė tutje. Dikush do t'ia kishte bėrė mė parė kėtė akuzė Skėnder Bermemės, ndryshe s'kishte si tė kuptohej ai acarim i beftė. -Si ēdo njeri normal kam nderimin mė tė madh pėr kulturėn e tyre, - vazhdoi ai. - Kemi folur dikur pėr kėtė, apo jo ? E pra, atė kulturė e atė poezi e gjithēka tjetėr e krijoi ai popull, qė ti kujtove se unė e shava. Silva deshi t'i thoshte se s'kishte kujtuar aspak ashtu, por, duke e njohur karakterin e tij, u pėrmbajt. - Nė qoftė se bėhem nervoz dhe nė qoftė se flas ashtu, kjo vjen sepse mė dhemb, - vazhdoi ai. - Tragjedia ėshtė nė radhė tė parė e tyrja. - Tė kuptoj, Skėnder, - tha ajo me ton qetėsues. Ai fliste tani pa e vėshtruar. - Te ne ka dhe do tė ketė edhe mė tepėr nė tė ardhmen, shumė barceleta dhe shpoti pėr kinezėt, por mė beso, ato s'kanė asgjė tė pėrbashkėt me racizmin siē mund t'i duket ndokujt. - Pa dyshim, - tha ajo. - Sa ngushtė qė ėshtė kėtu. Njerėzit vėrtiteshin pa asnjė rregullshmėri. Dukej sikur asnjeri s'kishte ardhur pėr poēet kineze, por vetėm sa pėr t'u parė me njėri-tjetrin, me ato fytyra qė kishin njė pėrndritje gazmore, njė buzėqeshje gjithė nėnkuptim, aq tė ngjashme nga fytyra nė fytyrė, saqė dukej se gjithė ajo turmė s'kishte bėrė gjė tjetėr veēse kishte ndarė nė mijėra copa njė nėnqeshje tė pėrbashkėt. Tani vėrtiteshin me tė nė sy, gjithė humor, tinėzarė, tė gatshėm pėr tė shpėrthyer nė gaz nga shtytja mė e vogėl. -Ja dhe tė deklasuarit, -tha Skėnder Bermema. -Po ata ē'bėjnė? -Ata kanė rrjedhur, - tha Skėnder Bermema. - Po t'i kishin trutė nė vend, ndryshe nga prishja me sovjetikėt, kur u gėzuan se u lindėn ca shpresa, tani duhej tė dėshpėroheshin, mirėpo koka e tyre ėshtė bėrė tani firifiu, nuk i shikon si qeshin? -Po pse duhet tė dėshpėroheshin tani? - tha Silva. - Ndoshta, njėlloj si atėherė, kanė njėfarė shprese. -S'ka sesi, - u pėrgjigj ai, - ne po ftohemi me Kinėn nė kohėn qė ajo po afrohet me Amerikėn, rrjedhimisht... -Ah, po, ke tė drejtė, - tha Silva. -Po ata kanė lajthitur krejtėsisht, ndaj nuk kuptojnė asgjė. Ose bėjnė sikur s'kuptojnė. Silva qeshi. Diku, nga krahu i djathtė i sallės u ndie njė trazim i papritur. Dėgjoheshin fjalėt "ē'ėshtė, ē'ėshtė"?, njerėzit kthenin kokat, por asnjeri nuk jepte shpjegim. Ata tė dy e lanė veten tė shtyheshin bashkė me rrjedhėn e vizitorėve nga ai drejtim i sallės ku dukej se vėrtet diēka kishte ndodhur. Disa, tė paduruar pėr tė marrė vesh, hapnin udhė me bėrryla, nė kohėn qe tė tjerė vizitorė vinin qė andej, me atė buzeqeshje te veēantė qė shoqėron nė kėso rastesh ngopjen e kureshtjes. - Ē'ėshtė? -pyeti njėrin prej tyre Skėnder Bermema. -ėshtė thyer njė poēe. -Ah, pa shih, - ia bėri Silva. - E rrėzoi vetė kinezi, padashur, - vazhdoi i panjohuri. - Ndryshe, eh, ē'kishte pėr t'u bėrė... Silvės i vetoi nėpėr mend Viktor Hila. Nga tė dy anėt dėgjoheshin grimca bisedash e frazash. U bė copėra, pėr nder, alamet porcelani. Unė kujtova se e rrėzoi kush. Si ? Kush do tė guxonte ? Dreqi e di. Pu-pu none, ē'farė tė krisme, gjynah, alamet porcelani, pėr nder. Hajde, hajde, se pėr hair ėshtė. Silva ktheu kokėn pėr tė parė kush i tha fjalėt e fundit dhe, pėr habinė e saj, njohu njeriun me borselinė qė i kishte tėrhequr vėmendjen pak kohė mė parė tek afishja e ekspozitės. Ai fėrkonte duart dhe fytyrėn e kishte tė skuqur nga pėrndezja. -Kalojmė nga ky krah, - tha Skėnder Bermema. Pasi u vėrtitėn edhe njė gjysmė ore, dolėn tė dy dhe Skėnder Bermema e pėrcolli njė copė rrugė. Kur u nda prej tij, Silva ndiente se e kishte ende mbi fytyrė njė mbeturinė tė buzėqeshjes sė pėrbashkėt tė ekspozitės. Dita ishte ftohur edhe mė dhe ajo shpejtoi hapat. Tek ecte ashtu, po mendonte nėse kishte bėrė mirė apo keq qė nuk ia kishte treguar Skėnder Bermemės punėn e pėrjashtimit tė tė vėllait nga Partia. Ndoshta ai mund t'i jepte njėfarė shpjegimi mė tė saktė. Sidoqoftė, ndonjė ditė tjetėr do tė gjente patjetėr rastin ta bisedonte me tė kėtė punė. Ishte duke ecur pėrbri kafes "Riviera", brenda sė cilės, pėr shkak tė kohės sė vrenjtur, ishin ndezur dritat, kur diēka e shtyu tė kthente kryet e tė vėshtronte qė pas xhamave brenda kafes. Njė goditje e fshehtė, ashtu si pika e ujit qė bie shurdhėr mbi njė hauz tė mbyllur duke shpėrndarė rrathėt gjer nė skajet mė tė fundme tė tij, e pėrshkoi krejt qenien e saj. Nė kafe, ulur nė njė ndenjėse pranė xhamit, rrinte sė bashku me njė femėr Gjergji. ėshtė e mundur, ia bėri ajo me vete, dhe nė ēast, si pėr tė ndaluar ata rrathė mpirjeje qė shpėrndaheshin nėpėr trupin e saj, mendoi: E ēė pastaj ? E ēė pastaj, pėrsėriti me vete, po rri me njė femėr nė kafe, s'u bė hataja. Kėshtu mendoi, por njė forcė e verbėr, shumė mė e fortė se vullneti i saj, e detyroi qė tė bėnte diēka kundėr zakonit dhe dinjitetit tė saj, tė kthente kokėn pėr tė parė edhe njė herė. Gruaja ose vajza qė rrinte me Gjergjin ishte e bukur. Nė ato dy sekonda qė Silva i mbajti sytė mbi ta, (sė paku herėn e dytė tė mos e kisha kthyer kokėn, kishte menduar mė pas), kishte pėrfshirė ēdo gjė: qėndrimin e mendueshėm tė tė dyve, gishtat e saj duke trazuar filxhanin e kafesė, tymin e cigares sė tij, dhe atė heshtjen e rrezikshme midis. Gjėnė mė tė keqe tė gjithēkaje. Sa turp, tha Silva pėr veten e saj duke kthyer kokėn nė ēast, ē'tmerr. Por midis fjalės "turp" qė ajo e tha pėr veten dhe "tmerr" qė e tha pėr atė ē'kishte ndodhur ishte njė largėsi shumė e madhe. Ē'tmerr, pėrsėriti, duke e harruar aty pėr aty turpin e sjelljes sė saj, qė iu duk si njė pikė uji pėrpara detit tė sė keqes. Ishte larguar nga kafja, por sa mė larg qė shkonte, aq mė e pandreqshme i dukej gjithēka. Ata flokė tė gjatė ngjyrė lajthie, ai tym cigareje qė gėrshetohej mjegulltas me to... Duhej tė ishte njė idiote qė tė mos e kuptoje se ē'kishte midis. Hapat e Silvės ishin tė shpejtė dhe ajo e kuptonte kėtė nga trokitjet e takave mbi pllakat e trotuarit, qė ngjanin sikur vinin qė larg. Ca ēaste ndjeu se brenda saj u bė njė qetėsi, por ajo e dinte se kjo nuk ishte veēse njė qetėsi e keqe, njė dystim i sheshtė, i shkretėtirtė, gri, plani i lėmuar dhe irnosja e sė cilės do tė bėnin qė tė spikatnin edhe mė shumė mundimet shpirtėrore. Prandaj ishte gjithė ai mall nė telegramin e tij. Ajo "shumė, shumė" e pėrsėritur. Natyrisht, mendoi, njė pjesė e mallit ishte pėr atė tjetrėn, pėr tė mos thėnė pjesa kryesore. Vetėtimthi iu renditėn nė mend ēastet e tyre intime natėn e parė pas kthimit tė tij, tė ndriēuara egėrsisht nga ideja se tė gjitha ato ishin pėrsėritur tė nesėrmen apo tė pasnesėrmen nė ndonjė dhomė apartamenti me atė tjetrėn. Ndjenja e xhelozisė, e padobėsuar aspak nga vitet e gjata tė lumturisė bashkėshortore, e kishte pushtuar tė tėrėn. Silva bėri njė pėrpjekje tė fundit pėr ta sprapsur atė, pėr ta frenuar veten: prit njė herė, mos nuk ėshtė ashtu, mos ėshtė njė rastėsi, mirėpo pjesa kryesore dhe mė e pushtetshme e saj e mbyti nė ēast thirrjen pėr njė urtėsi. Duhej tė ishte njė budallaqe qė tė mos e kuptonte se midis Gjergjit dhe asaj gruaje kishte diēka. Dhe ajo e verbra kishte kujtuar se tė gjitha kėto mund t'i ndodhnin kujtdo, po kurrsesi asaj dhe Gjergjit. Kishte besuar si budallaqe nė lumturinė e saj, kur ajo kishte qenė e krimbur nga brenda. Kishte mbyllur sytė ndaj ēdo rrezikimi tė mundshėm me njė vetėsiguri prej fyryfyēke. Nė tė vėrtetė shenjat ishin dhėnė tė gjitha, por ajo, me njė mungesė tė pafalshme vėmendjeje, s'i kishte vėnė re. A nuk e kishte gjetur dy-tri herė ditėt e fundit duke lexuar vjersha dashurie, i shtrirė nė kanape ? Madje njė herė e kishte pyetur ē'tė hipi qė lexon vjersha? Ti mė parė i hapje rrallė poetėt. Dhe ai qe pėrgjigjur: s'e di as vetė pse, ashtu kot. Hm, duhej tė ishte vėrtet pa tru qė tė mos e vriste dy minuta mendjen pėr njė ndryshim tė tillė. Dhe s'ishte vetėm kjo: veē vjershave, pas kthimit nga Kina, i pėlqente tė dėgjonte mė shumė muzikė dhome. Zakonisht muzikė tė qetė, tė mendueshme. Njė ditė mė parė e kishte gjetur pėrsėri mbi kanape, me kokėn nėn krahun e djathtė, duke dėgjuar Shopenin. Po ē'duhej tė bėnte tjetėr qė tė kuptohej se kishte rėnė nė dashuri?, thirri ajo me vete. Veē tė vizatonte zemra tė shpuara nga shigjeta anembanė mureve tė shtėpisė, gjersa ajo, budallaqja, ta pyeste: Gjergj, ē'janė kėto simbole tė ēuditshme, mos lidhen gjė me gjendjen tėnde shpirtėrore? Po sė paku tė ishin zhytur tė dy diku nė thellėsi tė kafes, atėherė as unė s'do t'i kisha parė, mendoi me mllef. Kurse ata, duke mos ēarė kokėn pėr asgjė, kishin zėnė vend mu pranė xhamave, sikur tė donin t'i shihte tėrė Tirana. Ndjenja e pezmit ndaj vetes iu kthye tani kundėr tij. Sė paku tė mos e kishte vėnė nė gjumė me qetėsinė dhe pėrmallimin e tij, me ato telegrame mashtruese dhe tė gjitha tė tjerat mė pas. Tė kishte pasur burrėrinė ta tregonte haptas ftohtėsinė ndaj saj, madje tė ishte nervoz, tė bėnte skena e skandale, tė gjitha kėto do tė ishin mė tė ndershme sesa kjo paqe e gėnjeshtėrt. Mos vallė ajo s'kishte pasur raste pėr ta tradhtuar? Ndjenja e xhelozisė iu pėrzie befas me njė dėshirė hakmarrjeje. Kundėr vullnetit tė saj e pėrfytyroi veten duke shpejtuar diku, nė njė ditė tė pabesė si kjo, tė zhvishej pėrpara dikujt me shpejtėsi, me rrėmbim, pa kurrfarė dinjiteti, pėr ta bėrė sa mė tė plagosshme marrjen e hakut. Pamjet u renditėn tė ngrira nė tru, por kjo nuk i dha asnjė kėnaqėsi... E dinte se ishte e paaftė pėr njė gjė tė tillė. Ē'tė bėnte tjetėr? Nuk po ecte mė drejt shtėpisė, por kishte ndėrruar rrugė, thua se ishte duke kėrkuar mėnyrėn tjetėr, atė mė tė egrėn, pėr ta ndėshkuar, se kishte tashmė idenė e saj, vetėm se i duhej ta mishėronte me veprime konkrete. Pas pak e pa veten nė stacionin e autobusit. Ishte ende si e mpirė, pa e pyetur veten pse ndodhej atje, dhe vetėm kur autobusi mbėrriti dhe ajo hipi nė tė, e kuptoi se ku po shkonte. Nė varreza, tek Ana. Lotėt ia lėkundėn pamjen pėrpara syve. Ishte gati t'ia plaste tė qarit, jo pėr atė qė i kishte ndodhur, por sepse befas u gjend nė njė nga ato pjesėt e jetės sė saj kur mungesa e Anės i dukej monstruoze. Sa e pazėvendėsueshme kishte qenė Ana pėr gjendje tė tilla. E pėrfytyroi veten dhe atė me filxhanėt e kafesė nė dorė, nė ndonjė kėnd kafeje, pėrballė njėra-tjetrės, duke i qarė hallin. Ishte gati tė kalonte nėpėr vuajtje edhe mė tė mėdha, Veē tė kishte mundėsi qė e motra ta dėgjonte. Autobusi i mbushur plot ecte ngadalė. Silvės s'i durohej sa tė mbėrrinte. Iu duk se midis njerėzve pa njė profil tė njohur. Ktheu kokėn nga xhami qė tė mos i flisnin. Pėr shumė nga tė njohurit ajo ishte ende njėra nga "motrat Krasniqi", e pashkėputur nga tjetra, ashtu siē ishte Ana nė bisedat e njerėzve qė e kujtonin, asnjėherė e vetme, por bashkė me Silvėn. Por sot Silva s'donte tė fliste me asnjeri. Autobusi mbėrriti nė stacionin e tij tė fundit. Gjer nė varrezė ishin disa minuta mė kėmbė. Pasi kapėrceu portėn e hekurt, rruginėn gjer te varri i Anės Silva e bėri me shpejtėsi, pothuajse me vrap, sikur ajo tek e cila po shkonte nuk do tė kishte durimin ta priste gjatė. Nė varrezė kishte pak njerėz dhe Silva ngadalėsoi pak hapat, ngaqė iu duk se po tėrhiqte vėmendjen me trokitjen e takave tė saj. Ja mė nė fund dhe varri prej mermeri tė ēelėt ngjyrė qumėshti, nga ato qė duket sikur ruajnė gjithmonė mbi vete ndriēimin e fundit tė njė dite. Njė tufė trėndafilash tė freskėt ishin vėnė krahas trėndafilave tė tharė tė javės sė kaluar. Kush e kishte sjellė vallė atė tufė qė nė mėngjes? Silva kafshoi buzėn; kishteqenėaq e hutuar, saqė s'kishte marrė lule. Ajo mori frymė thellė. Ca petale trėndafilash tė bardhė gjysmė tė tharė mbi rrasėn e varrit dukej sikur do tė bėheshin njė me mermerin. Pėrreth ishte qetėsi. Vetėm disa hapa mė tutje nga e majta njė plakė, qė Silva e njihte tashmė ngaqė e kishte parė shumė herė tė tjera, i kishte sjellė si zakonisht kafenė tė vdekurit. Ajo e kishte vėnė filxhanin te kreu i varrit dhe s'kuptohej nėse qante apo vetėm tundte kokėn herė djathtas herė majtas. Silva mori prapė frymė thellė, u ul nė gjunjė dhe, ngaqė donte tė bėnte diēka, kurse gjithēka ishte e rregullt dhe e pastėr mbi atė varr, me shaminė qė e mbante nė dorė qyshkur, fshiu fotografinė e stampuar nė porcelan te kreu i varrit. Qė andej Ana vėshtronte e qeshur, me flokėt e gufmuar pak nga era e detit, kreshtat e dallgėve tė tė cilit dukeshin nė sfond. Atė fotografi ia kishte bėrė Besniku verėn e tyre tė parė nė plazhin e Durrėsit. Pėr tė dhjetėn herė Silvės iu mbushėn sytė. Tani jo vetėm petalet e trėndafilave, por edhe lotėt e saj dukej sikur do tė gdhendeshin sė bashku me to mbi rrasėn e mermertė. Silva nuk i hiqte dot sytė prej atyre petaleve tė shkundura, qė kushedi pse, mė mirė se ēdo gjė tjetėr, i jepnin kujtimin e lumturisė sė Anės me Besnik Strugėn. Pėr atė lumturi tė plotė i kishte folur kaq herė Ana nė pasditet e tyre tė bukura, nė kafen e Pallatit tė Kulturės, nė katin e tretė, kur vinte tė shkėpuste Silvėn nga salla e bibliotekės. Dhe mė vonė, pas vdekjes sė saj, kur Silva e shikonte Besnik Strugėn aq tė qetė dhe mospėrfillės ndaj ndonjė rregullimi tė ri tė jetės sė tij, ajo mendonte: ndoshta ai ėshtė i tillė, sepse e ka marrė gjithė dozėn e lumturisė pėr tė cilėn ka nevojė njeriu nė kėtė jetė. Sa herė qė vente te varri i sė motrės Silvės i rikujtoheshin copėra nga historia e martesės sė dytė tė Anės. S'ishte forma e varrit dhe ngjyra e mermerit, qė kishin diēka nga velloja nusėrore, nga diadema dhe orizi, qė ta ndillnin njė rikujtim tė tillė, sepse nė tė vėrtetė Ana i kishte mbajtur tė gjitha ato nė martesėn e parė, kurse nė tė dytėn pėrkundrazi qe veshur fare thjesht. Ishte diēka tjetėr, diēka qė nė mėnyrė krejt tė ēuditshme fshinte nga kujtesa e Silvės ditėt e rėnda tė sėmundjes sė Anės, muajt e spitalit, ankthin e pritjes, operimin. Dasma e saj me Frederikun qe bashkuar tani me to, i qe hequr velloja, dritat, gjithēka tjetėr e gėzueshme, pėr t'i kaluar tė gjitha kėto nė martesėn e dytė, ashtu siē zhvishet njė shtėpi pėr tė mobiluar tjetrėn. Silva, unė do tė ndahem nga Frederiku... Silvės i kujtohej fare mirė ēasti kur i kishte dėgjuar kėto fjalė prej Anės. Ishte njė ditė e ftohtė, ngjyrė plumbi, ja si kjo, qė s'pranonte asnjė butėsi pėr ata qė guxonin mė shumė se ē'duhej. Dhe nė njė ditė tė tillė krejt tė ngurtė Ana, pak mė e bardhė nė fytyrė se zakonisht, pėrsėriti fjalėt: unė do tė ndahem nga Fredi. Silva s'e kishte marrė ende veten nga hutimi i parė, kur Ana kishte shqiptuar frazėn tjetėr, akoma mė te papritur: unė do tė martohem me njė tjetėr. Do tė martohesh ?, kishte thėrritur me zė tė ulėt Silva. Je nė vete, Ana ? Po ti vetė mė ke thėnė se tė gjithė burrat pėr ty janė interesantė pėrderisa janė larg dhe, porsa afrohen gjithēka tretet dhe... Kėtė herė jo, e kishte ndėrprerė Ana. Para njė jave unė isha me tė, domethėnė e tij, siē thuhet. A ėshtė e mundur?, tha prapė Silva dhe pėr njė ēast iu duk se gjithė atė ditė tė akullt ajo nuk do tė pėrsėriste veēse fjalėt "a ėshtė e mundur?". Fredi kishte bindjen se unė e kisha tradhtuar me dhjetėra herė, tha Ana, po ti e di se unė s'e kam bėrė kurrė kėtė. Unė s'e kam bėrė kurrė. pėrsėriti ajo, me pėrjashtim ndoshta tė njė here, tė njė rasti, qė unė... qė ne tė dy... Silva nuk ia ndante sytė: e kishte fjalėn me siguri pėr Skėnder Bermemėn, pėr lidhjen me tė cilin flisnin tė gjithė, por qė tė gjithė e kishin krejt tė paqartė, duke nisur nga Silva, ndoshta nga vetė Ana. Silva deshi ta pyeste: po sė paku pohoma mua, ē'ėshtė kjo enigmė me Skėnder Bermemėn, kaq herė diēka ke folur tymtazi pėr tė, si priftėreshė e Delfit, apo ndoshta ke parė nė ėndėrr, apo tė ka parė nė ėndėrr a.. apo tė tjerėt qė pėrshpėrisnin pėr ju. Mirėpo atė ditė flitej pėr njė tjetėr, pėr njė tė tretė dhe s'ishte rasti tė kėrkoheshin sqarime pėr Skėnder Bermemėn Enigmėn e lidhjes me tė, as mė parė, as atė ditė dhe as mė vonė Ana s'e dha qė s'e dha, gjersa e mori me vete nė varr. Kurse atė ditė flitej pėr tjetėr njeri. Cili ėshtė?, kishte pyetur mė nė fund Silva. Dhe Ana pėr herė tė parė kishte shqiptuar emrin e Besnik Strugės. Ai qė ka qenė nė Moskė, qė porsa ėshtė ndarė nga e fejuara?, e kishte pyetur Silva. Ana kishte bėrė "po" me kokė. Pikėrisht ai, tė kujtohet ndoshta, para disa javėsh ishte te darka e Viktor Hilės, atje e kam njohur. Po tani ē'do tė bėsh?, i kishte thėnė Silva. Dhe tjetra qe pėrgjigjur qetėsisht: Ta thashė njė herė, do tė martohem me tė. E ulur te cepi i syprinės sė lėmuar sipėr sė cilės fletėzat e trėndafilave tė bardhė pritnin tė thitheshin prej mermerit, me gjunjėt tė mbledhur nga tė ftohtėt, Silva e ndjeu se mbeti pėr ca ēaste fare bosh. Copėrat e kujtimeve vėrtiteshin rreth saj tė druajtura, pa guxuar asnjėra tė synonte vendin kryesor nė ndėrgjegjen e saj. Dhe ashtu nė mėnyrė tė pėrzier, lehtazi tė zbehtė si copėra tė njė spektakli nė ekranin e televizorit, qė i ėshtė ulur zėri, asaj iu montuan nė kujtesė buja qė bėri nė fillim ndarja e Anės prej tė shoqit, gjyqi, sjellja meskine e Frederikut, qė u paraqit nė gjyq me njė tufė librash tė Skėnder Bermemės me nėnvizime tė gjithė pasazheve ku sipas tij bėheshin aluzione pėr lidhjet e shkrimtarit me Anėn, thashethemenaja e pėrtėrirė me kėtė rast, sjellja dinjitoze e Anės nė gjyq. Pastaj ditėt e qeta pas gjithė kėsaj stuhie qė Ana, me cilėsinė qė kishte pėr ta bėrė mė tė lehtė dhe mė tė ndritshme ēdo gjė, i dha pamjen e njė stuhie prilli, martesa e saj me Besnik Strugėn, darka e ngushtė nė rrethin familjar. Nė javėt e para, kur iu desh tė rishikonin gjithė dėmtimet qė mund tė kishte pėsuar rrethi i miqėsive, siē ndodh zakonisht pas njė tėrmeti tė tillė, panė se nuk kishte ndodhur ndonjė ērregullim i madh, me pėrjashtim tė njė humbjeje qė u dhembi veēanėrisht: nuk mund tė shkonin mė te Bermemajt. Ishin lidhur me atė familje nėpėrmjet miqėsisė sė Anės me Skėnder Bermemėn, por tani, pėr shkak tė Besnik Strugės, ish-e fejuara e tė cilit, Zana, qe mbesė nga Bermemajt, dera e tyre u qe mbyllur. Skėnder Bermema e kishte mbajtur megjithatė miqėsinė me tė dy motrat, duke iu shmangur vetėm Besnikut, dhe kėtė jo pėr arsye xhelozie ndaj Anės, siē pėrshpėritnin disa, por pėr arsyen e thjeshtė se e kishte vėshtirė, me sa duket, tė vazhdonte tė shoqėrohej me njeriun qė kishte pasur tė fejuar mbesėn e gruas sė tij. Silvės iu kujtua ajo pasdite e gėzueshme me shi, kur, ndėrsa ecnin tė dyja me Anėn pranė Teatrit tė Kukullave, Ana e kishte shtrėnguar te bėrryli duke i pėshpėritur: Silva, shiko, ish-e fejuara e Besnikut. Tjetra ecte me hap tė shpejtė, nėn njė ēadėr tė tejdukshme qė lėshonte reflekse ngjyrėvjollcė mbi fytyrėn e saj. Ishte hera e parė qė Silva e shikonte dhe iu duk misterioze nėn atė refleks tė manushaqtė. Kurse nė zėrin e Anės, ashtu sikurse edhe nė sytė qė e ndoqėn njė copė herė ish-tė fejuarėn e burrit tė saj, nuk kishte kurrfarė shenje ligėsie. E bukur, apo jo?, i kishte pėshpėritur sė motrės kur tjetra qe larguar. Silva s'dinte ē't'i thoshte. Nė tė vėrtetė ashtu i qe dukur edhe asaj. Mė vonė, kur e kishte parė pėrsėri pas martesės me njė inxhinier, i qe dukur po aq misterioze sa atėherė nėn nuancėn ngjyrėvjollcė, por ndoshta kjo vinte ngaqė kishte dėgjuar tė flitej pėr tė si pėr njė grua tė re qė i tėrhiqte burrat dhe qė ishte dinjitoze, megjithėse, siē pėshpėritej, ishte e ftohtė me tė shoqin, gjė qė Silva nuk e besonte. Nė pėrgjithėsi, ndoshta pėr shkak tė thashethemeve pėr Anėn, Silva nuk besonte shumė nė tradhtinė e grave. Asaj i dukej se prirja pėr ta zmadhuar atė lidhej me njėfarė etjeje pėr spektakėl qė kanė zakonisht njerėzit, sidomos ata qė jetėn e tyre e kanė tepėr tė varfėr. Le tė flisnin mė mirė pėr tradhtinė e burrave. Silva psherėtiu thellė. Nė fund tė fundit, ē'i duheshin tė gjitha kėto? Ajo kishte ardhur kėtu pėr tjetėr gjė. Sytė e saj tė prerė nga lodhja vėshtruan gjatė mermerin e lagur. Ē'do t'i thoshte sė motrės po tė ishte gjallė: Ana, do tė ndahem nga Gjergji... Silva ndjeu supet t'i dridheshin. Oh, jo, tha me vete. Kurrsesi jo. Nuk i shkonin kėto fjalė qė i kishte dėgjuar dikur prej saj pėr dikė tjetėr, dhe qė tani dukej sikur po ia kthente, siē kthehet gjėja e marrė hua. Ajo e kishte imituar shpesh Anėn nė shumė gjėra, siē imitohet motra e madhe prej sė voglės, por tani nuk i duhej mė kjo simetri. Simetri dymotrore. Kishin qenė njė, si nė baladat e moēme, dhe vazhdonin tė ishin njė, veēse tani ishin si purteka e futur pėrgjysmė nė ujė, njėra kėndej, sipėr ujit, tjetra matanė, e dridhshme nėn syprinėn e ujit, e pagjallė mė. Pavarėsisht se i kujtonin bashkė, ashtu si mė parė, simetria ishte prishur. Ishin tė panatyrshme ato fjalė qė projektoi pak mė parė, ishin tepėr tė huaja. Silva hodhi sytė pėrqark. Rreth e rrotull s'dukej asnjeri. Ajo pa orėn dhe s'u besoi syve: kishte kaluar dyshi. Nė shtėpi me siguri e prisnin prej kohėsh. Silvės iu duk se ndjeu nė cepat e buzėve shijen e hidhur tė njė buzėqeshjeje. Ndoshta ishte ajo me tė cilėn do tė shoqėronte fjalėt e para qė do t'i thoshte Gjergjit. Ishte kaq vonė dhe ajo s'kishte menduar ende asgjė nga ato qė do t'i thoshte. U ngrit, rregulloi fundin mbi gjunjėt dhe eci drejt portės sė varrezės. Gjėja mė e keqe ishte nė qoftė se ai duke u pėrpjekur tė fshihte tė vėrtetėn, do tė kapej pas gėnjeshtrave tė vogla, duke u zhvlerėsuar kėshtu rrufeshėm pėrpara syve tė saj. Ē'tmerr, tha Silva sikur tė zbulonte njė hata tė re. Tani kjo po i dukej mė e keqja e tė gjithave. Sė paku kjo tė mos ndodhte, tha ajo me vete duke hipur nė autobusin pothuajse bosh. Po ē'tė ndodhte ?, pyeti veten pas pak. Mos vallė do tė ishte mė lehtėsuese nė qoftė se ai pranonte se kishte lidhje dashurie me njė tjetėr? Silva mori frymė thellė: sido qė ta ktheje kėtė punė, keq e mė keq dilte. Ku mė ra rruga pėrbri asaj kafeje tė mallkuar, mendoi. Mė mirė tė mos e kisha parė. Njėqind herė mė mirė tė mos e dija, pėrsėriti me vete pas pak. Autobusi sa vente mbushej me njerėz. Kur zbriti nė qendėr, ora po shkonte tre. Ende s'kishte menduar asgjė se ē'do t'i thoshte Gjergjit. Sė paku pergjigjen pėr pyetjen e tij "ē'u bėre kaq vonė?" duhej ta kishte pėrgatitur. Por ajo ndiente njė lodhje kaq tė madhe pėr tė gjitha kėto, saqė s'kishte mė fuqi as tė mendonte. Pėrpara njė bari tė vogėl tė rrugės sė saj, gati e habitur, ajo pa dy djem tė rinj qė po shkarkonin ca arka me ujė mineral nga njė kamionēinė e ndalur buzė trotuarit... Djemtė vėrshėllenin, ndėrsa ēapiteshin drejt barit me arkat kėrkėllitėse ndėr duar. Ishte e mundur qė jeta tė vazhdonte kaq normalisht? Te dera e apartamentit ajo qėndroi njė hop si pėr tė mbledhur forcat. Pastaj nxori ēelėsin nga ēanta dhe, duke u pėrpjekur, kushedi pse, tė bėnte sa mė pak zhurmė, hapi derėn. Nė korridor, ndėrsa hiqte pallton. ajo priti qė Gjergji t'i dilte pėrpara me fjalėt "ē'u bėre?", mirėpo nė apartament zotėronte njėfarė qetėsie e dyshimtė. Po sikur tė mos kishte ardhur ? Mendimi se mos ai ishte ende me tė duke ngrėnė drekė ndoshta nė ndonjė restorant, vetėtiu zymtazi tejpėrtej trurit tė saj. Si nuk e kishte menduar mė parė njė gjė tė tillė? E shkuli pothuajse me forcė shallin qė iu duk se i kishte ngecur rreth qafės dhe, me vrullin qė u dha lėvizjeve tė saj hamendja e fundit, hyri nė kuzhinė. Gjergji ishte aty, nė kėmbė, pranė derės sė xhamtė tė ballkonit, dhe kaq e papritur iu duk kjo, saqė gati tha: ah, paske ardhur. Ai pinte cigare dhe fytyra qė e ktheu nga ajo aspak e ēuditur pėr vonesėn e saj, ishte megjithatė e ngrysur. Silva u hutua pėr njė grimė. Ē'ishte kjo fytyrė kėshtu? Mos vallė e dinte... e kishte parė kushedi nga xhami i kafes... dhe tani... hidhu i pari nė sulm kur e ndien qė do tė tė sulmojnė... Tė gjitha kėto i kaluan Silvės nėpėr tru nė njė grimė kohe Jo mė tė gjatė se sekonda. Diēka e shtyu tė kthente kokėn nga Brikena, qė diēka bėnte te rafti dhe nė fytyrėn e saj pa po atė ngrysje. Ka edhe mė keq, mendoi ajo si e mpirė. Ka edhe mė keq, pėrsėriti po ēfarė, ēfarė. Qė ai ta kishte parė vėrtet, por qė tė mos mendonte aspak tė mbrohej duke sulmuar, por qetėsisht, egėrsisht, vdekėsisht t'i thoshte asaj se donte njė tjetėr dhe... dhe... madje ia ka shpjeguar gjendjen edhe sė bijės... nė mėnyrė qė ajo tė zgjidhte midis babait dhe nėnės... Pra kishte edhe mė keq, shumė, shumė mė keq (mė ka marrė malli shumė, shumė), gjer nė... gjer nė... (fjala ndarje u gjend nė ndėrgjegjen e saj nė formėn e njė ējerrjeje si ajo kur shitėset grisin copėn e shitur). E gjitha kjo nuk kishte dashur mė shumė kohė se njė sekondė tjetėr. -Ē'keni kėshtu? - shqiptoi ajo mė nė fund me nervozizėm fjalėt qė i kishte pritur prej tyre. Gjergji i kishte ngulur sytė dhe ai, me njėfarė habie, aq sa mund tė lejonte ngrysja e tij, sikur t'i thoshte: mirė ne, po ti ē'ke. Ai lėvizi sytė nė drejtim tė kanapesė dhe atėherė Silva pa se nė dhomė ishte edhe njė njeri i tretė. E verdhė nė fytyrė, jo vetėm me sytė tė pėrlotur,por edhe me flokėt qė dukeshin si tė njomur prej tyre, nė kanape rrinte kunata e saj Sonja. -Sonja, - tha Silva duke bėrė njė hap drejt saj. - Ē'ka ndodhur? Tjetra vazhdonte ta shikonte me po ata sy tė lagėt qė dukeshin befas tė vjetėruar mbi fytyrėn e saj. - Saimiri... - tha Silva me zė fare tė ulėt. Sonja bėri "po" me kokė. Po ēfarė, ēfarė, mendonte Silva me ngut dhe njėkohėsisht me ngathtėsi. Ē'ka ndodhur me tė: ka pėsuar ndonjė aksident, ka vrarė veten! Njė ēast iu duk se ishte kjo e fundit, por aty pėr aty tha: S'ėshtė e mundur. Po tė ishte ashtu, Sonja do tė ishte nė shtėpinė e vet. -Ē'farė? - arriti tė pyeste mė nė fund. - E arrestuan, - gulēoi Sonja. Silva ktheu kokėn nga Gjergji, pastaj nga Brikena, sikur tė pyeste: ėshtė nė vete kjo? Nga tė gjitha tė kėqijat e mundshme vetėm pėr kėtė s'i kishte shkuar mendja. Ē'ditė e tmerrshme, ia bėri -Kur? - pyeti, duke u pėrpjekur tė tregohej e qetė. - Sot nė mėngjes, nė orėn dhjetė. Ishte tamam ora kur ajo qeshte me fjalėt e Skėnder Bermemės nė ekspozitė, ndėrsa Gjergji... Ai vazhdonte tė pinte cigare nė kėmbė pranė derės sė ballkonit. Brikena se ē'bėnte me tryezėn e bukės. Ideja e tė ngrėnit iu duk Silvės barbare. Megjithatė, sikur shpėtimin e pėrkohshėm ta gjente tek enėt, pikėrisht tek ato qė kishte menduar se nuk do t'i prekte atė ditė, Silva, me njė vrull tė panatyrshėm, nisi tė lėvizte nga tryeza e bukės te rafti i enėve te soba, mbi pllakat e sė cilės gjella ishte ftohur e ngrohur disa herė. - Sonja, ti me siguri s'ke ngrėnė. - Oh, as qė mendoj ! -Sidoqoftė ulu tė hamė... Do ta bisedojmė mė shtruar kėtė punė. - Ishte e tmerrshme -ia bėri Sonja. - Shyqyr qė fėmijėt dhe nėna s'ndodheshin nė shtėpi. -Sapo doja tė tė pyesja pėr ta, - tha Silva. -S'dinė asgjė. Nėnėn erdhi e mori teze Urania pėr tė shkuar nė njė vizitė. Fėmijėt kishin dalė. -Dhe as qė u duhet treguar, - tha Gjergji. - u thoni qė ka shkuar me shėrbim. -Uf, - ia bėri Sonja. -Tani mjaft, eja tė hamė, e bisedojmė mė shtruar kėtė punė. Ndėrsa Brikena po shtronte mbulesėn mbi tryezė, Silva deshi tė hidhte gjellėn nėpėr pjata, pastaj iu kujtua se nuk ishte bėrė sallata dhe i tha Brikenės tė merrej me tė, ndėrsa ajo nxirrte nga frigoriferi djathin dhe diēka tjetėr, qė e futi pėrsėri. Lėvizjet i bėnte si nė ethe dhe kurrsesi s'i mblidhte dot mendimet. Ja, nė pjata tė tilla nuk ēohet asnjė ushqim nė burg, mendoi ndėrsa i shtronte pjatat nė tryezė. Atje ēohen vetėm enė prej alumini... Mjaft, i tha vetes, duke rrėmbyer nga rafti njė grumbull pirunėsh... Sonja vazhdonte tė qante nė heshtje nė kanape, -Kur e pėrjashtuan nga Partia, kujtoja se do tė mbetej me kaq, - thoshte ajo, - kush e mendonte se puna do tė arrinte gjer kėtu. -Mos qaj, Sonja,-dėgjoi Silva zėrin e Gjergjit. Asaj iu duk se kishte kohė qė nuk e kishte dėgjuar atė zė, qysh atėherė... para... katastrofės. Po tani s'ishte koha tė merrej me atė gjė, madje ishte krejt e turpshme qė e ēonte mendjen atje. - S'e them pėr ngushėllim, - vazhdonte Gjergji, - por kam bindjen se do tė jetė ndonjė keqkuptim. Veē kėsaj, duhet ta dish, Sonja, se njė arrestim nė ushtri ėshtė tjetėr gjė nė krahasim me njė arrestim nė jetėn civile. Mė kupton ē'dua tė them? Nė ushtri arrestimi ėshtė, si ta them, mė i lehtė. Me njė fjalė s'ėshtė ndonjė hata. Pėr njė shkelje urdhri, apo gabim tjetėr, ushtari apo oficeri mund tė vihen nė arrest dhe pastaj ēdo gjė vazhdon prapė si mė parė, mė kupton? Madje ėshtė edhe nė rregulloren ushtarake, ti besoj e ke dėgjuar ose e ke parė nė filma, s'tė kujtohet njė gjė e tillė? Pėr njė gjė tė vogėl, pesė ditė arrest. marsh... -Kjo ėshtė e vėrtetė, - tha Silva, - ėshtė tamam ashtu siē thotė Gjergji, nė ushtri arrestimi ėshtė tjetėr gjė. Shokėt tanė tė ministrisė, kur kthehen nga stėrvitja si oficerė rezervė, nuk tregojnė veēse histori tė tilla. Aq mė tepėr qė Saimiri ka bėrė pikėrisht njė gjė tė tillė, thyerje urdhri, pėr tė cilėn, ashtu siē tha Gjergji, rregullorja ushtarake parashikon arrestim. -Po ata e arrestuan nė shtėpi, - tha Sonja, - nė mėnyrė tė rregullt, s'di si ta them. Unė nuk e di si janė arrestimet, s'kam parė ndonjėherė, por m'u duk se nuk ishte si punė rregulloreje ushtarake. -Kishin ndonjė dokument me vete ata qė e arrestuan? -Posi! Kishin njė shkresė, madje njėri prej tyre ia tregoi atė jo vetėm Saimirit, por edhe mua, megjithėse mua m'u veshėn sytė dhe nuk lexova asgjė ē' shkruhej atje. Ishte edhe njė anėtar i kėshillit tė frontit tė lagjes me ta. Gjergji me Silvėn kėmbyen njė vėshtrim tė shpejtė dhe Sonja, sė cilės nuk i shpėtoi ai shikim, nuk arrinte tė kuptonte dot nėse ishte mirė apo keq qė arrestuesit kishin njė dokument tė shkruar dhe qė bashkė me ta ishte edhe njė anėtar i kėshillit tė frontit. Gjergji e la mė nė fund derėn e ballkonit, nga ku dukej se nuk do tė shkulej kurrė, dhe, me njė gjallėri qė Silvės iu duk si e shtirur dhe qė nė vend qė ta lehtėsonte disi e dėshpėroi mė keq, nisi tė lėvizte edhe ai nė kuzhinė, duke u pėrpjekur tė ndihmonte nė shtruarjen e tryezės. - Jam i bindur qė kėshtu ėshtė. Qetėsohu, Sonja. Ulu tė hamė, - tha ai duke zhvendosur me zhurmė karriget. -Brikena, sill piperin e zi. Eja, Sonja... Ti ku u vonove kaq shumė? - iu drejtua ai Silvės, sikur tė provonte edhe njė herė nėse mund tė shqiptoheshin mė nė kėtė apartament fjalė tė tilla tė zakonshme. Silva e shikoi njė grimė ngultazi. - Ta them pastaj, - tha duke ulur sytė. - Eja, Sonja, ulu. -Po s'mė hahet, - ia bėri ajo. - S'mundem. -Lėri budallallėqet tani, -tha Silva. -Kam njė parandjenjė se gjithēka do tė sqarohet. S'duhet dėshpėruar para kohe. Pastaj familja jonė... ti e kupton, Sonja. Nė rrethin tonė shumica e njerėzve janė komunistė, nė punė tė rėndėsishme... S'ėshtė njėlloj si nė njė familje tė deklasuarish. Silva po bėhej nervoze ngaqė i dukej se, sa mė shumė fliste aq mė tepėr e humbte besimin. Ja, tani sapo kishte thėnė ca budallallėqe pėr familjen, duke e kuptuar nė ēast se asgjė nga ato nuk qėndronte, sepse njė arrestim nė njė familje komunistėsh s'ėshtė aspak mė i lehtė se nė njė familje tė deklasuarish, pėrkundrazi, duke qenė i pazakontė ishte mė serioz. Kurse ajo puna e dokumentit tė shkruar, e anėtarit tė kėshillit, nuk tregonin aspak se ishte fjala pėr njė arrest tė zakonshėm ushtrie por pėr tjetėr gjė. Ishte tamam arrestim, mendoi ajo. Arrestim i vėrtetė. Tamam ato fjalė qė Silva i tha pa i besuar as vetė, e bindėn mė nė fund Sonjėn tė ulej nė tryezė Dreka kaloi me njė pėrpjekje tė pėrbashkėt pėr tė mos lejuar trashjen e heshtjes, tė cilėn ata, kur nuk arrinin ta prishnin dot me fjalė, kujtonin se mund ta bėnin me tringėllimėn e lugėve dhe pirunėve mbi pjata. Nė fund Silva bėri kafetė, tė vetmet qė u pinė me dėshirė prej tė gjithėve. -Po iki, - tha Sonja. - Kushedi ē'bėhet nė shtėpi. -Sidoqoftė fėmijėve dhe nėnės s'u duhet treguar, - tha Gjergji. -Po sa mund tė mbahet e fshehtė? - tha Sonja. - ėshtė gati e pamundur. E pamundur, mendoi Silva. Gjergji, qė e thoshte kėtė gjė, e dinte fare mirė se ai i pari, si anėtar partie qė ishte, nė mbledhjen e parė tė organizatės duhej tė ngrihej e tė tregonte se kunati i tij ishte arrestuar. Me bisht tė syrit Silva vėshtronte herė pas herė flokėt e Brikenės, qė gati sa s'preknin pjatėn, ngaqė hante pa e ngritur kokėn. Gjithė kohės as qė i ishte ndier zėri. Kushedi ē'brengė provonte. Nė librat e shkollės fjala "arrestim" pėrmendej vetėm kur flitej pėr luftėn e klasave dhe armiqtė e popullit, qė pėrfundonin zakonisht tė arrestuar. Silva kafshoi buzen e poshtme nga mendimi se qysh nė kartelėn e parė tė vajzės nė anketėn biografike qė i bashkangjitej kėrkesės pėr t'u pranuar nė rini, mė vonė nė lutjen pėr t'u pranuar nė universitet, pastaj nė tė gjitha dokumentet e mėvonshme, nė dosjen personale tė saj, pėrbri pyetjes: a keni njeri tė arrestuar apo tė dėnuar gjatė viteve tė pushtetit popullor, ndėrsa shumica e shoqeve do tė shkruanin "jo", ajo me dorė tė dredhur do tė shėnonte: kam njė dajė tė... -Po iki tani, - tha prapė Sonja duke u ngritur nga tryeza. Ata e pėrcollėn gjer te dera, duke i thėnė nė mėnyrė tė ērregullt fjalė qetėsimi, tė cilat, duke bėrė njėfarė efekti qetėsues te Sonja, bėnin tė kundėrtėn tek ata vetė, thua se bashkė me ato fjalė dilte prej tyre rezerva e fundit e qetėsisė, duke i lėnė kėshtu nė trazim. -Uh, - ia bėri Silva duke u lėshuar nė kanape, pas largimit tė Sonjės. Njė copė herė qau nė heshtje, ndėrsa Gjergji iu afrua derės sė ballkonit dhe ashtu si mė parė, duke qėndruar nė kėmbė pranė saj, ndezi njė cigare. Mė jep edhe mua njė. -tha Silva pėrmes lotėsh. - Brikena, - iu drejtua pas pak vajzės, - shko matanė, tė keqen mami. Vajza doli menjėherė pa thėnė asgjė. -Ti beson nė atė punėn e arrestimit ushtarak?-tha Silva. Gjergji vazhdonte ta mbante kokėn tė kthyer nga xhami i derės. -Mė shumė besoj nė njė keqkuptim, - u pėrgjigj ai, pa e kthyer vėshtrimin nga ajo. -Njė kokėfortėsi, njė inat ushtarakėsh. -A thua? -Gjatė gjithė kohės mendoja se a mund tė ketė lidhje kjo me Kinėn... Mbase tingėllon si diēka e pakuptimtė, por nė periudha tė tilla shpjegimi i ēdo gjėje qė duket si e pashpjegueshme duhet kėrkuar te ngjarja e madhe... Pra, qė tė kthehem aty ku e nisa, po tė ishte qė tė kishte lidhje sado tė tėrthortė me Kinėn, atėherė do tė besoja se do tė ishte tepėr serioze. Mirėpo s'gjej asgjė tė kėtillė. Aq mė tepėr qė dihet se ai u pėrjashtua nga Partia pėr njė moszbatim urdhri, pra, pėr njė kokėfortėsi. Shkaku i arrestimit tė tij duhet tė jetė i njėjti me atė tė pėrjashtimit nga Partia. -Po atėherė duhej tė ishte njė arrest i thjeshtė ushtarak, ashtu siē the ti nė fillim. -Pėrjashtimi nga Partia e rėndon, - tha Gjergji. - Por kėtu mund tė ketė arsye tė tjera. Ndoshta kur ėshtė shqyrtuar rasti i thyerjes sė urdhrit prej grupit tė oficerėve, duke u kėrkuar shkaqet e njė veprimi tė tillė, ndoshta janė gjetur motive rėnduese, pakėnaqėsi ndaj eprorėve, tallje... Ra zilja e telefonit, qė e bėri Silvėn tė dridhej. Gjergji ngriti dorezėn dhe qė nė fjalėt e para Silva e kuptoi se telefonimi s'ishte pėr atė qė i shkoi mendja asaj. Ndėrsa Gjergji i pėrgjigjej dikujt, ajo mendonte se do tė vinte ndoshta dita qė do t'u duhej t'i rrallonin, nė mos t'i ndėrprisnin fare, telefonimet dhe vizitat nė shtėpinė e vėllait. Dhe kjo s'ishte ende gjithēka. Mund tė ndodhte qė Sonja tė ndahej prej tij, nė qoftė se burgimi do tė ishte i gjatė. Kishte raste qė jo vetėm gratė, por gjithė farefisi zhbėheshin me tė dėnuarin. Gjergji e mbylli telefonin dhe shkoi e zuri vend pėrsėri te dera e ballkonit. Njė copė herė tė gjatė qėndruan nė heshtje tė dy. Jashtė xhamave pasditja dukej sikur kishte qėndruar pezull nė vend. -Kur hyre, kujtova se e dije, - tha Gjergji me zė tė ulėt. - Ishe krejt e prerė nė fytyrė. Silva ngriti kryet. - Jo. Isha pėr tjetėr gjė. Asaj iu duk i ulėt mendimi pėr tė hapur bisedėn pėr torturėn e paradites. - Pėr ēfarė? - pyeti Gjergji. Silva vazhdonte tė mbante me dy gishta atė vend tė ballit ku afroheshin vetullat. Nė qoftė se ai ngulmonte pėr tė ditur pėrse ajo kishte hyrė me fytyrė tė prishur nė shtėpi, ishte e detyruar tė jepte njėfarė shpjegimi. Madje ndoshta ishte tamam koha pėr ta bėrė bisedėn. Nė fund tė fundit do ta tėrhiqnin vėmendjen nga ajo zymtėsi. - Tė pashė sot nė mėngjes nė kafe "Riviera", - tha Silva duke e vėshtruar rrėshqitazi. - Ishe me njė grua tė re. - Ai nuk lėvizi. Koka vazhdonte tė ishte e kthyer si edhe mė parė nga xhamat, qė, nga nxehtėsia, kishin zėnė njė veshje tė lehtė avulli, e cila e bėnte edhe mė tė humbėt grinė e pasdites. - Mos do tė thuash qė ishte njė rastėsi? - tha ajo, duke mos duruar dot heshtjen e tij. Ai e vonoi pėrgjigjen. - Nė njėfarė mėnyre jo, - tha mė nė fund. Silva ndjeu goditjet e zemrės t'i ngadalėsoheshin. Mos po e tepronte me zhbirimet e saj ? Mos ishte e tepėrt e gjithė kjo nė njė ditė tė tillė? Kishte qenė e sigurt se ai do tė thoshte diēka mohuese, ose zhvlerėsuese, ose, ose... Kurse ja tani, nė vend tė njė qetėsimi, qoftė edhe tė gėnjeshtėrt, ai po i pėrgjigjej se qėndrimi me atė grua nė kafe s'paskėsh qenė rastėsi. Edhe kjo mė duhej nė njė ditė si kjo, tha me vete, pohimi i tim shoqi se mė tradhton. - ėshtė njė kohė krejt e papėrshtatshme pėr tė dhėnė shpjegime, - vazhdoi ai. - Ndoshta s'ėshtė nevoja, - tha Silva, duke ndier tė ftohej pėrbrenda. - Njė herė tjetėr ndoshta. Ajo i tha kėto fjalė me sinqeritet. Tani donte qė historia tė mbyllej, madje ishte gati t'i lutej atij pėr njė gjė tė tillė. -Ke tė drejtė, - vazhdoi, - s'ėshtė koha aspak. Bėra gabim qė ta thashė. -Jo, - u pėrgjigj ai. - Ndoshta ėshtė pikėrisht koha. ėshtė pikėrisht koha..., pėrsėriti ajo krejt e mpirė nga fjalėt e tij. Ē'po ndodhte kėshtu? - Gjergj, - tha me njė zė tė dobėt. -Nuk ėshtė mirė njė gjė e tillė. Jam shumė, shumė e lodhur, mė beso, pėrse duhet tė mė rėndosh edhe mė? -Pikėrisht pėr tė kundėrtėn, qė tė tė lehtėsoj nga njė dyshim, do tė doja tė tė shpjegoja... Ē'ditė e tmerrshme, e gjatė, ia bėri Silva me vete duke ndier vėrtet njė shkrehje lehtėsimi. -Nuk e kam lehtė tė ta shpjegoj, megjithatė do tė pėrpiqem, - tha Gjergji. - Kjo gjė filloi nė Kinė. Ē'ka filluar nė Kinė?, tha me vete Silva. Mos vallė kishte qenė edhe ajo atje dhe janė njohur tė dy nėpėr hotelet ? Ankthi qė porsa e kishte liruar e shtrėngoi prapė. -Diēka tė kam treguar pėr atė shkretėtirėn shpirtėrore qė provon njeriu atje, por gjithmonė i kam rėnė shkurt, sepse s'kam dashur as ta kujtoj, - Gjergji vazhdonte ta mbante vėshtrimin tė kthyer nga xhamat. - Ishte njė mungesė e tillė, njė llahtar qė ėshtė vėshtirė tė tregohet. S'mund tė bėje njė bisedė njerėzore me askėnd. Tė merrte malli pėr fjalė tė thjeshta, tė vėrteta si: "po bie shi" ose "si u gdhive". Ishte e pamundur. Nė qoftė se ti thoshe: fryn erė, shoqėruesi tė pėrgjigjej se era e Lindjes sundonte mbi erėn e Perėndimit, po tė thoshe: shiko ē'mjegull, tė pėrgjigjej se kryetari Mao ka thėnė se mjegulla u pėlqen imperialistėve dhe revizionistėve. Gjergji tundi kokėn, sikur tė donte t'i thoshte "jo" kujtesės sė tij pėr shembujt e tjerė qė ndoshta ajo ia ofronte. - Parulla tė thata kudo. Slogane tė mėrzitshme. "Popujt tanė, megjithėse janė larg, janė vėllezėr". Kjo ishte nė vend tė "mirėmėngjesit". Njė muzikė monotone e ndėrprerė nga citate tė pafundme. Dhe pankarta me hieroglife kudo. Ka disa net qė e shoh nė gjumė atė mizėri hieroglifesh, qė mbushnin botėn si thneglat. Mė mori malli pėr njė pėshpėrimė njerėzore rreth filxhanit tė kafesė. Kush ishte ai qė ecte me njė fener tė ndezur ditėn nė mes tė tregut, duke kėrkuar njeriun? Diogjeni, mė duket. E pra, tė kėrkoje njeriun nėpėr atė det pankartash... Natyrisht ai vend ishte plot me njerėz, por ne nuk kishim asnjė kontakt me njerėzit e mirėfilltė. Ishim tė izoluar prej tyre nga kordoni i shoqėruesve, i zyrtarėve, i atyre frazave tė tmerrshme qė tė shpjegova. Ai grusht bisedash tė pakta normale me shokėt e ambasadės pėrpihej sakaq nga ajo kartoneri skėterre. Fillova tė kujtoj ēdo gjė tė kėtushme. Thosha: sa tė shkoj atje, do tė bėj kėtė; do tė bėj atė, dhe kryesorja: do tė rri mė shumė me njerėzit. Ē'etje e tmerrshme qenka etja pėr bisedėn njerėzore, qoftė dhe tė pikėlluar, qoftė dhe nervoze, veē tė jetė njerėzore. Ndaj, sa u ktheva, desha tė rrija sa mė shumė me ty, me vajzėn. Tė kujtohet nata e parė e kthimit kur isha i vdekur pėr gjumė dhe megjithatė tė thosha: fol edhe pak, saqė ti u habite dhe mė the: ti po bėhesh si fėmijėt, ke qejf tė tė vėnė nė gjumė me pėrralla. Nė qoftė se nuk buzėqeshi dot, Silva ndjeu mbi fytyrė zbutjen e lėkurės nė prag tė buzėqeshjes. Ishte ashtu siē thoshte ai, madje ashtu edhe e kishte zėnė gjumi, ndėrsa ajo i fliste pėr diēka qė tani s'e mbante mend. - Besoj se tė kujtohet kur mė gjete pardje me njė libėr vjershash lirike nė duar, - vazhdoi Gjergji, - dhe njė ditė mė parė duke dėgjuar muzikė. Ishte e njėjta etje pėr ngrohtėsi. Tė ftohtėt mė qe futur kaq shumė nė palcė, saqė mė dukej se tė gjitha kėto nuk mė mjaftonin. Kisha njė lloj tmerri se asgjė prej tyre nuk do tė mė ngrohte dot. Doja tė grumbulloja rezerva si ai personazhi i Xhek Londonit, nė mos gaboj, qė, pasi ka provuar urinė kėrkon tė ketė me vete rezerva buke tė pafundme. Ja, pak a shumė kėtė provoja edhe unė. Sot nė mėngjes... Gjergji pushoi ca ēaste, ndezi njė cigare tjetėr, pastaj nisi tė fliste pėr mėngjesin e asaj dite, qė ishte e diela e tij e parė pas kthimit nga Kina. Kishte shkuar nė kafe, pastaj kishte shėtitur njė copė herė gjatė bulevardit tė madh gjer te kryqėzimi me bulevardin "Marsel Kashen", tek ura pranė hotel "Dajtit", parvazet e sė cilės janė vendi mė i pėrshtatshėm pėr tė parė rėnien e gjetheve. Atje i kishte lindur papritur dėshira pėr tė shkuar nė varreza. Megjithėse pa asnjė bazė, i qe krijuar pėrshtypja se kinezėt i kishin zhdukur varrezat. Kishte blerė njė tufė lulesh pėr varrin e Anės dhe qe nisur. - Trėndafila tė kuq tė zbehtė, - e ndėrpreu Silva. - Po, - tha ai. pa ndonjė habi. - Ti gjithashtu ke qenė sot atje ? Silva bėri "po", me kokė. - Nė varreza kishte mjaft njerėz, - vazhdoi ai. - Qėndrova ca kohė te varri i Anės, m'u kujtuan ccpėra nga jeta e saj dhe jona, pastaj ika. Kur u ktheva nė qytet, ishte akoma herėt. Doja tė pija edhe njė kafe tjetėr, por jo vetėm, as me ndonjė tė njohur dosido, por me dikė qė tė mė lidhte diēka. Nė Kinė mė qe krijuar pėrshtypja se askush nuk kujtonte asgjė. Natyrisht qė kjo s'mund tė ishte e vėrtetė, por nga jashtė kėshtu dukej. Pra dola ta pija kafenė me njė njeri tė tillė (Silvės iu kujtua gruaja me filxhanin e kafesė te varri). S'di si ta them, por i mungonte sė dielės sime kjo. Dhe kėshtu bėra diēka qė s'e kisha bėrė qyshkur: i telefonova njė shoqes sime tė universitetit, qė nuk e kisha parė prej vitesh. U pėrpoqa t'ia shpjegoja gjysma-gjysma, dhe po ashtu gjysma-gjysma ajo arriti tė mė kuptojė. Ishte njė vajzė shumė e mirė, shoqe e ngushtė e njė vajze tjetėr, me tė cilėn unė kisha pasur njė flirt vitin e parė. ėshtė e martuar. Ja kjo qe e gjitha, Silva, as mė shumė as mė pak. Thjesht doja tė kujtoja ditė tė ndryshme nga jeta ime... Isha si ai i sėmuri nė gjendjen e fillimit tė pėrmirėsimit. Nuk e di nė qoftė se arrita tė ta shpjegoj disi. Mė duket se jo. Silva nuk i hiqte sytė nga fytyra e tij, qė befas iu duk si e prerė nga vuajtja. Sytė e saj ishin gjithė dhembshuri. - Ē'paske hequr atje, - tha me zė fare tė ulėt, kurse me vete shtoi: kėsaj gjėje ndoshta i erdhi fundi. Jashtė po ngrysej. Nė tymtajėn e muzgut gjithēka humbte diēka prej vetes, duke u bėrė mė e largėt dhe mė e shtrirė: tarracat e apartamenteve, dritat e para tė ndezura, qė pėrshkėnditnin zbehtė si tė luhatura nė atė pėrhumbje gri, dhe fluturimi i pėllumbave sipėr pullazeve, nė orėn kur ngjyra e krahėve tė tyre tretej nė irnosjen e pėrgjithshme. Me sy tė humbėt Silva vėshtronte njeriun qė rrinte nė kėmbė pėrballė xhamit, i cili, duke qenė burri i saj, ishte njėkohėsisht lajmėsi i pėrjetshėm, mitologjik, njeriu qė i kishte ēuar njė letėr njė shteti tė lemerishėm. Njė letėr ndarjeje... Njė dėshirė e papėrballueshme e kapi papritur pėr ta qetėsuar atė njeri pas udhėtimit nė atė botė. Ai, sikur ta kishte kuptuar kėtė, u shkėput mė nė fund nga dera e ballkonit dhe me hapa tė gjatė e tė qetė erdhi e u ul pranė saj nė kanape, ndėrsa gishtat e saj nisėn t'i pėrkėdhelnin flokėt pranė qafės, tek rrinin tė dy pa folur nė pasditen e cila ishte e llojit tė atyre qė mund tė pėrfytyroheshin fare lehtė si pragu i njė epoke. Silva bėri njė gjumė tė ērregullt plot mbeturina ėndrrash, prej tė cilave nė mėngjes s'mbante mend asgjė. Kur u ngrit, fytyrėn e kishte tė vrarė. Gjergji ishte ngritur pėrpara saj. Nga dera gjysmė e hapur e banjės dėgjohej zhurma e makinė-rrojės sė tij elektrike. Nė kuzhinė dora e Silvės hapi mekanikisht rubinetin e ujit, por nė ēast ajo u kujtua se enėt ishin tė lara qysh nė mbrėmje dhe e mbylli rubinetin pėrsėri. Pas dritareve qielli i lartė, me grinė e tij tė palėvizshme, krijoi njė ēast njėfarė qetėsie nė shpirtin e saj. Do tė kalojė me siguri kjo gjė, mendoi ngrirazi, do tė sqarohet njė ditė. Asnjėherė koha e tė rruarit e Gjergjit nuk i qe dukur aq e gjatė. Mė nė fund zhurma e makinės u ndėrpre dhe pas pak Gjergji u shfaq te pragu. - Mirėmėngjesi - tha ai. - Si fjete? Silva ngriti supet. - Njėfarėsoj. - Mos u mėrzit, - tha ai. - Jam i sigurt se ėshtė njė keqkuptim. - Tė hapėsh sytė me njė mendim tė tillė. - tha Silva. - Sa e tmerrshme. - Edhe mua kur u zgjova mendimi i parė qė mė erdhi ishte ai. -Vėrtet? -Natyrisht. Silva ndjeu njėfarė lehtėsimi. - Kur zgjohesh nė mėngjes, ėshtė veēanėrisht e hidhur. -Po,-tha ai.-Sidomos mėngjesi i parė. Ajo deshi ta pyeste: ku e ke provuar ti tjetėr herė, por u pėrmbajt. Ndoshta e kishte fjalėn pėr ndonjė brengė tė njė lloji tjetėr. Ajo vetė e kishte provuar njė gjė tė ngjashme dikur. nė dashurinė e parė. Duart e Silvės. nė mėnyrė tė vetvetishme, hapnin e mbyllnin kapakėt e bufesė. Ndėrsa priste fetat e bukės. u kujtua se Brikena flinte ende dhe shkoi ta zgjonte. Mėngjesin e hėngrėn gati nė heshtje tė tre. dhe vetėm kur Brikena u nis pėr nė shkollė ata nisėn tė bisedonin pėrsėri. Por ato qė flisnin ishin gjėra qė pak a shumė i kishin thėnė njė ditė mė parė, dhe Silva, duke rrufitur kafenė. mendoi se me sa dukej njerėzit, kur kishin njė hall, kishin nevojė tė pėrsėritnin fjalėt ashtu si fėmijėt. Rrugėn gjer te ministria ku punonte ajo e bėnė bashkė. Ishte ftohtė. Nė barakat e vogla tė shtypit njerėzit si zakonisht blinin gazetat. Silvės se pse i qe dukur pėrherė se, kur bėnte ftohtė, njerėzit blinin mė shumė gazeta. Ishte pa dyshim njė gjė e pakuptimtė tė mendoje ashtu, megjithatė ajo e besonte si diēka tė vėrtetė. Gjergji e bleu gazetėn dhe, duke e palosur mė dysh, e futi nė xhepin e jashtėm tė pardėsysė. Silva e ndjeu papritur se biseda pėr Kinėn, njė nga mė tė kėndshmet e kohėve tė fundit, qe bėrė e padėshirueshme pėr tė. Gjergji, sikur ta dinte, nuk e kishte pėrmendur qysh mbrėmė as ai. Kishte vallė lidhje arrestimi i Saimirit me ngjarjet e Kinės? Megjithėse disa herė. pasi kishin bėrė kėtė pyetje, e kishin hedhur poshtė atė si gjėnė mė tė pakuptimtė, prapėseprapė njė dyshim i vogėl u kishte mbetur tė dyve. Sidoqoftė, e besonte apo nuk e besonte se ishte ashtu, Silva pėr njė gjė ishte tani e sigurt, se ajo kėndej e tutje s'kishte mė dėshirė ta dėgjonte emrin e Kinės. Pasi u nda nga Gjergji, ngjiti shkallėt e ministrisė dhe si zakonisht pėrshėndeti portierin nė kabinėn e tij tė xhamtė. Ndėrsa ecte drejt korridorit tė brendshėm, ajo deshi tė kthente edhe njė herė kokėn si pėr t'u bindur nėse portieri e pėrshėndeti mė ftohtė se zakonisht apo ashtu iu duk asaj. Po bėhem maniake, tha me vete dhe filloi tė ngjitte me shpejtėsi shkallėt e brendshme. Shefi me Lindėn porsa kishin hyrė nė zyrė. Silva pėrshėndeti, hoqi pardėsynė, pastaj zuri vend nė tryezėn e saj me ca lėvizje qė kishin diēka jo tė sajėn. Mendoi se kjo prishje drejtpeshimi do tė kalonte me siguri shpejt. Ishte me sa dukej vetė natyra e fatkeqėsisė e tillė, qė kishte lidhje me shoqėrinė, ndaj dhe ballafaqimi i parė me njerėzit fill pas saj ishte pak i vėshtirė. Silva nuk e merrte dot me mend si do t'i kalonte orėt e punės pa e biseduar me njeri kėtė gjė. Gjergji i kishte thėnė se do tė ishte mirė tani tė mos e bėnte kėtė bisedė me askėnd, por ajo e ndiente se ishte tepėr e vėshtirė ta mbante vetėm. Vetvetiu njerėzit u ndanė mė dysh pėr tė: nė ata tė cilėve mund t'ua thoshte dhe nė tė tjerėt qė s'mundte. Kjo s'ishte aspak ēėshtje besimi. Ishte diēka tjetėr, qė as ajo vetė s'e dinte nga ēfarė varej. Linda kaloi disa herė nga njėri grup nė tjetrin dhe, pėr ēudi, aq sa e papėrshtatshme i dukej njė herė pėr bisedėn, aq e pėrshtatshme i dukej herėn tjetėr pėr tė. Silva u pėrpoq tė pėrqendrohej nė punė pėr ta hequr mendjen, por s'ishte e mundur. Tė gjitha ikjet e mendimit nga ngjarja ishin tė shkurtra dhe vetėm mendimi pėr tė ishte i gjatė e i pashqitshėm. Ajo mendonte se sa e vėshtirė ishte kjo fazė e parė kur fatkeqėsia ishte ende e pamarrė vesh dhe asaj i duhej tė kalonte orėt vetėm pėr vetėm me tė. Jo, ishte mė mirė ta dinin tė tjerėt, paēka se edhe kjo kishte tė kėqijat e veta. Dalėngadalė Silva po bindej se nė njėfarė mėnyre duhej ta thoshte, mirėpo s'dinte nė ē'mėnyrė dhe kujt. Gjergji e kishte mė tė lehtė: nė Parti kishte rregulla tė caktuara pėr njė gjė tė tillė. Komunisti duhej tė njoftonte menjėherė sekretarin e organizatės-bazė, kurse nė jetėn e qytetarėve tė tjerė s'kishte asgjė tė tillė. Ajo qė Silva i trembej mė tepėr ishte fillimi nė brendėsinė e saj i atij procesi, qė dukej tė ishte aq misterioz aq dhe dėshpėrues, tė kalimit tė njeriut nga masa e njerėzve tė zakonshėm nė grupin e atyre qė kanė njė cen nė biografi. Ky proces, qė niste brenda njeriut, do tė rrezatonte pastaj, me siguri, pėrjashta, te tė tjerėt, tė cilėt, duke vėnė re ndrydhjen e njeriut, vetvetiu do ta ndryshonin edhe ata sjelljen ndaj tij, gjė qė do tė krijonte te tjetri njė ndrydhje tė re, e kėshtu me radhė nė njė rreth tė mbyllur, gjersa ta kthente njeriun nė diēka tė pangjashme me ē'kishte qenė.

Silva, pa e vėnė nė dukje pėrpara tė tjerėve, kishte qenė megjithatė krenare brenda vetes pėr biografinė e familjes sė saj. Ajo e kishte ndier pėrherė se edhe pamja e saj, e sidomos e sė motrės, nė vitet e tyre tė paharruara, sjelljet e tyre tė lirshme, veshjet, ēiltėrsia etj., merrnin vlerėn e tyre tė plotė nė sfond tė asaj biografie. Tani e parandiente se sa e vėshtirė do tė ishte tė pajtohej me kėtė humbje. Me siguri do tė shėmtohem, mendoi ajo, dhe po atė ēast shpejtoi tė thoshte me vete: ē'egoiste qė jam. Tjetri ėshtė nė burg, ndoshta pėrpara hetuesit, kurse unė... Megjithatė s'arriti dot tė shtypte mendimin se edhe veshjet mė tė bukura qė kishte, kėndej e tutje vėshtirė se do tė mundte t'i mbante mė. - Silva, tė dhemb koka? -pyeti Linda me zė fare tė ulėt. -Jo. - Silva i buzėqeshi tjetrės me mirėnjohje. -Nė tė vėrtetė mė dhemb pak. -Do njė aspirinė? -Falemnderit, Linda. Ndoshta mė vonė. Dhe veē kėsaj kushedi me ēfarė do tė ndeshej mė vonė: me ironinė e njerėzve qė s'e kanė dashur, ndoshta me hakmarrjen e tyre, ah, ja kjo biografibukura (o zot, nga i erdhi ky epitet nė vend tė fjalės "sybukura"?). Silva shkundi kokėn si pėr t'u ēliruar nga ky ankth. Nė qoftė se njė grimė e kėsaj do tė ndodhte, ajo e ndiente se do tė ēmendej. Por ajo s'do ta linte punėn tė shkonte gjer atje. Do tė luftonte, do tė bėnte ēmos t'ua bėnte tė qartė tė gjithėve, vetes sė saj nė radhė tė parė, se ajo... se ajo... ēfarė ?, gati sa s'pyeti me zė. Kishte njė turbullirė tė tillė nė kokė, saqė e kishte vėshtirė tė vinte, qoftė edhe njėfarė rregulli nė mendime. -Linda, ma jep tė lutem aspirinėn, - tha me zė tė ulėt. Sidoqoftė diēka duhej tė bėnte. Sa mė shpejt, pėrpara se kjo brengė ta vinte poshtė. Ja, do t'ia thoshte njė herė Lindės atė qė kishte ndodhur, pa zbutur asgjė. Pastaj do tė shihte ē'do tė bėnte. Mund tė kėshillohej edhe me tė. Gjithė puna ishte sa tė dilte shefi e t'i linte vetėm. Mendimi se do tė fliste me Lindėn e qetėsoi disi, mirėpo tamam kur priste qė tė dilte shefi, doli Linda. Silva e vėshtroi si e hutuar derėn qė u mbyll, pastaj ideja se ishte vetėm me njė njeri tė cilit mund t i fliste, pavarėsisht se s'ishte aspak ai qė do tė donte ajo... pra ideja se ishte krijuar njė rast qė vėshtirė se pėrsėritej mė gjatė asaj dite dhe prej tė cilit ajo mund tė pėrfitonte sa s'ishte vonė, e vuri nė njė gjendje shqetėsimi. - Shoku Dėfrim, - tha ajo pa e menduar mė gjatė (o zot, ē'ishte ky emėr). Asaj iu duk se pėr herė tė parė emri i shefit, qė ato e pėrmendnin tepėr rrallė, nxori tėrė papėrshtatshmėrinė e vet pėr t'iu drejtuar. -Ēfarė? - ia bėri shefi duke ngritur vetėm vetullat, pa hequr sytė nga materiali qė kishte pėrpara. -Desha t'ju thosha diēka, -tha Silva me njė zė aq tė ulėt, saqė shefi e ngriti koken nga tryeza. - Dje kanė arrestuar vėllanė tim. Silva e ndjeu se si shefi u rėndua i gjithi mbi tryezė, u bė njėsh me tė, madje u duk se diēka kėrciti nė trupin e tij, me njė kėrcitje gati prej druri. Silva nuk i hiqte sytė prej tij, sikur tė donte tė provonte si nė njė pasqyrė se sa e rėndė dhe serioze ishte e gjitha kjo ngjarje e tė vėllait. Pas ngrirjes balli i shefit u mbush me bulėza tė vogla djerse. Ai s'dinte ku t'i ēonte sytė, gjithė qenia e tij dukej sikur thoshte: ē'mė polli. Ishte e qartė se do tė dėshironte tė mos e kishte dėgjuar kurrė kėtė. -Po burri juaj ėshtė nė Parti, apo jo? -Po, - tha Silva, - sigurisht, - kurse me vete mendoi: Ē'ėshtė kjo e folur nė shumės ? Dhe veē kėsaj ē'hynte kėtu burri i saj ? Silva vazhdonte ta vėshtronte me kėmbėngulje, duke pritur qė ai tė fliste, tė thoshte diēka, s'kishte rėndėsi ēfarė, vetėm tė fliste. -Po si qėlloi? Desha tė them pėr ē'arsye? Ai i shqiptoi kėto fjalė me vuajtje, thuajse i tregonte asaj fare hapur se kėto ishin fjalėt e fundit tė tij, se ai nuk do tė donte tė pėrzihej mė nė kėtė bisedė, le tė mendonte ē'tė donte ajo, nė fund tė fundit a s'ishte ajo nga njė familje aq e besuar, me tė shoqin nė Ministrinė e Jashtme, me misione sekrete etj. etj., pra le t'i rregullonin vetė punėt e tyre, le ta linin atė tė qetė. Jo, nė asnjė mėnyrė s'do tė kishte dashur tė pėrzihej, madje gabim kishte bėrė qė kishte pranuar ta dėgjonte. -Pėr ē'arsye? - pėrsėriti Silva. - Po kėtu ėshtė puna, se s'dihet pse. Aq mė keq, thoshte vėshtrimi i shefit. Aq mė keq pėr tė dhe aq mė keq pėr mua qė dėgjoj kėto mbrapshtira qė pa gdhirė. Ndoshta ai do tė ngrihej tė dilte pėr tė mos mbetur vetėm me Silvėn, por nė atė ēast u hap dera dhe hyri Linda. Shefi u qetėsua, madje Silvės iu duk se dėgjoi kėrcitjen e tryezės tė ēliruar nga pesha e tij. Mund tė ishte edhe mė keq, mendoi ajo. Mund t'i bėnte moral, apo t'i thoshte se duhej ta dėnonte vėllanė, pavarėsisht se nuk e dinte ē'kishte bėrė. Ē'kishte bėre?... Kushedi sa herė do ta bėnte kėtė pyetje. Po sikur tė ishte vėrtet njė arrestim ushtrie, ashtu siē kishte thėnė Gjergji, dhe tė gjitha kėto trazime tė kishin qenė kot? Ja, pėr kėto ajo donte tė fliste me dikė, mirėpo kishte bėrė gabim qė i qe drejtuar mė tė papėrshtatshmit njeri pėr njė bisedė tė tillė. Nė tė vėrtetė tani ajo do t'i njihte njerėzit. Silva u ngrit nga vendi dhe shkoi te telefoni. Me bisht tė syrit shefi shikonte diskun qė po rrotullohej sikur tė donte tė gjente me mend se cili ishte ai fatkeq, telefonit tė tė cilit po i binte Silva. Ai s'do tė donte kurrsesi tė ishte nė vendin e tij. Njė bisedė nė zyrė vetėm pėr vetėm pa dėshmitarė ishte njėfarėsoj e durueshme, por nė telefon ndryshonte puna. Mund tė dėgjonin tė tjerėt dhe, ē'ishte mė e keqja, mund t'i ndryshonin fjalėt. - Alo, centrali? - tha Silva. - Besnik Strugėn desha, ju lutem. Katėrqindedyzetepesa, nė mos gaboj. -Ndėrsa mbante dorezėn te faqja, vėshtrimi i saj i zbrazėt ndeshi nė sytė plot kureshtje tė Lindės. Mendimi se Lindėn e intrigonte figura e ish-kunatit tė saj, i kaloi vagėllimthi nė tru. - Alo, Besnik? Silva jam. Me njėfarė zilie tė zbrazur nga hidhėrimi Linda dėgjonte se si shoqja e zyrės po linte takim me njeriun qė ajo dėshironte aq shumė ta njihte. Sytė e saj kapėn papritur vėshtrimin e zymtė tė shefit. Po ky ē'pati?, mendoi ajo dhe nė ēast i erdhi tė qeshte. Ē'budalla, mos vallė i shkonte mendja pėr tė keq ? Ē'naiv. Kurse Linda mė tepėr se nė ēdo gjė besonte nė dinjitetin e njerėzve tė rrethit tė Silvės. Edhe ai... Viktor Hila, ndaj tė cilit ajo kishte pasur njė ēast dobėsie, e shtyrė mė tepėr nga dhimbsuria, ishte treguar aq dinjitoz, saqė jo vetėm nuk i ishte qepur mė pas asaj qė kishte ndodhur, por as ia kishte pėrmendur. E kishte marrė vetėm njė herė nė telefon, pas disa ditėsh, duke i kėrkuar dhjetė herė ndjesė qė po e shqetėsonte dhe duke i shpjeguar, me fjalė disi tė ērregulluara nga trazimi, se ai po e merrte nė ēastin qė po largohej nga Tirana, pėr atė ēėshtjen qė kishte lidhje me atė kėmbėn e kinezit, qė ndoshta ajo e mbante mend, pra po e merrte nė telefon, jo sepse e ndiente veten se kishte tė drejtė pėr kėtė gjė, po thjesht pėr t'i thėnė se ajo ishte njė njeri i mrekullueshėm, pėr tė cilin ai ruante respektin mė tė madh, mė kuptoni, respektin mė tė madh qė mund tė mendohet, atė mė tė thellin, mė tė papėrsėritshmin. Ajo i kishte thėnė shumė herė falemnderit, e ngashėryer vėrtet nga ndershmėria e tij, nė tė cilėn kishte diēka vetėmohuese. Ah, po ē'po i dėgjonin veshėt Lindės? Besnik Struga do tė vinte kėtu? Po, ishte tamam ashtu. Silva po pėrsėriste: atėherė po tė pres nė zyrė, nė ēdo kohė qė tė dalėsh nga mbledhja. Ajo e mbylli mė nė fund telefonin. -Do tė vijė kėtu Besnik Struga? - pyeti Linda pa e fshehur ngazėllimin. - Do tė mė njohėsh me tė? - Patjetėr, - tha Silva. - Ai po nisej nė njė mbledhje nė Ministrinė e Arsimit dhe, sa tė mbarojė, do tė kthehet. Duart e Lindės u zgjatėn padashur drejt ēantės pėr tė nxjerrė qė andej pasqyrėn, por diēka e pengoi ta bėnte kėtė gjė. Vala e gėzimit qė do tė takohej me njeriun, njohjen me tė cilin e kishte ėndėrruar prej kohėsh, ishte e atij lloji qė dukej se duhej fshehur pjesėrisht, si ēdo gjė e shtrenjtė. Megjithėse ishte Silva ajo qė herė pas here shikonte orėn, Linda nuk e priste mė me pak padurim ardhjen e Besnik Strugės. Njė herė deshi ta pyeste Silvėn pėrse dukej e shqetėsuar, por pati njėfarė frike se mos kjo pyetje nuk tregonte veēse shqetėsimin e asaj vetė. Nga ana e saj, sikur tė mos kishte lėnė takim me Besnik Strugėn, Silva do t'ia thoshte me siguri Lindės punėn e vėllait kur shefi iku pėr mė shumė se gjysmė ore nga zyra. Madje njėherė u bė gati, por nė ēast e frenoi veten ngaqė iu duk se si shumė kishte folur atė paradite pėr tė. Besnik Struga erdhi pak pas mesditės. Duke e njohur me shefin dhe me Lindėn, Silva e quajti thjesht njė "shoku im". Shefi e pa me njė vėshtrim tė veēantė, ku pėrzihej habia me njėfarė keqardhjeje dhe pakėz ironi, kurse Linda nuk e fshehu admirimin e saj. -Kam dėgjuar kaq shumė pėr ju,-tha ajo, duke i dhėnė dorėn. - Gėzohem shumė qė u njohėm. - Gjithashtu, - tha Besniku i vėmendshėm. Midis tyre u bė njė shkėmbim fjalėsh i vrullshėm, shkumėzues, ashtu siē ndodh zakonisht midis dy njerėzve qė pėlqehen nė ēastin e njohjes. Linda tha diēka pėr atė ēka dinte pėr tė, domethėnė pėr udhėtimin e tij nė Moskė me shokun Enver, nė atė mbledhjen e madhe tė partive komuniste, qė ajo e kishte dhėnė nė provim nė lėndėn e historisė, kurse ai, duke e ndėrprerė, i tha se kjo tregonte ē'hendek (kuptohej moshe) ishte midis tyre. Atėherė ajo, e skuqur pak, me ngutje u pėrpoq t'i shpjegonte se nuk e kishte thėnė aspak me atė kuptim, pėrkundrazi ai dukej mjaft i ri (njė valė e re skuqjeje, njė pjesė e sė cilės pėr fat pėrpihej prej buzėqeshjes sė vazhdueshme, i shoqėroi kėto fjalė), pra ai dukej aq i ri, saqė tė vinte tė mos besoje se kishte takuar Hrushovin, dhe nė tė vėrtetė ajo donte tė thoshte pikėrisht kėtė: nė gjendjen e re tė krijuar, ai qė kishte qenė i pranishėm nė ndeshjen me Hrushovin, mendonte se mund tė gjendej njė ditė pėrballė Mao Ce Dunit? Pėrmes sė qeshurės sė Besnikut iu pėrgjigj se, siē mund ta dinte ose siē mund t'i kishte rėnė nė provim nga materializmi historik situatat nuk pėrsėriten kurrė dy herė njėlloj, madje Marksi kishte thėnė se ēka shfaqet herėn e parė nė formėn e tragjedisė, mund tė rishfaqet pastaj si komedi. Ju mendoni se puna me Kinėn mund tė merret si njė komedi?, e ndėrpreu ajo. O, aspak, tha ai, e thashė kėtė gjė vetėm pėr veten time. Padashur Linda vuri re se buzėqeshja me tė cilėn Silva ndiqte dialogun e tyre ishte e ftohtė, gati-gati me pahir, si buzėqeshja e njė tė sėmuri. Kjo mjaftoi qė vrulli i saj tė binte menjėherė, dhe, pėr pasojė, ai shpėrthim frazash si njė stuhi maji, u tulat aty pėr aty. -Shkojmė, Silva? - tha Besnik Struga, duke i dhėnė dorėn Lindės dhe pastaj shefit. Ata dolėn tė dy, duke e lėnė zyrėn krejt tė zbrazėt. Linda ruante ende nė fytyrė gjurmėn e buzėqeshjes. -Tė mendosh se ka qenė nė atė mbledhjen historike, e ēuditshme apo jo? - iu drejtua ajo shefit, e shtyrė nga njė ndjesi vetėmbrojtjeje. Iu duk e nevojshme qė gjithsesi tė pėrligjte nė sytė e shefit atė qė, sė paku, mund tė quhej entuziazėm i saj pėrpara vizitorit tė papritur. Por nė fytyrėn e shefit kishte njė shkėputje nga realiteti. Ndihej menjėherė qė ai e kishte mendjen gjetkė dhe Linda u qetėsua. Ajo e la mendimin e saj tė jepej pas njeriut qė porsa e kishte njohur. Ishte koha e parė e pėlqimit, mė e bukura e tė gjithave, atėherė kur midis dy tė porsanjohurve s'kishte ende asgjė tė pėrcaktuar, asnjė vendim, asnjė traditė, orar apo ngutje. Gjithēka ishte e re, si nė krijimin e botės, dhe koha ishte eterne, e ēliruar nga saktėsia e orėve, dhe ēdo gjė tjetėr ishte mjegullisht e tillė qė s'kishte nevojė pėr asnjė kalkulim jetėsor. Mendueshėm Linda vėshtronte ndriēimin paksa tė purpurt tė xhamave tė shkaktuar nga njė ditė qė e jepte diellin me kursim. Kjo nuk ishte njė pėrshtypje e ēastit. Ajo e kishte pėlqyer qysh mė parė atė njeri, madje pėrpara se ta shikonte njė muaj mė parė nė korridoret e ministrisė. Ai lidhej me atė kohė qė asaj i pėlqente ēuditėrisht, madje mė shumė se kaq, ai e sendėrtonte atė kohė. Linda hapi ēantėn dhe, duke parė se shefi qe zhytur mbi shkresat, nxori andej pasqyrėn. Njė copė herė ajo u pa nė tė, duke u pėrpjekur ta vėshtronte fytyrėn e saj me sytė e tij. Por kjo ishte e pamundur. Ndėrkaq, pa arritur ende nė kafen mė tė afėrt, Silva kishte arritur t'ia thoshte Besnikut punėn e tė vėllait. Ata u ulėn tė dy nė njė kėnd tė kafes "Riviera". Silva nuk i hiqte sytė nga fytyra e tjetrit, qė ishte bėrė e menduar. -E ēuditshme! - tha ai mė nė fund. - Tepėr e ēuditshme. Silva nisi t'i thoshte hollėsira pėr bisedėn me tė vėllanė shumė kohė mė parė, kur ai pėr herė tė parė e kishte njoftuar se do ta pėrjashtonin nga Partia, por Besniku, nė vend qė tė kėrkonte sqarime tė mėtejshme pėr to, ashtu siē shpresonte Silva, s'bėri gjė tjetėr veēse pėrsėriti fjalėn "e ēuditshme". Edhe pėr shpresėn e Gjergjit se mos ky ishte thjesht njė arrest ushtarak, shkaktuar nga shkelje rregullash, ai nuk tha asgjė, duke dhėnė tė nėnkuptohej se nuk besonte fort nė tė. Silva u dėshpėrua. Asaj i dukej se Besniku e kishte mendjen gjetkė. Ajo e ndiente se ishte nė pragun e fyerjes, gati e penduar qė i kishte telefonuar. Silva e preu tė folurėn dhe me sy hetues po vėshtronte tjetrin. Ishte e mundur qė edhe ai tė mbante pak a shumė qėndrimin e shefit? Ajo po mendonte pikėrisht se si t'i kėrkonte ndjesė qė e kishte shqetėsuar, dhe kėtė t'ia bėnte nė njė mėnyrė sa mė ironike, duke i dhėnė tė kuptonte se kjo ishte hera e fundit qė i kishte kėrkuar diēka, kur ai, duke mos dalė nga shpėrqendrimi i tij, me zė tė ulėt, sikur tė fliste me vete, tha: -Njė grup oficerėsh tankistė... Diēka mė ka zėnė veshi pėr kėtė... -Ashtu? - gati sa s'thirri Silva. Ajo deshi t'i thoshte: Po pėrse atėherė nuk flet. Ē'tė ka dėgjuar veshi, ē'do tė bėhet me ta, por e mbajti veten. -Po, diēka kam dėgjuar, - tha Besniku, - por nuk ma merrte mendja se Saimiri ėshtė midis tyre, dhe, veē kėsaj... Silva deshi tė mos e ndėrpriste, por heshtja midis dy frazave u bė aq e gjatė, saqė Silvės iu duk se ai po e harronte ose po hiqte dorė prej asaj qė donte tė thoshte. -Veē kėsaj?... - tha ajo. Besniku u gėlltit. -Veē kėsaj ėshtė diēka krejtsisht e turbullt puna e tyre, -tha ai.-Askush nuk di asgjė tė saktė. Gjithmonė i tillė, mendoi ajo. I pandryshueshėm. Sytė e saj kishin njė ndriēim tė acaruar, qė ai e vuri re. -Silva, unė nuk tė mbaj asnjė sekret nė kėtė rast, - tha ai. - Tė besosh, diēka kam dėgjuar rastėsisht, por s'di asgjė tė saktė. Dhe jo vetėm unė, por besoj se askush s'di. ėshtė njė gjė pakėz misterioze. -Misterioze. - pėrsėriti Silva. -Unė ndoshta mund tė merrja vesh diēka, por e keqja ėshtė se kėto ditė nisem me shėrbim jashtė shtetit. Ti e merr me mend, pas kėsaj qė po ndodh me Kinėn, nė lėvizjen komuniste ndėrkombėtare ka njė kaos tė vėrtetė. Ai e vėshtroi Silvėn njė copė herė. -Kur nisesh? - pyeti ajo. -Pas tri ditėsh, - tha Besniku. - Koha ėshtė tepėr e shkurtėr pėr tė sqaruar ndonjė gjė, dhe, veē kėsaj, ti e merr me mend se si janė ditėt e fundit pėrpara njė udhėtimi tė tillė. -Oh, e di, -tha Silva. -Ke tė drejtė, Besnik. -Megjithatė, fill pas mbarimit tė udhėtimit, i cili nuk do tė zgjasė shumė, unė do tė merrem me kėtė. -Falemnderit, - tha Silva. -ėshtė diēka krejt e pabesueshme, - tha ai me po atė shpėrqendrimin e parė. - Sidomos pėr Saimirin. -Kėshtu na u duk tė gjithėve. -Nė tė vėrtetė diēka ėshtė folur... Dhe unė vetė, pa e ditur aspak se Saimiri ėshtė pėrzier nė tė, kam menduar... megjithėse ashtu kalimthi, siē mund tė mendohet pėr diēka qė ta zė veshi rastėsisht... Po ta dija se ai ishte pėrzier nė tė, natyrisht do tė intresohesha tė mėsoja diēka mė tepėr... Sa mė tepėr qė Silva pėrpiqej tė mos i shpėtonte asnjė hollėsi nė tė folurėn e tij, aq mė shumė dukej se, duke u pėrqendruar nė hollėsitė, ajo po humbte tė tėrėn. Dhe ishte vėrtet ashtu. Ai sapo kishte mbaruar sė thėni njė rresht tė gjatė frazash dhe ajo me tmerr po mendonte se kuptimi i tyre i kishte shpėtuar krejtėsisht. -Dėgjo, Silva, - tha ai papritur me gjallėri, - nuk ta them pėr tė tė qetėsuar, por kam njė parandjenjė, dhe kjo jo thjesht parandjenjė, por diēka mė tepėr, mė fal qė s'mund tė tė them mė shumė, pra kam njė parandjenjė se ky ėshtė njė keqkuptim qė me siguri do tė sqarohet. Silva e ndjeu veten papritur tė lehtė. Ishte ajo gria e syve tė tij qė i bėnte tė besueshme ato fjalė. -Falemnderit, Besnik, - tha ajo. - Nė tė vėrtetė edhe mua, duke e njohur Saimirin, mė duket kaq i pakuptimtė burgimi i tij, saqė mė besohet se ja, do tė kalojnė disa orė, e shumta disa ditė dhe njerėzit qė e kanė bėrė kėtė do ta lirojnė prapė... Mirėpo, ndėrkaq ai ndodhet atje dhe ti e kupton se sa e rėndė ėshtė kjo pėr tė gjithė ne. - E kuptoj, - tha ai. - E kuptoj fare mirė, Silva. Pas pak ata u ngritėn dhe ai e shoqėroi Silvėn gjer te hyrja e ministrisė. Rrugės ajo e ndiente veten tė qetė, por, sapo u nda prej tij, shqetėsimi e kapi prapė. Dhe iu duk se tė gjitha arsyet ishin pėr t'u shqetėsuar dhe jo pėr t'u qetėsuar. Nė fund tė fundit Besniku i kishte thėnė ato qė ēdo njeri normal do t'i thoshte tė afėrmit: kishte besim se kjo do tė mbaronte mirė. Kishte njė parandjenjė... Natyrisht qė kėshtu do t'i fliste. Mos vallė ajo priste qė t'i thoshte tė kundėrtėn? Silva hapi derėn e zyrės. Shefi me Lindėn ishin aty. Vėshtrimet e tyre e ndoqėn gjersa u ul nė karrigen e saj, sytė pak tė turbullt tė shefit dhe sytė pyetės, gati pėr tė buzėqeshur, tė Lindės. Silva bėri sikur nuk i vuri re, hapi sirtarin dhe nxori qė andej njė dosje. Gjer nė mbarim tė orarit zyrtar askush nuk foli. Kur Silva mbėriti nė shtėpi, as Gjergji, as Brikena nuk kishin ardhur. Ajo vuri gjellėn pėr t'u ngrohur mbi sobė, nxori sallatėn nga frigoriferi, por nė ēastin qė bėhej gati ta pėrgatiste, e la thikėn mbi tryezė dhe shkoi te telefoni. Pėr fat Skėnder Bermema ndodhej nė shtėpi. Silva i tha se donte ta takonte pėr diēka tė ngutshme. -Kur tė duash, -tha ai. -Qysh tani po deshe. -Pasdite mė mirė, - tha Silva. - A je i lirė? -Patjetėr. Nė ē'orė do tė vish? Silva pati njė grimė mėdyshje. -Tė vij te ti? Ajo ndjeu frymėmarrjen e tij nė anėn tjetėr tė fillit. Ai gjithashtu e dinte se Silva qysh nga historia e Anės u shmangej takimeve me gruan e tij. -Si tė duash,-tha ai.-Ne mund tė takoheshim edhe pėrjashta, por sot pasdite kėtu s'ka njeri. -Atėherė po vij nė orėn pesė, - tha Silva. Ajo e uli dorezėn e telefonit ngadalė, si tė kishte kujdes qė tė mos thyhej. Porsa hyri nė studion e tij, Silva ndjeu valėn e mallėngjimit ta pushtonte. Sa vite kishin kaluar qė nuk kishte qenė aty, qė nga koha kur vinin tė dyja me Anėn. Perdet ishin ndryshuar, njė pjesė e bibliotekės gjithashtu, por ndenjėsja ku Anės i pėlqente tė ulej pėr tė shfletuar revistat ishte nė vendin e parė, po ashtu tablotė nė mure s'kishin lėvizur. Silva qėndroi nė kėmbė duke harruar njė ēast pėrse kishte ardhur. Ai gjithashtu dukej pakėz i shpėrqendruar, ndoshta pėr tė njėjtėn arsye. -Ulu, Silva, -tha mė nė fund me zė tė lodhur. Ajo u ul nė karrige. Edhe pas telefonimit Silva ishte lėkundur tė vente apo jo tek ai. Dy-tri herė kishte vendosur tė mos vente, pėr tė mos e bėrė veten si ata qė trokasin derė mė derė pėr njė hall, por pas pak kishte ndėrruar mendje. Ajo nuk trokiste aspak derė mė derė. Besnik Struga dhe Skėnder Bermema ishin njerėzit e saj mė tė afėrm pas Gjergjit. Nė qoftė se nuk u hapej atyre, kujt do t'i hapej? Kėshtu tha me vete shumė herė, megjithatė, kur nė orėn pesė pa njė ēerek doli nga shtėpia, nuk i tregoi Gjergjit se ku po shkonte. - Si ėshtė puna? - pyeti mė nė fund Skėnder Bermema. - Nė drekė m'u duke mjaft e shqetėsuar. Silva ndjeu sytė t'i njomeshin. -Nė tė vėrtetė ashtu jam. Ajo nisi tė tregonte atė qė kishte ndodhur, dhe pėr ēudi, ndoshta ngaqė ai e dėgjoi me shumė qetėsi, edhe fjalėt e saj ishin tė qeta. Ndėrsa ajo fliste, pėrherė e mė shpesh, me bisht tė syrit, me njėfarė padurimi, ai shihte telefonin. -E ēuditshme, - ia bėri mė nė fund ai, kur Silva mbaroi sė foluri. Pėrderisa tė gjithė shqiptonin kėtė fjalė nė mbarim tė kėsaj historie, kjo do tė thoshte se ngjarja ishte vėrtet e ēuditshme, mendoi ajo. Me njė ngritje tė vrullshme, sikur telefoni, tė cilit gjatė gjithė kohės ai i kishte ngulur sytė, tė ishte diēka qė mund t'i ikte, Skėnder Bermema u gjend pranė aparatit. Ndihej menjėherė nervozizmi me tė cilin dora e tij kishte mbėrthyer dorezėn. Jo mė pak nervozė, gishtat e dorės tjetėr po formonin njė numėr. Silva ndiente se si sinjalet qė binin nė anėn tjetėr tė telit krijonin boshėsi nė gjoksin e saj. Telefonin s'po e ngrinte askush. Skėnder Bermema uli dorezėn, e ngriti prapė dhe formoi pėrsėri njė numėr, ndoshta tė mėparshmin, ndoshta njė tjetėr, Silva s'qe nė gjendje ta kuptonte. U dėgjua kėrcitja e lehtė e aparatit dhe fill pas saj ai tha: "Alo, jam Skėnder Bermema." Silvės i erdhi tė mbyllte sytė nga njė ēlodhje e ēastit pas gjithė asaj tendosjeje. Nė fillim ajo as qė dėgjoi ēfarė thuhej nė telefon. Fakti qė dikush interesohej pėr vėllanė dhe dikush tjetėr jepte shpjegime pėr tė, iu duk qetėsues. Tė mbaronte sė paku kjo shurdhėri, kur tė gjithė ngrinin supet dhe askush nuk tė sqaronte asgjė. Sa mirė kishte bėrė qė kishte ardhur te Skėnder Bermema! Me mirėnjohje Silva vėshtronte lėvizjen e nofullės sė tij tek fliste. E folura nė telefon po zgjatej. Qetėsia e Silvės kishte vazhduar vetėm disa sekonda. Ajo donte tė dinte tani se ē'thuhej midis tyre. Tendosja e mėparshme u rikthye pėrsėri, madje mė e fortė. Ishte vėrtet marrėzi tė qetėsoheshe vetėm me faktin se diēka po flitej. Kryesorja ishte ēfarė po flitej. Silva, duke kafshuar cepat e buzėvej pėrpiqej tė merrte vesh kuptimin e asaj qė thuhej. -Ēfarė? - gati sa s'bėrtiste Skėnder Bermema nė telefon. Ai gjithashtu dukej i paqetė. - Si? Ē'ėshtė kjo?, tha me vete Silva. Balli i Skėnder Bermemės po ngrysej edhe mė. Ē'i thoshte vallė ai i panjohuri nga ana tjetėr e telit? Me siguri ndonjė mynxyrė. Zemra e Silvės rrihte fare ngadalė. -Ēfarė? - thirri prapė Skėnder Bermema, duke bėrė njė gjest padurimi me dorėn e lirė. - Tė them tė drejtėn, nuk tė kuptoj... Sinqerisht po tė them... Natyrisht si shef qė je... Si? Aspak. Nuk desha tė tė fyej, por, tė them tė drejtėn, u pendova qė tė mora nė telefon. Silva u qetėsua prapė disi. Pėrderisa Skėnder Bermema po bėhej nervoz, kjo do tė thoshte se puna s'qe dhe aq tragjike. Ndėrsa shqiptonte fjalėt e fundit, ai e tregonte hapur se donte tė shkėputej sa mė parė nga bashkėbiseduesi i bezdisshėm. Madje edhe dorezėn e telefonit e kishte larguar pak nga veshi. Mė nė fund e uli dorezėn, duke e vėshtruar Silvėn me njė lloj buzėqeshjeje tė ftohtė. -Ēudi, - tha, - Flet burri i botės si njė grua llafazane dhe pastaj kėrkon tė tė mbushė mendjen teorikisht se ashtu duhet folur. E kam pasur dhe shok, pale. -S'dinte gjė? Skėnder Bermema ngriti supet. -Aq sa kuptove ti, qė s'flisje, aq mora vesh edhe unė. Rrėshqiste si ngjala. Silva deshi ta pyeste se kush ishte ai, por Skėnder Bermema kishte hapur librin e telefonave. Gishtat e tij shfletonin furishėm fletėt. Ai ndaloi njė ēast, pastaj nisi tė shfletonte pėrsėri, gjersa e gjeti atė qė kėrkonte. Nga telefonimi i dytė i tij Silva s'mori vesh mė shumė se nga i pari. Skėnder Bermema kėrkoi pastaj dikė tjetėr, qė mungonte, dhe dikush qė foli nė vend tė tij i tha, me sa duket, numrin e njė tjetri. - Alo, drejtoria politike?-tha Skėnder Bermema. Tani Silvės i dukej se ai nuk do tė shkėputej dot nga qerthulli i telefonave dhe ajo do tė priste atje me orė tė tėra pa marrė vesh dot asgjė. - Si je? - vazhdonte ai t'i fliste dikujt. - E di pse tė mora? Silva dėgjoi me frymėn pezull shpjegimin e tij tė shkurtėr. Ajo pothuajse e ndjeu heshtjen nė anėn tjetėr tė telit. Pastaj heshtja u prish. Sytė e Skėnder Bermemės vėshtronin pjerrtazi tryezėn e vogėl mbi tė cilėn qe vėnė aparati. -Pse merren njerėzit me ta? - tha ai, duke pėrsėritur me sa dukej fjalėt e tjetrit. - Unė nuk di ē'bėjnė tė tjerėt, unė interesohem, sepse ai ėshtė njė i afėrmi im, tepėr i afėrm, mė kupton?... I ka ushtria kėto? Ē'domethėnė kjo?... Ah, ne civilėt i dhėnkemi rėndėsi mė tė madhe se ē'duhet?... S'besoj se ėshtė kėshtu... Nejse, kuptova qė as ti s'e ke tė qartė shumė kėtė punė... Jo, jo, s'ka nevojė... Mirupafshim. Ai uli dorezėn dhe prapė e vėshtroi Silvėn me buzėqeshjen e parė tė ftohtė. -Njė pasiguri e ēuditshme, -tha sikur tė fliste me vete. - Madje do tė thosha njė lloj frike, pėrse ju civilėt merreni me kėto gjėra? Hm, vėrtet pak e habitshme... Mendja tė shkon padashur... thua se... Ndoshta ka ndonjė lidhje me Kinėn? - tha Silva me zė tė ulėt, mė tepėr pėr ta bėrė atė tė mbaronte frazėn. -Me Kinėn? Ah, jo, jo. Kisha ndėr mend tjetėr gjė... Po nejse... Hamendje, ndoshta marrėzira... Ai ndezi njė cigare dhe nisi tė ecte me hapa tė mėdhenj nėpėr studio. Vėshtrimin e kishte disi tė shfokusuar. Gjithmonė po ai, mendoi Silva. Po ndoshta sepse ishin tė tillė, tė pandryshueshėm, si ai si Besnik Struga, ajo e ruante miqėsinė me ta. Ndėrsa shikonte shpinėn e tij, nė kohėn qė ai ecte drejt bibliotekės, Silva pati ndjesinė se njė skenė e tillė shpjegimi, me shpina qė i kthehen njėri-tjetrit nė njė orė tė muzgut, nė studion e heshtur, do tė kishte ndodhur me siguri midis tij edhe Anės. Pėr tė harruar njė grua. Silva e dinte pothuajse pėrmendėsh prozėn e tij me kėtė titull, qė Frederiku kishte ngulur kėmbė tė lexohej nė gjyqin e ndarjes dhe qė tė gjithė pėshpėritnin se i qe kushtuar vėrtet Anės. Megjithėse atje flitej pėr njė dhomė hoteli, Silva ishte e bindur se ngjarja kishte ndodhur pikėrisht nė kėtė studio. Skėnder Bermema u kthye, u duk se do tė kėrkonte diēka nė skrivani, pastaj hoqi dorė prej kėrkimit dhe me duart e rrasura thellė nė xhepa qendroi pėrpara Silvės. -Sa keq qė kėto ditė nisem jashtė shtetit, pėrndryshe do ta zbuloja kėtė enigmė. -Do tė nisesh? - tha Silva, qė s'ishte e sigurt se e kishte dėgjuar mirė. -Po ku? Ai buzėqeshi si fajtor. - E merr dot me mend ? Nė Kinė. -Nė Kinė?-tha Silva.-Po si ėshtė e mundur? -E pra. Me sa duket, ėshtė delegacioni i fundit. Zog i fundit i stinės. Silva vėshtronte thekėt e qilimit nėn kėmbėt e saj. Zog i fundit i stinės, pėrsėriti ajo me vete, ndėrsa ai i shpjegonte diēka pėr pėrbėrjen e delegacionit. Tė gjithė po ikin, mendoi ajo trishtueshėm dhe mori frymė thellė. Tė nesėrmen, kur me tė mbėrritur nė zyrė shefi e njoftoi se do tė nisej me shėrbim nė Veri, mendimi i parė qė i erdhi Silvės ishte se kjo gjė s'qe veēse kundėrveprimi i parė i tij ndaj saj, pėr shkak tė vėllait. Vetėtimthi, me njė ngut qė mė vonė, sa herė qė e kujtonte, e bėnte tė skuqej nga turpi, ajo e mori shėrbimin nė Veri, si diēka qė lidhej tėrthorazi me largimin apo me qarkullimin, embrion i parė i njėfarė dėnimi tė mėvonshėm. Unė... nė Veri? - tha ajo, e mrrolur nė fytyrė, me po atė ton qė do tė thoshte: pse, ē'kam bėrė? Shefi e pa me ca sy tė habitur. -Ēfarė? - ia bėri ai. - Nė qoftė se s'ke mundėsi, ose ke ndonjė arsye... -Jo, - u pėrgjigj ajo po me atė ton tė akullt, sikur tė thoshte: unė atje mund tė shkoj, por do tė doja tė dija arsyet e gjithė kėsaj. Silva e ndjeu se nė kokėn e saj qe bėrė papritur njė lėmsh qė ia kishte ngecur rrjedhėn normale tė mendimeve. Por kjo nuk vazhdoi veēse disa sekonda. Diēka pėrpiqej tė ēlirohej me ngulm nga ajo mpirje e pėrkohshme. S'ishte herė e parė qė ajo shkonte me shėrbim... aspak, s'ishte hera e parė... Prandaj ndoshta... -Nė qoftė se ke ndonjė arsye, mund tė mos shkosh, - dėgjoi ajo zėrin e shefit, tė cilin deshi ta ndėrpriste me fjalėt: ju e dini fare mirė arsyen, por aty pėr aty ato fjalė iu dukėn pa kuptim. As vetė nuk i kishte shkuar ndėr mend se ēėshtja vėllait pėrbėnte njė arsye qė ajo tė mos nisej gjėkundi me shėrbim. Dy sekonda mė parė kishte menduar fare tjetėr gjė. - Si tė duash, - vazhdoi shefi, - mė vjen keq mė tepėr pėr Lindėn, qė do tė mėrzitet vetėm. - Vetėm atėherė Silva vuri re fytyrėn e tjetrės, - qė e vėshtronte ngultazi, me atė mundimin qė shkaktonte nė gjithė fytyrėn e saj moskuptimi i sjelljes sė Silvės. Sa turp, tha me vete Silva. Ajo do tė donte tė zinte ballin me duar, sikur ata tė mos ishin aty. Sa turp, mendoi pėrsėri. Ē'ishte gjithė ai pezm pa kuptim qė e kishte pėrfshirė rrėmbimthi disa ēaste mė parė ? Sa mė tepėr qė kalonin sekondat, aq mė e turpshme i dukej sjellja e saj. Tjetri. nė mėnyrė krejt njerėzore i kishte njoftuar nisjen pėr njė shėrbim, kurse ajo, krejt e acaruar nga prapamendimi, kishte bluar gjithfarė marrėzish nė kokė. Bashkė me ndjenjėn e turpit, provoi njė keqardhje pėr veten. Nė qoftė se do tė vazhdonte kėshtu, nervat e saj do tė dobėsoheshin. -Mė falni, - tha ajo, pa e vėshtruar shefin. -Natyrisht qė unė mund tė nisem. Madje qė sot. S'kam asnjė arsye pėr tė mos shkuar. Shefi bėri njė lėvizje me duar. Ndihej se edhe ai s'ishte shumė i qetė. -Jo, jo, Silva. Ti mund tė mos shkosh. Nė tė vėrtetė... ndoshta... por mua, tė them tė drejtėn, s'mė shkoi mendja. -Jo, - tha Silva me zė tė vendosur. - Ajo... nuk ėshtė arsye qė unė tė mos shkoj me shėrbim. Ndoshta pėrkundrazi... Aq mė tepėr qė jemi tė dyja me Lindėn. Ajo ktheu kokėn nga shoqja qė buzėqeshi pėr herė tė parė dhe qė me sa dukej nuk e kishte kapur nėntekstin e fjalėve tė tyre. -Si tė duash, - tha shefi. - Nė tė vėrtetė shėrbimet nė hidrocentralet e Veriut pėr mua kanė qenė gjithmonė tė kėndshme. Shikon njeriu njė botė tjetėr, mėson plot gjėra, me vete do tė keni edhe dy shokė nga Drejtoria e Planit dhe njė specialist tė lėkundjeve sizmike. Linda, me ca sy ku kishte ende njė pjesė tė buzėqeshjes, vėshtronte herė shefin, herė Silvėn, sikur tė druhej se biseda do tė akullohej pėrsėri. Po vėshtrimi i Silvės ishte tanimė i kthjellėt, dhe ajo mori frymė e lehtėsuar. Nė shtėpi Silva e kujtoi disa herė atė keqkuptimin e vogėl me shefin. Ishte pasdite, ajo hekuroste ēarēafėt e porsatharė, por hekurosja, nė vend qė t'ia shpėrndante disi mendimet e zymta, bėnte tė kundėrtėn. Thoshin se qėndisma ose thurja me shtiza ishin mė qetėsuese. - Brikena, - thirri ajo, - pa shiko telefonin, mos ėshtė gjė i prishur? U dėgjuan hapat e vajzės nė korridor, pastaj zėri i saj: -Jo, mama. Nė rregull ėshtė. Po bėhem me hije, mendoi ajo. E vėrteta ishte se telefoni kishte rėnė rrallė qysh nga e diela, por ishte budallallėk ta mendoje se shkak pėr kėtė ishte bėrė ajo gjė... Silva, kushedi pse, i hodhi sytė kalendarit. E martė, 17 Tuesday. Pastaj pa orėn: pesė e gjysmė. Gjergji duhej tė ishte duke ardhur. Ajo mendoi tingullin e ziles sė tij, lėvizjen e njohur tė heqjes sė pardėsysė dhe pastaj pyetjen: ē'kemi ndonjė tė re? Ajo do tė ngrinte supet: asgjė. Tė nesėrmen Silva ishte si e mpirė. Iu duk se shefi nuk donte kurrsesi tė mbetej vetėm me tė nė zyrė. Dy herė qė Linda doli ai gjeti njė shkak tė dilte gjithashtu. Tė bėjė ē'tė dojė. S'do tė mendoj mė, tha me vete. Pas mbarimit tė orarit, i hipi autobusit pėr tė shkuar nė varrezė. Tufa e luleve tė Gjergjit ishte ende, gjysmė e fishkur, mbi varrin e Anės. Nuk i besohej qė qysh nga e diela s'kishin kaluar as njėqind orė. Nuk qėndroi shumė, megjithatė, kur u kthye, e ndiente veten tė lehtėsuar. Tė shtunėn tamam nė kohėn qė Silva e kishte mbledhur mendjen se do ta kalonte vetėm pasditen e mėrzitshme (Gjergji ndodhej nė mbledhje, Brikena nė ditėlindjen e njė shoqeje tė klasės), ra zilja e derės. Vizitė ?, i vetoi ndėr mend Silvės, por nė mėnyrė tė pasigurt, siē i ndodhte me gjėrat qė sa mė shumė i dėshironte aq mė tė pabesueshme i bėheshin.

Prite kur tė jetė pastruesja e shkallės qė kėrkon tė mbushė kovėn e ujit, ashtu si dje, mendoi ajo. Ose njė i panjohur qė pyet se a banon nė kėtė shkallė X apo Y.

Ajo e hapi derėn me atė lėvizje qė zakonisht pėrshpejtohet prej zemėrimit, kur nuk tė durohet sa t'i thuash tjetrit se, kur nisesh tė kėrkosh dikė, ėshtė mirė tė drejtohesh mė parė nė zyrėn e adresave dhe jo tė trokasėsh kuturu derė mė derė. Mirėpo acarimi i saj u fashit nė ēast pėr t'ia lėnė vendin njė vale gėzimi, e cila, pėr fat tė keq, s'vazhdoi as ajo mė tepėr se dy-tri sekonda, ngaqė u pre aty pėr aty, porsa Silva dalloi fytyrat e vizitorėve. ėshtė e mundur?, tha ajo me vete krejt e mpirė dhe nė ēast nė mendjen e saj u sajua pyetja "pse"?. Ishte e mprehtė, e ftohtė, vezulluese si presė e njė sėpate. Pėrse pas kaq vjetėsh... kjo vizitė. Ata, si ta ndienin kėtė, kėrkuan ndjesė qė erdhėn pa lajmėruar, thamė tė shkojmė njė herė, kaq vjet pa u parė, sidoqoftė, s'ndahet njeriu pėr sė gjalli, lėre tani atė muhabet etj.. -Urdhėroni, - tha Silva me zė tė shuar. Nė trurin e saj mpirja vazhdonte tė ishte e plotė. Ndėrsa hiqnin palltot, ata vazhdonin tė flisnin shkujdesėshėm (O zot, ku e gjenin kėtė siguri, arriti tė mendojė ajo). Po si ėshtė Gjergji, vajza si ėshtė, kushedi sa ėshtė rritur, tjetėr fėmijė s'keni, apo jo? Na fal edhe njė herė qė erdhėm kėshtu abansėz, mbase kishit ndonjė plan me Gjergjin, sidoqoftė e shtunė ėshtė. -Jo... asgjė... - tha Silva me gjysmė zėri. Nė tė vėrtetė ata ia kujtuan vetė formulėn se si mund t'i hiqte qafe. Faleminderit pėr vizitėn, por pas njėzet minutash na presin te njė shok i Gjergjit... Kishte ende mundėsi pėr ta bėrė. Po prit njė herė, i tha vetes, kryesorja nuk ishte kjo, gjithmonė mund tė gjendeshin shkaqe pėr tė shpėtuar prej vizitorėve tė paftuar, kryesorja ishte tjetėr gjė dhe pikėrisht: gjetia e arsyes sė kėsaj vizite. Po ti arsyen e merr vetė me mend, mendoi ajo. Tani u bėmė njėlloj... mund tė shkojmė pėr vizitė te njėri-tjetri... A thua?, thirri ajo me vete. A thua tė jetė kjo? Truri i Silvės po ēlirohej dalėngadalė nga mpirja. Tani ajo do tė hetonte nėse ishte kėshtu. Ose edhe mė keq akoma: nėse ata kishin ardhur qė ta kundronin nė fatkeqėsinė e saj, tė merrnin revansh pėr tė tyren, pėr harresėn, pėr mospėrfilljen e saj kaq e kaq vjet... Pėr t'i hequr qafe, kishte gjithmonė kohė, siē e thatė edhe vetė, ėshtė e shtunė, kishim njė plan me Gjergjin. Vite mė parė, kur njėra nga dy tezet e Silvės, pėr dėshpėrimin e familjes e tė gjithė fisit, ishte martuar me njė tė deklasuar, nuk kishte qenė nevoja pėr tė gjetur mėnyra largimi. Fill pas proēkės qė kishte bėrė ajo ishte mėnjanuar vetė nga farefisnia, kishte gjetur, me sa dukej, te rrethi i tė shoqit njė botė qė i pėlqente dhe nuk vinte te tė vetėt, veē tepėr rrallė, kryesisht nė rast vdekjesh. -Urdhėroni kėndej, - tha Silva duke hyrė e para nė dhomėn e ndenjjes. Ishte hera e parė qė e shihte nga afėr burrin e tezes. Duke e hetuar me bisht tė syrit, pėrpiqej tė gjente se me ēfarė gjėje ia kishte marrė mendjen tezes, vite mė parė. Kishte njė fytyrė tė zakonshme, por me ca rrudha tė veēanta, nga ato qė nuk e shtojnė moshėn, por pėrkundrazi e ngrijnė nė vend. Silvės i kujtoheshin turbull ato qė kishte dėgjuar pėr atė nėpunės nė bankėn e pėrbashkėt italo-shqiptare gjatė okupacionit, njė trashėgimi nė Itali, ca vjet burg pas Ēlirimit. Kurse shqetėsimin e fisit pėr proēkėn e tezes e mbante mend mirė. Ecejake tė pafund te njėri-tjetri, biseda pas darke, plane pėr ndėrhyrje, telefonime, dialogė sfilitės me plangprishėsen. Na turpėrove pėrjetė, si do t'u dalim nė sy njerėzve, mirė ne, qė na hodhe baltė, por gjakun e motrės, si e shkele... Kjo e fundit, tezja tjetėr e Silvės, e vrarė gjatė Luftės, qe kujtuar si asnjėherė ato ditė. Kishte qenė me njė bukuri tė rrallė (Ana sidomos i kishte ngjarė), dhe pikėrisht bukuria e saj ishte bėrė me sa dukej shkas qė nė grupin ilegal ku bėnte pjesė, t'i caktohej njė rol tepėr delikat: e veshur si zonjushė nga borgjezia e lartė tė mundte tė depėrtonte nė mjediset ku ilegalėt s'futeshin dot. Ajo e kishte luajtur shkėlqyeshėm atė rol (thoshin se mėsoi tė stolisej mė bukur se modelet profesioniste qė vinin herė pas here nga Roma), gjer ditėn qė gjatė njė balloje tė oficerėve nė hotel "Dajti" qe zbuluar, nė rrethana qė s'u morėn vesh. Gjatė ndjekjes, nėpėr njė rrugicė qė ndėrpritej nė Bulevardin e Madh e kishin plagosur rėndė, megjithatė kishte mundur tė arrinte gjer nė bazėn ilegale, ku e prisnin. I kishte ende bizhutė tė mbytura nė gjak, dhe gjatė kohės qė pėrpiqeshin ta mjekonin dy-tri herė kishte bėrė njė shenjė, diēka donte tė thoshte pėr to, ndoshta pėr buzėt dhe qerpikėt qė i kishte ende tė lyera si dhe pėr veshjen luksoze, ndoshta donte t'ia hiqnin, por tė gjithė e kishin mendjen te plaga dhe s'u morėn me atė gjė. Madje s'u morėn me to edhe pasi vdiq, pas njė ore, dhe ashtu e kishin varrosur tė stolisur si pėr ballo, pa i hequr tė kuqin e buzėve, as karficat luksoze dhe as bizhutė. E shkeli gjakun e sė motrės... Sa herė e kishte dėgjuar Silva kėtė frazė. Kurse njė ditė, atėherė kur fejesa skandaloze ishte kryer dhe nuk kujtohej veēse me trishtim, njė kushėrirė e tyre plakė, teto Hasija, kishte thėnė: punėt e zotit janė tė thella. Qysh atėherė kur Marija vishej e krihej ashtu siē nuk duhej, unė e kisha njė frikė. S'janė tė mira kėto, thosha me vete. Ndaj kur dėgjova proēkėn e motrės, atje mė shkoi mendja: ajo veshje e ato stoli do ta jepnin tė keqen mė pas, ashtu siē e jep ėndrra. Ē'janė kėto fatalizma, i kishte thėnė njė nga nipat, po teto Hasija s'tundej nga e saja. Fatalizmat e revizionizmat, merruni ju me to, ato s'i di unė, po ama shenjat e zotit i marr vesh. Me kujdes qė tė mos binte nė sy Silva vėshtronte profilin e tezes. Ngjashmėria me tė vrarėn spikaste menjėherė, por mė tepėr se tiparet atė e theksonte modeli i krehjes sė flokėve, i pastėr, i lėmuar, me njė ngrirje si prej tempulli. Ishte i njėjti model krehjeje i sė vrarės, ashtu siē e kishin nė njė fotografi ku ajo kishte dalė e veshur si borgjeze, pas modės sė kohės. Silva u kujtua se duhej t'i gostiste me diēka dhe u ngrit. Duke shtėnė konjak nė gota, ajo pėrfytyroi edhe njė herė vizitorėt. Ishin katėr veta: tezja me tė shoqin bashkė me vajzėn e tyre si dhe ajo gruaja tjetėr, qė, nė mos gabonte, ishte motra e tij, domethėnė kunata e tezes dhe qė Silva e takonte pėr herė tė parė. Kur Silva hyri, kunata kishte ndezur cigaren dhe diēka thoshte. Kishte zė pak tė ngjirur, gurgullues dhe njė tė folur gazmor, nga ata qė njė hap i ndan prej sė qeshurės sė bujshme. Ndihej menjėherė qė shkonin mirė me tezen. -Gėzuar, - tha ajo e para duke ngritur gotėn. -Gėzuar, - u pėrgjigj Silva. Tezja e shikonte me qetėsi. Kishte tre vjet, ndoshta katėr pa e takuar. Herėn e fundit ishin ndeshur rastėsisht nė rrugė. Ishte herė e parė qė e shikonte gjithė nerva. Kur Silva e kishte pyetur ē'hall kishte, ajo i qe kthyer gjithė hakėrrim: E po ē'tė duhen ty kallet e mia. Ti, mbesė e dashur, ke jetėn tėnde, bashkė me burrin. Punėt ju shkojnė vaj. E pse tė mos ju shkojnė? Kjo ėshtė koha juaj. Njė ēast Silva deshi ta ndėrpriste: ti vetė deshe tė... (foljet: tė dilje, tė ikje, tė kėmbeje iu bėnė lėmsh nė kokė dhe ajo s'shqiptoi asnjėrėn prej tyre), ti vetė deshe tė... E di, e di, ē'do tė thuash, boll qortime kam dėgjuar, s'kam ndėr mend tė dėgjoj edhe prej teje tani. Silvės i qe dashur njė copė herė tė merrte vesh arsyen e mllefit tė saj: djalit nuk i kishte dalė e drejta e studimit pėr Universitet. Shkaku, merrej me mend: biografia e tė atit. Kjo ėshtė koha juaj, pėrsėriti Silva me vete. Domethėnė tani kjo kishte pushuar sė qeni e tillė. E kishte humbur cilėsinė si kohė e njėrės palė ose e tjetrės dhe qe kthyer nė kohė tė pėrbashkėt. Ndaj mund tė kėmbenin vizita me njėri-tjetrin. Aq mė tepėr qė s'ju vjen mė njeri nga rrethi juaj. A nuk ke njė javė qė e ke mendjen te zilja e derės dhe e telefonit? Po s'ka gjė, nuk vijnė ata, vijmė ne. Madje fare lirisht tani qė pengesa ėshtė zhdukur. Ne me cen, ju me cen, madje ceni juaj dhemb mė shumė, si ēdo plagė e re. Silva ndjeu njė thatėsirė nė mukozė tė gojės. Si s'po vinte ky Gjergji? Sė paku Brikena. Bisedėn e mbante gjallė kryesisht kunata. Por ajo s'e kishte vėshtirė. Ndoshta pėr kėtė edhe e kishin marrė me vete. Copėra tė atyre qė thuheshin arrinin te palidhura mirė nė ndėrgjegjen e Silvės. Njė motoēikletė qė porsa e kishin tėrhequr nė doganė pėr tė nipin nuk ishte marka qė ai donte, por ē't'i bėsh... Benedeto Kroēe? Nė kohėn e saj studentėt e mbanin te koka... Pulėn edhe nė restorantet mė luksoze mund ta haje me dorė... Biseda kishte sipėr njė tis vjetėrsie. Ai nuk zhdukej, madje ngjante sikur theksohej mė shumė kur pėrmendeshin markat "Honda" ose "Vespa", ose fjala gjenetikė, qė nė ndėrgjegjen e Silvės, kushedi pėr ē'shoqėrim tė marrė idesh, pasohej aty pėr aty nga profili i Greta Garbos. Pėrmendeshin kalimthi darka te njėri-tjetri, ngjarje tė vogla aspak tė pikėllueshme. Ndihej menjėherė qė ishte njė botė e plotėsuar me gjithēka, pavarėsisht nga tisi i vjetrimit. Brikena erdhi nė kohėn qė Silva po bėnte kafetė. -Ua, po kjo qenka goxha vajzė, - thirri kunata duke e pėrqafuar. - Vilma, takoje kushėrirėn, -i tha ajo mbesės. -Po ju s'e njohkėshit fare njėra-tjetrėn ? ! Brikena, e skuqur, ktheu kokėn nga Silva, si tė kėrkonte njė kėshillė. Ngathtėsisht me ca lėvizje krahėsh tė ngrirė vajzat u pėrqafuan me njėra-tjetrėn. Silva ndjeu prapė atė boshin e padurueshėm sipėr stomakut. Tani ishte e qartė pse e kishin marrė vajzėn... Tė njiheshin edhe tė rinjtė me njėri-tjetrin. -Ulu kėtu, pranė Vilmės, - tha kunata gjithė hare. Vajzat e vėshtronin njėra-tjetrėn si tė huaja. Brikena ktheu prapė kokėn nga e ėma. Uf, ia bėri me vete Silva, si s'po vinte ky Gjergji. Ajo u ngrit tė bėnte kafetė. E kishte pritur Gjergjin me padurim, por ndoshta ishte mė mirė qė ai tė mos i gjente aty. -Unė do ta pėrmbys filxhanin, - tha kunata dhe ia dha njė tė qeshure tė bujshme. - E kam syrin njė me njė, - iu drejtua Silvės. - A tė ta kthej edhe ty? Mjaft, deshi tė bėrtiste Silva, jepini fund kėsaj komedie. Por njė forcė mizore e mbante tė ngurosur. Do tė donte tė shikonte se gjer ku mund tė shkonte provokimi. Madje njė shpresė e fshehtė e mbante se tjetra do t'ia pėrmbyste vetė filxhanin, pastaj t'ia merrte nė dorė dhe, duke e rrotulluar gjithė vėmendje, tė thoshte formulat e zakonshme: njė njeriu yt ka njė rrugė tė gjatė (Gjergji, kjo dihet, megjithėse... do tė udhėtonte vallė mė jashtė shtetit?). E sheh kėtė llumin e zi nė fund tė filxhanit? Kjo ėshtė sėmundje, ose siklet i madh, po mė tepėr siklet. Megjithatė, ja, shikoje si ėshtė hapur nė njėrėn anė. Do tė thotė se sikleti ka nisur tė mėnjanohet... Ndėrsa kunata komentonte gjysmė me shaka - gjysmėseriozisht filxhanin e vet, tė tjerėt e ndiqnin me buzėqeshje. -Kėshtu ka qenė gjithmonė, me humor tė ngritur, - tha burri i tezes duke iu drejtuar Silvės si pėr ta shfajėsuar pėr diēka. Pėr gjithēka u fol, vetėm pėr Saimirin asnjė fjalė, mendoi Silva. Sikur tė mos ekzistonte. E megjithatė, sado qė ta fshihni, pėr shkak tė tij keni ardhur, tha me vete e lodhur, kur ata po vishnin palltot nė korridor. -Mirupafshim, Silva, - tha tezja dhe e puthi. -Mirupafshim, e dashur, - tha kunata, qė e pėrqafoi gjithashtu. Kur dera u mbyll, Silva u lėshua nė kanape. E ndiente veten tė kėputur. -Ē'ke, mama? - i tha Brikena. Ajo nuk u pėrgjigj, vetėm vėshtronte gotat dhe filxhanėt mbi tryezėn e ulėt sikur nga pozicioni i tyre tė mundte tė merrte vesh qėllimin e vizitės. Tani qė ata s'ishin, iu duk se e kishte mė tė lehtė ta ndėrmendonte. Nė tė vėrtetė s'dukej se kishin ardhur pėr hakmarje apo revansh. As tė shtyrė nga ligėsia pėr ta parė atė tė rrėnuar. As thjesht pėr mėshirė... Mund tė kishte diēka nga kjo e fundit, mė tepėr njė molisje pajtimtare se mėshirė. Por edhe pa qenė tamam mėshirė, ishte e padurueshme. Silva mezi i pėrmbante lotėt. Ishte vėrtet rrėnimtare ajo mikpritje e tyre: mirė se erdhe nė gjirin tonė tė vakėt, tė prisnim, ēlodhu, ēlodhu... Ashtu me kokėn nė duar e gjeti Gjergji. Brikena qė ia kishte hapur derėn ia kishte thėnė, me sa dukej, se cilėt kishin qenė pėr vizitė. Edhe sytė e tij u ndalėn njė grimė mbi pozicionin e filxhanėve, horoskop i zymtė me kryefilxhanin e pėrmbysur midis, dhe, pa i thėnė asgjė, pa i bėrė madje pyetjen e zakonshme ē'ke kėshtu, i vuri dorėn te flokėt. Silva, sikur tė priste veē kėtė gjest tė njohur si tė behur prej stinėve tė tyre mė tė mira, ia plasi tė qarit. Ai e la njė copė herė kėshtu, pastaj, duke u pėrkulur te qafa, i tha me zė tė ulėt: - E po mjaft tani. Mė bėj edhe mua njė kafe. E kishin mbaruar sė piri kafenė dhe Gjergji pėrpiqej tė gjente diēka pėr tė folur, pėr tė mos e lėnė heshtjen tė zgjatej edhe mė, kur befas ai bėri njė lėvizje tė vrullshme. - Ah, po sonte nė ministrinė tonė ka mbrėmje. Desh mė doli nga mendja. -Ah, po,-tha Silva. Ajo e vėshtroi ngultazi. - ėshtė e nevojshme tė vemi? -Si? - Thashė, a ėshtė e nevojshme tė vemi, ose, mė saktė, a tė mbetet qejfi sikur unė tė mos vij? Tė then tė drejtėn, nuk kam gjendje shpirtėrore pėr mbrėmje. - Hm, -ia bėri ai - atėherė as unė nuk po shkoj. Megjithėse... -Ēfarė? -E kishim bėrė me fjalė tė ishim tė gjithė. Pasnesėr nisen jashtė shtetit ambasadorėt e rinj tė porsaemėruar. ėshtė njė traditė kjo nė ministri... -Tė kuptoj, -tha Silva.-Nė tė vėrtetė ti duhet tė shkosh.... Shikimet e tyre u kryqėzuan papritur dhe ajo hoqi sytė e para. - Dėgjo, -i tha ai pas pak. - Qė tė mos kesh gjendje tė pėrshtatshme shpirtėrore pėr tė shkuar nė njė mbrėmje, kjo ėshtė e kuptueshme. Por, nė qoftė se kjo ka lidhje me mėrzinė qė tė shkaktoi ndoshta vizita e atyre... e atyre... (Gjergji nuk e gjente dot fjalėn e pėrshtatshme) ... ti, Silva, as qė duhet tė pyesėsh. -Ai e kapi nga supet. - Mė kupton ē'dua tė them? Ti as qė duhet tė pyesėsh. Ti je ajo qė ke qenė dhe askush s'ka tė drejtė tė tė qortojė pėr asgjė mė kupton, pėr asgjė. Silva e dėgjoi pa e ngritur kokėn pastaj, duke u shkėputur lehtė prej tij, me njė zė tė qetė e serioz tha: -Po vij me ty. Ai ndezi njė cigare dhe priti nė kėmbė gjersa ajo tė vishej. Nga dhoma e gjumit dėgjohej zhurma e njohur e hapjes sė dollapit tė rrobave e tė sirtarėve qė atij mė mirė se ēdo gjė tjetėr i kujtonte vigjilje festash e darkash. Pas pak dėgjoi zėrin e Brikenės qė fliste me tė ėmėn. Doli nė korrildor dhe, me njė buzėqeshje tė mbetur nė fytyrė, qėndroi aty. Fjalėt qė thoshin nuk dalloheshin mirė, por ai e ndjeu se vajza ishte e gėzuar. -Mami, kjo karficė tė shkon mė bukur... -A thua? -Po, po. Jam e sigurt. Ai ndjeu njė gėzim tė qetė tė pėrzier me mallėngjim, nga ato qė duket se mund tė shoqėrohen me njė mbyllje sysh, pas trysnisė sė porsakaluar. - Nuk mėrzitesh? - i tha Silva vajzės, kur po dilnin. -Aspak, mama. Pėrkundrazi. Silva e puthi dy herė. -Ajo kupton tani ēdo gjė, - tha Gjergji kur dolėn nė rrugė. - Nė tė vėrtetė u gėzua aq shumė qė ne vendosėm tė shkonim nė mbrėmje, - tha Silva. - Ti ke tė drejtė, ajo kupton ēdo gjė, madje mė shumė se ē'kujtojmė ne. Nė sheshin "Skėnderbej" ata gjetėn mė nė fund njė taksi. Kur mbėrritėn, mbrėmja kishte filluar. Ata e gjetėn shpejt tryezėn ku kishin vendin e rezervuar dhe Gjergji e njohu Silvėn me gratė e dy shokėve tė zyrės. - Qenka bukur kėtu, - tha Silva pas pak. Atmosfera ishte vėrtet e gėzueshme. Orkestra lozte pa pushim dhe salla ishte e mbushur pothuajse plot nga vallėzuesit. Nė njėrin nga muret ishin vendosur karrikaturat miqėsore tė ambasadorėve tė rinj me nga njė mbishkrim qė lidhej njėfarėsoj me vendin ku do tė shkonin. Gjatė vallėzimit tė parė Gjergji ia tregoi Silvės qė larg disa nga ambasadorėt dhe ajo qeshte me gjithė zemėr kur e krahasonte pamjen e tyre me vizatimet miqėsore. -Sa mirė qė erdhėm,-tha ajo. Ai ia shtrėngoi supet. Silvėn e kaploi papritur njė gjendje dehjeje. Ajo e ndjeu se po fliste mė shumė se ē'duhej, megjithatė nuk bėri asnjė pėrpjekje pėr ta frenuar veten Dikush nga njė tryezė tjetėr e ftoi pėr vallėzim. Ai i tha emrin, pastaj shtoi duke bėrė me kokė nga muri: -Jam edhe unė njė nga ata. Nė tė vėrtetė s'jam ambasador. - Ah. - ia bėri Silva dhe ia plasi tė qeshurit kur pa karrikaturėn e tij. -Jam kureshtare tė shoh se ē'ju kanė shkruar poshtė portretit. -S'keni pėr ta marrė vesh,-tha ai dhe bėri njė pėrpjekje qė gjatė vallėzimit t'u afroheshin vizatimeve. - Munge-bulunga tu tu kala bala, - lexoi ajo. - Eh, janė me siguri fjalė tė shpikura kot, - tha ai. -Unė jam emėruar nė njė vend nė Afrikėn Qendrore por jam i sigurt se asnjė s'e di gjuhėn e vendit ku vete. Vend i vėshtirė, pėr besė. Thonė se tė futet gjarpri mu nė zyrė. Silva qeshi me zė. - Sa bukur qenka kėtu, - i tha prapė Gjergjit kur u kthye te tryeza. -Mė vjen keq qė e lamė Brikenėn vetėm nė shtėpi. A ka telefon kėtu? Dolėn bashkė nė korridor pėr tė gjetur njė telefon. -Brikena, shpirt i mamit, u mėrzite? - Jo. mama, aspak. Nė kufjen e telefonit dėgjohej muzikė dhe ajo njohu menjėherė kasetėn e preferuar tė vajzės. - ėshtė bukur atje?-pyeti vajza. - Shumė bukur. Mė vjen keq vetėm pėr ty qė tė lamė vetėm. - Jo, mami, unė jam shumė e gėzuar qė ju shkuat. Mė kupton? -Po, po,-tha Silva. Ajo nuk'dinte ē'tė thoshte mė tepėr. Fjalėt ishin fare tė panevojshme. U kthyen tė dy te tryeza e tyre dhe Silva ndjeu prapė valėn e ngazėllimit ta pushtonte. Kjo ishte bota e saj dhe askush nuk kishte tė drejtė t'ia hiqte. Dhe askush nuk do tė mundte asnjėherė. Dhe befas, vizita e pasdites, ajo tablo lėvizėse me katėr figura, iu duk e largėt, e shurdhėt si nga nje tjetėr galaktikė. Si nė ēdo kufi stine, nė qiellin e botės u bėnė zhvendosje tė mėdha zogjsh. Disa miliarda prej tyre lėvizėn brendapėrbrenda kontinenteve, e njė pjesė e madhe duke i kapėrcyer ato. Gjatė kėtyre zhvendosjeve miliona zogj humbėn jetėn, njė pjesė u mbytėn gjatė kalimit tė detrave, tė tjerė ngordhėn nga lodhja, nga ngrirja e krahėve dhe nga braktisja. Pėr tė gjitha kėto nė mijėra gazetat e revistat e shtypit botėror, nė mijėra emisionet e lajmeve tė radios e TV, si edhe nė konferencat e shumta tė shtypit, forumet, konferencat e kongreset e ndryshme ndėrkombėtare nuk u tha asnjė fjalė. Ndoshta nuk do tė ndodhte kėshtu, nė qoftė se fundi i stinės nuk do tė ishte kaq i ngarkuar me tension politik, thoshin dy mėsues tė vjetėr zoologjie, gjysmė tė matufepsur, tek pinin kafenė e mėngjesit nė kafenenė "Ora" tė Tiranės. Por kufiri i dy stinėve ishte me tė vėrtetė tepėr i ngarkuar. Antenat e dhjetėra agjencive tė lajmeve jepnin njėra pas tjetrės renditjen e emrave tė Byrosė Politike kineze nė listėn e fundit tė porsashpallur gjatė njė ceremonie tjetėr varrimi: Mao Ce Dun, Ēu En Lai, Van Hu Ven, Jeh Cien Jin, Ten Hsiao Pin, Ēan Ēun Ēiao, Lui Po Ēen, Ēian Ēin, Hsu Shih Ju, Hua Kuo Fen, Ēi Ten Kuei, Sum Ru, Vu Teh, Van Tun Hsin, Ēen Jun Kuei, Ēen Hsi Lien, Li Hsien Nien, Li Te Shen, Jao Ven Juan, Vu Kuei Hsien, Su Ēen Hua, Sajfudin, Sung Ēin Lin...

Dhe porsa mbaronte lista, jepej nė ēast komenti i parė dy emra mungonin nė krahasim me listėn e fundit. Veē kėsaj kishte edhe njė ndryshim tjetėr: anėtari i udhėheqjes me peshqir nė kokė dhe ai i dy fuēive kishin bėrė prapė njė lėvizje tė vogėl nė kėtė listė, duke shkuar secili nė vendet qė kishin pasur pėrpara listės sė fundit, domethėnė nė gjendjen e listės sė parafundit. Por ky ishte njė ndryshim i vogėl nė krahasim me mungesėn e plotė nė listė tė dy emrave. Telefonimet, radiogramet e shifruara, verifikimet u bėnė aty pėr aty, pa kaluar ora. Nuk ishte harresė, as pakujdesi e rastit, as gabim i shkaktuar nga deshifrimi apo lodhja. Ceremonitė e varrimit ishin mė tė sigurta pėr tė bėrė kontrollin e hierarkisė dhe, pėr fat, kohėt e fundit ato kishin qėlluar tė shpeshta. Pra s'mund tė ishte rastėsi. Mungonin vėrtet dy emra dhe pikėrisht Vei Kuo Ēin dhe Ni Ēih Fu. Agjencitė e mėdha tė lajmeve, agjencitė e spiunazhit, satelitėt spiunė nė qiell fėrgėllonin nga sinjalet. Kėrkoheshin dy tė humbur, emrat e tyre thėrriteshin anekėnd, si ata qė kėrkohen nėpėr humnerė. Dhe pėrgjigje s'vinte nga asgjėkundi. Ah, pa shiko, tha njė pėrgjues i njė stacioni pranė Polit tė Veriut, duke hequr njė ēast kufjet nga veshėt qė i gumėzhinin. Dy korba tė tillė, ia vlen vallė tė ēmendemi gjithė natėn pėr ta? Ai kishte shumė muaj qė ndodhej me shėrbim nė atė stacion pėrgjimi dhe ndoshta veēimi pėr njė kohė tė gjatė nga jeta, malet e akullit pėrreth me atė qiell tė pashpresė sipėr, po aq steril si edhe dheu poshtė, tė dy tė lėmuar nė atė mėnyrė qė mendimi tė mos ndalej asgjėkundi, po tė ikte pėrherė duke zbrazur trutė, pra ai peizazh qė, duke tė marrė, s'tė jepte asgjė, vetmia dhe sidomos largėsia e madhe nga gjithka, kishte bėrė qė nė mendjen e tij gjėrat tė thjeshtėsoheshin, disa herė gjer nė pėrfytyrime primitive. Ja, atje poshtė (kėshtu ishte bota pėr tė) shumica e shteteve ishin me borxhe, prandaj dhe grindeshin e murmuritnin pa fund, shpifnin, ankoheshin pėr njėri-tjetrin: Hrushovi kishte vdekur, Mao Ce Duni qe sėmurė. Ishte e qartė se tiranėt po pakėsoheshin dhe ndoshta ikja e kėtyre fantazmave do ta bėnte mė tė lehtė fluturimin e globit. Po tani pėr tani andej poshtė s'vinin veē marrėzira. Ai vuri kufjet pėrsėri. Prapė po kėrkoheshin ata dy tė humburit. Hm, pa shiko, ē'humbje e madhe. Pėr dy pėllumba, nga ata qė lozin verės kalamajtė, ai do tė bėnte pak zhurmė. Po nejse, dėgjo tani kėtė zhaurimė idiotėsh... Sidomos pas dy orėsh, afėr mesnatės. atėherė kur, fill pas mbarimit tė pritjeve diplomatike, radiogramet do tė shpeshoheshin. Nė Paris atė natė fund nėntori kishte njėzet e shtatė pritje diplomatike. Ishte ora nėntė. Nėn shiun e imėt dritat e veturave tė tė ftuarve tė vonuar lėpinin kangjellat e ambasadave qė jepnin darka. Nė rrugėn "Faisanderie", Huan Maria Krams gjeti njė vend tė ngushtė pėr tė lėnė makinėn e tij dhe, pasi i mbylli derėn, me shpejtėsi, gati duke rendur hyri nė ambasadėn kubane. Ndihej menjėherė qė pritja ishte nė kulmin e saj. Ai u vėrtit njė copė herė nė tė dy sallonet, pa takuar ndonjė njeri qė i interesonte. Dy nga kamerierėt, qė shėrbenin midis tė ftuarve, duke e kuptuar siē duket nga piklat e shiut qė i rrėzėllenin mbi flokė se ishte njė i porsaardhur, i ofruan pije dhe sanduiēe, tė dy pėrnjėherėsh. Ai mori njė uiski, por e mbajti nė dorė kot, pa e vėnė nė gojė. Kishte humbur gati njė orė kot nė ambasadėn e Kamboxhias, nė njė pritje qė dukej si e vdekur. Tė njohur plot, por asnjė bisedė pėr tė qenė. Njerėzit ishin si tė pėrgjumur dhe ai mė kot kishte shpresuar qė pritja tė gjallėrohej disi. Ajo sa vente fashitej. Kurse kėtu ishte ndryshe, veēse, pėr ēudi, s'po shihte ndonjė fytyrė tė njohur. Ndoshta do tė vinin mė vonė, por kjo qe diēka krejt e pasigurt dhe ai nuk donte kurrsesi ta humbte kėtė mbrėmje kėshtu. Kishte tri ftesa tė tjera pėr nė ambasadėn shqiptare, rumune dhe vietnameze dhe nuk kishte kohė pėr tė humbur. Huan Maria Kramsi pa orėn: nėntė e ēerek. Pa e bėrė tė gjatė ai u nis tė dilte. Nė korridor vuri re qė e kishte ende nė dorė gotėn e uiskit. E la mbi njė tryezė pėrbri njė telefoni dhe doli. Shiu nuk kishte pushuar. Ndėrsa zinte vend nė makinė, ai po vriste mendjen se ku e kishte mė mbarė tė shkonte sė pari, nė ambasadėn shqiptare apo rumune. Shqiptarėt kishin festėn kombėtare, kėshtu qė pritja e tyre me siguri do tė vazhdonte mė gjatė se tė tjerat, kurse rumunėt kishin diēka mė tė thjeshtė, njė si punė ekspozite, s'i kujtohej mirė. Megjithatė e ktheu makinėn pėr nė Passy, ku ishte ambasada shqiptare. Edhe sikur t'i humbte dy pritjet e tjera, te shqiptarėt duhej tė shkonte gjithsesi pėr arsyen e thjeshtė se ajo gjė qė i interesonte tė merrte vesh lidhej nė radhė tė parė me ta. Makina kaloi Trokaderonė dhe u fut nė Avenue d'Eylao. Ē'ishte e vėrteta, qėllonte shpesh qė nė ambasadėn e njė vendi tjetėr tė merrje vesh mė shumė pėr atė ēka interesoheshe sesa nė ambasadėn e vendit qė lidhej drejtpėrdrejt me ēėshtjen. Njė mendim i tillė nuk e bėri megjithatė Huan Maria Kramsin tė kthente mendjen. Nė sheshin e vogėl "Mexico", vendi ku pėrherė ngatėrrohej pak gjersa e gjente rrugėn pėr nė ambasadėn shqiptare, ai ngadalėsoi ecjen. Mė nė fund e gjeti. Rruga "Longchamps", e ngushtė dhe e lagėt, ishte e shkretė. Pas disa minutash ai ishte nė Rue de la Pompe. Kati i parė i ndėrtesės sė ambasadės shqiptare ishte i ndriēuar. Ndėrsa kėrkonte njė vend ku tė linte makinėn, ai mendoi se ishte me tė vėrtetė njė marrėzi qė kohėn mė tė madhe tė kėsaj mbrėmjeje ishte i detyruar ta harxhonte pėr parkimin e makinės. Edhe pa kėtė kohėn e kishte mjaft tė shtrėnguar. Tani i vinte vėrtet shumė keq pėr atė gjysmorėn e humbur nė ambasadėn e Kamboxhias. Po tė mos kishte shkuar atje, me siguri do t'i mbetej aq kohė sa tė hidhte njė sy dhe te rumunėt. Gjatė gjithė kohės qė ndenji nė pritjen e shqiptarėve nuk iu nda ky mendim. Pritja ishte vėrtet e gjallė, por e njė lloj gjallėrie qė atij s'i pėlqente. Njerėzit ishin disi tė shpėrqendruar, mė tė gėzuar se ē'duhej, gjė qė i bėnte bisedat tė mos kishin vazhdimėsi. Disa herė me tė njohurit e vet, shqiptarėt, deshi tė shtrohej nė bisedė pėr ca ēėshtje lidhur me botėn e tretė, por pati pėrshtypjen se ata s'kishin qejf tė zgjateshin pėr njė gjė tė tillė. Sikur kjo tė vinte nga njėfarė druajtjeje ose paqartėsie, atij do t'i dukej nė njėfarė mėnyre e pranueshme, por e keqja ishte se s'ishte ashtu. Pati pėrshtypjen se shkaku ishte thjesht njėfarė mėrzie qė shkaktonte kjo temė, dhe qė ata pothuajse nuk e fshihnin. Madje njėri prej tyre, pasi e mbajti me zor njė gogėsimė, i tha me njė zė tė shkujdesur: - Shoku Krams, a s'mund tė bisedojmė pėr njė gjė mė serioze? ėshtė vėrtet mėrzi... do tė thosha njė muhabet kinezėsh... - Si ? - ia bėri i habitur Huan Maria Kramsi. - Ju mendoni se bisedat mund tė ndahen nė... Tjetri i buzėqeshi gjerė, duke bėrė njė lėvizje dore krejt tė pakuptueshme. -Vallė, a duhet vrarė mendja kaq shumė pėr gjėra tė tilla? Dėgjomėni mua, mos e prishni gjakun. -Ashtu? - tha Huan Maria ftohtė. E qartė, tha ai me vete. Nė njėfarė mėnyre ishte e qartė. Ishte ashtu siē kishte filluar tė dyshonte kohėt e fundit. Madje kohė mė parė kishte vėnė re disa shenja. U mėnjanua nė njė kėnd, por zhurmėria e pritjes, xixėllimat e bizhuve tė grave dhe tė qeshurat e arrinin megjithatė. I shpėrqendruar ndiqte me sy vėrtitjen e tė ftuarve, shumica me nga njė gotė nė dorė, qė e mbanin nė atė mėnyrė si tė ishte kandil qė po u ndriēonte udhėn... pėr nė theqafje... Nga mpirja e shkėputi njė e prekur nė sup. - Shoku Krams ? Mirėmbrėma. Nėn tufėn tepėr tė madhe tė flokėve tė errėt plot dredhka, fytyra e tjetrit dukej mė e vogėl e nė e zeshkėt se ē'ish. Kramsi mezi e solli ndėr mend kush qe. Ishin njohur dy vjet mė parė nė njė takim ndėrkombėtar, ku marokeni pėrfaqėsonte njė lėvizje qė kishte lidhje me Saharėn. Pastaj e kishte takuar pėrsėri nė njė Kongres, ku tjetri pėrfaqėsonte njė lėvizje, e cila, ndonėse kishte lidhje prapė me Saharėn, mbronte tė tjera ide e kėrkonte tjetėr gjė. - Si shkojnė punėt? - e pyeti Kramsi. - Eh, jo dhe aq mirė. Patėm prapė pėrēarje kohėt e fundit. Tani po rigrupohemi. Nė njė rast tjetėr Kramsin do ta interesonte kjo bisedė, por njė vit mė parė, duke studiuar njė tufė materialesh pėr lėvizjen qė kishte lidhje me Saharėn, ai qe ngatėrruar aq keq, saqė gati kishte hequr dorė prej saj. Nė tė vėrtetė ishte shumė vėshtirė tė kuptoheshin shkaqet dhe logjika e ndryshimeve tė programit tė saj, aq sa erdhi njė ēast qė Kramsi tė besonte se tė tilla nuk kishte dhe, t'i kėrkoje ato, ishte njėlloj si tė kėrkoje logjikėn e lėvizjes sė erės mbi shkretėtirė. Nga frika se mos tjetri niste t'i jepte shpjegime pėr atė qė ngjante e pashpjegueshme, Kramsi e pyeti nėse kishte dėgjuar gjė pėr vizitėn qė thuhej se presidenti amerikan do tė bėnte nė Kinė. - Kam dėgjuar, - tha marokeni. - Por me sa mė kanė zėnė veshėt nuk ėshtė veēse njė bllof... -Bllof? Tjetri bėri "po" me kokė. - Njė bllof, a nuk thuhet kėshtu nė frėngjisht? Domethėnė njė kurth i madh ashtu si ajo puna e lulėzimit tė njėqind luleve ... Hi-hi. - E kush ta tha kėtė ? - Njė mik i besuar. Mao Ce Duni do tė ngrejė tė njėjtėn grackė si atėherė. Do tė hetojė kush do tė gėzohet nga ky lajm, kush do tė bėhet gati tė lėvizė, tė ngrejė kokėn dhe pastaj... fap, si atėherė. Godit pa mėshirė, shkul nga rrėnjėt, asgjėso. Revolucioni kulturor do tė pėrtėrihet mė i tmerrshėm se mė parė. Dhe ajo ēka i shpėtoi njė herė furtunės s'do t'i shpėtojė dot mė. -Ashtu... - ia bėri Kramsi mendueshėm. - Domethėnė vizitė s'do tė ketė. -Kėtė s'e di, - tha marokeni. - Vizita edhe mund tė bėhet, por kjo s'ndryshon asgjė. Gracka do tė punojė njėlloj. Kramsi pėr herė tė parė buzėqeshi. -Mė dhe njė lajm tė bukur, shkretėtirs. -Si, si? - pyeti marokeni. -Tė quajta shkretėtirs... lidhur me Saharėn.. Po ti, nė qoftė se e merr pėr fyerje, tė kėrkoj ndjesė... Mua vetė, armiqtė e mi, mė kanė quajtur njė herė kėshtu. Dhe mua aq mė bėn. Atij prapė i shkoi mendja te pritja rumune dhe pa orėn. Dyshonte nėse do tė mundte tė arrinte. Megjithatė, pasi u nda nga marokeni, u vėrtit edhe njė herė nė sallonin e madh, pastaj doli pėrjashta, pa rėnė fare nė sy. Shiu vazhdonte tė binte. Gjersa arriti te makina, flokėt iu bėnė qull. Kohė e ndyrė, murmuriti. Iu desh tė humbiste mjaft kohė gjersa tė dilte nė rrugėn "Sainte Dominique". Nga porta e ambasadės rumune po dilnin me sa dukej tė ftuarit e fundit. Kur ai u afrua, ata ende po ndaheshin me njėri-tjetrin, pastaj sa bėnin dy hapa pėr t'u larguar ktheheshin pėrsėri, thoshin diēka dhe prapė bėnin njė pėrpjekje tė pasuksesshme pėr t'u ndarė. Huan Maria e kishte vėnė re se mirėsjellja e tė dehurve ishte po aq e bezdisshme sa edhe sherri i tyre, ndaj, kur njėri prej tyre i drejtoi shikimin plot ngazėllim, i gatshėm pėr t'i folur, ai u largua me shpejtėsi. Hyri nė makinė dhe, pa e menduar se ku do tė shkonte, ndezi motorin. Pėr ambasadėn vietnameze as qė bėhej fjalė nė kėtė orė. Le qė edhe sikur pritja tė vazhdonte, atij i qe shuar ēdo dėshirė pėr tė shkuar atje. Kjo mbrėmje ishte me tė vėrtetė e dėshtuar. Ai e ngiste makinėn ngadalė, pa vendosur nė ē'drejtim tė shkonte. Dritat e kuqe tė sprapsme tė makinave qė ecnin pėrpara tij linin ca gjurmė tė turbullta gjaku mbi asfaltin e lagur. Mbrėmja kishte qenė vėrtet e dėshtuar. Dhe tamam njė mbrėmje e tillė, prej sė cilės ai diēka kishte pritur. Megjithatė, kjo ndodhte shpesh, e qetėsoi veten ai. Tamam atėherė kur njeriu pret diēka prej njė mbrėmjeje, qėllon qė nuk merr asgjė prej saj. Ai vazhdoi ta ngiste makinėn aq ngadalė, sa mund ta lejonte rrjedha e makinave tė tjera. Sikur tė mos ishte kjo kohė e pėshtirė, do ta linte makinėn nė ndonjė rrėzė trotuari dhe me kėnaqėsi do tė vazhdonte tė ecte mė kėmbė gjer nė shtėpinė e tij. Nė tė vėrtetė kishte kaq shumė nevojė pėr tė ecur mė kėmbė atė natė, nė njė nga ato gjendjet e rralla, kur dehja e mendimit e bėn trupin tė mpirė gjersa e sfilit krejtėsisht. Kjo ishte njė mbrėmje qė kishte nevojė pėr njė pėrndezje tė tillė. Mirėpo timoni i makinės, vetė grahja e saj, sinjalet, dritat e semaforėve, duke e tėrhequr mbi vete njė pjesė tė vėmendjes sė tij, ia kufizonin ekstazėn. Huan Maria Kramsi e ndiente se kishte ardhur njė ēast kthese nė jetėn e tij. Nė dimrin e vitit 1961 , nė kohėn e pėrēarjes sė madhe tė kampit socialist ai kishte kaluar njė gjendje tė tillė gjysmėdelirante Ditė dhe net me radhė diskutime tė pafundme nė kafenetė "Madrid" dhe "Cardinal", debate, rrahje mendimesh, net pagjumėsie, mėdyshje, lėkundje, udhėtimi i rrufeshėm nė Tiranė, udhėtimi nė Moskė, nė Pekin, kthimi prapė nė kafenenė "Cardinal", net tė tjera pa gjumė dhe mė nė fund zgjedhja e barrikadės: me shqiptarėt dhe kinezėt kundėr sovjetikėve. Shumėkush nuk e kishte kuptuar atėherė arsyen e zgjedhjes sė tij. Kishin bėrė lloj-lloj pandehmash, mandej kishin qeshur me ironi dhe prapė qenė pėrpjekur tė gjenin arsyet pėrse Huan Maria kishte braktisur sovjetikėt pėr hir tė shqiptarėve dhe kinezėve. Shkaqe banale interesi? Kjo binte vetvetiu, sepse dihej se sovjetikėt kishin mundėsi shumė mė tė mėdha pėr tė tėrhequr interesaxhinjtė sesa Shqipėria e vogėl dhe Kina e varfėr. Mbeteshin arsyet sentimentale, njėfarė romantike pėrzier me dhimbsuri pėr vendet e... vogla ose tė varfra, mirėpo edhe kėtu ngatėrrohej gjithēka. Nė qoftė se sentimentalizmi shkaktohej prej vogėlsisė, atėherė dihej se vėrtet Shqipėria qe e vogėl, por ndėrkaq Kina ishte tri herė mė e madhe nė popullsi se Bashkimi Sovjetik, kurse po tė ishte shkak varfėria, ajo mund tė qėndronte vetėm pėr Kinėn, sepse Shqipėria jo vetėm qė ishte shumė mė e pasur se Kina, por nuk ishte ndoshta mė e varfėr se Bashkimi Sovjetik. Kėtė herė kishte qenė radha e Huan Maria Kramsit pėr tė nėnqeshur me ironi. Hamendėsuesit kishin qenė tė detyruar mė nė fund tė pranonin se nė zgjedhjen e Kramslt nuk kishte luajtur rol as interesi banal, as sentimentalizmi, por thjesht bindja nė parimet. Tani gjithēka pak a shumė do tė pėrsėritet, mendoi ai me po atė nėnqeshje tė ftohtė nė fytyrė. Tani pėrēarja shqiptaro-kineze po merr dhenė dhe ata do tė vrisnin mendjen tė gjenin arsyet pėrse ai po anonte mė tepėr nga njėra anė dhe prapė do tė pėrsėritnin gjithė arsenalin e vjetėr tė pandehmave, interesin, romantikėn, sentimentalizmin ndaj mė tė voglit apo mė tė varfrit, parimet e doktrinės. Dritat e vitrinave, duke i rėnė anash, e bėnin nėnqeshjen e tij enigmatike. Ende s'ia kishte thėnė askujt, por e ndiente se kėtė herė po anonte nga kinezėt. Ishte diēka e vendosur jo thjesht nga logjika, as nga ndjenja, aq mė pak nga llogaritė cinike qė mund tė bėnin politikanėt, jo, ishte pėrtej tė gjithave, madje pėrtej parimeve dhe gati-gati jashtė vetes sė tij. Grumbulli i makinave ishte ndalur pėrpara njė udhėkryqi dhe njerėzit qė i ngisnin ato, tė ulur nė ndenjėset e pėrparme, tė ndarė nga xhamat e trashė, me shikimin nga shenja e kuqe e semaforit, dukeshin tė largėt dhe jashtė kohe. Ai po mendonte se si do tė kėrkonin mė kot gjithfarė shkaqesh qesharake pėr tė shpjeguar animin e tij nga kinezėt, do tė pėrmendnin ndoshta faktin qė Mao Ce Duni e kishte pritur gjatė vizitės sė tij nė Pekin, kurse Enver Hoxha nė Tiranė jo; do tė thoshin ndoshta marrėzira tė tjera, kurse tė vėrtetėn s'do ta gjente askush. Ai ishte i sigurt pėr kėtė, pėrderisa ai vetė s'do tė ishte nė gjendje ta formulonte atė me fjalė. Disa herė, nė ēastet e rralla kur mendimi arrinte tė depėrtonte ashtu turbull-turbull nė thellėsitė e qenies sė tij, kishte pyetur veten se kur vallė i kishte lindur pėr herė tė parė kjo dashuri, nė qoftė se mund tė quhej kėshtu, pėr atė qė ndėrgjegjja e tij, kushedi pse, e kishte quajtur "jetė komitetesh". Duhej tė kishte qenė diku nga mosha shtatėmbėdhjetė-tetėmbėdhjetėvjeēare (inicialet e grupit midis tė cilit i qėlloi tė ndodhej nė pasdarke tani i kishte harruar, shumė hollėsira tė tjera ishin fshirė nga kujtesa), por shija e veēantė, e pangjashme me asgjė tjetėr, e debatit, qė lidhej me mundėsinė e pėrēarjes sė grupit, me njėfarė pikėllimi pėr kėtė gjė, tė pėrzier me gėzimin pėr lindjen e njė grupimi tė ri, dhe tė gjitha kėto bashkė tė pėrziera me shijen e rrezikut, qė herė ngjante i vėrtetė, herė i gėnjeshtėrt, i kishte mbetur e gjallė nė kujtesė. Ky kishte qenė vetėm fillimi. Dalėngadalė magjepsja erdhi duke u shtuar; njė univers i tėrė, i panjohur gjer atėherė, nisi ta thėthinte dalėngadalė tėrė jetėn e tij. Ai i zbehu, pastaj nisi t'i shuante njėrin pas tjetrit jo vetėm pasionet, por gjithė tėrheqjet e tjera tė jetės: koleksionet e ndryshme tė rinisė sė parė, skitė dimėrore, plazhin, premierat teatrale, vajzat, librat, muzikėn, pikėllimin e vjeshtės, perėnditė greke, planetėt, historinė, prindėrit. Njė pjesė e tyre nisėn t'i bėheshin tė huaja, njė pjesė tė pakuptimta. Jetėn e tij e kishin mbushur tani tė tjera gjėra. Njė deviacion nė vijėn e pėrgjithshme politike tė njė partie apo grupi i dukej mė interesant se kujtimet e gjithė verave tė tij. Gjithė qenia e tij jetonte tani me kongreset e partive tė shumta, grupeve dhe fraksioneve tė reja tė lindura pas thėrrmimit tė partive komuniste apo marksiste-leniniste, me plenumet e programet e shpallura, ndryshimet nė linjėn e pėrgjithshme, dy vijat apo tri vijat nė gjirin e tyre, pikėpamjet reformiste, tendencat sindikaliste, rrugėt e kalimit nė socializėm, pikėpamjet pėr dhunėn, pėr mjetet paqėsore, pėr terrorin, anarkosindikalizmin, kompromisin historik, botėn e tretė. -A s'ke mėrzi nga tė gjitha kėto? - i kishte thėnė njėherė njė shok. Huan Maria Kramsi ishte zemėruar si rrallėherė nė jetėn e tij. Kishin polemizuar gjatė gjer nė mesnatė nė kafenenė ku mblidheshin majtistėt kolumbianė, pranė sheshit tė operės, pastaj pas mesnatės nė rrugė, dhe prapė nė njė bistro, gjer ndaj tė gdhirė. E kishin akuzuar njėri-tjetrin pa mėshirė, kishin cituar nė mėnyrė tė turbullt Trockin, Marksin, Stalinin, Leninin, Ēe Guevarėn, Mao Ce Dunin. Kramsi e kishte akuzuar shokun e tij pėr nja shtatė deviacione, kurse tjetri i kishte thėnė ndaj tė gdhirė: e di ē'je ti, Krams, ti je antijeta, djalli vetė. Po, nė njėfarė mėnyre ashtu jam, i kishte thėnė Kramsi, unė e mohoj kėtė jetė nė emėr tė njė jete tjetėr qė do tė vijė. E nė qoftė se as ajo jetė nuk tė pranon?, i kishte thėnė tjetri. E ke menduar se, po tė largohesh kaq shumė nga jeta njerėzore, nga ajo qė ti me pėrbuzje e quan "malli i jetės" mund tė pėrēudnohesh kaq shumė, saqė po tė duash tė kthehesh prapė ajo s'ka pėr tė tė pranuar mė, ashtu siē ėshtė e papranueshme njė fantazmė? Gjepura, kishte thėnė Kramsi, llafazanėri mikroborgjeze, kurse tjetri kishte vazhduar: njė hije, ja ē'je ti, Krams. Ata kishin vazhduar tė grindeshin nė agun e lagėsht, kur siluetat e kalimtarėve ngjanin vėrtet si nga njė botė tjetėr, dhe nė ēastin e ndarjes, madje kur kishin bėrė edhe disa hapa, tjetri kishte kthyer kokėn pėr t'i thėnė: hiq dorė sa s'ėshtė vonė, Krams. Njė vajtim plakash nė Ballkan ka mė shumė histori, filozofi dhe ndoshta ekonomi politike, se gjithė ato plenumet apo rezolutat tuaja trockisto-djathto-majtiste. Njė vajtim plakash nė Ballkan..., pėrsėriti me vete Huan Maria Kramsi, pa i hequr sytė nga rruga e lagėt. E kishte me siguri kėtė pėrshtypje nga Shqipėria. Shqiptarėt gjithashtu u jepnin tepėr rėndėsi historisė dhe kėshtjellave tė tyre tė vjetra plot kujtime. I ishte shmangur kaq kohė polemikės sė gjerė me ta, por tani kishte ardhur koha t'ua thoshte gjithēka qė nuk i kishte pėlqyer gjatė vizitės atje. Nė tė vėrtetė kishte pritur mė shumė nga Shqipėria. Kishte shkuar plot shpresa se do tė gjente atje shoqėrinė e re tė njerėzve tė rinj, por nuk kishte gjetur veēse njė rutinė tė zakonshme tė jetės njerėzore: njerėzit merrnin rroga, blinin mobilje dhe abazhure si kudo nė botė, kishin para nė librezė kursimi, shkonin nėpėr darka te njėri-tjetri, i qanin tė vdekurit tė dielave nė varrezat plot mbishkrime tė skalitura, shkrimtarėt botonin romane, flitej shumė pėr shqiptarėt e mbetur jashtė kufijve, nė qytete s'ishin zhdukur statujat dhe rrugėt qė mbanin emra princash mesjetarė, madje kishte njerėz qė vrisnin veten pėr ēėshtje dashurie. Ditė me radhė gjatė vizitės nė kėrkim tė botės sė re dhe tė njeriut tė ri, ai qe pėrpjekur ta bėnte veshin tė shurdhėr pėr tė gjitha kėto. Nė jetėn e punėtorėve qe interesuar vetėm pėr organizimin e bashkimeve profesionale, pėr inteligjencien donte tė dinte vetėm mėnyrat si ajo bėnte punėn fizike, dhe nė letėrsi e arte i qe dukur me rėndėsi vetėm "vajtja e shkrimtarėve nė fabrika e kooperativa bujqėsore pėr tė punuar sė bashku me punėtorėt e fshatarėt". Kur kishte marrė vesh se disa prej tyre kishin shkuar vėrtet nė to, por pas kėsaj kishin vazhduar megjithatė tė ishin shkrimtarė, me makinat e shkrimit, studiot, madje manitė e tyre, ai gati qe skandalizuar. Kur e kishte shprehur nė njėfarė mėnyre habinė e tij, shoqėruesi i tij gjithashtu qe habitur: po si do tė shkruajnė vepra ata nė qoftė se s'do tė jenė tė tillė? kishte pyetur ai. Dhe Kramsi, duke shkallėzuar habinė e tjetrit, i kishte thėnė: kurse unė ju pyes, pėrse duhet tė shkruajnė? Kishin vazhduar pikėpyetjet, buzėqeshjet, nėnqeshjet, gjersa secili e kishte kuptuar mė nė fund tjetrin. Pėr mendimin e Kramsit e vetmja rėndėsi qė kishte letėrsia nė epokėn e tanishme tė socializmit qėndronte pikėrisht nė procesin e riedukimit tė shkrimtarėve, me fjalė tė tjera, i vetmi thesar letrar i epokės s'ishin as romanet, poemat apo dramat, por ky proces shndėrrues, ēshkrimtarizues - nė mund tė quhej kėshtu - i shkrimtarit. Kėtė gjė tė re do t'ia jepte ndoshta Shqipėria botės. "Kėtė mallkim!", e kishte ndėrprerė shoqėruesi shqiptar. Kurrė mos dhėnēin mesazhe tė tilla ! Huan Maria Kramsi kishte hapur sytė. Ju mendoni se ky ėshtė njė mallkim?, kishte thėnė ai. Tjetri e kishte vėshtruar gjatė nė sy: Ndoshta ėshtė mė keq. Pas kėsaj qe pėrpjekur t'i shpjegonte se shqiptarėt nuk kishin aspak ndėr mend qė atė jetė tė tyre, tė cilėn ata me pėrpjekje mbinjerėzore kishin mundur ta ruanin nga luftėrat, uria dhe murtaja, gjatė njėzet e dy shekujve, ta thanin tani me duart e veta pėr ilustrimin e teorive tė njėrit apo tė tjetrit. Huan Maria Kramsi kishte heshtur. Nė tė vėrtetė ai kishte menduar pikėrisht ashtu. Madje ai kishte shpresuar qė shqiptarėt ishin gati tė flijonin vendin e tyre pėr hir tė ideve tė reja. Kurse ai shoqėrues po i thoshte tė kundėrtėn. Por ndoshta edhe ai s'pėrfaqėsonte mendimin e pėrgjithshėm. Kramsi kishte shpresė se midis shqiptarėve vetė duhet tė kishte tė atillė qė tė ishin nė nje mendje me Kramsin. Nė tė vėrtetė kishte pritur shumė mė tepėr prej shqiptarėve sidomos pas ndalimit tė fesė dhe mbylljes sė kishave. Atėherė qe mahnitur me ta. Shqipėria kishte kapėrcyer njė prag qė s'kishte guxuar ta kapėrcente askush. Endrra qė Niēja kishte profetizuar nė "Antikrishtin" e tij po realizohej. Net tė tėra Kramsi nuk pėrfytyronte veē buldozerėt qė rrėnonin kishat e katedralet, kambanoret e thyera, kryqet qė binin. Dhe kjo po ndodhte nė njė nga vendet qė nė mesjetė kishte qenė njė nga avanpostet e krishterimit. A s'ishte perplasur mbi tė dallga e parė e furisė islamike? A nuk ishte quajtur heroi i tyre kombėtar. Skėnderbeu, mbrojtės i krishterimit evropian? Tė dy fetė ishin ndeshur kėtu skėterrshėm. Asnjėra s'qe sprapsur gjersa nė mbarim tė katrahurės Shqipėria kishte pėrfunduar nė dy fe, ashtu si heroi i saj me dy emra, njėri i krishterė e tjetri islamik. Gjergj dhe Skėnder. Tani e gjithė kjo do tė merrte fund. Tempujt e tė dy palėve do tė rroposeshin si nė tėrmet. Ē'ėshtė e vėrteta, kur pėrfytyronte rrėnimin, nė mendjen e Kramsit vetonin vetėm kambanoret e kishave dhe pothuajse asnjėherė minaretė. Kjo vinte ndoshta nga njė keqardhje e fshehtė pėr to, qė lidhej me sa dukej me miqtė e tij tė shumtė nga bota e tretė dhe ndoshta akoma mė thellė me njė simpati tė tij tė fshehtė pėr islamin. Por zhdukja e fesė nuk do ta gazmonte aq shumė Kramsin nė qoftė se nuk do tė parathoshte njė tjetėr proces. Ai ishte i bindur se kishat do tė tėrhiqnin pas vetes nė varr njė kulturė tė tėrė tė vjetėr: shekuj letėrsie lė shkruar nga shkrimtarė murgj, ikonat mesjetare, piktorė, poetė, filozofė, vetė Gjergj Kastriotin dhe legjendėn e tij shkatėrrimtare. Por edhe kjo nuk mjaftonte, kishte shumė gjėra tė tjera pėr t'u zhdukur: ceremonira, mėnyra tė menduari, tė jetuari, njė koleksion i pafund zakonesh gjer te darkat qė ai i urrente veēanėrisht. Ishte marrė njėfarė kohe me to, kishte gjetur p.sh. se e ngrėna e shoqėruar me bisedė sidomos natėn, domethėnė darka nė kuptimin qė i japim sot, dhe qė ishte sipas tij njė nga tė kėqijat mė tė mėdha tė njeriut, ishte shpikur prej grekėve tė vjetėr. Kishte bindjen se pa zhdukjen e saj nuk mund tė mendohej ajo qė quhej krijimi i njeriut tė ri. Kishte skicuar madje edhe projektin e njė studimi tė ardhshėm: "Darka, opozita e fundit kundėr botės sė re" ku festimi i ditėlindjes, darkat e pėrmortshme, krishtlindjet, natėn e Vitit tė Ri, darkėn e Krishtit, bisedat pas darke etj. etj. ai nuk i quante veēse motėrzime tė njė institucioni tė vetėm dekadent (pėr tė nuk ishte e rastit qė darka lidhej me natėn), prej tė cilit, sa mė shpejt tė ēlirohej njerėzimi, aq mė vrullshėm do tė pėrparonte. Por pėr tė gjitha kėto kishte ende kohė. Pas lajmeve pėr ndalimin e fesė nė Shqipėri ai bėri prapė njė udhėtim tė rrufeshėm pėr tė parė me sy atė qė po ndodhte. Zgjimi i parė nė Tiranė pa gjėmimin e kambanave, i qe dukur njė mrekulli, por pėr tė tjerat prapė qe zhgėnjyer. Dhe sikur tė mos mjaftonte kjo, biseda me shoqėruesin (qė ishte pėrherė i njėjti) sa vente bėhej mė nervoze. Sikur ta dinte qė Kramsin e acaronin fjalėt "komb", "atdhe", "shekuj", ai i pėrdorte ato me shumicė. Kramsi buzėqeshte me njėfarė ironie, gjersa tjetri i tha: ju thoni se jeni mik i Shqipėrisė, megjithatė unė kam vėnė re se jeni krejt mospėrfillės pėr zhvillimin tonė ekonomik si dhe pėr ēėshtjet tona kombėtare. Kramsi qe pėrgjigjur nė mėnyrė tė turbullt, por pa e mohuar njė gjė tė tillė. Tjetri, si tė donte t'ia zbulonte gjer nė fund mendimin, e solli fjalėn te dy milionė shqiptarė qė jetonin nė Jugosllavi, por Kramsit biseda pėr Kosovėn iu duk e prapambetur, nacionalizėm romantik (nė trurin e tij nuk vonuan tė sajoheshin inicialet NR), madje nuk e fshehu qė ishte pak i zhgėnjyer qė komunistėt shqiptarė, pėr tė cilėt ai kishte kujtuar se ishin ngritur mbi keto paragjykime kombėtariste, merreshin ende me to. Atėherė shqiptari qe nxehur edhe mė dhe biseda kishte mbėrritur nė kufijtė e grindjes. Nga fjalėt plot pezm pėr kuptimin borgjez apo proletar tė atdheut dhe kombit, kishin kaluar tek idolet e tejkaluara kombėtare (ITK, murmuriti gati me zė Kramsi), dhe te genocidi kundėr shqiptarėve tė Kosovės i serbomadhit Rankoviē, genocid qė Kramsit i dukej krejt i parėndėsishėm nė krahasim me shfrytėzimin e pėrditshėm tė klasės punėtore, gjersa kishin pėrfunduar nė atė qė po ndodhte nė Kamboxhia. Askush s'mund ta dijė ku fillon Kamboxhia, kishte thėnė plot helm shqiptari, nė tokėn kamboxhiane, nė Pekin apo ndoshta nė kafenetė e Parisit. Ai ia kishte ngulur sytė Kramsit sikur t'i thoshte: Kamboxhia ndoshta fillon te ti. Huan Maria e kishte gėlltitur me zor tėrbimin. Mė vonė nė hotel e kishte qetėsuar veten. Nė fund tė fundit s'kishte pse tė mėrzitej. Pavarėsisht nga teprimet, nė thelb s'ishte kundėr asaj qė po ndodhte nė Kamboxhia. Le ta quajnė Huan Antijeta, hije, djall, atij aq i bėnte, pėrderisa nė njėfarė mėnyre ashtu ishte vėrtet sipas mendjes sė tyre rutinore. Ai duhej tė mėrzitej jo pėr kėtė, por pėr tjetėr gjė, dhe pikėrisht pėr faktin qė ende zemėrohej nga epitete tė tilla. Kjo tregonte se procesi i evoluimit brenda vetes sė tij ishte ende i pakryer. Gjatė gjithė kohės sė vizitės nė Shqipėri, duke e ndier pa pushim presionin e asaj qė quhej "malli i jetės" dhe qė sipas tij s'ishte veēse njė lyrė e vjetėr e keqe, siē janė gjithė lyrat qė pėrdoren shumė herė, dhe prej sė cilės sa mė parė qė tė shpėlahej planeti i Tokės, aq mė mirė do tė ishte, ai mbyllej nė dhomėn e hotelit midis materialeve tė shkruara qė kishte sjellė me vete. Dalėngadalė zhytej nė to, larg zhurmave, aromave, thirrjeve ngacmuese, gjersa e ndiente veten plotėsisht tė qetė. Sepse, pavarėsisht se armiqtė e saj e quanin atė "shkretėtirė frazash", "mbretėri e frazave boshe", "Sahara politikaniste" etj., ajo ishte pėr tė bota e vetme pėr tė cilėn ia vlente tė jetohej dhe tė luftohej. Me orė tė tėra i pėlqente tė rrinte mbi letrat ku kishte shėnuar gjithēka pėr atė botė: partitėt grupet e majta apo tė djathta, trockistėt, komunistėt, eurokomunistėt, marksistė-leninistėt, maoistėt, pikėpamjet e tyre, fraksionet, nėnfraksionet, taktikat e luftės, ndryshimet, kundėrshtimet, lidhjet ndėrkombėtare. Ai e njihte mirė atė univers, kishte qenė vetė nė disa prej atyre grupeve, madje nė udhėheqje tė tyre, kishte marrė pjesė nė debate tė pafundme, gjersa fraksion pas fraksioni kishte pėrfunduar nė "Humanité rouge". Por edhe duke qenė vetėm nė njė grup, e ndiente veten tė lidhur, qoftė edhe me fije armiqėsore, me tėrė atė galaktikė, qė vėrtitej ngadalshėm pa pushim pėrreth tij: Komiteti i Iniciativės pėr njė Lėvizje Revolucionare (CIMR), me prirje trockiste me shumė spanjollė nė komitetet e saj dhe me lidhje ndėrkombėtare. Lėvizja e 22 Marsit (M 22 ), me prirje centriste, qė ishte kundėr drejtimit tė partisė dhe kundėr shtetit tė punėtorėve. Liga Komuniste (LC) trockiste, qė organizonte manifestime gjysmėfolklorike, s'bėnte dallim midis stalinistėve dhe revizionistėve duke i quajtur kėta tė fundit stalinistė qė kanė ndėrruar emrin pėr tė tradhtuar mė mirė, dhe qė dilte nė demostratė duke skanduar fjalėt: Ho-ho-ho-Ho-shi-min, kur adhuronin Hoshiminin; Ēe-Ēe-Ēe-Ēe-Gue-vara, kur adhuronin Guevarėn dhe tani pėrpiqeshin tė uzurponin prej "Humanité rouge" Ma-Ma-Ma, Mao-Ce-Dunin. Lufta Punėtore (LO), gjithashtu trockiste, qė pėrdorte herė-herė dhunėn fashiste. Qendrat e Iniciativės Komuniste (CIC) me militantė, qė, pėr fat tė keq, kishin autoritetet qė nga Lufta e Dytė Botėrore. E Majta Proletare (GP), qė hiqej si maoiste dhe bėnte sabotime pėr tė nxitur turbullira sipas formulės sė Ēe Guevarės "Provokacion-Represion-Revolucion !" Pastaj me radhė Fronti Unik Punėtor (FUP); Aleanca Marksiste Revolucionare (AMR); Grupet Anarkiste tė Aksionit Revolucionar (GAAR), Federata Anarkiste (FA), Internacionalja Situacioniste (IS) etj. etj., tė gjitha me programet e tyre, vijat politike, pikėpamjet pėr diktaturėn e proletariatit, partinė, shtetin, tė ardhmen. Me asgjė tjetėr Huan Maria Kramsi s'do ta ndėrronte kėtė botė qė vlonte nga pasionet. Le ta quanin si tė donin; antijetė; tragjikisht steril; apo homo inhumanum, ajo ishte botė e tij e vetme (BV), Kramsi qeshi me vete pėr inicialet qė iu renditėn padashur nė mend. Gjatė vizitės nė Kinė kishte qenė shumė mė i qetė. Asnjė forcė nuk e kėrcėnonte atje BV-nė e tij. Mijėra e qindra mijėra formula qėndronin rreth e rrotull saj pėr ta mbrojtur nga sulmi banal i asaj qė quhej jetė. Pėrpara fjalėve nė dukje tė pafajshme, koha u ftoh sot, pasdite e mėrzitshme, tė dashurit etj. etj., bėnin rojė formulime tė reja gjuhėsore, parulla, parulla tė vėrteta dyshe, treshe, katėrshe, dy tė drejtat dhe tri tė shtrembrat, katėr porositė kryesore, shtatė tė metat, pesė virtytet e dhjetė tė kėqijat etj. etj., pėrherė syēelėta pėr tė mos lėnė infektimin e BV-sė prej asaj murtaje qė quhej "malli i jetės", armikja kryesore e saj. Kramsi kishte qenė i mahnitur prej Mao Ce Dunit kur ishte njohur me thėnien e tij se komunizmi mund tė vononte nė botė dhjetė mijė vjet. Njė natė tė tėrė kishte qėndruar pa gjumė nga entuziazmi. Vėrtet mendimi nuk kishte qenė krejt i ri, sepse edhe mė parė ishte thėnė se s'kishte as mundėsi e as rėndėsi ardhja e komunizmit, mjaftonte qė ai, duke qenė si njė shpresė nė horizont, ta pėrmirėsonte botėn, megjithatė ideja mund tė quhej e re, sepse thuhej jo mė thjesht prej njė teoricieni, por prej udhėheqėsit tė njė vendi, madje gjigant, ku sipas tij revolucioni proletar kishte triumfuar. Atė natė pagjumėsie Huan Maria Kramsi ishte kthyer e rikthyer shumė herė te kjo ide, pa dalluar dot mirė ē'ishte e tij dhe ē'ishte e huaj nė ato qė mendonte. Komunizmi jo vetėm ishte, por duhej tė ishte i paarritshėm. Ai mund tė ekzistonte vetėm nė kėtė formė, si ai ylli qė ėshtė yll gjersa ėshtė larg. Mbėrritja e tij, ose mė mirė pėrplasja me tė, sepse dihej qė mbėrritja e yllit s'ėshtė veēse pėrplasje, do tė ishte katastrofė. Pas tensionit mijėravjeēar njerėzimi do tė squllej pėrnjėherėsh, degradimi i tij do tė ishte i rrufeshėm, gjithēka do tė merrte fund brenda disa vjetėsh. Mao Ce Duni pa dyshim kishte tė drejtė vetėm se ai s'kishte guxuar ta shprehte gjer nė fund hapur mendimin e tij. Por kjo ishte e kuptueshme. nuk mund tė thoshte ai se komunizmi s'duhej tė vinte. Por edhe kaq, mjaft kishte thėnė. Duhej tė ishe i mangėt nga trutė, tepėr mendjeshkurtėr pėr tė mos kuptuar se gjithēka qė dukej sikur e afronte komunizmin, zhvillimi ekonomik, marrėdhėniet ndėrnjerėzore etj. s'bėnin gjė tjetėr veēse shtonin rrezikun e vdekjes sė tij. Ndaj duhej tė goditeshin ato pa mėshirė, tė flijoheshin, mundėsisht tė harroheshin, nė emėr tė largėsisė sė yllit. Kamboxhia ėshtė te ti... Hm, ia bėri ai me vete. Kamboxhia natyrisht, madje edhe krime tė tjera tė ardhshme... Mendimi se ai ishte njė figurė thellėsisht tragjike e dehu njė copė herė mekshėm. Kishte dalė nė sheshin Concorde, por ishte kaq i pėrpirė nga dehja, saqė, sikur dikush t'i pėshpėriste te veshi: kujdes, nė shesh ka koka tė prera mbretėrish, atij nuk do t'i vinte aspak ēudi, por do tė zigzagonte me veturė pėr tė mos i shkelur ato. Ai mendonte se ishte vėrtet njė figurė tragjike, por e pranonte kėtė fat. Me tėrė qenien e tij e ndiente se nė pėrēarjen e re e kishte bėrė ndėrkaq zgjedhjen e tij. Por edhe sikur tė zhgėnjehej njė ditė prej kinezėve, ishte i vendosur tė mos hiqte dorė. Bota e tretė ishte njė univers i tėrė, ku mund tė vėrtitej pėr tė mbjellė idetė e tij. Dhe nė qoftė se nuk do t'i ecte puna nėpėr qytetet dhe fshatrat, do tė shkonte nė shkretėtirė, nė tributė primitive, atje ku, pėr tė kuptuar fjalėt "pikėllim vjeshte", duhej tė kalonin sė paku njė mijė vjet. Kamboxhia fillon te ti... Po te ju, ē'fillon te ju?, mendoi ai me mllef, duke iu shmangur nė castin e fundit gėrvishtjes me njė veturė qė ecte pėrskaj, grahėsi i sė cilės vuri gishtin te tėmthi dhe tundi kryet kėrcėnueshėm: mos je gjė i luajtur? Tė luajtur jeni ju !, tha ai me zė. Tė gjithė, pa pėrjashtim. Tė luajtur dhe meskinė gjer nė neveri. Kurse ai asgjė s'e kishte bėrė pėr interesa banale. Edhe kur gjatė vizitės nė Kinė gjysmė me shaka, gjysmė me cinizėm, nė radhėt e tė huajve evropianė ishte pėshpėritur se Mao Ce Duni do ta bėnte bir nė shpirt, pao pei (pėshpėrimė e cila nuk qe krejt pa baza); njė mundėsi e tillė nuk shkaktoi tek ai as ėndrra pushteti dhe as ėndrra tė tjera pėrfitimesh banale. Nė tė vėrtetė, nė thellėsi tė tij ai kishte ėndėrruar, dhe disa herė kishte menduar se mund tė bėhej njė ditė njė sundues. Por jo si tė tjerėt. Ai ishte i njė mendjeje me ata qė thoshin se sunduesi i vėrtetė ishte ai qė ishte i zhveshur nga pushteti, por shkonte edhe mė larg. Pas mendimit tė Kramsit, tė ishe i zhveshur nga pushteti, nuk mjaftonte. Tė tillė kishin qenė Marksi, Krishti, Buda, Ēe Guevara, megjithatė nė njėfarė mėnyre sundonin me anė tė librave, ideve ose thėnieve tė tyre. Kramsi ishte pėr njė lloj sunduesi tė zhveshur edhe nga kėto. Ky do tė ishte demiurgu i vėrtetė i lėvizjes punėtore botėrore, gjysmė i shfaqur, gjysmanonim, pa libra, pa idera tė tij, mundėsisht pa emėr. Por e gjitha kjo ishte ende tepėr larg... Tani pėr tani ai ishte militanti majtist Huan Maria Kramsi, pėr disa donzhuan e pėr disa donkishot i lėvizjes. Kishte edhe njė nofkė tė tretė, Huan Mao Maria, ose shkurt Marihuana, tė ngjitur qysh nga vizita nė Kinė, kur u pėshpėrit pėr herė tė parė pėr projektin e Maos pėr tė ndryshuar Evropėn me anė tė drogės. Ishte njė nofkė e ngjitur me ligėsi, por qė nuk e nervozonte megjithatė Kramsin. Ndėrsa e ēonte makinėn nėpėr bulevardet e mėdha ai ishte nė mėdyshje tė shkonte nė kafe "Madrid", ku mblidheshin militantėt amerikano-latinė nė pėrgjithėsi, apo te kafja ku mblidheshin portugezėt. Mė nė fund gjeti njė vend pėr makinėn pranė kafes sė portugezėve dhe hyri brenda. Ndėrsa kėrkonte me sy ndonjė fytyrė tė njohur nė ato pak tryeza qė ishin me njerėz, vėshtrimi i tij ngriu papritur nga habia. Ē'telepati, tha me vete, duke bėrė pėrpara drejt njėrės prej tryezave. Njeriu mbi tė cilin ai kishte ngulur sytė ngriti kokėn dhe vėshtrimi i tij pati po atė ndriēim habie, ndėrsa po ngrihej nė kėmbė pėr ta takuar. -C'telepati! - thirri Kramsi, duke i shtrirė dorėn. - Pak mė parė, ju kisha ndėr mend pikėrisht ju. - Si jeni,- tha tjetri, -si ia ēoni? Kujtoja se do t'ju takoja nė pritjen tonė sonte. - Unė isha te ju, - tha Kramsi. - A ėshtė e mundur? - Ē'ėshtė e vėrteta qėndrova pak dhe me sa duket s'na qėlloi tė shiheshim. - Ndoshta. - Gėzohem qė ju shoh, shoku Struga, - vazhdoi - Kramsi. - Keni kohė nė Paris? - Disa ditė, - u pėrgjigj tjetri. Po ju, nė qoftė se dėshironi tė rrini, uluni. Kėta janė shokė tė Partisė Komuniste Portugeze tė Rindėrtuar. Ndoshta ndonjėrin e njihni. Kurse ky ėshtė shoku Huan Krams, - iu - drejtua ai portugezėve. -E kam shoqėruar gjatė vizitės nė Shqipėri. Vetėm tani Kramsi vuri re tė tjerėt. Dy prej tyre i njihte vėrtet. Tė tjerėt jo. - Ne porsa mbėritėm drejt e nga Rruga e Pompės - tha Besnik Struga. - Sa keq qė s'u pamė atje! - tha Huan Maria. - Megjithatė, ē'fat qė u takuam pėrsėri. Ata i bėnė vend nė tryezė dhe ai, para se tė ulej, tha: - Mos ju prisha bisedėn? - Aspak, -tha njėri nga portugezėt,- pėrkundrazi. - Po flisnim pėr botėn e tretė. - tha njė tjetėr. - Pėr botėn e tretė? Ah, me tė vėrtetė interesante. Qysh nė ēastet e para qė u ul midis tyre, Huan Maria Kramsi e kuptoi se ajo ishte pikėrisht tryeza qė ai kishte kėrkuar gjithė asaj nate. Shumė shpejt biseda nisi tė merrte format e polemikės, sidomos midis Kramsit dhe Besnik Strugės. Portugezėt ndėrhynin pėrherė e mė rrallė, gjersa erdhi njė ēast qė nė tryezė tė flisnin vetėm ata tė dy. - Nė tė vėrtetė e prisja kėtė gjė, - tha Kramsi pas njė heshtjeje.-Domethėnė gjithēka qė pėshpėritet pėr pikėpamje tė ndryshme tė shqiptarėve pėr njė sėrė ēėshtjesh themelore, qenka e vėrtetė. -Me sa duket, -tha Besnik Struga. Ai vėshtroi njė copė herė filxhanin e kafesė, e ngriti atė, e vuri prapė mbi pjatė dhe, duke e vėshtruar pjerrtazi tjetrin, vazhdoi.-Desha tė shtoj se edhe ajo qė pėshpėritet se nė gjithė kėtė... ēėshtje... ju anoni nga kinezėt gjithashtu qenka e vėrtetė. - Me sa duket, - ia bėri Kramsi, duke buzėqeshur qė po pėrsėriste fjalėt e Strugės. Ata nisėn tė flisnin pėrsėri dhe ndryshe nga njė vit mė parė nė Shqipėri, biseda e tyre ishte tani e zhveshur nga kujdesi i mirėsjelljes. Kramsi vazhdonte tė thoshte se mohimi i botės sė tretė, mbyllja e syve pėrpara saj ishte njė marrėzi e pafalshme, kurse Besnik Struga pėrsėriste se ndarja nė njė mėnyrė tė tillė, domethėnė nė tri pjesė, e botės ishte kundėr ēdo kriteri shkencor, se ishte mė tepėr njė ndarje mitike, e ngjashme me atė qė kishte bėrė Dantja nė "Komedinė hyjnore". Kramsi e vėshtronte ngultazi, jo pa njėfarė zilie. Ky njeri ka qenė nė mbledhjen e Moskės, tha dy-tri herė me vete, ndėrsa tjetri fliste. Kramsi donte ta harronte njė gjė tė tillė, qė i jepte sipėri tjetrit, por s'mundte. Ē'nuk do tė kishte dhėnė qė tė kishte qenė edhe ai nė atė mbledhje. Do tė kishte vallė nė tė ardhmen tė atilla... tė atilla... ku gjithēka tė thėrrmohej e tė krijohej si nė katastrofat kozmike, dhe pėrēarja tė plasariste gjithēka, tejpėrtej si nė Apokalips. Biseda pėr botėn e tretė vazhdoi njė copė herė, pastaj ajo kaloi nė afrimin e kinezėve me amerikanėt dhe prapė u kthye te bota e tretė. Kramsi pėrpiqej tė mos nervozohej. Ai mund tė duronte ēdo gjė, por mohimin e botės sė tretė kurrsesi. Dialogu po acarohej pėrsėri. -Kėshtu thotė Mao Ce Duni juaj,-e ndėrpreu njė herė Besnik Struga, dhe Kramsi ngriti sytė i habitur. -Mao Ce Duni ynė?-tha ai me njė buzėqeshje tė hidhur. -Domethėnė jo mė juaji... Apo mė bėnė veshėt? - Pikėrisht, - tha Besnik Struga. - Juaji. Kramsi tundi kokėn. Ēudi, -tha. - Nuk e besoja se do tė vinte puna gjer kėtu. -Ē'ka pėr t'u ēuditur?-ndėrhyri njėri nga portugezėt. - Secili le tė marrė atė qė i pėrket. - Natyrisht, natyrisht, - tha Kramsi me mirėsjellje. -Unė e pranoj Maon. Madje me kėnaqėsi. Ai ngriti filxhanin brenda tė cilit kafeja qe ftohur prej kohėsh dhe e piu me dy-tri gllėnjka Ē'delir, tha me vete pėrgjuesi i stacionit pranė Polit tė Veriut, duke hequr njė ēast kufjet nga veshėt. O zot, ē'delir! Ai fėrkoi veshėt, si pėr tė hequr qė andej njė pjesė tė uturimės, pastaj i afroi pėrsėri kufjet te koka. Ishte ora mė e ngarkuar me mesazhe dhe ai s'mund t'i hiqte kufjet mė shumė se njė minutė, pa rrezikuar tė humbte ndonjė sinjal tė rėndėsishėm. Porsa kishin mbaruar pritjet diplomatike nė kreqytetet e Evropės dhe shumicėn e radiogrameve e zinin tani llomotitjet qė kishin thėnė nė to pjesa mė e madhe e tė ftuarve, tė kėmbyera pranė zallahisė, gotės sė uiskit dhe rrėmujės, tė cilat e shtonin dozėn e marrėzisė, qė edhe pa ato ishte mjaft e ngritur. Pėrgjuesi qeshte me vete kur qėllonte qė ndeshte nė tė njėjtėn bisedė tė dhėnė nė mėnyra tė ndryshme nga dy ambasada tė ndryshme. Nė pėrgjithėsi e gjithė zallahia, njė pjesė e sė cilės jepej me radiogramet, dukej se nuk kishte ndodhur nė pritje tė ndryshme, por nė njė darkė tė vetme, qė vazhdonte prej kushedi sa kohėsh dhe s'do tė kishte fund gjer nė mbarim tė botės. Ju mendoni se pas vdekjes sė Titos nė Jugosllavi s'do tė ketė ndryshime? Po aq sa do tė ketė nė Spanjė pas Frankos. E patė sot komisionin kinez tė varrimit? Rumania... politikės sė Rumanisė... Mė iku, tha me vete pėrgjuesi, pa u shqetėsuar. E dinte se do tė ndeshte pėrsėri nė tė madje gjersa t'i vinte nė majė tė hundės. Ja, prapė ata dy pėllumbat e humbur. Dhe fill pas saj diēka pėr Portugalinė, nė dukje pa rėndėsi. Parlamenti evropian... interesat e NATO-s nė Mesdhe... Spanja s'ka ndėr mend... Nė qoftė se ēmimi i naftės vazhdon tė ngrihet... o zot, po sa herė do t'i thonė tė gjitha kėto? Meqenėse detyra e tij ishte dėgjimi i mesazheve qė kishin tė bėnin me botėn komuniste, aq mė tepėr i dukej pa interes dhe e pėrsėritur gjithēka tjetėr. Megjithatė udhėzimet ishin qė tė mos nėnvlerėsohej asnjė sinjal, sepse pėrveē faktit qė bota komuniste qe futur nė tė gjitha problemet e njerėzimit, qėllonte qė nė njė bisedė, nė dukje tė parėndėsishme pėr pasionet fetare nė Irlandė, tė zbulohej diēka qė kishte lidhje me bazat sovjetike tė raketave nė veri. Nė pėrgjithėsi porosia pėr mosnėnvleftėsimin e sinjaleve ishte kryesorja nė punėn e pėrgjuesve. Ti mos e qetėso veten se atė mesazh qė do tė tė shpėtojė ty do ta kapė pėrgjuesi tjetėr. Mendo gjithmonė se je pėrgjuesi i vetėm i botės. Veē kėsaj, tė gjithė pėrgjuesve u ishte bėrė e qartė se radiogramet e hapura, kapja e tė cilave ishte detyrė e tyre, ishin shpeshherė aq tė rėndėsishme sa tė mbyllurat. Madje kishte shtete, sidomos tė vogla, qė, duke pasur frikė se kodi i tyre i shifruar ishte i zbėrthyeshėm lehtė nga shtetet e mėdha, qėllonte qė dėrgonin mesazhe tė rėndėsishme fare hapur, duke shpresuar qė ato tė mos binin nė sy, pikėrisht nga mungesa e plotė e kujdesit pėr t'i fshehur. Lindja e Mesme... interesat sovjetikė natyrisht, por... doli se Shqipėria nuk paska qenė satelite e Kinės. Njė afrim me sovjetikėt nuk pėrjashtohet... NATO nė Greqi... Tani qė Bazat e Groenlandės... E patė komisionin kinez tė varrimit? Natyrisht, miku im, njė komision kinez varrimi ėshtė pėrherė njė gjė tepėr interesante... E nė Gjirin Persik ju mendoni se... Nė Detin e Vdekur... Mendo sikur je i vetmi pėrgjues i botės. Ai shkundi kokėn pėr tė larguar dremitjen. Do tė ēmendem ndonjė ditė, mendoi. Njė fqinj sikur tė pėrgjoje nga muri i banjės dhe kishe rrezik tė ēmendeshe, jo botė e tėrė. World's murmuring. Turbull i kujtohej se kishte lexuar, apo ndoshta dėgjuar nėpėr biseda, pėr pėrpjekje shkrimtarėsh tė ndryshėm pėr tė shkruar librin total, ku tė pėrmblidhej sa mė dendur gjithė e vėrteta e botės. Madje pėrmendeshin ndonjėherė edhe shembuj, ku kjo pothuajse qenkėsh arritur, si nė njė farė romani me titullin "Finnegan's Wake", qė ai vetė s'e kishte lexuar. Atij i erdhi t'ia plaste gazit. Si mund ta shkruani ju librin e botės nė apartamentet tuaja meskine, mendoi. Librin e botės, apo mė saktė njė kapitull tė tij, mund ta shkruante vetėm ai, nė kėtė vetmi skėterre akujsh, ku terri dhe drita ishin ende tė pandara mirė nga njėri-tjetri, si nė kohėrat e Kaosit. Pėrēartjen e botės, thuaj mė mirė, mendoi. World's delirium. Nė veshė vazhdonin t'i vinin sinjalet e pafundme, midis tė cilave ndėrhynin nganjėherė valė radiosh... Gjermania do tė bėjė detyrėn e saj ndaj Evropes... Dhe nė qoftė se tanket ruse... Ballkani si pėrherė i shqetėsuar... Dhe po tė mė harrosh, ah, po tė mė harrosh, unė prapė jotja jam... Pikėrisht nė Detin e Vdekur. Sonte s'pėrmendet veē ky det, mendoi dhe ngriti dorėn t'i hiqte pėr disa sekonda kufjet, por nė ēastin e fundit dora i mbeti pezull... Kėshtu thotė Mao Ce Duni juaj, tha komunisti shqiptar. Fraza shkaktoi habi te lideri majtist evropian... Domethėnė Maoja s'ėshtė mė juaji?... Mjaft, e qartė, tha me vete pėrgjuesi, duke e shkruar frazėn nė bllokun qė mbante pėrpara. Ishte ajo historia e ftohjes sė Shqipėrisė me Kinėn. Ai i hoqi mė nė fund kufjet dhe nė ēast e mori me mend se si dukej koka e tij pa tė: e vogėl, e parėndėsishme. Qė jashtė vinte piskama e erės midis akujve, qė atij iu duk naive. Pėr disa ēaste vėshtroi kufjet ngultazi, gati me habi, pastaj ngadalė, sikur t'i vinte kokės sė tij veshėt e njė magjistari, i ngjeshi ato dhe u vu tė pėrgjonte.

Kur Simon Dersha u shfaq te dera e zyrės, Linda me Silvėn vėshtruan njėra-tjetrėn. - Tė telefonoj pak? - tha ai. - Telefoni ynė ėshte i prishur. Ai kishte veshur prapė kostumin blu, ashtu si njė ditė tjetėr shumė kohė pėrpara, kur kishte ardhur disa herė pėr tė telefonuar dhe nė telefon s'i dilte askush. Ndėrsa ai formonte numrin, Silvės iu duk pėr njė grimė se ishte po ajo ditė e pėrjetshme qė vazhdonte qysh atėherė. Sa shpejt shkon koha, mendoi ajo. - Po ju i ratė vetėm tre numrave, -tha Linda, qė ndiqte me sy dorėn e Simon Dershės. Ai ktheu kokėn, krejt i turbulluar pėr habinė e tė dyjave, dhe e vuri dorezėn nė vend. - Hm, e ēuditshme vėrtet ! - murmuriti duke buzėqeshur si fajtor. - Ja ē'bėn hutimi. - Po ju telefononi prapė, - tha Linda. Si? Ah, po, sigurisht. Megjithėse... - ai bėri njė shenjė me dorė sikur tė thoshte: tani iku ajo punė. Linda vėshtroi prapė rrėshqitazi Silvėn. Simon Dersha u mat tė ikte, por nė sekondėn e fundit u kthye prapė te tryeza ku ishte telefoni. Dora e tij iu afrua aparatit kujdesshėm, sikur ai tė ishte hekur i skuqur, dhe po aq me druajtje njėri gisht rrotulloi diskun e numrave, tamam nė kohėn kur dera u hap dhe hyri shefi, Simon Dersha e la nė ēast dorezėn. -Vazhdoni, vazhdoni, - tha shefi duke lėvizur karrigen pėr tė zėnė vend. Ai dukej nė qejf.-Vazhdoni, Ju lutem, - pėrsėriti duke treguar me dorė telefonin. - O, jo, falemnderit, - belbėzoi Simon Dersha. - Telefoni ynė ėshtė i prishur, ndaj dhe ju shqetėsova. - Tė lutem, asgjė, - tha shefi. - Mund tė telefonosh sa tė duash. Edhe neve kur tė na prishet telefoni nga zyrat e shokėve do tė telefonojmė, apo jo? - Ashtu ėshtė, falemnderit, - tha Simoni, megjithatė u nis tė dilte. - Po ju s'telefonuat. - tha shefi. - Ju pengova unė, ėshtė e qartė. Vallė kaq pamje tė rėndė paskam. -O, jo, pėrkundrazi, por... unė vetė... si tė them... njė telefon i parėndėsishėm, domethėnė qė mund ta bėja edhe mė vonė... pret puna. - Si tė doni, - tha shefi. Simon Dersha e hapi me kujdes derėn dhe doli. Linda me Silvėn buzėqeshėn. -Mė duket se s'ėshtė fort nė rregull,-tha Linda, duke vėnė gishtin te tėmthi. -Ashtu?-ia bėri shefi.-Kujtova se e pengova -Aspak,-tha Linda.-Ka njė orė qė vėrtitet te telefoni dhe nuk guxon tė telefonojė. I bėn hilera vetes, duke u rėnė vetėm tre numrave, kėrkon shkaqe pėr t'iu shmangur. - E ēuditshme, - tha shefi. - Ku mund t'i dish manitė e njerėzve. -E kam vėnė re se, kur vesh kostumin blu, bėhet si i lajthitur, - tha Linda. Shefi qeshi me zė. - Ku tė paska shkuar mendja, - tha dhe me bisht tė syrit vėshtroi mėngėt e xhaketės sė vet. U mat tė thoshte diēka, por zilja e telefonit e ndėrpreu. - Alo ! - tha me njė zė gazmor, por qė u ftoh sakaq, siē ndodhte pėrherė kur dikush kėrkonte Lindėn ose Silvėn. - Urdhėroni, kėtu ėshtė, - dhe ia zgjati telefonin Silvės. Nė telefon ishte Besnik Struga. Fytyra e Silvės u ndriēua nga ngazėllimi, njė pjesė e tė cilit kaloi te Linda, kur ajo e mori vesh se kush ishte. Zėri i tij ishte i ngrohtė, me njė gjurmė tė ftohuri tė lehtė, qė e bėnte mė tė kėndshėm. Ai po i shpjegonte se kishte ardhur mbrėmė nga jashtė shtetit, por kėto dy-tri ditė nuk e takonte dot se ishte i zėnė, jashtėzakonisht i zėnė, me pėrgatitjen e njė relacioni qė duhej me shumė ngut. S'ka gjė, thoshte Silva, s'ka gjė, Besnik, kur tė mbarosh punė, kur tė ēlodhesh. Si u bė ajo... ēėshtja..., pyeti ai. Asgjė, u pėrgjigj Silva. Ashtu? ... Zėri i tij mbeti pezull. Do tė bisedojmė kur tė shihemi, tha ai. Po, po, ia bėri Silva. Silva, besoj se mė kupton, tha prapė ai, do tė kisha shumė dėshirė tė tė takoja menjėherė, por s'mundem kurrsesi, mė kupton, kurrsesi. Tė kuptoj, Besnik, thoshte Silva, por ai ngulmonte pėrsėri, thua se dyshonte nė ishte i pėrligjur pėrpara saj, sidomos tani qė mori vesh se gjendja e tė vėllait kishte mbetur ashtu siē e kishte lėnė ai. Nė tė vėrtetė mezi ē'prisja tė tė takoja, dhe atje kur kam qenė tė kam kujtuar, madje do tė ta provoj kėtė gjė. Prapė paska sjellė ndonjė suvenir, mendoi Silva, me njė buzėqeshje tė brendshme. Ishte diēka qė ai e kishte kujdes pėrherė nė ēdo udhėtim qė bėnte. Silva nuk kishte njohur njeri mė tė kujdesshėm pėr punėn e suvenirėve, qė s'harronte kurrė askėnd nga tė afėrmit, sidomos kur ato ishin gra. - ėshtė kthyer nga Parisi ? - tha Linda porsa tjetra la dorezėn e telefonit. Silva bėri "po" me kokė. Njė copė herė, pasi u ul nė karrige, nė kokėn e saj qėndroi pezull, si njė re e vogėl, biseda e Besnikut me gjithė nuancat e saj: fjalėt, frymėmarrjen, njėfarė ndjenje faji pėr "atė punėn". Pastaj, dalėngadalė, tė tjerat u avulluan, duke lėnė vetėm kėtė tė fundit. Qysh tani Silva po rendiste fjalėt e pakta qė do t'i duheshin pėr t'i shpjeguar atė ēka kishte ndodhur pas ikjes sė tij jashtė shtetit. domethėnė, asgjėnė. Skėnder Bermema, delegacioni i tė cilit, pasi e kishte shtyrė katėr herė datėn e nisjes, ende ndodhej nė Tiranė, kishte marrė gjithashtu disa herė nė telefon pėr t'i thėnė se pėr ate ēėshtje s'kishte mundur tė merrte vesh tani pėr tani asgjė. Ai do tė kthehej njė ditė nga Kina dhe do ta merrte nė telefon ashtu si Besniku sot, pėr ta pyetur se a kishte ndodhur ndonjė gjė nė mungesė tė tij dhe ajo do t'i thoshte: asgjė. Silva psherėtiu. - Ēfarė thoshte? - pyeti Linda. - Ē'tregonte andej? Silva e pa dy-tri sekonda sikur tė mos e kuptonte pyetjen e saj. - Asgjė, - tha mė nė fund. Linda e ndjeu se po skuqej. Natyrisht qė nuk duhej ta kishte bėrė njė pyetje tė tillė. Pas pak? duke vėnė re fytyrėn ende tė purpurt tė shoqes, Silva u kujtua se mund ta kishte fyer padashur me atė "asgjėnė" e ftohtė, por kishte njė mungesė dėshire pėr tė dhėnė sqarime dhe, veē kėsaj, asnjė sqarim nuk mund tė bėhej nė kėtė rast pa shpjeguar mė parė ēėshtjen e tė vėllait. Shefin e thirrėn diku dhe, porsa dera u mbyll pas daljes sė tij, Silva po mendonte tė thoshte diēka gazmore pėr t'i treguar Lindės se nuk ia kishte marre aspak pėr keq, madje as qė e kishte vėnė re fare pyetjen e saj pa takt. Linda vazhdonte tė rrinte me sytė e pėrqendruar mbi ca shkresa dhe Silvės si pėr inat nuk po i vinte ndėr mend asgjė pėr tė thėnė, kur nė atė ēast dera u hap dhe te pragu i saj, si ai qė bie vetė nė kurthin e ngritur, u shfaq prapė Simon Dersha. - Linda, shiko, - pėshpėriti Silva gėzueshėm. - Hyr Simon, ē'ke sot kėshtu?-tha ajo me zė tė lartė. - Asgjė, - tha Simoni, duke prishur buzėt, - desha tė telefonoja pak. - Ende s'ke telefonuar qysh atėherė? - pyeti Silva duke ia luajtur syrin Lindės, zymtia e sė cilės u zhduk si me magji. - Telefonat janė tė gjithė tė zėnė, - tha Simon Dersha. - Veē kėsaj... - Ti mė duket se nuk do vetė tė telefonosh, - tha Linda.-Tė vura re edhe mė parė se lėkundeshe. - Hm, - ia bėri Simon Dersha. - Ē'ėshtė kėshtu me ty, Simon? - tha Silva. - Mos ėshtė ndonjė ēėshtje tepėr intime, dhe ne duhet tė dalim jashtė pėr tė mos dėgjuar? - tha Linda. - S'thashė njė gjė tė tillė, - tha Simon Dersha. - Veē kėsaj kam vėnė re se edhe njė ditė tjetėr kur doje tė telefonoje, dhe telefoni juaj qe i prishur, ti kishe veshur po kėtė kostum blu. -Ah, ju jeni djalli vetė!-tha Simon Dersha dhe eci drejt derės. - Djalli vetė, - pėrsėriti duke dalė. Ato qeshėn njė copė herė me tė. - Mė duket se ka luajtur, - tha Linda. - Shėt, - ia bėri Silva. - Mund tė tė dėgjojė. Nė tė vėrtetė Simon Dersha e dėgjoi atė qė tha Linda, por, pėr ēudi, ato fjalė, qė, tė dėgjuara nė ēfarėdo kushte tė tjera, do ta fyenin rėndė, kėtė herė nuk i bėnė ndonjė pėrshtypje. Dhe kjo pėr arsyen e thjeshtė se ato fjalė i kishte dėgjuar tė thuheshin pėr tė shumė herė brenda njėzet e katėr orėve tė fundit dhe po aq herė, nė mos mė shumė, ai vetė i kishte pėrdorur ato si ndaj tė tjerėve ashtu edhe ndaj vetes sė vet. Mė duket se ke luajtur, kishte thėnė sė pari e shoqja, kur njė ditė mė parė ai i kishte dhėnė lajmin e keq se gruaja e vėllait, domethėnė kunata, rrezikohej tė ikte nga Tirana tek i shoqi, qė kishte qarkulluar para njė viti nė njė qytet tjetėr, kėshtu qė e ėma, e cila gjer atėherė jetonte me vėllanė, do tė detyrohej tė shpėrngulej nė apartamentin e tyre. Ti je me tė vėrtetė i luajtur, qė e mendon njė gjė tė tillė, kishte vazhduar e shoqja. Ne mezi vėrtitemi vetė nė kėtė apartament tė ngushtė, dhe na tani, tė na shtohet edhe njė njeri tjetėr. E ku tė vejė ajo sipas teje, nė rrugė?, kishte ngritur zėrin Simoni. Pse nė rrugė?, qe pėrgjigjur e shoqja. Tė shkojė atje, bashkė me ta. Ashtu mendon ti? Madje, as tė mos lėvizė fare, as ajo dhe as ata, kishte vazhduar e shoqja. Pak njerėz kanė qarkulluar dhe s'e kanė marrė familjen? Po kėtė herė ėshtė tepėr serioze, kishte thėnė Simoni. E pe artikullin nė "Zėrin e popullit"? Gjithmonė serioze ka qenė, megjithatė njerėzit kanė bėrė si kanė bėrė dhe s'i kanė tėrhequr familjet, kishte ngulmuar ajo. Kėtė herė ėshtė megjithatė ndryshe, kishte vazhduar Simoni, dhe kushedi sa do tė vazhdonte ky kėmbim fjalėsh, sikur atė ēast tė mos mbėrrinin i vėllai i Simonit bashkė me tė shoqen. Ishin tė dy tė prerė nė fytyrė. - Ē'ėshtė kjo qė na gjeti, -tha gruaja e vėllait, dhe ia plasi tė qarit. I shoqi u lėshua mbi karrige me kokėn midis duarve. Simoni e humbi fare. Vetėm e shoqja e Simonit vazhdonte tė ruante gjallėrinė e mėparshme. Ajo qe kapur pas idesė sė mosmarrjes sė familjes dhe, sa mė shumė qė tre tė tjerėt e dėgjonin hetueshėm pa dhėnė asnjė shenjė miratimi, thuase ajo fliste nė njė gjuhė tė pakuptueshme pėr ta, aq mė shumė e gjallėronte tė folurėn, kėrkonte argumente tė tjera pėr t'i bindur, pėrpiqej tė gjente shembull, madje dy herė pėrmendi edhe kushtetutėn shtetėrore. Hiē tė mos shkosh, i drejtohej ajo gruas sė vėllait. Nė fund tė fundit e gjithė kjo nuk ėshtė veēse diēka shoqėrore, qė ka lidhje me ndėrgjegjen socialiste e ku di unė ē'janė ato. Pranoje qė nuk e ke ndėrgjegjen aq tė zhvilluar sa duhet dhe mos shko. Tė ishe anėtare partie, ndryshonte puna, por kėshtu siē je ti, asgjė s'tė detyron. Pėr Veniaminin ndryshon puna: ai ėshtė transferuar nga shteti dhe ėshtė i detyruar tė bindet, ashtu siē ėshtė bindur gjer tani. Ēėshtja e tij ėshtė shtetėrore, administrative, kurse kjo, marrja e grave me vete, ėshtė njė gjė tjetėr, njė gjė, si ta them, ideologjike, apo jo, Simon? Shembulli i kuadrove pėr tė jetuar nė bazė e ku di unė, apo jo? Asnjė rregull s'tė detyron pėr kėtė, veē ndėrgjegjes. Mirėpo ndėrgjegjen e thamė si e kemi, ē't'i bėsh, ja qė kėshtu zhvillohet ajo, ngadalė, apo jo, Veniamin? Ajo foli e foli njė copė herė, duke iu drejtuar herė njėrit herė tjetrit, gjersa mė nė fund i detyroi qė ata ta dėgjonin mė me vėmendje. E para qė bėri pėr vete, ashtu siē pritej, ishte kunata e Simonit. Pastaj tė dyja bashkė e kishin lehtė tė bindnin edhe Simonin se rruga e mosmarrjes sė familjes, nė mos ishte mė e mira, ishte sidoqoftė njė rrugėzgjidhje. Dhe tė gjeje njė rrugėzgjidhje nė atė gjendje kur tė gjitha shpresat dukeshin tė mbyllura, nuk ishte pak. Vetėm Veniaminit nuk i mbushej mendja dhe vazhdonte tė rrinte me kokėn nė duar nė kanape. E shoqja e Simonit bėri kafetė dhe gjatė pirjes sė tyre gjithēka qė ishte thėnė u tha edhe njė herė, pothuajse me po ato fraza, vetėm se doza e optimizmit ishte mė e rritur nė to. Mė tepėr se optimizėm ishte njė valė shprese qė ngrihej herė pas here, pėr t'i lėnė vendin aty pėr aty njė ēasti rėnieje tė gjendjes shpirtėrore, gjer nė ngritjen e re. U pėrmendėn raste tė ndryshme qarkullimesh, kur qe dukur nė fillim se ēdo gjė kishte marrė rrokullimėn nė familjen e tė qarkulluarit, por pastaj dalėngadalė dhe si pa u vėnė re gjėrat kishin shkuar nė vendin e vet, ishin gjetur njerėz me arsye qė kishin pranuar tė dėgjonin ankesat, qenė bėrė ecejake tė ndryshme, gjersa qe ndrequr mė nė fund ajo qė nė fillim qe dukur si e pandreqshme. - Eh, po tamam pėr kėto shkruante artikulli i pardjeshėm i "Zėrit tė popullit", - tha vėllai i Simonit. - Kjo ėshtė e keqja, se tani tė gjitha ato shkaqe pėr mosmarrje familjesh, si sėmundje tė ndryshme, pėr kurimin e tė cilave janė tė nevojshme spitalet e Tiranės, nėna qė ka nevojė pėr ndihmė apo babai i paralizuar e ku di unė ēfarė, janė tė demaskuara. - Ē'domethėnė kjo janė tė demaskuara? - tha gruaja e Simonit. - Mos vallė pse shkroi gazeta pėr to dhe njerėzit hoqėn dorė prej tyre? Ja ku ta them unė qė aspak s'ėshtė ashtu, madje mund tė jetė e kundėrta, duke i lexuar nė gazetė, edhe ata qė s'janė kujtuar pėr to, do tė vrapojnė tė thonė pikėrisht ato shkaqe. - Pikėrisht kjo mund ta rėndojė punėn. - tha Veniamini. - Mund qė kjo tė bėhet shkak pėr marrje masash mė tė rrepta, siē ka ndodhur nė tė vėrtetė kohėt e fundit. - E megjithatė kjo s'do tė thotė se njerėzit do tė heqin dorė nga pėrpjekjet pėr t'i bėrė bisht qarkullimit, - u pėrgjigj kunata. Vėllai i Simonit ngriti supet me dėshpėrim. Tėrheqja e tij nga biseda pėr njėfarė kohe, bėri qė ajo tė kapėrcejė pikėn e krizės. Nisėn tė pėrmendeshin prapė zgjidhje tė lumtura, kur arsyeja kishte triumfuar dhe zyrtarėt kokėfortė qenė tėrhequr. Nė fjalėt e tyre Simonit, qė gjer atėherė kishte folur shumė pak, iu duk se kapi diēka tė njohur. Dhe kjo iu shoqėrua me ndjesinė e habitshme sikur dėgjoi njė tė qeshur. Njė tė qeshur tė largėt, tė shurdhėt. Ah, po kjo ishte e ngjashme me skeēet humoristike tė programit tė sė shtunės nė TV. Motive tė tilla ishin temė e parapėlqyer e aktorėve. Llij lloj marifetesh pėr t'i shpėtuar transferimit, mashtrime, hilera. Dhe salla me spektatorėt qė gjėmonte nga e qeshura pas ēdo replike. Mjerė ne si po katandisemi, mendoi Simoni. Si nė estradė. Ndėrkaq ata, njerėzit e tij, vazhdonin tė tyren. - Dihet ajo, qė shumė njerėz ia dalin mbanė: e pėsojnė vetėm ata qė janė mė tė urtėt dhe qė s'kanė miq e pėrkrahje,-thoshte gruaja e Veniaminit, duke bėrė me kokė nga i shoqi. - Kurse ne, veē jush, kė kemi ne tjetėr? Fjalėt e saj u pasuan nga njė heshtje e nderė. Simon Dersha vazhdonte tė rrinte mendueshėm nė kolltukun pėrballė. Gjatė gjithė kėsaj bisede ai kishte folur mė pak se tė gjithė, jo se prej natyre ishte i heshtur, por ngaqė i dukej se, kur binte fjala pėr tė kritikuar rregullat e ndryshme shtetėrore, atij, si njeriut tė vetėm tė fisit qė punonte nė njė ministri, nuk i pėrkiste tė pėrzihej me kritikuesit e zakonshėm, pavarėsisht se vetė mund tė mos i pėlqenin ato rregulla. Nė fisin e tyre tė thjeshtė Simon Dersha ishte mė i rėndėsishmi. Tek ai drejtoheshin pėr ēėshtje tė ndryshme kushėrinjtė e afėrt e tė largėt: bursa pėr fėmijė, ndonjė problem strehimi apo pėr tė gjetur vend pune. Ai e ndiente se, pothuajse pa pėrjashtim, nė fisin e tij e zmadhonin rėndėsinė e punės sė tij nė ministri, dhe disa herė kishte dashur t'ua shpjegonte se ai ishte njė nėpunės i thjeshtė, qė nuk kishte nė dorė kushedi ēfarė. Kjo pa dyshim qė do tė shkaktonte tek ata njė zhgėnjim tė hidhur ose do tė pritej me mosbesim si njė truk i tij pėr tė shpėtuar nga telashet e tyre. Arsyeja qė Simon Dersha nuk e kishte bėrė sqarimin e nevojshėm, sqarim i cili do ta shpėtonte atė pėrfundimisht prej telasheve tė shumta tė fisit, ishte pikėrisht frika se mos shkaktonte zhgėnjim nė fis. Ishte gati tė merrte mbi vete akuzėn e njeriut mospėrfillės pėr tė vetėt, qė s'ēan kokėn, qė ėshtė hutaq, dembel, egoist, veē tė mos i prekej legjenda e rėndėsisė sė tij. Ja edhe tani, kur pas fjalėve tė gruas sė vėllait "ne vetėm ju ju kemi" ra heshtja, ai e ndjeu se ēasti qė jo vetėm ai, por gjithė tė tjerėt e kishin pritur, mė nė fund kishte ardhur. Gjithė fjalėt e tjera nuk kishin qenė veēse parapėrgatitje pėr atė ēast. Simon Dersha vėshtronte i menduar unazėn e martesės mbi gishtin e mesit. Shikimi i gruas sė tij ia gjeti mė nė fund sytė. -Po sikur ti, Simon, tė ndėrhyje,-tha ajo midis heshtjes. - E vėshtirė ėshtė vėrtet, por nė fund tė fundit do t'i marrėsh parasysh pasojat, pėr vallanė tėnd e bėn. Simoni ngriti vetullat. Pėrreth ishte njė heshtje kaq e thellė, saqė atij nuk do t'i vinte ēudi sikur lėvizja e vetullave tė tij tė dėgjohej, siē dėgjohet kėrcitja e akrepave tė pavajisur tė orės. - Ē't'i bėsh, -tha. -Duhet provuar. megjithėse frymėmarrja e lehtėsimit nuk u dėgjua, ajo u ndie menjėherė. Fytyra e vėllait tė Simonit u ēel pėr herė tė parė. - Ti mund t'i thuash ministrit qė tė kishte ftuar pėr darkė,-tha e shoqja.-Njė fjalė e tij do tė mjaftonte... -Ke qenė pėr darkė te ndonjė ministėr?-u habit e shoqja e Veniaminit.-Dhe s'na ke thėnė fare?! - Dhe te ē'ministėr? - shtoi e shoqja, duke bėrė me dorė njė shenjė qė pėrafėrsisht shoqėrohej me fjalėt "hajde, hajde". Kur e shoqja e Veniaminit dėgjoi emrin e ministrit, ngeli gojėhapur, kurse Veniamini pėrkundrazi u vrenjt. Syrit tė Simonit nuk i shpėtoi ajo vrenjtje. -Ēfarė?-tha. -Nuk tė pėlqen qė... -Jo, asgjė, -ia bėri tjetri, -veēse nuk e di... a mund t'i shkojė fjala... - Si? -kėtė herė nuk qe Simoni qė e ndėrpreu, por e shoqja.-Si tė shkon ndėr mend njė gjė e tillė? Goxha ministėr dhe tė mos i shkojė fjala! Habitem si mund tė jesh kaq naiv, Veniamin. Apo jo, Simon? Tė gjithė prisnin qė Simoni ose tė qeshte ose tė zemėrohej me naivitetin e tė vėllait, por ai s'bėri asnjėrėn nga tė dyja. Fytyra e tij u ngrys edhe mė. - Diēka deshe tė thoshe, - tha ai ngadalė pa ia hequr sytė Veniaminit, qė rrinte kokėvarur si fajtor. - Kot, -tha mė nė fund tjetri. - Nė tė vėrtetė mund tė jetė njė budallallėk ajo qė thashė... - Ai e uli zėrin duke afruar kokėn nga Simoni, siē bėjnė ata qė nuk duan qė tė tjerėt tė dėgjojnė vijimin e bisedės. -Para ca kohe andej nė anėt tona u bė njė lojė ushtarake. Atje, se ē'u fol...pėr nder, asgjė tė saktė s'di, por diēka mė kapi veshi, pėr njėfarė ngatėrrese qė paska ndodhur midis ushtarakėve, ku gjoja i paskan kthyer fjalėn vetė atij, ministrit... Por ndoshta s'ka kėtu asgjė tė vėrtetė. Ndoshta janė fjalė. - Sigurisht, - tha Simoni, - fjalė. Ē'tė jenė tjetėr? Po unė habitem pėrse ti merresh me to. Ti e di qė thashethemet janė tė dėmshme? -Ē'fjalė? -u hodh e shoqja e Simonit. -Ē'thashetheme ? -Asgjė, -tha Simoni, -budallallėqe. Ishte hera e dytė qė dėgjonte tė pėshpėritej diēka pėr ministrin, megjithatė vazhdoi ta vėshtronte vėllanė me zemėrim, sikur t'i thoshte: mirė tė tjerėt mund tė merren me gjėra tė tilla, po ty, ē'tė duhet, o qyqar, ti qė s'je veē njė i qarkulluar. Apo s'tė mjafton kjo. Njė javė mė parė, kur fare rastėsisht te bufeja Simon Dersha kishte dėgjuar dy veta qė merrnin nė gojė "ministrin e tij", siē e quante ai me vete, atij gati sa s'i kishte rėnė pika. Nė fillim as qė i kishte shkuar mendja se po flitej pėr tė. Veshi i kishte zėnė rastėsisht fjalėt "pėr shkelje tė tilla s'tė kursen kush, qofsh edhe ministėr" dhe, megjithėse nuk kishte ndonjė pasion pėr tė kapur bisedat e tė tjerėve, padashur, ngaqė kishte qėndruar fare pranė tyre duke pritur kafenė, diēka kishte dėgjuar edhe mė tutje. Ata vazhdonin tė flisnin pėr atė "shkeljen qė s'ta fal kush" duke shfaqur habinė se si njė goxha kuadėr "si ai" mund ta bėnte, dhe, me qenė se prapė pėrmendėn fjalėt "qofsh edhe ministėr", madje njėri tha "qofsh edhe mė lart se ministėr", Simonit i shkoi mendja se shumė-shumė ministri i tyre paskėsh bėrė ndonjė gjė tė kritikueshme. Mirėpo, ngaqė kafeja po vonohej dhe ai qe i detyruar tė ngujohej atje, kishte dėgjuar tė pėrmendeshin fjalėt "lojė ushtarake" dhe "urdhėr" dhe fill pas tyre me njė ndjesi tmerri kishte kuptuar se s'po flitej aspak pėr ministrin e tyre, por pėr atė tjetrin, "tė tijin". Megjithėse mė vonė Simoni ishte pėrpjekur tė qetėsonte veten, duke menduar se, nė raste kritikash nė shtyp ose nė qeveri, mund tė hapeshin fjalė tė tilla pėr ministrat, prapėseprapė njė fije dyshimi i kishte mbetur. Ajo lidhej me sjelljen e ēuditshme tė mikut tė tij , zėvendėsministėr, qė e kishte ēuar pėr darkė te njeriu i rėndėsishėm, i cili, nė takimin e parė pas saj, nė vend qė tė fliste veē pėr atė darkė tė mrekullueshme, jo vetėm qė bėnte sikur e kishte harruar, por Simoni pati pėrshtypjen se nė njėfarė mėnyre tjetri i shmangej kujtimit tė saj dhe nė pėrgjithėsi ēdo gjėje qė kishte lidhje me ministrin. Atėherė Simon Dersha e kishte marrė kėtė si njė mėnyrė sjelljeje, qė e kanė disa njerėz qė bėjnė sikur nuk u japin rėndėsi gjėrave me tė vėrtetė tė rėndėsishme pėr tė treguar se ata qėndrojnė mbi to, mirėpo, kur pas dėgjimit tė pėshpėritjes te bufeja ai e kishte kujtuar prapė sjelljen e zėvendėsministrit, ajo i qe ndriēuar nė njė mėnyrė krejt tė re. Ajo qe lidhur me mostelefonimin pėr shumė ditė rresht tė zėvendėsministrit fill pas darkės, me vetė darkėn, ose mė mirė me atė ēastin e telefonimit tė Enver Hoxhės, qė diēka ndryshoi nė mėnyrė tė pandreqshme, madje, akoma mė pėrpara, me ditėt pėrpara darkės, kur, pasi mori ftesėn gojore, midis dehjes sė gėzimit Simon Dershės i kishte rrėshqitur njė fije dyshimi: po pėrse ftohej ai, njeri i parėndėsishėm, nė njė darkė tė tillė? Kėtė pyetje ia kishte bėrė, natyrisht pa tė keq, qysh atėherė mikut tė tij zėvendėsministėr dhe shpjegimi i tij se disa herė udhėheqėsit kanė nevojė tė krijojnė kontakte tė drejtpėrdrejta me njerėzit e bazės, tė dikastereve, se prej tyre pėrfitojnė disa herė mė shumė se prej relacioneve zyrtare etj. etj. i qe dukur atėherė krejt normal, mirėpo, pas asaj pėshpėrimės nė bufe, kur e kishte risjellė ndėr mend kėtė shpjegim, ai jo vetėm i qe dukur i mangėt por tepėr naiv, pėr tė mos thėnė i gėnjeshtėrt. Pati raste qė Simon Dersha shkoi aq larg nė dyshimet e tij, saqė iu kujtua thėnia e dikujt se pikėrisht nė ēaste rėnieje njerėzit e fuqishėm kanė prirje tė tregohen mė tė vėmendshėm ndaj njerėzve mė tė thjeshtė. Natyrisht e kishte dėbuar nga koka kėtė arsyetim, duke menduar me tė drejtė se, po tė ishte kėshtu, ministri kishte ku tė gjente plot vartės tė vet ndaj tė cilėve tė tregonte njė ēikė mė shumė vėmendje, megjithatė helmi i dyshimit gjithsesi i kishte mbetur. Madje kėshtu pa fakte, dyshimi ishte mė i fuqishėm se me to. Kushedi sa larg do tė shkonte Simoni nė zhbirimet e tij, sikur nė lajmet e sė enjtes nė TV tė mos e shikonte ministrin gjatė njė ceremonie shtetėrore. Thashethemsa tė ndyrė, filloi tė shante ai me vete, mė prishėt gjakun kot sė koti. Pastaj nisi tė shante veten ta quante psikopat, budalla, nė fund tė fundit, pėrse duhej tė ishte bėrė aq merak ai? Se mos ministri qe ndonjė i afėrt apo kushėri, apo dikush prej fatit tė tė cilit varej e ardhmja e tij. Natyrisht ishte pėr tė ardhur keq nė qoftė se do tė pėsonte ndonjė gjė, sepse Simonit i shuheshin njė varg ėndrrash tė lindura prej asaj darke tė paharrueshme, por vetėm kaq, s'duhej tepruar duke krijuar njė gogol prej ēdo pėshpėrime budallenjsh. Simon Dershės i kishte ardhur vėrtet keq pėr disa ditė shqetėsimesh tė kota. Mirėpo, pėr ēudi, porsa vėllai pėrmendi pėshpėrimėn pėr ministrin ai e ndjeu se gjithė ankthi i tij u pėrtėri pėrnjėheresh, thuajse arsyetimet qetėsuese s'kishin qenė kurrė. Ja pra qė s'paskėshin qenė thashetheme aq tė marra ato qė kishte dėgjuar nė bufe, pėrderisa edhe vėllai i tij, nė atė qytet tė humbur ku ishte qarkulluar, i kishte marrė vesh. Megjithėse... qytet i humbur vėrtet, por pikėrisht atje qenkėsh bėrė ajo loja ushtarake, bashkė me atė shkeljen qė nuk ta falte kush. Vetėm sedra nuk e linte Simonin ta pyeste tė vėllanė pėr ndonjė hollėsi tė mėtejshme. -Bėje, tė lutem, Simon, pėr ne,-i ndėrpreu mendimet e shoqja e Veniaminit. - E dimė qė zor e ke por mendo nė ē'hall ndodhemi. Njė vėlla ke, apo jo? -Do ta bėj,-tha Simoni, i habitur edhe vetė me vendosmėrinė e tij. Nė tė vėrtetė ashtu mendonte, ta bėnte. Edhe sikur ministri tė kishte pėsuar njėfarė rėnieje, aq mė tepėr Simoni kishte arsye tė ishte mė pak i druajtur. s'kishte menduar gjithmonė se njerėzit nė rėnie ishin mė tė begenisur? Ky mendim iu duk aq i drejtė aty pėr aty sa ē'iu duk i shtrembėr njė minutė mė vonė. T'i veje tjetrit pėr njė kėrkesė nė kohėn qė ishte vetė nė hall, a nuk ishte njėlloj si punė e atij qė kėrkonte tė ndizte cigaren, ndėrsa tjetrit po i digjej mjekra? Vėrtet ishte fare pa vend njė gjė e tillė, megjithėse... hallet e tė mėdhenjve duhej tė ishin tė pėrmasave tė tjera. Natyrisht qė ashtu ishte, mendonte ai pas dy minutash, ēdo gjė ishte relative nė kėtė botė dhe, pavarėsisht se ministri mund tė mos e kishte tani pėr tani peshėn e plotė tė autoritetit tė tij, kjo paplotshmėri se pengonte aspak qė me njė telefonim tė zgjidhte njė problem qė do tė kėrkonte ndoshta pėrpjekje mbinjerėzore tė disa zyrtarėve tė vegjėl pėr t'u zgjidhur. Simonit i kujtohej shpesh thėnia e njė protokollisti tė vjetėr pėr njė drejtor drejtorie nė ministri, i cili dy herė rresht qe ulur nė pozitė, megjithatė kishte mbetur shef: "edhe me njė dhėmb luani ka fuqi tė tė shqyejė". Edhe sikur tė ishte kėshtu, gjė qė Simoni s'e besonte kurrė, pra edhe sikur luani tė kishte mbetur me njė dhėmb, pėrse tė mos pėrfitonte ai, Simon Dersha, nga ky dhėmb i fundit? Nė fund tė fundit asgjė s'i kishte kėrkuar dhe as qė kishte ndėrmend t'i kėrkonte mė vonė tjetėr gjė, veē kėsaj. Po, po, pėrsėriti me vete, le tė pėrfitonte nga dhėmbi i fundit. - Nesėr diēka do tė bėj, - tha ai mes heshtjes. Pastaj duke iu drejtuar sė shoqes, shtoi: -Mė nxirr kostumin blu. -Gati e ke.-tha ajo, duke vėshtruar gėzueshėm herė kunatin, herė gruan e tij,sikur t'i thoshte: e patė qė iu mbush mendja. Do ta bėjė Simoni kėtė, do ta bėjė. -Gati e ke, - pėrsėriti ajo, - para njė jave, sikur ta dija, e ēova nė pastėrti. -Hm, po, - ia bėri Simoni. Iu kujtua se nė atė darkėn e paharruar e kishte bėrė me njė njollė kostumin. Nė apartamentin e vogėl tė gjithė u gjallėruan papritur. Pėrmendja e kostumit blu e bėri mė tė besueshme ndėrhyrjen e ardhshme tė Simon Dershės. Ai kostum prej stofi polak, i qepur para pesėmbėdhjetė vjetėsh, sillte nė kujtesėn e familjes dhe tė fisit rrezatimin e njė dekori tė veēantė, me tė cilin jeta e tyre lidhej nėpėrmjet Simon Dershės. Ai kishte tė bėnte me njė dritė ceremoniale, zyrtare, me salla mbledhjesh ku bėheshin mitingje, shpalleshin pėrfundime garash apo dekoroheshin punonjės tė ndryshem. Kur kthehej qė andej, njė pjesė tė atij ngazėllimi mitingo-presidiumor, tė shtuar nganjėherė nga kamerat e TV apo delegatėt e rėndėsishėm, mė shumė se me fytyrėn e tij, Simon Dersha e sillte me kostumin. Dhe kjo gjė ishte kaq e pėrcaktuar, saqė, nė qoftė se ai do ta vishte kostumin blu nė njė ditė tė zakonshme, gruaja, njerėzit e tjerė tė familjes, gjithė fisi do t'i thoshin me siguri: Simon, ti ke ngatėrruar datėn. Sot s'ka asgjė tė tillė qė... Tė gjitha kėto i erdhėn ndėr mend Simonit nė zyrėn e tij. Kishin ndodhur vetėm njė ditė mė parė.. por, ngaqė trazimi prej tyre kishte qenė tepėr i mundimshėm pėr tė, i dukej se kishte njė javė tė tėrė qė jepte e merrte me to. Ja dhe ato djallushet e zyrės fqinje e paskėshin vėnė re punėn e kostumit. Po Simoni nuk bėhej fort merak, ashtu siē nuk po bėhej merak pėr fjalėt "mė duket se ai ka luajtur", qė porsa i kishte thėnė njėra prej tyre. Gjithė hallin e kishte tani se si tė telefononte. Ministri i kishte dhėnė atė natėn e darkės tė dy numrat e telefonave, tė zyrės dhe tė shtėpisė, dhe, ndėrsa gjithė pasditen e djeshme, pasi i kishte dhėnė fjalėn tė vėllait se do tė ndėrhynte, kishte menduar se mė mirė do tė ishte ta merrte ministrin nė zyrė, gjatė mėngjesit, pėrkundrazi i dukej se mė e arsyeshme do tė ishte ta merrte nė shtėpi. Ndėrkaq e kuptoi se mund ta kalonte gjithė ditėn duke e vrarė mendjen pėr kėtė dhe tė mos i telefononte as nė zyrė e as nė shtėpi. Kjo e shtyu qė tė vendoste t'i telefononte menjėherė, mirėpo, jo pa njė ndjenjė lehtėsimi dėgjoi shokun e zyrės t'i thoshte se telefoni i tyre prapė qe i prishur. Simoni do ta kishte lėnė punėn me kaq sikur tė mos e dinte se nė shtėpi e prisnin me padurim. T'u thoshte se telefoni i zyrės qe i prishur dhe prandaj s'kishte telefonuar, kjo nuk hahej fare. Mė mirė ta bėnte atė telefonim, ta hiqte qafe, tė qetėsonte sė paku ndėrgjegjen dhe pastaj tė dilte ku tė dilte. Pastaj, se mos do t'i dilte vėrtet ministri nė telefon. Me siguri do tė ishte nė ndonjė mbledhje apo shėrbim apo kushedi ku, dhe atėherė vėrtet do ta ndiente veten tė lehtėsuar. I vendosur Simoni kishte shkuar nė zyrėn fqinje, ku kishte nisur tė formonte numrin, madje kishte marrė shifrat e para, kur nė mend i kishte shkuar se ndoshta s'ishte mirė ta dėgjonin ato, dhe kėshtu e kishte ndėrprerė telefonimin. Dhe mirė kishte bėrė, sepse ato djallushe, qė kishin qenė aq tė vėmendshme ndaj kostumit tė tij, me siguri s'do tė linin t'u shpėtonte asnjė fjalė, prapa asaj pamjeje gjoja mospėrfillėse qė mbanin. Jo, mė mirė qė s'kishte telefonuar qė andej. Megjithatė kjo s'do tė thoshte se s'duhej tė telefononte fare. Nė tė vėrtetė, kur pa se fundi i orarit zyrtar po afronte, Simonin e kapi njė ndjenjė paniku, mirėpo aty pėr aty e qetėsoi veten duke menduar se, edhe sikur tė mos e kapte ministrin nė zyrė, do ta kapte me siguri nė shtėpi, aq mė tepėr qė arsyet pėr t'i telefonuar nė zyrė me ato pėr t'i telefonuar nė shtėpi ishin gati tė barabarta. Nė orėn dy ai s'kishte telefonuar ende dhe e gjeti veten nė korridor duke vėshtruar nėpunėsit qė po dilnin nga zyrat. Ishte koha mė e pėrshtatshme pėr ta bėrė tani, kur tė gjithė e kishin mendjen pėr tė ikur dhe zyrat po boshatiseshin. Mund tė gjente njė telefon pa rėnė fare nė sy. A?, ia bėri ai me vete. Ē'ishte kjo "pa rėnė nė sy?". Gjer para ca ditėsh do ta kishte pėr krenari t'i telefononte, madje pėrpara tė gjithėve, kurse tani i shkonin nėpėr mend budallallėqe tė tilla. Ishin vėrtet tė pafalshme. Sikur t'ia merrnin vesh ē'mendonte, do ta bėnin, me siguri, leckė pėlpara kolektivit. E shikoni kėtė njeri, ky merret me thashetheme, mbjell dyshime. Pėr shoqėrinė tonė janė tė papranueshėm tipa tė tillė. Mikroborgjezė tė dėmshėm. pėrēarės. Hm! Nė korridor ai pa Silvėn dhe Lindėn qė po mbyllnin me ēelės zyrėn e tyre dhe iu duk se ishte gati tė bėnte njė hap drejt tyre duke thėrritur: prisni sa tė telefonoj pak. Por jo vetėm qė nuk e bėri kėtė, por u fsheh prapa kėndit qė ato tė mos e vinin re. Mė duket se po luaj vėrtet nga mendja, tha me vete. Tani i dukej se zyrat po mbylleshin me shpejtėsi dhe ēdo minutė qė kalonte ia shkurtonte mundėsinė e telefonimit. S'ėshtė pėr t'u shqetėsuar, tha dy-tri herė me vete, megjithatė shqetėsimi sa vente rritej. Nė tė vėrtetė s'ishte pėr t'u shqetėsuar aspak, pėrderisa poshtė ishte telefoni i portinerisė prej nga mund tė telefononte nė ēdo orė qė tė donte. Madje, nga njė pikėpamje ishte edhe mė mirė. Ishte, si tė thuash, njė telefon i pėrgjithshėm, qė s'i pėrkiste askujt, kėshtu qė nė rast... Ē'mbrapshtira qė mė venė nė mendje, tha ai, sa turp. Si qe katandisur kėshtu? Ishte te shkallėt e katit tė parė, pėrpara portinerisė derėn e xhamtė tė sė cilės e shtyu me vendosmėri. Do tė telefononi? - tha portieri. - Urdhėroni. Simon Dersha ngriti dorezėn dhe formoi shifrat e para. Njėri sy i portierit sesi iu duk, i skuqur pak anash, i vėmendshėm. Shifra e fundit ishte 9 dhe gishti i tij e rrotulloi diskun gjer nė fund. Njė hop e mbajti ashtu, pastaj e la tė lirė. Disku s'kishte mbėrritur ende kur Simoni mendoi: po sikur t'i kishte punėt vėrtet keq? Kurse ai po i telefononte, dhe ku pa, nė shtėpi. Dora e tij e lirė i shtypi sustat ku mbėshtetej doreza, porsa ra sinjali i parė nė anėn tjetėr tė telit. -S'pėrgjigjet? -tha portieri. -Tė kishe pritur edhe pak. Hidhja ndonjė tjetri ato, mendoi Simoni dhe, pa thėnė asgjė, doli pėrjashta. Ajri i freskėt sikur e kthjelloi pak. Megjithatė s'qe penduar qė kishte hequr dorė prej telefonimit nga portineria. Po tė ishte puna pėr t'i telefonuar nė zyrė, kishte qenė mė e thjeshtė, kurse nė shtėpi ndryshonte puna. Pastaj ai syri i skuqur i portierit. Nė tė vėrtetė ideja qė tė merrte nga njė telefon qė tė mos i pėrkiste askujt ishte e mirė, dhe kjo gjė ishte fare e thjeshtė. Mund tė telefononte nga njė telefon poste. Ēudi si nuk i kishte shkuar ndėr mend mė parė kjo gjė. Telefoni i parė qė i doli pėrpara e bėri Simonin tė merrte frymė thellė. I dukej se s'kishte nga t'ia mbante mė. Tė bėhet ē'tė bėhet, tha me vete dhe futi dorėn nė xhep pėr tė gjetur njė monedhė njėzetqindarkėshe. Tė gjitha veprimet i bėri ngrirazi dhe vetėm kur dėgjoi zėrin "Alo..." nė anėn tjetėr u drodh. - Alo, familja e shokut... - Po, unė vetė jam, - u pėrgjigj ministri. - Shoku ministėr, mė falni qė po ju shqetėsoj, -belbėzoi Simon Dersha.-Aq mė tepėr nė njė orė tė tillė... Ai tha njė grumbull fjalėsh qė as vetė nuk ishte nė gjendje t'i riprodhonte mė vonė. Njė ēast iu duk se nuk do tė arrinte dot kurrsesi tė shpjegohej. Ishin disa pengesa pėr tė kapėrcyer, e para t'i shpjegonte kush ishte, pastaj... Por ministri, pėr ēudinė e Simon Dershės, e kujtoi shpejt. - Ah, jeni ju, qė ishit pėr darkė bashkė. Posi, posi. Mė kujtohet fare mirė... Po, po... si ėshtė puna? Zėri i tij, ndryshe nga ajo natė e darkės, iu duk Simonit pak mė i holluar. Simoni arriti tė thoshte diēka pėr qėllimin e telefonimit, por, kur ministri prapė pyeti "si ėshtė puna" ai e kuptoi se s'kishte shpjeguar dot asgjė. Ai foli pėrsėri, por e ndiente qė po ngatėrrohej. Dy vajza se nga kishin mbirė aty pranė. Me siguri prisnin tė telefononin. Dreq o punė, mendoi Simoni, s'ka mundėsi tė flasė njeriu i qetė as nė njė telefon rruge. -Ah, ju doni tė mė takoni? -tha ministri nga ana tjetėr. - Po kjo ėshtė e thjeshtė. Mund tė vini kur tė doni, i dashur. Qė sot, bile. - Qė sot? - Simoni deshi tė thėrriste "jo, jo, ē'ėshtė kjo ngutje?", por zėri i tjetrit ngulmonte. - Hiē, ē'ta zgjatim mė, pikėrisht sot pasdite unė jam i lirė. Ju pres nė shtėpi nė orėn gjashtė. Dakord ? Ju falemnderit, por... si ta them... kėshtu menjėherė... ndoshta... - Mos e zgjat mė, - foli tjetri. - Mė gjashtė tė pres dhe pikė. Mirupafshim. Dreq o punė, tha Simoni me vete duke vėnė dorezėn nė vend. Ky sikur paskėsh qenė i djegur pėr njė vizitor. Ndėrsa ecte drejt shtėpisė me hapa tė lėkundur, nuk ēlirohej dot nga ndjesia se kishte bėrė gabim qė kishte telefonuar. Ai zė i holluar, mendoi, pastaj ajo gatishmėri e tij pėr ta pritur. Gojėn e kishte tė hidhur. Natyrisht, mendoi pas pak, kjo ndodh kur s'tė vjen njeri pėr vizitė... A thua?, pyeti veten. Tė kishte shkuar puna gjer kėtu? Mundohej ta riprodhonte bisedėn telefonike, por s'ishte nė gjendje. Dy-tri herė solli ndėr mend lajmet e sė enjtes nė TV, por s'ishte e mundur tė qetėsohej. Ku dreqin mė doli ky telefon pėrpara, mendoi. - Ē'ėshtė ! - tha e shoqja kur i hapi derėn e apartamentit. - Ē'ka ndodhur? Dukesh i prishur nė fytyrė. -Asgjė, -tha ai. -Fola me ministrin, nė orėn gjashtė mė pret. - Vėrtet? - thirri ajo. - Po kjo ėshtė njė mrekulli. - Kush ka ardhur? -Ata pra, Veniamini me tė shoqen, kush tjetėr? - Hm, - ia bėri ai. - Nuk kuptoj, pėrse s'je i gėzuar. Ai bėri njė shenjė tė pakuptueshme me dorė. - Sė paku mos trego nervozizėm ndaj tyre, - tha ajo. - S'ėshtė mirė. Ai hoqi pardėsynė dhe e vari nė mbajtėse. - Simoni paska biseduar me ministrin, - tha ajo kur hynė tė dy nė dhomėn ku prisnin kunati me tė shoqen, - sot do ta takojė. - Vėrtet? - thirrėn ata me njė gojė. Simoni u lėshua nė kanape. -Sot nė orėn gjashtė do tė bisedoj me tė,-tha ai pa vėshtruar njeri. I vėllai me tė shoqen nuk dinin si ta tregonin mirėnjohjen. Sytė u shkėlqenin, thoshin fjalė pa shumė lidhje, tė zbutura nga njė valė ngashėrimi. Simoni vazhdonte tė rrinte i vrenjtur. E shoqja i bėri njė shenjė Veniaminit dhe tė dy u ngritėn. -Epo, ne po ikim, -tha ajo. -Ju falemnderit shumė, Simon. S'do t'jua harrojmė tėrė jetėn. - S'ka gjė, s'ka gjė, -tha Simoni. Sė shoqes sė Simonit iu duk se kapi njė shprehje hutimi nė fytyrėn e tė kunatit. - Ku do tė shkoni? - tha ajo. - Rrini pėr drekė, me atė qė kemi. - Jo, jo, - u pėrgjigjėn ata me zė tė kėputur. E shoqja e Simonit e vėshtroi burrin me qortim. - Rrini, - tha dhe ai, - me atė qė kemi. - Thamė mos ju shqetėsonim, -belbėzoi gruaja e Veniaminit. - S'ka asnjė shqetėsim, - u pėrgjigj e shoqja e Simonit. - Ju rrini kėtu pėr drekė, pastaj ne do tė presim bashkė sa tė kthehet Simoni andej. Apo jo? Veniamini me tė shoqen kthyen kokėn nga Simoni. - Ashtu bėni, - tha dhe ai. E shoqja i pėshpėriti diēka te veshi Veniaminit. Ai tundi kokėn dhe u sul nė korridor. U dėgjua dera qė u hap e u mbyll sakaq. - Ku shkoi Veniamini ? - tha e shoqja e Simonit. - Ja aty, poshtė... Tani kthehet. Tė dyja gratė shkuan nė kuzhinė pėr tė pėrgatitur tryezėn. Pas pak u kthye Veniamini me disa shishe birrė nė duar. - S'bėn mirė qė sillesh kėshtu, - i pėshpėriti e shoqja e Simonit, kur shkoi ta thėrriste te dhoma e ndenjjes. -Pėrse ua nxjerr pėr hundėsh njė tė mirė qė po u bėn ? Mos harro se ka kaq vjet qė ai tė mban nėnėn. - Ah, ku merr vesh ti si janė punėt ! - tha Simoni me zė tė ulėt, por ajo s'e dėgjoi. Gjatė drekės Simoni u pėrpoq ta ndreqte njėfarėsoj sjelljen e tij, gjė qė shkaktoi njė ngazėllim tė vėrtetė nė tryezė. Herė-herė mysafirėt i kapte njė valė ngashėrimi qė e shpėrbėnte bisedėn, zbuste, si lėng i ngrohte, jo vetėm tonin e frazave, por edhe vetė renditjen dhe logjikėn e tyre. Ē'nuk na ka shkuar nėpėr mend kur kėrkonim njė rrugėzgjidhje, thoshte e shoqja e Veniaminit. S'ia kemi thėnė askujt, por juve mund t'jua themi, sidomos tani. Ajo kujton se ēdo gjė ėshtė zgjidhur, mendonte Simon Dersha, pa ia hequr sytė. Kėshtu pra, menduam njė zgjidhje pakėz tė jashtėzakonshme, vazhdonte gruaja e Veniaminit, megjithėse, me ē'kemi dėgjuar, ka ndonjė qė ka filluar ta bėjė kohėt e fundit. Pėr tė mos marrė familjen me vete, burri dhe gruaja ndahen nė gjyq, nė kėtė mėnyrė gruaja ruan apartamentin nė Tiranė, dhe pastaj burri vjen e takon fshehurazi si dashnor. Hi-hi-hi, e keni dėgjuar njė marifet tė tillė ? - Diēka mė ka zėnė veshi, -tha Simoni i zymtė, -por kujtoja se ishte fantazi estradash. - Jo, s'ėshtė aspak ashtu, - u pėrgjigj kunata njeriu ėshtė i detyruar ta bėjė nga e keqja. -Dhe ju kishit vendosur ta bėnit? -tha e shoqja e Simonit. -E pse jo?-u pėrgjigj tjetra. - Ē'na mbetej tjetėr pėr tė bėrė? Hm, mendoi Simoni. Domethėnė ndarje kallpe, pasta takime tė fsheha si dashnorėt, mrekulli fare. Me kėtė rast e heq qafe dhe vjehrrėn, natyrisht, se vjehrra mund tė rrijė me nusen e ndarė, pavarėsisht se ndarja ėshtė kallpe. Vėrtet njė gjė pėr t'u pasur zili. - Eh, ē'nuk shpikin njerėzit! - tha e shoqja e Simonit. Nė tryezė ra pėr ca ēaste heshtja. -T'jua bėj kafenė?-tha e zonja e shtėpisė, duke hequr shishet bosh tė birrės nga tryeza. -Mua mos mė bėj,-tha Simoni. -Simoni mos do tė pushojė pak?-tha e shoqja e Veniaminit. -Ē'do tė bėsh?-u kthye e shoqja Simonit. -Pėr ne mos u bėj merak, -thanė nė njė gojė mysafirėt. -Aq mė tepėr qė pasdite ke takimin, - vazhdoi gruaja.-Ēlodhu mė mirė, Simon, ēlodhu. -Epo mirė atėherė, -tha ai,-unė po shtrihem pak. Kjo birra sikur mė ra nė kokė. -Shko, Simon, ēlodhu, -tha Veniamini me zė tė mallėngjyer. Ai shkoi nė dhomėn e gjumit, hoqi kostumin dhe u shtri. Megjithėse, kokėn e kishte tė turbullt nga birra, e ndjeu qė gjumi nuk do ta zinte. Mė mirė ta kisha pirė njė kafe, mendoi. Po nejse, mund ta pinte kur tė ngrihej. Stomakun e ndiente tė rėnduar. Dhe, sikur tė mos mjaftonte kjo, nė mendje i vinin copėra nga bisedat e bėra gjatė drekės, qė i dukej se ia shtonin edhe mė rėndėsirėn. Hm, ja ē'na i shkuaka nėpėr mend, tha dy-tri herė me vete. Ndarje kallpe dhe pastaj takime alla Romeo e Zhulieta, dhe mė nė fund lamtumirė, vjehrrė. U pėrpoq tė mendonte se ku mund tė flinte nėna e tij po tė shpėrngulej tek ata, dhe kjo iu duk e tmerrshme. Paskėsh qenė mrekulli gjer tani, paguante njė mijė lekė tė vjetėr pėr tė ėmėn (mė parė jepte pesėqind, por qe detyruar ta dyfishonte shumėn qyshse vėllai qe qarkulluar), dhe ishte i qetė. Kurse tani gjithė drejtpeshimi i shtėpisė do tė prishej. Tė shtosh njė njeri nė familje, s'ėshtė kollaj, pėrsėriste e shoqja, sidomos njė plakė. Plakat kanė shpenzime, gjithė ditėn duan tė presin shoqet, vetėm kafetė venė njė mijė lekė nė muaj, pa le tė tjerat. Ishte e qartė se do tė fillonin me siguri sherret grua-nėnė dhe kushedi pas sherreve ē'do tė vinte. Duhej patjetėr ta zgjidhte kėtė punė. Kishte qenė vėrtet njė idiotėsi e paparė nga ana e tij qė pėr ca ēaste qe penduar pėr telefonimin te ministri. Shumė mirė bėra, tha me vete, duke e rrasur kokėn nė nėnkresė me njėfarė shprese se mund tė flinte. Jashtėzakonisht mirė bėra. Megjithatė gjumi nuk po e zinte. Nė orėn katėr e gjysmė u ngrit, u vesh dhe doli nė korridor. Nga kuzhina vinte njė aromė e mirė kafeje dhe njė si pėshpėrimė. Me siguri e prisnin tė zgjohej. Kur hyri, tė gjithė lėvizėn nga vendet, tė gatshėm pėr t'i shėrbyer me diēka. - Fjete pak? - e pyeti e shoqja. - Eh, diēka. - Ta bėj njė kafe ? - Tani po, do ta pi njė. Do ta pinte me kėnaqėsi njė kafe, megjithėse kishte pėr tė pirė me siguri edhe me ministrin. Po ngrysej. Ngrohtėsia e dhomės, zhurma e mullirit tė kafesė, fjalėt e pakta tė kujdesshme nėn ndriēimin e fundit tė pasdites, shkaktuan njė ndjenjė keqardhjeje pėr tė vėllanė nė zemrėn e Simon Dershės. Qyshse kishte qarkulluar, ai e kishte humbur me siguri ngrohtėsinė e shtėpisė. Duhet bėrė diēka, mendoi, patjetėr duhet. Kur Simoni doli, jashtė kishte rėnė mbrėmja. Koha ishte e lagėsht, shiu mund tė fillonte nė ēdo ēast. Pasi tė mbarosh, eja drejt e nė shtėpi, i kishte thėnė e shoqja. Tė presim me padurim. Njė pjesė tė rrugės e bėri duke u pėrpjekur ta ēonte mendjen nė gjėra anėsore. Herė-herė ndryshonte diēka nė frazat qė kishte pėrgatitur... mė kuptoni drejt, shoku ministėr, ėshtė dhe problemi i nėnės... Pastaj prapė pėrpiqej ta hiqte mendjen qė andej. E gjithė kjo nuk i dukej aq e vėshtirė. E vėshtirė ishte tjetėr gjė... Ēfarė, ēfarė!, ia bėnte njė zė diku brenda tij sa mė shumė qė i afrohej lagjes ku banonte ministri. Po ai mundohej tė mos i pėrgjigjej asaj klithme tė vogėl, qė pėrpiqej tė jepte alarmin. Kjo rrugė duket e zymtė, mendoi Simon Dersha. Vitrinat ishin mė tė errėta se gjetkė dhe lagėshtira tė futej gjer nė palcė. Nė trotuare kalimtarėt sa vente bėheshin mė tė rrallė. Ja dhe rruga ku banonte ministri. Ora ishte gjashtė pa ēerek dhe ai duhej tė ecte shumė ngadalė, qė tė mos trokiste para kohe. Rruga, shumica e ndėrtesave nė anėt e sė cilės ishin shtėpi dykatėshe, ishte e ndriēuar dobėt dhe ngjante pothuajse bosh. Simon Dersha ndjeu angushti nė shpirt. Ajo gatishmėri pėr ta pritur, mendoi ai befas, ai zė i holluar... Mjaft, i thirri vetes, fillove prapė ti. Iu desh tė bėnte njė pėrpjekje mbinjerėzore pėr tė mos i menduar mė, por ato i suleshin nga tė gjitha anėt dhe ai s'mund t'i shmangte. Ajo qė mund tė bėnte ishte vetėm tė prishte rregullin e tyre, kėshtu qė i erdhėn tė pėrziera bashkė dyshimet se mos po bėnte gabim qė po vinte, me sherret qė do tė shkaktonte nė shtėpi ardhja e nėnės, luani qė edhe me njė dhėmb ishte i aftė tė kafshonte! kafetė e nėnės sė tij dhe lajmet e sė enjtes nė TV. Ishte fare pranė vilės sė ministrit, pėrpara kangjellave tė sė cilės roja, mbėshtjellė me mushama tė zezė, dukej i palėvizshėm. Fasada e pėrparme e vilės ishte e errėt, vetėm diku anash dukej qė kishte dritė. Ai ngadalėsoi hapat ndėrsa po i afrohej portės. Mushamaja e zeze e rojės dha njė ndriēim tė turbullt, tė llastiktė. Simon Dersha kishte kujtuar se koha qė truri i tij mund tė bluante mendime, qoftė edhe turbull, kishte kaluar, kėshtu qė bėhej gati t'i fliste rojės, sytė e tė cilit iu duk se po e vėshtronin me vėmendje, por tamam nė ēastin e fundit i rrėshqiti nėpėr mend puna e Kinės. Nė situata tė tilla zakonisht dalin deviatorėt... Ē'ishte kjo, ku e kishte dėgjuar, nė kafene, nė leksion, ndoshta diku e kishte dhėnė nė provim. Nė situata kthesash lufta e klasave brenda Partisė ashpėrsohet... Si nuk i kishte shkuar mė parė ndėr mend njė gjė e tillė? Kishte kaluar nėpėr tru gjithfare marrėzirash, kafetė e plakave e gjepura tė tjera, kurse kėtė qė bėnte mu pėrpara tė gjithave e kishte harruar. Simoni e gjeti veten duke kaluar pėrbri rojės, pa ndaluar hapat. Ē'po bėnte kėshtu, po ikte ? Mos u shqetėso, i tha vetes, pėr t'u kthyer nė dorė e ke, s'tė ndalon njeri. Aq mė tepėr qė ora donte edhe dy minuta tė shkonte gjashtė. Ai bėri nja njėzet hapa pėrbri murit rrethues tė vilės, eci dhe ca hapa mė tej dhe u kthye vėrtet. Po mendimi pėr Kinėn nuk po i shqitej kurrsesi, madje sa mė shumė qė i afrohej portės, ai stėrzmadhohej, thuajse diēka e rrezatonte qė brenda vilės. Situata tė tilla... situata kthesash... gjithmonė dalin deviatorėt... si minjtė pėrpara tėrmetesh... Simoni ndodhej katėr hapa larg rojės dhe ende s'e dinte do tė hynte apo jo te ministri. Ai ngadalėsoi hapat, ktheu kokėn nga kangjellat dhe pa fasadėn e vilės, qė dukej edhe mė e errėt pas drurėve plot lagėshti. Ai ndjeu prapė shikimin e rojės mbi veten, pastaj dėgjoi njė lėvizje mushamaje dhe zėrin e ulėt tė ushtarit: - Ju... pėr te ministri ? Simoni ktheu kokėn me habi. Ku e dinte ai kėtė? Si ishte e mundur? Pa u pėrgjigjur eci mė tej pėrskaj kangjellave. Mė tutje i ngadalėsoi prapė hapat, megjithatė nuk u kthye. Do tė jetė ndonjė tjetėr, mendoi roja, i cili qe porositur pėr ardhjen e mysafirit dhe po e ndiqte me sy siluetėn qė po largohej. Qė brenda vilės, tek rrinte nė kėmbė prapa xhamave tė ftohtė tė sallonit tė katit tė parė, ministri e dalloi siluetėn e Simon Dershės qė po largohej. Po ikėn, tha ai me vete. I kishte ndjekur me sy tė gjitha lėvizjet e tij prapa kangjellave, kishte zgjatur dorėn pėr t'i rėnė njė zileje, por aty pėr aty qe kujtuar se roja qe lajmėruar pėr ardhjen e mysafirit. Kur silueta, pasi i qe afruar rojės, qe larguar prapė, ministri gati kishte thėrritur: ē'bėn ky hajvan, pėrse nuk e la tė futet? Nė njė rast tjetėr ai do tė dėrgonte me vrap njė njeri pėr tė pyetur rojėn se ē'kishte ndodhur, pėrse mysafiri qe larguar, por atė mbrėmje s'mund ta bėnte kėtė. Nė njė rast tjetėr... Ministri nėnqeshi me ironi. Nė njė rast tjetėr ti s'do tė rrije kėshtu prapa xhamave duke pritur nėse po vjen apo nuk vjen njė copė nėpunės i thjeshtė, qė s'ia mban mend mirė as emrin, tha ai me vete. Ndėrkaq silueta qe zhdukur pas cepit tė murit rrethues tė vilės. Domethėnė asgjė s'ishte e rastit. S'paskėsh qenė i rastit ai rrallim telefonash dy javėt e fundit, as rrallimi i vizitave. Me dhjetėra herė gjatė ditėve tė fundit ai kishte thėnė me vete "kjo qė mendoj unė ėshtė marrėzi", dhe me dhjetėra herė pastaj, tamam kur kujtonte se kishte shpėtuar prej dyshimeve, ato ktheheshin prapė, mė ngulmuese se mė parė. Gjithė java e fundit kishte kaluar kėshtu, me pėrjashtim tė sė enjtes mbrėma, pas lajmeve nė TV. Por edhe qetėsimi prej tyre kishte marrė fund shpejt. Erdhėn prapė ca ditė gjysmė tė shurdhra kur ai, nė zyrėn e tij tė gjerė, vėshtronte telefonat e shumtė nė tryezė, zilet e sinjaleve, sekretarin qė hynte i druajtur pėr tė marrė urdhrat e tij dhe pėrsėriste me vete: unė jam ministėr, dreqi e mori, njėlloj si mė parė. Asgjė s'kishte ndryshuar, nė paradhomė ishin rojat, mė tutje ndihmėsit, zėvendėsit, njė grumbull shefash qė s'prisnin veē tė merrnin urdhra prej tij, njėlloj si mė parė, njėlloj si mė parė... Megjithatė e ndiente se nuk ishte ashtu. Nuk ishte njėlloj si mė parė. Diēka nuk ishte njėlloj si mė parė. Se ēfarė, as ai vetė s'e pėrcaktonte dot, por e ndiente qė diēka kishte ndryshuar. Disa herė kishte thėnė me vete se mos po i fillonte ndonjė sėmundje psikike, por e ndiente se nuk ishte i sinqertė me vetveten. Nė tė vėrtetė do tė ishte i gėzuar qė tė ishte ashtu, qė e gjithė kjo tė ishte fryt i njė ērregullimi tė trurit. Do tė kishte qenė pa dyshim mė mirė, shumė mė mirė, por e keqja ishte se s'besonte nė tė. Ishte hequr pak nė fytyrė, por kjo ishte njė gjė e zakonshme pėr njeriun. Ajo qė i dukej e padurueshme qe njėfarė hollimi i zėrit. I dukej se ai hollim mund tė jepte te tė tjerėt gjithė trazimin e tij. Qe pėrpjekur ta mbulonte, ta trashte zėrin gjatė tė folurit, por kjo ishte e pamundur tė bėhej pėr njėfarė kohe. Shumė-shumė mund tė arrihej nė telefon. Ishte vėrtet i padurueshėm pėr tė ai zė i gėrryer. Dukej sikur shfuqizimi i tij kishte filluar pikėrisht andej. Nė pėrpjekjet pėr tė ndrequr diēka kishte bėrė gjėra qė mė parė as do t'i kishin shkuar ndėr mend: kishte pirė ujė me akull nga frigoriferi, me shpresė se zėri do t'i ngjirej, por si pėr inat s'ndodhi asgjė. Fyti i tij aq i ndjeshėm mė parė nga lagėshtira e motit, e kishte duruar akullin. E gjithė kjo e bėnte qė tė kalonte nga nervozizmi te keqardhja pėr vetveten. Pastaj vinte papritur njė periudhė qetėsimi. Arrinte t'ia mbushte mendjen vetes se s'kishte ndodhur asgjė, se edhe nė qoftė se kishte ndodhur diēka, do tė kalonte shpejt. Ishte pak a shumė nė njė ditė tė tillė, kur kishte telefonuar Simon Dersha. E kishte sjellė ndėr mend shumė shpejt mysafirin e tij, ndoshta sepse lidhej pikėrisht me atė darkė kur kishte ndodhur ai telefonimi i paharrueshėm. Tani i vinte turp nga vetja, madje kishte dashur t'ia fshihte edhe vetes faktin qė ai, anėtar i qeverisė dhe i Komitetit Qendror, kishte ndier atė pasdite gėzim nga telefonimi i njė kurrkushi. Megjithatė kjo s'e kishte penguar qė ta hante drekėn mė me qejf se herėt e tjera. -Do tė pish kafe?- i tha e shoqja kur mbaroi sė ngrėni. Shkoi nė dhomėn e gjumit, u shtri, por gjumi nuk e zuri. Gėzimi, i qetė, vėrtet, dhe pakėz i trishtuar, nuk po i ikte megjithatė. Mendonte se, nė qoftė se qe shqetėsuar pėr rrallimin e telefonave, kishte arsye tė gėzohej paksa pėr kėtė telefonim. Veē kėsaj njeriu qė kishte telefonuar nuk ishte ndonjė fshatar i humbur, apo dikush nga farefisi. Ai punonte nė njė ministri dhe dihej qė, kur ishte fjala pėr tė nuhatur... tė atilla... (s'deshi as nėpėr mend tė kalonte fjala "ndryshime"), pra kur ishte fjala pėr... tė atilla... ata ishin tė parėt qė i thithnin. Ndėrsa vėshtronte tavanin e dhomės, mendja e tij kalonte ngathtėsisht nga njė mendim te tjetri. Disa herė kishte pyetur veten se pėrse vinte vallė ai, nėpunėsi, por aty pėr aty kishte menduar se kjo s'kishte asnjė rėndėsi. Rėndėsi kishte qė ai vinte. Kur ndodhnin... tė atilla... asnjeri nuk tė afrohej, njėlloj sikur tė kishe kolerėn. E sikur e gjithė kjo tė mos ishte veēse njė trazim i kotė, mendoi kushedi pėr tė satėn herė. Sikur gjithė ky mendim, kjo torturė tė ishin krejt tė kota. Ai u rrotullua nė shtrat. Le tė ishin tė tilla, pa atij s'do t'i vinte fare keq pėr mundimet e tij. Tė shkuara, tė harruara, veē tė tilla tė ishin. Tani nuk ia fshihte mė vetes ndjenjėn e frikės. Ajo qė nuk e kishte ende tė qartė ishte koha kur e gjithė kjo kishte filluar. Pa dyshim atė darkėn e paharrueshme, ai telefonimi i Enver Hoxhės e kishte prerė si mė dysh gjithēka. Po ndoshta kishte nisur qė mė parė, qysh atė mbrėmje tė ftohtė nė fushėn zymtore, prej nga ai drejtonte lojėn e madhe ushtarake, kur i njoftuan se njė grumbull oficerėsh tankistė kishin thyer njė urdhėr tė tij. Nė kėmbė, te hyrja e tendės, ai vėshtronte ndėrlidhėsin qė i kishte sjellė lajmin, ose mė mirė jo atė vetė, por njė copė katrore nga fytyra e tij, aq sa lejonte kapuēi i mushamasė qė kullonte ujė dhe qė e bėnte atė fytyrė anonime, vetėm sy, pjesa e poshtme e ballit, dy prerje faqesh dhe mjekra gjithashtu, pa fundin e saj. Oficerėt tankistė nuk u bindėn pėr rrethimin e komitetit tė Partisė tė qytetit, raportoi ndėrlidhėsi me njė zė tė lodhur, pa ngjyrė, dhe ai ndjeu befas se diēka u zgavrua brenda tij. Si?, thirri. Si guxojnė tė thyejnė njė urdhėr dhe, ndėrsa ndėrlidhėsi me po atė zė pa ngjyrė nisi tė shpjegonte diēka, ai nisi tė bėrtiste pėrherė e mė fort, nė mėnyrė qė tė mos dėgjonte fjalėt e tjetrit qė po i dukeshin tani tė kobshme. Nė arrest, thėrriste, menjėherė nė arrest. Megjithatė diēka nga shpjegimi i shkurtėr i ndėrlidhėsit i arriti gjer nė vesh... Tanket e ushtrisė... kishin thėnė oficerėt... nė ēfarėdo rrethanash... s'mund tė rrethojnė njė komitet partie... sepse... sepse... Nė arrest, vazhdonte tė thėrriste ai, nė arrest. Kur ndėrlidhėsi qe larguar, ai kishte mbetur nė kėmbė njė copė herė tė gjatė te hyrja e tendės me njė boshėsi tė ftohtė nė gjoks. Pa dyshim qė ankthi, megjithėse ai qe pėrpjekur ta fshihte, i kishte nisur qyshse kishte dhėnė atė urdhėr. Madje, ndoshta e gjithė kjo kishte nisur shumė kohė mė parė, qysh nga ajo mbrėmja e paharrueshme nė Pekin, kur ai qe kthyer nga njė shfaqje teatrale. Ishte njė mbrėmje e jashtėzakonshme, plot zagushi, dhe ai ndihej ēuditėrisht i eksituar. Donte tė bisedonte, tė rrinte pa gjumė, tė hapte zemrėn me dikė. Nuk i kishte shkuar kurrė nėpėr mend se njė dramė kineze do ta turbullonte kaq shumė. S'thoshin mė kot se linja politike kineze mė mirė se kudo dukej nė teatėr. Drama qė kishte parė ishte vėrtet e jashtėzakonshme. Nė finalet e saj turma fitimtare e personazheve pozitive zvarriste pėr flokėsh nėpėr skenė sekretarin e parė tė Partisė tė njė province. Si ju duk shfaqja, e kishte pyetur Ēu En Lai, nė mbarimin e saj, ndėrsa shpejtonte tė dilte bashkė me njė kryeministėr afrikan, qė e kishte shoqėruar nė teatėr. Ai s'dinte ē't'i thoshte, por sytė e Ēu En Lait ishin gjithė mister. Do tė shihemi ndoshta pas darke, i kishte thėnė ai, sa tė ēoj gjer nė shtėpi kėtė mikun kėtu, dhe i kishte treguar me kokė zezakun kryeministėr. Ndėrsa vetura ecte nėpėr natėn e errėt drejt vilės qeveritare, ai ndiente njė trazim tė pangjashėm me asgjė tjetėr, njė lloj ekstaze tė pėrbėrė nga njė pėrzierje ngazėllimi dhe tmerri qė s'i kishte provuar kurrė. Kjo ndjesi i kishte nisur qė nė sallėn e teatrit, kur turma tėrhiqte rrėshqanthi nėpėr skenė sekretarin e Partisė. Ishte shija e pėrmbysjes sė diēkaje tė shenjtė e tė paprekshme. E ēuditshme se si kinezėt, qė shquheshin pėr ngushtėsi dhe dogmatizėm, tė kishin lejuar njė shfaqje tė tillė. Ishte kureshtar ē'do tė thoshte Ēu En Lai. Ata sytė e tij kishin njė dritė tė veēantė. Pas darke Ēu En Lai erdhi vėrtet. Porsa i dha dorėn i pėrsėriti pyetjen: si ju duk shfaqja? Po si tė them, i qe pėrgjigjur ministri, pakėz e ēuditshme. Ēu En Lai nuk ia hiqte sytė. Shfaqja ishte e mrekullueshme, tha Ēu En Lai. Ministri ndjeu prapė dridhjen e ekstazės ta pėrshkonte tejpėrtej. Qenė tėrhequr pėr tė biseduar kokė mė kokė nė njė nga dhomat e vilės. Ndėrsa dėgjonte tjetrin, ministri po vriste mendjen tė gjente se si po guxonte Ēu En Lai t'i fliste aq haptazi. Ashtu i flitej zakonisht njeriut qė ia ke blerė mendjen qė mė parė. Mos vallė kishin pėrgjuar bisedat e tij me njėrin nga ndihmėsit, pikėrisht me atė qė ai ende s'qe hapur plotėsisht, gjė qė po gatitej ta bėnte kėtu nė Kinė, pra mos i kishin pėrgjuar kur tė dy, tė entuziazmuar nga ajo ēka ndodhte nė Kinė, kishin lėshuar aty-kėtu kritika pėr rrjedhjen e punėve nė Shqipėri? Kishte mundėsi, aq mė tepėr qė pakėnaqėsia e tyre lidhej pikėrisht me kontrollin e rreptė nėn tė cilin Partia mbante gjithēka. Kurse nė Kinė Partia qe bėrė lėmsh. Qė ushtria ishte mbi Partinė, kjo dukej haptazi, por me sa dukej kishte edhe organizma tė tjerė mbi tė. Ata natyrisht nuk ishin pėr njė teprim tė tillė, por sidoqofte njė dalje nga kontrolli ishte aq e domosdoshme tani. Nė fund tė fundit ishte e bezdisshme, pėr tė mos thėnė mė shumė, qė pėr ēdo gjė tė tė thėrrisnin nė Komitetin Qendror, tė tė kėrkonin llogari. Kurse kinezėt i kishin dhėnė fund kėsaj. Ēdo komandant rrethi ushtarak ishte kokė mė vete dhe s'donte tė dinte se ekzistonte Komiteti i Partisė i rrethit, madje as Komiteti Qendror. E ē'humbi Kina nga kjo? Mos vallė u dobėsua? Pėrkundrazi, mė e fortė u bė. Ja, vetėm kaq kishte biseduar me ndihmėsin. pėr fillim mjaftonte. Kishte mundėsi qė kinezėt t'i kishin dėgjuar. Madje edhe nė teatėr i kishin ēuar ndoshta pikėrisht pėr kėtė gjė. Sa mė tepėr qė Ēu En Lai fliste, aq mė shumė ministri bindej se i kishte ēuar nė teatėr pikėrisht pėr kėtė. Revolucioni ėshtė mbi tė gjitha, thoshte ai. Ēdo gjė e pėrmbys, s'njeh asgjė tė shenjtė, madje as partinė. As partinė?, pyeste ministri duke u rrėqethur prapė nga ai ngazėllimo-tmerr i panjohur. Te ju gjithashtu duhet tė ndodhė kjo, vazhdonte Ēu En Lai. Te ne njė shfaqje e tillė teatrale s'lejohet kurrė, thoshte ministri. Ah, e di, te ju shumė gjėra s'lejohen, por kjo s'mund tė vazhdojė gjatė, pėrgjigjej Ēu En Lai. Kina po bėhet gati pėr ndryshime tė mėdha. Kėto ndryshime do tė tronditin drejtpeshimin e globit tokėsor. Shtrohet pyetja: ju do tė na ndiqni apo jo? Nė qoftė se po, do tė vazhdoni tė jeni miqtė tanė, ndryshe, do tė detyrohemi t'ju braktisim. Tani pėr tani jua themi kėtė gjė miqėsisht, ose, qė tė jem mė i saktė, po jua them kėtė gjė juve, thjesht nė mėnyrė intime, duke ju lutur qė tė mos e bisedoni me njeri. Do tė ketė kthesė nė botė, furtuna tė paparashikuara, sidomos nė Ballkan. Dhe nė raste furtunash, siē thotė njė vjershė e vjetėr kineze, secili duhet tė shpejtojė tė gjejė folenė ku do tė strehojė kokėn. Qysh tani duhet menduar pėr kėtė, ndryshe do tė jetė vonė pastaj. Njė ide e tillė pėr partinė, njė aureolė e tillė do tė ishte pengesė pėr ēdo hap. Prandaj Maoja ynė i prishi aureolėn partisė. Te ju gjithashtu... Po te ne njė teatėr i tillė s'lejohet. Mao Ce Duni ka besim te ju, vazhdonte Ēu En Lai. Ka edhe shokė tė tjerė shqiptarė madje nė udhėheqje, qė i kuptojnė mirė kėto gjėra... Domethėnė kjo qė po bisedohet sonte me mua qenka biseduar edhe me tė tjerė, mendoi ministri. Pas ē'teatri, baleti apo cirku ishte hapur vallė biseda? Vetėtimthi ēoi nėpėr mend ministrat dhe anėtarėt e Komitetit Qendror qė kishin qenė nė Kinė, duke u pėrpjekur tė merrte me mend se cilėt mund tė ishin ata... Ēu En Lai vazhdonte tė fliste. Biseda bėnte ē'bėnte e kthehej te partia. Tani pėr tė flitej hapur si pėr pengesėn kryesore pėr ecjen pėrpara. S'ishte e rastit qė Mao Ce Duni kishte lejuar dy vija nė parti. Pa kėtė, dramėn e sotme, s'kishin pėr ta parė kurrė nė teatėr. Po te ne njė dramė e tillė s'do tė lejohej kurrė, tha mė nė fund ministri. E di, vazhdoi Ēu En Lai. Po mund tė bėhen tė tjera gjėra. Ju rrėzuat kishat e xhamitė, apo jo? Ju shembėt pėrtokė tempujt shekullorė, pėrse druheni aq shumė pėr tė prekur njė aureolė tjetėr? Po te ne kjo ėshtė e vėshtirė, thoshte ministri. ėshtė gati e pamundur. Ashtu duket nė fillim ēdo gjė, e pamundur, por pastaj sa tė fillojė... Ministri befas u shkund. Kjo lojė e rrezikshme, sikur po teprohej. Si guxonte ai... kaq haptas... veē kėsaj pa pikė respekti pėr tė, thuajse i fliste njė vasalit tė tij... Pa dale, mendoi ai. S'do tė ishte keq t'i vinte njėfarė kufiri. Ministri u tendos pas shpinės sė kolltukut. Unė nuk ju kuptoj, shoku Ēu En Lai, i tha me ftohtėsi, madje i dha qafės prapa, si pėr ta theksuar edhe mė ftohtėsinė. Por krekosja nuk vazhdoi gjatė. Sytė e Ēu En Lait e vėshtruan disa ēaste rresht, ngultazi, pastaj ata nisėn tė ngushtoheshin pėrherė e mė tepėr, thua se po e shtrėngonin si me darė. Mė parė keni qenė mė i ēelėt, foli ai me zė tė ulėt. Miqtė tanė jugosllavė na kanė treguar diēka tė dėgjuar ndoshta nga vetė goja e sovjetikėve, pėr ca bisedime tuaja private me ta, nė prag tė konfliktit shqiptaro-sovjetik mė 1960 . Me tė vėrtetė atėherė keni qenė mė i ēelėt. Ministrit iu err bota. Mukoza e gojės iu pėrzhit sikur tė kishte gėlltitur squfur. Kishte kujtuar se ajo histori qe mbyllur prej kohėsh. Njėzet vjet kishin kaluar dhe sovjetikėt, pėr ēudi, s'qenė ndier pėr tė. Ai e kishte quajtur tė varrosur dhe ja, papritur, tamam atje ku s'e priste, nė mes tė Pekinit... Ministri e humbi fare. Kėshtu e kishte humbur atėherė, mė 1960 ,kur sovjetikėt, pėr ta detyruar tė ulej nė bisedė me ta, i kishin kujtuar lidhjet e tij tė dikurshme me jugosllavėt. Ne e dimė ēka u keni thėnė jugosllavėve mė 1947 ... Ai kishte ngrirė i gjithi, dhe, fill pas mpirjes, mendimi i parė qė kishte ardhur kishte qenė: pėrse e kishin shitur jugosllavėt? Me ēfarė ēmimi? Ndoshta vizita e Hrushovit nė Beograd, kur i kėrkoi ndjesė Titos? Ndoshta diēka tjetėr, lidhur me Kosovėn? Apo thjesht me kredi ? Dhe ja tani po e shisnin pėrsėri. Po kush po e shiste Sovjetikėt me kinezėt ishin nė thikė e nė brinjė, kėshtu qė s'kishte si tė ndodhte qė ata t'ua kishin dhėnė kinezėve... Atėherė mbeteshin prapė jugosllavėt... Po ata s'kishin mė punė me tė.. Qysh nga viti 1960 ai duhej tė qe i sovjetikėve... Apo ndoshta... Mendimi mezi arrinte tė piksej. Apo ndoshta sovjetikėt, pas dėshtimit tė njė grupi tė tyre, duke e parė se ishte e vėshtirė ta pėrdornin, ua shitėn atė prapė jugosllavėve, ashtu siē rishitet malli i zhvleftėsuar? Dhe pastaj jugosllavėt nga ana e tyre ua shitėn kinezėve? Zinxhir pazarllėqesh, kalim dorė mė dorė.. Ai nuk arrinte dot ta mblidhte veten. Kurrė nuk e kishte ndier veten mė keq. Njė grusht plehu, asgjė mė tepėr. Dhe sikur tė mos mjaftonte lėmshi qė kishte nė kokė, sytė e Ēu En Lait nuk i ndaheshin. Ata sy, pasi e mbajtėn tė shtrėnguar mizorisht midis ngushtėsisė sė tyre, nisėn ta lironin dalėngadalė darėn. Vėshtrimi i kinezit po zbutej. Si njė shirit magnetofoni i kthyer mbrapsht, biseda u rikthye atje ku qe ndėrprerė pak mė parė. Ashtu duket nė fillim ēdo gjė, e pamundur, por pastaj, sa tė fillojė... pėr shembull ju mund tė bėni njė gjė qė nė dukje ngjan e thjeshtė, por qė nė tė vėrtetė ka njė kuptim simbolik. Mė kuptoni ē'dua tė them? Po ai nuk pėrqendrohej dot. Mendja i shkonte te fillimi i kėsaj historie, nė atė ditė shkurti me erė dhe shi tė vitit 1946 , kur ai, duke kafshuar thonjtė nga nervozizmi, dėgjonte shqipen e ēalė tė jugosllavit, qė e mbushte me vrer... Se mos ti mė pak aftė se filani, he, ti mė shumė aftė je, por... Mė vonė me tė njėjtėn shqipe i kishin folur sovjetikėt mė 1960 , dhe atij i qe dukur se gjithė jeta e tij do tė qe e lidhur kėndej e tutje me njė shqipe tė ēalė, qė tė kallte frikėn. Madje njė mesditė kur qe kthyer nė shtėpi kishte shtangur plot tmerr te dera e sallonit. Dikush shqiptonte fjalė tė atilla... tė shtrembėruara, tė vjetra. Iu desh njėfarė kohe sa ta merrte vesh qė ishte i biri. I qe afruar befasisht, ia kishte rrėmbyer librin dhe i kishte ulėrirė si i marrė, ndėrsa tjetri s'kuptonte asgjė, vetėm murmuriste: po ky ėshtė teksti i letėrsisė mesjetare shqipe, baba. Mė kuptoni ē'dua tė them, vazhdonte tė fliste Ēu En Lai, por ai s'kishte kuptuar asgjė. Mė falni, i tha, a mund ta pėrsėritni? Mė falni, ju lutem. Ēu En Lai nėnqeshi qetėsisht. S'ka gjė, s'ka gjė, tha me butėsi unė ju kuptoj... E pra, qė ta pėrsėris dhe njė herė: ju mund tė bėni diēka slmbolike. Veprime tė tilla kanė pasur e vazhdojnė tė kenė rėndėsi tė madhe nė njė shtet; njė veprim qė nė dukje mund tė duket i zakonshėm, por qė nė njė gjendje konkrete merr njė kuptim tė veēantė, njė aleancė, njė krushqi simbolike. Pėr t'jua bėrė mė tė qartė, po ju them diēka nga jeta ime. Ju e dini qė unė kam pėr grua motrėn e gruas sė armikut tonė mė tė madh, Ēang Kai Shisė. E keni menduar ndonjėherė se pėrse nėpėr gjithė kėto stuhi qė ka kaluar Kina, unė, njė nga udhėheqėsit kryesorė tė saj, nuk e prisha kėtė lidhje kurore? Mos vallė e kisha vėshtirė tė merrja njė grua tjetėr, aq mė tepėr qė shumica e shokėve udhėheqės, me nė krye Maon, u martuan? E aq mė tepėr qė kundėrshtarėt e mi nė luftėn pėr pushtet mund tė mė shfrytėzonin kėtė njollė? Dhe ju kujtoni se nuk u pėrpoqėn ta bėnin kėtė? Oh, u pėrpoqėn, madje shumė, por sa herė qė ndodhte kjo, ishte gjithmonė dikush qė u priste rrugėn: Maoja vetė. Lėreni krushqinė e Ēusė, thoshte ai dhe mbyllte ēdo diskutim. Dhe kėtė e bėnte jo nga ndonjė simpati personale pėr mua, e aq mė pak pėr gruan time, jo, kėtė e bėnte sepse kėshtu e donte interesi ynė.... Ēu En Lai kishte marrė frymė thellė... Maoja s'e bėnte kot kėtė. Nė ndėrgjegjen e popullit kinez rrinte dhe vazhdon tė rrijė kjo krushqi. Ajo s'ėshtė kot, ajo ka njė kuptim. Pas gruas sime ishte Ēang Kai Shia dhe pas atij Amerika! Sa herė qė Maoja thoshte: lėreni krushqinė e Ēusė, unė e kuptoja se ajo do tė duhej njė ditė... Dhe me sa duket ajo kohė po afron, ashtu siē ju thashė pak mė parė, po nejse, u zgjata shumė me veten, desha vetėm tė tregoj se ē'kuptim kanė veprimet simbolike. Dhe tani le tė kthehemi te ju. Mos mė shikoni ashtu, e di qė jeni i martuar. Ēu En Lai kishte qeshur. S'ėshtė fjala qė tė bėni ndonjė krushqi me ndonjė tė deklasuar. Ju mund tė bėni tjetėr gjė. Njė gjė, qė nė dukje ngjan e thjeshtė, por qė kuptimin e ka tė madh: pėr shembull gjatė njė stėrvitjeje ushtarake mund tė rrethoni me topa, ose mė mirė me tanke, njė komitet partie. Nuk them Komitetin e Partisė tė Tiranės, kjo do tė ishte e parakohshme, por njė komitet partie rrethi. Te ne nė Kinė gjatė Revolucionit Kulturor qindra komiteteve partie iu vu zjarri, besoj se e dini. E pra, rrethoni me tanke njė komitet partie rrethi. Siē thashė, ngjarja do tė dukej e thjeshtė, dhe ashtu ėshtė vėrtet, por simboli ėshtė i madh. Dhe populli ėshtė pėrherė i ndjeshėm ndaj simboleve. Fjala do tė kalojė gojė mė gojė, nė formė pėshpėrime, thashethemesh, hamendjeje, do tė zgjojė mendime, shpresa. Ne nė Kinė shumė aksione tė mėdha i kemi nisur kėshtu, thjesht, me njė veprim simbolik. Ndėrsa Ēu En Lai fliste, ai prapė mendonte se si e kishin kaluar te njėri-tjetri me aq cinizėm, jugosllavė-sovjetikė-kinezė, ky trekėndėsh skėterre, qė me sa dukej s'do t'i ndahej kurrė, gjer nė vdekje. Dy-tri herė mendoi: shyqyr qė kinezėt s'po i kėrkonin mė tepėr. Atė dreq veprim simbolik ai do ta bėnte, veē ta linin me kaq. Pastaj prapė pyeti veten pėrse e kishin kursyer sovjetikėt mė 1960 . Kur qe zbuluar njė grup ushtarakėsh spiunė tė tyre, ai qe habitur: si ishte e mundur qė ai, duke qenė nė marrėdhėnie jo tė mira me atė grup, i pėrkiste, pa e ditur, tė njėjtit padron? Zhdukja e njėrit grup ndihmoi forcimin e pozitės sė tij. Apo ndoshta kėshtu qe llogaritur: tė flijohej njėri pėr t'u forcuar tjetri. Punonte mendja e Ivanit... Mirėpo kishte pritur sa kishte pritur, gjersa e kishin braktisur. Kėndej e tutje kishte tjetėr zot... U hutove, i kishte thėnė Ēu En Lai. Teatri paskėsh qenė i fortė. S'ėshtė vetėm Shekspiri qė tė trondit, apo jo? Dhe kishin folur prapė pėr rrethimin e komitetit tė Partisė, pėr Partinė nė pėrgjithėsi dhe domosdoshmėrinė e ndryshimit tė saj. Shumė kohė mė vonė, pas ikjes nga Kina, atij i kishte mbetur nė mendje ajo qė s'dinte si ta quante: porosi, kėshillė apo urdhėr tė Ēu En Lait. Madje edhe nė tru kėshtu i rrinte kutullaē, me njė fjalė qė s'gjendej nė gjuhėn shqipe, "kėshillurdhėr", dhe qė i zgjonte ndjesinė e njė gjarpri. Ajo i kujtohej sa herė qė i telefononin nga Komiteti Qendror, e sidomos kur i thoshin tė vente atje. Ē'jam unė, dreqi e mori, hungėronte me vete, ministėr apo inspektor poste, qė tė mė thėrresin kur tė duan ? Megjithatė ndoshta nuk do tė guxonte tė bėnte diēka, qoftė edhe simbolike, siē kishte thėnė Ēu En Lai, sikur kryeministri kinez tė mos i dėrgonte pas ca kohėsh tė fala me anėtarin e njė delegacioni qeveritar. Marrėdhėniet nuk ishin mė aq tė perzemėrta si mė parė. Ishin nė darkėn qeveritare nė Pallatin e Brigadave, kur kinezi qė kishte pėrkrah, tė cilit gjer atėherė s'i kishte kushtuar asnjė vėmendje, madje s'i kishte parė mirė as fytyrėn, nisi t'i fliste me njė shqipe tė ēalė: shoku Ēu En Lai dėrgon ju shumė tė fala, shoku Ēu En Lai kujton ju pėrherė. Keni qenė teatėr, shfaqja mrekullueshme, apo jo? Hi-hi-hi, qeshte kinezi me njė tė qeshur kafke, qė s'kishte asnjė lidhje me fjalėt qė thoshte. Ato sa vente bėheshin mė tė hapėta, nganjėherė nė formė mesazhi, nganjėherė me njėfarė kėrcėnimi midis. Koha pėr tė cilėn foli shoku Ēu En Lai ka afruar. Koha provės, hi-hi-hi... Secili duhet bėrė diēka, jo duarlidhur, prit llokumin gojė, hi-hi-hi... Koha vėshtirė afron, hi-hi... Ministrit i mbeti piruni nė dorė. Oreksi iu pre nė ēast. Domethėnė asgjė s'ishte harruar nga biseda e asaj nate. Koha e ndryshimeve me sa dukej po afronte dhe ata po i thoshin haptas se prisnin diēka prej tij. Ministri hodhi njė sy mbi fytyrat, duke u pėrpjekur tė merrte me mend se cilėve prej shokėve tė tij po u bėhej sonte njė thirrje e tillė. Njė ēast iu duk se gjithė darka qe mbushur me kinezė qe qeshnin hi-hi-hi. Duhet bėrė diēka sa s'ėshtė vonė, mendoi, qoftė dhe simbolike, sa pėr t'u mbyllur gojėn. Njė shpėrblim pėr heshtjen lidhur me sovjetikėt dhe jugosllavėt. Diēka simbolike, zvarrisja nė skenė e sekretarit tė Partisė, rrethimi me tanke i njė komiteti partie rrethi... Pastaj... nė qoftė se fillonte vėrtet ndonjė furtunė, siē kishte thėnė Ēu En Lai... dhe nė qoftė se edhe tė tjerėt do tė vepronin... ai ishte gati t'i dėrgonte tanket rreth Komitetit Qendror... Po tani pėr tani le tė mjaftohej me kaq... Njė veprim simbolik... Ishte tamam koha pėrpara njė loje ushtarake... Shoku Enver si ėshtė me shėndet?, pyeste kinezi. Ministrit i qe bėrė goja helm. Sa tė mbaronte kjo darkė e mallkuar. Mirėpo ankthi i vazhdoi disa javė mė pas, gjer atė pasdite tė ftohtė kur, pas njė mijė lėkundjesh, e dha mė nė fund urdhrin pėr rrethimin e Komitetit tė Partisė. Ishte krejt si i mpirė gjithė atė pasdite, ecte poshtė e pėrpjetė brenda ēadrės sė fushimit, dilte herė pas here te hyrja e saj, me vėshtrimin tė ngulur nė fushė, sikur priste qė andej tė vinte njė lajmėtar. Dhe lajmėtari erdhi vėrtet ndaj tė ngrysur. Urdhri nuk qe zbatuar. Ai qe shtangur nė vend, ishte futur brenda, qė tė tjerėt tė mos shihnin se si po prishej nė fytyrė, nuk donte tė dėgjonte shkaqet e refuzimit pėr zbatimin e urdhėrit, bėnte sikur s'kuptonte, dhe, ndėrsa thėrriste "nė arrest, nė arrest", mendonte se ndoshta ishte mė mirė ta mbyllte kėtė ēėshtje, ta mbyllte nė ēast, atė minutė, atė sekondė, qė askush tė mos merrte vesh asgjė, qė tė harrohej qė qe dhėnė njė urdhėr i tillė, atė ditė dhe nė ditėt e tjera mė pas dhe nė jetė tė jetėve. Mirėpo ishte vonė pėr kėtė. Tani s'i mbetej gjė tjetėr veēse tė bėnte sikur po zemėrohej, gjė qė s'ishte e vėrtetė aspak, sepse tmerri nuk i linte vend zemėrimit. Dhe ashtu bėri. Ēdo herė qė dikush hapte gojėn tė jepte qoftė dhe gjysmė shpjegimi se si e kishin arsyetuar oficerėt moszbatimin e urdhrit, ai ia ndėrpriste fjalėn me ulėrimat: nuk dua ta di, nuk dua ta di. Nė tė vėrtetė s'donte asnjė sqarim. Donte vetėm qė kjo ēėshtje tė harrohej sa mė parė. Kėshillė e mallkuar, murmuriste me vete. Kėshillurdhėr. Si e kishte dėgjuar njė helm tė tillė? Tani ajo qė kishte bėrė i dukej herė e kobshme, herė e parakohshme. Njė frikė e akullt nisi tė mbushte ditėt e tij. Pastaj e kuptoi se ngjarja nuk mbyllej dot vetvetiu. Oficerėt kishin folur andej-kėndej. Nė qoftė se ata nuk do tė dėnoheshin, do tė merrnin ndoshta guximin tė flisnin mė tepėr. U duhej mbyllur goja me ēdo mėnyrė. Njė nga mėnyrat pėr t'i trembur ishte pėrjashtimi nga Partia, gjė qė ai s'e pati tė vėshtire ta organizonte. Mirėpo, pas pėrjashtimit, oficerėt, me sa duket, i kishin shkruar letėr Enver Hoxhės. Telefonimi i tij atė darkė atė gjė tregonte. Ministri nuk kishte fjetur gjithė natėn. Kuptohej menjėherė qė i duheshin dhėnė sqarime Komitetit Qendror. Njė nga njerėzit e afėrt ia mbushi mendjen se ato fjalė qė kishin thėnė oficerėt kundėr tij, mund tė interpretoheshin fare mirė si agjitacion e propagandė kundėr pushtetit. Nė relacionin qė iu dėrgua Komitetit Qendror nuk u harrua asgjė. Nė fund shprehej mendimi se sjellja e oficerėve ishte e dėnueshme nga ligjet e Republikės. Pas dy javėsh, kur u kėrkua nga Komiteti Qendror njė pėrgjigje se ē'duhej bėrė me oficerėt, andej s'erdhi veēse njė njoftim i shkurtėr: "Nė qofte se kanė shkelur ligjet, tė veprohet si pėr tė gjitha rastet kur shkelen ligjet." Ashtu ?, kishte thėnė ministri duke fėrkuar duart, domethėnė Komiteti Qendror hoqi dorė prej jush? Tani di unė ē'tė bėj me ju, pėllumbat e mi. Pėr herė tė parė pas shumė netėsh ai fjeti i qetė. Pastaj e vrau mendjen se ē'duhej tė bėnte: t'i linte oficerėt tė qetė, apo tė pėrfitonte nga rasti pėr t'i futur nė burg? Nė tė vėrtetė do ta kishte mposhtur ndjenjėn e hakmarrjes dhe nuk do t'i ngacmonte mė, sikur tė mos kishte pasur frikė se ata do tė flisnin pėrsėri. Burgu, pa dyshim, ishte mė i sigurt. Kėtė mendim patėn edhe ndihmėsit e tij. Njėrit prej tyre i shkoi ndėr mend qė arrestimi tė bėhej pas dėbimit tė tyre nga ushtria, nė mėnyrė qė ēėshtja tė trajtohej thjesht si politike. Ai kishte kujtuar se pas burgosjes sė tankistėve do tė qetėsohej pėrfundimisht, mirėpo kishte ndodhur e kundėrta. Pikėrisht atėherė filloi tė vinte re heshtjet e gjata tė telefonit dhe rrallimin e vizitave. Nganjėherė mendonte se ndoshta i dukej kėshtu ngaqė kudo bėhej biseda pėr ftohjen me Kinėn, dhe fjala "Kinė" atij i shkaktonte njė rrėqethje nė trup. Koha e ndryshimeve kishte ardhur, mirėpo nė horizont nuk po dukej ende asgjė. Ndoshta do tė fillojė bashkė me shtrėngimin ekonomik, mendonte ai. Heshtjet e telefonave i ngjanin pėrherė e mė tė gjata. Ē'ka ndodhur vallė, pyeste veten, unė jam ministėr, njėlloj si mė parė, asgjėkundi s'mė ka kritikuar asnjeri, pėrse duhet tė shqetėsohem nga njė gjė e tillė? Dhe e gjithė kjo i dukej pėr tė qeshur dhe e pakuptimtė. Mirėpo s'kalonte pak kohė dhe retė e shqetėsimit zymtoheshin pėrsėri. Fjala hapet gojė mė gojė, kishte thėnė Ēu En Lai, pėshpėrima nė njė shtet ėshtė po aq e fuqishme sa shtypi i pėrditshėm. Pra, nė qoftė se ai do ta bėnte rrethimin e komitetit tė Partisė pėr hir tė kėsaj pėshpėritjeje, kjo do tė thoshte se besonte shumė nė tė. Atėherė, nė qoftė se besonte aq shumė nė tė, nė qoftė se ajo ishte aq shumė e fuqishme, ishin tė kuptueshme edhe rrallimet e vizitave dhe heshtjet e telefonave. Fjala ka shkuar gojė mė gojė: ministri ka urdhėruar rrethimin e njė komiteti partie, tankistėt nuk i janė bindur dhe ata janė vėrtet nė burg pėr kėtė mosbindje, po vallė urdhri i ministrit ka qenė i drejtė? Ja, kjo mjaftonte qė njerėzit t'i largoheshin atij si kolerės. S'kishte nevojė pėr artikuj kritikė nė shtyp, shkarkim nga detyra etj.. Pėshpėrima ishte mė e fuqishme se tė gjitha kėto. Pėshpėrima e mallkuar, thoshte me vete. Kishte thirrur shefin e sigurimit tė ushtrisė dhe i kishte kėrkuar tė dhėna pėr tė. Pėrgjigjja e shefit e kishte lėnė gojėhapėt: s'kemi tė dhėna pėr asnjė pėshpėrimė, shoku ministėr. Kishte qeshur me zė tė lartė mu pėrpara fytyrės sė shefit, nė fillim nga kėnaqėsia pėr atė qė porsa dėgjoi, pastaj, aty pėr aty, nga naiviteti i tij, qė kishte besuar se pėshpėrimė s'kishte vėrtet. Ajo mund tė mos ishte pėshpėrimė nė kuptimin fizik tė fjalės, mendonte mė vonė, mund tė ishte diēka mė e hollė, as fjala s'qe shpikur ende pėr tė, diēka mė e pakapshme, ndaj edhe mė e rrezikshme. Frynte, depėrtonte kudo si ajri i stines. Herė pas here pyeste veten: kur vallė kishte filluar dhe ku? Ē'gojė u hapėn tė parat pėr tė formuluar mendimin? e ē'zyra nė ē'instanca, nė ē'korridore enigmatike? Pandehma nga mė sfilitėset i kalonin nėpėr mend. Dy javėt e fundit i kishin kaluar kėshtu. Kinezėt ndėrkaq s'bėnin asnjė veprim. Gjithēka dukej e paralizuar. Bėra ē'munda, mė besoni, pėrsėriste me vete fjalėt e tij nė njė dialog tė pėrfytyruar me Ēu En Lain. Edhe rrethimin me tanke tė njė komiteti partie siē mė kėshilluat ju, u pėrpoqa ta bėj, po s'ishte e mundur. Madje desh lashė kokėn nė tė. Te ne ajo gjė s'bėhet, mė besoni. S'e prek dot atė, Partinė, mė besoni, as nė formė simbolike, siē thatė ju, pale pastaj vėrtet... tė pėrvėlon, mė kuptoni, tė djeg si valė... Thuamėni tė bėj hatanė mė tė madhe, veē kėtė jo... Ububu, kėtė kurrsesi... Lajmet e sė enjtes nė televizion e kishin qetėsuar disi. Do tė kalojė, thoshte me vete. Telefonat do tė gjėmojnė pėrsėri, zilja e derės do tė bjerė si mė parė. Ishte duke menduar afėrsisht njė gjė tė tillė kur ra telefoni i atij nėpunėsit. Asnjė mysafir nuk qe pritur prej tij me aq padurim si ai. Qe pėrpjekur tė flinte, por gjumi nuk e kishte zenė. Kur qe ngritur, gruaja e kishte pyetur: -Do ta pish njė kafe? Atij i shkoi nėpėr mend se do ta pinte kafenė me tė ardhurin, megjithatė e porositi. Tė vinte njė herė nėpunėsi, pa pinte njė kafe tjetėr me tė. Nga dyshimi qe habitur dhe vetė. Si ishte e mundur tė mos vinte? Pėrse i shkonin ndėr mend gjepura tė tilla? Megjithatė dyshimi, i vogėl dhe tinėzar siē qe, nuk i qe ndarė gjer nė ēastin kur silueta e Simon Dershės qe dukur dhe qe zhdukur pėrsėri pas kangjellave tė portės. Ai mbeti njė kohė tė gjatė krejt i palėvizur te xhamat e sallonit. Drurėt e kopshtit nxinin nga njė mospėrfillje e padurueshme. Dy-tri herė nė pėrfytyrimin e tij i ra ziles, thirri me ngut rojen, shoferin, i hipi me shpejtėsi makinės dhe doli nga garazhi, u sul me tė nė rrugė pėr tė arritur njeriun qė po ikte prej tij, e ndaloi, e tėrhoqi pėr mėnge me egėrsi, me lutje: ē'pate, o njeri, qė ike ashtu, pse mė shqetėson dhe ti, a s'mė mjaftojnė hallet e tjera? Kėshtu mendonte, ndėrsa syte i mbante ngulur nė kopsht, atje ku mbi drurėt e errėt piklat e ujit tė mbetura qysh nga shiu i pasdites reflektonin ca ndriēime tė humbėta, qė i merrnin kushedi nga. Kaluan kėshtu disa minuta, ai zgjati dorėn pėr t'i rėnė ziles, dhe bėri pak a shumė ato veprime qė kishte pėrfytyruar, veēse pa ngut. Kur makina po dilte nga porta e vilės dhe shoferi ktheu kokėn pėr tė marrė drejtimin, ai tha: -Ec nėpėr rrugė, kot. Makina u gjend pas pak nė njė rrugė, trotuaret e sė cilės nxinin nga njerėzit. Turma iu duk atij armiqėsore dhe plot mister. Ē'kanė vallė nė ato kokat e tyre qė s'dallohen mirė, mendoi. Ē'valė mendimi lėshojnė, ē'pėshpėrima tė lemerishme ? Ai vazhdonte tė vėshtronte atė anonimat kokash dhe nė shpirt ndiente rrėqethje. Mendonin me siguri pėr Kinėn dhe pėr tė. Ēdo tė bėhej vallė? Si do ta gjykonin? Midis tyre duhej tė ecte tani ai, mysafiri i tij, tė cilin ai ėndėrronte ta gjente, t'i afronte kokėn te veshi, duke i pėshpėritur: pėrse ike, o shpirt, o fantazmė. Mori frymė thellė duke i menduar kėto. Dhe prapė sytė i mbante mbėrthyer mbi kalimtarėt, njė pjesė e tė cilėve, me njė shikim tė rrėshqitshėm, qė atij i dukej se shoqėrohej nga ironia, ndiqnin veturėn e tij. Mos kinezėt e kishin tradhtuar?, mendoi papritur. Mos e kishin flijuar atė pėr hir tė ndonjė rregullimi tė pėrkohshėm ? Por e harroi sakaq atė mendim nga shkaku i kalimtarėve. Ajo rrjedhė e zezė njerėzore nuk e linte tė mendonte gjė tjetėr veē saj. Iu duk se ata mbanin nė dorė fatin e tij, se mjaftonte qė tė ndėrprisnin pėshpėrimėn dhe ai do tė shpėtonte. Pėrndryshe ajo pėshpėrimė do tė ngjitej dalėngadalė gjer lart dhe pastaj, po tė ndodhte kjo, ēdo gjė do tė quhej e mbaruar. Ata pra e kishin nė dorė, dhe nė fund tė fundit mund tė bėnin kaq gjė pėr tė. E ē'bėra unė nė fund tė fundit, o zot,njė stėrvitje desha tė bėja, njė lojė... Urrejtja pėr atė turmė tė pamėshirshme, e pėrzier me njė si ndjenjė mallėngjimi pėr veten dhe me atė mllef tė zbutur qė shkakton pėrulja, po ia squllnin gjoksin. I vinte tė hapte derėn e veturės, tė zbriste nė gjunjė pėrpara tyre, duke i rėnė gjoksit me grusht. Dėgjomėni, s'desha tė bėj ndonjė gjė tė madhe, mė besoni, njė stėrvitje, njė lojė vetėm ishte ajo, mė besoni, madje edhe nė gjuhėn zyrtare kėshtu quhet,"lojė". Simon Dersha ishte duke ecur nė atė kohė midis rrjedhės sė kalimtarėve qė mbushnin trotuarin. Ndryshe nga pak mė parė, kur s'kishte dalė ende nga lagjja e ministrit, tani e ndiente veten mė tė qetė. Megjithatė, sa herė qė shikonte tė rrėshqiste nė rrugė ndonjė veturė e zezė, ai bėnte padashur njė lėvizje, si pėr t'u fshehur prapa supeve tė njerėzve. I dukej sikur nė ēdo veturė qė kalonte mund tė ishte ai, ministri, i cili pėrgjonte trotuarin pėr tė gjetur atė. Simon, ku vete kėshtu me shpejtėsi? Ti je mysafiri im, ti vetė mė telefonove, kthehu. Nė shtėpi i gjeti tė gjithė ashtu siē i la. Nga fytyra e tij e kuptuan menjėherė se ēdo gjė kishte shkuar mbrapsht. - Keq? - e theu heshtjen e para e shoqja. - Si kėshtu ? Ai bėri njė lėvizje supesh si tė thoshte: ja kėshtu. Sė paku tė mos i kėrkonin shpjegime. - Pupu, ē'na gjeti, - murmuriti i vėllai duke zėnė kokėn me duar. Simoni e vėshtroi me bisht tė syrit. Kishte dėshirė t'i thoshte: ti mos u ndiej, vetė ma shtive nė kokė atė dyshim. - Po si kėshtu? -tha prapė e shoqja. -Nuk tė dėgjoi fare? Nuk dha asnjė shpresė? Simoni tundi kokėn pėr tė thėnė: asnjė. -E pra, gjithė bota ndėrhyjnė, - tha e shoqja tėrė pezm. - Veē pėr to dėgjojmė gjithandej. Vetėm ti s'e bėre dot. - Ē'tė bėja, - tha ai, - se mos varej nga unė. - Varej edhe nga ti, - tha ajo. -Po ti s'ke ditur, se je qull. - Ashtu ? - Qull. Zaten kėshtu ke qenė tėrė jetėn. -Ashtu? -Simoni qe zverdhur nė fytyrė. -Lėreni tani, pash zotin, mos u grindni, -ndėrhyri vėllai. -Mjaft i kemi telashet tona. Nė tė vėrtetė Simoni nuk kishte ndonjė dėshirė tė grindej. Pas disa ēastesh e harroi fare fyerjen. Madje nė njėfarė mėnyre mė mirė qė kishte ndodhur ashtu, sepse acarimi me gruan e kishte shmangur pėrfundimisht shpjegimin e asaj qė kishte ndodhur. - Mė bėj njė kafe, - i tha sė shoqes pėr t'i treguar qė s'po i mbante mėri. - As kafe s'tė nxori? - tha ajo, por i kunati e shikoi me ca sy qortues dhe ajo u ngrit tė vinte xhezven. -Na fal, o vėlla, - tha Veniamini, -tė shqetėsuam dhe ty, por s'ke ē'i bėn. -S'ke ē'i bėn,-pėrsėriti Simoni. Disa minuta nė dhomė zotėroi heshtja, qė prishej vetėm nga zhurmat qė bėnte e shoqja e Simonit duke pėrgatitur kafenė. - E ē'do tė bėjmė tani? - tha permes psherėtimave e shoqja e Veniaminit. - Ē'do tė bėjmė? Diēka do tė bėjmė,- u pėrgjigj i shoqi. Dalėngadalė biseda erdhi e u bė e ngjashme me bisedėn e njė dite mė parė, madje Simonit i dukej se ishte dita e djeshme qė po vazhdonte dhe vajtja e tij te ministri nuk kishte qenė veēse njė ėndėrr. Ata po flisnin prapė pėr mėnyrat e ndryshme me anė tė tė cilave disa njerėz pėrpiqeshin t'i shpėtonin qarkullimit, pėr pėrpjekjet e tėrthorta qė bėnin tė qarkulluarit qė tė mos merrnin shtėpi nė rreth, nė mėnyrė qė tė ruanin apartamentin nė Tiranė, dhe Simonit nuk i shqiteshin nga mendja skeēet humoristike tė sė shtunės dhe e qeshura bubulluese e spektatorėve, qė tani i dukej se ishte diku pas shpinės sė tij. - Ku dolėn kėto rregulla, xhanėm, - tha Veniamini. - Rregulla kinezėsh. - A thua kinezėsh?- ia bėri e shoqja. - Pse ti dyshon? - S'mė duket ashtu. Transferimet kanė qenė tėrė jetėn. - Qarkullimi ėshtė tjetėr gjė. - Nuk thua shyqyr qė tė jenė rregulla kinezėsh?- ndėrhyri e shoqja e Simonit.-Sepse kėshtu mund tė hiqen bashkė me ikjen e kinezėve. - S'e besoj. Transferimet kanė qenė e do tė jenė tėrė jetėn. Ndėrsa rrufiste kafenė, Simoni i vėshtronte ata me radhė pa marrė pjesė nė bisedė. Fjalėt e tyre i vinin nė vesh si nga larg, vetėm me gjysmėn e peshės sė tyre. Po flisnin prapė pėr ndarjet kallpe burrė e grua dhe nė ato qė thoshin kishte tani njė frymė pajtimi. Fundja njeriu nga e keqja e bėnte, nga halli, kėshtu qė s'kishte pse tė dukej kaq e pamoralshme, siē e bėnin disa. Pastaj, edhe po tė vinte puna qė tė rimartoheshin mė vonė, ndonjė hata s'ishte. Kishte njerėz qė, pasi ishin ndarė, qenė martuar sė dyti, madje sė treti, ishin kthyer prapė te gruaja apo burri i parė dhe bota nuk ishte lemeritur. Pėrse pėr tė qarkulluarit do tė shikohej ndryshe njė gjė e tillė? Njerėz ishin edhe ata si gjithė tė tjerėt, apo jo. Edhe nė rastet kur ishte vjehrra nė mes, ishte e njėjta gjė. Madje, mė mirė nga njė anė, sepse burri i ndarė i hynte nė shtėpi jo fshehurazi si hajdut, por haptazi, gjoja pėr tė takuar nėnėn. Po ky ėshtė tamam rasti i tyre, tha me vete Simoni. S'kaloi shumė kohė dhe ashtu siē e priste ai, ata filluan tė mos e fshihnin mė se flisnin pėr ndarjen e tyre. Nė tė vėrtetė s'ishte ndonjė hata e pandreqshme, siē i qe dukur Simonit nė fillim. Natyrisht nė rrethin e tyre do tė kishte njėfarė bezdie, por kjo ishte shumė pak nė krahasim me ardhjen e nėnės nė shtėpi. Brrr... vetėm ajo tė mos ndodhte. Nėna mund tė ruante njė dhomė nė apartamentin e vėllait, edhe nga ana morale pėrligjej, nipi, mbesat e vogla... Kėshtu qė, me pėrjashtim tė faktit qė Veniamini do tė quhej i ndarė nga gruaja, praktikisht asgjė s'do tė ndryshonte Simoni pėr herė tė parė po ndiente njė lehtėsim nė shpirt. Megjithatė ai nuk shpejtonte tė pohonte se ishte nė njė mendje me ta. I dukej se, sa mė shumė ta vononte pohimin e tij, do tė mbahej mend qė, jo vetėm nuk ishte ai qė e mendoi njė gjė tė tillė, por pėrkundrazi mezi qe bindur pėr tė. Ai vazhdonte tė rrinte pa folur, ndėrsa sytė e tyre pėrherė e mė shpesh ktheheshin drejt tij. Mė nė fund gruas nuk iu durua dhe e pyeti: - Po ti, Simon, ē'thua ? Ai ngriti vetullat, vėshtroi mendueshėm nga dritaret dhe, pa iu drejtuar njeriu, tha: - Diēka do tė bėjmė, pa dyshim. Diēka qė tė mendojmė. Ai i shqiptoi fjalėt nėpėr dhėmbė, megjithatė kjo s'i pengoi ata qė tė kuptonin se ishte nė njė mendje me ta. U vunė re ca sinjale pėrmirėsimi tė papritur tė marrėdhėnieve me Kinėn, tė cilat zmadhoheshin si nga njerėzit, qė pėr ndonjė arsye a pėr njė tjetėr e dėshironin kėtė gjė, ashtu dhe nga ata qė, duke dashur tė kundėrtėn, kishin dėshirė tė dėgjonin se si do tė hidhej poshtė pandehma apo dyshimi i tyre. Mirėpo, pėr gėzimin e tė parėve dhe brengėn e tė dytėve, po dilte se sinjalet nuk kishin qenė pa baza. Kishte diēka tė vėrtetė nė to dhe pėrherė e mė tepėr kjo ndihej nė mjediset e Ministrisė sė Ndėrtimit, tė Ministrisė sė Komunikacionit, tė Planit tė Shtetit, Ministrisė sė Jashtme dhe sidomos nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Flotės, prej nga merreshin vesh lajmet pėr lėvizjen e vaporėve. Thuhej se vaporėt e shoqėrisė lundruese shqiptaro-kineze "Chal", pas njė pritjeje tė gjatė nė portet e Kinės, ishin ngarkuar mė nė fund me turbinat e hidrocentraleve tė Veriut dhe me pjesėt e kombinatit metalurgjik, dy kantierėt mė tė mėdhenj, ndėrtimi i tė cilėve kishte mbetur pėrgjysmė, dhe po lundronin drejt Shqipėrisė. Disa thoshin se kishin kapėrcyer ndėrkaq Gjibraltarin, tė tjerė bisedonin se ishin ende larg, rreth Kepit tė Shpresės sė Mirė, megjithatė kjo nuk prishte asnjė punė. Kryesorja ishte qė ata ishin nisur tė ngarkuar dhe kėtė nuk e mohonte mė askush. Tė gjitha kėto Gjergji, qė porsa kishte mbėrritur nė shtėpi, po ia thoshte Silvės, duke gjetur ēastet kur zhurma e rubinetit tė ujit, ku Silva po shpėlante sallatėn, fashitej disi. Mė kėmbė, me shpinėn tė kthyer nga ai, ajo qeshte herė pas here nga fjalėt e tė shoqit. - Duhet pyetur si i ka punėt Viktor Hila, - tha ajo. - Tė kam treguar pėr tė, apo jo ? Ai ėshtė diagrama mė e saktė pėr tė parė lėkundjet e politikės sė kinezėve ndaj nesh. Gjergji qeshi. - E si i ka punėt ai ? - pyeti. - Mė duket se jo dhe aq mirė, - u pėrgjigi Silva. - Mė kishte kėrkuar para ca ditėsh nė zyrė. Mė duket se e kanė larguar nga uzina ku punonte. - Vėrtet? Atėherė ja ku na qenka njė shenjė e sigurt afrimi, - vazhdoi Gjergji gjysmė me shaka. - Oh, s'e besoj, - tha Silva. - As mua s'mė besohet. Nė korridor ra telefoni. Gjergji, qė shkoi ta merrte thirri qė andej. - Silva, ty tė kėrkojnė. Ajo fshiu duart me shpejtėsi dhe rendi nė korridor. Ishte Skėnder Bermema. Mė fal qė po tė shqetėsoj nė kohė dreke, tha ai, por desha tė bisedoja pak. Silva ndjeu rrahjet e zemrės t'i shpeshtoheshin. Kur tė duash, tha ajo. Pėr atė ēėshtjen qė erdhe tek unė, vazhdoi ai. Po, po, e kuptoj, tha Silva. E keqja ėshtė se unė sot pasdite nisem pėr nė Kinė dhe mė parė s'munda tė telefonoj kurrsesi. Ashtu ?, ia bėri Silva, si ėshtė e mundur? Kam qenė gjithė mėngjesin i zėnė dhe s'munda, Silva, mė kupton? Silva e ndjeu se iu skuqėn faqet. O, jo, ia bėri ajo, nuk e thashė me atė kuptim. Thashė si ėshtė e mundur qė po nisesh pėr nė Kinė. Ah, po. Nė tė vėrtetė ėshtė pak pėr t'u habitur. Pas kaq shtyrjesh tė njėpasnjėshme tė nisjes sė delegacionit, dje- na lajmėruan me ngut se duhet tė nisemi. Dhe nisja bėhet pasdite ?, pyeti Silva. Po, nė orėn pesė e cerek me avionin pakestinez tė linjės Londėr-Shangai. Silva, dėgjo kėtu, tani ora ėshtė dy e njėzet, unė duhet tė nisem nė aeroport sė paku nė orėn katėr, pėr tė qenė atje nė katėr e gjysmė. A mundesh ti nė tre e gjysmė tė vish tek unė? Silva u mendua njė hop. Nė tre e gjysmė? Sigurisht, u pėrgjigj ajo. Sigurisht, shtoi pas pak. Atėherė po tė pres, tha ai, mirupafshim. Pasi mbylli telefonin, Silva qėndroi njė hop pa lėvizur. Pastaj me hapa tė ngadaltė u kthye nė kuzhinė. - Ishte Skėnder Bermema, - i tha Gjergjit, qė rrinte simbas zakonit nė kėmbė pranė dritares. - Kishte diēka pėr tė mė thėnė pėr Saimirin. - Ashtu ? Silva nuk i kishte treguar Gjergjit se kishte shkuar para ca kohėsh nė studion e tij pėr tė marrė vesh gjėsendi pėr tė vėllanė. - Ai po niset pėr nė Kinė, me ē'dėgjova? -pyeti Gjergji. - Po. Sot pasdite. - Njė shenjė tjetėr pėrmirėsimi me kinezėt. - Mė duhet tė jem nė tre e gjysmė nė shtėpinė e tij,- tha Silva. Gjergji pa orėn. - Ke kohė. Mund tė hamė drekė shpejt e shpejt. Po ē'u bė Brikena ? - Vėrtet, - tha Silva, - ē'u bė kjo vajzė? Ajo e vėshtroi tryezėn me ca lėvizje disi tė ndryshme nga herėt e tjera. Diēka e ndėrpriste herė pas here harmoninė e tyre. - Domethėnė delegacionet filluan pėrsėri, - tha Gjergji, pa i hequr sytė nga dritarja. Silva mendonte se sa vėshtirė do ta kishte tė shkonte te shtėpia e Skėnder Bermemės pėr shkak tė gruas sė tij. Kishte vite qė nė rrugė bėnin sikur s'njiheshin. - Apo ndoshta janė pėrpjekjet e fundit? - Ēfarė?-ia bėri Silva. Gjergji e vėshtroi me butėsi. - Ti e ke mendjen atje. Mos u bėj merak. Kam njė parandjenjė tė mirė. - Vėrtet? - tha ajo, duke ngritur kokėn nga tryeza ku po vendoste pjatat. Ai bėri "po" me njė lėvizje energjike tė kokės, tė shoqėruar me njė mbyllje sysh, nga ato qė e shtojnė dyfish sigurinė e njė pohimi. - Ja dhe Brikena, - tha ajo dhe shkoi tė hapte derėn. Nga korridori erdhi, i ndėrprerė nga frymėmarrja e shpeshtė, zėri i Brikenės, qė po pėrligjte me sa dukej vonesėn. Gjergji i ktheu shpinėn mė nė fund dritares dhe zuri vend nė tryezė. Sa mė tepėr qė i afrohej rrugės ku banonte Skėnder Bermema, aq mė i pavend i dukej Silvės kjo vajtje e saj nė njė kohė tė tillė, nė prag tė nisjes sė tij. Herėn tjetėr kishte shkuar vėrtet, por atėherė e dinte se gruaja e tij nuk ndodhej nė shtėpi, kurse tani as qė mund tė mendohej njė gjė e tillė. Silva do tė ishte kthyer nga rruga me siguri sikur tė mos ishte puna e vėllait. Ēasti mė i vėshtirė do tė ishte takimi me tė shoqen e Skėnderit. Sikur tė kishin qenė krejt tė panjohura, do tė ishte mė mirė, por e keqja ishte se ato kishin qenė tė njohura dikur dhe mė vonė dalėngadalė qenė bėrė tė panjohura. Sė paku ta hapte derėn ai, mendonte Silva, ndėrsa ngjitte shkallėt. Ndoshta bėnte si bėnte dhe nuk hynte brenda, duke gjetur si shkak nisjen e tij, kėshtu qė e dėgjonte atė ēka do t'i thoshte ai nė kėmbė te dera, ose e shumta nė korridor. Silva i ra ziles, e vendosur qė tė mos hynte brenda. Ora ishte tamam tre e gjysmė, kėshtu qė derėn do t'ia hapte me siguri ai, aq mė tepėr qė ndoshta edhe vetė mund tė kishte pasur tė njėjtin shqetėsim. Pas derės u dėgjua njė lėvizje hapash, por ajo ishte e butė, jo prej burri. Njė sekondė Silvės i erdhi mendimi tė ikte me vrap shkallėve, por ishte vonė. Dera u hap dhe u shfaq e shoqja e Skėnder Bermemės. Mund tė ishte aq i kujdesshėm sa ta ēelte derėn vetė, mendoi vetėtimthi Silva. Ndriēimi i llambės sė korridorit i binte gruas pas shpine, kėshtu qė Silva nuk ia dalloi mirė shprehjen e fytyrės. - Si jeni? - tha Silva e hutuar. Ishte krejt e papėrgatitur pėr kėtė. Tė thoshte emrin e saj si njė e panjohur, nuk mund ta bėnte.-Si jeni?-pėrsėriti ajo.-Mė falni qė, nė njė ditė tė tillė..., por Skėnderi mė telefonoi. - Po, mė tha, - u pėrgjigj gruaja. - E keqja ėshtė se ai nuk ndodhet kėtu. Silva u mpi krejt. - Po ju hyni, - vazhdoi gruaja me mirėsjellje. - E thirrėn me ngut nė Ministrinė e Jashtme pėr t'i dhėnė me sa duket njė porosi tė fundit. Ky delegacion u bė me tė vėrtetė njė histori mė vete. Fjalėt e fundit ajo i shpjegoi me njė buzėqeshje tė natyrshme, qė ia hoqi Silvės gjysmėn e bezdisė. - Po ai tha se nė orėn katėr duhet tė niset pėr nė aeroport. Gruaja pa orėn. - Besoj se do tė mbėrrijė, - tha. - Hyni, ju lutem. - Ndoshta s'ėshtė aspak kohė e pėrshtatshme, - tha Silva. - Aq mė tepėr qė ai s'ndodhet. - Hyni, hyni, - tha gruaja dhe eci e para nė korridor. Nė mes tė dhomės sė ndenjjes ishte lėnė valixhja e udhėtimit dhe njė ēantė tjetėr. - Mė falni dhe njė herė,-tha Silva, -nė njė ditė tė tillė, ėshtė me tė vėrtetė njė kohė aq e papėrshtatshme. - S'ka asgjė, - tha me qetėsi tjetra, duke zėnė vend pėrballė Silvės. - Ja, do ta presim tė dyja. Fėmijėt kanė shkuar nė malin e Dajtit pėr ski dhe as qė e dinė qė Skėnderi niset sot. Vjedhurazi Silva vėshtroi fytyrėn ovale tė gruas, sė cilės flokėt nė ngjyrė tė verdhė tė shuar dhe sytė e ēelėt i jepnin njė shprehje qė njeriu mund ta merrte pėr qetėsi apo mospėrfillje, sipas gjendjes sė tij shpirtėrore. Ja, do ta presim tė dyja, pėrsėriti me vete Silva fjalėt e saj. Silvės iu duk se gruaja rrinte nė kolltuk nė atė mėnyrė siē rrinė njerėzit nė njė koncert simfonik. Befas ajo provoi njė ndjesi tė fortė faji ndaj saj. Njė dėshirė e papėrmbajtshme pėr t'i thėnė mė fal, mė fal, e kaploi tė tėrėn. Pėrmes kėsaj dėshire Silva gjente kohė tė pyeste veten: pėrse duhej bėrė kjo? Ajo s'i kishte bėrė kurrė asgjė tė keqe kėsaj gruaje. Megjithatė, megjithatė, arrinte tė kundėrshtonte veten. S'ishte puna vetem se Besnik Struga kishte lėnė mbesėn e asaj gruaje pėr hir tė motrės sė saj, Anės, por, sikur tė mos mjaftonte kjo, emri i burrit tė saj, pėr njė kohė tė gjatė qe pėrzier me emrin e Anės, gjė qė me siguri kishte shkaktuar trazime nė jetėn e saj, fyerje e ndoshta skena familjare. Silva vazhdonte ta vėshtronte me ca sy tė ndriēuar nė mėnyrė tė pazakontė. - Diēka mė foli Skėnderi pėr punėn e vėllait, por ai do t'jua thotė vetė. - ėshtė e keqe? - tha Silva. - Pėrkundrazi, - u pėrgjigj tjetra. - Mua m'u duk jo. Silva do tė donte t'i hidhej nė qafė, duke i thėnė prapė mė fal, mė fal pėr tė gjitha. Por ndoshta ajo i kishte falur vėrtet tani qė Ana s'ishte mė. Ndoshta kėtė jepte ai vėshtrim i saj i pėrmbajtur, gjithė fytyra e saj, nėn atė krehje tė lėmuar flokėsh qė kishte diēka koncertale. Ai shikim i qetė dukej sikur thoshte: sa pasione tė shpėrthyera kot sė koti, sa dyshime, dilema, dhe ja, vjen njė ditė dhe njeriu ikėn duke e lėnė skenėn bosh. Silva pa orėn. - Po vonon. Gruaja mbajti vesh. Jashtė u dėgjua frenimi i njė makine. - Mė duket se po vjen. Ishte vėrtet ai. - O, e mora me mend, - tha porsa pa Silvėn. - Mė fal, Silva, mė fal, tė lutem, por mė thirrėn me ngut. Si gjithmonė ca porosi tė fundit, ca udhėzime. Kjo puna e delegacionit tonė u bė me tė vėrtetė histori. Mė fal, tė lutem. - S'ka gjė, - tha Silva. - Mė falni ju mua. Ishte vėrtet e tepėrt nga ana ime, nė njė ditė tė tillė... - Jo, jo, aspak. Unė vetė tė thirra. S'ka asgjė. Vetėm se... - ai pa orėn. - Vetėm se duhet nisur pa humbur kohė. A e di ēfarė, Silva ? A vjen me ne nė aeroport? Nė makinė ka vend dhe atje do tė gjejmė kohė tė bisedojmė. Pėr ndryshe kam frikė se edhe kėshtu jam shumė vonė. Si thua ? - Unė vij,-tha Silva,-por s'di si tė them. Mė duket se do t'ju ngushtoj. - Aspak. - Aspak, - tha edhe gruaja. - Pastaj kthehemi tė dyja. Silva ndjeu pėrsėri dėshirėn ta pėrqafonte. -Ju jeni shumė e sjellshme me mua, - tha ajo me zė tė ulėt. - Nisemi, - tha Skėnder Bermema dhe rrėmbeu valixhen dhe ēantėn i pari. -Je i sigurt qė s'ke harruar gjė? - pyeti e shoqja kur po hipnin nė makinė. - Shėnimet e librit i vure nė ēantė? Ai bėri "po" me kokė. -Po shkruan njė libėr tė ri? - pyeti Silva. -Eh, - ia bėri ai me atė mėnyrėn e tij tė zakonshme kur donte t'u shmangej sqarimeve pėr atė qė ishte duke shkruar. - S'ka filluar ende ta shkruajė, - tha e shoqja. - ėshtė njė roman tepėr fin, siē ma ka treguar, delikat, megjithatė unė s'kuptoj se pėrse po i merr shėnimet me vete. Ku mund tė ketė kohė atje pėr tė punuar? - Shpejt, - i tha Skėnder Bermema. - Jemi vonė. Nė qoftė se unė bėhem shkas qė delegacioni tė mos niset, kushedi ē'kuptim do t'i japin kėsaj gjėje kinezėt. - Kur tė thirrėn pak pėrpara nė Ministrinė e Jashtme, kujtova se vajtja e delegacionit u shty pėrsėri, - tha e shoqja. Skėnder Bermema qeshi. - Me tė vėrtetė kishe tė drejtė tė dyshoje, - tha. - Nuk besoj se ndonjė delegacioni tjetėr t'i jetė shtyrė e stėrshtyrė kaq herė. - ėshtė e kuptueshme, - tha Silva. - Natyrisht, plotėsisht e kuptueshme,-u pėrgjigj ai.- Mė nė fund, nė atmosferėn e pėrgjithshme tė njėfarė pėrmirėsimi, besoj se keni dėgjuar tė flitet pėr kėtė, kinezėt lajmėruan se na presin. Por edhe kjo s'ishte e thjeshtė. U desh tė kalonte njėfarė kohe pėr formulimin e ftesės, dhe a e di se me ē'rast delegacioni i shkrimtarėve shqiptarė shkon nė Pekin? Njėqind vjet ta mendosh, nuk tė vete mendja. Me rastin e ditės sė zogjve. Silva qeshi me zė tė lartė. - Mė duket se po bėn humor. - Aspak, - tha ai duke vėshtruar tė shoqen. - Nuk bėn humor, - tha ajo. - Edhe unė kėshtu qesha kur ma tha, por e vėrteta ashtu ėshtė. Skėnder Bermema nisi tė tregonte se ē'kishte ndodhur nė tė vėrtetė, se si nėpunėsi i Ministrisė sė Jashtme qė merrej me delegacionin, kur pa formulimin e paraqitur nga atasheu kulturor kinez, i tha atij pikėrisht frazėn, ju kėrkoni tė bėni humor. Mirėpo kinezi u pėrgjigj se s'bėnte aspak humor, dhe, kur nėpunėsi shqiptar pakėz i nxehur, pakėz i turbulluar ngaqė nuk po gjente dot se ē'kuptim mund tė kishte kjo, i tha kinezit se shteti shqiptar ėshtė njė shtet serioz dhe nuk dėrgon delegacione i shtyrė nga motive shpendurinash apo insektesh, kinezi iu pėrgjigj me gjakftohtėsi se dita e zogjve ishte pas mendimit tė tij njė festė serioze pėrderisa figuronte nė botimin zyrtar shqiptar tė kalendarit. Nėpunėsi qe shtangur edhe mė kur kinezi kishte hapur kalendarin pėr t'i treguar njėfarė date tė prillit apo tė shkurtit, qė na qenkėsh me tė vėrtetė dita e zogjve, dhe qė as unė as ju besoj nuk e dinit qė ekzistonte, apo jo? - O, kurrsesi, - tha Silva pėrmes sė qeshurės. - Herė e parė qė po e dėgjoj. -Megjithatė kinezi e dinte, -tha Skėnder Bermema. - Ai vazhdoi tė tregonte ē'kishte ndodhur mė pas midis atasheut kinez dhe nėpunėsit tė ministrisė, si ky i fundit, duke e marrė mė nė fund veten nga hutimi, e kishte pyetur kinezin se pėrse delegacioni i shkrimtarėve duhej tė ftohej pikėrisht me rastin e kėsaj dite, dhe si kinezi qe pėrgjigjur se kjo bėhej pėr arsyen e thjeshtė se Lidhja e Shkrimtarėve tė Kinės, e shpėrndarė qė nga Revolucioni Kulturor, ende s'ekzistonte, kėshtu qė duhej gjetur njė rast pėr ftesėn dhe rast mė tė mirė se dita e zogjve, sipas mendimit tė tij, as qė mund tė gjendej. Diēka e bukur, apo jo, kishte qeshur kinezi, ka lidhje qiell, frymėzimi, ajri, shumė finoke, apo jo. Silva me tė shoqen e Skėnder Bermemės vazhdonin tė qeshnin me zė. -ėshtė ēudi puna me ta, - tha ai. - Mund tė ēmendesh krejt. Qyshse e mora vesh kėtė punėn e zogjve, a besoni qė i shikoj zogjtė ndryshe? Mė vjen vėrtet pėr tė qeshur, por nga ana tjetėr, padashur, ndiej njė lloj lidhjeje me ta, njėfarė... s'di si ta them... shpėrqendrimi apo... lehtėsie prej zogu... Ato qeshėn tė dyja pėrsėri. -Me kė udhėtoni? - pyeti Silva. Skėnder Bermema prishi buzėt. - Me njė tip qė jua kam treguar njė ditė, C.V. -Uf, - ia bėri ajo. - Si nuk ju qėlloi njė tjetėr ? - Duket se kinezėt e kanė qejf atė. ėshtė hera e dytė qė e ftojnė. - ėshtė e kuptueshme pėrse, - tha gruaja e Skėnder Bermemės. Aeroporti ku ata mbėrritėn pas pak, dukej mė i gjallė se ditėt e zakonshme. Midis njerėzve qė mbushnin sallat e ndenjjes dhe ndėrtesėn e doganės kishte shumė kinezė. - Ndihet qė diēka ka ndryshuar nė marrėdhėniet, apo jo? -tha Skėnder Bermema tek po ecnin drejt sallės sė pritjes. -Ē'nuk thonė radiot e huaja. Duan tė thonė se Mao Ce Duni nuk e paska ditur acarimin e kohėve tė fundit, se kur e paska marrė vesh, qenka zemėruar shumė, i paska kritikuar vartėsit, pastaj i ka dhėnė urdhėr Ēu En Lait tė merret vetė me ngarkimin e vaporėve qė duhet tė sillnin materialet e vonuara nė Shqipėri etj. etj.. - Legjendat e zakonshme qė hapen nė kėso rastesh, -tha e shoqja. -Megjithatė diēka ka ndryshuar, -tha ai, duke i shoqėruar fjalėt me njė buzėqeshje qė dukej sikur thoshte: pėr fat tė keq. - Te hyrja e sallės sė pritjes ata desh u pėrplasėn me C.V. -Ah, erdhe? - tha ai. - U bėra merak, kujtova se s'do tė arrije. -Do tė nisemi, do tė nisemi me siguri, - tha Skėnder Bermema pa e vėshtruar tjetrin. Silva qe e shqetėsuar, ngaqė i dukej se Skėnderi nuk po gjente kohė t'ia thoshte ato dy fjalė pėr tė vėllanė. Herė-herė i dukej se ai kishte harruar fare. Ajo mori frymė e lehtėsuar kur C.V. u shkėput prej tyre pėr tė shkuar midis grumbullit tė familjarėve qė kishin dalė pėr ta pėrcjellė. -Ē'do tė merrni? - pyeti Skėnder Bermema - Tani do tė jemi tė qetė dhe pėr atė bisedėn. Nė makinė s'desha tė ta thosha pėr shkak tė shoferit, - iu drejtua Silvės. - Po, po, e kuptoj, - tha ajo me zė tė shuar- Fytyra e tij u zymtua papritur dhe Silvėn e pėrshkoi njė rrėqethje. -Nuk e pata tė lehtė tė marr vesh diēka, - tha ai, -duke shfletuar biletėn e avionit, qė e kishte vėnė mbi tryezė. - Ēėshtja ėshtė pak e ēuditshme, madje do tė thosha enigmatike nė njėfarė mėnyre. Megjithatė kjo qė do tė tė them unė ėshtė e saktė... Vėllai yt bashkė me ca oficerė tė tjerė tankistė, ėshtė arrestuar se s'ka zbatuar njė urdhėr. -Po, - tha Silva, - kaq mundi tė mė thoshte edhe Saimiri. - Prit, -e ndėrpreu Skėnder Bermema duke vazhduar tė shfletonte biletėn e avionit. -Ai urdhėr ishte i tillė, qė shumica e njerėzve, futmė edhe mua deshe nė ta, nuk do ta zbatonin. -Ashtu? - Prandaj, pėrderisa ne tė gjithė do tė bėnim tė njėjtėn gjė, dhe ne tė gjithė jemi tė lirė, atėherė edhe ai praktikisht ėshtė i tillė, pavarėsisht se tani pėr tani ndodhet atje. -Tani pėr tani... - ia bėri Silva, por ai s'e la tė vazhdonte. - Mos mė pyet mė tepėr, - tha me zė tė ulėt. - Edhe unė s'di ndonjė gjė mė shumė, por kjo qė tė thashė ėshtė krejtėsisht e saktė. Ēėshtja tani pėr tani mbetet misterioze... Po ti pėr vėllanė mos u tremb. Silva dalėngadalė po bėhej e ndėrgjegjshme pėr atė qė kishte dėgjuar. Nė fillim iu duk disi e zakonshme, ndoshta ngaqė priste diēka mė tė pėrcaktuar, por tani e ndiente se s'ishte ashtu. Domethėnė ai ėshtė i pafajshėm, pėrsėriti disa herė. I pafajshėm. -Kėshtu pra, mos u mėrzit, -tha ai, - duke i vėnė dorėn e tij mbi tė sajėn. - Ndoshta kur tė kthehem nga Kina... -Falemnderit, Skėnder, - tha ajo me zė fare tė zbutur nga mallėngjimi. - S'do tė ta harroj kurrė. -Ja dhe atasheu kulturor kinez, - tha ai duke i buzėqeshur qė larg kinezit, qė po vinte drejt tyre bashkė me shefin e sesionit tė jashtėm tė Lidhjes sė Shkrimtarėve. - Si jeni, shoku Hun? Si ia ēoni ? Njihuni, gruaja ime. Njė shoqe. - Shumė gėzohem, -tha kinezi. -Dola me thėnė udha mbarė. -Falemnderit, shoku Hun. Zogjtė po fluturojnė pėr Pekin. Ciu, ciu, a? -Ha, ha, -qeshi kinezi, - zogjtė, gjėja bukur, frymėzuese, apo jo? Ku shoku tjetėr? Silva po e ndiente se si lehtėsimi qė kishte provuar pėr vėllanė po i kthehej tani nė njė valė gėzimi. Ndiente dėshirėn tė qeshte dhe tė fliste. Rreth e rrotull salla gumėzhinte nga njerėzit. Kaq shumė udhėtarė pėr Pekin, mendoi ajo. Befas midis njerėzve qė lėviznin poshtė e pėrpjetė i zuri syri njė kinez me kėmbė tė lidhur me allēi. Kinezi i Viktor Hilės, mendoi ajo. Me siguri ai ėshtė. - Shikojeni atė kinez, - u pėshpėriti ajo tė dyve. - Atė kėmbėlidhurin? Silva bėri "po" me kokė. - ėshtė njė histori fantastike qė ka tė bėjė me kėmbėn e tij. Nė qoftė se ėshtė vėrtet ai kinez qė mendoj unė. Por besoj se ai ėshtė. Pėrmes sė qeshurės sė pėrmbajtur tė gruas dhe asaj si bubullimė tė Skėnder Bermemės, Silva tregoi ngjarjen e Viktor Hilės dhe tė kinezit Ping. -E mrekullueshme, - pėrsėriste Skėnder Bermema, - e pakrahasueshme. Radiografia e kėmbes sė kinezit nėpėr nota qeveritare! Po kjo qenka e hatashme. Nėpėr qiell, nėpėr natė, si Fantomasi. Eh, nė ē'vend po vete, - psherėtiu sė fundi ai. Fytyra e sė shoqes qe pikėlluar pėrpara se ai tė mbaronte tė qeshurėn. Silvės iu kujtua njė parandjenjė e keqe qė e kapte edhe atė herė pas here gjatė kohės qė Gjergji ndodhej nė Kinė. Mos e bėftė mė atė rrugė, tha me vete. Nė sallė u ndie njė gjallėri e re. -Paska mbėrritur avioni, - tha dikush pėrbri tyre. Jashtė po ngrysej. Nga megafoni njė zė gruaje lajmėronte qė udhėtarėt pėr nė Shangai tė bėheshin gati. Skėnder Bermema u ngrit i pari nga tryeza. Te vendi ku njerėzit ndaheshin me pėrcjellėsit, disa gra po qanin me dėnesė. -Paska gra me fėmijė qė shkojnė nė Kinė, - tha Silva me zė tė ulėt. -Do tė jenė punonjės tė ambasadės, - u pėrgjigj e shoqja e Skėnder Bermemės. Afėr derės sė xhamtė ajo e puthi tė shoqin, duke mbytur njė ngashėrim. Silva e pėrqafoi Bermemėn, pastaj tė dyja ndenjėn te xhamat, duke ndjekur me sy vargun e udhėtarėve qė shkonin drejt avionit tė madh. Disa prej tyre ktheheshin pėr tė pėrshėndetur dhe, ndoshta pėr shkak tė ēantave qė mbanin nė duar, ecja e tyre dukej e pasigurt. Nė muzgun qė sa vente dendėsohej, Silva dallonte ende flokėt e zbėrdhylėt tė C.V. dhe shefin e seksionit tė jashtėm tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, qė ecte tani pėrbri Skėnder Bermemės dhe qė do t'i pėrcillte me siguri gjer tek avioni. Pastaj ajo dalloi kinezin Ping qė po ecte i fundit drejt avionit, duke tėrhequr me zor kėmbėn e lidhur. Do tė udhėtojnė bashkė, mendoi me pikėllim. Udhėtarėt kishin filluar tė hipnin nė avion. Te shkalla metalike Skėnder Bermema ua bėri edhe nje herė me dorė, me siguri kuturu, sepse qė andej s'dallohej asgjė. -Shikoni,-ia bėri befas gruaja e Skėnder Bermemės, - shikoni atje. -Ēfarė? - tha Silva. -Atje te shkalla e avionit, shikoni kush po ngjitet. -Ah, po, e vura re qėparė, - tha Silva duke u munduar tė buzėqeshte, por fytyra e tjetrės kishte njė lloj tmerri. - Sesi mė duket ai kinez i ēalė, - murmuriti ajo. - Njė shenjė e keqe. Silva deshi t'i thoshte diēka kundėrshtuese, por s'mundi. -Ku qėlloi nė njė avion me tė, -tha prapė me ankim gruaja e Skėnder Bermemės. Ata qėndruan ashtu pothuajse ngjitur te xhamat e ftohtė gjersa aeroplani i madh u ngrit nga pista dhe u zhduk shumė shpejt nė qiellin e errėt. Kur hipėn nė makinė pėr t'u kthyer, kishte rėnė nata plotėsisht. Njė copė herė tė dyja gratė qėndruan nė heshtje. Silva vėshtronte profilin e pikėlluar tė tjetrės dhe s'dinte ē't'i thoshte. Edhe vetė ndihej e lodhur. Turbull nė mendjen e saj renditeshin fjalėt e Skėnder Bermemės: nė ushtri po ndodh diēka, tė pėrziera me gumėzhimėn e aeroplanit dhe me atė ecjen e vetmuar ēalė-ēalė tė kinezit Ping drejt avionit. Ja, e bėre gjithė atė rrėmujė, nota qeveritare, radiograme, ia nxive jetėn njė njeriu, po ē'fitove mė nė fund?, mendoi ajo pėrgjumshėm. Ideja se mos Skėnder Bermema e shkelte rastėsisht kinezin nė kohėn qė do tė zinin vend nė avion dhe ēdo gjė niste pastaj nga e para, e torturoi njė copė herė. Tepėr fin, tepėr delikat, pėrsėriti me vete fjalėt e sė shoqes pėr romanin e Skėnder Bermemės. Silva e ndjeu se, po tė ishte vetėm nė makinė, do tė dremiste -Ejani ndonjė ditė nga unė, - i tha tjetra, nė kohėn qė makina ndaloi dhe Silva u bė gati pėr tė zbritur. - Tė rrimė njė copė herė bashkė. -Me gjithė qejf, - tha Silva. - Me kėnaqėsi tė madhe do tė vij. I thanė "natėn e mirė" njėra-tjetrės dhe Silva shpejtoi drejt hyrjes sė saj. Pėr herė tė parė u kujtua se Gjergji mund tė ishte bėrė merak pėr vonesėn. Nė tė vėrtetė, sado qė ai pėrpiqej ta fshihte, Silva e kuptoi se i shoqi e priste me padurim. -E, si shkoi? -pyeti me njė ton, qė nė dukje ngjante fare i qetė. - Si tė them,-u pėrgjigj ajo. -Nė pėrgjithėsi mirė. Nuk kam ndonjė gjė konkrete, por megjithatė parandiej diēka tė mirė. Ai e puthi nė flokėt. - Isha i bindur qė do tė ishte kėshtu. - Po unė s'kam ndonjė lajm tė saktė. Veē diēka e mirė nė pėrgjithėsi. - Kjo nuk ėshtė pak, -tha ai. Silva e vėshtroi me mirėnjohje. -Natyrisht qė kjo nuk ėshtė pak, -tha pas njė ēasti. - Ti ke plotėsisht tė drejtė. -Kam njė mendim,-tha Gjergji.-A shkojmė nė restorant? Ka kohė qė s'kemi qenė. Silva e vėshtroi nė atė mėnyrė sikur t'i thoshte: mos po gėzohemi para kohe?, por ai nuk i la kohė tė fliste. -Do tė veshėsh njė fustan tjetėr, apo do tė vish kėshtu siē je ? - S'di ē'tė them. Po Brikena? Nė qoftė se i ka mbaruar mėsimet, tė shkojmė tė tre, apo jo? - Sigurisht. Brikena u gėzua mė shumė se ē'e prisnin dhe nė kohėn qė po krihej, Silva mendonte se duhej tė qėndronte njė ēikė mė shumė me tė. Nė rrugė ishte ftohtė, por avulli qė dilte nga gojėt e tyre kur flisnin ua bėnte me tė gėzueshme dhe energjike ecjen. Nė hotel "Turizmi", tė dy sallat e restorantit ishin pothuajse plot, megjithatė ata mundėn tė gjenin njė tryezė tė lirė. - Ka ndonjė lajm tė mirė nga daja? - pyeti Brikena kur kamerieri u largua pas marrjes sė porosisė. Silva bėri "po" me kokė, ngaqė donte ta gėzonte vėrtet. - E mora me mend qėkurse dėgjoja fjalėt: "tė shkojmė nė restorant", por nuk e di pse kisha druajtje tė pyesja. Silva me tė shoqin u vėshtruan nė sy. Tryeza fqinje ishte disi e zhurmshme, por ata nuk bezdiseshin aspak. Zallahia e sallės sė madhe ishte e tillė qė mbushte si njė suva tė gjitha boshllėqet e mundshme tė bisedės. - Sa mirė qė tė shkoi nė mendje kjo gjė, - tha Silva. - Gėzuar, -dhe ngriti gotėn e verės. Nė tryezėn fqinje, pasi qe folur pėr tėrmetet, po flitej tani pėr gjuhėsinė. Gjuhė mė tė lezetshme se hungarishtja nuk ka, thoshte njėri. E di si u thonė p.sh. Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės? Tė vdesėsh gazit, pėr nder. Gjylek Shishek, apo Shilak Belek, s'mė kujtohet mirė, shkurt mund tė thuash Shishqebap dhe zėre se ke thėnė SHBA. Mė duket se po e tepron. kundėrshtonte njė tjetėr. Pėr shpirt tė nėnės, nuk e teproj, bile, po tė them se ka njėfarė afėrsie midis fjalės shishqebap dhe SHIBA kurse ta dish ti si i thonė p.sh. Spanjės, mund tė ikėsh nga mendja. E si i thonė Spanjės, meqė ra fjala? Spanjės? Njė zot e di, mundet qė i thonė Qeshqek apo Spinaq, tė them tė drejtėn ka ca kohė qė s'ēuditem mė pėr asgjė. Nė tė vėrtetė s'duhet ēuditur, thoshte njė i tretė. Ja edhe nė fjalorin frėngjisht-shqip unė kam gjetur p.sh. fjalėn sqoll pėr lavaman. Demek sqoll i thėnkan shqip lavamanit. Qė ta them troē, unė nuk i ha kollaj kėto profka. Demek, sipas kėtij gjuhėtari, po tė duash tė thuash p.sh. lavaman i palarė, do tė duhet tė thuash: sqoll pis, me fjalė tė tjera pisqollė. Brikena qė nuk e kishte vėshtirė tė ndiqte bisedėn, ngaqė flisnin me zė tė lartė, ia shkrepi gazit. Nė njė rast tjetėr Silva do t'i kishte hequr vėrejtjen, por ajo e harroi aty pėr aty. Vera kishte qėlluar e mirė dhe Silva ndiente njė turbullirė tė lehtė. - Sa mirė bėmė qė erdhėm, - tha pėr tė dytėn herė, duke i pėrkėdhelur dorėn tė shoqit. Vazhdonin fjalėt pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve me kinezėt. Nė shtyp s'kishte asgjė me pėrjashtim tė gazetės letrare qė botoi dy herė rresht njė shkrim pėr zbulimin e varrit tė njė perandori nė afėrsi tė Pekinit. Asnjė nga vaporėt e mėdhenj, tė nisur siē thuhej me urdhėr tė drejtpėrdrejtė tė Mao Ce Dunit, nuk kishte mbėrritur nė Durrės, madje nuk dihej nėse kishin kaluar Gjibraltarin, megjithatė punėtorėt dhe inxhinierėt e njėrit prej hidrocentraleve tė Veriut qenė bėrė gati pėr montimin e turbinave qė pritej tė vinin nga Shangai. Po ashtu nė Kombinatin Metalurgjik priteshin materialet e fundit pėr tė bėrė ndezjen e furrnaltės sė parė. Biseda e vaporėve bėhej kudo, dhe lajmet pėr ta ishin kaq tė kundėrta me njėri-tjetrin, saqė dalėngadalė ecja e tyre nėpėr dete e oqeane nisi t'i ngjante njė endjeje fantazmash qė kishin humbur drejtimin nėpėr mjegull. Kishte zėra qė thoshin se e gjithė kjo ishte e llogaritur me pėrpikėri nga kinezėt pėr tė krijuar njė ndjenjė ankthi nė Shqipėri. Enver Hoxha kishte folur pėr kėtė nė fjalėn e mbylljes sė Plenumit tė Komitetit Qendror. Ndėrsa fliste sytė e tij rrėshqisnin ngadalė tek ai kėnd i sallės ku rrinin sė bashku disa nga anėtarėt e qeverisė qė merreshin me ekonominė. Nė sallė zotėronte njė heshtje e tillė, saqė tė dukej se do tė dėgjohej edhe zhurma qė mund tė bėnin sytė duke u kthyer nga kėndi ku rrinte grupi i vogėl i njerėzve qė u drejtoheshin ato fjalė. Nė qendrėn e sallės, nė fytyrat e njė grupi ushtarakėsh kaloi njė ndriēim i pakapshėm lehtėsimi. Gjithēka do tė bjerė mbi ta, mendoi si i mpirė ministri D. Larg prej nesh, sa mė larg, sa mė larg prej nesh, vazhdoi tė pėshpėriste me vete nė formė lutjeje. -Pėr tė ndėrruar kursin e tyre tė pėrgjithshėm, pra pėr t'u afruar me imperializmin amerikan, kinezėve iu desh mė parė tė pėrgatisnin terrenin e tė zhduknin pengesat. Njė nga kėto pengesa qe Partia. Dhe kėshtu ata e vunė Partinė nėn kėrbaēin e ushtrisė dhe nėn terrorin e gardistėve tė kuq, pra praktikisht e eliminuan atė. Enver Hoxha pushoi disa ēaste. Sytė e tij sikur kėrkonin diēka nė sallė. Ministrit D. iu duk se kolonat nė tė djathtė tė sallės ishin anuar pak. - Ka edhe te ne njerėz, dhe jo njerėz dosido, por me poste tė larta, qė, nėn shembullin e kinezėve, apo ndoshta me nxitjen e tyre, kėtė do ta tregojė koha, deshėn tė bėnin tė njėjtėn gjė. Ai bėri prapė njė pushim tė shkurtėr. Grupi i ushtarakėve, te tė cilėt qe drejtuar tashmė vėshtrimi i tij, rrinte i shtangur. -Tė pėrpiqesh tė rrethosh me tanke njė komitet partie, kjo ėshtė njėlloj si tė bėsh provėn pėr njė puē ushtarak. Mbaroi, tha me vete ministri D. Nuk ia merrte mendja se gjithēka mund tė pėrfundonte kaq papritur. Kolonat qė gjer atėherė i qenė dukur tė anuara drejt tij tani i ndjeu t'i binin mbi kokė njėra pas tjetrės mizorisht. Midis goditjes sė tyre, zėri i Enver Hoxhės vinte i largėt dhe gjėmues: -Unė nuk mund tė them se kjo ėshtė bėrė me qėllim dhe s'do tė desha ta besoj njė gjė tė tillė, por kryesorja nuk ėshtė kjo. Ai bėri njė pushim tė shkurtėr para se tė shtjellonte mendimin. Kryesorja ishte se njė urdhėr i tillė nuk u zbatua dhe urdhra tė tillė nuk zbatoheshin kurrė nė Shqipėri, nga kushdo qė tė jepeshin. Dhe kjo ishte gjėja mė e mrekullueshme. Jo nė mėnyrė administrative, jo me dekrete e urdhra, pėrkundrazi, edhe nė kundėrshtim me to po tė ishte nevoja vihej nė lėvizje ai mekanizėm i thellė popullor qė, nė mėnyrė tė vetvetishme, pa pritur urdhėr prej askujt, mbronte Partinė, mbronte shtetin e vet nė rast rreziku. Prandaj kinezėt, sado dinakė tė ishin, nuk e kuptonin dot Shqipėrinė. Dhe prandaj tė gjitha llogaritė e tyre, sado tė stėrholluara tė ishin, ishin tė gabuara. A thua se ka ende pakėz shpresė, mendoi ministri. Thua s'ka marrė fund gjithēka? Unė s'mund tė them se ėshtė bėrė me qėllim, dhe s'do tė desha ta besoj njė gjė tė tillė.. Ai deshi tė thėrriste, ashtu ėshtė ashtu, pa qėllim, duke u pėrpjekur tė ngrihej midis gėrmadhave tė kolonave qė po i merrnin frymėn. - Kohėt e fundit kinezėt po japin ca shenja afrimi, - vazhdoi tė fliste Enver Hoxha, - bile duket sikur po tregojnė njėfarė pendimi pėr ca sjellje tė tyre. Ne, nga ana jonė, nuk do tė nxitim asnjė acarim. Dorės sė shtrirė tė miqėsisė do t'ia shtrijmė edhe ne dorėn. Por koha do tė tregojė nė qoftė se kėto janė vėrtet shenja afrimi apo s'janė veēse kinezėrira. Ne, nga ana jonė, jemi pėrgatitur pėr tė dyja. Plenumi u mbyll pasdite vonė. Ndėrsa anėtarėt e Komitetit Qendror dilnin grumbuj-grumbuj nga salla, ministri D. arriti t'i pėshpėriste njėrit prej ndihmėsve tė tij tė bėrė baltė nė fytyrė: -Tė lirohen tankistėt menjėherė. - A nuk ėshtė pak vonė? - tha ndihmėsi me njė fije zėri. - Tė lirohen menjėherė, - hungėroi nėpėr dhėmbė ministri. Qė nga ana e trotuarit ku qe ndalur, Ekrem Fortuzi vėshtronte vargun e makinave qė vinin qė poshtė bulevardit tė madh. Ē'janė gjithė kėto makina, tha me vete dhe sakaq i shkoi ndėr mend se do tė qe bėrė diku ndonjė mbledhje e rėndėsishme. Ndonjė plenum, mendoi, dhe me njėrėn dorė preku ēantėn, si tė bindej qė ajo ishte plot. Makinat u rralluan dhe ai nisi tė ecte pėrsėri. Le tė bėhen plenume, nė daē edhe kongrese, tha me vete, mjafton qė kjo tė jetė plot, dhe i ra ēantės nė njė mėnyrė pėrkėdhelėse si njeriu qė fėrkon barkun e fryrė nga ngopja. Ekrem Fortuzi ishte nė qejf. Pas njė muaji e gjysmė qė s'kishte marrė asnjė porosi pėr pėrkthim nga kinezēja, papritur i kishin dhėnė materiale nė katėr vende pėrnjėherėsh, madje me kėrkesėn pėr t'i pėrkthyer me ngut. Tani shpejtonte nė shtėpi pėr t'i dhėnė lajmin e gėzuar sė shoqes. -U-u! - ia bėri, kur hyri nė korridor, por dėgjoi njė zhurmė uji dhe e kuptoi qė e shoqja ndodhej nė banjė. - Shpirt, tė kam sjellė njė lajm tė mirė. Ajo nuk e dėgjoi dhe ai, pasi hoqi pallton dhe kapelėn, u afrua te dera e banjės. Por, nė vend qė t'i fliste, afroi kokėn te vrima e ēelėsit. Trupin s'e ka keq, tha me vete, sidomos kur e shikon kėndej. -Njė lajm tė mirė, - tha, duke i rėnė me dorė ēantės, kur ajo, me floke tė mbėshtjellė me peshqir, doli nga banja. - Pėrkthime ? - Po. -Shyqyr. Domethėnė prapė po rregullohen. -Me sa duket. Ndėrsa ajo hiqte vetullat pėrpara pasqyrės, ai i vėrtitej rrotull duke i treguar endjen e tij tė suksesshme nėpėr dikasteret e ndryshme. -Bėhen nja njėzet mijė lekė? - pyeti ajo. -Hm. Si tė them. Besoj se... -Ekrem, mos dredho. -Jo, shpirt, ty tė tė dredhoj unė? Meazallah. -Tė pyes, bėhen njėzet mijė lekė? -Si tė them? Ndoshta. - Peliēja prej astragani mė ėshtė vjetruar fare. - Ah? -S'ka ah apo uh. U mėrzita sė veshuri atė vjeturinė tė dalė mode. -Si tė duash, shpirt. -Nuk dua tė ngjaj me artistet e Teatrit Popullor kur lozin role zonjash tė deklasuara. Do tė blej njė tė re... - Si tė duash, shpirt. Edhe ti si shpėrblim... tė jesh njė ēikė mė e dashur me mua... hi-hi... Ai iu pėrkul te veshi dhe seē i pėshpėriti, ndėrsa i merrte erė te qafa. -Mirė, mirė, - tha ajo, - veē mos shfryj ashtu si derr. Uh, s'u bėre kurrė fin. I gėzuar ai nisi tė vėrtitej mė me gjallėri rreth karriges sė saj. -Dhe mos mė pėshpėrit mė fjalė tė ndyra kinezēe gjatė atij ēasti, duke kujtuar qė mė bėn qejfin, more vesh ? - Ē't'i bėsh, e dashur, ja qė kinezēja mė eksiton. Ajo mblodhi buzėt me pėrēmim. -O zot, ēdo gjė ke aftėsinė ta ndysh. Ai hapi ēantėn pėr tė nxjerrė qė andej materialet. -Hiqmi andej ato hieroglife, - tha ajo. - Dhe mos u zhvish, se do tė shkojmė pėr vizitė te Kryekurtėt. S'kemi uruar as pėr fejesėn e Markut. -Si tė duash, shpirt. Pas gjysmė ore, duke mbajtur nė duar njė tortė tė madhe, ata shtynė portėn e oborrit tė Kryekurtėve. Si pėrherė kur shkonte tek ata, Hava Fortuzi i hodhi njė vėshtrim rrėshqitazi shkallės qė ēonte nė katin e sipėrm tė vilės, dredhkėzat e thara tė sė cilės, tė ngatėrruara nėpėr parmakėt, dukeshin pa jetė nė kėtė stinė. Brenda, pėrveē vizitorėve tė pėrhershėm tė Kryekurtėve, Hava Prezės dhe Musabelliut, ishte njė ēift i vjetėr, qė kishte ardhur me sa duket edhe ai pėr urim. Tė porsaardhurit patėn pėrshtypjen se ndėrprenė nė mes njė bisedė tė kėndshme. -Na falni qė erdhėm me vonesė, -tha Hava Fortuzi, - por kėshtu qėlloi, Ekremi si gjithmone i mbytur nė punė, unė me njė dhimbje koke. Epo, Marku tė trashėgohet! Nuk ėshtė kėtu? -Falemnderit, falemnderit! - tha Emilia. - Marku ėshtė matanė, me tė fejuarėn. Besoj do tė vijė. -Lėre, mos i trazo. - tha Hava Fortuzi duke i shoqėruar fjalėt me njė perėndim sysh. - Po i mėson frėngjishten, - tha Emilia. -Ah, frėngjisht! - ia bėri Hava Fortuzi. - Hm, frėngjisht, e di unė atė frėngjisht, ha-ha-ha, - qeshi ajo me zė tė lartė. - Tė kujtohet, Ekrem, si mė mėsoje frėngjisht kur u fejuam? Ēifti i vjetėr vėshtroi me habi Hava Fortuzin. Emilia kafshoi buzėn. -Tani pėrpiqesh tė mė mėsosh kinezēe, - tha ajo, dhe befas tėrė ai mekanizėm qė kishte prodhuar tė qeshurėn nė fytyrėn e saj, aty pėr aty, pėsoi njė ndryshim tė tillė, saqė nuk iu deshėn veēse disa ēaste qė, nė vend tė sė qeshurės, tė jepte njė dėnesė tė dhimbshme tė shoqėruar me gulēe. -Hava, shpirt, qetėsohu, - i tha me zė tė ulėt Ekremi, qė ia njihte kėtė dobėsi sė shoqes. Nuk ishte hera e parė qė nė raste tė tilla ajo humbte kontrollin. Njerėzit pėrreth kishin mbetur si tė shtangur. Vetėm Musabelliu ruante njė nėnqeshje tė vjetėr tė pandryshueshme nė fytyrė. -O, mė falni! - tha Hava Fortuzi duke nxjerrė nga ēanta shaminė dhe pastaj pasqyrėn. -S'ka gjė, e dashur, s'ka gjė! - tha Hava Preza. - Janė gjėra qė na ndodhin tė gjithėve. -ėshtė vėrtet e dhimbshme, vitet ikin, ikin. -ėshtė e padurueshme. -ėshtė tepėr e ndjeshme, - i thoshte Ekremi ēiftit tė vjetėr. - Si ndaj fatkeqėsive ashtu edhe ndaj lumturisė. Kėshtu ka qenė pėrherė. Me kutinė e pudrės nė dorė Hava Fortuzi pėrpiqej tė qetėsonte rrethet e rimelit qė vala e ngashėrimit kishte mbufatur poshtė svve tė saj. Mė nė fund, kur arriti ta kryente atė punė, u qetėsua vėrtet. -U gėzuam vėrtet pėr Markun, - tha duke mbyllur ēantėn. - Disa herė kishim thėnė me Ekremin, pėrse s'fejohet ? -Edhe nėna e shkretė, sa qe gjallė, e kishte atė merak. -Hava Fortuzi ktheu kokėn nga muri ku qe varur njė fotografi e madhe. -E shkreta Nurihan, sa do tė gėzohej! Ishte radha e Emilisė tani tė ngashėrehej. -E ju si veni me punė, - kėmbeu bisedėn Hava Preza, duke iu drejtuar Ekremit. - Nė mos gaboj, Havaja tha se keni pasur punė shumė. -E, si tė them, ca kohė s'kam pasur, por tani po. Tani vėrtet kam shumė. -Domethėnė me kinezėt punėt po venė prapė mbroth, - tha Hava Preza. - Shyqyr, o zot. Pak pėrpara, nė kohėn qė erdhėt ju, pikėrisht pėr ata po bisedonim. Madje ju kisha nė mend, - iu drejtua ajo Ekrem Fortuzit. - Tani mė mirė se kushdo ai e di pulsin, thosha me vete pėr ju. Porsa u hap fjala pėr Kinėn, ēifti i vjetėr u gjallėrua menjėherė. Pastaj dalėngadalė nė bisedė u futėn tė gjithė, duke pėrfshirė edhe Musabelliun. Ata ishin tė gjithė nė njė mendje, se pėrmirėsimi i marrėdhėnieve me kinezėt ishte njė gjė e mirė pėr ta, dhe tani e tutje s'u mbetej gjė tjetėr veēse tė uronin qė kėto marrėdhėnie tė mos errėsoheshin mė kurrė. Ndėrsa flisnin, herė pas here kthenin kokėn nga portreti i plakės Nurihan, si tė kėrkonin edhe njė mendim prej saj. Ajo po, kishte qenė e lindur pėr biseda tė tilla. Dhe herė njėri, herė tjetri, megjithėse nuk e thoshin, mendonin se sa do tė habitej ajo po t'i dėgjonte ē'flisnin. Atėherė, nė prishjen me sovjetikėt, ēdo gjė kishte qenė ndryshe: me ditė tė tėra ata kishin pėshpėritur te kjo dhomė, kishin uruar qė gjithēka tė merrte sa mė parė rrokullimėn, qė tė dy qeveritė t'i nxirrnin sytė sa mė parė njėra-tjetrės, qenė dredhur nga tmerri pėr ēdo shenjė pėrmirėsimi dhe kishin lėshuar pastaj psherėtima lehtėsimi kur qe marrė vesh se ajo shenjė paskėsh qenė e gėnjeshtėrt. Kurse tani po ndodhte e kundėrta: ata po dridheshin nga ēdo shenjė ftohjeje dhe uronin nga thellėsia e shpirtit qė miqėsia me kinezėt tė rronte nė jetė tė jetėve. Dhe sikur tė donin t'i mbushnin mendjen asaj dhe vetes pėr arsyet e qėndrimit tė tyre, rikujtonin gjithė pėrfitimet qė mund tė kishin nga kjo miqėsi. Sa tė marrė kishin qenė qė nuk i kishin ēmuar kinezėt qė nė fillim. Tė pėrfshirė nga njė dalldi e verbėr qenė tallur me ta pa mėshirė, i kishin pėrfolur me mendjelehtėsi zakonet e tyre, veshjet, gjuhėn. Kurse prej kinezėve vinte shpėtimi. S'ishte vetėm afrimi i tyre me amerikanėt, qė kishte ndodhur kohėt e fundit dhe qė u kishte hapur sytė pėrfundimisht. Shumė kohė para afrimit me Amerikėn kishin dėgjuar gjėra tė tjera tė habitshme, gati tė pabesueshme. Kishin dyshuar nė fillim, i kishin quajtur fantazira budallenjsh, ėndrra idiotėsh, shpifje, por pastaj kishin pyetur e gėrmuar pėrsėri, madje ata qė kishin ardhur drejt e qė andej, dhe ishin bindur mė nė fund se kinezėt i trajtonin ishkapitalistėt nė mėnyrėn mė njerėzore: i kishin venė nėndrejtorė nė fabrikat e tyre dhe, pėrveē kėsaj, dhe ky ishte kulmi, u jepnin njė pėrqindje tė fitimeve. Kjo gjė kishte shkaktuar njė lumė tė pafund psherėtimash midis tė deklasuarve tė Tiranės, madje kishte pasur nga ata ishpronarė fabrikash qė, me duar tė dredhura nga pleqėria e sėmundjet, kishin nisur tė bėnin llogarira pėrqindjesh. Por shpejt e kishin kuptuar se, sado qė tė lulėzonte miqėsia shqiptaro-kineze, njė gjė e tillė zor se mund tė ndodhte nė Shqipėri, sė paku pėr njė apo dy breza njerėzorė, thoshin ata. Mė tutje s'dihet. Tė dėshpėruar kishin rėnė prapė shpirtėrisht, gjersa kishin dalė zėra tė tjerė qė u kishin pėrtėrirė valėn e entuziazmit. Lėrini pėrqindjet e marrėzitė e tjera, kishin thėnė ata, ato kanė vdekur njė herė e pėrgjithmonė, por shikoni pėrfitimet e vėrteta qė kemi nga kinezėt. E dėgjoni ē'po ndodh atje? Furtuna po trand gjithēka. I janė qepur kohėt e fundit partisė e s'po i ndahen. Po e shkurorėzojnė, po e bėjnė leckė. Njė vend komunist qė shpartallon partinė e vet! E paktė ju duket kjo? Kjo ėshtė njė mrekulli, madje pak ėshtė ta quash ashtu. ėshtė mė tepėr, shumė mė tepėr. Kėtė shikoni te kinezėt dhe jo tė tjerat. Partia, ajo ėshtė kryesorja. Po luajte atė, ke luajtur themelet. Asgjė s'mbahet mė pastaj. Gjithēka shkėrmoqet vetvetiu Ja, kėtė po bėjnė kinezėt. Rrėmujė, batėrdi. Vetėm ne jemi si nė qoshezė. Na kanė harruar. Kurse ju ankoheni. Pst, pushoni, mbylleni gojėn. Po rrimė si nė lozhė tė teatrit e po bėjmė sehir. Nė Shangai e Pekin komunistėt po kapen fytazi me njėri-tjetrin, po i shkulin gurmazin e po i hanė kokėn shoku-shokut. Lufta e klasave, e klaneve apo vijave, si quhen ato, ėshtė ēuar tani brenda partisė. Pra urrejtja ėshtė atje, midis tyre. Kush e bėri kėtė mrekulli? Kinezėt. Kurse ju keni pafytyrėsinė t'i merrni nėpėr gojė. Pak ju duket kjo qė komunistėt po i sulen njėri-tjetrit? Mos doni qė tė na kthehen neve? Ndaj mos llapni mė, por uleni kokėn e lutuni pėr kinezėt. Ata janė bekimi ynė, fati qė perėndia ruajti pėr ne. Kėshtu kishin folur dhe njė pjesė tė atyre frazave po i pėrdornin prapė tani me ndryshime tė pakta. Ishte vėrtet ashtu, koha i kishte vėrtetuar pandehmat e tyre, madje mė shumė se ē'pritej Dhe ashtu si atėherė, krahas ngazėllimit shfaqeshin papritur dyshimet: vėrtet kinezėt do tė vazhdonin kėshtu? Mos ishte kjo njė pranverė e pėrkohshme, njė nga ato hipokrizitė e tyre tė zakonta? Mos vallė sa tė mbaronin llogaritė midis tyre do t'u suleshin me tėrbim tė qindfishuar ishborgjezėve: u gėzuat para kohe, eh, kujtuat se u harruam, eh, dhe bjer, godit, pre me sėpatė gjithēka. -S'mė harrohet kur u hodh parulla e famshme "tė lulėzojnė njėqind lulet, tė konkurrojnė njėqind shkollat", - tha Hava Preza. - Na lindi njė fije shpresė tė gjithėve. Epo, thamė, diēka do tė lirohet mė nė fund. Mirėpo ē'ndodhi? Ajo ishte njė grackė e pėrbindshme. Tė tilla gracka nė formė lulesh e livadhesh besoj se rrallė njeh historia. Tė mashtruara prej saj dolėn fluturat e shkreta me mijėra, por nė vend tė nektarit gjetėn helmin. -Eh! - psherėtiu Musabelliu. -Zaten ajo pėr atė gjė qe llogaritur, tė ndillte fluturat pėr t'i vrarė, - vazhdoi Hava Preza. -Eh, - ia bėri prapė Musabelliu. -Pastaj, ju kujtohet? - Dora e Hava Prezės, qė mbante filxhanin e kafesė dridhej aq shumė, sa qė dy-tri pika i ranė mbi fustan, por ajo s'i vuri re. - A ju kujtohet ē'ndodhi pastaj ? Nė vend tė fushės me njėqind lule doli shkretėtira e Gobit, siē thoshte e shkreta Nurihan. -Ajo s'gabohej kollaj, - tha Musabelliu me zė tė ulėt. Ekrem Fortuzi kishte kohė qė tundte kokėn nė mėnyrė kundėrshtuese, ndėrsa Havaja fliste, pa guxuar ta ndėrpriste megjithatė. -E megjithatė mė lejoni t'ju kundėrshtoj, - tha mė nė fund ai, kur tjetra afroi filxhanin e kafesė nė buzė. - Qė tė dyshoni, ėshtė e kuptueshme, shumė herė jemi zhgėnjyer, madje mizorisht, si atėherė pas prishjes me sovjetikėt, nga e cila pritėm aq shumė, por kėtė herė, mė besoni, kėtė herė ėshtė ndryshe puna. -Ekremi ka tė drejtė, - tha njė nga mysafirėt. - Kėtė herė ėshtė ndryshe. Kush do ta besonte mė parė se kinezėt do tė ftonin presidentin amerikan? Megjithatė kjo ndodhi. -Ashtu ėshtė, ashtu, - thanė tė tjerėt. -Ndoshta, - u tėrhoq Hava Preza. - Ashtu qoftė. Ju kujtoni se unė s'dua tė jetė ashtu? Njėqind herė, njė mijė herė ditėn uroj nga zemra: ashtu qoftė! - Mė besoni mua. - vazhdoi Ekrem Fortuzi i ndezur. - S'ka njeri nė Shqipėri, ndoshta nė Evropė, qė t'i ketė hyrė mė thellė studimit tė ideve tė Mao Ce Dunit, sesa unė. Kam depėrtuar nė tė gjitha tė fshehtat, nė tė gjitha nėntekstet, nė tė gjitha kuptimet simbolike tė fjalėve tė tij, qė s'mund tė zbėrthehen plotėsisht veēse nė origjinal. Kur ju talleshit me mua pėr kinezēen, unė kėtė bėja, kėrkoja enigmėn. -Pėr kinezēen ju jap tė drejtė, - tha Hava Preza. - Ju u treguat mė i menēuri nga tė gjithė. -Falemnderit, -tha Ekremi.- Po e kisha fjalėn... -Tek idetė e Maos. -Tek enigma. -Ah, po. Pra, pasi u zhyta thellė e mė thellė nė doktrinėn e tij, u binda pėr njė gjė: ėshtė vėshtirė tė gjendet nė ketė shekull njė tjetėr njeri qė tė ketė bėrė mė shumė pėr ne, borgjezėt e rrėzuar apo nė pushtet, sesa Mao Ce Duni. Tingėllon paradoksale, ė? -Me kinezėt asgjė s'duket paradoksale. - tha Musabelliu. -Maoja ėshtė bregu ynė i vetėm, - vazhdoi Ekremi -Ai do tė na shpėtojė nga kjo e mallkuar luftė e klasave, qė po na ndjek si furitė. -Uf, -ia bėri Hava Preza. - Gjithė jeta na kaloi nėn kėto dy fjalė tė lemerishme. -Dhe jane kudo, - tha Musabelliu. - Tė shkruara nėpėr mure, nė vitrinat e dyqaneve, bile nganjėherė dhe nė kėngėt e dashurisė i dėgjon. Mė fal Ekrem, por vetėm prej tyre s'besoj se do tė shpėtojmė ndonjėherė. -Me kinezėt po, - tha Ekremi. - S'e besoj. -As unė,- tha Hava Preza. - Mė besoni mua, -tha Ekremi. - Nė doktrinėn e Maos, sidomos kėto vitet e fundit kur Maoja eshtė bėrė gjithmonė e mė i mirė, ajo e famshmja luftė e klasave mjegullohet herė-herė kaq shumė, saqė gati-gati humbet, bėhet e turbullt si njė ėndėrr opiumi. Atje ėshtė njė lloj bari i harresės, mė besoni. Pajtohen tė gjithė si nė pllajat e purgatorit. - Pėr pajtim flet edhe feja, - u hodh Hava Preza. - Ka dy mijė vjet qė flet bashkė me qindra filozofė e poetė, kėshtu qė s'ėshtė ndonjė gjė e re. -Qė tė flasėsh pėr pajtim, vėrtet s'ėshtė ndonjė gjė e re, - u pėrgjigj Ekrem Fortuzi, - por, qė tė flasė pėr tė njė udhėheqės komunist, mendoj se ėshtė tamam gjė e re, madje, tepėr, tepėr e re. Kur pėr njė pajtim flet feja ose filozofė tė ndryshėm, asnjė pėrfitim s'kemi ne nga kjo, pėrkundrazi, sa mė shumė ato flasin, aq mė keq na bėjnė. Por, kur flet Mao Ce Duni, ėshtė tjetėr gjė. - Natyrisht, - tha nė njė gojė ēifti i vjetėr. - Maoja, bariu i njė miliard njerėzve, timonieri i madh, dielli i kuq i popujve, klasiku i katėrt apo i pestė i doktrinės komuniste, he-he... -Ekremi ka tė drejtė, -tha Musabelliu. - Pa dyshim ka tė drejtė, - u hodhėn edhe tė tjerėt. Pastaj ajo puna e partisė qė kemi thėnė njė herė... Mos harroni se ajo ėshtė kryesorja, themeli i tė gjithave. Po luajti themeli, prit tė tjerat pastaj. -Ah, meqė mė kujtove. Mė ka zėnė veshi diēka pėr njė provė qė qe bėrė edhe kėtu. Ca tanke, mė duket, rreth njė komiteti partie... - Si? Si? - Lėrini kėto, pash zotin! Aman, mos u merrni me tė kėtushmet. Tanke, komitet partie, upupu ! -Mirė e ka Havaja. Le tė flasim mė mirė pėr kinezėt. - Pėr Maon. - O zot, vėrtet ai do tė na shpėtojė, Mao Ce Duni. Ē'thesar qė kishim dhe nuk e ēmonim. - Ēdo gjėje i ēmohet vlera kur ke rrezik ta humbasėsh. - Nuk do ta humbim, jo. - S'kemi pėr ta humbur. - Marrėdhėniet po pėrmirėsohen. - Po ndreqen, po ndreqen. - Kur dėgjova tė pėshpėritej pėr herė tė parė pėr ftohjen, shpirti m'u bė vrer. Pėrse, o zot, na braktise pėrsėri? Edhe njė herė qė na buzėqeshi fati, na ktheve krahėt, kėshtu thosha me vete. -Ekremi u tregua mė i menēmi nga tė gjithė, mė largpamėsi. -Eh, talleshit atėherė me mua! - Harroji tani ato. Na fol njė ēikė nė atė kinezēen e bekuar. - Po ē'u bė ky Marku? S'e takuam njė ēikė. - Lėre Markun nė punė tė tij. Fol, Ekrem, pash zotin, mė kanė thėnė se e qan fare kinezēen. -He-he. - Fol, Ekrem! Tė lutem! - Na e bėj qejfin, Ekrem. - Hi-hi, - ia bėnte Ekremi, - dhe tė gjithė e kuptuan se po t'i luteshin edhe pak, ai do tė fliste. Nga dhoma tjetėr, ku Marku ishte me tė fejuarėn, fjalėt e tyre arrinin tė mbytura. - Il fait froid, - lexoi ajo nė tekstin e frėngjishtes qė klshin pėrpara dhe sytė e tė dyve u shkėputėn nga libri pėr t'u ngulur te njėri-tjetri. Midis prekave, sytė e saj tė ēelėt, tė veshur paksa me avull, dukeshin edhe mė tė humbėt. - Il fait froid, pėrsėriti ajo me njė fije zėri pa ia hequr vėshtrimin, sikur priste diēka prej tij. Nė tė vėrtetė, pak ditė pas njohjes sė tyre, dhe pikėrisht nė prag tė afrimit tė tyre tė parė fizik, ai ia kishte treguar aventurėn e vetme tė jetės sė tij, atė qė lidhej pikėrisht me ato fjalė tė frėngjishtes, shumė vjet mė parė, kur ai dhe klientja e tij (nga tė gjitha fjalėt qė kishte kėrkuar pėr ta cilėsuar fqinjėn e re tė dikurshme qė i mėsonte frėngjisht, s'kishte gjetur veē fjalėn "kliente"), pra, kur ai dhe klientja e tij e kishin lėnė librin e frėngjishtes, pėr tė kryer atė veprim tė shkurtėr qė ishte ngulur pastaj pėrjetė e nė mėnyrė tė dhimbshme, si asgjė tjetėr, nė kujtesėn e tij. Pėr habinė e tij. kishte vėnė re se tregimi i aventurės kishte pasur njė ndikim eksitues mbi tė fejuarėn, sė cilės ai gjithashtu kishte filluar t'i mėsonte frėngjisht. Herė pas here ajo kėrkonte ta ridėgjonte atė aventurė nga goja e tij, duke kėrkuar tė dinte sa mė shumė pėr fqinjėn e dikurshme dhe pėr gjithė atė kohė. Ē'bėnte tani ajo?, pyeste me zė tė fikur pėr gruan e bukur pakėz enigmatike, qė flitej se nuk e donte tė shoqin, apo ndoshta kjo s'ishte veēse njė pandehmė qė u ngjitej zakonisht pas martesės gjithė vajzave qė kishin pasur pėrpara njė thyerje nė jetėn e tyre. Marku i rrėfente ato pak gjėra qė dinte pėr tė, duke i premtuar se njė ditė do t'ia tregonte, patjetėr do t'ia tregonte, atė vetė kur tė vinte pėr vizitė te shtėpia e vajzėrisė sė saj, domethėnė nė katin e sipėrm tė vilės. Po ai? Po ai, pyeste ajo, ē'bėri pastaj ai? Pėr kėtė arsye u ndanė? Marku ngrinte supet. Nuk e di, s'e besoj. Ndoshta pėr kėtė arsye, ndoshta pėr ndonjė tjetėr. Ishin tė dy tė pakuptueshėm, mė kupton, tė largėt si nga njė botė tjetėr. Nė tė vėrtetė ashtu ishte gjithēka... Si?, pyeste ajo. Si ishte gjithēka? Ai pėrpiqej t'i tregonte diēka pėr atė kohė tė paharrueshme shpresash tė marra, kur ata tė gjithė ishin nė lėvizje, nė pritje... Ishte shumė mė tepėr se tani, shumė mė tepėr, shpjegonte ai dhe, veē kėsaj, atėherė ishte e kundėrta, mė kupton? Atėherė tė gjithė ata (ai tregonte me kokė nga dhoma tjetėr prej nga vinin zėrat) ėndėrronin njė prishje sa mė tė shpejtė, kurse tani duan tė kundėrtėn, qetėsinė. E megjithatė diēka pėrngjan nė tė dy kohėt, thoshte ajo. Pa dyshim, ka shumė gjėra tė ngjashme. Ai bėhej gati t'i thoshte se ishte ndoshta ngjashmėria e dy kohėve qė u bė shkas pėr fejesėn e tij, por e shtynte kėtė pohim pėr njė kohė tė mėvonshme kur tė ishin mė tė afėrt. Nė tė vėrtetė ishte i bindur se ishte ashtu. Klima e ngjashme kishte krijuar si asgjė tjetėr nė gjithė qenien e tij nevojėn pėr grua. -ll fait froid, - pėrsėriti ajo me zė tė shuar, me po atė kėrkesė kėmbėngulėse nė sytė e saj. - Mė trego diēka mė shumė pėr tė. - Ē'tė tė tregoj? Tė kam thėnė se ēdo gjė qe si mjegull. - Ndoshta diēka tė kujtohet, - pėshpėriti ajo, duke u zhveshur me ca lėvizje tė ngadalta, qė dukej se ēdo ēast do tė ngrinin pezull nė hapėsirė. - Il fait froid, apo jo? -Ti kujton se ēdo gjė u pėrmbys? -Ēfarė, ēfarė? - ia bėri ajo pėrmes frymėmarrjes sė shpeshuar. Ai ishte i bindur se ato fjalė vetėm i kishte menduar, por, pėrderisa ajo pyeste, do tė thoshte se diēka kishte dalė jashtė. -Janė fjalė tė saj, - tha ai. -Pėrse s'm'i kishe thėnė qė mė parė? Ē'kuptim kanė? Ai bėri njė pėrpjekje pėr t'i shpjeguar kuptimin e fjalėve, por sa mė shumė qė pėrpiqej ta sqaronte, aq mė i vėshtirė bėhej ai. -Kishin lidhje me tėrė gjendjen e krijuar, mė kupton, me shpresėn qė ajo kujtonte se unė kisha qė tėrė klasa e saj mund tė pėrmbysej pas prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe me mendimin e saj se kjo nuk do tė ndodhte dhe se ishte vetėm ajo qė... qė... -Atė qė ndodhi midis jush ajo e quajti pėrmbysje tė saj? -Mesa duket... Ajo ishte krenare prej natyre dhe, veē kėsaj, vajzė e njė komunisti tė vjetėr, aq mė tepėr njė zėvendėsministri. Kėshtu qė pėr tė ajo ishte vėrtet njė pėrmbysje. -Mė thuaj fjalė tė tjera tė saj. Ai ngriti supet. Ku t'i gjente ato? Sytė e sė fejuarės, tė avullt, kėmbėngulės ishin fare pranė fytyrės sė tij. Ai mendoi se ndoshta s'kishte bėrė mirė qė ia kishte treguar atė histori, por aty pėr aty i shkoi ndėr mend se ishte pikėrisht ajo qė ia dyfishonte peshėn pėrpara saj. Pas pak, kur frymėmarrjet e tyre u qetėsuan, nė dhomė u ndie prapė tiktaku i orės sė vjetėr dhe pastaj zhaurima e bisedės nga dhoma e miqve. -Pėshpėritin, - tha ai. - Ashtu si atėhere. - Ashtu si atėherė... -ia bėri ajo si tė fliste me vete. Ai i pėrfytyroi tė ulur mbi minderėt, nė njė renditje tė pėrjetshme, si nė njė teatėr kukullash prej dylli. -Gjithė jetėn, - tha ai, - e njėjta pėshpėrimė e pandryshueshme. Si nuk u lodhėn ! -Shėt! - ia bėri ajo. - Kam qejf t'i dėgjoj. S'kam dėgjuar ndonjėherė pėshpėrima tė deklasuarish. -Hm, - buzėqeshi ai me ironi. - Do tė kesh rast.. Do tė tė vijė nė majė tė hundės. -Pusho. Ajo vuri veshin, me njė skėrmitje vuajtjeje nė fytyrė qė nuk arrinte tė merrte dot vesh fjalėt. - Fjalėt s'dallohen, - tha ai. - Duhet mbėshtetur veshi te muri. Ajo u ngrit nga kanapeja dhe iu afrua murit ndarės. Njė copė herė qėndroi ashtu me faqen mbėshtetur pas tij. Pastaj dora e saj i bėri shenjė edhe atij tė afrohej. -Dėgjo, - pėshpėriti me njė shprehje habie tmerri nė fytyrė. Ai afroi faqen e djathtė te muri. -O zot,-- ia bėri pas pak, - po flasin kinezēe... Kanė shkalluar... Silva kishte mbaruar sė gatuari drekėn e ditės sė nesėrme dhe e lodhur qe ulur nė kanapenė e dhomės sė ndenjjes me gjunjėt e mbledhur nėn vete, kur ra zilja e derės. U ngrit, jo pa njėfarė pakėnaqėsie ndaj vizitorit tė panjohur, por, kur te dera pa kunatėn, fytyra iu ēel. -Sonja, sa mirė qė erdhe. Hyr. Ndėrsa Sonja hiqte pallton, Silva, qė vuri re menjėherė krehjen e re tė flokėve qė tjetrės i shkonte aq shumė, deshi ta ngacmonte kunatėn pėr faktin qė tani qė burrin e kishte nė shtėpi pėrpiqej tė dukej e bukur etj. etj., mirėpo fytyra e tjetrės, pavarėsisht nga kurora e flokėve, iu duk e mėrzitur. - Sonja, po ē'ke kėshtu? Sesi mė dukesh, pa qejf. Sonja kafshoi buzėn e poshtme, pa e kundėrshtuar, ashtu siē priste Silva. -Ama dhe ti, - u hodh Silva, - ama dhe ju! S'dini as vetė ē'kėrkoni. Nė vend qė tė jeni tė gėzuar qė Saimiri u lirua dhe qė ky keqkuptim mė nė fund mbaroi, vazhdoni tė mbani ca fytyra tė shpifura. -Ti kujton se unė s'ia kam thėnė kėto fjalė? - tha Sonja. - Por ai as qė mė dėgjon. - Po pse? Ē'ka? - Nuk e di. Giithė ditėn rri i menduar. As qė njihet mė. -Ndoshta e ka pėr punėn e pėrjashtimit nga Partia. Por unė besoj se ata tė gjithė do t'i pranojnė pėrsėri, apo jo? - Po. Ashtu flitet. -Dhe prapė s'qetėsohet? Sonja bėri "jo" me kokė. -Ka diēka tjetėr. Njė brengė tė rėndė. Silva ndiente se si vala e keqardhjes pėr tė vėllanė po e dėbonte prej saj zemėrimin e ēastit. - Nė njėfarė mėnyre ėshtė e kuptueshme, tha ajo. - Rri njeriu nė punė tė vet dhe befas, si rrufe nė qiell tė kthjellėt: pėrjashtim nga Partia, arrestim. Natyrisht, ėshtė e padrejtė, revoltuese, megjithatė s'duhet tepruar. Sonja mori frymė thellė. -Ia kam thėnė tė gjitha kėto - tha, - por atij as qė i bėjnė pėrshtypje. Por nuk ėshtė vetėm kjo, Silva. Nuk ėshtė vetėm brenga e tij qė mė shqetėson. Diēka tjetėr mė tremb. -Ēfarė? - tha Silva me gjak tė ngrirė. -Kam frikė, - vazhdoi tjetra. - Njė ditė, nė njė nga ato ēastet e pakta tė hapjes sė zemrės, mė tha njė frazė tė tmerrshme, qė mė mbeti nė mend. -Njė frazė tė tmerrshme, - pėrsėriti Silva. -Po. Ishim tė ulur tė dy, ja kėshtu pas njė bisede tė zakonshme kur unė pėr tė qindtėn here i kisha thėnė pak a shumė ato qė mė the ti tani, kur ai mė tha: ti kujton se unė mėrzitem vetėm pėr atė qė ndodhi? Ja ku ta them se e kam pėr tjetėr gjė. Dhe vazhdoi: jam i pikėlluar, sepse s'pajtohem dot me faktin qė tė dy palėt, edhe ne edhe ata, pėrfunduan tė pafajshėm. - Si? Si? - ia bėri Silva. - Ē'kuptim ka kjo? - Prit, - tha Sonja, - lėrmė tė mbaroj fjalėt e tij. Njėra nga tė dy palėt duhet tė jetė me faj, kėshtu tha; pėrndryshe ēdo gjė ėshtė e gėnjeshtėrt dhe anormale. -Asgjė s'kuptoj, - tha Silva. - Pėr ē'palė e ka fjalėn? -Pėr ata qė urdhėruan arrestimin e tyre. -Ah, - ia bėri Silva, duke e ndier qė po zverdhej. - Po pėr arrestimin e tyre flitet qė ka dhėnė urdhėr vetė ministri... -Pikėrisht pėr atė e ka, - tha Sonja, - ndaj ia kam frikėn. Njė copė herė qėndruan tė dyja pa folur. -Ke tė dreitė. - tha Silva. - ėshtė vėrtet pėr t'u shqetėsuar. -Nė qoftė se do tė flasė kėshtu, ka rrezik tė pėrfundojė prapė nė burg. Dhe kėtė herė... -Do tė pėrpiqem tė flas me tė,- tha Silva,- Si thua ti? -S'di ē'tė them. Mendoj se ėshtė e kotė. Megjithatė provoje. Silvės iu kujtua pjata e tij gati e paprekur nė darkėn e ditėlindjes sė Brikenės, qė i dukej tani se kishte ndodhur nė njė stinė tjetėr, dhe ashtu si atėherė i sėmboi nė zemėr. Tė dielėn e fundit tė muajit bashkimet profesionale tė ministrisė organizuan njė ekskursion. Nga qelqet e autobusit dukej fusha e ngrirė me brymė qė zbardhte kudo. -Ti kishe tė drejtė, -tha Linda, qė rrinte pėrbri Silvės, - ekskursionet mund tė jenė tė bukura edhe nė dimėr. -Kur jam martuar, kam bėrė njė rrugė tė tillė nė Shqipėrinė Qendrore, - tha Silva. -Gjithēka ishte e mbuluar me brymė ja si sot. Por sa brymė e gėzueshme qė ishte. Kishte njė gjė prej dasme, prej orizi qė i hedhin nuses. Nė profil dukej buzėqeshja e Lindės. Tė gjitha kėto ajo i ka pėrpara, mendoi Silva. -Nė zyrė bashkė, nė autobus bashkė, si nuk u mėrzitėt xhanėm? - tha shefi, duke kthyer kokėn nga ndenjėsja pėrpara tyre. Vetėm tani ato e vunė re se edhe nė autobus ishin ulur pak a shumė nė po atė afėrsi si ishin nėpėr zyra. Nga e djathta Ariani, mė tutje Simon Dersha, pak mė larg protokollistėt. Autobusėt ndaluan nė njė qytet tė vogėl. Shumica e burrave shkuan nė kafene pėr tė pirė kafe, kurse njė pjesė e grave u futėn nė dyqanet rreth e rrotull. Simon Dersha, i mėnjanuar si gjithmonė, eci njė copė herė pėrbri rrugės, fare vetėm. Nuk ndihej mirė. Veē kėsaj, ngaqė s'kishte udhėtuar prej kohėsh, rruga e kishte turbulluar. Ishte duke ecur kėshtu, krejt i shpėrqendruar, kur dėgjoi zhurmėn e njė makine. Bėri njė hap anash, pėr ēdo rast, nė kohėn qė makina afrohej me shpejtėsi. Ishte njė makinė e vogėl ushtarake, pas saj vinte njė tjetėr dhe mė pas njė e tretė. Tė gjitha me ngut, por me atė ngut tė veēantė qė tėrheq vėmendjen. Ishte pikėrisht kjo gjė qė e bėri Simon Dershėn tė rrudhte sytė pėr ta dalluar kush ishte brenda. Ai mbeti gojėhapur, ngaqė iu duk se nė makinėn e dytė pa profilin e njohur tė ministrit D. Njė makinė e katėrt, qė mbyllte vargun, me dy antena tepėr tė gjata qė i lėkundeshin, gjatė ecjes, ia hoqi Simonit ēdo dyshim se ishte ministri me ndihmėsit qė kishte kaluar si rrufeja mu pėrpara syve tė tij. Njė copė herė ai ndoqi me sy pluhurin qė ishte ngritur sipėr rrugės automobilistike. Kurse ti kujtove se ai e kishte pėsuar, tha me vete. Ai ėshtė tėrė forcė e gjallėri, kurse ti e pandehje tė rrėnuar. Hajvan, i tha vetes, kretin. Zaten kėshtu ke qenė gjithė jetėn. Megjithatė gėzimi qė e pa ministrin ashtu ia mbyti pakėnaqėsinė ndaj vetes. Me sa duket tė gjitha kishin qenė fjalė, mendoi. Pėshpėrima llapazanėsh qe mezi ē'prisnin njollosjen e kuadrove. Por shyqyr qė ishin ashtu. Me hapa tė shpejtė, kundėr zakonit te tij, hyri nė kafene dhe, duke i habitur tė gjithė, porositi njė konjak. - Pa shih, pa shih. Simoni po pi konjak! - Simoni pi konjak? Pėr nder, qenka e vėrtetė. - Simon, ē'pate kėshtu?! Ai qeshi dhe rrėkėlleu gotėn. Nuk u deshėn veēse dy minuta qė Simon Dersha tė gjendej nė qendėr tė vėmendjes. Dhe duke e ndier dhe vetė se ishte futur padashur nė dhėmbėzat e njė mekanizmi qė duhej t'i bindej, gjysmė i lumtur gjysmeuforik, pa e menduar ē'po bėnte, ai i thirri kamerierit: - Njė dopio tjetėr! Pas njėzet minutash pėrpara se Simon Dersha tė vente tek autobusi, lajmi pėr pirjen e tij kishte mbėrritur ndėrkaq, kėshtu qė, kur ai u duk qė tutje me kėmbėt qė i merreshin, me fytyrėn gjysmė tė qeshur e me atė lloj pavėmendjeje qė e kanė tė gjithė ata qė kanė tėrhequr ndėrkaq vėmendjen e tė gjithėve, autobusi e priti plot me britma, gjallėri, madje duartrokitje. -ėshtė njė ēudi kjo puna e tij, - tha Linda -Kohėt e fundit ai po tregon se ėshtė i aftė pėr tė bėrė surpriza. -Sidoqoftė po bėhet simpatik, - tha Silva. -Po ē'pati papritur? - tha shefi, duke kthyer kokėn. - Njė nga protokollistet thotė se ka rėnė nė dashuri. -Dashuri?! Vetėm kjo s'mė ka shkuar nė mendje. -E pse jo?-u hodh njė tjetėr nga zyra e planit. - Vetėm dashuria mund tė shkaktojė, befasime tė tilla. - Ose marrėzia,-tha dikush pa e kthyer kokėn. -Po ajo dihet, qė shpesh janė bashkė, - shtoi njė tjetėr. Zhurma e motorit qė porsa u ndez i mbyti nė ēast fjalėt e ekskursionistėve. Pasi nėnshkroi shkresėn e katėrt, ministrit D. i mbetėn sytė njė copė herė nė fund tė saj. Ē'ishte kėshtu? Nėnshkrimi iu duk se i kishte ndryshuar. E ngriti shkresėn, e afroi pėr ta parė mė mirė dhe prapė pati atė pėrshtypje, nėnshkrimi s'ishte mė ai i pari, qe bėrė si mė i hollė a mė i mpakur, sidomos gjysma e dytė e tij, qė pėrfundonte me njė bisht qė iu duk i mjerė. Si ėshtė e mundur, tha me vete, pa e lėshuar shkresėn nga dora. Me sa dinte ai, nėnshkrimet, edhe po tė doje, nuk ndryshonin kurrė. Ekspertizat nėpėr gjyqe, depozitimet e firmave nė Bankat e Zvicrės.. . Mos i bėnin sytė? Zgjati dorėn pėr tė parė shkresat e tjera qė porsa kishte nėnshkruar dhe tė gjitha firmat iu dukėn ashtu: tė holla, si tė mbledhura nga tė ftohtėt. Krahu mė ka dhembur mbrėmė, mendoi, dhe gishtat ashtu i kam, si tė mpirė. Me siguri ky kishte qenė shkaku. Ai e lėshoi shkresėn dhe deshi ta hiqte menjen andej, por pas pak sytė i vajtėn prapė tek ajo. Mos e kishte fajin stilolapsi? Hm, ia bėri me vete pas pak, duke tundur kokėn me njėfarė qortimi pėr vetveten. Natyrisht qė fajin e kishte stilolapsi. Kurse atij desh i shkoi nėpėr mend se ishte prapė ajo gjė e mallkuar qė ia ndryshonte gjithēka: zėrin, frymėmarrjen, qiellzėn e gojės, dhe tani sė fundi nėnshkrimin. I ra ziles. - Ē'janė kėta stilolapsa me maja si gjilpėra? - i tha sekretarit. - Nuk bėjnė fare, sidomos pėr nėnshkrim. Mė gjej tė tjerė, me maja tė plota, mė kupton, qė tė shkruajnė trashė, sa mė trashė. -Ju kuptova, -tha sekretari dhe doli nė ēast pėr tu kthyer pas pak me njė tufė stilolapsa tė zinj nė dorė. - Provoni kėto, - tha duke ia lėnė me kujdes mbi tryezė. - Besoj se janė ashtu si i kėrkoni. Nė njė letėr tė bardhė ai provoi njėrin prej stilolapsave, pastaj tjetrin, duke hedhur firma tė shumta rresht pa i hequr sytė prej letrės, sikur tė kėrkonte tė bindej se nėnshkrimi i tij s'kishte pėsuar asgjė. - Ti ē'bėn akoma kėtu ? - tha papritur kur vuri re se sekretari, nė kėmbė, me njė vėshtrin tė qetė ndiqte dorėn e tij. - Nė rregull, nė rregull, mund tė largohesh. Kur dera u mbyll ai mbėshteti ballin te dora. S'ėshtė puna te firma, mendoi, ėshtė gjetkė. Ai e dinte se ku ishte shkaku, sado qė pėrpiqej ta lagonte nga mendja. Ēdo mėngjes qė gdhihej, shkonte me shpresė se do tė lirohej nga ai ankth, por s'ishte e mundur. I kishte provuar tė gjitha, kishte bėrė mbledhje tė njėpasnjėshme me vartėsit, vetėm pėr tė vėnė re a e kishte tė plotė autoritetin mbi ta, kishte ngritur zėrin, kishte dhėnė urdhra dėnimi, i kishte rėnė me grusht tryezės sė mbledhjes sa qe lėkundur mbi tė vazoja me lule, kishte bėrė kėrcėnime, por prapė prej ndjesisė se ankthit s'kishte shpėtuar dot. Diēka bėhej fir nė ēdo fjalė dhe gjest tė tij, kėrcėnimet ngjanin si tė pavėrteta, tė dėnuarit nė ēastin e fundit dukej sikur mezi fshihnin njė buzėqeshje, madje dhe zhurma e grushtit mbi tryezė sesi qe, e shurdhėt si goditja mbi shtuf, saqė atij i kishte ardhur tė ngrinte cohėn e kuqe pėr tė parė ē'kishte nėn tė, dru apo dreqi e di ēfarė. Ishte apo s'ishte ministėr? Nė qoftė se puna kishte arritur gjer nė kėtė shkallė, pra nė qoftė se ata mendonin kėshtu, atėherė le ta shkarkonin njė orė e mė parė dhe tė merrte fund kjo histori. Kėshtu fliste nganjėherė me vete, por aty pėr aty mendimi i ngrinte nė vend. Kush ishin ata qė mendonin kėshtu dhe qė mund ta shkarkonin? Nė tė vėrtetė tė gjithė ata qė e torturonin s'qenė veē vartės tė tij, disa herė krejt tė parėndėsishėm, tė cilėt s'kishin shkarkuar kurrkund nė jetėn e tyre, asnjė protokollist tė thjeshtė apo portier. Atėherė si mund ta shkarkonin atė? E megjithatė mendonte se, sado e pakuptimtė tė dukej, ata ishin bėrė mallkimi i tij. Turbull i silleshin nė kokė emra kolegėsh tė tij nė vende tė tjera, jo tė Amerikės Latine, ku tre katėr kolonelė tė bashkuar tmerronin qeverinė, por vende mė serioze, ku megjithatė ministrat e luftės i merrnin me tė mirė dhe tė gjithė ua kishin frikėn. Kurse ai, pėr ironi tė fatit, jo vetėm s'i fuste mė frikėn njeriut, por vetė ua kishte frikėn tė gjithėve, edhe, ē'ishte mė e hidhur, ua kishte frikėn jo vetėm njerėzve tė caktuar, por edhe atyre me tė cilėt s'e lidhte asnjė punė, si atij nėpunėsit tė vogėl, qė s'ia mbante mend as emrin.. e edhe mė keq, turmave tė tė panjohurve, tė cilėt, ngaqė ishin tė tillė, i dukeshin dhe mė tė lemerishėm. Ē'kishte ndodhur vallė? Vetėm ajo lojė me tanket ishte bėrė shkak pėr tė liruar atė vidhė misterioze, qė do tė trandte nga themelet gjithė jetėn e tij. Ē'ingranazh i fshehtė qe vėnė kėshtu nė lėvizje dhe qė ai nuk po e gjente dot pėr ta ndaluar? Enver Hoxha kishte folur pėr njė mekanizėm popullor, qė ishte vėnė nė lėvizje tė vetvetishme. Tė ishte vallė vėrtet ajo gjė qė po e ndiqte, apo mos vallė e gjithė kjo nuk ishte veēse diēka qė ndodhte brendapėrbrenda tij dhe vidha e liruar s'qe veēse atje ? Tankistėt ishin tani tė lirė, por as nga kjo s'kishte provuar ndonjė lehtėsim. Pėrkundrazi, shqetėsimi sa vente rritej. Ditėt e para fill pas lirimit priste qė ata tė shkruanin letra pėrsėri, madje llogariste kohėn sa mund tė duhej pėr hartimin e njė letre si dhe kohėn e dėrgimit e tė shqyrtimit tė saj. Mirėpo tė gjitha ditėt e llogaritura, bashkė me rezervėn, kaluan dhe nuk u pa ndonjė shenje letre. Ndoshta kanė vėnė mend, tha me vete. Mirėpo tamam kur priste qė nga ky fakt tė qetėsohej disi, e ndjeu qė alarmi u shtua mė keq. Pėrse nuk shkruajnė letėr?, pyeti befas me vete. Ē'kanė ndėr mend tė bėjnė, nė qoftė se s'duan tė shkruajnė ? Nė ato ditė ndihmėsit e tij sikur ta ndienin ē'e sfiliste pėrbrenda, i propozuan tė bėnte inspektimin e planifikuar qysh nė stinėn e kaluar, por qė ishte shtyrė pėr shkak tė ngjarjeve me Kinėn. Ideja iu duk shpėtimtare. Ditėt e para, pothuajse i lumtur, mbėshtetur nė ndenjėsen e prapsme tė makinės qė fluturonte nėpėr xhade, ndjekur nga makinat e rojave dhe tė ndihmėsve tė tij, mendonte se si nuk i kishte shkuar ndėr mend mė parė njė gjė e tillė. Sikur tė kishte frikė tė ngadalėsonte ritmin e lėvizjes, zhvendosej me shpejtėsi nga reparti nė repart, nga regjimenti nė regjiment; sot gjendej nė njė rajon tė fortifikuar tė bregdetit, nesėr nė njė brigadė tankesh, pasnesėr nė njė aeroport ushtarak. Duke vėshtruar nga xhami i makinės kazermat, hangaret e aeroplanėve dhe topat kundėrajrorė qė largoheshin nė horizont, mendonte se kishte qenė vėrtet marrėzi nga ana e tij qė ishte pajtuar me idenė se tė tjerėt mund tė dyshonin pėr tė. Tani i vinte pėr tė qeshur me tė madhe. Vėrtet, si mund tė hidhej qoftė dhe avulli mė i lehtė i dyshimit mbi tė? Mbi tė qė kishte nėn urdhrat e tij gjithė kėta topa, tanke e avionė, me njė tė dhjetėn e tė cilave ēdo kolonel i Amerikės Latine do tė pėrmbyste kushedi sa qeverira? Kurse ai s'bėnte me ta asgjė, dhe vetėm pėr njė lojė, pėr njė lojėzė, ata i mbanin mėri. Njė mllef mbytės i shtrėngonte gjoksin. Ata duhej tė ishin mirėnjohės ndaj tij dhe jo ta vėshtroin shtrembtazi. Nė fund tė fundit ata nuk i dinin lidhjet e tij me tė huajt, pėrndryshe prej vitesh ai duhej tė ndodhej nė burg. Dhe pėrderisa s'dinin asgjė, s'kishin tė drejtė ta vėshtronin ashtu. Ēdokush tjetėr nė vend tė tij do tė fyhej rėndė, tepėr rėndė, dhe si ai njeriu qė akuzohet pa tė drejtė pėr diēka, dhe pastaj pėr inat tė akuzuesve bėn pikėrisht atė pėr tė cilėn akuzohet, edhe ai mund tė bėnte atė... puēin... Nė vend qė ata ta merrnin me tė mirė, t'ia largonin nga mendja ngasje tė tilla, bėnin tė kundėrtėn: e shtynin gati me qėllim drejt tyre. Hm, ja kėshtu janė punėt, thoshte me vete. I binin mė qafė kot, nė vend qė t'i thoshin falemnderit qė nuk e bėnte... Ai vėshtronte horizontin e zhveshur nga dimri dhe pėrsėriste si i mpirė atė mendim. Dhe vetėm njė herė i bėri vetes pyetjen: e bėnte dot vallė po tė donte? Ishte dita e katėrt e inspektimit, kur, bashkė me kėtė pyetje, ndjeu se siguria po i ikte pėrsėri. Ankthi e kaploi dalėngadalė. I vinin prapė ndėr mend fjalėt pėr mekanizmin popullor, qė vihej nė lėvizje vetvetiu si aparaturat nė rastet e avarisė, dhe prapė, ashtu si disa ditė mė parė, gati sa s'thirri: megjithatė nė ē'zyra, nė ē'instanca ishin ēelėsat e tij? Nga tė dy anėt e rrugės, aty-kėtu nėpėr udhėkryqe, nė hyrje fshatrash e stacionesh, sytė i ndaleshin nė parullat e ndryshme "Parti-popull-unitet"," Unitetin Parti-popull s'ka forcė ta prekė". Disa nga parullat ishin shkruar mbi mure ndėrtesash, tė tjerat mbi fletė llamarine, por njė pjesė ishin larg, tė shkruara me gurė nė faqe bregoresh, madje disa herė edhe me bar tė mbjellė. Mė pėrpara sikur nuk kishte pasur kaq shumė, tha njėherė me vete. Dyshimi se mos duar tė padukshme i kishin shkruar enkas pėr tė, njė natė pėrpara, e kapte herė-herė. Nė ē'zyra merrnin vallė urdhra, nė... Nė asnjė zyrė, nė asnjė instancė, kishte thėnė ai me vete, duke kapur me zor fillin e mendimit. Ndoshta mekanizmi vihej nė lėvizje qė nga thellėsia e kėtyre fushave e kodrinave tė mbuluara me shtėpiza, vreshta dhe varreza dėshmorėsh. Dhe befas iu duk se iu bė e qartė pėrse sovjetikėt e kishin rishitur me gjysmė ēmimi te jugosllavėt. Sovjetikėt e kishin kuptuar kėtė. E kishin kuptuar qė ai, edhe po tė donte, edhe po tė donte, edhe po tė donte, s'e bėnte dot... "Kush prek Partinė, ha kokėn e vet!" Ai ktheu kokėn me vrull anash pėr t'u bindur nėse e kishte parė vėrtet njė parullė tė tillė apo i kishin bėrė sytė. Por nė fushė ishte mjegull dhe shkronjat s'dalloheshin mė. Mė kanė bėrė sytė. mendoi. Parulla s'ishte nė stilin e zakonshėm. Ktheu dhe njė herė kokėn, fėrkoi sytė, por mjegulla kishte mbuluar ēdo gjė. S'i vinte mė ēudi po tė kishte haluēinacione. Deshi tė thoshte, mjaft, mos e shkruani mė nėpėr bregore, unė nuk e prek dot atė qė thoni ju. Kurrsesi, kurrsesi. Ishte pasditja e ditės sė katėrt tė inspektimit kur iu shfaq prapė ajo vithisje e lehtė nė zė, nė frazat qė thoshte. Dhe prapė diēka nisi tė bėhej fir nė fytyrat e ushtarakėve qė rrinin gatitu pėrpara tij, nė ndriēimin e zbehtė tė helmetave, madje nė tytat e topave e tė kundėrajrorėve. Erdhi njė ēast qė iu duk se edhe po tė urdhėronte qė ata tė shtinin, nuk do tė nxirrnin veēse ca gjyle tė pavėrteta, me njė flakė tė bardhė, si ato qė njeriut i qėllon tė shohė nė gjumė. E gjithė kjo s'ishte veēse njė ėndėrr e keqe, mendoi. Unė nuk e komandaj dot kėtė ushtri. Dhe qysh atė ditė, duke thėnė se nuk e ndiente veten mirė, e kishte ndėrprerė inspektimin. Mbi tryezėn e punės ishte letra e mbushur me dhjetėra nėnshkrime, tė cilat ai i vėshtronte me ca sy tė tillė, si t'i pyeste: ē'tė bėj tani me ju? Duke mos llogaritur njė sasi zogjsh tė vetmuar, tepėr tė paktė nė krahasim me shtrirjen e gjatė tė kufirit verior e perėndimor, duke mos llogaritur gjithashtu ca shpendė tė tjerė tė xhunglės bashkė me ca miliarda insekte, qė hynin nga kufijtė e jugut (kurse nga Himalajat s'hynte asgjė, dhe po ashtu bregu i oqeanit nuk kthente mbrapsht veēse shpendėt e porsaardhur nga toka), aeroplani nė tė cilin udhėtonin Skėnder Bermema me C.V. ishte njė nga fluturuesit e paktė qė futej nė qiellin kinez nė atė paradite dimri. Mendimi se delegacioni i shkrimtarėve shkonte i ftuar me rastin e ditės sė zogjve i kishte dhėnė prej kohėsh tė gjitha nėnprodhimet e tij: humorin, karambolet e fjalėve, metaforat dhe shoqėrimet e ideve. Ato ishin harxhuar qysh mė parė, nė Shqipėri (mbeturinat e fundit ditėn e pėrcjelljes nė aeroport), dhe tani s'kishte mbetur prej tyre veēse njė buzėqeshje e lehtė, qė mezi arrinte tė formohej. Sot, ndoshta nesėr, ėshtė pikėrisht ajo, dita e famshme, por ne s'do tė shohim me sa duket asnjė zog, mendoi Skėnder Bermema. Qė poshtė, si njė forcė mizore, ndihej pėrpjekja e hapėsirės ndėrkontinentale pėr t'i shpėrndarė ose sė paku pėr t'ua humbur peshėn e mendimeve tė tij, qė, edhe pa tė, lodhja dhe pagjumėsia i kishin ēuar nė gjendje kapitjeje. Poshtė meje ėshtė Kina, i thoshte ai herė pas here vetes, si pėr ta bėrė tė ndėrgjegjshme pėr ngjarjen qė sapo ishte duke ndodhur: hyrjen nė qiellin kinez. Por mendimi i tij, me pėrjashtim tė pėrfytyrimit tė katėr zogjve tė vetmuar qė futeshin prej kufirit mongol, nuk jepte asgjė. Pėrbri tij C.V. po dremiste me kokėn mbėshtetur te shpina e ndenjėses. Goja pakėz e hapur, bashkė me frymėmarrjen qė mė shumė shihej se dėgjohej, i jepte asaj koke diēka tė mjerueshme, por nga ato qė s'tė zgjojnė keqardhje. Ti ėndėrroje ndoshta tė shikoje njė tokė pa shkrimtarė, mendoi Skėnder Bermema. Ja ku e ke mė nė fund pėr herė tė parė nė historinė e njerėzimit, poshtė nesh. Ende pa u shkėputur dot nga ky mendim, ai dremiti. Aeroplani po futej nė thellėsi tė kontinentit. Poshtė krahėve tė tij Kina nė mė shumė se gjysmėn e saj ishte e akulluar nga dimri. Njerėz, kafshė dhe bimė e duronin me vėshtirėsi tė ftohtėt. Thellė nėn tokė zgavra tė mėdha, tė errėta, nga ato qė shkaktojnė tėrmetet dhe qė s'i ka parė kurrė syri i ndonjė tė gjalli, ishin tė heshtura. Njė metastazė e re kanceri zgjatej po aq heshturazi nė anėn e djathtė tė trupit tė kryeministrit tė shtetit. Miliarda gjėra tė tjera tė dukshme e tė padukshme ndodhnin atė ditė dimri. Lajmin e mbėrritjes sė delegacionit tė shkrimtarėve nga Shqipėria agjencia "Hsinhua" e dha me dy ditė vonesė. Lajmi ishte formuluar tepėr shkurt dhe mbaronte me fjalėt: "Nė aeroport tė Pekinit miqtė shqiptarė u pritėn nga i interesuari Ēung". Tė nesėrmen pati njė lajm tjetėr tė shkurtėr pėr darkėn e shtruar nė Hotel Pekin, pėrsėri "nga i interesuari Ēung".

-Ē'ėshtė ky "i interesuari Ēung"? - pyeti Skėnder Bermema, duke vėrtitur nėpėr duar buletinin e "Hsinhuasė". - Ndonjė pėrgjegjės pularie apo ēfarė? S'kam parė ndonjėherė formulim mė tė mjegullt.

C.V. ngriti supet. - Pėrderisa Lidhja e Shkrimtarėve ėshtė shpėrndarė, dikush do tė na presė e do tė na japė darkė. -Ty tė duket normale?

C.V. i hodhi njė vėshtrim tė shpejtė dhe prapė ngriti supet, si njeriu qė kėrkon t'i shmanget sherrit. - Punėt e tyre, - tha me zė tė ulėt. Tė nesėrmen sipas planit tė vizitave u nisėn pėr nė Kinėn Juglindore. Gazetat e provincave e jepnin njėra pas tjetrės lajmin me formulime nga mė tė turbulltat. Motivimi i udhėtimit "me rastin e ditės sė zogjve" nė njė gazetė u bė "me rastin zhdukjes sė harabelave" e njė tjetėr u lidh me inaugurimin e njė inkubatori tė madh. Po ndėrsa lajmet e gazetave provinciale ishin gjithsesi tė paqarta merrej me mend se sa mjegullore qe thashethemnaja qė ndiqte pas shtegtimin e dy shkrimtarėve. Turbull ajo shpėrndahej nėpėr komuna, ku shkrimtarėt qė zvarriseshin nėpėr baltėra e orizore jo vetėm qė s'kujtoheshin mė pėr tė shkruar, por llahtariseshin nga pamja e ēdo shpendi, sepse pendėt e tyre kujtonin mjeshtėrinė e mallkuar tė shkrimtarit (largohu prej meje, rosė, gjel, demon, tundim i nėmur, ik!). Tė bindur se raca e shkrimtarėve qe zhdukur nga bota, tani qė pėshpėritej se dy prej asosh fantazmash vėrtiteshin nėpėr Kinė, ata provonin njė trazim tė thellė, ne tė cilin pėrziheshin mallėngjimi, tmerri, pendimi, kriza, pyetjet "pėrse kanė ardhur" dhe lodhja nga tė gjitha kėto dhe nga vetvetja, dhe nga ēdo gjė qė u kujtonte vetveten. Trazimi rritej sidomos natėn, ngaqė e ndienin ndoshta se tė ftuarit ndodheshin diku lart nė qiell. Rrotulloheshin plot ankth nė shtretėrit prej kashte, rėnkonin nė gjumė, dėnesnin: pse e bėnin kėtė...

Ndėrkaq lart, nė avionin me tė cilin udhėtonin dy tė ftuarit nga Shqipėria, duke u zhvendosur nga provinca nė provincė, nuk merrnin vesh asgjė nga kėto. Vetėm njė mbrėmje vonė, ndėrsa avioni fluturonte ultas, pėrpara se tė ulej nė aeroportin e njė qyteti qė s'i dinin as emrin, Skėnder Bermemės, qe vėshtronte pėrhumbshėm nga dritarja, iu duk se spėrkatja e ndriēimit hėnor poshtė, mbi pellgjet e fushės, kishte njė shprehje tragjike. Nė orizore duhet tė ketė shkrimtarė, tha ai si nėpėr gjumė. Sytė nuk i hiqte dot nga ajo pelte e mbytur hėne, si tė kėrkonte nė tė gjurmė shpirtrash... Skėnder Bermemės iu duk se e pa tė dielėn porsa hapi sytė. Ajo ishte nė perdet e mėndafshta tė dhomės sė hotelit, dhe ai, pa arritur tė mendonte asgjė tjetėr, tha me vete: e diel, dhe fjeti pėrsėri. Pas ca kohėsh ndodhi e njėjta gjė, vetėm se kėtė herė grima e mendimit ishte mė e gjatė. Shyqyr qė ėshtė e diel sot, tha me vete, dhe koka iu zhyt mė thellė nė nėnkresė. Pas tri javėsh qė ndodheshin nė Kinė, kjo ishte dita e parė e pushimit. Ai u zgjua dhe fjeti disa herė, midis njė kohe qė kishte diēka tė ngjashme me njė shtėllungė leshi dhe kjo, jo vetėm pėr bardhėsinė paqėsore qė lėshonin perdet, por mė tepėr pėr atė pėshtjellim tė sekondave dhe tė minutave, qė, tė ngelura nė vend, shkaktonin nė trurin e tij ēlodhje dhe lodhje njėkohėsisht. Ritmi i gėrshetimit tė grimave tė gjumit me ato tė zgjimit erdhi duke u shpeshuar nė njė mėnyrė tė mundimshme. Ca copėra ėndrrash, qė sajoheshin e treteshin aty-aty, pėrpiqeshin tė popullonin pėrkohėsisht atė zonė tė paqėndrueshme tė gjumit.

Skėnder Bermema i mbylli sytė prapė nė njė pėrpjekje tė fundit pėr tė fjetur edhe pak. Njė copė herė qėndroi ashtu midis zonės sė gjumit e tė zgjimit, pa e kuptuar se cila ishte mė e mundimshme, zhytja nė gjumė apo dalja prej tij. Kur u zgjua pėrsėri, kokėn e kishte mė tė rėndė. Te perdet ishte pėrsėri e diela, vetėm se ajo kishte humbur diēka nga drita e parė. Ai ndjeu njė bosh nė trup, prania e tė cilit ishte kaq e prekshme, thua se midis brinjėve kishte njė trup tė huaj. Ē'ėshtė kėshtu?, tha dy-tri herė me vete dhe lėvizi nė shtrat Por zbrazėsira ishte atje, njėlloj si mė parė. Disa minuta qėndroi ashtu, me sytė tė tretur nė bardhėsinė gėlqerore tė tavanit prej nga pėrhapej nė rrathė koncentrikė njė trishtim i madh qė pėrpiqej tė njėsohej me qiellin. Dhe nė njė grimė ai e kuptoi se ai trup i huaj nė qenien e tij s'ishte gjė tjetėr veēse projekti i romanit tė porsavdekur. Skėnder Bermema vazhdoi tė rrinte i palėvizur midis ēarēafėve tė bardhė. Kishte ditė qė kishte ndier pėrpėlitjet e veprės, dėnesen e saj ankuese, asfiksinė. Dhe ja gjatė natės duke u gdhirė e diel, e ndjeu se romani ishte duke mbaruar. Ē'tė bėnte qė ta mbante gjallė, ku tė shkonte, kujt t'i ulėrinte? E ndiente se po i ftohej mu brenda qenies sė tij, siē ftohet njė trup. S'duhej ta kisha pranuar kėtė udhėtim, tha me vete. Kjo endje nėpėr kėtė ēnjerzėri ia kishte vrarė veprėn. Prej ditėsh e kishte ndier se ajo po i ikte, po avullohej prej tij, siē ndodh ēhidratizimi i trupave nė shkretėtirė. Kishte qenė tepėr e brishtė pėr kėtė shtegtim ajo vepėr. Nė tė vėrtetė s'kishte pse tė befasohej. Njė gjė e tillė pritej. Tek vazhdonte tė rrinte ashtu i ngrirė midis ēarēafėsh iu kujtuan fjalėt e Gjergj Dibrės pėr thatėsirėn e bisedės njerėzore nė Kinė. Atėherė kishte qeshur me tė madhe, pa e ditur se dikur do t'i vinte vetė nė kokė njė gjė e tillė.

Vdekja e saj, ja ē'ishte shkaku i tė gjithave. Ata kishin arritur ta vrisnin atė, qė ishte rrėnja e gjithēkaje. E kishin tharė dalėngadalė, ia kishin marrė frymėn gjersa e kishin kthyer nė njė kaktus gjithė gjemba. Ē'nuk do tė jepja pėr njė bisedė tė natyrshme, i kishte thėnė Gjergj Dibra, qoftė edhe pėr njė bisedė kusarėsh qė ndajnė paratė, veē tė ishte e vėrtetė. Skėnder Bermema fėrkoi tėmthat me dorė. E gjithė kjo s'kishte ndodhur rastėsisht. Ishte menduar e gjitha sipas njė plani djallėzor. Pėr tė zhdukur letėrsinė dhe artet, duhej nisur nga pėrēudnimi i bisedės njerėzore. Kishte tri mijė vjet qė njerėzimi e pėrpunonte atė vazhdimisht, pa tė jeta s'do tė ishte veē njė belbėzim idiotėsh, por ja, kishte dalė tani Mao Ce Duni pėr ta mbytur atė mrekulli. A ėshtė e mundur, tha me vete. Vėrtet, a ishte e mundur njė gjė e tillė? Vėshtrimi i tij humbi pėr ca ēaste nė bardhėsinė e tavanit. Nė tė vėrtetė s'kishte si tė ishte ashtu. Trurin e tij e pėrshkonin ngadalė tituj poezish kineze qė kishte lexuar dikur: Bisedė nėn dritėn e hėnės, Bisedė me mikun tim Van, nė malin Tjan Kun, nė fund tė vjeshtės. Bisedė me Du Funė ditėn e borės sė parė... Kurrsesi s'mund tė ishte ashtu. Nė kėtė vend tė madh, ku qenė krijuar aq perla pėr bisedėn njerėzore, s'mund tė ndodhte kurrė vdekja e saj. Ajo duhej tė gjallonte, madje njė mijė herė mė tepėr se mė parė, veēse as Gjergj Dibra, as ai nuk kishin pasur mundėsinė ta gjenin dot. Tė rrethuar ditė e natė nga burokratė tė ftohtė, ata i kishin shkuar pėrbri, pa e pikasur dot. Gjallėrimi qė i shkaktoi ky mendim e bėri qė, me njė lėvizje tė beftė, tė hidhte kuvertėn dhe tė ngrihej. Nė pasqyrėn e murit pa fytyrėn e vet, pakėz tė zbehtė, me njė ndriēim tė ftohtė nė sy, sikur tė mos ishin sytė e tij. Po tė flesh me tė verbrin, do tė gdhihesh i vėngėr. Ku e kishte dėgjuar kėtė proverb? Ai ktheu kokėn nga muri pas tė cilit duhej tė ishte dhoma e C.V. Megjithėse jemi nėn ēatinė e tė njėjtit hotel, unė jam larg prej tij njėlloj si mė parė, mendoi. Ishte larg prej tij dhe larg prej gjithė kėsaj kashte kumtri kineze. Kėshtu kujton, i tha njė zė sė brendshmi: megjithatė romani vdiq. Ai nisi tė vejevinte nėpėr dhomė si i ndėrkryer jo vetėm nė sytė, por edhe nė lėvizjet e tij, edhe nė gjithēka tjetėr kishte diēka pezmatuese. E ndiente se vdekja e romanit e kishte prishur tėrė drejtpeshimin e qenies sė tij. Flisnin pėr mungesė vitaminash, rruazash tė kuqe, rruazash tė bardha, por nuk e dinin ē'tmerr ishte mungesa e veprės, qė e ke mbajtur kaq kohė nė tru/p.

Ishte duke u vėrtitur nėpėr dhomė kur te dera trokiti C.V. -Akoma po fle? - tha ai, duke futur kokėn pėrgjysmė. -Zbresim tė hamė mėngjes? Skėnder Bermema e pa siē mund tė shihet njė vrasės. -Mua s'mė hahet, -u pėrgjigj. - Si tė duash, - tha C.V. dhe mbylli derėn.

Hm, ia bėri Skėnder Bermema. Dhoma iu duk e ngushtė pėr atė ecejake tė tij. Ky udhėtim, murmuriste me vete. Keni pasur ē'keni pasur me njėri-tjetrin, besoj se tani do t'i harroni, u kishte thėnė sekretari i Lidhjes sė Shkrimtarėve pėrpara nisjes. Besoj se ky udhėtim, do t'ju afrojė. Hm, ia bėri prapė Skėnder Bermema. Ky udhėtim... Pas ēdo dite ftohja midis tyre shtohej edhe mė. Zgjatja e njė cigareje, ndezja e ēakmakut, ndonjė fjalė e rastit e kėmbyer nė veturė dukej sikur pėrkohėsisht zbutnin diēka, por vinte mbrėmja, ata ndaheshin secili nė dhomėn e vet dhe atėherė ndjesia e acarimit rritej edhe mė shumė. S'duhej tė isha nisur, pėrsėriste me vete Skėnder Bermema. Ose sė paku s'duhej tė isha nisur me tė. Por ai kishte kujtuar se mund ta duronte praninė e tjetrit. Prej vitesh kishte pasur njė pėrbuzje pėr tė. vetėm kaq. Acarimi i nisi nė Kinė. Kishte kujtuar se, pavarėsisht nga mendimet e ndryshme, rrethimi prej oqeanit kinez do t'i afronte sidoqoftė. Mirėpo kishte ndodhur e kundėrta. Ai i kishte ndarė edhe mė. Dhe kjo kishte ndodhur pikėrisht pas pėrpjekjeve tė para tė Skėnder Bermemės pėr ta bėrė atė shok bisedimi kundėr budallallėqeve qė i ndeshnin nė ēdo hap. E kishte ditur qė C.V. i kishte qejf kinezėritė, megjithatė s'ia kishte marrė kurrė mendja se admirimi pėr to do tė ishte aq i thellė, saqė ai tė mos pranonte tė bėnte as shaka me ato idiotėsi qė bėnin mu dhe pėr tė cilat vetė kinezėve, me siguri, u vinte turp. Kjo kishte qenė dhe pėrpjekja e fundit e Skėnder Bermemės pėr t'u afruar me bashkudhėtarin. Bizantin, kishte shfryrė me vete duke shkuar nė dhomėn e tij qysh nė orėn nėntė tė mbrėmjes, ai qė do tė ishte gati tė rrinte gjer ndaj tė gdhirė duke biseduar me dikė, nė kėtė hotel tė huaj, mijėra kilometra larg vendit tė vet. Nuk ia falte kurrė atė mospranim, atėherė kur ai mė tepėr se kurrė kishte nevojė pėr njė bashkėbisedues. Edhe me njė majmun diēka do tė merreshe vesh, mendonte. Pastaj e qetėsonte veten se e gjithė kjo ishte nė logjikėn e gjėrave, pėrderisa C.V. ishte mik i kinezėrive, ishte gjithashtu njė bisedėvrasės. Madje ndoshta ishte mė mirė qė ndodhi kėshtu, mendonte. Pėrndryshe kushedi si do t'i interpretonte bisedat me tė dhe s'pėrjashtohej mundėsia qė pas kthimit nė Shqipėri t'i bėnte ndoshta ndonjė raport nė komitet tė Partisė. Madje njė ditė, duke i parė qė nga pragu i derės njė tufė letrash mbi tryezė, Skėnder Bermema e kishte pyetur: ē'shkruan ashtu? Atė qė shkruan edhe ti, i qe pėrgjigjur tjetri gjithė helm. Atė qė shkruan edhe ti, pėrsėriti Skėnder Bermema dhe qėndroi pėrpara tryezės ku qenė shpėrndarė vėrtet ca fletė. Vetėm kjo s'mund tė ndodhė, mendoi, qė ne tė shkruajmė tė njėjtėn gjė.

Si i mpirė ai zgjati dorėn dhe ngriti njėrėn nga fletėt; lexoi dy rreshta, pastaj e la atė tė binte dhe ngriti tjetrėn. Qyshse kishte nisur tė mbushte ato fletė, nuk i kishte lexuar asnjėherė. Ishin shėnime tė shkruara gjatė udhėtimit, njėfarė ditari, ose mė saktė "natari" po tė kihej parasysh se ishte shkruar natėn mbushur me pėrshtypje, pėrsiatje dhe disa herė sinopsise pėr vepra tė mėvonshme letrare.

Ndoshta ato ishin bėrė shkas qė e kishte braktisur romanin, mendoi i lodhur. I shtyu fletėt me nervozizėm dhe vėshtrimi i tij u kthye nga kėndi i dhomės ku ishte valixhja. Iu afrua me hapa tė ngadaltė dhe kujdesshėm. si tė trembej se po prishte njė heshtje tė pėrzishme, e hapi valixhen. Shėnimet ishin nė fund tė saj. Zot, edhe shkrimi iu duk disi i ndryshuar. Si tė qe mpakur dhe zbehur gjatė kohės sė mbylljes aty. Me gishta tė ngrirė ai shfletoi fletoren. Kishte aty gjithfarė etydesh, fillime apo copa kapitujsh, portrete personazhesh e motėrzime skenash tė ndryshme. Herė-herė midis prozės kishte vargje, pėrshkrime tė ndonjė ėndrre, tituj kapitujsh ose tregimesh qė mund tė ndėrfuteshin nė roman. Monolog i Sfinksit. Ora tre e pasdites, gjithmonė ajo orė e pasdites, qė ai i druhej. Konkurs bukurie pėr burrat nė vitin 1927 nė Bjeshkėt e Nemuna. Ato gėrshetoheshin me pjesė lirike, disa nga tė cilat ngjanin aq tė ylberta, saqė edhe fryma dukej sikur do t'i vishte e t'i bėnte opake. Skicimet e gjendjeve shpirtėrore ishin tejet tė qelqėta e nganjėherė me njė krisje nė mes, por tė tillė qė nė vend qė t'i dėmtonte, i bėnte pėr ēudi mė tė pasura. "Rėnia e borės nė Tiranė mė 18 janar 1967 nė mėngjesin e parė pas pėrurimit tė statujės sė Skėnderbeut. Princi i gdhirė midis dėborės. Pelerina, kali, gjithēka e zbardhur. Grumbuj kryeqytetasish pėrreth. Dhe zėri i dikujt "Shenjė e mirė kjo dėborė. Pėr besė, ogur i mirė." Ai kaloi disa fletė. "Ranishtja e Durrėsit nė vitet 30 . Modelet e rrobave tė banjės. Ēadra e kurtizanes Lulu. Ora e kafesė sė pasdites sė mbretit. Gjithė historia e mbretėrisė ishte aty: aleancat, klanet, xhelozitė, manitė seksuale. Dhe rėrė. Rėrė-rėrė." Disa fletė mė tutje ai gjeti prapė pamje dimri. "Jashtė binte vėrtet breshėr. Krisnin qelqet e dritareve prej tij, trandeshin grilat. E ndonėse breshri vetė ngjante i sertė dhe brutal si ēdo breshėr, nė rėnien e tij kishte dicka prej gruaje qė i kalonte pastaj krejt ditės. Kokrrizat binin nė atė mėnyrė, thua se lart nė qiell gra tė zemėruara shkulnin perlat nga qafat e tyre tė bukura pėr t'i flakur poshtė gjithė pezm. Madje dhe kėrcitja e xhamave po t'i vije veshin me kujdes s'ishte gjė tjetėr veēse njė mbulim i zėrave tė mbytur, jo, kurrė, s'ke pėr tė mė kthyer mė, mos shpreso... Rrugėt dhe lulishtet po zbardheshin dalėngadalė. Do tė besoje se ishte njė pamje ėndrre, por kalendari nė mur jepte datėn 17 mars. Sipėr datės njė dorė e shkujdesur kishte shkruar: ora 11.30 mbledhje e ngutshme te zėvendėsministri". Ai shfletoi mė tutje dhe shkrimi i dukej pėrhere e mė i zbehtė. Sytė i ndaleshin sidomos nė vargjet, ndoshta ngaqė ishin tė rralla. Sa herė lotėve tė tu s'ua vura veshin. Tė desha pa e ditur se tė desha. Veē njė mėngjes tė beftė kur u gdhiva Pa ty dhe bota krejt e zbrazėt m'u duk, Atėherė e kuptova ē'kisha humbur, Ē'kisha fituar kuptova gjithashtu. Mė rrėzėllente si smerald mėrzija, Kurse hareja ngrysej si njė muzg me re. Nuk dija kė tė zgjidhja nga tė dyja, Ngaqė secila m'e bukur se tjera qe...

Kujt ia kishte kushtuar kėto vargje? S'e kishte tė qartė as vetė kurrsesi. Nuk e kishte pohuar kurrė njė gjė tė tillė nga frika se mos ia merrnin kėtė pėr shkujdesje tė shtirė donzhuani apo koleksionisti, cilėsime qė ai i pėrbuzte si ēdo mburrje mjeranėsh, po nė shumicėn e rasteve nuk e dinte mirė vėrtet. Edhe kur i qe dukur se po shkruante diēka pėr njė ēast fare konkret tė jetės sė tij lidhur me njė person po aq konkret, nė mėnyrė tė pakuptueshme, misteriozisht ai ēast pėsonte njė bymim ose tkurrje, diēka humbte prej tij e diēka shtohej prej ēasteve tė tjera dhe po atė shpėrbėrje pėsonte personi, sytė e tė cilit, pėr shembull, mund tė ngeleshin, por lotėt ndėrkaq ishin tė tjetėrkujt. Kurse mė pas, me kalimin e kohės, zhvendosjet vazhdonin nė ndėrgjegjen e tij, si rėra nė fund tė detit, dhe qėllonte qė gjithė habi ai shikonte inicialin nė krye tė njė flete pėr tė cilėn kishte qenė i sigurt se i qe kushtuar tjetėrkujt. "Lumturia qė ishte e tepėrt. Viola" Ai buzėqeshi.

E quanin vėrtet Viola apo ashtu i qe ngulitur nė kujtesė pėr arsyen e thjeshtė se studionte pėr violinė? E mbante mend mirė takimin e tyre tė rastit njė natė maji, dancimin gjer vonė dhe pastaj flokėt e saj tė shpėrndarė mbi nėnkresė. Duke ia soditur ata (pėrherė i qe dukur se, tė shihje flokėt e njė femre qė fle, ishte njėlloj si tė shihje si nė ekran gjumin e saj), ai pėrpiqej tė kuptonte se pse vallė ajo vajzė si duke qeshur lozte me lumturinė e saj, e ēonte nė zgrip tė humnerės pa kurrfarė kujdesjeje, bashkė me vetveten. Ishte e bukur dhe si lugjet nė prill qė kanė tepricė ujėrash, ka lumturi tė tepėrt, kishte menduar atėherė. Dhe me sa dukej lumturia e tepėrt duhej shkarkuar njėlloj pėr tė shmangur katastrofėn...

Ai vazhdoi tė shfletonte dhe gishtat sa vente i akulloheshin dhe jo vetėm gishtat, por drithėrima i kalonte nėpėr gjithė trupin sikur tė ndodhej nė njė morg. Nė dritaret e veriut tjetėr muzikė. Dhe tjetėr nė qelqet e jugut... Ishte studioja e tij e zhytur nė heshtimėn e praruar dhe mbi kanape e shoqja, e bukur dhe e zbehtė pas njė aborti, qė shfletonte revista. Apartamenti ngjante si mė i gjerė, por pikėllimi ishte tepėr i tėrthortė, si njė grumbull florinjsh i depozituar me njė mėnyrė tė pamundur, prej humbjes.

Ai vuri dorėn nė fytyrė si pėr tė prekur zbehtėsinė e vet. "Pasdarkat nė shtėpinė e Strazimirėve. Mė pėlqenin pasdarkat nė atė shtėpi. Kishte pėrherė diēka mė tepėr se ajo qė dukej. Njė ėmbėlsi e pashfaqur pėr praninė e sė cilės ti ishe aq i sigurt, saqė edhe unazat nė gishtat e njerėzve dukej sikur gjallėroheshin prej saj. Madje nganjėherė mė dukej se ishin pikėrisht ato qė pėrndriteshin tė parat. Pa dashur tė dinin se ē'bėnin sytė e tė ftuarve, ato pas mėnyrės sė tyre i vezullonin njėra-tjetrės si tė donin tė merreshin vesh pėr atė ēka tė zotėt e tyre po vononin." Mjaft, tha ai me vete dhe e la fletoren. E dinte qė herė tjetėr kur ta hapte, shkronjat e saj, nga tretja e mėtejshme, nė atė arkivol, do tė ishin ndoshta tė palexueshme, por ana e ashpėr dhe e ftohtė e natyrės sė tij ishte bėrė siē i ndodhte shpesh, zotėruese. Ky kėtu mbaroi, tha me vete dhe pa kurrfarė mėshire dora e tij e mbylli kapakun e fletores. I dukej se njė pjesė e acarimit i vinte pikėrisht prej saj.

Fletėt e shkruara nė Kinė ishin aty, pėrbri. Pėr drejtpeshim tė gjėrave duhej t'i rrėmbente ato, t'i zhubroste, t'i mallkonte, t'i flakte, por ai s'bėri asgjė tė tillė. Pėrkundrazi, u ul nė karrige. afroi abazhurin pranė tyre dhe nisi tė lexonte.

Komisioni pėr krijimin e Lej Fenit. Synopsis pėr tregim. Komisioni ishte me barrė prej kohėsh. Ndėrsa dihej se periudha e shtatzėnisė pėr lindjen e njė njeriu ishte rreth nėntė muaj, askush nuk e dinte se pėr sa kohė kishte vazhduar shtatzėnia e shėn Mėrisė me frymėn e shenjtė pėr lindjen e Jezu Krishtit. Kėshtu qė koha e barrės sė komisionit nuk do tė pėrbėnte asnjė problem, sikur nga Zyra e Pėrgjithshme e KQ tė mos telefononin para njė jave duke kėrkuar me ngut pjellėn.

Anėtarėt e komisionit dyshonin (madje kjo ishte diēka qė pėshpėritej kohėt e fundit nėpėr Pekin) se ata nuk ishin komisioni i vetėm, pėrkundrazi, nė kryeqytet ishin disa komisione tė tilla, tė gjitha tė mbetura shtatzėnė me maocedunidenė. Madje toni i njeriut qė kishte telefonuar nga Zyra e Pėrgjithshme, apo Ēunanhai, siē i thoshin, pėrveē rreptėsisė e la tė nėnkuptohej kėrcėnimin e tėrthortė se nė rast vonese pjella nuk do tė pranohej, duke shtuar nė fund se komisionin s'duhej ta gėnjente mendja se ishte i vetmi ai, prej tė cilit shteti e priste fėmijėn. Ishte e qartė tashmė se nė Pekin, ndoshta edhe nė qytete tė tjera tė Kinės, punonin me dhjetėra, pėr tė mos thėnė me qindra, komisione tė tilla. O zot, njė maternitet i tėrė, kishte thėnė me vete kryetari i komisionit, duke lėnė dorezėn e telefonit mbi aparat. Dhe tė gjitha ato do tė ēonin pas njė jave beben e tyre nė Zyrėn e Pėrgjithshme, e cila nga ato dhjetėra apo qindra bebe do tė zgjidhte vetėm njėrėn.

Vetėm njėrėn, pėrsėriti me vete kryetari i komisionit, duke fshirė djersėt e ftohta nga balli. Po pastaj? Mendoi ē'do tė bėhej pastaj me... (me bebet e tjera dihej ē'do tė bėhej, do tė flakeshin si gjithė trupthat e fėmijėve tė dėshtuar), por ē'do tė bėhet vallė me ne?, mendoi ai. Do t'i ēonin vallė pėr dėnim nė komuna tė largėta, nėpėr orizore, nėn diellin pėrvėlues, pasi t'i detyronin mė parė tė bėnin qindra orė rresht autokritikė pėr mbeturinat e tyre borgjeze, pėr individualizmin, intelektualizmin, pėrbuzjen ndaj popullit etj. etj. apo do t'i linin tė qetė, duke i vėnė dhe njė herė nė provė me njė detyrė tjetėr? Kryetari i komisionit qėndroi pėr ca kohė kėshtu, krejtėsisht i dėrrmuar. Trurin e tij e pėrshkonte mendimi se asnjė shtatzėni nė botė s'mund ta kishte lodhur kėshtu ndonjė qenie njerėzore. Barrė e mallkuar, pėrsėriste ai me vete. Trefish e mallkuar Por e gjithė kjo vazhdoi vetėm disa minuta. Me njė lėvizje tė shpejtė, si tė pėrmendej nga gjumi, kryetari i komisionit pa orėn. Pastaj, me po atė ngut, i ra telefonit njė herė, dy herė, disa herė rresht. Nga skaji tjetėr i telit zėrat e anėtarėve tė komisionit vinin si prej fytesh tė prera. Gjithė atė javė komisioni u mblodh nė mbledhje tė gjata e tė njėpasnjėshme. Disa herė ato vazhdonin gjer nė mesnatė, e madje edhe pas mesnate. Urdhri i Ēunanhait ishte i prerė: gjer tė shtunėn dosja duhej tė ishte dorėzuar. Pėshpėritej se vetė Mao Ce Duni interesohej pėr ēėshtjen. Ai priste me padurim modelet qė do tė krijoheshin prej komisioneve tė shumta, pėr tė zgjedhur prej tyre atė qė do tė bėhej shembull pėr tė gjithė kinezėt. Shtypi, letėrsia, artet, shkolla, universiteti. TV-ja, radioja, me njė fjalė gjithė makina propagandistike do tė vihej nė lėvizje pėr ta bėrė tė njohur njeriun model, homo cinesus (sinicus), imitimi i tė cilit do tė ishte detyrė e gjithė kinezėve, madje e gjithė maoistėve kudo nė botė.

Nė ēdo mbledhje tė re, anėtarėt e komisionit vinin me sy tė fryrė nga lodhja dhe pagjumėsia. Dosja e njeriut, ashtu si barku i gruas shtatzėnė, sa vente fryhej. Ishin zgjidhur gjer tani shumė ēėshtje, por mbeteshin ende tė tjera qė pritnin zgjidhje. Pėr secilėn prej tyre ata rrihnin mendime me orė tė tėra. Dukej njė gjė e thjeshtė, pėr shembull, caktimi i gjatėsisė sė trupit tė njeriut, por, kur erdhi puna tek ajo, u duk se nuk ishte aspak ashtu. Nė fillim u duk se njeriu duhej tė ishte i gjatė, por kjo u kundėrshtua prej njė pjese tė komisionit, qė e quajti kėtė kėrkesė si individualiste borgjeze, meqenėse gjatėsia e njeriut mund tė merrej si njė dėshirė pėr t'u dalluar mbi tė tjerėt. Pėr sa i pėrket shkurtėsisė, qė u propozua po prej kėsaj pjese tė komisionit, me gjithė kundėrshtimin e dobėt tė pjesės tjetėr, qė shfaqi druajtjen mos ajo shkurtėsi merrej si njė shenjė mangėsie e njeriut tė ri kinez, shumica e komisionit, qė ishte nė fillim pėr gjatėsinė, pasi hoqi dorė prej saj, bėri njė pėrpjekje tė fundit pėr tė ruajtur sė paku shtatin mesatar tė njeriut, mirėpo kjo u quajt njė zgjidhje kompromisi, dhe kėshtu shumica e komisionit, pasi pėrmendi edhe njė herė cilėsitė e gjertanishme tė njeriut tė krijuar: thjeshtėsinė, modestinė, faktin qė ai duhej tė ishte vetėm njė "vidhė" e mendimit tė Mao Ce Dunit, dhe sidomos faktin qė ai duhej tė mos dallohej pėr asgjė origjinale, pra, tė ishte i rėndomtė, i stėrrėndomtė, mė i rėndomti midis tė rėndomtėve, erdhėn nė pėrfundimin se shkurtėsia u shkonte tė gjitha kėtyre dhe kėshtu votoi pėr tė.

Pasi e shėnuan edhe kėtė nė dosje kryetari i komisionit fshiu ballin. Kjo ishte vetėm njėra nga pikat e mbetura pezull, por, po tė mendoje se kishte ende shumė tė tjera pa u zgjidhur, dhe po tė mendoje se e shtuna, dita e fundit e afatit tė dorėzimit tė dosjes, po afronte, mund tė lajthitje nga mendja. Tė mėrkurėn dhe tė enjten anėtarėt e komisionit pothuajse nuk pushuan fare. Pėrveē moshės, profesionit dhe gjendjes familjare qė ishin nė njėfarė mėnyre tė thjeshta pėr t'i vendosur (mosha u caktua rreth njėzet e pesė vjeē, profesioni ushtar me origjinė fshatare dhe gjendja familjare beqar, pa asnjė lidhje dashurore apo farefisnore, me perjashtim tė nėnės), duhej tė pėrcaktoheshin, dhe kjo ishte mė e vėshtira, cilėsitė e ndryshme tė njeriut, sjelljet e tij, formimi ideologjik dhe mundėsisht mendimet e tij. Pikėrisht me kėto komisioni harxhoi pjesėn mė tė madhe tė kohės qė i kishte mbetur. Me gjithė rėndimin e qepallave, diskutimet ishin nga mė tė gjallat nė kėtė fazė. Ndėrsa vendosej qė heroi, si njeri pėr tė cilin ishin tė huaja krenaria, individualizmi dhe mirėqenia, mblidhte kuti tė vjetra pastė dhėmbėsh, pėr t'i shitur pastaj dhe pėr t'ia dorėzuar paret shtetit, nga ndonjė anėtar i komisionit shfaqej dyshimi se mos kjo cilėsi e bėnte tė ngjashėm heroin me personazhe negative kopracėsh, si p.sh. Pljushkini i "Shpirtrave tė vdekur" tė Gogolit etj.. Natyrisht qė dyshimi hidhej poshtė nė ēast, megjithatė ai e linte njė hije mbi fytyrat e ngrysura tė anėtarėve tė komisionit. Njeriu ynė as qė pyet pėr ato paēavure qė quhen romane, pėrsėritnin ata, duke u ngrysur dhe mė. Nė tė vėrtetė mendonin se megjithatė vuanin prej kujtimit tė atyre fantazmave dhe brezat e ardhshėm do tė ishin vėrtet tė lumtur qė nuk do tė dinin asgjė pėr qenien e tyre. Jo mė kot Maoja i madh po e ērrėnjoste letėrsinė nga faqja e dheut.

Heroi ynė do tė jetė i thjeshtė, pėrsėritnin ata. I thjeshtė gjer nė mohim tė vetvetes, gjer nė shndėrrim nė hije, zaten ky dhe do tė jetė thelbi i tij: njė hije, njė refleks, njė vidhė e mendimit tė Mao Ce Dunit. Dikujt nė Evropė ky mund t'i duket si njė specie e degraduar, njė lloj nėnnjeriu, por Maoja na ka mėsuar qė tė mos ēajmė kokėn pėr atė ēka mendojnė pėr ne evropianėt apo amerikanėt e ligj. Vidhė e mendimit tė kryetarit Mao, ky do tė jetė thelbi i pjellės sonė, thoshin anėtarėt e komisionit, madje ėshtė mirė qė kėtė mendim ai ta shkruajė e ta rishkruajė disa herė nė ditarin e tij. Qysh mė parė, komisioni kishte vendosur qė jo vetėm mendimet, por edhe veprimet e tij heroi t'i lėrė nė formė tė shkruar. Qe diskutuar gjatė nėse kėto shkrime do tė ishin nė formė letrash, artikujsh, diskutimesh nė rrethin politik, apo ndoshta nė formė dėshmish apo nė formė denoncimesh nė komitet tė Partisė ose nė hetuesi, gjersa komisioni kishte arritur te forma e ditarit, si mė e pėrshtatshmja e tė gjithave. Gjatė kohės qė vazhdonte puna, dy nga anėtarėt e komisionit, qė ishin caktuar pėr krijimin e ditarit, fiksonin nė tė nė formė ngjarjesh tė vogla apo mendimesh tė heroit, te gjitha ato pika pėr tė cilat komisioni merrte vendime.

Mbledhja e sė enjtes vazhdoi gjer mė tre pas mesnate. Kur kryetari tha se duhej tė bėnin njė pushim pėrpara se tė kalonin nė pikėn e fundit, anėtarėt e komisionit u bėnė gati tė shtriheshin pėr tė marrė njė sy gjumė mbi stolat e zyrės, por nė atė kohė, pėr habinė e tyre, kryetari u tha se mund tė shkonin tė flinin njė gjumė tė vėrtete nėpėr shtėpitė e tyre. Gjatė gjithė javės nuk e kishin bėrė njė gjė tė tillė dhe shumica nuk u besoi veshėve, gjersa kryetari i komisionit i pėrsėriti fjalėt e tij. Kishte mbetur ende njė pikė pėr t'u shmangur, vdekja e heroit, dhe ai po i lejonte tė shkonin tė flinin njė gjumė tė thellė, thua se ishte e nevojshme qė ata tė hynin disi nė zonėn e vdekjes pėrpara se tė pleqėronin punėn e saj. Qė heroi do tė vdiste, kjo ishte vendosur qysh mė parė, sepse kjo ishte e vetmja mėnyrė pėr t'u dhėnė mė shumė peshė fjalėve dhe veprimeve tė tij. Nga ana tjetėr, ajo siguronte pagjetshmėrinė e tij prej syve kureshtarė tė bashkėkohėsve, e sidomos prej gazetarėve tė huaj, qė mund tė shfaqnin zellin pėr tė intervistuar njeriun model tė Kinės sė re. Gjithė tė premten, ditėn e fundit tė afatit qė u mbetej, komisioni u mor me vdekjen e njeriut. Nuk ua kishte marrė mendja se kjo do tė ishte njė nga fazat mė tė vėshtira tė punės. Kishin menduar pėrkundrazi se ajo do tė ishte e thjeshtė, madje secili kishte thėnė me vete: sa tė vijė puna te vdekja, kjo gjė mund tė quhet e mbaruar. Mirėpo nuk ishte aspak kėshtu. Kaloi gjithė paraditja e sė premtes, erdhi koha e drekės e kaloi, kaloi pasditja dhe po afronte muzgu dhe ata s'ishin pothuajse kurrkund. Madje sa mė shumė qė iknin orėt, aq mė tepėr po u dukej se po ngatėrroheshin mė keq. O zot, murmuriste me vete kryetari, ky ėshtė tamam kaosi. Dhe nė tė vėrtetė dukej se ishte tamam ashtu. Pėrsiatjet e mendimet e ndryshme venin e vinin rrotull, dukej sikur pėrparonin, po s'bėnin gjė tjetėr veēse gjendeshin tek e njėjta pikė nga qenė nisur. Diēka e verbėr i pėshtillte vazhdimisht e nuk i linte tė shpėshtilleshin. Po diskutonin se cilėn duhej tė zgjidhnin midis vdekjes nga sėmundja dhe vdekjes aksidentale dhe aty pėr aty polemika zgjerohej pėr sėmundjen e pėrshtatshme qė duhej tė caktonin pėr heroin, nė mėnyrė qė ajo tė mos ishte njė sėmundje e veēantė, qė tė binte nė sy, siē kishin qejf tė zgjidhnin pėr heronjtė e tyre intelektualėt borgjezė: valvolat e zemrės, hemorragji cerebrale (hm, ē'mėnyrė dinake pėr himnizimin e punės mendore), diabeti apo leucemia, por sėmundje tė thjeshta, ashtu si gjithēka tjetėr e heroit, mundėsisht tė tilla qė pėrbuzeshin prej inteligjencies, si heqja e barkut, ose tė tilla qė kishin lidhje me fshatin ose ngjiteshin prej kafshėve tė punės. Ndėrkaq, ndėrsa ishin nė kulmin e polemikės, njėri nga anėtarėt e komisionit kujtohej se ata po humbnin shumė kohė pėr sėmundjet, nė kohėn qė nuk kishin vendosur ende nėse heroi do tė vdiste prej tyre apo prej ndonjė aksidenti. Atėherė diskutimi kthehej prapė nė fillim, atje ku qe ndėrprerė, mbi raportin midis sė rastėsishmes e sė domosdoshmes, me fjalė tė tjera midis aksidentit e sėmundjes, silleshin citate tė Maos, por ato ishin shpesh kundėrthėnie, kėshtu qė duhej njė kohė e gjatė pėr tė bėrė interpretimin e tyre, gjersa prapė harrohej pėrse ishte fjala dhe diskutimi pėrqendrohej mbi natyrėn e aksidentit qė duhej zgjedhur, natyrisht nė qoftė se do tė binin nė njė mendje pėr ta vdekur heroin me aksident. Kjo gjithashtu s'qe e lehtė, sepse, ashtu si nė ēdo gjė, edhe nė zgjedhjen e aksidentit mund tė gjenin shprehje pikėpamjet e ndryshme, tė drejta ose tė gabuara tė njerėzve. Pėrveē ēėshtjes sė thjeshtėsisė apo veēantisė sė aksidentit, gjė qė ishte edhe mė e theksuar se nė punėn e sėmundjeve, sepse dihej se njė aksident mund tė ishte mė i bujshėm e mė i spikatur se njė sėmundje, dilnin njė sėrė problemesh tė tjera tepėr tė ngatėrruara. Kėshtu, pėr shembull, nė qoftė se do tė vendosej qė heroi tė shtypej nga treni apo tė binte nga kali, apo tė digjej, apo tė mbytej nė lumė, pėr secilin prej kėtyre rasteve duhej tė shikohej me imtėsi se ē'nėnkuptime simbolike mund tė ngjallte vdekja e tij, nėnkuptime qė mund tė shkonin tepėr larg dhe qė mund tė kishin lidhje me linjėn e pėrgjithshme politike tė partisė, me luftėn midis dy vijave nė udhėheqje, madje edhe mė larg, qė mund tė kishin lidhje me gjėra qė tė ngjethej mishtė po t'i mendoje, siē ishte ēėshtja e pasardhėsit tė Mao Ce Dunit.

Me orė tė tėra komisioni u zhyt nė tė gjitha kėto. Shtypja nga kali u hodh poshtė, sepse u lidh me pikėpamjet e atyre qė e quanin fshatarėsinė si njė forcė frenuese nė revolucion dhe nė kėtė rast kali qė shtyp heroin mund tė merrej si shprehja mė e qartė e kėtij mendimi kundėrrevolucionar. Ishte duke u pranuar e kundėrta, shtypja e heroit prej trenit, sikur dikush tė mos ngrihej e tė thoshte se vėrtet kjo ishte nė kundėrshtim me tė parėn, por nuk pėrkonte me idenė e Maos qė fshati duhet tė rrethojė qytetin. Nė ndeshjen hero-tren, domethėnė fshat-qytet, kėtu fiton qyteti, tha ai, dhe kjo duhet tė na shqetėsojė. Kėto fjalė e kthyen diskutimin pėrsėri mbrapsht. Tani shtypja nga kali nuk u dukej aq e keqe sa nė fillim, madje pati dy-tre zėra qė u pėrpoqėn tė bėnin njė gėrshetim tė dy mėnyrave: heroi tė vdiste duke u pėrpjekur tė shpėtonte njė kalė qė po e shtypte treni. Nė fillim u duk se kjo ishte njėfarė gjetjeje, por pas pak, kur e zbėrthyen mė mirė, doli se ajo ishte e mangėt. Madje dikush tha se ishte mė e keqe se dy tė parat, meqenėse i kishte tė kėqijat e tė dyjave. U ngatėrruan aq keq nė gjithė kėtė tollovi: njeri-tren-kalė, saqė vendosėn ta braktisnin lėmshin e tė kėrkonin vdekje tė tjera. Zjarri dhe uji u dukėn nė fillim si mė tė thjeshta, por edhe ato, sa mė shumė qė thelloheshe, aq mė problematike bėheshin. Njė fjalė goje tė thuash zjarr, tha njėri nga anėtarėt, por kėtu dalin ēėshtje tė njėpasnjėshme dhe nė radhė tė parė: ē'digjet nga ky zjarr? Veē kėsaj zjarri, flaka a nuk janė simbole tė lėvizjes revolucionare? Unė do tė isha mė shumė pėr ujin. Mirėpo pėr ujin dolėn ca pengesa tė papritura: pėrveē simpatisė sė dukshme tė Maos pėr lumenjtė, simpati e shprehur qartė nė shumė citate tė tij; pas notit tė tij tė famshėm nė Jance, i cili bėri qė miliona kinezė tė zhyteshin nėpėr lumenj, detra, kanale, hauze, pellgje, do tė ishte krejt e pavend qė kinezi model tė vdiste nga mbytja nė lumė. Nė njėfarė mėnyre do tė merrej sikur kryetari Mao me notin e tij e ndolli atė njeri, e futi nė ujė, qė atje ta rrėmbente vdekja. Jo, njė mijė herė jo.

Ishte ora tre e gjysmė pas mesnate kur po flitej pėr kėtė gjė. Tė gjithė e ndienin se rezerva e qartėsisė nė trutė e tyre po mbarohej me shpejtėsi. Edhe pak dhe nė ta s'do tė kishte veēse njė lėmsh. O zot, tė mbarojė sa mė parė e gjithė kjo, sa pa lajthitur te gjithė, mendonte herė pas here kryetari. Nė orėn katėr e gjysmė ata ishin duke folur ende pėr lumenj, pellgje me ujė dhe trena qė ndiqnin kuajt pėr t'i shtypur, por tani fjalėt e tyre, jo vetėm nga kuptimi por edhe nga ritmi, i ngjanin mė tepėr njė pėrēartjeje. Ishte duke zbardhėlluar drita, kur njėri nga anėtarėt e komisionit thirri papritur si nėpėr gjumė: ende s'ka dhėnė shpirt? Mbyteni, pėr hir tė zotit, goditeni me diēka, qė tė shpėtojė ai dhe tė shpėtojmė dhe ne nga ky ankth. Britma sikur e pėrmendi kryetarin e komisionit. Ai shkundi kokėn, mblodhi forcat e fundit dhe tha: mendoj tė themi thjesht se vdiq nė njė aksident duke shpėtuar shokun. Nuk mundem mė, s'mundem mė, kuptoni, ėshtė mbi forcat e mia. Tė gjithė tundėn kokat nė shenjė miratimi dhe, duke i parė ashtu, kryetarit gati i erdhi "ēudi se si qafat e tyre tė holla mundnin tė mbanin ende ato koka, qė gjumi i kishte bėrė njėqindfish mė tė rėnda. Mbajtėsi i procesverbalit e shėnoi mė nė fund vdekjen dhe kryetari ishte duke e mbyllur dosjen, kur dikush thirri: Emrin, kemi harruar pa vėnė emrin. Pagėzimi nuk vazhdoi mė shumė se njė minutė. E quajtėn me emrin e parė qė u erdhi ndėr mend, Lej Fen, dhe pas kėsaj e mbyllėn dosjen. Po gdhinte kur ata dolėn njėri pas tjetrit nga zyra e kryetarit, tė heshtur si hijet. Ai vetė nuk lėvizi. Njė copė herė tė gjatė qėndroi si i mbėrthyer te tryeza, sipėr sė cilės ishte dosja. Pastaj u ngrit, iu afrua dritares dhe i pa pėrsėri bashkėpunėtorėt e tij, qė po largoheshin nėpėr udhėn e shkretė. Lėkundeni si lehonat, tha me vete, mezi mbaheni nė kėmbė. Po keni hak, shtoi pas pak. S'ishte e paktė e gjithė kjo. Dhe prapė turbull nė ndėrgjegjen e tij arrinte ajo qė kishin bėrė: kishin pjellė sė bashku njė njeri tė vdekur.

Kėshtu e gjeti mėngjesi me dosjen pėrpara. Korrierit tė parė qė u paraqit nė zyrė ia dha dosjen pėr ta ēuar nė Komitetin Qendror, kurse vetė, ashtu si edhe mė parė, iu afrua dritares, ndėrsa korrieri zbriste shkallėt e ndėrtesės. Sytė nuk i hiqte nga rruga, gjersa e pa korrierin qė po largohej nėpėr tė me dosjen nėn sqetull. Dy-tri herė i lindi njė dėshirė e marrė tė sulej pas tij, duke u thirrur kalimtarėve: kthejeni mbrapsht atė pėrbindėsh sa s'ėshtė vonė, mbyteni siē mbyten kopilėt! Mbyteni antinjeriun, qė sapo u lind, nėnnjeriun, ēnjeriun ! Pastaj ta arrinte korrierin, t'ia rrėmbente atė dosje nga duart dhe ta shqyente mu pėrpara syve tė kalimtarėve. Ndėrsa e mendonte kėtė, duart i dridheshin, thonjtė i nguleshin nė pėllėmbėt e tyre, kurse truri i tij vazhdonte tė pėrfytyronte se si nga ajo dosje do tė derdheshin pėrdhe eshtrat dhe palca e njeriut qė ata e kishin lindur dhe vdekur me aq mundim. Pėrbindėsh, gulēonte me vete, tek po kėrkonte me sy shpinėn e korrierit, qė tashmė s'dukej mė. Pėrbindėsh i mbyllur nė dosje, murtajė, tani s'tė pengon gjė tė sėmurėsh Kinėn. Dje u takuam me Go Mo Zhonė. Mė la njė pėrshtypje tė mjerueshme. Pėrsėriste pa pushim: e dini ē'jam unė pėr nga menēuria nė krahasim me Mao Ce Dunin ? Njė foshnjė tremuajshe. Pastaj na tha se ishte shumė i mėrzitur, se armiqtė nuk e shanin aq sa duhet. Madje qėllonte qė natėn i dilte gjumi pėr kėtė.

Jam ende intelektual, thoshte herė pas here. Do tė shkoj tė zhytem nė baltė, tė pastroj veten nė llum. M'u kujtua Trifshatarsi.Æ

Koha e sė djathtės. Synopsis.

Dėgjomė mua, kėtė herė tė jesh i sigurt qė nuk gaboj: Kjo ėshtė kohė e sė djathtės. -Nuk tė besoj jo. Dhe mos m'i ngul ata sy ashtu. Nuk tė besoj dhe pikė. Bile qė ta dish gjer nė fund se ē'mendoj, ja ku ta them troē: nuk dua tė dėgjoj mė pėr kėtė, u lodha, mė kupton, nuk dua tė di mė se ē'kohė po vjen, e djathtė, e majtė, gjysmė e majtė apo ēerek e djathtė. Nuk dua dhe pikė, dua tė jetoj si njeri kėto pak ditė qė mė kanė mbetur, mė kupton, nuk i dėgjoj dot mė kėto fjalė, u lodha prej tyre, u meka, u sfilita. "Tjetėr punė nėse nuk do qė tė dėgjosh. Ndoshta edhe S'tė pėlqen mė asnjė ndryshim. U mėsove, mesa duket, me helmin." -O, Lin Gėn, mjaft, - tha tjetri dhe zuri kokėn me duar. Ishin ulur tė dy nė njė ēajhane tė vjetėr, me nga njė gotė alumini, ku ēaji prej kohėsh qe ftohur. -Mos ma vėr re, Lin Gėn, mbase s'di ē'flas, por as unė s'kam faj. Nervat i kam tė shkatėrruara. -Po unė, mos i kam nervat mė mirė se ti? -Hm... Nuk them... Megjithatė... megjithatė... Dora e tij nisi tė shkopsitte kėmishėn. - Megjithatė, ti nuk ke nė trup shenjė tė tillė, -gati sa nuk ulėriu. - I sheh kėto shenja kėtu? I kam nga koha e lulėzimit tė njėqind luleve, atėherė kur besova si i marrė se erdhi kohė e sė djathtės. Dhe kėtė shenjėn tjetėr, kėtu, nėn sisė, a e sheh, e kam kujtim nga koha qė erdhi fill pas saj, e sė majtės, kur, pėr tė shlyer kujtimin e djathtizmit, desha tė bėhesha mė i majtė se ē'duhej dhe gjatė njė mitingu e ngula distinktivin e Maos drejt e nė mish.

Ai piu dy-tri gllėnjka ēaji dhe zėri befas iu bė i ngadalshėm e i menduar. -U infektova keq, njė zot e di si shpėtova. Por infeksioni s'ishte asgjė nė krahasim me ato qė hoqa nė spital. Plaga ime u bė shkak pėr njė tmerr tė pėrgjithshėm. Personeli u nda nė dy grupe kundėrshtare: nė ata qė thoshin se plaga ime ishte e zakonshme dhe qė duhej mjekuar si ēdo plagė, dhe nė kundėrshtarėt e tyre qė ulėrinin se dinstinktivi i kryetarit Mao nuk mund tė shkaktonte infeksion dhe se unė e kisha shkaktuar vetė atė pėr tė diskredituar Maon. Kuptohet se pas polemikave, njė pjesė e tė cilave zhvilloheshin mu sipėr shtratit tim, duke ma zgjidhur e duke ma lidhur plagėn sipas kėrkesės sė secilės palė, pas polemikave pra, filloi rrahja dhe spitali u kthye nė njė batėrdi. Unė kisha temperaturė tė lartė, njė pjesė tė kohės isha nė gjendje delirante, por edhe kur vija nė vete, makthi vazhdonte, madje mė i lemerishėm se ai qė mė shkaktonin ethet. Herė fitonte njėra palė, herė tjetra. Kuptohej qė, kur fitonte e djathta, mjekėt kėmbėzbathur rriheshin pa mėshirė, ilaēet popullore hidheshin, digjeshin, shkeleshin me kėmbė, por kjo s'vazhdonte gjatė, tamam atėherė kur s'pritej, rrota kthehej, frenat i merrte e majta, dhe atėherė, oh, i mjeri unė, edhe tani qė e kujtoj, mė dridhet mishtė. Gjėja e parė qė bėhej ishte tė hiqeshin fashot nga plaga ime, tė lexoheshin nė miting ilaēet qė kishin pėrdorur mjekėt, pėr tė gjetur nė to kuptime dhe mesazhe qė drejtoheshin kundėr kryetarit Mao, etj. etj., gjersa vinte java tjetėr, qė triumfi i mjekėve kėmbėzbathur tė merrte fund papritur dhe mjekėt e djathtė, qė kėmbėzbathurit, pasi i kishin zhdėpur mirė, i kishin vėnė tė pastronin nevojtoret, tė vishnin prapė bluzat e bardha. Dhe kėshtu vazhdonte prapė, herė njėra palė, herė tjetra dhe unė bėhesha keq e mė keq, ishte tamam skėterrė e shkuar skėterrės... O zot, atė makth edhe varrit do t'ia tregoj. Ndaj, kur tani dėgjoj fjalėt "e djathtė" "e majtė", mė ngrihen qimet e kokės nga tmerri dhe kupton, Lui Gėn, kam parė me sy skėterrėn, ndaj nuk dua, nuk dua... Tjetri e vėshtronte mikun e tij me njė mallėngjim qė ngjante i egėr e i ftohtė. -Unė i kuptoj fare mirė ato qė the... E megjithatė koha e sė djathtės ka ardhur, Vun Fu. Madje tė gjitha ato qė tregove ti nuk ishin veēse shenjė paralajmėruese tė saj. -Zot, si ta besoj, -tha tjetri duke kopsitur kėmishėn por me lėvizje tė ngadalta, si pėr tė lėnė edhe njė herė tė dukeshin shenjat mavi mbi tė. -Do tė hapen dyqanet private, -murmuriti tjetri, - do tė hapen tempujt..." Vjeshta dhe antivjeshta nė Pekin. Nė qiell ja u ngrit njė tufė patash t'egra. I fundmi ar i vjeshtės u shua e mė s'u ndez Dhe dimri po afron me grinė e tij funebre, Me ngricė e me acar dhe njė Ēuenhui nė mes.

Dacibaot nė Pekin nė njė ditė shiu. Muri i gjatė me dhjetėra mijėra copa letrash qė i fryn era. Ē'trishtim kilometrik! Letra tė grisura, tė lagura nga shiu, qė pėrmbajnė mijėra, miliona sharje tė tmerrshme. Njė antivjeshtė e vėrtetė." "MEGJITHATė... Mė duhet ta shkruaj me germa kapitale kėtė fjalė dhe jo njė herė por tri herė, treqind herė rresht. Megjithatė. Megjithatė. Megjithatė. Megjithatė ky ėshtė njė popull i madh, dhe unė do tė tregohesha vėrtet shpirtvogėl nė kėto shėnime, nė qoftė se do tė harroja pėrmasat e vėrteta tė tij. Duke qenė njė e katėrta e njerėzimit, kinezėt kanė mbajtur mbi supe me siguri gjysmėn e dhimbjes sė globit tokėsor. Nė qoftė se do tė shkruhej ndonjėherė njė "Histori e urisė" e kėtij globi, kinezėt do tė ishin aty personazhet e para tė dramės. Mjerim kolosal, uri kolosale, botė e vjetėr arkaike kolosale... Qė ta shembje atė, duhej gjithashtu njė forcė kolosale. Kinezėt e bėnė kėtė. Duhet tė jesh idiot ose reaksionar qė tė mos e pranosh njė gjė tė tillė. Ata e shembėn botėn e vjetėr, veēse pluhuri i gėrmadhave tė saj vjen ende rrotull nėpėr Kinė. Nga njėra anė shpėrthejnė deliret e revolucionit kulturor, nga ana tjetėr fantazmat e vjetra po ringjallen. Marrėdhėniet e kohėve tė fundit me ne nga ē'arkiv i vjetėr janė huajtur? Kjo luftė klanesh pėr pushtet, kėta zyrtarė e shoqėrues tė akullt, qė na ndajnė ne si njė mur nga ky popull, nga ē'kancelarira perandorake janė nxjerrė?

Megjithatė. Megjithatė. Megjithatė... e ndiej se unė do tė kem trishtim pėr Kinėn."

Skėnder Bermema i shtyu tutje fletėt dhe fėrkoi ballin me dorė. Tėmthat i dhimbnin, megjithatė sytė nuk i shkėputeshin dot nga dorėshkrimi i fundit. pėr tė cilin ishte nė mėdyshje: ta lexonte apo jo. "Seancė spiritizmi nė qytetin N." Mė poshtė niste teksti i novelės. Ngaqė e kishte shkruar me njė frymė gjatė tri netėve, sipas njė ngjarjeje tė dėgjuar nė hotelin e mėrzitshėm tė Ēanshasė, kureshtja e shtynte ta shikonte ē'kishte bėrė, njėlloj sikur tė ishte dorėshkrim i tjetėrkujt.

Sidoqoftė, pa pritur vendimin e tij, sytė kishin filluar leximin: "Seancė spiritizmi nė qytetin N..Synopsis pėr njė novelė.." Vapori i vogėl qėndroi nė portin lumor tė qytetit N. vetėm sa pėr tė shkarkuar ca arka! sipėr tė cilave qe shkruar me tė zeza fjala "Insekticide". Ishte mbarimi i njė pasditeje tė ftohtė shtatori dhe nė kohėn qė vapori rrėshqiti prapė midis mjegullės, arkat, si dhe dy njerėzit qė i shoqėronin, ndodheshin mbi njė makinė "Xin Fu", qė po vraponte ndėrkaq drejt qendrės sė qytetit. Mė vonė, kur shumė njerėz shtireshin sikur diēka u kujtohej nga kjo pasdite e lagėsht, mė kot pėrpiqeshin megjithatė tė riprodhonin ndonjė gjė tė saktė. Nė tė vėrtetė, pėrveē pėrgjegjėsit tė portit tė vogėl si dhe tė dy nėpunėsve tė tij, askush tjetėr nuk e pa shkarkimin e arkave dhe as ngarkimin e tyre tė shpejtė nė makinė. Aq mė pak ndonjė palė sy njerėzorė, duke pėrfshirė kėtu edhe njerėzit e portit, nuk ishin nė gjendje tė ishin dėshmitarė tė faktit tė ēuditshėm qė makina "Xin Fu", nė vend qė tė ndalonte pėrpara ndonjė komune bujqėsore, seksionit tė shėndetsisė tė qytetit apo zyrės sė shėrbimit tė hoteleve, u fut nė oborrin e prapsmė tė Drejtorisė sė Sigurimit Publik.

Kuptohej menjėherė qė atje i prisnin. Porsa dera e makinės u hap, shefi Ēzhan bashkė me ndihmėsit e tij shpejtuan drejt saj dhe nga mėnyra e pėrkuljes sė tyre u kuptua menjėherė qė shoqėruesit e arkave ishin njerėz tepėr tė rėndėsishėm. - Ne do tė ishim atje pėr t'ju pritur... nė port, por udhėzimet... telegrafisht... -E di, - tha ftohtė njėri nga ardhėsit duke e ndėrprerė me njė lėvizje tė dorės tė folurėn e tjetrit.- Ata qė duhet tė jenė a janė tė gjithė kėtu? - Sigurisht. Sigurisht.

-Atėherė le tė mblidhen, - tha ai, duke ecur i pari drejt hyrjes sė ndėrtesės. -Do t'ju them dy fjalė.

Nė zyrėn e shefit, tė ulur pėrreth tryezės sė madhe, vendėsit me sy tė mpirė nga nderimi, enigma dhe tmerri vėshtronin fytyrat e ngrysura tė tė dėrguarve tė kryeqytetit. - Siē mund ta merrni me mend, ne jemi tė dėrguar kėtu nga Ēunanhai, Zyra e Pėrgjithshme e Komitetit Qendror, pra drejtpėrdrejt nga kryetari Mao. Me t'u dėgjuar fjala "Ēunanhai", tmerri qė gjer atėherė ndodhej ende mbi lėkurėt e tyre, nisi tė depėrtonte nėn to, thellė nė mish, duke ngrirė gjithēka. - Siē mund ta dini, - vazhdoi i ardhuri, - Ēunanhai, me gjithe emrin e thjeshtė qė ka, qėndron veē tė gjithėve: veē partisė, veē shtetit, veē ushtrisė dhe veē jush. Duke qenė veē, do tė thotė se ėshtė mbi. Ai eshtė mbi tė gjithė, sepse ėshtė vegėl e kryetarit Mao, vazhdimi i dorės dhe i trurit tė tij.

Ai pushoi ca ēaste, ndėrsa sytė e tij sa vente mbylleshin, duke mos dashur, siē duket, qė tė tjerėt t'i ndėrprisnin mendimin duke marrė kontakt me vėshtrimin e tij.

- Shumė herė armiqtė u pėrpoqėn tė futeshin nė zyrėn tonė duke mbjellė erėra armiqėsore, - vazhdoi ai me zė tė ngadaltė e tė rėndė. - Ata pėrpiqeshin qė njerėzit tanė tė komplotonin me tė jashtmit, pėrpiqeshin tė infiltronin te ne, shpifnin, thoshin "Ēunanhai tė hidhet nė kaos", por kryetari Mao na mbrojti ne. Ai na mbrojti, se ne ishim gjak nga gjaku i tij dhe mish nga mishi i tij. Befas ai i ra tryezės me grusht dhe ata u drodhėn tė llahtarisur. -Kryetari Mao, timonieri ynė, dėshiron kėndej e tutje qė tė ketė njė informacion tė saktė, tė drejtpėrdrejtė, tė papėrēudnuar prej askujt, nga gjithė Kina jonė e madhe. Dhe prandaj nėpėr tė gjithė Kinėn e madhe qė sot e tutje ai do tė shpėrndajė e do tė mbjellė kėto...

Me njė lėvizje tė ngrirė, thua se krahu i tij qe kėputur befas, ai tregoi arkat qė ishin vėnė poshtė, tamam nėn kėmbėt e tyre. -Kėta mikrofona qė kemi sjellė sot nė kėto arka janė veshėt e tij. Mė kuptoni? -vazhdoi ai pas pak, - pėrderisa kėta veshė tė dėgjojnė mirė, Kinėn nuk e gjen gjė. Nė qoftė se ata mbyllen, Kinėn e mori lumi. Ky ėshtė mesazhi qė po ju sjellim sot.

Ende tė trullosur nga ato qė dėgjuan. atyre u dukej se nuk ishin mė nė gjendje tė dėgjonin gjė tjetėr. Qė kur qenė lajmėruar se ardhėsit misteriozė nga kryeqyteti do tė sillnin me vete edhe ca arka me material sekret, e kishin marrė me mend se nė ato arka do tė kishte diēka jo tė zakonshme. Kur panė fjalėn "Insekticide" tė shkruar mbi to, u bindėn edhe mė shumė se ishte ashtu. Digjeshin nga padurimi tė merrnin vesh ē'kishte atje, mendja u shkoi pėr gjithfarė armėsh speciale, eksplozive, pistoleta tė tipit tė ri, bomba lotuese apo shkopinj elektrikė pėr shpėrndarjen e demonstratave, por kurrsesi pėr mikrofona. Ējetinēi, ējetinēi, pėshpėritnin me vete, si pėr t'u bindur se ishin vėrtet ato, dhe kjo nuk ishte njė ėndėrr. Tani e kuptonin pėrse midis tyre ishin thirrur edhe dy inxhinierė elektrikė. I kishin vėshtruar gjer pak kohė mė parė me pėrbuzje, madje me njėfarė xhelozie; ē'duan kėta intelektualė midis nesh, por ja, tani vėshtrimet e tyre po zbuteshin. Ējetinēitė ishin nė arka. Mijėra. Dhjetėra mijėra. Qindra mijėra veshė. Sa mund tė ishin vallė tė vendosura nėpėr gjithė Kinėn, o zot... Fillimi i njė ekstaze, ende tė turbullt, pėrkitte rrėshqitazi shpirtrat e tyre. Pėr mėnyrėn e vendosjes dhe pėr pėrshkrimin e ējetinēive foli kryeqytetasi tjetėr. Zėri i tij ishte i ulėt, sa mezi dėgjohej. Kuptohej menjėherė qė aq shumė jetonte nė botėn e mikrofonave, saqė edhe zėri i vinte si nėpėrmjet tyre.

Ndėrsa ai fliste, dy inxhinierėt e ftuar merrnin shėnime me shpejtėsi. I ardhuri shpjegoi nė fillim llojet e mikrofonave qė ndodheshin nė arka: me instalim tė pėrhershėm, me vendosje tė pėrkohshme, si dhe minimikrofonat, qė mund tė viheshin pa u pikasur nė teshat e viktimės. Ai foli pastaj pėr vendosjen e secilit lloj, shpjegoi mėnyrat e ndryshme tė instalimit, tė vėnies dhe tė heqies (pėr kėto pėrdori fjalėt "mbjellje" dhe "vjelje"), tė dėgjimit nė distancė, tė nxjerrjes dhe dėgjimit tė shiritave, si dhe njė sėrė hollėsish tė tjera. Ndėrsa inxhinierėt vazhdonin tė merrnin shėnime si nė ethe, tė tjerėt, duke pėrfshirė edhe shefin Ēzhan. dėgjonin tė shastisur. Askush nuk e kishte vėnė re se jashtė prej kohėsh kishte rėnė nata, njė natė e lagėsht me erė dhe shi. Ishte po ajo natė, kur nė rrugėn "Lindja e kuqe", nėn llambat e rralla qė tundeshin pikėllueshėm nga pjalmi, banori i qytetit N., Van Mei, po shkonte drejt banesės sė njė miku tė vet. S'ishte vetėm koha e keqe, shiu dhe ato llamba. qė mjegulla i bėnte tė dukeshin edhe mė tė zbehta e mė tė pashpresa. sipėr kokės sė tij, qė ia shkaktonin ngjethėsirėn nė shpirt. Jo, ishte diēka tjetėr, mė e thellė se ato. Gjatė gjithė kohės, qyshse ishte nisur nga shtėpia, mendja e tij kthehej e rikthehej te mendimi se ishte vėrtet e pabesueshme qė atė natė fund shtatori, nė qytetin N. tė Kinės Popullore Socialiste, ndėrsa pėrreth vlonte Revolucioni Kulturor, qytetari Van Mei, kimist nė laboratorin e Uzinės Nr. 4 , anėtar i bashkimeve profesionale, i dalluar nė studimin e citateve tė kryetarit Mao, nė mbledhjet pėr demaskimin e Liu Shao Ēisė, tė liberalizmit tė Ten Hsiao Pinit, tė idealizmit tė Konfucit, tė katėr misticizmave, tė shtatė demonėve tė fshatit etj., ishte nisur e po shkonte pėr tė marrė pjesė nė njė seancė spiritizmi...

Dhe nė njė natė tė tillė, o zot, pėrsėriste me vete. Sikur tė ishte e porositur. Njė javė mė parė, kur dy shokėt e tij tė vjetėr, ata me tė cilėt vite me radhė kishin pėshpėritur sė bashku kundėr kėsaj jete tė thatė, tė zhveshur, pa asgjė shpirtėrore, pa njė restorant, njė rit tė vjetėr, njė flirt fin me njė zonjė tė bukur, kėsaj jete qė mund tė quhej mė tepėr krunde e jetės, ndėrsa miellin e gėzonin tjetėrkund, qė ēdo gjė e kishte pa shije, si gjellėt vetėm prej orizi tė mensės, qė edhe frikėn e kishte tė shėmtuar, atė ankhin e saj tė thatė tė llogaritur, pa asnjė krahasim me frikėn e vjetėr, tė mirė prej shpirtrave apo fantazmave, pra dy javė mė parė, kur dy shokėt e tij i thanė se kishin gjetur mundėsinė pėr tė marrė pjesė nė njė seancė spiritizmi, ai kishte mbetur ca ēaste me gojė hapėt. A ishte e mundur, a nuk talleshin? Njė seancė spiritizmi... A mund tė gjendej ende njė stoli e tillė e vjetėr nė tokėn kineze? Dhe ende s'i besohej, edhe kur ata i treguan se jo vetėm qė e gjithė kjo ishte e vėrtetė, por mediumi qė ata kishin gjetur nuk priste veēse t'i caktonin natėn kur do tė mblidheshin. Po a ėshtė vallė i sigurt, kishte pyetur ai, mos ėshtė ndonjė provokator dhe na merr nė qafė? Jo, e kishin qetėsuar ata, ėshte po aq i sigurt sa ne, ji i qetė. Dhe ja, tani po shkonte atje pėr t'i bėrė sfidėn mė tė madhe kėsaj jete plot mbledhje, parulla, thatėsirė, citate urrejtje, fraza boshe, ishte gati ta jepte gjithė pėrmbajtjen e saj, pėr njė ēikė tmerr tė vėrtetė barok. Ai arriti te porta dhe trokiti. Ishte i lagur qull kur hyri. Ishin tė gjithė atje: tė dy miqtė e tij dhe mediumi. Njė fytyrė e zbardhur, e flashkėt, me ca flokė si tė ngjitur, sytė me qeska tė varura. S'duket si provokator, mendoi ai. Ngjan tamam Kinė e vjetėr. Apartamenti ishte i vogėl, i zhveshur. Njė tryezė druri si kudo, ca gota qelqi dhe njė termos si dhe libri i citateve tė Maos mbi raft. Sytė e mediumit s'vėshtronin asgjė. Do tė besoje se shikimi i tyre qe kthyer sė brendshmi kokės sė tij. I zoti i shtėpisė hodhi ēaj nga termosi nė gota. Fjalėt e tyre ishin tė rralla. I zoti i shtėpisė i buzėqeshi mediumit me njė ndjenjė faji. -Ja kėshtu, Ēai Ēan, ne menduam ta bėjmė kėtė gjė... dhe do t'ju jemi mirėnjohės pėrjetė, qė na jepni kėtė mundėsi, kaq tė rrallė nė kohėn tonė... Mediumi dėgjonte, me fytyrė tė palėvizshme. Ndoshta edhe ai kishte dyshimet e tij pėr ta: mos ishin provokatorė qė po e tėrhiqnin nė ndonjė kurth.

-Qirinjtė qė thatė se duhen, i kam gjetur, - vazhdoi i zoti i shtėpisė. - Nuk e di ē'duhet gjė tjetėr. Mediumi ktheu kokėn nga dritarja pa perde. -Ah, e kuptoj, mund tė dukemi. Duhet pėrligjur njėfarėsoj fikja e dritave dhe ndezja e qirinjve. E kam menduar edhe kėtė: do tė prishim siguresėn e dritave, qė, edhe po tė trokasė ndonjė kureshtar... Por jo, nuk e besoj, ėshtė vonė dhe aq mė pak nė njė natė tė tillė... - S'ka ndonjė rrezik, -tha shoku tjetėr i Van Meit. - Edhe sikur ndonjė kureshtar tė pėrpiqet tė dallojė diēka, nuk do tė shohė veēse katėr njerėz qė pėr shkak tė prishjes sė dritave, kanė ndezur dy qirinj . -Xhamat janė gjithė rrėkeza uji, - tha i zoti i shtėpisė, - kėshtu qė as kėtė pamje s'mund ta dallojė qartė. Ē'duhet tė bėjmė tani Ēai Ēan? - iu drejtua mediumit. - Ne jemi kėtu nėn urdhrat e tu. Vetėm na thoni ē'duhet tė bėjmė. Mediumi bėri me kokė nga llamba e zhveshur elektrike. - Prishini siguresat, siē thatė, - tha ai. Zėrin e kishte tė zakonshėm, mė pak misterioz nga ē'e priste Van Mei. I zoti i shtėpisė nxori nga rafti dy qirinjtė, i ndezi tė dy dhe doli nė korridor. Pas disa sekondash apartamenti u errėsua, gjersa drita e qirinjve i ktheu pas disa ēastesh diēka nga drita e humbur. Ata vėshtruan njėri-tjetrin dhe Van Meit iu duk se dridhja e flakės sė qirinjve po i kalonte qenies sė tij. - Do ta mendoni me shumė, shumė ngulm atė, shpirtin e tė cilit doni tė thėrrisni sonte, - tha mediumi, duke i vėshtruar tė tre. - Vetėm kėshtu do tė mė ndihmoni qė unė ta tėrheq qė andej. - Si ? - i shpėtoi tė zotit tė shtėpisė. - Ah, vėrtet, po ne s'kemi menduar pėr kėtė. - Ju s'e keni pėrcaktuar tė vdekurin. Ata vėshtruan njėri-tjetrin. -Hm! Domethėnė ne nuk... Por mund ta caktojmė tani... Na falni, Ēai Ēan, por ishim kaq te tronditur nga e gjithė kjo, saqė nuk menduam pėr hollėsirat... bėhet gjė nė qoftė se e mendojmė tani? A ėshtė e mundur? -ėshtė plotėsisht e mundur, - tha mediumi. -Atėherė kjo ėshtė e lehtė, -tha i zoti i shtėpisė. - Ne kemi disa tė vdekur qė do tė donim t'u dėgjonim zėrin, por midis tyre, pa dyshim, nė radhė tė parė, do tė donim tė thėrrisnim Qan Shėnin, tė dashurin tonė Qan Shėn, qė na la aq brengė dhe boshėsi nė shpirt, kur na vdiq, si thua ti, Van Mei? Van Mei kishte nisur tė bėnte "po" me kokė pa mbaruar tjetri fjalėn. Kė tjetėr mund tė thėrrisnin, veē Qan Shėnit, shokut tė tyre tė pėshpėrimave, vdekur papritur para njė viti? Njė brengėgėrryese ndėrhyri nė frymėmarrjen e Van Meit. -Aq mė tepėr qė vdekja e tij... nė rrethana aq tė dyshimta.

A mund ta pyesim vallė pėr kėtė ?, mendoi Van Mei. Zot, sa ngjethėse ishte e gjithė kjo! -Dhe ai mund tė vijė, domethėnė mund tė komunikojmė me tė. -Besoj se po, - tha mediumi. - Varet nga ju. Pa dyshim edhe nga unė. - Na falni, Ēai Ēan, pėr injorancėn tonė, por desha t'ju pyes, nėse ėshtė e vėrtetė, siē kam dėgjuar qė ka raste qė jo vetėm mund tė vijė zėri i tij, por edhe diēka mund tė shihet. - tha i zoti i shtėpisė. - Na falni dhe njė herė, po tė themi marrėzira. -Mund tė shihet, - u pėrgjigj mediumi, - por zakonisht jo nė seancėn e parė, dhe, merret me mend, jo plotėsisht. Mund tė shihet hija e dorės, ose e fytyrės, ose njė pjesė e trupit, diēka e ngjashme me radiografinė, jo mė qartė. - Sigurisht, - i tha i zoti i shtėpisė me zė tė dredhur,-sigurisht. Edhe kaq dhe shumė ėshtė. Dhe tani, ē'do tė bėjmė? -Do tė fillojmė, - tha mediumi. Atė qė ndodhi mė pas Van Mei nuk arrinte dot ta kujtonte mė vonė si njė tė tėrė. Nė tė vėrtetė ngjarja ishte e gjitha nė kujtesėn e tij, por disi e ndarė nė ngastra, tė cilat gjithsesi as nė kohė as nė hapėsirė nuk fqinjėronin normalisht me njėra-tjetrėn Ndoshta drita e dobėt luhatėse e qirinjve, shiu qė ēuriste pėrjashta dhe vetė heshtja e gjatė e tyre me mendimin e dendėsuar pėr tė vdekurin: Qan Shėn, jemi ne, shokėt e tu tė pikėlluar qė tė thėrresim, s'tė harrojmė dot kėtu nė kėtė mėrzi; pra ishin ndoshta tė gjitha kėto qė krijuan atė mjegullinė konturesh, tė cilėn kujtesa mė vonė nuk e ndreqte, as e qartėsonte dot. Van Mei nuk ia ndante sytė mediumit, gjallėria e fytyrės sė tė cilit sa vente firohej nė sytė e tyre, gjersa nisi t'i ngjante njė maske. Nė kundėrshtim me drunjėzimin e fytyrės, frymėmarrja e tij sa vente ndihej mė shumė. Kishte nė tė mundim, njė si ankim tė vazhdueshėm dhe herė-herė njė gulē tė mbytur. Prej kohėsh ai kishte kaluar nė gjendje tė pavetėdijshme dhe rėnkimi i frymėmarrjes tregonte se po pėrpiqej tė thėrriste shpirtin. S'ishte e lehtė, me sa dukej. Kushedi ē'humnera duheshin kaluar dhe ndoshta nata dhe era e pengonin thirrjen e tij. Qan Shėn, ne tė presim, thirravajtonte me vete Van Mei. Prano tė vish te ne qė jemi kaq tė mjerė. Dy shokėt e tij bėnin me siguri tė njėjtin pėrgjėrim. Mė nė fund, pas shumė, shumė kohėsh diēka ndryshoi nė zhurmėn e frymėmarrjes sė mediumit. U bė befas njė heshtje, midis sė cilės ndihej prania e dikujt. -Erdhe, Qan Shėn, - tha mediumi me zė tė ulėt. - Folini tani. Gojėn ata e kishin tė ngjitur. As atėherė, as mė vonė nuk ishin nė gjendje tė kuptonin, arritėn t'i flisnin dot apo vetėm i menduan fjalėt. Qan Shėn, na fal qė tė shqetėsuam nė njė natė tė tillė. -Mos mė pyesni, - tha befas mediumi fjalėt e tė vdekurit. - Mos mė pyesni pėr atė ditė. Mė mirė tė mos e dini... ėshtė gjithmonė vonė...

Kėto ishin tė vetmet fjalė qė dėgjuan. I folėn prapė tė vdekurit, por ai s'u pėrgjigj. -Iku shpejt,- tha mediumi kur erdhi nė vete. - Ndoshta herėn tjetėr do tė rrijė mė shumė. Me sy tė ēmeritur ata vėshtronin fytyrėn gėlqerore tė mediumit, qė po e thithte dalėngadalė sė brendshmi maskėn pėr tė lėnė tė dukej prapė lėkura e tij. Megjithatė, ajo lėkurė, ku maska porsa kishte kaluar, dukej e ndryshme tani. Ishte gati mesnatė kur ata dolėn nė rrugė pėr tė shkuar secili nė drejtimin e vet nėn shiun me erė, qė vazhdonte tė binte njėlloj si mė parė dhe qė tundte sipėr kokave tė tyre llambat e zbehta tė rrugės. Pas katėr ditėsh nė zyrėn e shefit Ēzhan u bė njė mbledhje tjetėr, kėtė herė e zgjeruar, me pjesėmarrjen e gjithė atyre qė do tė drejtonin operacionet pėr vendosjen e mikrofonave nė N.. Nė mbledhje ishin tė pranishėm edhe dy pėrfaqėsuesit e Ēunanhait. Shefi Ēzhan, pasi bėri njė njoftim tė shkurtėr mbi pėrgatitjen e grupeve tė para teknike pėr fillimin e punės, ia dha fjalėn njeriut tė Ēunanhait, i cili do tė fliste mbi kriteret e pėrgjimit. Duke u hedhur njė shikim mospėrfillės tė pranishmėve, i ardhuri nga Pekini e filloi ndėrhyrjen e tij me njė fjali pyetėse: -Me siguri, gjatė gjithė kėtyre ditėve qė ju po merreni me kėtė ēėshtje, shpeshherė mund tė keni pyetur veten: ku do tė vihen kėta mikrofona? Kush do tė pėrgjohet dhe nė bazė tė ē'kriteri? Pėrgjigjja e Ēunanhait pėr kėtė ėshtė e qartė dhe e prerė: Ējetinēitė do tė vihen kudo. E qartė? Dhe tani tė kalojmė mė tutje. Me siguri midis jush ka qė mendojnė: ndoshta fjala "kudo", qė porsa pėrmenda, nuk pėrfshin Partinė, domethėnė funksionarėt e saj. Pėrgjigjja e Ēunanhait ėshtė po aq e prerė edhe pėr kėtė: Ējetinēitė do tė vihen, po tė shfaqet dyshimi te ēdo njeri e ēdo vend, duke filluar nga zyra e sekretarit tė parė tė komitetit tė Partisė e gjer te njeriu mė i thjeshtė. Unė nuk do tė zgjatem mė tutje pėr kriteret. Pėrpara se ta mbaroj fjalėn, do tė desha tė theksoj tri porosi: e para, qė Ēunanhai s'njeh kufizim, e dyta, qė veshėve tė kryetarit Mao s'duhet t'i shpėtojė asgjė, dhe e treta, qė pėr sekretin e kėsaj ju tė gjithė pėrgjigjeni me kokė. Kokulur njerėzit merrnin shėnim nė blloqe tė vogla fjalėt e tij. Me gjithė rreptėsinė e tyre, ajo ekstazė, shijen e parė tė sė cilės e kishin ndier qysh nė mbledhjen e mėparshme, tani po i kaplonte tė gjithė. Sė shpejti do tė fillonin kėtė punė tė magjishme: do tė dėgjonin atė qė njerėzit kujtonin se nuk ua dėgjonte askush: shfryrjet kundėr shtetit, thashethemet, hapjet e zemrave, britmat nė gjumė, turpet, rėnkimet e dashurisė. Te disa e gjithė kjo shkaktonte qysh tani njė ngadalėsim frymėmarrjeje, tharje tė gojės dhe mekje nė gjithė trupin. Tė tjerėve qysh tani u vetonin nėpėr mend njerėz qė i urrenin, qė i kishin zili, gra qė nuk i kishin shtėnė dot nė dorė dhe pėr tė cilat flitej se ishin tė ftohta ose tė ngrohta jashtė mase. Kurse tė tjerė ėndėrronin ēastin e zbulimit tė komploteve, dekoratat, karrierėn marramendėse.

Pas mbarimit tė mbledhjes shefi Ēzhan, i mbetur vetėm nė zyrė, qėndroi njė copė herė tė gjatė me sytė tė ngulur mbi tavllėn e cigareve. Ekstaza molisėse qė edhe ai e kishte provuar si gjithė tė tjerėt nuk i jepte dot gėzim. Njė frikė e turbullt e shuante aty pėr aty valėn e haresė. S'ishte vetėm frika nga pėrgjegjėsia, tė papriturat, xhelozia e zyrtarėve dhe hakmarrja e tyre e mundshme, jo, ishte njė tjetėr lloj frike, shumė mė e turbullt, qė qysh tani i shkaktonte njė pėrqethje tmerri... Do tė dėgjonte humnerat e botės. Do tė zhytej thellė nė tė fshehtėn e tyre nė terrin njerėzor. Perėndi, po kjo ishte tamam si njė zbritje nė ferr, atje ku nuk kishte zbritur askush. Dhe tamam ngaqė po futej nė njė zonė tė palejueshme atij iu duk se mund tė ndėshkohej. Mikrofonat e parė u vendosėn qysh nė fundin e asaj jave. U fillua nga ata qė ishte mė lehtė tė instaloheshin pėr shkak tė kushteve tė pėrshtatshme: nė disa nga dhomat e hotelit qendror tė qytetit, nė njė numėr zyrash, nė vilėn e pritjes sė delegacioneve tė huaja dhe nė dy-tri apartamente, banuesit e tė cilave qenė larguar me shėrbim. Ishte e kuptueshme qė tė fillohej kėshtu, nė rrethana fare tė lehta dhe pa kurrfarė ngutjeje e alarmi, gjersa tė fitohej pėrvoja e duhur. Megjithatė teknikėt e dinin se nuk do tė ishte gjithmonė kėshtu, qė tė zbėrtheje qetė-qetė llambadarin apo tapicerinė e kanapeve pėr tė futur nė to aparatin, ndėrsa shoku bėnte rojė te dera. Ata e dinin se sė shpejti do tė detyroheshin tė punonin nė rrethana te tjera, disa herė ndoshta nė praninė e viktimave tė ardhshme, qė do tė kujtonin se ata po rregullonin ēelėsin e prishur tė dritave apo rubinetin e ujit, ndėrsa ata do tė futnin atje ējetinēitė. Dhe vėrtet, javėn tjetėr numri i mikrofonave qė duhej tė vendoseshin (si nė ēdo gjė edhe kėtu kishte njė plan), ishte katėr herė mė i madh. Tė maskuar si hidraulikė, bojaxhinj apo oxhakėpastrues (ishte e lehtė tė zije qė jashtė oxhakun me diēka qė viktima tė tė thėrriste), teknikėt filluan vendosjen nė masė tė Ējetinēive. Nė dy raste desh u bė skandal, ngaqė mikrofonavėnėsit pothuajse u kapėn me presh nė duar dhe kushedi ē'do tė ndodhte, sikur tė mos u kujtohej udhėzimi qė nė raste tė tilla tė hiqeshin si keqbėrės tė zakonshėm, gjė qė i ēoi nė zyrat e policisė, ku merret me mend se ata u dorėzuan gjithė qejf. Ndėrkaq, paralelisht me mikrofonat e pėrhershėm vazhdoi instalimi i aparaturės sė dėgjimit nga larg, madje u bėnė dhe njė sėrė provash. Por sukses i veēantė nė fund tė javės sė dytė u quajt vendosja e dy minimikrofonave. Kėto ishin dhe ējetinēitė mė tė shtrenjta dhe ngaqė ishin tė pakta kishin udhėzime tė veēanta qė tė ruheshin me kujdes. Mirėpo ishin pikėrisht ējetinēitė qė nxirrnin mė shumė probleme dhe qysh tani teknikėt kishin filluar tė dridheshin kur u dėgjonin emrin. Vėshtirėsitė ishin tė mėdha, si gjatė vendosjes edhe gjatė heqjes. E para dhe kryesorja se ato, duke qenė tė "krijuara pėr tė ndjekur viktimėn hap pas hapi", detyrimisht duhej tė vendoseshin nė veshjen e tij. (Ndaj edhe shteti ka shpenzuar shuma kolosale pėr t'i bėrė kaq tė vogla, kishte thėnė njėri nga dy tė dėrguarit e Ēunanhait). Mirėpo njė fjalė goje ishte t'i vije tjetrit ējetinēinė nė veshje, kishte vazhduar ai: vėshtirėsia e parė dhe kryesore ishte se, ndryshe nga rafti i kuzhinės, WC-ja apo shtrati bashkėshortor, tė cilat mund t'i gjesh e tė bėsh ē'tė duash me to nė kohėn qė njeriu mungon, veshjen ai e mban nė trup, kėshtu qė s'mbetet gjė tjetėr veēse t'ia futėsh mikrofonin nė xhep. Mirėpo, sado tutkun dhe hutaq tė jetė ai, vėshtirė se nuk do tė ndiejė qė dikush po i fut diēka nėpėr xhepa. Dhe ja ta zėmė se arrite t'ia futėsh pa e ndier, si mund tė besosh se ai nuk do tė futė dorėn nė xhep dhe ta gjejė atė mikun mu nė fund tė tij? Po edhe sikur tė mos ndodhė kjo, edhe sikur ai tė jetė njė tip qė rrallė i fut duart nėpėr xhepa dhe aq mė pak i rras thellė nė to, si do tė arrish ti qė mikrofonin qė fute ta marrėsh pėrsėri nga xhepi i tij? Sepse ējetinēia aty e ka edhe kuptimin, qė ta marrėsh prapė pėr tė dėgjuar ē'ka mbledhur brenda. Jo, futja nėpėr xhepa ishte thjesht njė marrėzi, kishte vazhduar kryeqytetasi, pėrpara se tė kalonte nė shqyrtimin e mėnyrave tė tjera. Mbetej vendosja e mikrofonave brenda astarit tė veshjeve, gjė qė kėrkonte qė veshja nė njėfarė mėnyre tė shqepej e tė qepej prapė, ose tė shqepej fare pak, qė tė mos binte nė sy, sa pėr t'u futur aparati. Mirėpo njė gjė e tillė kėrkonte qė veshja ku do tė vendosej ējetinēia tė ishte e hequr nga trupi. Mbetej tė hyhej nė shtėpinė e viktimės nė kohėn qė ai mungonte pėr ta bėrė operacionin, njėlloj siē do ta bėje te rubineti apo ēelėsi i dritave. Nė qoftė se viktima kishte edhe njė palė rroba tė tjera, problemi dukej disi i zgjidhur, por nė rastin tjetėr (qė ishte dhe mė i zakonshmi), kur kishte vetėm njė palė rroba, si i bėhej ? Mbetej mundėsia qė ta vije ējetinēinė nė veshjen e stinės tjetėr, qė pushonte tani pėr tani nė dollap. Mirėpo nė kėtė rast dilte njė problem tjetėr: ndėrsa ti prisje stinėn tjetėr pėr tė dėgjuar viktimėn, aparatura e vockėl brenda astarit tė palltos skadonte. Kryeqytetasi kishte buzėqeshur njė copė herė tė gjatė. Atėherė si i bėhej? Mbetej vetėm njė zgjidhje: tė pėrfitohej nga rasti kur veshja hiqej pėrkohėsisht nė njė vend publik (gjimastikė e mėngjesit, garderoba pėrpara sallave apo zyrave tė ngrohura, krosi masiv i pranverės, ndeshjet miqėsore sportive etj.). Viktima do tė ndiqej hap pas hapi me ditė dhe me muaj, gjersa t'i gjendej rasti pėr t'i vėnė ējetinēinė. Kurse pėr t'ia marrė, nė kėtė rast veprohej ndryshe: nuk pritej sa tė shkonte pėrsėri nė banjėn publike apo sa tė vinte krosi i ardhshėm i pranverės, por veprohej thjesht: i zihej pusia njė natė tek kthehej nė shtėpi, sulmohej gjoja prej keqbėrėsve dhe i rrėmbehej paq xhaketa, xhupi apo pantallonat ku kishte mikrofonthin.

Por edhe nė kėtė rast, pra edhe kur gjendej mundėsia pėr tė pasur nė duar njėfarė kohe veshjen e hequr tė njeriut, madje, edhe nė rastin ideal, kur kjo veshje ndodhej nė njė garderobė dhe ishte njė xhup (pra jepte mundėsinė optimale pėr tė vendosur aparatin midis pambukut), prapėseprapė s'duhej kujtuar se telashet ishin shmangur. Kurrsesi jo, kishte porositur njeriu i Ēunanhait. Pa pėrmendur gjėra tė tilla banale, si dalja e papritur nga salla e mbledhjes, nga zyra apo reparti i fabrikės, e viktimės (kėto mund tė parandaloheshin nė njėfarė mėnyre), kėrkohej njė gjakftohtėsi dhe shkathtėsi e madhe pėr tė kryer operacionin dhe sidomos pėr tė mbajtur mend saktė vendin e hapur tė xhepit, nė mėnyrė qė herėn tjetėr, pra kur tė vinte koha qė ējetinēia tė merrej (kur fruti tė vilej, kėshtu ishte shprehur ēunanhajasi), tė mos shqepej mbarė e prapė e tė bėhej pocaqi xhupi, duke kėrkuar aparatin midis pambukėve, po tė hapej atje ku duhej. Tė gjitha kėto i dinin tashmė teknikėt, ndaj kur dy prej tyre erdhėn e i njoftuan gjithė gėzim shefit Ēzhan se kishin arritur tė vendosnin mė nė fund minimikrofonat e parė nė xhepat e viktimave, ai gjithashtu kishte fėrkuar duart gjithė qejf. -Veē mos harroni se keni bėrė vetėm gjysmėn e punės, -tha ai. -Gjysmėn tjetėr, ndoshta mė tė zorshmen, e keni pėrpara. Teknikėt e kuptuan se e kishte fjalėn pėr "vjeljen" e aparateve. Me gjithė udhėzimet e rrepta e tė pėrsėritura pėr mbajtjen e sekretit, fjala nisi tė dalė andej-kėndej nė fillim tinėz, pastaj pėrherė e mė me ngulm, gjersa u shndėrrua nė njė thashethemnajė tė pėrgjithshme, megjithėse tė mbytur: Nė qytetin N. po vendoseshin mikrofona pėrgjimi. Mė kot shefi Czhan u pėrpoq tė gjente tė ēarėn nėpėr tė cilėn kishte pikuar sekreti dhe mė kot ndihmėsit e tij bėnė hetime, kėrcėnime dhe arrestime per tė zbuluar diēka. U duk menjėherė qė kjo ishte e pamundur. Ajo qė e tmerronte mė shumė se ēdo gjė shefin Ēzhan ishte prania ende nė qytet e pėrfaqėsuesve tė Ēunanhait. Do t'i merrnin vesh ata tė gjitha kėto dhe do tė bėhej hataja. E mbante ende njė shpresė se ata ndoshta do tė largoheshin pa nuhatur gjė. Nė fund tė fundit, nga do ta merrnin vesh pėrveēse prej tij. Kėshtu e qetėsonte veten. Mirėpo njė ditė. niėri prej tyre, ai mė i idhėti, i tha papritur: nė qytet po flitet shumė pėr ējetinēitė, si e shpjegon ti kėtė? Shefit Ēzhan sa nuk i ra pika. Ai u zverdh, goja nisi t'i merrej dhe gati nuk po u besonte syve kur pa qė tjetri buzėqeshte.

-ėshtė e zakonshme, -tha ai.-Kėshtu ndodh nė shumicėn e rasteve. Shefi Ēzhan ende s'e kuptonte mirė se ku donte tė dilte. -Po a s'ėshtė e keqe njė gjė e tillė? A nuk e saboton... Ja, po bie vetė brenda, mendoi, ē'mė duhet qe i kujtoj njė gjė tė tillė? Megjithatė diēka sė brendshmi e shtynte t'i dilte vetė sė keqes pėrpara, me shpresė se kėshtu mund tė shpėtonte. - Oh, jo! - u pėrgjigj pėr habinė e tij njeriu i Ēunanhait. Thashethemnaja krahas tė kėqijave ka edhe tė mirat e saj. E mira kryesore ėshtė prirja e saj pėr ta kthyer ēdo gjė nė legjendė. Kaq shumė gjėra tė pasakta, tė shtrembėruara, tė paqena, fantastike shpikin njerėzit pėr ējetinēitė saqė vjen njė ditė qė thashethemnaja, e cila duket se zgjon nė fillim syēeltėsinė e njerėzve, ėshtė ajo vetė qė e vė atė dalėngadalė nė gjumė. Atėherė vjen koha e vėrtetė e ējetinēive. I lehtėsuar shefi Ēzhan kishte ndezur njė cigare. Nuk i durohej sa tė merrte pėrfundimet e para nga teknika e re. Gjithė informacionin ai vazhdonte ta merrte ndėrkaq me rrjetin e vjetėr, primitiv: veshin njerėzor. Pėrgjuesit e tij, qė me siguri ishin ndėr tė parėt qė kishin marrė vesh ardhjen e mikrofonave, ishin pa dyshim tė prekur. Ja, tani me hyrjen e teknikės sė re ata do t'i flaknin si gėrdalla tė panevojshme. Shefi Ēzhan kishte tė dhėna se kėshtu pėshpėrisnin midis tyre. Madje pakėnaqėsia ishte e tillė saqė ai u detyrua tė bėnte njė mbledhje me pėrgjuesit mė tė dalluar. Ishin aty ajka e tyre, tė shquar prej vitesh nė aksione tė rėndėsishme, tė tillė qė ishin tė aftė tė rrinin orė tė tėra tė ngrirė si kufoma sipėr tavanėve tė shtėpive, tė shtrirė nėn dysheme, tė varur nėpėr pullaze, nėpėr tymtarė, qė mund tė dėgjonin njė bisedė me zė tė ulėt pesėdhjetė hapa larg, qė ishin dekoruar nga vetė kryetari Mao, qė kishin bėrė gjithfarė flijimesh pėr hir tė punės, gjer te flijimi i tė famshmit Li Pan, krenaria e pėrgjuesve tė N., i cili kishte nxjerrė sytė vullnetarisht pėr tė mprehur shqisėn e dėgjimit etj. etj..

Tė gjitha kėto shefi Ēzhan i dinte, ndaj u foli atyre me kujdes e ngrohtėsi tė veēantė, pėrmendi traditėn e lavdishme 3000 -vjeēare kineze tė pėrgjimit, e cila pėr herė tė parė nė Kinėn e re qe vėnė nė shėrbim tė popullit, tha se asnjė teknikė, sado e pėrkryer qoftė nuk mund tė zėvendėsojė veshin e njeriut, sepse njeriu ishte gjithmonė nė plan tė parė, dhe vetėm teknokratėt dhe revizionistėt mund tė mendonin tė kundėrtėn. Pastaj, duke folur pėr mundėsinė e pėrdorimit tė teknikės sė dėgjimit, ai tha se kėto janė mjete speciale pėr raste speciale, kryesisht pėr tė huajt, kėshtu qė s'kanė tė bėjnė fare me pėrgjimin e madh tė brendshėm. Ashtu si nė bujqėsi, vazhdoi ai, qė krahas teknikės moderne vazhdojnė tė pėrdoren kafshėt, ashtu si nė mjekėsi, qė krahas mjekėve tė shkolluar vazhdojnė tė shėrbejnė mjekėt kėmbėzbathur, edhe nė pėrgjim, krahas ējetinēive do tė vazhdojė, madje ky do tė jetė gjithmonė kryesori, veshi njerėzor. I tėrhequr nga gojėtaria e vet ai i thuri prapė lavde veshit, e ngriti atė lart e mė lart nė krahasim me mikrofonin, i cili nė fund tė fundit s'ishte veēse njė imitim i zbehtė i tij, theksoi pastaj faktin qė veshi i njeriut tė edukuar me citatet e Mao Ce Dunit ishte i pazėvėndėsueshėm nga asgjė dhe pak a shumė me idenė se edhe ata ishin tė pazėvėndėsueshėm e mbylli fjalimin.

Tė ngrohur, pėrgjuesit u shpėrndanė kudo pėr tė sjellė nė ditėt e pastajme njė informacion tė paparė ndonjėherė pėr nga sasia dhe cilėsia e tij. Ndėrsa shfletonte dosjen jashtėzakonisht tė fryrė, shefi Ēzhan mendonte se dy ishin arsyet e njė vėrshimi tė tillė: ose pėrgjuesit kishin punuar me njė zell tė veēantė pikėrisht pėr tė treguar se ē'ishin nė gjendje tė bėnin ujqit e vjetėr tė pėrgjimit nė kundėrshtim me ata qė ndoshta i quanin si gėrxho tė dalė nga moda, ose vetė njerėzit, tė gjendur pėrpara njė ndryshimi nė jetėn e tyre, ndryshim i shkaktuar prej ējetinēive qė do tė godiste nė radhė tė parė thashethemnajėn njerėzore, shpejtonin tė pėrfitonin nga koha e paktė qė u mbetej dhe tė pėshpėritnin e tė pėshpėritnin edhe njė herė sa tė ngopeshin. Ose njėra, ose tjetra, mendoi shefi Ēzhan, duke fėrkuar sytė e lodhur nga leximi. Po kishte mė shumė mundėsi qė tė ishin tė dyja arsyet bashkė. Jo pa njė buzėqeshje ironike nė fytyrė ai vuri re me sa zell tė veēantė pėrgjuesit kishin sjellė tėrė mllefin dhe pakėnaqėsinė e njerėzve kundėr ējetinēive, thua se kishin ende njė shpresė tė fundit qė e gjithė kjo pakėnaqėsi do tė mundte tė ndikonte ndoshta qė aparatet e pėrgjimit tė dėboheshin nga skena. Pėr njė kohė tė gjatė shefi Ēzhan lexoi ato qė thuheshin pėr to. Shpikje e djallit tė bardhė, qė do tė ndryshojė pėr tė keq tėrė botėn. Njė pėrmasė e re e botės. Po a i duhet vallė njerėzimit kjo pėrmasė e ligė? Gjetja e pėshpėrimės ėshtė zbulimi i ferrit, tė zbulosh atė ėshtė njėlloj si tė hapėsh perden e ferrit. Njerėzimi mund tė ēmendet prej kėsaj. Ndėrsa aeroplanėt e kanė paraprojektin e tyre nė legjendat pėr qilimin fluturues, TVja nė pasqyrėn magjike, qė mund tė shohė ēdo kėnd tė globit, ku e kanė vallė paraėndrrėn e tyre ējetinēitė ? Ato e kanė projektin e tyre nė zėrat e fantazmave e tė lugetėrve, nė okultizėm, nė magjinė e zezė, nė seancat e spiritizmit e nė gjithfarė plehurinash tė tjera tė botės sė vjetėr.

Hm, ia bėri shefi Ēzhan duke i shkėputur sytė nga dosja. Hm. Duke dalė nga uzina, ai dėgjoi qė e thirrėn nga trotuari i rrugės. - Van Mei ! Ktheu kokėn dhe u gėzua qė i pa tė dy. Qysh nga ajo natė s'ishin takuar asnjėherė. - Si je, Van, u bė kaq kohė qė s'jemi parė. - Po ju? Si jeni ju? - Mirė, mirė. Thamė tė vijmė tė tė shohim njė herė, meqenėse ti ... - Bėtė mirė, bėtė shumė mirė qė erdhėt. Unė vetė kam qenė kaq i zėnė pasditeve. Pėrse pas asaj nate, nė vend qė tė takoheshim menjėherė tė nesėrmen pėr tė kėmbyer pėrshtypjet tė tre i ishin shmangur takimit me njėri-tjetrin? Ē'kishte shkaktuar vallė midis tyre shpirti i thirrur atė natė? - Paske blerė xhup tė ri? - Ah, po ! - u pėrgjigj Van Mei. I vjetri mė qe bėrė copė. Mblodha gjithė kursimet e verės dhe... - Bėre mirė. Dimri erdhi para kohe. Njė copė rrugė e bėnė nė heshtje, por secili e dinte se mendonte pėr tė njėjtėn gjė. - Ajo natė, - tha mė nė fund njėri prej tyre,- s'mė del dot nga mendja. -As mua, - tha Van Mei, disi i ēliruar qė nata mė nė fund u pėrmend. - Si mendon, do tė mblidhemi prapė? Van Mei i vėshtroi tė dy. - Si thoni ju? Po mediumi... - Mediumi tha se herėn tjetėr shpirti mund tė qėndrojė mė tepėr. - S'e kisha fjalėn atje. Desha tė them a mund ta gjeni mediumin. - Sigurisht, - u pėrgjigjėn ata pothuajse me njė gojė. - Ndryshe as qė do tė tė thoshim. - Unė gati jam. - tha Van Mei, duke ndier rrėqethjen e parė nė trup. - Ē'thuhet pėr ējetinēitė ? - e ndėrroi bisedėn njėri prej tyre. - Ē'nuk thuhet, - u pėrgjigj Van Mei.

Njė copė herė ata i treguan njėri-tjetrit njė pjesė tė atyre qė fliteshin pėr to. - Me sa duket klima do tė keqėsohet, - tha pėr tė dytėn herė njėri prej tyre. - Ējetinēitė s'tregojnė veēse kėtė gjė. - Natyrisht, - u pėrgjigj Van Mei pa e pasur mendjen nė vend. Qysh tani ai pėrfytyronte flakėzėn e qirinjve dhe ankthin pėrpara ardhjes sė shpirtit nė seancėn e ardhshme. Shefi Ēzhan e kishte pėrfytyruar krejt ndryshe ditėn e ēuditshme kur ējetinēitė do tė jepnin zėrat e parė: njė mėngjes, papritur, pėrgjuesve tė tij tė gjallė do t'u shtohej armata e veglave pa shpirt. Njė mėngjes, papritur, gjithēka do tė ndryshonte. Por s'kishte qenė ashtu. Kishin kaluar gati dy javė nga vendosja e aparateve tė para dhe ai mėngjes i bujshėm s'kishte ardhur. Pėrkundrazi, fillimi i dėgjimit tė drejtpėrdrejtė me anė tė mikrofonave me instalim tė pėrhershėm kishte qenė i mėrzitshėm, i lodhshėm dhe pa ndonjė pėrfundim. S'bėhej fjalė pėr ējetinēitė e vilės sė pritjes sė delegacioneve tė huaja, e cila duke qenė bosh, s'jepte veēse heshtje, por pėr dhomat e hotelit qendror, prej tė cilave mė shumė vinin gėrhitje sesa biseda, madje edhe kur kishte pasur tė tilla, kishin qenė banale, pa ndonjė interes. Sa pėr zyrat, vendin e gėrhitjeve kėtu e zinin diskutimet e pafundme dhe dy-tri herė qė shefi Ēzhan kishte vėnė veshin tė dėgjonte kishte thėnė me vete: s'jam i marrė qė pas mbledhjeve tė mia tė marr pjesė edhe nė mbledhjet e tyre.

I zhgėnjyer nga dėgjimi i drejtpėrdrejtė, ai kishte pritur "vjeljen" e parė tė ējetinēive tė pėrkohshme, ato qė ishin vėnė nė shtėpitė private, nė dhomat e fjetjes, e sidomos nė veshjet e njerėzve (numri i kėtyre tė fundit kishte arritur nė shtatė, afėrsisht plani i dymujorit). Ēzhani ishte i bindur tani se dėgjimi i shiritave tė tyre ishte nė fakt pėrgjimi i vėrtetė. Pėr to ishin tė gjithė nė pritje. Njė dritėz ethesh, qė secili pėrpiqej ta fshihte me kujdes, dukej megjithatė nė vėshtrimin e gjithkujt. Njė mėngjes, porsa kapėrceu pragun e hyrjes, ai e ndjeu se ato kishin mbėrritur. S'dinte as vetė se ku e nuhati pėr herė tė parė: te kabina e oficerit tė rojės, nėpėr shkallėt ku u kryqėzua me dy-tre vartės, apo te heshtja e veēantė e korridoreve. E vėrteta ishte se, kur ndihmėsi i tij i hyri nė zyrė, ai e dinte se ē'do t'i thoshte. - Shoku Ēzhan, shiriti i parė... - Ashtu? Silleni menjėherė. - E kam kėtu.

Kishte dhėnė urdhėr qė shiritin e parė tė mos e dėgjonte njeri pėrpara atij vetė. Ishte disi i tronditur. E mbylli deren me ēelės, ndezi njė cigare dhe i tha ndihmėsit tė fillonte. Pas njė ore dėgjimi, zhgėnjimi i shefit Ēzhan ishte mė i madh se nė rastin e instalimeve tė pėrhershme. Megjithėse ndihmėsi u pėrpoq tė kapte diēka duke e ēuar shiritin para e mbrapa, pjesa mė e madhe e tij qe mbushur me heshtje, zhurma qyteti, bori tė largėta kamionėsh, kėrcitje dyersh dhe tek-tuk fraza tė rralla pa asnjė interes. Po kjo ėshtė e natyrshme, qetėsonte veten Ēzhani. Dhe ashtu ishte vėrtet. Ai s'duhej tė kishte kėrkuar ta dėgjonte shiritin tė papėrpunuar mė parė prej ndihmėsve. I gjithė ai regjistrim i gjatė i ngjante njė mase balte dhe gurėsh, prej sitjes sė tė cilave do tė nxirrej njė grusht mineral i ēmuar.

- Cilėsia e dėgjimit ėshtė e mirė, apo jo? -tha ndihmėsi i tij. I lodhur, shefi Ēzhan pohoi me kokė. Ē'mund tė presėsh mė shumė nga njė vegėl pa shpirt, mendonte ai. Iu kujtua fjalimi i tij pėr veshin njerėzor. Sikur t'i mblidhte edhe njė herė pėrgjuesit e fyer, do t'u fliste edhe mė me ngrohtėsi e mirėsjellje. U marrshin tė keqen veshėve tuaj kėto vegla tė vdekura. Ja ē'do t'u thoshte. Po zhgėnjimi i shefit Ēzhan nuk vazhdoi gjatė. Pas tri ditėsh ndihmėsit e tij i sollėn materialin e parė serioz, tė seleksionuar nga ējetinēitė e porsahequra. Shefi Ēzhan mbylli sytė pėrgjysmė, ngaqė i dukej se kėshtu do tė pėrqendrohej mė mirė. Kishte aty pakėnaqėsi tė hapura kundėr shtetit dhe Revolucionit Kulturor, ankesa pėr varfėrinė e pashembullt tė tregut, pėr kaosin qė mbretėronte kudo. Disa qaheshin pėr ndalimin e riteve tė vjetra, tė tjerė pėrkundrazi ishin kundėr shkallmimit tė autoritetit tė Partisė. Kishte pastaj fraza tė dyshimta, plot helm e ironi tė sekretarit tė parė tė N. kundėr udhėheqjes sė qendrės, tė regjistruara nė shtėpinė e tij, njė pasdarke me miqtė. Hm, ia bėri me vete Ēzhani. Me sekretarin e parė ishin ftohur qė nga ajo ditė kur ai e kishte thirrur pėr t'i raportuar nė lidhje me vendosjen e ējetinēive. Ēzhani kishte refuzuar tė jepte shpjegime dhe sekretari qe tėrbuar. Pas kėmbimit flakė pėr flakė tė dy citateve tė Maos e kishte parė tė udhės qė nė vend qė tė vazhdonte me citate, ku sekretari ishte pa dyshim mė i fortė, t'ia pėrplaste hapur: unė nuk i jap llogari askujt veē Ēunanhait. Emri i tmerrshėm kishte bėrė qė sekretarit t'i merrej goja, aq sa Ēzhanit i erdhi keq pėr tė. Pėr kėtė s'i jap llogari as ministrit tim, kishte vazhduar ai, pėr ta zbutur. Dhe ja tani, sekretari tallej me tė pasdarke me miqtė. Ai Ēzhani s'ėshtė i keq, por fare budalla ama, hi-hi-hi. Qesh, qesh, tha me vete Ēzhani pa lėvizur asnjė muskul tė fytyrės. Ndihmėsi ndaloi shiritin dhe ngriti sytė nga shefi pėr t'i kėrkuar leje nėse shefi dėshironte tė dėgjonte... Mė tepėr ndoshta nga kureshtja sesa pėr ndonjė ēėshtje serioze... domethėnė ishte fjala pėr diēka krejt private... si tė thuash intime... madje tepėr... megjithėse ndoshta diēka dukej kėtu... domethėnė se si ky ēfit bashkėshortėsh... edhe nė marrėdhėniet e tyre fizike, imitojnė Perėndimin... si tė thuash... kanė teprime... me njė fjalė kanė marrė rrugėn kapitaliste...

Formulimi i fundit ishte ai qė pati efekt dhe shefi i bėri me shenjė tjetrit tė lėshonte shiritin. Ata dėgjuan nė heshtje si mė parė dhe nė fytyrėn e shefit prapė s'lėvizi asnjė muskul. - Dhe sė fundi diēka me rėndėsi tė veēantė, - tha ndihmėsi kur zhurmat e ēiftit mbaruan. Porsa u dėgjuan zėrat e parė, shefi Ēzhan e kuptoi menjėherė se me qėllim ndihmėsi e kishte lėnė atė pjesė pėr nė fund. Balli i tij u mbulua me rrudha tė thella. Ja, ky ishte pėrgjim i vėrtetė, mendoi ai. Ishte vėrtet ajo qė kishte pritur gjithė ato ditė. Po flisnin kundėr Ēian Ēinit. Po e shanin. Hm. Nė ballin e tij u dukėn bulėzat e para tė djersės sė ftohtė. S'ishte herė e parė qė dėgjonte tė shara pėr Ēian Ēinin. Sigurisht, s'ishte hera e parė, megjithatė pse po rrėqethej kėshtu? Shtrigė e arteve, perandoresha zemėrzezė Vu duket engjėll pėrpara saj. Tė gjitha kėto shefi Ēzhan i kishte dėgjuar ose mė mirė i kishte lexuar edhe herė tjetėr nė raportet e pėrgjuesve, por tė dėgjuara kėshtu drejtpėrdrejt, nga zėrat e gjallė, tė shoqėruara me tė qeshura plot helm, ishin diēka krejt tjetėr. Edhe ai matufi plak, siē duket, ka rrjedhur gjersa e duron atė gjarpėr.

Tronditja i kaloi disi Ēzhanit vetėm kur ndihmėsi doli nga zyra dhe ai mbeti vetėm. Ai ndezi nje cigare, megjithėse tjetrėn e kishte lėnė tė porsafilluar tek ana e tavllės. Sidoqoftė, e gjithė kjo ndryshonte nga puna e pėrgjuesve. Ishte tjetėr gjė, madje fare tjetėr. Pėrgjuesit e sillnin materialin tė shkruar ose me gojė, tė riprodhuar nė bazė tė kujtesės. Veē kėsaj materiali qė ata sillnin varej jo vetėm nga saktėsia e dėgjimit, por edhe nga gjithė pėrgatitja e tyre, prirja, niveli kulturor, si dhe gjendja shpirtėrore e ēastit. Sido qė tė ishte, sado tė besuar e tė devotshėm tė ishin pėrgjuesit, gjithmonė mbetej vend pėr dyshime nė saktėsinė e materialit, duke u nisur nga mundėsia e teprimeve ose e zvogėlimeve, gjer te fjalėt e shpikura, tė shtrembėruara krejtėsisht apo pjesėrisht, gjė qė varej nga etja pėr karrierė e pėrgjuesit, nga mossukseset qė mund tė kishte pasur kohėt e fundit ose nga raportet e tij me viktimėn, nė rastet kur e njihte atė. Nė krahasim me denonciatorėt dhe provokatorėt, qė i shikonin me njėfarė pėrbuzjeje, pėrgjuesit e quanin veten tė pastėr si kristali. Ne s'jemi shtihanė, u pėlqente tė thoshin, as kemi nevojė tė mashtrojmė e tė vėmė njėqind maska nė fytyrė. Ne punojmė pastėr: vėmė veshin te tavani apo te muri dhe atė qė dėgjojmė e themi: dėgjuam kėtė apo dėgjuam atė apo s'dėgjuam gjė fare. Kurse denonciatorėt dhe provokatorėt... phu... ē'ndyrėsi s'ka nė punėn e tyre: shtirje, larje llogarish personale, shpifje. E megjithatė, ndonėse flisnin kėshtu, edhe te pėrgjuesit nuk pėrjashtohej subjektivizmi. Kurse kėto vegla tė vdekura, siē i kishte quajtur pa tė drejtė para disa ditėsh, ishin tė ndershme. Ato e sillnin gjithēka ashtu siē qe, tė saktė, origjinale, pa asnjė humbje, drejt e nga fundi i humnerės. Vetėm tani shefi Ēzhan mund tė thoshte se dėgjonte.

Ai dėgjonte. Mendimi po i shfaqej dalėngadalė nė tėrė lakuriqėsinė e vet, i frynte nėpėr mushkėritė, i bėnte t'i buēitnin tėmthat nga dehja. Ai dėgjonte vėrtet. Qė poshtė, nga kaosi, rropama e zezė njerėzore ngjitej gjer tek ai. -Unė dėgjoj!-tha papritur me zė, si pėr ta bėrė veten tė ndėrgjegjshėm se ajo qė ishte kob e njėkohėsisht mrekulli, dritė dhe mynxyrė, ekstazė dhe tmerr, ishte kryer. Ē'kishin mė shumė se ai demonėt e lashtė? Ē'forcė, ē'mister?

Van Mei u takua me dy shokėt e tij nė fund tė javės. Si zakonisht kėmbyen tė rejat e fundit, qė ishin dėshpėruese. Nuk pritej veēse keqėsimi i gjendjes. Thuhej se nė Pekin klanet e ndryshme ishin tė pėrfytur keqas nė luftėn pėr pushtet. Dimri po sillte me vete valė tė reja terrori. Flitej se Maoja qe sėmurė.

-Dje uzinėn tonė e vizitoi njė delegacion shqiptar, - tha Van Mei. - Mė caktuan t'i shoqėroja nėpėr reparte. - Vėrtet? E si ishin ata? Ē'thoshin? - Si tė them?-ia bėri Van Mei. - I ēuan nėpėr po ato reparte qė ēojnė zakonisht tė huajt. Ata shikonin, nganjėherė buzėqeshnin, po ishte vėshtirė tė kuptoje ē'mendonin. - A ėshtė e mundur t'u pėlqejė ajo qė po shohin kėtu? A nuk e kuptojnė qė ėshtė njė tmerr?

- Ajo qė shohin ata ėshtė vetėm dekor teatri, -tha Van Mei. - Megjithatė, s'ėshtė vėshtirė tė ndihet ē'ka prapa. - Ndoshta e kuptojnė, por bėjnė sikur s'e vėnė re, - tha Van Mei - Thonė se nė Shqipėri njerėzit venė nė koncert pėr tė dėgjuar Bethovenin, dhe gratė vėnė tė kuq buzėsh dhe bizhu. Pra s'ėshtė e mundur qė ata tė mos e vėnė re se kėtu jeta ėshtė kthyer nė shkretėtirė. - Me siguri bėjnė sikur s'e vėnė re. Dhe arsyet mund tė jenė dy: ose pėr politikė ose mendojnė: kinezė janė kėta, edhe kaq u mjafton. -Ah, ashtu? Kurse unė mendoj se dalėngadalė edhe jeta e tyre ka pėr t'u tharė si jona. Atėherė do ta vėnė re llahtarėn, por ē'e do, do tė jetė vonė. - Gjatė gjithė kohės qė i shoqėroja kisha njė dėshirė tė ēmendur t'u thosha: tė verbėr, a nuk vini re ē'bėhet kėtu? Si ėshtė e mundur, si ėshtė e mundur tė mos e vini re? - Do tė bėje njė marrėzi.

-E megjithatė, po tė mė jepej rasti, me atė pak frėngjisht qė di, do t'u pėshpėrisja, qoftė edhe dy fjalė, qoftė edhe njė mesazh tė shkurtėr: mos besoni asgjė, ne jemi keq. Por s'ishte e mundur, s'ishte e mundur. Njė gjysmė minute qė mbeta pakėz vetėm me njėrin prej tyre, sa nisa tė hap gojėn, mbėrriti shoqėruesi tjetėr. Megjithatė, nga vėshtrimi im mė duket se i huaji diēka kuptoi. - A thua? - Jam pothuajse i sigurt. Ata vazhduan tė ecinin nėpėr rrugėn e lagur ku rrotat e kamionėve kishin bėrė gėrryerje tė thella anėve. Ishte ftohtė. - Javėn qė vjen besoj do tė mblidhemi pėr atė... Mediumin do ta lajmėroj vetė. Kėshtu qė tė enjten ose tė premten... - Patjetėr, -tha Van Mei. - Patjetėr.

Ēdo mėngjes, kur mbėrrinte tani nė zyrė, pėrpara se t'u hidhte njė sy shtypit, raporteve tė ngutshme apo kalendarit ditor, siē e kishte pasur zakon gjer atėherė, shefi Ēzhan shpejtonte tė dėgjonte shiritat e nxjerrė gjatė natės. Pas mbarimit tė kėsaj pune fytyrėn e kishte zakonisht tė zymtė dhe humorin tė keq gjatė njė pjese tė paradites. Ndihmėsit e tij e kishin biseduar disa herė me njėri-tjetrin se si tė bėnin qė t'ia ndėrronin kėtė zakon dhe qė shiritat ai t'i dėgjonte jo nė fillim, por nė mbarim tė orarit zyrtar, por pėrpjekjet e tyre kishin shkuar dėm. Dhe tė mendosh se ėshtė vetėm fillimi, thoshin ndihmėsit me njėri-tjetrin. Ata shqetėsoheshin edhe mė kur mendonin se ē'do tė ndodhte vallė mė pas, kur bashkė me ftohmėn e dimrit do tė shtohej edhe acarimi i njerėzve, dhe ashtu si strehėt nėn pullaze shiritat e ējetinēive do tė mbusheshin me fjalė gjithė helm. Por edhe tani, nė mes tė vjeshtės, ata ishin plot. Madje nuk kuptohej ē'mund tė kishin mė tepėr dhe mė zishėm. Baltė hidhej mbi gjithēka e mbi kėdo. S'kursehej asgjė dhe askush. Komunistėt s'mbeteshin pas tė deklasuarve nė tė sharė. Ndjekėsit e Ēu En Lait shanin ata tė Lin Biaos e tė Ēian Ēinit, kėta tė fundit Ten Hsiao Pinin, tė gjithė bashkė turfullonin kundėr Maos. E pamundur, e pamundur, murmuriste me vete shefi Ēzhan, duke e kthyer shiritin mbrapsht. Por ishte tamam ashtu, s'i kishin bėrė veshėt. Njė kaos i vėrtetė, njė ēorbė djajsh.

Shumė herė e kishte gjetur veten me kokėn midis duarve. Qėllonte qė nofullat nuk i ndiente mė nga shtrėngimi. Ē'ishte kjo batėrdi?, e pyeste veten. Tė turbullohet pėr t'u kthjelluar, kishte thėnė Maoja. Mos vallė ky qe shkaku... O, jo, e dėbonte ai sakaq pandehmėn e mallkuar. S'ishte e mundur qė kryetari Mao tė kishte dhėnė njė udhėzim tė gabuar. Gjithė puna qe se kinezėt ishin bėrė tė ligj kohėt e fundit, shumė tė ligj. E ndiente ēdo ditė qė edhe ai po egėrsohej. Kishte dėrguar ,njė raport nė Ēunanhai me dy tė ardhurit qė porsa ishin larguar nga N. dhe po pėrgatiste tjetrin. Priste udhėzimet nga qendra pėr tė goditur. Do tė godiste kobshėm qė N. ta mbante mend brez pas brezi. Vonė, afėr mbarimit tė orarit, e mbylli nė zarf raportin dhe e vulosi. Bashkė me tė po ēonte dhe dy shirita me regjistrime nga vila e delegacioneve tė huaja me shėnimin: "Nė mungesė tė njohėsve tė gjuhės shqipe, po jua dėrgojmė pėr ta zbardhur atje materialin e delegacionit shqiptar, qė u largua sot nga N.." I lodhur, shefi Ēzhan e mbylli mė nė fund zyrėn dhe doli. Makina e priste pėrjashta. -Nė shtėpi,-i tha shoferit. Te Rruga e Komunave Popullore makina u detyrua tė ndalonte. Njė turmė njerėzish kishte bllokuar udhėkryqin. - Ē'ėshtė? - tha Ēzhani me zė mospėrfillės. Shoferi zbriti pėr tė parė ē'ndodhte. U kthye shpejt.

- Njė buldozer paska shtypur njė njeri, - tha ai, duke ndezur motorin. - Njėfarė Van Mei. -Van Mei? - ia bėri Ēzhani. - Pati pėrshtypjen se diku e kishte takuar kėtė emėr. Megjithatė, porsa makina la prapa zhurmurimėn e turmės, e harroi sakaq. Dimri kaloi kėshtu plot punė dhe telashe, njė nga dimrat mė tė vėshtirė pėr shefin Ēzhan. Thuhej se larg nė Pekin vazhdonte ende lufta pėr pushtet, por asnjėherė s'ishte e qartė se cili grup ishte nė ngritje e cili nė ulje. Dallga pėrfshinte herė njėrin herė tjetrin dhe vetėm Ēunanhai mbetej njėlloj si mė parė, i paprekshėm disi mėnjanė. Shefi Ēzhan e ndiente se ylli i tij qe lidhur kėndej e tutje me tė. Ai vetė kishte pasur jo pak shqetėsime atė dimėr. Disa herė i qe dukur se ndodhej nė zgrip tė greminės, megjithatė fati e kishte ruajtur. E ndiente se ējetinēitė, bashkė me gjithēka tjetėr, kishin ngatėrruar nė radhė tė parė jetėn e tij. Ato ishin bėrė faktor kryesor nė marrėdhėniet e tij me kuadrot e tjerė tė N., duke krijuar midis tij dhe tė tjerėve dyshime, ambicie, intriga dhe aleanca tė reja. Nganjėherė i dukej se nuk do tė dilte dot nga gjithė ky lėmsh.

Ndėrkaq puna me mikrofonat, ējetinēiana, siē e kishte quajtur dikush, vazhdonte me gjithė sukseset, dėshtimet dhe tė papriturat qė mund tė kishte ajo. Por tani atij nuk i bėnte atė pėrshtypje si nė fillim. Qe mėsuar dalėngadalė me tė si me njė helm tė pėrditshėm. Ashtu siē e kishin parashikuar pėrfaqėsuesit e Ēunanhait, thashethemnaja pėr to kishte rėnė, gjė qė tregonte se jo vetėm ai, po edhe njerėzit, pra edhe pala tjetėr, qe mėsuar me to. Koha kalonte mė shpejt se ē'dukej dhe kur nė mbledhjen e parė tė zgjeruar pėr shkėmbimin e pėrvojės lidhur me ējetinēitė njė nga ndihmėsit e tij e filloi ligjėratėn me fjalėt: "u mbush njė vit plot qė kur me udhėzimin e drejtpėrdrejtė tė kryetarit Mao nė qytetin tonė u vendosėn aparatet e pėrgjimit", shefi Ēzhan gati sa s'thirri i habitur: a ėshtė e mundur! Ishte vėrtet e habitshme si kishte rrjedhur koha.

Nė mbledhje ishin tė pranishėm edhe dy pėrfaqėsues tė Ēunanhait, jo ata tė fillimit, por tė tjerė, qė s'bėnin gjė tjetėr veēse merrnin shėnime tė pafundme pėr ēdo gjė. Folėsit trajtonin ēėshtje nga mė tė ndryshmet lidhur me ējetinēitė, kėmbenin pėrvojėn, bėnin pėrgjithėsime dhe nxirrnin mėsime nga arritjet dhe nga tė metat e gjeratėhershme. Mbledhja zgjati dy ditė dhe pas mbarimit tė saj dhe ikjes sė dy tė dėrguarve tė Ēunanhait, shefi Ēzhan e kuptoi se gjithēka do tė vazhdonte si mė parė. Nga ligjėratat e shumta i kishte tėrhequr vėmendjen njėra, mbajtur nga njė punonjės i ri. Titulli i saj ishte: "Mbi disa ndryshime nė tė folurėn e njerėzve, shkaktuar prej ējetinēive". Prej kohėsh kishte nisur ta vinte re edhe vetė kėtė dukuri, por, duke e parė tė shkruar, iu duk si njė zbulim. Nė tė vėrtetė ligjėruesi vetėm sa e kishte ēikur problemin, pa u thelluar nė tė. Mė tepėr ai e kishte vėnė nė dukje kėtė gjė pėr tė ardhur te mendimi se puna e dėgjuesve dhe e zbardhėsve tė shiritave tani sa vente vėshtirėsohej, pėr vetė faktin qė atyre jo vetėm u duhej tė dėgjonin, por nė shumicėn e rasteve edhe tė zbėrthenin kuptimin e fjalėve tė viktimave, tė cilat, tė hedhura nė letėr ashtu siē ishin, shpeshherė s'kishin asnjė kuptim. Me ditė tė bėra shefi Ēzhan kishte menduar pėr kėtė. Nė javėt qė erdhėn mė pas, pėrherė e mė tepėr po e ndiqte kėtė dukuri tė re. Ja pra cili ishte kundėrveprimi i njerėzve nė dyluftimin me tė: ata po pėrēudnonin gjuhėn, qė ai tė mos ua merrte vesh. S'ishte e rastit qė edhe pėrgjuesit ankoheshin kohėt e fundit pėr moskuptimin e bisedave. Veshėt i kemi nė rregull, i thoshin ata, porsa kaluam nga kontrolli mjekėsor, mirėpo shumė nga bisedat s'i marrim dot vesh. Ē'ėshtė kjo kinezēe tjetėrlloj qė po na del tani? Shefi Ēzhan vente e vinte nė zyrėn e tij tė gjatė, qė mbante erė duhani tė zi. E gjithė kjo ishte mė serioze se ē'qe dukur nė fillim. Pėr tė luftuar me tė, njerėzit ishin duke krijuar dalėngadalė njė gjuhė tė re. Njė zhgjuhė, nėse mund tė pėrdorej kjo fjalė. Njė pjesė e shiritave sa vente bėheshin pėrherė e mė tė pakuptueshėm. Ē'do tė ndodhte po tė vazhdonte edhe ca kėshtu?

Ē'do tė ndodhte?, pėrsėriti me vete pyetjen shefi Ēzhan. Ndoshta asgjė, u pėrgjigj pas pak. Nė tė vėrtetė, po ta shikoje mė gjakfohtėsisht ēėshtjen, mė tepėr se me njė pėrēudnim tė gjuhės sė poshtme (nė ndėrgjegjen e tij, tė folurėn e ndaluar ai e quante "gjuhė tė poshtme" ose ajo qė "flitej poshtė"), ata nė tė vėrtetė kishin tė bėnin me njė prirje afrimi qė kishte ajo pėr t'i ngjarė gjuhės lart. Ē'po them kėshtu, hungėronte ai me vete, si guxoj tė mendoj kėshtu? Megjithatė, kundėr vullnetit tė tij, mendimi vazhdonte tė shtjellohej vetvetiu. Nė krahasim me gjuhėn e poshtme, qė kishte qenė gjer tani e hapur dhe e saktė, a nuk kishte qenė e lartmja e mbuluar si me maskė, plot me formula e parulla? Rrjedhimisht e vetmja gjuhė e vėrtetė kishte qenė ajo poshtė, e ruajtur siē ruhen ushqimet nga prishja, nė thellėsirat e errėta. Kurse gjuha lart prej kohėsh kishte ndryshuar (me zor ai e shmangu fjalėn "prishur"). Dhe tani nuk po ndodhte gjė tjetėr, veēse gjuha e lartme po depėrtonte dalėngadalė poshtė, pėr t'u bėrė njėsh me simotrėn e saj. Me njė fjalė po ndodhte ajo qė quhej unifikim i gjuhės. Dhe tė gjithė kėtė e kishin sjellė ējetinēitė. Unė po lajthit, tha me vete shefi Ēzhan. Po tė vazhdoj edhe ca kėshtu, ose do tė lajthit, ose do tė pėrfundoj nė burg. Hapat e tij sa vente bėheshin mė nervozė poshtė e pėrpjetė zyrės. S'do tė dėgjoj mė ata shiritat e nėmur, mendonte. Do tė rri njė muaj, dy muaj pa dėgjuar fare. Po e dinte se s'do tė mundte tė rrinte as njė ditė. Qe mėsuar me ta si me nikotinėn e duhanit, tė cilin gjithashtu qe pėrpjekur disa herė mė kot ta linte. Kėshtu kaloi edhe ai dimėr, i dyti pas ējetinēive, dhe si pa kuptuar erdhi pranvera. Shefi Ēzhan as lajthiti, as pėrfundoi nė burg. I mbytur nė punė as qė e vuri re si erdhi stina e nxehtė, gjatė sė cilės as ai, as ndihmėsit e tij nuk i morėn pushimet. Njė mėngjes, mbi dritaret e zyrės sė tij, shkulmi i erės nisi tė pėrplaste gjethe tė thara dhe pas tyre njė shi tė dendur, pėrzier me mjegull. Ai ngriti kokėn nga tryeza e punės dhe njė copė herė vėshtroi xhamat e lagur. Kishte ardhur vjeshta.

Tamam nė javėn e parė tė ngricave mbėrriti nga Ēunanhai njė urdhėr i ngutshėm, nė tė cilin thuhej se nė gjendjen e re tė krijuar pas ftohjes me Shqipėrinė kėrkoheshin me ngut tė dhėna pėr provokimet qė mund tė kishin bėrė shtetasit shqiptarė nė Kinė, qofshin kėta studentė, nėpunės tė ambasadės apo anėtarė delegacionesh tė ndryshme.

Njė orė mė pas shefi Ēzhan i thirri nė zyrė ndihmėsit e tij pėr t'u njoftuar urdhrin e porsamarrė.

-Ne kėtu nė N. s'kemi as studentė, as ambasada tė huaja,-tha ai me njė ton gjithė pėrtesė.-Kėshtu qė e kemi mė tė thjeshtė punėn. Sa pėr delegacionin e vetėm shqiptar qė na ka ardhur, me sa mbaj mend unė shiritat me regjistrimet e bisedave tė tyre, pėr mungesė tė njohėsve tė shqipes, i dėrguam pėr zbardhje nė Pekin, apo jo? -Ashtu ėshtė, - pohoi zėvendėsi i tij. -Kurse pėr kontaktet e tyre me njerėzit tanė, besoj se i kemi relacionet, - vazhdoi shefi. - Ka ndonjė gjė atje nga kėto qė kėrkon kjo? - Ai i ra me gisht shkresės. - Ndonjė frazė provokatore, apo ku ta di unė ēfarė. - Jo, - u pėrgjigj zėvendėsi, por me njė zė tė pasigurt. Shefit iu duk se tė njėjtėn shprehje pasigurie kishte edhe fytyra e tij. - Ē'ke pėr tė thėnė? - pyeti shefi Ēzhan. Paska pasur me sa duket diēka qė unė s'e di? - O, jo, -tha ndihmėsi i turbulluar. - S'ėshtė fjala te relacionet. Nė to s'ka asgjė. Po unė e kisha fjalėn gjetkė...

Shefi nuk ia hiqte sytė zėvendėsit, qė sa vinte turbullohej mė shumė. -E ku pikėrisht? - pyeti ai. Zėvendėsi u duk se e humbi fare. - Ndoshta ju kujtohet se para dy vjetėsh humbi njė ējetinēi, - belbėzoi ai, - atėherė... - E ē'lidhje ka kjo me ēėshtjen? - e ndėrpreu shefi. Ka njė lidhje, -tha zėvendėsi. - Ndoshta ju kujtohet se njeriu tė cilit i qe vėnė ējetinēia nė rroba vdiq aksidentalisht. Van Mei, kėshtu quhej.

-Van Mei,-pėrsėriti shefi, si tė fliste me vete. Nė tė vėrtetė i kujtohej ky emėr. Ishte e vetmja ējetinēi e humbur dhe ajo lidhej me tė. Po, po, tani po i kujtohej. Ishin shqetėsuar aq shumė atėherė pėr atė ējetinēi. Udhėzimet kishin qenė tė prera pėr ruajtjen e tyre dhe ata mezi e kishin mbyllur ēėshtjen. - E pastaj ? - tha ai. - Ē'lidhje ka kjo me kėtė?-dhe i ra prapė me gisht shkresės. Zėvendėsi u gėlltit. -I vetmi njeri qė shoqėroi delegacionin shqiptar dhe qė kėmbeu disa fjalė me ta ishte Van Mei, - tha ai.-Dhe fjalėt e kėmbyera midis tij dhe shqiptarėve do t'i kishim tė regjistruara tani sikur ējetinēia tė mos kishte humbur.

-Ah, ashtu?-ia bėri Ēzhani. Megjithėse kishin kaluar mė shumė se dy vjet, tani iu kujtua gjithė trazimi i atyre ditėve. Vetėm rrethanat e humbjes s'i mbante mend. -Ka njė procesverbal pėr humbjen?-pyeti. -Sigurisht,-tha zėvendėsi.-Ta sjell? Shefi tundi kokėn.

Zėvendėsi u ngrit dhe pas disa minutash u kthye me procesverbalin nė dorė. Ai nisi ta lexonte atė, dhe shefit Ēzhan iu kujtua fare qartė dita kur i njoftuan se njėra nga ējetinēitė mungonte pėr arsye se mbajtėsi i saj kishte vdekur para dy javėsh. Tė gjitha pėrpjekjet pėr gjetjen e aparatit nė xhupin e viktimės kishin shkuar dėm pėr shkakun e thjeshtė se vetė xhupi qe zhdukur. Pasi e kishin kėrkuar mė kot nė shtėpinė e viktimės, dhe pasi kishin marrė vesh se i vrari s'kishte as familje e as farefis nė N., kishin shkuar nė krematorium me shpresė se mund ta gjenin xhupin nė depot e krematoriumit. Pėr fat tė keq drejtoria e krematoriumit i njoftoi se pikėrisht dy javė mė parė, domethėnė tamam nė kohėn e vdekjes sė Van Meit, krematoriumi nuk punonte pėr mungesė tė lėndės djegėse. Kėshtu kufoma duhej tė ishte varrosur nė varrezėn e vjetėr tė qytetit. Nė djall tė veje me gjithė ējetinēinė e tij, kishte thėnė atėherė shefi Ēzhan. Le ta marrė me vete nė atė botė. Mė bėni njė procesverbal humbjeje dhe mė jepni ta firmos. Dhe kėshtu qe mbyllur ēėshtja.

-Faji ėshtė imi, -tha me zė tė ulėt ai. -Por atėherė s'mė shkoi ndėr mend se do tė vinte njė ditė qė puna me shqiptarėt tė vinte gjer kėtu dhe se ējetinēia e tij... - Natyrisht, - tha njė nga ndihmėsit, - e si do t'ju shkonte ndėr mend, shef ?

- Ajo vate tani, - tha njė tjetėr. - As qė ia vlen tė zihet mė ngoje. -Jo,-thirri papritur shefi Ēzhan.-Nuk ėshtė ashtu. -Sytė e tij lėshonin pėrmes ngushtėsisė njė dritė tė egėr.-Unė atė ējetinēi do ta gjej, qoftė edhe nėn dhe. Nga varri do ta nxjerr, dėgjuat? Dhe aty pėr aty ai dha njė urdhėr tė pabesueshėm. Nė mbrėmje tė asaj dite, pėrpara varrezės sė vjetėr tė braktisur prej kohėsh, nė N. ku nuk varrosesnin veēse kufomat qė s'i pranonte krematoriumi pėr arsye tė avarive, ndaluan dy makina. Prej njėrės zbriti shefi Ēzhan me dy nga ndihmėsit e tij, prej tjetrės disa punėtorė tė komunales. Pėrgjegjėsi i varrezės, me fytyrė tė murrėtyer nga tmerri, i priste te hyrja me njė fener nė dorė. -Na ēo atje. - tha ftohtė shefi Ēzhan. Duke ndriēuar vendin me fener, pėrgjegjėsi eci pėrpara, ndėrsa ata e ndiqnin nė heshtje duke ndezur herė pas here elektrikėt e dorės. - Kėtu, - tha pėrgjegjėsi dhe tregoi me dorė njė grumbull dheu nė formė gunge, qė duhej tė ishte varri. Dritat e elektrikėve tė dorės sajuan elipse tė zhdėrvjellėta rreth e rrotull varrit, pastaj u shuan duke lėnė ndriēimin e zbehtė, verdhan tė fenerit. - Ndriēoni vendin me projektorėt e makinės, - tha shefi Ēzhan duke u mėnjanuar dy hapa prapa. - Dhe filloni. Ajo qė ndodhi pastaj u krye pothuajse nė heshtje. Nga makina projektorėt e sė cilės e ndriēuan truallin befas dhe egėrsisht me njė dritė tė bardhė nė vjollcė, punėtoret nxorėn njė mushama tė madhe qė e shtruan pėrbri varrit. Shefi Ēzhan ndiqte me sy gėrmimin, ndėrsa pėrgjegjėsi i varrezės pėrkulej herė pas here pėr tė pėrcaktuar me sa duket ēastin kur balta e gėrmuar tė fillonte tė hidhej jo mė anash, por mbi mushamanė e hapur. Ishte vendosur tė sitej imtėsisht gjithė balta brenda sė cilės dyshohej se mund tė ishte bashkė me eshtrat dhe mbeturinat e veshjes ējetinēia.

Shpresa qė kishte ende shefi Ēzhan pėr ta gjetur aparatin, pėrzihej me njė shtrėngim nė tėmthat, tė ngjashėm me atė qė i shkaktonte ėndėrrimi i diēkaje. Do ta merrnin vesh nė Ēunanhai se ē'ishte nė gjendje tė bėnte ai. Do ta merrte vesh ndoshta vetė kryetari Mao. Shefi Ēzhan ngrinte herė pas here kokėn. Veē tė mos fillonte shiu. Lopatat me dhe filluan te hidhen mbi mushama. Nė secilėn prej tyre mund tė ishte ējetinēia e humbur. Pėrgjegjėsit tė varrezės nuk i kujtohej varrimi i Van Meit, por kishte thėnė se shpesh qėllonte qė tė copėtuarit nga aksidentet, pėr shkak tė mosdomosdoshmėrisė sė ēuarjes nė spital (Van Mei ishte ndarė pothuajse mė dysh nga buldozeri), i varrosnin me gjithė rroba. - Kujdes, -u dėgjua zėri i tij, - filluan eshtrat. Grumbulli i dheut tė lagėsht mbi mushama sa vente rritej. Pėr tė qenė sa mė tė sigurt, po merrnin pėr shoshitje sa mė shumė baltė. Kushedi sa do tė vazhdonin, sikur shefi Ēzhan tė mos i ndėrpriste. - Mjaft tani. S'do tė gėrmojmė gjithė varrezėn. Filluan pikat e para tė shiut dhe ata shpejtuan tė ngrinin mushamanė, qė tė mos rėndohej edhe mė. Po ajo edhe ashtu ishte plumb. Gjashtė njerėz mezi e futėn nė makinė. - Patėm fat qė nuk na zuri shiu, - tha shefi kur makinat u nisėn. Kur mberritėn nė ndėrtesėn e drejtorisė, shiu vazhdonte tė binte shtruar. Kati i dytė i ndėrtesės, ku ishte laboratori, qe i ndriēuar krejt. Laborantėt prisnin tė heshtur, me dorashka prej gome tė ngjeshura gjer nė bėrryla qė u jepnin duarve tė tyre njė pamje tė frikshme. Ashtu si edhe nė varrezė u deshėn gjashtė veta pėr ta ngritur mushamanė e rėndė gjer nė katin e dytė. Atje shkėrmoqja e baltės dhe kėrkimi i ējetinēisė filloi menjėherė. Nė kėmbė, me krahėt tė kryqėzuar nė gjoks, shefi Ēzhan ndiqte me sy duart e kėrkuesve, qė lėviznin si nė ethe. Copėrat e gurėve dhe eshtrat ishin hequr mėnjanė, pėr t'u kontrolluar edhe njė herė me imtėsi, nė qoftė se midis baltės s'do tė gjendej gjė. Shefi Ēzhan vėshtronte kafkėn me dhėmbėt, qė dukeshin tė shtrėnguar, dhe nė njė gjendje gjysmėdelirante murmuriste me vete: sado qė t'i shtrėngosh nofullat, do ta gjej zėrin tėnd se s'bėn. Herė pas here ndiente tė dridhura nė trup prej padurimit, prej njėfarė frike tė pashpjegueshme apo thjesht ngaqė lagėshtira e natės atje nė varrezė i qe futur gjer nė palcė. S'kishte mbėrritur ende mesnata kur njėri nga kėrkuesit gjeti njė kopsė tė xhupit, gjė qė u dha zemėr tė gjithėve. S'kaluan as njėzet minuta dhe ējetinēia u gjet. Vetėm atėherė ata vunė re se gjithēka pėrreth, dyshemeja e laboratorit, tryezat, ata vetė ishin krejt tė pėrbaltur.

Ishte vallė po ajo natė, apo ndoshta kujtesa e njerėzve e lėvizi datėn, pėr t'i sjellė tė dyja ngjarjet nė njė kohė, pėr t'i bėrė kėshtu me anė tė ketij pėrkimi tė dyja mė tė ngjethshme e tė paharrueshme? Por edhe sikur tė mos ishte ashtu, pra edhe sikur seanca tjetėr e spiritizmit tė kishte ndodhur disa ditė mė pėrpara apo disa ditė mė vonė, ishte plotėsisht e natyrshme qė ajo tė zhvendosej pėrpara apo praptas, gjersa tė puqej me natėn e gjetjes sė ējetinēisė. Pra, ishte gjithsesi ajo natė qė tė dy shokėt e Van Meit sė bashku me mediumin, nė pėrkujtim tė vdekjes sė Van Meit, qenė mbledhur pėr tė bėrė njė seancė tjetėr spiritizmi, atė seancė qė ishte nisur ta bėnin sė bashku me Van Mein pėr tė rithirrur Qan Shėnin, por qė nuk arritėn ta bėnin dot dhe qė tani po e kryenin mė nė fund, me tė vetmin ndryshim qė nė vend tė Qan Shėnit do tė thėrrisnin shokun tjetėr. Kishin kohė qė kishin zėnė vend rreth tryezės ku flakėzat e qirinjve luhateshin mė pikėllueshėm se kurrė dhe fytyra e mediumit qe mė e bardhė se herėn tjetėr. Ai kishte rėnė prej kohėsh nė gjendje transi, por nga rėndimi i frymėmarrjes dhe nga gulēet e herėpashershme, ata e ndienin se diēka e pengonte tė vendoste kontakt me tė vdekurin... Sipas dėshmive tė mėvonshme. duhej tė ishte Pikėrisht ajo orė qė nė laboratorin e Drejtorise sė Brendshme shiriti i nxjerrė nga ējetinēia e Van Meit qe vėnė nė aparatin e posaēėm pėr t'u dėgjuar. Shefi Ēzhan dlhe ndihmėsit e tij, tė gjithė me fytyra tė dyllta, dėgjonin zėrin qė vinte qė andej qe zvargur si njė disk i vėnė me tjetėr shpejtėsi, tamam zė prej tė vdekuri.

- Shiriti ka marrė siē duket lagėshtirė, - murmuriti shefi Ēzhan, duke afruar kokėn edhe mė. - Kaq kohė nėn tokė, ėshtė e kuptueshme, - tha me pėshpėrimė zėvendėsi. Zėri mezi ndihej, i pėrzier me zhurma tė tjera, tė gjitha tė shurdhėta dhe si me jehonė. Shefi Ēzhan e ēonte shiritin herė para, herė prapa pėr tė kapėrcyer boshėsitė. Befas ata u drodhėn: midis zhurmės u ndie njė klithmė, e cila, e ngadalshme siē qe, u duk dyfish e kobshme. - Ēasti i aksidentit, - tha Ēzhani. Duhej tė ishte tamam ashtu, sepse fill pas saj u ndie njė zhaurimė, qė duhej tė ishte ajo e turmės qė po mblidhej me shpejtėsi rreth tė vrarit. Mė tutje duhet tė jetė gjithēka tjetėr, mendoi shefi Ēzhan: endja e kufomės nga krematoriumi nė varreza dhe ndoshta varrimi. Ai e lėvizi shiritin prapė dhe iu duk se e gjeti zhurmėn e lopatave me dhe qė binin mbi trupin e tė vdekurit. Dhe pas saj dalėngadalė njė heshtje qė sa vente bėhej mė e thellė. Perėndi, mendoi ai, heshtja e varrit, siē i thonė. I palėvizshėm ai e dėgjoi gjer nė fund atė asgjė. Ishte, me siguri, i pari njeri nė kėtė planet qė kishte nė duar heshtjen e vdekjes. Tani mund tė thoshte se kishte zbritur vėrtet nė zonėn e hijės.

Nga mpirja e nxori kėrcitja e njė prej butonave tė aparatit. E ktheu prapė shiritin mbrapsht pėr tė kėrkuar zėrin e Van Meit, gjersa e gjeti, ashtu tė zvargur si njė lėndė viskoze, tė prishur nga lagėshtia e baltės, tamam zė grope. Duhej tė kishte kaluar mesnata dhe duhej tė ishte, sipas dėshmive, tamam ēasti kur nė dhomėn e ftohtė disa qindra hapa larg mediumi, qė mė kot pėrpiqej tė kapte zėrin e tė vdekurit, murmuriste pėrmes gulēimit: "s'mundem, gjithsesi s'vjen, diēka e pengon...". Skėnder Bermema mbeti njė copė herė me sytė tė ngulur nė mesin e fletės, atje ku mbaronin rreshtat e shkruar, sikur tė donte qė ata tė vazhdonin edhe pak. Nė tė vėrtetė fundi iu duk i shkruar si rastėsisht, pa shfrytėzuar mundėsitė e pakufishme qė jepte subjekti. Iu desh njėfarė kohe qė tė sillte ndėr mend ngjarjen e vėrtetė, ashtu siē kishte ndodhur nė njė qytet tė Kinės Qendrore. Nga dėgjimi i shiritit shefi Ēzhan nuk e kishte pasur tė vėshtirė tė zbulonte seancat e spiritizmit si edhe pjesėmarrėsit nė to. Nuk dihej nė ē'rrethana ishte bėrė arrestimi i tyre, por me siguri kjo kishte ndodhur ca kohė mė vonė. Ashtu sikurse nuk dihej nėse shefi Ēzhan u kishte hedhur prangat nė mėnyrėn mė banale apo kishte pritur rastin pėr t'i kapur me presh nė duar, gjatė njė seance. Nė kėtė rast ishin plotėsisht tė besueshme fjalėt e tij makabre, pas shpėrthimit tė derės dhe kapjes sė tyre rreth qirinjve duke pritur mė kot tė komunikonin me tė vdekurin: "Ju prisnit zėrin e tij ?, thuhej se kishte thėnė ai duke u tallur. Pastaj ia kishte plasur tė qeshurit: Ha-ha-ha. Mė duket se po prisni mė kot, zotėrinj. Zėrin dhe shpirtin e tij e kam unė, ja, kėtu. Dhe kishte treguar aparatin e vogėl.

Ishte ambasadori shqiptar nė Pekin, i njohuri i tij i vjetėr, qė i kishte treguar sė pari pėr Ēunanhain e tmerrshėm dhe Skėnder Bermema, me tė dėgjuar ngjarjen e mikrofonave, e kishte ndier nė ēast se kishte njė lidhje tė brendshme midis tyre. Po atė ditė kishte pyetur njė nga nėpunėsit e ambasadės qė dinte kinezēe se si quheshin mikrofonat e fshehtė tė pėrgjimit. Ējetinēi, i qe pėrgjigjur ai, por po t'i doni me germa latine, shkruhet kėshtu, dhe i kishte shkruar nė njė copė letėr: ēie tin ji. Ke ndėr mend tė shkruash diēka?, e kishte pyetur ambasadori, kur Skėnder Bermema i kishte treguar pėr seancėn e spiritizmit. Nė tė vėrtetė jeta kineze, sado qė flitet shumė kundėr botės sė vjetėr, ėshtė e mbushur me fantazma tė saj, kishte vazhduar ai. Duke i sjellė ndėr mend tė gjitha kėto, Skėnder Bermema u ul nė krevat dhe njė copė herė tė gjatė qėndroi ashtu, i palėvizur, me sytė tė ngulur mbi perdet e bardha. Ngjarje tė ndryshme, anėsore dhe tė parėndėsishme notonin shkujdesshėm nė kujtesėn e tij. Perdet, me atė ndriēim qumėshtor qė u vinte sė jashtmi, dukej se ndihmonin qė ato tė treteshin e tė shpėrndaheshin sakaq pa u kristalizuar. Njė drekė me ca miq nė rrethinat e Tiranės pas provave tė njė drame tė tij dhe murmurima e njė tė dehuri nga tryeza fqinje: nė mijėvjeēarin e tretė bota do tė bėhet prapė e krishterė, siē ka qenė dikur, dhe ti, nė qoftė se do tė jetosh, duhet ta kthesh emrin tėnd nga Skėnder nė Aleksandėr. Shtrimi nė spital njė vit mė parė dhe gjilpėra nė dorėn e infermieres, dhe dyshimi i beftė nė mendjen e tij, i ngjashėm me atė qė kishte provuar te porta e hotelit "Helmhaus" nė Zurih, ndonėse e dinte se pėrkimi qe i rastit dhe emri i hotelit donte tė thoshte "Shtėpia e helmetės" dhe jo "Shtėpia e helmit". Pastaj gra tė njohura, muzikė, njė ballkon pėrballė detit dhe dorėshkrime, dorėshkrime. Njė tavėll nė njė tryezė tjetėr kafeneje, e mbushur plot me bishta cigaresh dhe midis tyre vetėm njėri bisht me shenjė tė kuqi buzėsh si pėr tė dhėnė shpėrpjesėtimin midis mėrzisė sė burrit e tė gruas sė panjohur, qė i kishin pirė.

Iu duk se njė copė herė dremiti dhe ashtu midis dremitjes dhe zgjimit e pėrfytyroi Anėn tė shtrirė nė varr. Ose mė saktė, jo atė, por varėsen e florinjtė qė ia kishte dhuruar njė ditė dhe qė befas ia kishin zėnė sytė nė qafėn e saj nė ēastin qė po ia mbyllnin kapakun e arkivolit. E lėvizi kokėn nė nėnkresė pėr ta hequr mendjen qė andej. Por nė pjesėn tjetėr tė nėnkresės, nė atė mė tė ftohtėn, dukej sikur e priste pyetja e Lin Biaos "ku po shkojmė?" bashkė me planin pėr tė vrarė Maon, qė ngjante ēuditėrisht me planin e Maos pėr ta vrarė atė. Po mjaft i kishte bluar nė kokė edhe kėto. Mendja i shkoi te skitė e fėmijėve nė korridorin e apartamentit, pastaj te mėnyra se si e shoqja krihej pėrpara pasqyrės dhe te letra e njė lexueseje tė ēmendur. Njė vjershė, e shkruar kohė mė parė, notonte kushedi pse, nė kujtesėn e tij. Porsi ēifuti i kthyer nė fe tjetėr ia behu shiu i koncertuar nė breshėr. Sa herė qė dimri nė qelqe do trokasė, Ti do tė vish kėtu dhe nė mos ardhsh Qofsh si muzikė, si pikėllim apo si kryq, Unė do tė njoh dhe do tė ēohem vrik. Dhe si ai qė perlėn guaskės ia merr, Nga muzika, kryqi a vdekja do tė nxjerr.

Aleksandėr Bermema, tha me vete emrin qė i kishte profetizuar i panjohuri i kafenesė. Dhe prapė si njė derdhje rruazash qė ai nuk e pengonte dot, iu renditėn nė tru fillimi i mijėvjeēarit tė tretė, gjėmimi i njė orkestre, lotėt e Anės dhe sheshi "Vandome" nė Paris, nė njė pasdite tė ftohtė qė i bėnte tė dukeshin edhe mė tė shtrenjta brilantet nė vitrina.

Gjithė paraditen e kaloi ashtu, herė i shtrirė, herė duke u sjellė nėpėr dhomė. Sa herė qė i kujtohej romani i vdekur, pa dashur tė vinte dorėn diku poshtė brinjėve, ngaqė i dukej se vendi prej nga ai ishte prerė prej qenies sė tij ishte pikėrisht aty. Nė mesditė C.V. trokiti pėrsėri pėr t'i thėnė se duhej tė hanin drekė. Zbritėn tė dy nė sallėn gati tė shkretė tė restorantit dhe gjatė gjithė drekės nuk kėmbyen pothuajse asnjė fjalė. Kur Skėnder Bermema u gjend prapė nė dhomė, iu duk se e diela s'do tė mbaronte kurrė. Ngaqė s'dinte ē'tė bėnte, i ra ziles dhe, kur kinezi i shėrbimit nė korridor zgjati kokėn te dera, i tha t'i sillte njė birrė. Nė orėn tre dera e dhomės trokiti, por kėtė herė s'ishte C.V. Pėrpara se tė vinte re kush ishte. Skėnder Bermema dalloi njė karton jashtėzakonisht tė gjatė me ca hieroglife tė kuqe pėrsipėr, qė e mbante njė dorė dhe qė kuptohej menjėherė se ishte njė ftesė. Skėnder Bermema nuk ishte nė gjendje tė kuptonte nėse ishte njė rastėsi qė sytė e tij u ngulėn sė pari te ftesa apo sjellėsi i saj e kishte pėrpunuar nė njė shkallė tė tillė mėnyrėn e paraqitjes sė tij me ftesė nė dorė, saqė tė ishte njė gjė e natyrshme qė ftesa tė zbehte njeriun. Skėnder Bermema zgjati doren pėr tė marrė ftesėn dhe po atė ēast i bėri njė shenjė sjellėsit tė saj pėr t'i thėnė: ē'ėshtė kjo? - Koncert, - tha njeriu, duke buzėqeshur.

Skėnder Bermema e vėrtiti njė copė herė nėpėr duar kartonin e gjatė. Ē'ėshtė ky koncert?, tha dy-tri herė me vete. Pastaj midis hieroglifeve dallo shifrėn 19.30 dhe e mori me mend qė ajo ishte ora e fillimit. Njė koncert, mendoi pas pak. Nė fund tė fundit s'ishte keq midis atij oqeani mėrzie. Megjithėse ora s'kishte shkuar as katėr, i lumtur qė gjeti diēka me se tė merrej, ai hapi dollapin e rrobave pėr tė zgjedhur kėmishėn qė do tė vishte.

Pas njė ore, nė kohėn qė Skėnder Bermema, pasi ishte rruar rishtas dhe kishte zgjedhur mė nė fund kėmishėn dhe kravatėn qė do tė vishte pėr koncert, dhe po tė njėjtėn gjė kishte bėrė C.V. nė dhomėn tjetėr, megjithėse nuk kishin komunikuar me njėri-tjetrin, tė njė mijė e njėqind ftesat e koncertit qeveritar ishin shpėrndarė plotėsisht nė Pekin, dhe shumica e tė ftuarve, duke qėndruar nė kėmbė pėrpara pasqyrave apo gardėrobave, kishin nisur tė bėheshin gati pėr nė shfaqje. Njė pjesė, sidomos gratė, ishin ende tė shtrira nė vaskat e banjave, pėrgjysmė flu nė ujėt e ngrohtė, ndėrsa, qė prapa dyerve tė banjave, arrinin pėrhumbshėm zėrat e burrave qė kėrkonin tė merrnin vesh me telefon nga kolegėt e tyre tė ambasadave se ē'ishte ky koncert kėshtu, fare i papritur, me ftesė qė dorėzohej tri orė pėrpara. Ishte thjesht stili kinez apo kėtu fshihej diēka... Nė tė vėrtetė ashtu mund tė tė shkonte mendja... Njėfarė ngutjeje, njėfarė shpejtimi pėr tė dhėnė para kohe koncertin, qė ndoshta ishte parashikuar pėr mė vonė ? Ngutje, shpejtim, po pėrse? Prej kohėsh flitej qė Maoja ishte sėmurė... Apo ndoshta Ēu En Lai? Ku ta dish, ku ta dish. Sidoqoftė s'duhej munguar kurrsesi. Njė koncert i tillė, pakėz i ēuditshem, ishte si njė libėr i hapur. Radha e hyrjes sė udhėheqėsve kinezė, ndarja nėpėr lozhat, prania ose jo e Ēian Ēinit.

Skėnder Bermema po lidhte kravatėn pėrpara pasqyrės duke mos i hequr sytė nga njė prerje e makinės sė rrojės nė faqen e djathtė. Nė atė orė tė njė mijė e njėqind tė ftuarit nė koncert bėnin diēka qė kishte patjetėr lidhje me koncertin: visheshin ose hiqnin diēka nga trupi, rregullonin jakat e kėmisheve ose krihnin flokėt. Ambasadorėt vazhdonin tė endeshin midis pasqyrės dhe telefonit, qė binte shpesh e mė shpesh, ndėrsa gratė po dilnin mė nė fund nga vaskat e banjės, ujėrat e tė cilave merrnin me vete, me njė gurgullimė tė fundit, diēka midis klithmės sė kėnaqėsisė dhe gulēimit, dhjetėra mistere tė vogla, tė cilat as ato vetė, po tė dėshironin t'i rrėfenin, nuk do tė ishin nė gjendje dot. Ashtu ende tė ngrohta e tė zhveshura ato nisnin tė zgjidhnin bizhutė pėr trupat e tyre, ndėrsa nė korridor te telefonat burrat vazhdonin tė pėrmendnin po ato hamendje si edhe njė orė mė parė. A thua tė ketė lidhje me Maon? Ndoshta ėshtė Ēu En Lai? Ka mundėsi, aq mė tepėr qė sėmundja e tij dihej tanimė...

Ēu En Lai, kundėr zakonit tė tij, kishte qėndruar pėrpara pasqyrės, pa i hequr dot sytė nga fytyra e vet. Ajo ishte e verdhė me njė spikamė jeshile, tė ftohtė akull. Ai po pėrfytyronte se ē'pėrshtypje do tė bėnte ajo fytyrė kur tė shfaqej nė lozhėn e tij. Ata qė ėndėrronin prej vitesh t'i zinin vendin, Van Hun Veni, Ēan Ēun Ēiao apo Hua Kuo Feni do tė merrnin frymė tė lehtėsuar. Mė nė fund ēdo gjė po i afrohej fundit. Ēu En Lai buzėqeshi me hidhėrim. Ēfarėdo qė tė bėnte, kėtė gėzim nuk ua hiqte dot. Sapo ai tė shfaqej nė lozhė, tė gjithė do tė mendonin tė njėjtėn gjė: koncerti i tij i fundit. Dhe ishte vėrtet ashtu. Ai u pėrpoq tė shkėputej nga pasqyra, por diēka vazhdonte ta mbante aty. Ngadalshėm dora e tij kaloi pranė fytyrės sikur tė prekte aty njė maskė. Sa herė, pėrpara se tė shfaqej pėrpara njerėzve nė mitingje, nė mbledhje solemne, nė Byronė Politike apo nė pritjet qeveritare, duke dalė nga shtėpia, ai kthente kokėn nga pasqyra njė ēast tė shkurtėr, vetėm njė grimė, sikur donte tė bindej se nuk e kishte harruar maskėn e nevojshme. Ishte njė ide e zbuluar sė pari nga pėrshkrimet e fytyrės sė tij prej gazetarėve dhe agjencive tė huaja tė lajmeve apo prej thashethemeve pėr udhėheqjen, tė mbledhura nga Ēunanhai anembanė Kinės, ai nuk e dinte as vetė. Por kjo s'kishte rėndėsi. Ai ishte familjarizuar me tė nė njė mėnyrė tė tillė, saqė, sikur e shoqja, Tėn Jin Cao, nė ēastin qė ai dilte, ashtu siē mund t'i thuhet njeriut se mos ka harruar ēantėn apo dorashkat, t'i thoshte: Ēu, mos e ke harruar maskėn, atij nuk do t'i vinte aspak ēudi.

Flitej pėr tė, dhe kjo prej kohėsh nuk i dukej mė ndonjė hata, se kishte tri maska, qė i vinte sipas rastit: maskėn e sundimtarit, maskėn e tė bindurit dhe maskėn e ftohtė. Dy tė parat ishin zakonisht pėr mbledhjet e Byrosė Politike, tė Qeverisė apo mbledhjet mė tė ngushta. E treta qe zakonisht maska e shfaqjes nė publik. Pas shpinės sė tij ora e murit ra gjashtė herė. Ishte herė e parė qė ai do tė dilte nga shtėpia pa e marrė asnjėrėn prej tė tria maskave. Ishte tepėr vonė pėr tė pasur nevojė pėr to. Tani ai kishte njė maskė tė katėrt, sovrane dhe funebre, atė tė vdekjes. Mbi komonė sipėr sė cilės qe vendosur pasqyra ishte zarfi me testamentin e tij, qė do t'ia niste po atė mbrėmje Maos. Sytė e tij po vėshtronin tani rrėshqitazi atė zarf. Sa njerėz do tė digjeshin nga dėshira pėr tė ditur se ē'kishte aty brenda. Sidomos ata qė prisnin t'i zinin vendin. Por ai s'kishte shkruar nė tė asgjė tė tillė. Ishin ca mendime mė tė pėrgjithshme, qė mbylleshin me dėshirėn e tė vdekurit qė hirin t'ia shpėrndanin me aeroplan sipėr Kinės. Njė grusht pluhur, tha me vete, kaq do tė jetė e gjitha. Kurse ata do tė kėrkonin atje emra pasardhėsish, akuza apo shlyerje llogarish. Tani ato kishin mbetur tė gjitha pas. Llogaritė e tij me botėn ishin mbyllur. I kishte mbetur pėr tė shkuar vetėm te ky koncert para rėnies sė perdes. Dhe pastaj asgjėja.

Ftesa e koncertit ishte aty, pėrbri testamentit. Ndoshta qysh tani unė s'jam mė, mendoi. ėshtė hija ime ndoshta qė po shkon. Nė tė vėrtetė mund ta quante qė s'ishte mė. Ai ishte tashmė koncerti i tyre, nė tė cilin s'ishte veēse mysafir ose pothuajse mysafir, gjysmė i gjallė gjysmė i vdekur. Ishte koncerti i fundit dhe njėkohėsisht i parė i tij. I fundit i jetės dhe i pari i vdekjes. Ja kėshtu, tha me vete. Unė do tė jem e s'do tė jem. Ai do tė ishte sonte pothuajse njėlloj si nė mbrėmjet e ardhshme kur do tė vente vetėm fantazma e tij. Ja, aty rrinte, do tė thoshin me vete njerėzit mė pas, duke parė lozhėn e tij bosh (hm, bosh?) ... Kurse ai do ta shijonte atė ndjesi qysh sonte. I ēliruar mė nė fund nga pasionet e luftės pėr pushtet, ai do ta shikonte sonte koncertin si nga lozha e pėrtejjetės. Pas shpinės sė tij ora e murit tingėlloi pėrsėri. Ai e ndiente se si nė qenien e tij herė zotėronte fantazma, herė njeriu. Tė nisem, tha dy-tri herė me vete. Tė bėj njė shėtitje tė fundit nėpėr Pekin pėrpara shfaqjes. Por aty pėr aty e harroi kėtė. Kishte pėrshtypjen se kishte kohė pėr tė gjitha. I dukej se mjaftonte tė dėshironte tė ishte nė lozhėn e koncertit dhe do tė shfaqej aty nė ēast, pa pasur nevoje pėr veturėn, kohėn e udhėtimit dhe rojat. Natyrisht, mendonte, njė hije as qė kishte nevoje pėr tė gjitha kėto. Megjithatė, nė njėfarė mėnyre duhet tė nisem, tha me vete, kur mendoi se lozhėn mund t'ia zinin ndėrkaq. Lozha ėshtė plot... Ku i kishte dėgjuar kėto fjalė? Huan Maria Kramsi mori edhe njė herė nė duar ftesėn pėr t'u bindur se nuk e kishte parė gabim orėn e fillimit tė koncertit dhe, kur pa se kishte ende kohė, u ul nė njė kolltuk pranė dritares. Mirėpo nuk qėndroi gjatė ashtu, ngaqė iu kujtua se, pėrveē shifrės 19.30 , nė ftesė s'i zuri syri asnjė shifėr tjetėr. E mori prapė ftesėn nė duar dhe e pa qė ishte vėrtet ashtu. Nė ftesė nuk ishte shėnuar vendi i ndenjjes, madje, me atė pak kinezēe qė kuptonte Huan Maria, nuk ishte pėrcaktuar fare nėse ky vend do tė ishte nė plate apo nė lozhė. Ishte e mundur njė harresė e tillė pėr njė koncert qeveritar?

Huan Maria doli nga dhoma dhe zbriti shkallėt e vilės me shpejtėsi. Njė nga shoqėruesit e tij rrinte si zakonisht nė sallonin e katit tė parė. Huan Maria i zgjati ftesėn, duke i thėnė se atje s'ishte shėnuar vendi. Pėr habinė e tij shoqėruesi ndenji fare i qetė. - Shoku Huan, mos u shqetėsoni,-tha me buzėqeshje.-Vendin e kam unė. - Ah, domethėnė... -Po, po. Ēdo gjė ėshtė nė rregull, shoku Huan. Pas pak Kramsi ngjiti shkallėt pa gjallėrinė me tė cilėn kishte zbritur. Ishte vėrtet pak e ēuditshme gjitha kjo. Duke i buzėqeshur vazhdimisht, shoqėruesi nuk ia kishte treguar megjithatė vendin. Ishte e qartė se ishte diēka qė kishte lidhje me masat e sigurimit tė udhėheqjes, megjithatė Kramsi kishte mbetur pak i fyer. Ndaj atij, "birit pėr shpirt evropian tė Maos", siē e quanin gjysma vėrtet gjysma me shkaka miqtė dhe armiqtė e tij, tregohej kjo mungesė besimi? Ai qe mėsuar t'ua falte kinezėve kėto tė papritura tė vogla, por kjo po i dukej pak si e tepėrt. Megjithatė, ndoshta s'ėshtė vetėm pėr mua, e qetėsoi veten pas pak. Ndoshta ishte pėr tė gjithė. Aq mė tepėr nė gjendjen e tanishme tė tyre, plot tension,kur s'priteshin veēse vdekje dhe ndryshime, kjo mund tė ishte njė gjė e nevojshme.

Ashtu, ashtu, tha me vete pas pak. S'duhej tė tregohej meskin. Pėr tjetėr gjė duhej tė merakosej nė kėtė koncert dhe jo pėr vendin e tij nė plate apo nė lozhė. Prej koncertit ai duhej tė kuptonte cila nga tė dy vijat kishte mundėsi tė fitonte mbi tjetrėn, si qe raporti i forcave midis tyre, cila kishte tani pėr tani pakėz mė tepėr pėrkrahjen e Maos. Prej kėsaj varej qėndrimi i atij vetė, Kramsit, si dhe i gjithė grupit tė tij ndaj Kinės. Dhe prej kėtij qėndrimi varej jeta e tyre e mėvonshme. Kinezėt e ftuar nė koncert po bėheshin gjithashtu gati pėr t'u nisur nė shfaqje. Ishin rreth shtatėqind, tė gjithė funksionarė, shumica tė lartė, ministra, anėtarė tė Komitetit Qendror, komandantė ushtarakė provincash, mareshalė, deputetė kombėsish tė ndryshme, veteranė tė Marshimit tė Madh, drejtues tė Ēunanhait, tė Zyrės sė Pėrgjithshme misterioze tė KQ etj. etj.. Duke i ngulur sytė edhe njė herė numrit 7 , qė tregonte lozhėn ku do tė zinte vend, anėtari i udhėheqjes qė lidhte kokėn me peshqir lėshoi padashur njė psherėtimė. Nuk i durohej sa tė merrte vesh se nė ē'lozhė do tė ishte Dyfuēiasi, siē e quanin ata midis tyre rivalin e tij, atė qė jetonte me dy fuēitė me qiqra. Mendimi se nuk ishte vetėm ai qė e kishte kėtė merak, por me dhjetėra tė tjerė, qė do tė shqyenin sytė pėr ta marrė vesh sa mė parė kėtė gjė nė ēastin kur udhėheqja do tė zinte vend nė lozhat, ia bėri mė tė lehtė ankthin.

Nė tė vėrtetė kjo ishte vetėm njė hollėsi, pėr tė cilėn do tė interesoheshin tė ftuarit. Do tė kishte tė tjera ankthe, rrahje zemrash tė shpejta, goditje nė tėmtha si ēekan, pėr gjėra tė tjera mė tė rėndėsishme, qė tė ftuarit vendės do tė pėrpiqeshin tė nuhatnin porsa tė hynin nė sallė.Ato lidheshin me jetėn ose vdekjen e tyre, sepse shumica e tyre qenė tė lidhur me njėri-tjetrin nė klane tė shpallura apo tė pashpallura dhe qė tė gjithė e dinin fare mirė se brenda sallės nė kokat e tė ftuarve qė rrinin pėrbri njėri-tjetrit nė ndenjėset e veshura me kadife tė kuqe, kishte me dhjetėra projekte komplotesh, grushtesh shteti, puēesh dhe masakrash. Ato ishin tė ndryshme, tė parashikuara nė disa variante, sipas rasteve tė mundshme: me vdekje tė Maos, me vdekje tė Ēu En Lait, me dy vdekje bashkė, me Ten Hsiao Pinin si pasardhės, me Ēian Ēinin ose grupin e saj, me tri vdekje njėherėsh, me dhunė tė kufizuar brenda njė nate, me pėrgjakje tė pakufizuar shumė vjet rresht etj. etj.. Veē kėsaj qenė parashikuar faktorė tė tjerė tė jashtėm, tė brendshėm ose natyrorė, qė mund tė shėrbenin si shkas pėr veprime tė caktuara, si provokacione nga BRSS apo nga SHBA, pėrmbysje e gjendjes nė Vietnam, pėrgjysmim i Indisė nga uria, thatėsirė nė Kinėn Veriore, pėrmbytje lumenjsh, rėnie tėrmeti, rėnie kolere, li e zezė, shpėrthim minjsh, karkalecash etj..

Pėr secilin variant tė secilit projekt ata do tė pėrpiqeshin tė merrnin njėfarė pėrgjigjeje nga koncerti, nga simbolet e lėvizjeve dhe tė ngjyrave nė skenat e ndryshme, shtrirja e duarve tė kalorėsve-hije, e kuqja e mbyllur e mantelit tė valltares sė parė, e bardha e valltares sė dytė, valėvitja e bishtit tė dragoit nė paraskenė, majmuni i vogėl midis, kokat e kuajve nė shkretėtirėn plot mister dhe frikė, qė pėrgjaken nė ēastin e zhdukjes nė prapaskenė. Mirėpo e gjithė kjo s'ishte e lehtė tė merrej vesh. Pėrkundrazi, ishte e lehtė tė gaboje. Dritaret e vilave qeveritare qė ngriheshin nė pjesėn perėndimore tė parkut ishin tė ndriēuara nė tė gjitha katet. Dy mbretėr, katėr sheikė, njė imam i sėmurė, dy regjentė tė dėbuar, njė monarke vejushe, tė gjithė kėta bashkė me shoqėruesit, truprojat, adiutantėt dhe konkubinat po bėheshin gati pėr nė koncert. Njė erė e fortė parfumesh ndihej gjer pėrjashta, ku veturat me motorėt tashmė tė ndezur prisnin tė ftuarit. Nė vilėn e fundit, qė ishte mė e vogla dhe pak e veēuar, i pėrkulur mbi njė libėr tė trashė simbolesh, shefi i Kamboxhias, Pol Poti, shfletonte me shpejtėsi fletėt. Gjithė ato ditė, nė trurin e tij kishte skicuar njė masakėr tė re, tė paparė ndonjėherė jo vetėm nė vendin e tij, por nė krejt Azinė, ndoshta nė krejt njerėzimin. Pėrmasat e saj s'ia kishte treguar ende askujt dhe sonte nga koncerti qeveritar do tė pėrpiqej tė nuhaste nėse ishte koha pėr njė batėrdi tė tillė. Qysh nė ēastin qė kishte marrė ftesėn qe zhytur nė atė libėr tė vjetėr pėr tė kuptuar diēka, por ishte e vėshtirė pėr njė kohė kaq tė shkurtėr tė orientoheshe me simbolet. E ndiente se pėrgjigjja e asaj qė i interesonte atij mund tė gjendej nė lėvizjet dhe ngjyrat e valltares sė dytė nė raport me gjarprin plak, por s'ishte shumė i sigurt. Kishte frikė se mos e interpretonte gabim mesazhin dhe gabimi mund t'i kushtonte shtrenjtė pas disa ditėsh, kur tė kėrkonte miratimin e kinezėve pėr atė qė do tė bėnte.

S'ėshtė e lehtė, pėrsėriti pėr vete, ndėrsa gishtat i dridheshin nga nervozizmi. Sytė i dhimbnin, ndihej kaq shumė i lodhur, saqė njė ēast i erdhi keq pėr veten. Nė vend qė tė ishte i qetė pėrpara koncertit pėr tė mundur tė shijonte edhe ai njė mbrėmje tė bukur, i duhej gjer nė minutėn e fundit tė punonte, tė punonte pa pushim.

Kulisat e skenės sė teatrit ku do tė jepej koncerti ishin tė mbushura me ecejaket e zakonshme tė parafillimit tė shfaqjes. Lėviznin me hap tė shpejtė, dukeshin e zhdukeshin drejt dhomave tė grimit djemtė e vajzat valltare, tė veshur si magjistarė, princesha, eunukė apo priftėrinj qė do tė flijonin njerėz. si dhe tė tjerė, qė, tė maskuar me mėndafsh, nuk do tė ishin veēse pjesė tė gjarprit apo tė bishtit tė dragoit. Mjeshtrit e vjetėr tė skenės, regjisorėt dhe pėrgjegjėsit e ndryshėm dukeshin e zhdukeshin gjithashtu me fytyra tė ngrysura. Njė pjesė e alarmit kalonte nga fytyrat e tyre te vartėsit dhe valltarėt, me gjithė grimin e fortė me tė cilin ishin lyer kėta tė fundit, grim qė dukej sikur nuk do tė lejonte kurrė tė depėrtonte nė ato fytyra asnjė pasion tjetėr veē atij qė kishte tė vulosur mbi to dora e grimierit.

Nė tė vėrtetė kishte njė shkak pėr gjithė kėtė shqetėsim. Koncerti, si ēdo koncert qeveritar, ishte i rėndėsishėm, sepse nė tė pritej tė vinte pothuajse krejt udhėheqja e Partisė dhe Shtetit, si dhe trupi diplomatik. Veē kėsaj, dhe ndoshta kjo ishte mė kryesorja, gjatė gjithė kohės qė kishin vazhduar provat, nė to kishin ardhur ca funksionarė misteriozė, tė cilėt nuk ishin parė mė pėrpara nė rrethet artistike. Flitej se ishin tė dėrguar tė Ēian Ēinit, madje disa herė u pėshpėrit se Ēian Ēini vetė mund tė vinte nė provat e fundit. Pastaj u hapėn zėra se ishin nga zyrat e Ēunanhait, gjė qė shkaktoi njė drithėrimė edhe mė tė madhe midis trupės. Se ē'ishin nė tė vėrtetė ata tė dėrguar qė ndiqnin provat nuk u mor vesh asnjėherė. Njė gjė ishte e vėrtetė, qė disa skena tė veēanta, ndriēimi i paraskenės nė ēaste tė ndryshme, si edhe lėvizjet dhe ngjyrat e mėndafshit tė valltarėve kryesore ndryshuan disa herė gjer njė natė mė parė, nė provėn e pėrgjithshme. Kėrcimtarėt, kostumierėt dhe nė pėrgjithėsi pjesa mė e madhe e trupės diēka dinin, prej kohėsh diēka kishin nuhatur ose kishin dėgjuar tė pėshpėritej pėr rėndėsinė e simboleve teatrale, sidomos nė njė koncert qeveritar. Megjithatė kjo ishte ende e turbullt. Drejtuesit e shfaqjes pa dyshim dinin diēka mė shumė, por me siguri edhe ajo qė kuptonin ata duhej tė ishte tepėr e mjegullt. Ē'nuk ishte pėshpėritur vitet e fundit pėr kėtė! Madje qe thėnė se grupazhe tė ndryshme antiparti si "Fshati i tė treve" etj. me anė tė shfaqjeve tė tilla i kishin dhėnė sinjale e mesazhe njėri-tjetrit, sinjale qė kishin tė bėnin me gjėra tė kobshme, si parandjenja pėr rrėzimin e Maos ose mėshira e kėrkuar prej ministrit tė rrėzuar Pin Den Huai. Mirėpo edhe kur e gjithė kjo qe zbuluar, madje edhe kur qenė bėrė arrestime tė shumta midis drejtuesve dhe artistėve tė trupės, asnjėherė nuk qe marrė vesh me saktėsi se nė ē'mėnyrė qenė dhėnė kėto mesazhe.

Ja, dhe tani flitej se nė mbarim tė skenės sė parė, diku nga mesi i skenės sė tretė, gjithashtu nė daljen e lejlekut tė verdhė pak pėrpara pushimit, si edhe ne lėvizjet e valltares sė dytė gjatė uverturės dhe sidomos nė ngjyrėn lila tė veshjes sė saj, kishte diēka tepėr, tepėr tė rėndėsishme, qė lidhej (ule zėrin, ule edhe mė, afroma gojėn te veshi, ngjite krejt), qė lidhej ndoshta me vdekjen e afėrme tė Maos dhe me ēėshtjen e pasardhėsit tė tij. Tė zinte me tė vėrtetė tmerri ta dėgjoje. Veē kėsaj e gjithė kjo kishte mundėsi tė shtrihej mė larg, nė shkallė botėrore, nė gjėra qė lidheshin me terrorin nė pėrgjithėsi, me masakra tė mundshme nė zona tė ndryshme tė planetit, dhe kushedi ē'mesazhe tė tjera qė s'i rrok dot mendja, nė tė vėrtetė kob e jo koncert.

Nė kėmbė, mbėshtetur te njė shtyllė pranė kalimit tė ngushtė, valltarja e dytė vėshtronte pėrhumbshėm tollovinė rrotull saj. Pėr shkak tė grimit tė rėndė, gjithēka nė fytyrėn e saj dukej e ngrirė si nė allēi, dhe vetėm pikėllimi i syve, i spikatur edhe mė prej asaj ngrirjeje, ngjante i gjallė. Pikėllohet, tha me vete njė nga grimierėt, qė po kalonte pėrbri. Ndoshta diēka ka marrė vesh pėr atė qė bart mbi vete... Nė tė vėrtetė as ai vetė s'dinte ndonjė gjė tė saktė pėr tė. Duke e parė rrėshqitazi, mendoi: ku e ka vallė kositjen e inteligjencies, siē duan tė thonė, apo mos vallė tė gjitha kėto s'janė veēse delire. - Mėrzitesh? - i tha valltares sė dytė njė nga valltaret mė tė vjetra. - Kot e ke. Ti s'ke asnjė faj pėr asgjė... Vite mė parė edhe mua mė thanė se ēova nė vetėvrasje dy ministra, por unė s'kisha tė bėja fare me fajin... E kuptoj qė ti ke diēka mė tė madhe, shumė mė tė madhe, flitet pėr masakra vigane, me gjithatė s'ke pse tė bėhesh merak, asgjė s'varet nga ti, apo jo. -Unė s'kuptoj asgjė, -u pėrgjigj vajza, -ėshtė e dyta herė qė dėgjoj fjalė tė tilla misterioze dhe asgjė s'marr vesh. - Unė kujtoja se rrije e pikėlluar pikėrishit pėr...

- Aspak. Unė e kam mendjen nė tjetėr gjė, dhe e di ēfarė? - sytė e saj u ēelėn edhe mė. - Po tė besoj ty, Lin Min, por mos ia thuaj kujt. - Natyrisht. Vajza e vėshtroi njė grimė, me njė mėdyshje tė fundit, pastaj i tha:

-Unė as qė dua t'ia di nga ato qė pėrmende ti, Lin Min. As qė i kuptoj fare ato gjėra. Unė ėndėrroj vetėm njė gjė: ēastin pas mbarimit tė shfaqjes, kur tė huajt do tė ngjiten nė skenė pėr tė na pėrgėzuar dhe... dhe... nė qoftė se do tė kem fat... tė mė pėrqafojė ndonjė prej tyre... Mė kupton, Lin Min... Nė koncertin e tetorit ishte njė biond qė mbante erė tė mirė... kurrsesi s'mund ta harroj.

Ndėrsa vajza fliste, tjetra e shikonte me ca sy tė tillė qė nuk kuptohej nėse thoshin "lumja ti" apo "mjerė ti." Ajo u largua dhe vajza mbeti vetėm. Me hapa tė lehtė ajo iu afrua perdes sė rėndė prej kadifeje. Mėnjanoi njė cep tė saj dhe pa sallėn, qė dukej gjithashtu e rėndė prej kadifesė sė kuqėrremtė qė vishte ndenjėset dhe lozhat. Tė ftuarit ende s'kanė ardhu mendoi ajo si e mpirė. Nga boshėsia e sallės vinte njė heshtje qė dukej sikur kishte peshė, kaq e rėndė ishte. Vajza e mbylli cepin e perdes dhe psherėtiu.

Ora e murit nisi tė binte me njė tingull qė Hua Kuo Fenit iu duk i ndryshėm nga herėt. Pa e ditur as vetė pse ai mbeti njė ēast i palėvizur me krehrin dhe gėrshėrėn nė duar, duke pritur goditjen e shtatė. Unė kam mė shumė se dhjetė minuta kohė, mendoi. Nė ēastin qė afroi prapė krehrin dhe gėrshėrėn te flokėt, vuri re qė duart po i dridheshin. Ishte e qartė se nga mungesa e kohės po bėhej nervoz. Duhej ta kishte nisur kėtė punė mė parė. Megjithėse pėr kėtė s'kishte asnjė faj. Mendimi se ngjashmėria e fytyrės sė tij me Maon mund tė shtohej pėrtej asaj qė kishte bėrė natyra i kishte lindur papritur pikėrisht atė pasdite. Bashkė me gėzimin e zbulimit ishte pėrzier habia se si nuk i kishte rėnė nė mend mė parė njė gjė e tillė. Ngjashmėria e tij me Kryetarin nuk ishte njė gjė e pavėnė re. Pėr tė qe biseduar, madje ishin bėrė edhe shaka tė rrezikshme nė rrethin e miqve tė tij, por qė kjo ngjashmėri mund tė shtohej edhe mė, tė rritej e tė kultivohej si ato frutat qė u pėrmirėsohet lloji, kjo nuk i kishte shkuar ndėr mend askujt. Ndoshta edhe atij vetė mendimi i erdhi nėpėr njė rrugė tė tėrthortė dhe misterioze, ashtu siē janė nė pėrgjithėsi rrugėt nėpėr tė cilat vijnė idetė. Prej kohėsh, duke menduar pėr pasardhėsin e Maos, disa herė nė mėnyrė tė turbullt, i kishte shkuar mendja te kagemushat, hijet, ose dublet, qė pėrdornin japonezėt e mesjetės pėr tė zėvendėsuar praninė e shefave tė tyre nė luftė ose nė ceremoni. Unė mund tė isha njė kagemushė e Maos sikur tė isha mė i ngjashėm, kishte thėnė disa herė me vete. Mė vonė, kur prania e Maos nė ceremonitė ose pritjet me tė huajt sa vente bėhej mė e vėshtirė dhe sidomos kur nė Byronė Politike u bisedua pėr herė tė parė nėse duhej qė Kryetari tė mos shfaqej mė nė publik, ideja e kagemushės iu bė atij ēuditėrisht e afėrt. Veēse ajo, si ēdo gjė qė bėnte pjesė nė sferėn e ėndėrrimeve, rrinte disi e qetė brenda tij. Vetėm atė pasdite, gjatė mbledhjes sė Byrosė Politike, oh, s'do ta harronte kurrė atė ēast, gjithēka ngriu krejt pėrreth tij, pastaj, midis asaj ngrirjeje, ideja qė gjer atėherė i pėrkiste botės sė ėndrrave u shkėput befas prej saj dhe me njė shpejtėsi tė marrė, kozmike, ia befi nė botėn reale... Flitej pėr tjetėr gjė, por ndihej se tė gjithė mendonin, ashtu si nė tė gjitha mbledhjet e kohėve tė fundit, pėr pasardhėsin. Pak a shumė diheshin motivet qė vėrtiteshin nė trutė e tė gjithėve: Ēuja me kancer... Ēian Ēini, sidoqoftė, ishte gruaja... Grupi i saj... Klani i Ten Hsiao Pinit... Pėshpėritej se testamenti i Ēusė ishte nė udhė e sipėr pėr te Maoja... Tė gjithė ishin si nė delir. Dhe befas njė zė brenda tij thirri: po pse jo ti? Pse vetėm ti rri mėnjanė si gjynahqar? Ē'afėrsi kanė ata mė shumė se ti me tė? Sė paku ti ke diēka qė s'mohohet dot: fytyrėn tėnde, mishin, sepse shpirtin askush s'e sheh.. Dhe fill pas kėsaj, si njė deng, u rrokullis nė ērregullsi tė plotė njė grumbull mendimesh, psikoza popullore malli pėr shefin e vdekur dhe dėshira pėr tė parė fytyrėn e tij tė pėrtėrirė nė tribunė.

Sonte, ulėriu brendapėrbrenda gjithė qenia e tij. Qysh sonte ti do tė shfaqesh nė atė pamje. Dhe nė kėtė... shenjėz ti do tė fitosh. Me tė mbėrritur nė shtėpi, ai u vėrtit njė copė herė nė tė gjitha dhomat e sallonet, gjersa e kuptoi ē'kėrkonte. Njė pasqyrė. Njė copė herė tė gjatė mbeti si i zėnė rob pėrpara saj. Tė thėrriste njė berber, njė grimier nga teatri, por jo, nė asnjė mėnyrė kjo s'duhej tė merrej vesh. Kėto ditė tė gjithė ishin nė ethe dhe nė pėrgjim. Do ta bėnte vetė. Ngadalė, si tė kishte frikė se mos i dėgjoheshin hapat, shkoi te njė dollap aty pranė, kėrkoi njė copė herė nėpėr sirtarėt dhe u kthye me njė krehėr e njė palė gėrshėrė nė dorė. Pėrse tė dridhen duart?, i tha vetes. Tė tjerė i kanė bėrė me thikė dhe helm.

Ky mendim sikur e qetėsoi, megjithatė, kur tufa e flokėve tė parė ra nė rrėzėn e pasqyrės, ai gati sa s'u habit qė ata s'ishin tė ndragur nga gjaku. Ora kishte qenė pesė e gjysmė kur kishte nisur dhe gjer nė shtatė ende s'kishte mbaruar. Ndėrsa ngrinte e ulte krehrin dhe gėrshėrėt, mendja i shkonte pa pushim te lozhat qė ishin ende bosh atje nė sallėn e koncertit, te zarfi brenda tė cilit qe testamenti i Ēu En Lait dhe nė gjėra tė tjera mė tė parėndėsishme. Duart, ashtu si edhe mė parė, vazhdonin t'i dridheshin. Herė i dukej se ngjashmėria shtohej vėrtet, herė sikur prishej fare. Njėherė u kthye befas pėr tė parė portretin e Maos nė mur dhe iu duk se ai po e vėshtronte me qesėndi. Gėrshėrėt vezulluan atėherė kėrcėnueshėm nė duart e tij.

Nė orėn shtatė e ēerek dėgjoi qė njė nga roja e tij po trokiste lehtazi te dera. Erdhi ora, mendoi, dhe me po ata hapa tė lehtė si nė fillim, i ēoi krehrin e gėrshėrėt te sirtari ku i kishte marrė,i futi brenda, pastaj hodhi sipėr tyre njė peshqir dhe u drejtua nga dera. Ishte duke e hapur, kur u kujtua tė kthehej prapė te pasqyra. Te rrėza e pasqyrės kishin mbetur ca tufa flokėsh. I mblodhi me kujdes nė shami, pastaj fshiu vendin shpejt e shpej dhe vetėm kur u sigurua se nuk kishte lėnė asnjė gjurmė shkoi tė hapte derėn.

Makina brenda sė cilės ishin Skėnder Bermema dhe C.V. ndaloi pėrpara ndėrtesės sė teatrit ku do tė jepej koncerti. Duke zbritur, ata panė grumbujt e tė ftuarve kinezė dhe tė huaj qė ecnin drejt hyrjes sė ndriēuar. Makinat qė i kishin sjellė lėviznin diku pas tyre pėr tė zėnė vend nė shesh, me atė lėvizje tė veēantė si prej lėvozhge qė kanė veturat pasi janė zbrazur prej zyrtarėve. Kur ata hynė, Skėnder Bermemės iu duk se i vranė sytė nga kuqėlimi i kadifesė. Salla isht pothuajse e mbushur, por lozhat me disa pėrjashtime ishin ende bosh.

Ata ecėn pas shoqėruesit gjersa i gjetėn vendet e tyre. Skėnder Bermemės iu duk se nė sallė ishte njė heshtje mė e madhe se ē'pritej dhe ktheu kokėn majtas e djathtas pėr t'u bindur se ajo ishte plot. Nė tė vėrtetė ishte ashtu dhe disa tė ftuar tė rrallė qė kishin hyrė pas tyre po kalonin midis rreshtave pėr tė zėnė vend. Madje edhe lozhat kishin nisur tė mbusheshin. Nga tė dy anėt Skėnder Belmema ndjeu sytė e njerėzve qė ishin drejtuar pikėrisht andej, por pa kthyer kokėn tėrėsisht. Ora ishte shtatė e njėzet e pesė. Ashtu si tė tjerėt Skėnder Bermema po ndiqte me sy mbushjen e lozhave. Ai pa ambasadorin shqiptar, dhe mezi e mbajti veten tė mos ia bėnte me dorė, ndonėse tjetri me siguri nuk e dallonte. Pastaj pa anėtarin e Byrosė me peshqir nė kokė nė njė lozhė me Dyfuēiasin, qė i njohu nga lajmet e TV, por nuk qeshi. Nė orėn shtatė e njėzet e tetė minuta zunė vend nė lozha Ēian Ēini me Van Hun Venin. Tani kishin mbetur vetėm dy lozha bosh. Njė ēast u duk sikur fuqia e vėrtetė e shtetit mishėrohej prej atyre qė ishin tė pranishėm dhe ata qė mungonin mund tė mos pėrfilleshin, por s'kaluan veēse pak sekonda, nėn shtytjen e kushedi ē'vale enigmatike, qė tė ndihej krejtėsisht e kundėrta dhe qė nė shpinat e njerėzve tė kalonin drithėrima frike pikėrisht prej atyre qė mungonin. Mund tė hynin ēdo sekondė, me fytyra tė zbehta qesėnidisėse: u gėzuat para kohe pa ne, ha... ha... Nuk u ndie asnjė murmurimė, pėrkundrazi, heshtja u thellua edhe mė, por megjithatė hija e murmurimės, pra murmurima e plotė veēse pa tingullin e saj, e pėrshkoi tejpėrtej sallėn, kur nė njėrėn nga lozhat bosh hyri Hua Kuo Feni. Ē'ėshtė? ē'ėshtė?, thirrėn njėherėsh qindra njerėz, por pa zė, pėrkundrazi, me mbytjen edhe mė thellė tė ēdo zėri qė rastėsisht ndodhej nė sallė. Skėnder Bėrmema pa profilin e shoqėruesit tė zbehtokaltėrohej njė ēast nga njė dritė sulfurike. Kishte nė tė tmerr, ngazėllim, lutje pėr mėshirė. Fytyra e Hua Kuo Fenit, tha Skėnder Bermema, por pa zė edhe ai, ē'ka pėsuar ajo fytyrė? Por s'priste pėrgjigje nga askush, nė atė vend shpirtrash. Fytyra tij... fytyra e tij, vazhdonte tė murmuriste me vete Skėnder Bermema. Ajo fytyrė diēka kishte pėsuar Mekanizmi i veēantė i trurit tė tij, ai mekanizėn qė duke u vėnė nė lėvizje, madje disa herė jashtė vullnetit tė tij, prodhonte shoqėrime idesh nga mė tė papriturat, i dha nė ēast disa motėrzime tė asaj qė mund tė kishte ndodhur ose mė mirė qė mund tė ndodhte. Fytyra e Hua Kuo Fenit i ngjiste Maos. Ai kishte bėrė njė operacion plastik pėr t'i ngjarė Maos. Ai kishte skalpuar lėkurėn e kokės sė Maos pėr t'ia ngjitur fytyrės sė vet... Me siguri edhe tė tjerėt bluanin mynxyra tė tilla nė kokė, pėrderisa u ndie qė sallėn pėrshkoi rrėqethja.

Ora ishte shtatė e gjysmė plot kur ndriēimi i sallės nisi tė dobėsohej. Dhe tamam nė atė ēast, nė kufirin midis dritės qė po mekej dhe hijes qė po shtohej, nė lozhėn e vetme bosh qė kishte mbetur hyri Ēu En Lai.

Lozhat janė plot, mendoi Skėnder Bermema. Pamja e Ēu En Lait lėkundej midis fantazmės dhe njeriut. Perdja e skenės po hapej ngadalė. O zot, ia bėri me vete Skėnder Bermema, duke u habitur dhe vetė se nga i erdhi pėr herė tė dytė kjo fjalė e papėrdorur prej kohėsh.

Koncerti vazhdonte. Kishte kaluar mė shumė se njė orė qysh prej fillimit, por kuptohej qė pushim nuk do tė kishte. Qindra kokat e palėvizshme ndiqnin me sy atė qė po ndodhte nė skenė. Megjithse gjithēka dukej si e ngrirė, ndihej menjėherė se prej skenės drithėrima kalonte nė sallė dhe anasjelltas. Nė kohėn qė valltarja e dytė, duke valėvitur fustanin e mėndafshtė ngjyrė lila, gati sa nuk e preku lejlekun e verdhė, salla e tėrė e mbajti frymėn pezull. Po mua, ē'mė duhet mua?, tha me vete Skėnder Bermema, duke u pėrpjekur tė bėnte ironi me vetveten. Megjithatė ankthi i pėrgjithshėm arrinte gjer tek ai.

Valltarja e dytė i vėrtitej nė rrathė pėrherė e mė tė ngadaltė krahut tė lejlekut. E shtangur, salla vazhdonte tė ndiqte lėvizjet e saj. Drita e kuqe e njė projektori, duke u rrotulluar, siē duket gabimisht preku njė grimė lozhat, kadifeja e tė cilave u ndriēua verbueshėm. Nė atė ndriēim tė shkurtėr nė njėrėn nga lozhat Skėnder Bermemės iu duk se dalloi dy sy gati tė shuar nga ekstaza. Do tė besonte se njeriut po i binte tė fikėt prej dehjes. Ē'ishte kjo fytyrė si e njohur? Diku e kishte parė, nė njė libėr ose nė njė gazetė, qė ndoshta fliste pėr Kamboxhian. Ai tha prapė me vete "ē'mė duhet", por sa mė shumė qė pėrpiqej tė qetėsonte veten, aq mė tepėr e ndiente e trazimin. Muzika gėrryese vazhdonte tė mbushte sallėn. Skėnder Bermema nuk e ndiente veten mirė. Dy-tri herė pati dėshirė tė ngrihej e tė thėrriste: Mjaft! Pushojeni ahengun! Mua po mė vdes njė roman.

Sytė e tij kapėn pėr njė grimė profilin e C.V., qė jepte nė mėnyrė tė padurueshme gjithė vėmendjen me tė cilėn ai po ndiqte shfaqjen. Skėnder Bermema afroi kokėn te tėmthi i tij dhe me zė tė ulėt, fare tė ulėt, saqė as vetė s'e dėgjoi, i pėshpėriti: romani im po jep shpirt.

Tjetri nuk lėvizi, por Skėnder Bermemės iu duk se midis tėmthit dhe mollėzės iu pėrndrit njė nėnqeshje ironike. Oh, kujt ia them, rėnkoi me vete. Ai ndriēim si prej lyre nuk kuptohej mirė nėse qe shkaktuar nga pėshpėrima e tij apo thjesht nga admirimi ndaj asaj qė po luhej nė skenė. Nėn rėnien ngjethėse tė gongut fytyra e valltares sė dytė u ndriēua befasisht, por pudra nė atė fytyrė iu duk Skėnder Bermemės e lemerishme. Kishte nė bardhėsinė e saj edhe shkreti, edhe qortim e zemėrim tė ftohtė tė tejjetshėm. Sa tė mbarojė ky makth, murmuriti ai me vete. Zot, sa tė mbarojė ky makth. Pak minuta pėrpara mbarimit tė shfaqjes, diēka, ndoshta njė lėvizje e lehtė apo thjesht kthimi i kokės sė dikujt, e shtyu Skėnder Bermemėn tė ngrinte sytė nga lozhat dhe tė habitej me atė qė po ndodhte atje: njė pjesė e lozhave po boshatiseshin. Ai ishte me sa duket njė ndėr tė parėt qė e vuri re kėtė, sepse nuk u deshėn veēse disa sekonda qė salla ta ndiente se po ndodhte diēka qė pothuajse s'kishte ndodhur kurrė: njė pjesė e udhėheqjes, pikėrisht pjesa mė e rėndėsishme, po iknin nga shfaqja para uljes sė perdes.

Ē'ėshtė, ē'ėshtė? Kėto fjalė nuk i thoshte askush, por ato ishin kudo, shumė mė tė fuqishme se ēdo riprodhim me altoparlant. Mos vallė shfaqja nuk u kishte pėlqyer ? Mos nė gėrshetimin e simboleve kishte diēka tė parakohshme? Pati njė ēast qė Skėnder Bermema besoi se jashtė mund tė kishte nisur ndėrkaq katrahura...

Perdja mė nė fund ra dhe dritat, qė gjer atėherė kishin mbetur si nė gjendje alivanie, po rigjallėroheshin. Duke u ngritur nga ndenjėset, njerėzit vėshtronin tani haptas lozhat e zbrazėta. Kishin ikur Ēian Ēini, Van Hu Veni, Ēu En Lai. Shumica kishte mbetur, por tani ata dukeshin tė ēngjyrosur nė sfondin e asaj mungese kėrcėnuese. - Ē'ėshtė? - pyeti mė nė fund me zė Skėnder Bermema ambasadorin shqiptar, qė e takoi te dalja. Sytė e tjetrit ishin mė tė pakuptueshėm se ē'e priste Skėnder Bermema. Njė vezullim qė iu duk se pa nė ta ishte i jashtėm, mė tepėr pjesė e xhamave tė syzeve sesa e syve vetė. - S'di ē'tė them, - tha ambasadori. - Ndoshta Maoja... Ti e di qė ai ka kohė qė dergjet nė shtrat. - Aha? Kurse mua mė shkoi mendja pėr tjetėr gjė. Ambasadori buzėqeshi. -Mund tė jetė edhe ajo qė tė ka shkuar mendja ty. -Ku e di ti se ku mė ka shkuar mendja mua? -tha Skėnder Bermema. - O, s'ėshtė vėshtirė tė kuptohet, - tha ambasadori pa e ndryshuar buzėqeshjen.

Ata i thanė natėn e mirė njėri-tjetrit dhe secili u drejtua nė kėrkim tė makinės sė vet. Vetėm atėherė Skėnder Bermema u kujtua pėr C.V., i cili ia bėnte me shenjė qė tutje. Rrugėn gjer nė hotel e bėnė pa folur. Shoqėruesit kinezė rrinin edhe ata tė zymtė. Kur zbritėn nga makina, Skėnder Bermema e ndjeu gati fizikisht dhimbjen nė atė pjesė tė brinjėve ku kishte pėrfytyruar amputimin e romanit... Madje prapė iu duk se ecja e tij kishte humbur drejtpeshimin. - Natėn e mirė, - thanė shoqėruesit nė korridor. - Natėn e mirė, - u pėrgjigj Skėnder Bermema, ndėrsa me vete shtoi: natėn e mirė, kinezė. Porsa u fut nė dhomėn e tij, e ndjeu se mund tė bėnte ēdo gjė, por jo tė flinte. U vėrtit sa u vėrtit nėpėr dhomė, pastaj nė njė nga ecejaket e tij mbeti si i mbėrthyer te dritarja. Pas xhamave tė ftohtė dukej njė pjesė e rrugės me ca hieroglife tė ndriēuara, qė ngjanin si tė varura nė terr. Ja, kjo ėshtė gjuha e kinezėve, mendoi ai pa hequr sytė prej tyre. Me to mund tė sajoheshin gjėra tė mrekullueshme, por me to sajoheshin tani sharje tė pafundme, urrejtje dhe boshėsi. Dhe ato pėlqeheshin prej tij. Me bisht tė syrit ai vėshtroi murin qė e ndante nga dhoma e C.V. Kėshtu i donte ai shkronjat dhe fjalėt e njė gjuhe, tė helmėta si akrepėt.

Kolerė, tha me vete. Ju tė gjithė sė bashku ma vratė romanin. Skėnder Bermerna ndjeu tėrbimin t'i rritej pėrbrenda. Kam nevojė tė diskutoj me tė, mendonte. T'i shfryj njėherė mirė e mirė. Nė fytyrėn e tij ishte sajuar njė grimasė buzėqeshjeje. Tė diskutoj, pėrsėriti, he-he. Tėmthat e Skėnder Bermemės ishin shtrėnguar si nė darė. Tani do tė ta tregoj vendin, mendonte me ngathtėsi. Do tė polemizojmė pakėz, do tė diskutojmė. Ai ende s'e kishte tė qartė se ē'do tė bėnte. Njė debat, mendonte si i mpirė. Njė debat... Njė diskutim ... ha-ha. Kjo fjala diskutim sesi tingėllonte po ta ndaje nė rrokje. Pa dyshim njė disk... ha-ha. Njė diskut... Ngjante mė shumė me njė term boksi: njė aperkut... Ishte ende me atė grimasė nė fytyrė, kur hapi derėn e dhomės dhe doli nė korridor. Vėshtroi njė grimė nga tė dy anėt, pastaj eci drejt derės sė dhomės sė C.V. dhe trokiti. Pas njė heshtjeje, qė brenda u dėgjua zėri i tjetrit, qė pyeste: kush ėshtė? Jam unė, tha me zė tė ulėt Skėnder Bermema, hape . Nė tė vėrtetė ai ato fjalė nuk i tha, vetėm i mendoi. Dhe po ashtu, midis heshtjes, pėrpara derės qė i ndante tė dy, pėrfytyroi atė qė mund tė ndodhte... Pėrfytyroi qė e shtyu derėn, e cila u hap butėsisht. Megjithėse pėrpiqej ta mbante veten, nuk mundte. C.V. me pizhame dhe me pantofla, iu duk si i shtypur. Pėr shkak tė hyrjes sė tij tė vrullshme, apo ndoshta tė grimasės qė sa vente bėhej mė e keqe nė fytyrėn e Bermemės, C.V. u spraps dy-tre hapa. Ē'pate?, thoshte shikimi i tij. Mos luajte?

C.V. kishte qėndruar me nė fund nė mes tė dhomės duke pritur se ē'do t'i thoshte i porsaardhuri, kur Skėnder Bermema, nė vend qė tė shqiptonte njė fjalė, apo sė paku njė sharje, apo mallkim, heshturazi, si nė njė film pa zė, ngriti krahun dhe e goditi tjetrin nė fytyrė.

C.V. u lėkund dhe u mbajt te fundi i krevatit pėr tė mos rėnė. - Ej, ē'bėn kėshtu. Ej, idiot, - thirri ai, pa besuar as vetė nė atė qė po ndodhte. Por aq mė pak e besonte Skėnder Bermema. Megjithatė kjo se pengoi qė tė ngrinte dorėn pėrsėri. C.V. arriti t'i shmangej goditjes tjetėr. Ai bėri dy-tri lėvizje mė tepėr pėr t'u mbrojtur, por, kur pa se tjetri, krejt i ēakėrdisur, nuk kishte ndėr mend t'i ndahej, deshi ta godiste edhe ai, por, ndoshta ngaqė nuk i kishte qėlluar tė bėnte kurrė njė gjė tė tillė, apo pėr arsye tė befasimit, nė lėvizjet e krahėve tė tij kishte diēka nga rrahja grarishte. - Zgjyrė, -hungėroi Skėnder Bermema, - ve-ce publike. Ai arriti ta godiste prapė, veēse rrėshqitazi, te kėndi i nofullės. Kjo goditje, bashkė me pėrmendjen e pėrēudnuar tė emrit (s'ishte herė e parė qė armiqtė e tij ia shfrytėzonin inicialet e emrit pėr ta quajtur W.C.), bėri qė C.V. tė tėrbohej.

- I poshtėr, -klithi ai, -egėrsirė! - Dhe me njė shkelm tė papritur e goditi tjetrin midis kofshėve dhe barkut. Skėnder Bermema lėshoi njė "Oh!". Dhimbja ishte mizore dhe, sikur C.V. nė vend tė pantoflave tė kishte kėpucė, do ta kishte rrėzuar me siguri pėrtokė. Vėshtrimi iu zbardh, ritmi i mendimeve iu mpi pėr njė grimė pėr t'iu shthurur prapė me njė shpejtėsi tė pabesueshme. Nė ato pak sekonda, mendja e tij arriti qė asaj goditjeje nė zonėn gjenitale tė trupit t'i jepte njė pėrmasė tė shumėfishuar, ta lidhte, ndonėse turbull e si nė ethe, me zilinė e pėrhershme tė C.V. pėr jetėn e tij intime, me artikujt kritikė ku sulmoheshin vazhdimisht linjat e dashurisė nė librat e Skėnder Bermemės, madje dhe mė larg akoma, te gratė e njohura, e gjer te kujtimi i Ana Krasniqit. - Ah, ashtu? - thirri mbyturazi Skėnder Bermema, duke iu afruar prapė. - Ashtu, hė ? - persėriti ndėrsa kėrkonte ta shtynte drejt kėndit. Sytė i qenė errur tani nga tėrbimi. Te kėndi, diku midis kaloriferit dhe dritares arriti ta godiste kėtė radhė shumė herė rresht. - Na tani dy tė drejta. Na dhe katėr tė shtrembrat... Dhe tre demonėt e qytetit... Kishte idenė se po i thoshte: tani jemi vetėm midis hieroglifeve, o pėllumbth, o zogth, po ato s'tė mbrojnė dot. Nė tė vėrtetė as njėri, as tjetri nuk thoshin asgjė, dėgjohej vetėm dihatja e rėndė e tė dyve. Pas xhamave tė dritares dukeshin vėrtet ca hieroglife, qė, pėr shkak tė lėvizjeve tė tyre tė papritura, ngjanin sikur kėrcenin si tė marra.

Ja, kėshtu e do ti, tė rrihesh midis Kinės dhe qė njė miliard kinezėt e tu tė mos tė ndihmojnė dot, ha-ha-ha... ... Skėnder Bermema vazhdonte tė qėndronte me ballin mbėshtetur te dera e tjetrit. Grushtat i dhimbnin nga shtrėngimi, kaq fuqishėm e kishte pėrfytyruar gjithēka. Veē mos njollosej kėtu nė mes tė Kinės. Veē mos turpėrohej. - Kush ėshtė? -u dėgjua pėr herė tė dytė qė brenda zėri i C.V. Turpi, deshi tė pėrgjigjej Skėnder Bermema. Vėrtet ē'turp qė do tė ishte, mendoi pėrsėri. Do tė thoshin se ishin rrahur midis Kinės si dy gjela, tamam... tė ardhur me rastin e ditės sė zogjve...

Ai u shkėput nga dera dhe eci nėpėr korridor. Si dhe mė parė korridori qe i shkretė. Ai vėshtroi nga tė dy anėt: s'dukej frymė njeriu. Me siguri s'na ka dėgjuar kush, mendoi. E kishte menduar skenėn kaq me densitet, saqė nuk do t'i vinte ēudi po tė ishin dėgjuar zhurmat. Qėndroi nė mėdyshje pėrpara derės sė tij, pa vendosur tė hynte. Nė fund tė korridorit, nė njė kabinė xhami, duhej tė ishte dezhuri i katit. Syrit tė tij me siguri s'i shpėtonte asgjė. Me siguri do t'i kishte vėnė re lėvizjet e tij tė dyshimta. Me hapa tė kujdesshėm Skėnder Bermema iu afrua kabinės. Dezhuri ishte vėrtet aty. Skėnder Bermema preku me dorė fytyrėn sikur tė kuptonte nėse e kishte atje njė buzėqeshje qė i duhej pėr kėtė rast. Por nė atė ēast pa fytyrėn e vet te qelqi i kabinės. Ajo qė ishte mbi fytyrėn e tij mund tė quhej njėfare buzėqeshjeje, sidomos po ta mendoje se te kabina s'ishte veēse njė kinez i panjohur. Ai e shikonte klientin me ca sy hutaqė. Kuptohet menjėherė qė s'ka dyshuar pėr asgjė, mendoi Skėnder Bermema.

Ai e pėrshėndeti kinezin me kokė. Pėr ēudi, ndryshe nga herėt e tjera, kinezi nuk buzėqeshi. - Ho, - tha Skėnder Bermema fjalėn e vetme qė dinte nė kinezēe - Mirė? - Ho, - u pėrgjigj kinezi, por pa buzėqeshje. Dreqi e mori, mendoi Skėnder Bermema. Do tė ketė pikasur ndonjė gjė. - Qetėsi, ė? - tha ai.

Kinezi afroi fytyrėn te xhami dhe diēka tha, me siguri pyeti: Ēfarė? Skėnder Bermerna provoi mbeturina tė ndryshme gjuhėsh pėr t'u marrė vesh disi me tė, por ishte e pamundur. Pastaj iu kujtua se dezhurėt, edhe sikur tė dinin gjuhė tė huaja, bėnin sikur nuk dinin. Ai i bėri njė shenjė me dorė kinezit pėr t'i thėnė natėn e mirė, dhe u kthye tė ikte, kur dėgjoi pas shpinės zėrin e tij. - Comrade.

I habitur, Skėnder Bermema u kthye. Kinezi ishte te dera e kabinės dhe dukej menjėherė qė donte t'i thoshte diēka. E paska vėnė re qė vėrtitesha nė korridor, mendoi Skėnder Bermema. Me siguri do t'i bėnte ndonjė raport apo shpifje, i mallkuari. Ai bėri dy hapa drejt kinezit dhe prapė mendoi: po, ndoshta, meqė dėshiron tė flasė, s'e bėn raportin. Ndoshta do vetėm tė mė tėrheqė vėrejtjen shoqėrisht. - Hė? - ia bėri Skėnder Bermema, kur iu afrua dhe pak. - You speak English? Kinezi bėri "po" me kokė, me njė buzėqeshje fajtori. Hm, ia bėri me vete Skėnder Bermema. Tani mė ruajttė perėndia mendjen, mos i sulem edhe kėtij si atij tjetrit. - S'tė flihet? - pyeti kinezi. - As mua.

Skėnder Bermema mbeti gojėhapur nga habia. Njė kinez qė po i thoshte "S'tė flihet"? Ishte me tė vėrtetė e pabesueshme. Sipas stilit kinez, nė qoftė se binte fjala pėr fjetjen, ai duhej t'i thoshte: ujėt fle, hasmi s'fle ose imperialistėt dhe revizionistėt nuk flenė apo revolucionarėt s'duhet tė flenė mbi dafina apo diēka tjetėr tė tillė, po kurrsesi s'mund t'i fliste pėr gjumin e thjeshtė njerėzor. - E pse s'tė flihet ty? -pyeti Skėnder Bermema, megjithėse pyetja iu duk e ēmendur. Dihej qė njė dezhur s'duhej tė flinte. - The Chairman is dying, - tha kinezi.

Skėnder Bermema afroi kokėn edhe mė. Avulli i frymės sė tij mbi qelqin e kabinės krijoi njė perde tymi midis tij dhe kinezit. - Maoja po vdes? - pėrsėriti pa u besuar veshėve qė njė gjė tė tillė po ia thoshte njė kinez. Kinezi tundi kokėn nė shenjė pohimi. Sytė e tij tė skuqur dukej sikur thoshin: mėshirė. - I am sorry, -tha Skėnder Bermema pa ditur ē'tė bėnte. Pas tymtajės sė avullit fytyra e kinezit rrezatonte njė dhimbje qė mezi durohej.

Skėnder Bermema murmuriti diēka tjetėr ngushėlluese, por kėmbėt nuk iu bindėn pėr tė ikur. Sytė ovalė tė kinezit e shikonin qetėsisht. Por ata sy me bisht sikur janė krijuar pėr tė shprehur dhimbjen, tha ai me vete. Si nuk e kishte vėnė re mė parė? Donte me gjithė shpirt t'i thoshte diēka ngushėlluese, diēka vėrtet ngushėlluese... Mendimi se mund tė ikte nė dhomėn e tij duke e lėnė atė kinez mbyllur nė atė qelq pikėllimi, iu duk i egėr. Ē'ėshtė kėshtu?, tha dy-tri herė me vete. Ē'ishte kjo keqardhje molisėse dhe pikėrisht tani kur nuk pritej? Nė tė vėrtetė nuk e kishte kohėn, e megjithatė sa vente po e kaplonte krejt. Ishte vallė njė gjė e rastit, ashtu siē shkaktohen shpesh keqardhjet, nga njė fjalė, nga njė psherėtimė (fjala "dying" nė vetėdijen e tij ishte pėrkthyer "po jep shpirt"), apo ndoshta njė montazh tjetėr ishte bėrė me shpejtėsi nė trurin e tij: ajo rrumbullakėsi e qetė e fytyrės qė nė ēastin e fundit e sprapste urrejtjen e tjetrit, thėniet prej tuhafi: s'jam veē njė murg shtegtues me njė ēadėr plot vrima, fėmijėt qė i kishte humbur, gruaja e vdekur gjithashtu dhe vjersha qė i kishte kushtuar: do tė takohemi ndoshta midis yjsh, sė fundi veprimet prej eremiti gjysmė tė marrė si mbyllja nė shpellė etj. dhe kryesorja, ajo qė donin apo s'donin, ishin tė detyruar ta pranonin tė gjithė: ai ishte krijuesi i Kinės sė Re. E megjithatė, ndonėse i kishte bėrė tė gjitha kėto, kishte bėrė po aq mbrapshtira, kundėrshtonte Skėnder Bermema me vetveten. E kishte krijuar vėrtet Kinėn e Re, por mė pas nė delirin e marrėzisė kishte shkaktuar njė mishmash tė ububushėm, tė paparė kurrkund, kishte kositur pa mėshirė inteligjencien, nė ndėrgjegje i rėndonte Kamboxhia, jo, nuk mund tė kihej keqardhje pėr tė. Keqardhja ishte pėr tjetėrkėnd. Nė fund tė fundit njė miliard njerėz do tė pikėlloheshin dhe kjo mjaftonte qė pikėllimi tė tė pėrfshinte dhe ty si lagėshtirė e oqeanit, qė tė futet nė palcė nė mbrėmjen e fundshtatorit. Ja kėshtu, pėrpiqej ta mblidhte veten ai. Keqardhja lidhej me ta... e megjithatė, megjithatė s'mund ta shkėputje prej tij. E ēuditshme, mendoi. Ose ndoshta s'kishte gjė tė ēuditshme. Misterioze ishin vetėm udhėt nėpėr tė cilat lėvizte keqardhja, ashtu si pendimi, si brerja e ndėrgjegjes. Po tė gjitha kėto s'kishin rėndėsi. Kryesorja ishte qė ai do tė ishte i pranueshėm nė dhimbjen mė tė gjerė qė ndoshta ishte prodhuar ndonjėherė mbi dhe. Pas qelqit, kinezi dėneste nė heshtje. Me sa dukej zymtia nė fytyrėn e tė huajit e kishte ligėshtuar. Skėnder Bermema i ra xhamit me gisht pėr t'i thėnė "natėn e mirė", por kinezi u ngrit dhe doli te pragu i kabinės. - Ngushėllime, - i tha Skėnder Bermema dhe i dha dorėn. Kinezi ia dha tė dy duart ndėrkohė qė pjesa e sipėrme e trupit tė tij bėri njė lėvizje pėrpara, por tė panatyrshme, si tė gjithė ata qė nuk dinė tė pėrqafohen. Dezhur hoteli, e ka parė kėtė gjest dhjetėra here, i vetėtoi ndėr mend Skėnder Bermemės. Ai e pėrqafoi kinezin dhe nė mollėza ndjeu lotėt e tij.

- Ndjesė pastė, - i tha me zė tė ulėt, duke e ndier nė ēast se kjo formulė e vjetėr ishte fjala mė e saktė, e aftė qė tė qėndronte mbi tė vėrtetėn dhe gėnjeshtrėn dhe gjithė pasionet e tjera njerėzore. Me hapa tė ngadaltė ai shkoi drejt dhomės sė tij. Pėrpara se tė shtrihej iu afrua edhe njė herė dritares dhe vėshtroi hieroglifet e ndezura aty-kėtu nėpėr qiell. The Chairman is dying, tha me vete. Midis hieroglifeve kishte me siguri shumė qė jepnin fjalėn "Kryetar", por asnjė fjalėn "vdekje". Nesėr, mendoi ai. Ose pasnesėr, ose e shumta pas njė jave, hieroglifja e harruar do tė kėrkonte vendin e saj. Ai vuri dorėn te faqja, ku duhej tė kishte ende gjurmėt e lotėve tė kinezit. Ēudi, ia bėri dy-tri herė me vete. Kishte pėrqafuar njė kinez, tamam nė kohėn qė pritej e kundėrta. S'e kishte bėrė kėtė nė kohėn kur kjo ishte e zakonshme dhe e kishte ruajtur pėr tani nė ēastin e ndarjes. Ishte vėrtet gjė e mbrapshtė. Njė shenjė ndoshta. Po ē'shenjė? Ai vejevinte nėpėr dhomė si tė donte tė zbrazte trurin nga mendimet e tepėrta nė prag tė gjumit. Ishte ndarja me tė keqen pa dyshim. Njė si dehje e mbėshtillte herė-herė nė valėt e saj. Hieroglifet, tė largėta, tė mbrojtura nga pakuptimshmėria e tyre, zotėronin si njė ėndėrr tė pafund qiellin. U pėrpoq tė mos i shikonte nė kohėn qė iu afrua shtratit, megjithatė nė ēastin para gjumit iu yllėsuan prapė nė mend, mizėri e pambarim midis sė cilės njė dorė e padukshme bėhej gati tė ndizte si njė kandil tė zbehtė hieoroglifen e vdekjes.

Mao Ce Duni vazhdonte tė ishte nė shtratin e vdekjes Tė afėrmit dhe bashkėpunėtorėt e tij me orė tė tėra rrinin tė heshtur nė dhomėn ku ai pėrpiqej tė jepte shpirt si edhe nė dhomat e tjera fqinje. Disa nuk i kishin hequr ende rrobat me tė cilat kishin shkuar nė koncert atė mbrėmje fatale, kur i kishin lajmėruar se Kryetari po vdiste. Nganjėherė, kur i dergjuri vinte nė vete dhe i vėshtronte me radhė, sikur t'u thoshte: keni qenė nė koncert, he, ata vendosnin tė iknin menjėherė, t'i hiqnin ato rroba festive dhe tė ktheheshin tė veshur pėrzishėm, mirėpo diēka i mbante tė mbėrthyer aty. Ishin pothuajse tė sigurt se, porsa dikush tė mungonte disa ēaste, kur tė kthehej, portat do t'i gjente mbyllur... Maoja herė vinte nė vete, herė e humbte ndėrgjegjen. Por edhe kur pėrmendej, njė pjesė tė kohės ishte nė gjendje deliri. Disa herė e pa globin tokėsor tė ikte, i vogėl e i mjerė, pėrmes pluhurit kozmik dhe sipėr tabutin e tij, tė vendosur drejt e mbi tė bashkė me litarėt qė do ta zbrisnin nė gropė (o zot, ishin kėto paralelet 42 dhe 43 , apo ca paralele tė tjera pa numra?).

Fytyrat e njerėzve qė rrinin rrotull shtratit i ndėrthureshin me pamje tė tjera tė pakuptimta. Ēu En Lai me siguri ka vdekur, ndryshe s'do tė shqitej kaq lehtė nga tabuti im, mendoi nė njė ēast kthjelltėsie. Fjala "tabut" u bė aty pėr aty "pushtet" dhe pastaj prapė "tabut" e kėshtu me radhė, me njė shpejtėsi tė mundimshme. Kurse tė tjerėt s'shkuleshin asnjė ēast, e kishin kapur arkivolin pas dorezave prej bronzi nė njė mėnyrė tė tillė qė, sikur tė kishte mundėsi tė fliste, do t'u thoshte: ngadalė, se po mė troshitni. Ashtu i dukej vėrtet, kaq e ndjeshme qe urrejtja e tyre pėr njėri-tjetrin. Vetėm ai, kryeministri i tij, mungonte. Testamenti, dėshira pėr t'u shpėrndarė nė formė pluhuri mbi Kinė... Kishte qenė pikėrisht duke lexuar testamentin e tij kur i kishte rėnė kriza. Sa ditė kishin kaluar vallė qė atėherė? Me siguri Ēu En Lai ka vdekur, mendoi, madje edhe do tė jetė varrosur prej kohėsh. Pėrndryshe do tė ishte aty, duke ndukur dorezat prej bronzi. Ngadalė, deshi tė rėnkonte ai, s'po mė lini tė qetė as kėto orė tė fundit. Do tė donte tė ishte pėrjashta, midis Fushės sė Madhe tė Kinės, atje ku milionat e njerėzve do ta qanin mė thekshėm. Gjithēka e bėra pėr ju, asgjė pėr vete, mendoi. Dhe nė kishte gabuar, ashtu paskėsh qenė e thėnė. Shumė gjėra mund t'ia mohonin, pėrveē njėrės: qė nė shekullin e njėzetė, tamam nė gjysmėn e tij, kishte krijuar Kinėn e re. Sytė e tij gjysmė tė shuar, po i shikonin me radhė fytyrat e tyre tė ngrira, ndėrsa mendja, jashtė vullnetit tė tij, ndėrtonte e prishte aty pėr aty projekte gjendjesh qė do tė krijoheshin pas vdekjes sė tij. Ky ankth ishte nga mė tė mundimshmit. Pamjet zhvendoseshin si nė njė valle hijesh. Hua Kuo Feni nė murin e pushkatimit, Ēian Ēini perandoreshė. Kurora mbretėrore zbukuruar me dhėmbėt e nxjerrė tė Ten Hsiao Pinit tė lyer me flori. Jao Ven Juani, pas fitores, martuar me Ēian Ēinin, vrarė nė gjumė prej saj, dėbuar tė dy, kufoma e tij dhe trupi i saj, prej Ten Hsiao Pinit. Teni nė krye, mbretėria e ēalamanit tė madh, ashtu si nė kohėn e Timur-Lengut, Ten-Lengu, ndoshta kėshtu do tė quhej. Ēian Ēini nė burg me flokėt tė rrėzuar nga dėshpėrimi. Njė avion i vetmuar dhe bosh vėrtitet ndėrkaq andej-kėndej duke kėrkuar njerėz apo kufoma pėr t'i ēuar gjer nė Mongoli. Por askush s'do tė hipė atje. Hua Kuo Feni e ka hapur varrin e tij nė tokė dhe buzėqesh me djallėzi: he-he, s'jam aq i marrė sa tė hipi nė atė avion. Po krehrin dhe gėrshėrėt ku i ke?, e pyeti Maoja. Mė thanė se kohėt e fundit po tė tėrheq mjeshtėria e berberit. Hua Kuo Feni u hutua. Kush ta tha?, pyeti me zė tė shuar. Cian Ēini. Ishte denoncimi i fundit qė munda tė lexoj. Pas atij koncertit ku shpejtuat tė gjithė si tė ēmendur. Tė tjerėt, rrotull arkivolit, heshtnin si gurė.

S'duhej t'i kisha lėnė aq tė pėrēarė, mendoi Maoja. Ai rėnkoi dhe u pėrpoq tė kthehej nė anėn tjetėr. Infermierja e ndihmoi. Qepallat e mbyllura nuk e penguan tė shikonte Ēu En Lain qė po shėtiste nė njė livadh, duke tėrhequr pas vetes nje gaforre, tė lidhur me kordele. Pėrse nuk merresh mė me pushtetin, ē'pėsove?, e pyeti Maoja. Tjetri buzėqeshi duke treguar gaforren. Unė kam tani kėtė, ti e di. Ky ėshtė kanceri im, qė pėrpiqem tė marr me tė mirė. Po e shėtit si njė kone, tha Maoja, gjithmonė tė ka pėlqyer t'u ngjash anglezėve. Ēu En Lai nuk u pėrgjigj. Mos ke vdekur?, i thirri Maoja kur e pa qė tjetri po largohej. Gazetat s'i lexoj prej kohėsh, radion s'e hap. Por tjetri ishte tepėr larg pėr ta dėgjuar.

Nė vend tė tij te muri i dhomės u shfaq Lin Biaoja. Ishte i lidhur nė njė kolltuk avioni dhe fjalėt "No smoking" i ndizeshin e i shuheshin vazhdimisht mbi kokė. Ku fluturojnė kėshtu? Ndoshta nė mbretėrinė e majmunit tė kaltėr. Megjithėse i kurdiste vetė tė gjitha, ende ti s'e di se ē'ndodhi nė atė avion, tha mareshali. Ndoshta je ti ai qė s'e di, tha Maoja, ndonėse e ke pėsuar. Raportet ishin tė gjitha false, nė tokė dhe nė qiell, tha tjetri. Nė tokė dhe nė qiell?, mendoi Maoja duke u pėrpjekur tė fshihte habinė. Ē'u bė?, deshi tė pyeste ai. Nė tė vėrtetė kishte dyshuar se diēka tjetėr e paparashikuar mund tė kishte ndodhur. Megjitnatė pyetjen nuk e bėri.

Lin Biaon e pa prapė, por kėtė herė tė largėt, mbėshtjellė me njė mushama, nė njė fushė me bar tė egėr, nė shi, duke ndjekur me sy si mblidheshin mbeturinat e njė avioni tė shkrumbuar. Je mbėshtjellė me mushama, po trupin e ke tėrė plagė, deshi t'i thoshte Maoja. Por tjetri i kapi edhe mė fort cepat e mushamasė me dy gishtat e verdhė. Ky i marrė, mos beson edhe ky vetė se hipi i gjallė nė atė avion?

Tjetri nėnqeshi ftohtė. I di tė gjitha, imzot. Veē kėrkoj atė tjetrin, atė qė u dogj nė vendin tim. E pse? Desha tė gjej dhėmbin e tij tė katėrt nga e majta... Kur e zgjodhe atė fatkeq, harrove se atė dhėmb unė e kisha prej floriri... Gjithė vrasėsit e mėdhenj zbulohen prej pakujdesive tė vogla. Ha-ha-ha! Ai nėnqeshi prapė duke u kujdesur qė t'i dukej dhėmbi i mbushur. Nga ky dhėmb i vogėl je zbuluar, ha-ha. Tė gjitha hijet kanė qejf tė mburren, tha Maoja. Kujton se mund tė isha aq mendjelehtė sa tė vija njė tjetėr nė vendin tėnd? Nė atė avion ke qenė ti vetė, or qyq. Shikoi, shikoi mirė mbeturinat dhe ke pėr ta njohur veten. Tjetri, sado qė u pėrpoq tė hiqej mospėrfillės, nuk e fshehu dot shtangien. Po ti vetė e pohove se mė vrave nė njė veturė. Eh.. por pastaj, gjatė natės... Ēfarė? Ē'ndodhi gjatė natės ?

Ja pra qė s'ditke aq sa hiqesh, mendoi Maoja. Dhe sa pėr atė si u rrėzua avioni, as ti, a askush tjetėr s'do ta dijė kurrė.

Veē bari i egėr e di tė vėrtetėn.

Dhe tokė e pabanuar mongole. Si t'i dėrgonte kėto dy vargje gjer nė tokė? Maoja rėnkoi dhe infermierja prapė e ndihmoi tė kthehej nė anėn tjetėr. Me sa duket sonte do tė vdesė, tha me vete pėrgjuesi i Polit tė Veriut., duke bėrė lėvizjen e zakonshme tė heqjes sė kufjeve. Satelitėt dhe teletajpet po ēmendeshin. Atij iu kujtua njė natė e ftohtė, kur pėr herė tė parė kishte fjetur nė fshat te shtėpia e gjyshit nga nėna. Lehnin qentė, por s'ishte e lehura e tyre qė e rrėqethte. Edhe tani, pas kaq vjetėsh, s'i harrohej njėri prej qenve qė kuiste thekshėm dhe fjalėt e gjyshit: dikush do tė vdesė nė fshat. Dikush do tė vdesė sonte nė planet, mendoi ai pėrmes njė gogėsime. Lista e emrave qė do tė viheshin nėn kronologji ishte me siguri gati. Korbat s'pritnin veēse njė shenjė pėr tė fluturuar. Tragjedia e vjetėr nė korin e hieroglifeve tė kronologjisė. Ai i vuri kufjet, duke i lėvizur pakėz, gjersa i zunė vend mirė te veshėt. Mao Ce Duni vazhdonte tė dergjej nė komė. Ai rėnkim radiosh s'ishte veēse grahma e tij. Dora e pėrgjuesit, nė mėnyrė mekanike lėvizte butona tė ndryshėm tė aparatit pėr tė qartėsuar dėgjimin, por grahmėn nuk e shmangte dot.

I mbledhur kruspull, me atė rrudhje ne fytyrė qė shkakton te njerėzit mosdėgjimi mirė i radios, Ekrem Fortuzi lėvizte herė pas here butonin e ndėrrimit tė stacioneve. Njė shpresė e fundit e mbante ende se sė paku njėri nga radiostacionet do tė thoshte diēka shpresėdhėnėse pėr shėndetin e Mao Ce Dunit. Mirėpo, stacionet, sikur ta kishin bėrė me fjalė, nuk jepnin veēse shuarjen e ngadaltė tė tij.

-Ekrem, - i tha gruaja qė nga krevati. -ėshtė e treta herė qė tė thėrres. Do tė vish apo jo? -Ja, ja, erdha. -Nuk tė them mė dhe mos guxo tė mė zgjosh. -Erdha, shpirt. Ai u ngrit nė kėmbė, vėshtroi njė herė nga radioja, pastaj nga krevati, pastaj me njė lėvizje tė beftė u pėrkul dhe e mbylli aparatin. -Shyqyr,-tha ajo, duke i bėrė vend nė shtrat. -Mė ēmende me kėta kinezėt. -Paske vėnė pudrėn qė mė pėlqen mua, -pėshpėriti ai. -Vetėm tė lutem mos mė fol kinezēe, - ia bėri ajo po me pėshpėrimė. - Tė lutem, folmė italisht. - Sepse ashtu tė kujtohet Luixhi, hė? - Jo, jo... - E di unė, ashtu tė kujtohet ai. -Jo... Veē nuk e dėgjoj dot atė kinezēen. -Pohoje se ashtu tė kujtohet ai, dhe unė do tė ta plotėsoj dėshirėn. - . . . - Hė pra, pohoje. - Po... diēka mė kujtohet... Po ka kaluar kaq kohė. - Mirė, do tė tė flas italisht, veēse duhet ta dish se nga kinezēja do tė dilte italishtja. Mė kupton. - Si? - Ta kam thėnė dhe herė tjetėr, po na iku kinezēja, iku dhe shpresa pėr italishten. Fjalėt e tyre u shuan dalėngadalė, gjersa pas njė copė here, me zė tė kthjellėt, tė zhveshur tani nga frymėmarrja, ajo i tha: - Prapė fole kinezēe. - Ashtu?- ia bėri ai. - S'mė kujtohet. - Ti je i pandreqshėm. Ai s'u pėrgjigj. Tani nuk kishte mė nevojė ta merrte me tė mirė dhe ajo e dinte kėtė, prandaj nuk e zgjati mė, u kthye nga ana tjetėr, dhe u pėrpoq, tė flinte. I palėvizshėm, nė anėn tjetėr tė shtratit, ai priti gjersa tė shoqen e zuri gjumi, pastaj u ngrit. Duke u pėrpjekur tė mos bėnte zhurmė, iu afrua radios e hapi dhe afroi kokėn pėr tė dėgjuar mė mirė. Shumė kohė ngeli ashtu, dhe ndoshta do tė ngelej gjer nė mėngjes, thua se i kishte rėnė pika, sikur e shoqja tė mos dėgjonte dėnesėn e tij. - Ekrem, - thirri ajo e trembur, - ē'pate? Ai pėrpiqej tė fliste, por dėnesa i shkėrmoqte fjalėt sikur tė ishin prej rėre. E shoqja e vėshtronte me sy tė ēakėrritur. Ajo po bėhej gati tė flakte jorganin, pėr t'i shkuar pranė, kur ai arriti mė nė fund tė belbėzonte: -Maoja vdiq. Disa ēaste ajo e pa ngultazi, me buzėt tė shtrėnguara. Pastaj murmuriti: -Idiot!

Por ai nuk e dėgjoi, vazhdonte tė dėneste dhe herė pas herė midis dėnesės pėshpėriste vajtimthi: -Maoja im, s'je mė nė kėtė botė, s'je, s'je mė. Mė iku burri, mendoi ajo. Luajti. Ai vazhdonte tė fliste mė vete mė shumė nė kinezēe dhe kthehej te shqipja kryesisht pėr tė bėrė zvogėlimin pėrkėdhelės tė emrit Mao, qė nė kinezēe s'e bėnte dot. -Maoja im... Dhe unė bėja dashuri si njė derr nė kohėn qė ai jepte shpirt. Duhet qė ta ēoj nė psikiatri. Qysh nesėr nė mėngjes. Kishte dėshirė ta shante, ta tallte, mirėpo, duke e parė ashtu tė mjerė, keqardhja dhe shqetėsimi i zunė vendin papritur dėshirės pėr ta fyer. Me siguri ėshtė i vetmi njeri nė krejt kontinentin evropian qė po e qan kėshtu, mendoi. U ngrit nga shtrati, hodhi krahėve njė triko dhe iu afrua. -Ekrem, - i tha me zė tė ulėt, - ē'pate? Eja nė krevat, se do tė ftohesh. Nuk i kishte dalė ende krejt zemėrimi, aq sa tė mundte ta bėnte zėrin tė ėmbėl. Megjithatė pėrpiqej. Kurse ai vazhdonte tė dėneste njėlloj si mė parė. Madje, prania e saj u duk se ia shtoi ngashėrimin.

- Po ai pėr tė vdekur kishte, - zuri tė fliste ajo. - Plak ishte, matuf e quanin tė gjithė. Pse. ē'prisje ti? Dihej qė do tė vdiste. Eja nė shtrat, pėllumbth.

- Jo, nuk vij, lėrmė. Nuk mundem.

Ka luajtur, mendoi prapė ajo. O perėndi, ē'do tė bėhet me tė. - Nuk mundem, mė kupton ? - vazhdoi ai. - Kam njė zgavėr mu kėtu... U kisha hyrė thellė, shumė thellė teksteve tė tij. Vetėm unė ia kuptoja nuancat e mendimit. Kisha bėrė krahasimin me pėrkthimet anglisht e frėngjisht, por ato ishin tepėr larg... Isha i dashuruar me tė, merreshim vesh me njėri-tjetrin... Ishte i mirė, balsam, pa ata gjembat tmerrues... tė luftės sė klasave.

- Mirė, mirė. - tha ajo. - M'i ke thėnė njė herė tė gjitha kėto, po eja nė shtrat, se do tė ftohesh. Do tė marrėsh ndonjė bronkit si dimrin qė shkoi, mė dėgjon? - Jua thosha gjithmonė, po ju talleshit me mua. Ai ishte ylli ynė. Ylli ynė i vetėm. Ē'mė gjeti, tha ajo me vete.

-Tani u fik, mbaroi,-vazhdoi ai me zė tė pėrqarė. -Tani mbaruam tė gjithė, por ju ende s'kuptoni. - Mbase ėshtė e kundėrta, - foli mė nė fund ajo, me shpresė se kėshtu mund ta qetėsonte mė mirė. -Mbase pikėrisht tani gjendet njė shkak pėr t'u afruar prapė me kinezėt. Kėshtu ndodh gjithmonė, pritet njė vdekje pėr t'u ndrequr ajo qė ėshtė prishur. Kėshtu mund tė ndodhė edhe tani. Ai qe shkaku, do tė thonė, qe moskuptimi i tij, kokėfortėsia e tij. -Oh, ai ishte aq i butė, si i kadifejtė. Edhe fytyrėn ashtu e kish. - Megjithatė jam e sigurt se do tė ndodhė ashtu siē tė thashė. Do t'ia hedhin fajin e ftohjes atij dhe do tė rregullohemi prapė. Mė mirė do tė bėhet. - A thua? Sikur s'mė besohet. - Po. Po. Mė mirė do tė jetė. - Po sikur tė vejė mė keq? Ai qe i ėmbėl, i mjegullt, filozof, poet, hashash. Si mund tė gjendet tjetėr si ai? - Tė tjerėt janė mė liberalė, tė jesh i sigurt, - tha ajo. - Janė tė lodhur nga ai, Marshimi i Madh, apo si dreqin i thonė. - Ēang zhėng,-tha ai. - E pra, janė tė lodhur nga Ēang Zhėngu dhe duan qetėsi, komoditet, femra. A nuk na kanė treguar se ka njė sallon nė Hotel Pekin ku thonė se udhėheqėsit kinezė kalojnė mbrėmjet nė shoqėri me balerinat? - Sikur tė bėhet ashtu, - tha ai. - Ja, nesėr diēka do tė marrim vesh. Do tė dalim, do tė vemi pėr vizitė nė ndonjė vend dhe diēka do tė mėsojmė. Tani eja nė shtrat. - Shyqyr qė tė kam ty, - tha ai, duke u ngritur. Nata kaloi ashtu e shqetėsuar. Dy herė ai u ngrit tė hapte radion, por ajo nuk e la. Herėn e tretė i foli me rreptėsi: -Nuk e kuptoj ē'pret tė dėgjosh akoma? Ē'ishte pėr t'u bėrė u bė. Ai rrinte kokėvarur. - Vėrtet, jam kureshtare tė di, ē'pret akoma? -nguli kėmbė ajo, po me zė mė tė butė. - Ē'pres? Ndonjė pėrgėnjeshtrim tė lajmit tė vdekjes, ja ē'pres. Ajo qeshi. -Ti je vėrtet i marrė. -Mos tė duket ēudi, -tha ai.-S'ėshtė hera e parė qė ndodh kjo. Disa herė kanė dhėnė lajmin e gėnjeshtėrt tė vdekjes sė tij, s'tė kujtohet? -Zėri i tij erdhi e u zbut prapė nga afrimi i dėnesės.-Ia ndillnin vdekjen para kohe, thua se nuk u pritej sa t'i vinte vetė. - E mjaft tani, mjaft, -tha ajo,- na lėr tė flemė pak. Mėngjesi gdhiu i hirtė, si me pahir. Ndryshe nga herėt e tjera kafenė e bėri ajo dhe ia solli te shtrati. -Do ta balsamosin vallė?-pyeti ai. Ajo e vėshtroi rrėshqitazi. - Hiqe tani mendjen andej. Do tė shkojmė diku pėr vizitė dhe do tė marrim vesh hollėsira. - Ku?-pyeti ai. - Ku tė duash ti. Mund tė shkojmė te Kryekurtėt. Atje merren vesh lajmet mė tė sigurta. - Mirė thua. Ngrihemi tė shkojmė. - Je nė vete? - tha ajo. - Ku tė vemė qėmenatė? Pastaj duhet tė kemi edhe pakėz kujdes. Njerėzit mund tė dyshojnė. Ē'ėshtė kjo vizitė qė pa gdhirė ? - Ke tė drejtė. Mund tė biem nė sy.

Ata u nisėn pėr te Kryekurtėt nė orėn dhjetė, por, kur arritėn atje, e kuptuan se frika e tyre se mos ishin tepėr herėt kishte qenė e kotė. Atje, pėrveē tė pėrhershmėve, Hava Prezės dhe Musabelliut, gjetėn njė mysafir tė rrallė, Llukė Alarupin, ish-pronar i njė fabrike tė vogėl sapuni, qė tani, e trifishuar siē qe, prodhonte, pėrveē sapunit pluhur pėr makina larėse, shampo dhe pasta dhėmbėsh. Ishin aty edhe e fejuara e Markut me Markun, i cili kishte atė ditė pushim, ngaqė koncerti i mbrėmjes qe anuluar. - Anuluar? - pyeti pėr t'u siguruar Ekrem Fortuzi. - Po, - tha Hava Preza, duke tundur kokėn nė mėnyrė energjike. - Kuptohet pėrse. - Shenjė e mirė, - tha Hava Fortuzi. - Kur po vija qėparė, pashė njė rresht tė gjatė makinash zyrtare qė shkonin pėr ngushėllim nė ambasadėn kineze. - Tė thashė? - i pėshpėriti e shoqja Ekremit. - Koncerti ėshtė anuluar, zyrtarėt venė pėr ngushėllim nė ambasadė. Ēdo gjė shkon mirė. Ekremi tundi kokėn, pa i hequr sytė nga fytyra e bardhė e lėmuar si me letėr smeril e Llukė Alarupit. Sa shumė kishte dėgjuar pėr atė njeri dhe tani s'i durohej sa tė merrte vesh pėrse kishte dalė pėr vizitė nė njė ditė tė tillė. Duhej tė ishte vėrtet njė thesar lajmesh ai njeri. - Vini shpesh te Kryekurtėt? - i tha Ekremi me zė tė ulėt, duke u pėrkulur pak pėrpara, siē bėjnė njerėzit qė midis bisedės sė pėrgjithshme dėshirojnė tė krijojnė njė intimitet me bashkėfolėsin. Prej kohėsh kam dashur t'ju takoj.

- Dal rrallė, - u pėrgjigj tjetri. - Kemi shumė, shumė punė, sidomos tani, nė prag tė mbylljes sė tremujorit. Pastaj, veē prodhimit, janė, mbledhjet nė komitet tė Partisė, ndjekja e garave socialiste, aktiviteteve kulturore dhe qindra ēėshtje tė tjera, qė duken si anėsore por qė kėrkojnė vėmendje. Fabrika ka vėrtetė shumė probleme, sidomos tani, pas vendimeve tė plenumit tė fundit tė Komitetit Qendror.

- Mbledhje nė komitet tė Partisė ? Vendime tė plenumit? Po ju?... Mė falni, ju... - e shoqja e Ekremit, duke mos gjetur dot fjalėt e pėrshtatshme, po i vėshtronte tė gjithė me radhė, pėr t'u thėnė: e dėgjoni ē'po pėrrallis ky i luajtur? Ajo hapi prapė gojėn dhe me siguri do t'i thoshte tjetrit: ē'janė kėto gara socialiste e komitete partie qė mė permend, ti s'je veēse njė i deklasuar si ne tė gjithė dhe jo nė komitet tė Partisė, por as te ish-fabrika jote s'tė qasin mė as nė derė, pa le tė tė besojnė edhe problemet. Ajo do t'ia thoshte kėto fjalė dhe ndoshta fjalė tė tjera mė tė ftohta e mė tė hidhura se kaq, sikur Hava Preza tė mos i bėnte njė shenjė me sy. Ekremi gjithashtu e kapi lehtazi pėr bėrryli. - Hė? - ia bėri Hava Preza, pėr tė mbushur heshtjen qė u krijua. - Domethėnė keni punė, telashe. - Po, -vazhdoi Llukė Alarupi me njė zė krejt monoton. - Siē thashė, realizimi i planit ėshtė vetėm njėri nga shqetėsimet, pa dyshim kryesori, por edhe tė tjerat s'janė tė pakta. Takimet e novatorėve, apo kėmbimi i pėrvojės sė pėrparuar etj. duken njė fjalė goje, po kėrkojnė t'i ndjekėsh hap pas hapi. -Mirė ky ka lajthitur, po ju si e dėgjoni?- i pėshpėriti Hava Fortuzi tė shoqit. -Shėt, - ia bėri ai. Po ai, me sa di unė, ėshtė si ne, nė mos mė keq, pa punė, i deklasuar... Atėherė ē'janė gjithė kėto gara e komitete?

-E di, e di, -u pėrgjigj Ekremi, -por ashtu hiqet, sikur ėshtė prapė atje. .. - Ashtu hiqet? -Do tė ta shpjegoj pastaj, kur tė dalim.

Nė tė vėrtetė ai e kishte tė vėshtirė t'ia shpjegonte sė shoqes kėshtu me gjysmė zėri ato qė tregoheshin pėr Llukė Alarupin, ish-pronarin, i cili pas shumė vjetėsh shkėputjeje nga fabrika e tij, kishte nisur pėrsėri tė jetonte shpirtėrisht me tė, qyshse kishte marrė vesh se nė Kinė kishte ndodhur njė mrekulli e tillė. -Sepse ishte njė mrekulli e padėgjuar, apo jo, - vazhdoi tė pėshpėriste ai, - qė ish-pronarėt u emėruan si nėndrejtorė tė fabrikave tė tyre, madje filluan tė merrnin edhe pėrqindjen e fitimeve. -Oh, e kam thėnė gjithmonė, ka qenė gjėja mė fantastike e Kinės, - tha e shoqja. - E pra, qysh atėherė, ky i ngratė u magjeps kaq shumė pas kėsaj, saqė ca kohė e humbi krejt, gjersa papritur njė mėngjes u gdhi tjetėr njeri. -Tani po e kuptoj. -Tani jo vetėm qė vėrtitet si hije rreth frikės, por nuk jeton veēse me tė. -I mjeri ai! -Siē e pe vetė, ndjek nė hollėsitė mė tė imėta gjithė jetėn e fabrikės dhe ėshtė i informuar pėr gjithēka qė ndodh atje. Ēantėn e ka plot me copėra tė prera gazetash qė flasin pėr fabrikėn dhe me shėnime pėr grafikun e planit. Nė shtėpinė e tij mund tė gjesh gjithfarė tabelash e fletėnderi e gazeta muri. Vuan kur punėt s'venė mirė. Rri pa gjumė kur vijnė kritika nga komiteti i Partisė. Me njė fjalė jeton vetėm pėr tė. -I ngrati, po mė dhimbset. -Dhe natyrisht nuk harron kurrė tė nxjerrė pėrqindjen e fitimeve qė i pėrket. -Aha, ja ku fle lepuri. -Po natyrisht. Si kujtove ti? Hava Fortuzi mezi e mbante tė qeshurėn. -Qenka fare tutkun, megjithatė, - tha ajo. -Mbase s'ėshtė fare tutkun, -u pėrgjigj i shoqi. -Mė shumė do tė thosha se ėshtė njė pjellė e ēuditshme e kohės. E vetmja ndoshta nė tėrė... - Nė tėrė Evropėn? -e ndėrpreu ajo. - Si tė thuash.. Ē'mė shikon ashtu ? Si tė mos tė shikoj, tha me vete ajo. Disa orė mė parė, a nuk kishte menduar se burri i saj ishte ndoshta i vetmi njeri nė kontinent qė vajtonte Mao Ce Dunin, dhe ja tani, njė tjetėr kafshė e rrallė, gati e pabesueshme. Ē'kohėra qė jetojmė, psherėtiu ajo me vete. Gjithmonė kishte besuar se bashkė me ikjen e rinisė sė saj bota do tė prishej, megjithatė nuk e kishte pritur qė gjithēka tė vinte kaq shpejt. -Njė hibrid, pa dyshim, - vazhdoi t'i pėshpėriste Ekremi, njėfarė hermafroditi kapitalisto-komunist.

Sidoqoftė, ėshtė njė i fantaksur, - tha ajo. Do tė kisha dėshirė t'i jepja njė dush tė ftohtė pėr ta sjellė nė vete. - E pse? Mbase ėshtė mirė nė kėtė ėndėrr tė tij. - Nė kėtė ėndėrr... Mirė e the. Po ne, ē'jemi ne, qė duhet tė vuajmė me sy hapur, madje pa asnjė anestezi.

- S'ėshtė faji i tij, - tha Ekremi. - Veē kėsaj kjo e tij ndoshta s'ėshtė fare ėndėrr. Ndoshta ėshtė njė shenjė qė ka dėrguar e ardhmja, providenca. - Ah, - ia bėri ajo. - ėshtė tepėr vonė pėr fantazi tė kėtilla kėtu.

Sytė e saj ndeshėn me ata tė Hava Prezės, qė kishte njė copė herė qė po i shihte me qortim. Dhe kishte tė drejtė: si shumė kishin pėshpėritur me njėri-tjetrin burrė e grua. Llukė Alarupi, pa vėnė re asgjė, vazhdonte tė fliste me zėrin e tij monoton: -Para dy javėsh patėm takimin pėr shkėmbimin e pėrvojės sė punėtorėve pararojė, ku dolėm mjaft mirė, kurse me garat socialiste kėtė herė s'kemi gjė nė vijė. Do tė na kritikojnė nga komiteti i Partisė, por eh, ē't'i bėsh, do tė mobilizohemi... Ata qė e dėgjonin tundnin kokat. Ishte vėrtet e pabesueshme njė gjuhė e tillė nė atė dhomė. Ja, kėsaj dite s'besoja se do t'ia mbėrrija, mendonte Hava Fortuzi.

- E si mendoni tani?- e ndėrpreu tė folurėn e ish-pronarit Ekrem Fortuzi. - Mos po na ndryshon ndonjė gjė me vdekjen e Maos? Tjetri ngriti supet. - ėshtė vėshtirė ta thuash, - u pėrgjigj. -Ēdo gjė varet nga lufta midis tė dy klaneve, pėr tė cilat flasin gjithė radiot. Varet cili klan do tė fitojė. - Mua aq mė bėn se cili klan do tė fitojė, tha Ekremi. - E kam fjalėn pėr ne kėtu. - Pikėrisht, - tha Llukė Alarupi. - Ajo s'mund tė dihet, - u hodh Hava Preza. - Ca thonė se ishte Maoja qė mezi i mbante marrėdhėniet qė tė mos prisheshin, tė tjerė pėrkundrazi thonė se ai i acaronte. - Maoja acarues ? S'do ta besoja kurrė, - tha Ekrem Fortuzi. - Koha do ta tregojė. Ishin duke bėrė pandehma pėr kėtė, kur u ndie zhurma e njė makine nė oborr. -Ky lart, -tha Emilia, duke bėrė me dorė nga tavani. - Janė tė shqetėsuar. I zymtė m'u duk, tha Hava Preza, qė kishte afruar kokėn te dritarja. - Ishalla s'ndodh gjė. U dėgjuan prapė hapat e njeriut tek zbriste shkallėt dhe pastaj zhurma e makinės qė u largua. Marku me tė fejuarėn dėgjonin si tė mpirė bisedėn e rifilluar. Nė sytė e saj gria e ēelėt sa vente errėsohej. -Il fait froid, - i pėshpėriti ajo Markut pa ia hequr sytė.

Atij gjithashtu s'i durohej sa tė shkonin nė dhomėn tjetėr, kur murmurimat e tyre, tė pėrziera me ndijime tė vjetra, do tė vinin si nga njė epokė tjetėr, sfond i pandryshueshėm i ēasteve tė tyre tė dashurisė. - Edhe pak, - i tha ai me zė fare tė ulėt. - Edhe pak.

Emilia solli kafetė, tė cilat ata nisėn t'i pinin ngadalė, me njėfarė solemniteti, duke vazhduar tė flisnin pėr vdekjen e Maos. Herė pas here sytė u shkonin nga muri prej nga i vėshtronte portreti i plakės Nurihan.

- Il fait froid, - pėshpėriti prapė e fejuara e Markut.

Pa thėnė asgjė, me sy tė mbėrthyer nė njė pikė tė padukshme, ata u ngritėn tė dy. Nė dhomėn tjetėr ajo qėndroi njė copė herė tė gjatė e heshtur, pastaj, duke u shtrėnguar pas tij me supe qė i dridheshin vėrtet nga tė ftohtėt, boshi dhe njė ndjesi tjetėr gjithsesi e panjohur, psherėtiu: o zot, gjithmonė do tė jetė kėshtu? Nė atė psherėtimė nuk kishte as dėshpėrim, as gėzim, as pritje tė diēkaje mė tė mirė apo mė tė keqe. Ishin tė gjitha sė bashku dhe asnjėra veē e veē. Ishte mė tepėr njė pyetje, njė dėshirė pėr tė mėsuar nėse ata do tė bėnin pėrherė dashuri kėshtu, nėn ato psherėtima pėr njė shtet tė huaj (nė dhomėn matanė pėshpėrimat ishin lidhur gjithmonė me shtete tė huaja), tė pėrziera me pėshpėrimėn e njė femre tjetėr, qė thoshte "il fait froid" nė njė dimėr tjetėr.

-Ndoshta, - u pėrgjigj ai me zė dhe mė tė ulėt, dhe as njėra, as tjetri nuk ishin nė gjendje tė kuptonin nėse u pėlqente kėshtu dhe nėse nė pėrgjithėsi mund tė gjendej njė botė tjetėr pėr ta.

Silva erdhi me vonesė nė punė dhe, porsa hyri nė zyrė, i kėrkoi leje shefit pėr tė ikur para kohe meqenėse do tė pėrcillte Gjergjin nė aeroport. - Prapė po niset? - pyeti ai. - Pėr ku? - Kuptohet se pėr ku, - tha Silva. - Pėr nė Kinė. - E mora me mend. - Merret me mend se ē'ėshtė arsyeja e ngutjes. -tha shefi. -Vdekja e Maos apo jo? - Besoj se po, - tha Silva. Linda, me ca sy tė ngazėllyer, ndiqte bisedėn e tyre. - Mbete nėpėr aeroporte, - tha ajo, kur shefi doli. - E di ē'kam parė herėn e fundit atje, po mė ka dalė nga mendja tė ta them? - tha Silva. - Pashė nė aeroport atė kinezin e Viktor Hilės me kėmbė tė lidhur. - Vėrtet?

Linda e ndjeu qė po skuqej dhe s'dinte ku ta fshihte fytyrėn. Mirėpo Silva u turbullua pėr vete. ngaqė iu kujtua se tjetra mund ta pyeste se ē'kishte kėrkuar nė aeroport.

Pėr fat shefi u kthye shpejt dhe as njėra as tjetra nuk e vazhduan dot bisedėn. Nė orėn njėmbėdhjetė Silva, pasi u pėrshėndet me tė dy, doli. Jashtė binte shi i ftohtė. Gjergji s'kishte ardhur ende nė shtėpi nga Ministria e Jashtme. Pasi u vėrtit njė copė herė nėpėr apartament, Silva u ul nė kanapenė e dhomės sė ndenjjes me duar tė lidhura te gjunjėt. Iu kujtua nėna qė thoshte qė s'duhen mbajtur duart ashtu, se ndjellin fatkeqėsi, dhe i hoqi sakaq. Ky udhėtim nuk i pėlqente aspak. Dy javė, ndoshta tri, apartamenti do tė ishte si i shurdhėr pa Gjergjin. Dhe jeta e atyre tė dyjave, nėnė e bijė, do tė ishte aq e mėrzitshme pa tė. Pastaj i shkoi nėpėr mend se po tregohej e padrejtė, ngaqė mėrzia kryesore do tė ishte e tij dhe jo e tyre. Ra zilja dhe ajo shpejtoi tė hapte derėn. - E, si u bė? - tha kur pa Gjergjin te pragu. Ai e pa me habi si t'i thoshte: ē'ishte kjo pyetje? Ajo pa ēantėn nė dorėn e tij dhe e kuptoi nė ēast se shpresa e saj e fshehtė se ndoshta udhėtimi do tė anulohej minutėn e fundit, kishte qenė e kotė. - Nisemi, - tha ai. - jam pak vonė. Rrugės gjer nė aeroport folėn fare pak. Silva shikonte xhadenė e qullur me gjethnajėn e kalbur anėve dhe mendonte: ku e gjeti kėtė kohė pėr tė vdekur. Salla e pritjes nė aeroport ishte mbushur plot me kinezė tė pėrlotur. Qė larg dalloi gruan e Skėnder Bermemės qė ia bėnte me dorė. - Po ju kėtu? - i tha kur u takuan. - Pres Skėnderin, sot kthehet. Po ju? - Unė bėj tė kundėrtėn, - tha Silva me buzėqeshje, duke kthyer kokėn pėr tė parė a po dilte Gjergji nga zyrat e doganės. - Gjergji niset sot. - Vėrtet? Si duket do tė shkojė me atė avion qė vjen Skėnderi. - Po, - tha Silva. - Dhe, tė them tė drej tėn, s'mė pėlqen fare ky udhėtim. E shoqja e Skėnder Bermemės s'dinte ē'tė thoshte. Ato vėshtruan disa ēaste njėra-tjetrėn, me buzėqeshjen qė u shuhej qetėsisht nė fytyrė duke lėnė pas megjithatė njė tis mirėsie. Gjergji erdhi pas pak dhe tė tre biseduan njė copė herė pėr kėtė pėrkim qė u ndodhi nė aeroport, pėr ardhjen e njėrit nga Kina dhe ikjen e tjetrit etj. etj., dhe, megjithėse biseda kishte njė ton gjysmėgazmor, Silva nuk arrinte ta fshihte plotėsisht shqetėsimin. - Ti e ke kot njėfarė, s'di si ta them, ndjenje te keqe, - tha Gjergji duke vėshtruar Silvėn disi ngacmues. - Unė e kuptoj qė kjo vjen ngaqė udhėtimi lidhet me njė vdekje, por s'duhet tė harrosh se arkivolin e tij s'e kemi nė avion. - Edhe ajo do tė duhej, - tha Silva. - Avioni po vonohet, - tha e shoqja e Skėnder Bermemės, duke parė orėn.-Duhej tė kishte ardhur prej kohėsh. Fytyra e saj e kishte humbur ngazėllimin, sikur tė kujtohej papritur se ata flisnin mė kot pėr njėfarė shqetėsimi, sepse tė drejtėn pėr tė e kishte tani pėr tani ajo. - Koha ėshtė e keqe, - tha Gjergji, - ėshtė e kuptueshme qė avioni tė vonohet. A marrim diēka?

U ulėn nė njė nga tryezat dhe porositėn kafe. Nga altoparlantet spikerja lajmėroi se avioni i vonuar pėr shkak tė kohės do tė mbėrrinte pas dhjetė minutash. Salla u gjallėrua. Njė pjesė e pritėsve i lanė tryezat dhe u afruan te xhamat pėr tė parė mbėrritjen. Aeroplani, duke fluturuar rėndshėm, doli vėrtet pas dhjetė minutash nga retė. Koha qė nga ulja e tij nė pistė e gjer nė ndalesėn te sheshi pėrpara ndėrtesės sė aeroportit iu duk tė gjithėve e gjatė. Udhėtarėt nisėn tė zbrisnin. Shumica ishin kinezė, qė, kur afroheshin, u dalloheshin sytė e skuqur nga tė qarėt. Dukej se vdekjen e Maos e kishin marrė vesh rrugės.

- Ja Skėnderi, - ia bėri e shoqja duke tundur dorėn, megjithėse tjetri ishte ende larg. - Ah, po, - tha Silva, - ja ku janė bashkė me atė tjetrin. Skėnder Bermema e pėrqafoi dhe e puthi tė shoqen disa herė rresht. Tė puthurat mė me mall janė tė burrave qė kthehen nga Kina, mendoi Silva vetėtimthi midis shtjellės sė gėzueshme qė u krijua te hyrja e sallės sė pritjes, asaj i zuri syri ngjyrėn e vrarė tė fytyrės sė C.V., madje kapi njė ēast shqetėsimin e tė afėrmve tė tij qė po e pyesnin me siguri pėr diēka dhe C.V. qė jepte shpjegime. Ajo deshi tė pyeste: ē'ka pėsuar ai shoku juaj ? Por harroi sakaq.

Silva u kthye nė shtėpi rreth orės tre. Brikena kishte vėnė gjellėn tė ngrohej dhe po e priste. - U nis babi? - pyeti ajo. - U nis.

Vajza nuk e fshihte njėfarė pakėnaqėsie qė nuk e kishin marrė nė aeroport. - Telefonoi dajė Saimiri, - tha pas pak. - Si? Pse? - ia bėri Silva. Vajza ngriti supet. - Ishte i qetė? - pyeti Silva. - I qetė m'u duk. Kėrkoi babin. Ndoshta pėr t'i uruar udhė tė mbarė. - Ah, po ! - tha Silva e lehtėsuar. Drekėn e hėngrėn pothuajse nė heshtje. Apartamenti ngjante si i shurdhėt. Ndėrsa Brikena lante enėt, Silva u vėrtit nėpėr dhomat pa ditur ē'tė bėnte. Zakonisht, sa herė qė Gjergji nisej me ndonjė shėrbim tė gjatė, ajo me Brikenėn ndėrmerrnin nė shtėpi ca punė qė dukej se mund tė bėheshin mirė vetėm nė mungesė tė tij, siē ishin larja e perdeve, apo kthimi i leshit tė dyshekėve. Mirėpo kėtė herė Silva e ndiente se jo vetėm s'kishte vullnet tė ndėrmerrte njė gjė tė tillė, por i mungonte dėshira qoftė edhe pėr tė hapur sepetin e madh ku mbanin sende tė ndryshme tė familjes, tė trashėguara brez pas brezi, sepet tė cilin gjithashu u pėlqente ta hapnin tė dyja me Brikenėn nė mungesė tė Gjergjit, dhe mbi tė cilin qėndronin me orė, duke kaluar nėpėr duar qėndisma tė ndryshme, fustanin e bardhė martesor bashkė me diademėn me tė cilin ishin stolisur nuse tre breza grash tė Krasniqėve, si edhe plot kujtime tė tjera. Silva doli nė ballkon, kaloi pėrbri kapseve tė shumėngjyrshme plastike mbi telat qė prisnin morinė e ēarēafėve pėr t'u nderur, dhe i hodhi nje sy limonit. Por as ai s'ishte qetėsues. Silvės iu kujtua se koha e spėrkatjes me insekticid i kishte kaluar qyshkur dhe me zor e mbajti njė psherėtimė: sa shumė gjėra tė mėrzitshme duheshin mbajtur mend. Kur hyri brenda, pa se Brikena ishte strukur nė njė kėnd tė bibliotekės te dhoma e ndenjjes, atje ku mbanin albumet e fotografive. Siē duket ngaqė dukej se nė njė ditė tė tillė duhej rrėmuar e nxjerrė nė sipėrfaqe patjetėr diēka dhe, meqė Silva nuk po i pėrmendte as leshin e dyshekėve, as hapjen e sepetit tė madh, vajza kishte nxjerrė albumet e fotografive. Pa u ndier Silva u ul pranė saj dhe nisi tė ndiqte me sy gishtat e vajzės qė dukeshin mė tė hollė e mė tė gjatė, ndoshta nga kujdesi me tė cilat kthente fletėt. Asaj i shkuan prapė nėpėr mend tė gjitha punėt e mundshme qė mund tė bėnte me tė, perdet, dyshekėt, qėndismat, mirėpo njė zė i thoshte sė brendshmi ta linte kėshtu siē ishte kėtė pasdite, tė zbrazėt. Ndoshta ajo do tė gjente vetė me se tė mbushej.

Qyshse Gjergji kishte ikur, Silva e priste me padurim orėn e lajmeve nė TV pėr tė marrė vesh ndonjė gjė pėr Kinėn. Por lajmet ishin tė turbullta. Zakonisht fillonin me pandehmat e ndryshme se ē'do tė bėhej me trupin e Maos. Kishte zėra se do tė balsamosej, tė tjerė pohonin tė kundėrtėn, ndėrsa spikerėt pėrpiqeshin tė lidhnin faktin se ē'do tė bėhej me trupin me vazhdimin apo braktisjen e kursit tė maoizmit nė Kinė. Ndėrkaq nuk ishte e vėshtirė tė kuptohej se e gjitha kjo zhurmė pėr trupin s'ishte veēse njė hyrje pėr tė kaluar nė atė ēka ndodhte ato ditė nė Kinė, dhe porsa spikeri pėrmendte fjalėt "gjendje e turbullt", "gjendje e pasigurt", Silva i kthehej Brikenės: - Telefonuan gjė nga Ministria e Jashtme ? -Jo, mama, - pėrgjigjej vajza.

Asnjėherė Silvės nuk i qe dukur kaq e gjatė mungesa e Gjergjit. Logjika i thoshte se s'kishte asnjė arsye tė bėhej merak, ai qe i huaj, ai s'kishte asnjė punė me kinezėt, megjithatė ndėr mend i pėrziheshin muret e nxira nga djegia e ambasadės angleze nė Pekin, ashtu siē ia kishte pėrshkruar Gjergji, dhe qė ishin mu pėrballė ambasadės shqiptare, dhe shqetėsimi e kapte pėrsėri. Spikerėt, pasi shtjellonin tė gjitha pandehmat e mundshme pėr fatin e mėtejshėm tė Kinės, si pėr tė mbyllur bisedėn me diēka mė eterne, ktheheshin prapė te ēėshtja e balsamosjes sė trupit. Pak a shumė kėshtu kompozoheshin edhe bisedat e njerėzve. Nisnin me balsamosjen, thuhej gjithēka dihej pėr tė, pėrmendeshin patjetėr mumjet egjiptiane madje kujtoheshin emra faraonėsh, Tutmesi i Tretė, Tutmakmahon apo si dreqin quheshin emrat e tyre nė tekstin e historisė dhe qė ishin bėrė shkak qė biseduesi qe rrėzuar nė provim, rikujtoheshin me kėtė rast qyfyre tė tjera nga shkolla apo provimet, gjersa biseda kthehej prapė te fati i kufomės. Me kėtė rast gjendej gjithmonė ndonjė admirues i egjiptianėve tė vjetėr, nė pėrgjithėsi i tė vjetėrve, pėr tė thėnė qė nė shumė gjėra ata ishin virtuozė dhe qė mė kot njerėzit e sotėm pėrpiqeshin t'i arrinin nė disa punėra, siē ishte pėr shembull balsamosja.

- Gjithė kjo bisedė pėr trupin... - tha njė mbrėmje Saimir Krasniqi, vėllai i Silvės. - Do tė ishte mė mirė tė thoshin se ē'do tė bėhet me shpirtin e tij. Ai vinte tani mė shpesh tek e motra, sidomos qyshse Gjergji qe larguar. Pėr Silvėn ishte njė gėzim i madh kur e shihte tė futej si mė parė nė bisedė.

Ke tė drejtė, - tha ajo. - Nė kėto raste, pavarėsisht se flitet pėr trupin, gjithė puna qėndron te shpirti.

- Ua, si flisni ju! - ndėrhyri Brikena. - Po shpirt nuk ka, apo jo? Silva me Sonjėn qeshėn.

- Ashtu ėshtė, por ne e kishim fjalėn tek idetė e tij. Sonja e pėrkėdheli mbesėn, qė ishte skuqur pėr shkak tė ndėrhyrjes. - E menēur e tezes, - i pėshpėriti te veshi.

Sonja u mat tė thoshte diēka, por nė atė ēast ra zilja e telefonit, qė u duk se tingėlloi mė fort se zakonisht. Silva me Brikenėn u ngritėn nė njė kohė. - Saimir, tė kėrkojnė ty, tha Silva qė nga korridori. - Kush? - pyeti ai, por ajo ngriti supet dhe i zgjati dorezėn. Ndėrsa ai fliste, nė dhomė ra heshtja, dhe papritur ata vunė re se jashtė kishte rėnė mbrėmja. Do tė besoje se zilja e telefonit e kishte plandosur pėrnjėherėsh mbrėmjen mbi botė. Saimiri foli nė telefon mė gjatė se ē'mund tė pritej. Kur hyri prapė, fytyrėn e kishte tė mpirė. -Ē'ėshtė? - tha Sonja. -Asgjė, mė thėrresin nė njė vend. -Ku?

Ai e kaloi shikimin nga njėra te tjetra, dhe ndoshta do t'ua thoshte se ku e thirrėn, nė qoftė se nuk do tė vinte re njė pritje aq tė nderė nė sytė e tyre. - Nė njė vend, - pėrsėriti dhe doli nė korridor tė merrte pallton. - Si kėshtu, - ia bėri Sonja duke vėshtruar Silvėn. - Me kaq ngut? Silva doli qė ta pėrcillte. Sytė e saj ishin gjithė lutje. - Saimir, pėrse kėshtu... Nė fund tė fundit...

Ai e vėshtroi me ngulm. - S'ju kuptoj, - tha. - Jeni bėrė tė ēuditshėm tė gjithė. Unė s'jam kalama pėr njė kujdes tė tillė. - S'ėshtė puna atje... Por sidoqoftė... -Ti do ta dish se ku po shkoj? Ja, po ta them: tek ish-ministri im. -Tek ish-ministri yt ? - pėrsėriti Silva, duke e treguar haptas mundimin qė po bėnte truri i saj pėr t'i hyrė thelbit tė kėtyre fjalėve. Ē'ishin kėto fjalė: ish-ministri im? Ai ishte ende ministėr... Shkarkimi do tė ishte marrė vesh... Le qė ishte vėrtet budallallėk ta mendoje kėtė. Njė ministėr i shkarkuar nuk thėrret mė kurrkėnd... Ah, po e gjithė kjo ishte tjetėr gjė. Si nuk i shkoi menjėherė ndėr mend? Ishte Saimiri ai qė s'ishte mė vartės i tij, ndaj e quante ish-ministėr... Po nejse. Kjo s'kishte shumė rėndėsi. Rėndėsi kishte fakti qė po e thėrrisnin.

- Me siguri ėshtė pėr tė mirė, - tha ajo, pa ia hequr sytė. Ndėr mend i vetėtinė kthimi nė ushtri, pranimi nė Parti, njė darkė pėr tė gjitha kėto. -Po ti, pse nuk gėzohesh? Ai nėnqeshi me ironi. - Saimir, ti diēka mė fsheh, - tha Silva. - Kjo thirrje me kaq ngut, nė kėtė orė... Ai s'e pati shumė vėshtirė ta kthente nėnqeshjen nė qeshje. - Asgjė s'tė fsheh, tė betohem. Tė them tė drejtėn, as qė e marr dot me mend pėrse mė thėrresin. Jam njėlloj si ti, me tė vetmin ndryshim se s'kam ndonjė entuziazėm. Silva deshi tė pyeste edhe mė: si e kishin marrė vesh qė ishte kėtu, me kė foli nė telefon etj.. por palltoja e veshur mbi trupin e tij iu duk si diēka qė e shtynte atė trup drejt lėvizjes. Ajo s'arriti tė bėnte asnjė nga pyetjet. Vetėm tek po i hapte derėn i tha: - Sidoqoftė, mos harro se ai ėshtė ende ministėr.

Ai ishte duke zbritur shkallėt me shpejtėsi, kur ajo i thirri qė lart: - Kthehu, porsa tė mbarosh. Dėgjon, Saimir, tė presim !

Pyetja "pėrse po mė thėrresin", mė e ligjshmja nė kėtė rast nga tė gjitha pyetjet, nuk arrinte, pėr ēudi, tė zinte vendin kryesor nė mendjen e Saimir Krasniqit, ndėrsa ecte me shpejtėsi drejt sheshit tė ministrive. Nė vend tė saj, pėr njė ēudi edhe mė tė madhe, i pėrsėriteshin herė pas here ndėr mend vargje nga vjersha qė porsa e kishte dėgjuar pėr balsamosėsit e ēmendur. Sa mė shumė qė pėrpiqej tė shkėputej prej tekstit tė saj, aq mė tepėr disa prej rreshtave, tė ndryshuar paksa, i ritmoheshin nė tru.

Asnjė ftesė nga ministri s'vinte.

Hm, ia bėri me vete. Nė tė vėrtetė as qė e kishte pritur kėtė ftesė prej ministrit. Ishte njė bezdi kjo pėr tė dhe asgjė tjetėr. Kurse vjersha pėr balsamosėsit e ēmendur ishte me tė vėrtetė e lajthitur, bashkė me atė qė e kishte shkruar dhe me motrėn e tij qė e recitonte me aq qejf. Dhe bashkė me mua, qė nuk e shkul dot nga mendja, mendoi pas pak. Por s'kaloi njė grimė kohė pėr tė menduar se kot tregohej i padrejtė me ata, me vjershėn dhe me veten e tij. Kishte nė ritmin e saj diēka qė tė shtynte ta kujtoje kur ecje, mbase ngaqė nė tė flitej pėr njė ecje, madje tepėr tė gjatė. Por ndoshta s'ishte kjo kryesorja. Ishte ndoshta diēka tjetėr, mė e thellė, mė misterioze, qė lidhej me atė gjendje tė turbullt, plot gjėra tė pashpjegueshme, qė kishte jetuar ai vetė muajt e fundit dhe e gjitha kjo nė sfondin e ngjarjeve tė tjera akoma mė misterioze qė po ndodhnin nė Kinė. Po tani ishte mirė t'i linte mėnjanė tė gjitha kėto dhe tė mendonte mė nė fund seriozisht pėrse e kishin thirrur. Mendja e tij ishte duke u pėrqendruar dalėngadalė te kjo pyetje, kur e pa se ndodhej pėrpara portave tė ministrisė. Ndėrtesa masive e stilit gjysmėbarok ishte pothuajse e errėt. Vetėm disa dritare qė dilnin nė oborrin e brendshėm ishin tė ndriēuara.

Saimiri ecte pas njė oficeri nėpėr njė korridor tė gjatė, ku ndihej qė kaloriferėt ishin ftohur prej kohėsh. Gjėja e parė qė i bėri pėrshtypje kur hyri nė zyrėn e ministrit ishte fytyra e tij. Ajo ishte e dobėsuar, por nė njė mėnyrė tė veēantė qė s'ngjante fare me dobėsimin qė pėson njeriu prej sėmundjes. Ishte nga ato lloj firimesh kur ligėshtimi kryesisht ndihet te gusha, apo mė saktė te nėngusha, atje ku vihet kravata, qė, duke ndenjur mė e lirė, jep njėkohėsisht tėrė shtrėngimin e ankthit. -Ah, ah, kė po mė shohin sytė! - tha ministri, me njė ton gjysmėgazmor, duke u ngritur qė pas tryezės, - rebelin, thyerėsin e disiplinės ushtarake, ha-ha-ha. Unė bėj shaka, eja kėtu, ma jep dorėn. Mė mirė tė mos e kisha thirrur, tha me vete ministri kur ish-oficeri tankist mbylli derėn, tė cilėn sytė e ministrit e vėshtruan pėr njė kohė tė gjatė. Njėqind herė mė mirė tė mos e kishte thirrur. Kishte pasur shpresė se diēka do tė nxirrte nga ky takim. Tė shikonte njė herė, tė dėgjonte drejtpėrdrejt njėrin prej atyre njerėzve qė ishin bėrė mallkim i tij. Edhe nė qoftė se nuk dilte ndonjė gjė e madhe sė paku e merrte prej tij pohimin se, duke kundėrshtuar urdhrin, oficerėt tankistė nuk e kishin shpjeguar ose sė paku nuk e kishin shpjeguar qartė arsyen e mosbindjes sė tyre.

Mirėpo tjetri nuk ia kishte dhėnė as kėtė lehtėsi. Ai kishte kėmbėngulur nė tė kundėrtėn, domethėnė qė oficerėt tankistė kishin kundėrshtuar urdhrin duke shpjeguar arsyet.

Zyra e gjerė po i dukej ministrit ende e mbushur me frazat qė porsa kishin kumbuar atje, me frazat e tij kryesisht, sepse tjetri kishte folur shumė pak. Tė shqiptuara me zė tė lartė apo me zė mė tė ulėt, solemnohareshėm, shkujdesshėm apo mendueshėm, ato dukej sikur silleshin ende pėrreth, dhe ai pėrpiqej t'i kapte edhe njė herė me mend, i munduar tani nga dyshimi se jo vetėm qė s'kishte nxjerrė asgjė tė mirė nga ky takim, por mos pėrkundrazi kishte tradhtuar veten. Ah, ah, kė po mė shikojnė sytė, rebelin, thyerėsin e disiplinės ushtarake, ha-ha-ha, unė bėj shaka, eja kėtu mė jep dorėn. Tė tillė si ju i do Partia oficerėt, kėshtu ju dua edhe unė, megjithėse nganjėherė mund tė ma prishni qejfin. Po tamam pėr kėtė ju dua, qė, po tė jetė nevoja, jo vetėm tė ma prishni qejfin, por tė mė kritikoni, tė mė kritikoni ashpėr po tė bėj ndonjė gabim siē qe ajo puna e tankeve... Ju kishit tė drejtė, shokė, gabimi, pavarėsisht se pa dashje, qe imi. Por ne komunistėt jemi brumė i veēantė, apo jo. Ne kemi burrėrinė t'i pranojmė gabimet tona. Kėshtu jemi ne. Nganjėherė na tėrheq rutina, rregullat, arti ushtarak, harrojmė se mbi tė gjitha ėshtė Partia, se tė jesh komunist, ėshtė arti mė i madh, apo jo? Ja, prandaj jemi shokė, qė tė ndihmojmė njėri-tjetrin, ta ndreqim, tė mos e lėmė tė zhytet mė thellė nė gabim. Ja, pėr shembull, ju vepruat mirė, shumė mirė, qė nuk zbatuat njė urdhėr tė padrejtė, por tė themi atė qė ėshtė, pak mė tė vendosur, mė... si ta them... kamerateskė mund tė ishit treguar. Kur e kundėrshtuat urdhrin, gjė e drejtė, gjė shumė e drejtė, njė shpjegim tė vogėl megjithatė mund tė jepnit, apo jo? S'them se duhet tė na bėnit njė leksion, rėndėsia e Partisė qė, siē e dimė, ėshtė mbi tė gjitha, materializmi dialektik e ku di unė, por njė ēikėz shpjegim, njė shpjegimth si tė them, se pėr ē'arsye e kundėrshtonit urdhrin, mund ta bėnit, apo jo. Kėshtu qė na ndihmonit edhe ne shefat, na sillnit pakėz nė vete etj., shoku ministėr, ky urdhėr ėshtė i gabuar, sepse merr kėtė kuptim apo atė kuptim, ndaj mendojmė tė mos zbatohet etj. etj.. Mirėpo ju s'bindeni dhe stop. Qė s'bindeni, mirė, por njė ēikėz shpjegim, dreqi e mori.

Kėtu tjetri e kishte ndėrprerė: Ne shpjegimin e dhamė, madje mjaft tė saktė. E rikujtuar, e dalė prej kohėsh prej mushkėrive tė njeriut, fraza u duk mė e rėndė dhe mė e ftohtė. Ministri kishte ndier njė mpirje sė brendshmi. Nė tė vėrtetė pėr kėtė gjė e kishte thirrur tankistin, qė tė nxirrte prej tij pohimin se vėrtet ata e kishin interpretuar urdhrin si diēka qė prekte Partinė, duke e vėnė nėn kontrollin e ushtrisė etj. etj., por nuk e kishin shpjeguar me fjalė kėtė interpretim. Dhe shkalla e fajit tė ministrit, kur ishte fjala pėr kėmbėnguljen e tij pėr dėnimin e tyre, varej pikėrisht nga kjo: e dinte ai motivin e mosbindjes sė tankistėve, apo jo? Po ta dinte, kuptohet qė faji ishte i drejtpėrdrejtė, sepse urdhri pėr rrethimin e komitetit tė Partisė dilte nga sfera e gjėrave tė rastėsishme (s'na shkoi mendja pėr kėtė, se, po tė na shkonte, upupu, si mund ta jepnim njė urdhėr tė tillė), dhe hynte nė veprime tė ndėrgjegjshme. Kurse, po tė mos e dinte, faji lehtėsohej, zemėrimi i ministrit pėrligjej fare thjesht, se nuk ka ushtarak nė botė qė tė mos zemėrohet kur i kthehet mbrapsht njė urdhėr, e aq mė tepėr kur ky ushtarak ėshtė ministėr.

Ja, kėtė kishte dashur tė nxirrte ai: tė pranonin tankistėt qė s'kishin bėrė sqarime. As kaq nuk po i jepnin? Kurse e kishin fare tė lehtė: edhe ne, shokė, pavarėsisht se u treguam syēelė nė gjėnė kryesore mė tė kujdesshėm duhej tė ishim treguar nė pėrgjithėsi, le tė na shėrbejė kjo si mėsim nė punėn tonė etj. etj. ca fjalė tė zakonshme mbledhjesh, porositė e Partisė, zotime pėr tė ardhmen etj. etj. ca fraza tė tilla dhe e shpėtonin edhe atė. Pastaj dinte vetė ai ta tirrte: njė autokritikė tė fortė pėr gjaknxehtėsi, prepotencė, arrogancė, mosthellim nė studimin e dokumenteve tė Partisė, tė veprave tė shokut Enver dhe fėsht kalonte hendekun. Mirėpo ish-oficeri vazhdonte tė qėndronte pėrpara tij me fytyrė tė ngrirė. Ministri kishte bėrė edhe njė pėrpjekje tė fundit tė dėshpėruar. Mos vallė duke e pasur vetė tė qartė ēėshtjen (nderimi pėr Partinė, pėr demokracinė socialiste, janė gjėra qė s'kanė nevojė pėr shumė fjalė), pra, mos vallė, duke besuar qė mjafton njė gjysmėfjalė pėr t'ua kujtuar tė tjerėve kėtė gjė aq mė tepėr kur ishte fjala pėr shefat e tyre, ndaj tė cilėve ata kishin besim, madje tė tepruar, sepse harrojnė qė edhe shefat edhe unė vetė, ministri, mund tė kemi dobėsitė tona, gjaknxehtėsi, arrogancė, prepotencė, mosthellim sa duhet nė studimin e dokumenteve tė Partisė, tė klasikėve tė marksizmit, hm, ku e kishte fjalėn, pra, mos vallė oficerėt tankistė, domethėnė ai vetė, Saimir Kragniqi, duke kujtuar se tė gjitha kėto vetėkuptohen, dihen, janė tė shkrira siē thuhet organikisht nė zemrėn e mendjen e secilit nuk e quajtėn tė nevojshme tė jepnin njė shpjegim tė saktė, por kanė thėnė vetėm dy fjalė, pėr shembull "ne nuk rrethojmė njė komitet partie" dhe vetėm kaq.

Pa mbaruar ai fjalėn, tankisti kishte nisur tė tundte kokėn nė shenjė mohimi. Jo, asnjė nga kėto s'kishte ndodhur. Ata e kishin shpjeguar shkurt dhe qartė shkakun e mosbindjes. Ai, po tė dontte shoku ministėr, mund tė jepte hollėsira. Ai vetė, porsa kishte marrė urdhėr, kishte pyetur: Tė rrethohet komiteti i Partisė? Po pėrse? Urdhri qe pėrsėritur: tė rrethohet! Atėherė ai, bashkė me dy oficerė tė tjerė, me tė cilėt u lidh nė ēast me radio, pyetėn: A ka desantė apo rrezik desantėsh? Pėrgjigjja kishte qene e prerė: S'ka ē'ju duhet juve! Zbatoni urdhrin! Oficerėt tankistė kishin pėrsėritur pyetjen dhe kishin marrė pėrgjigjen: desantė s'ka. Zbatoni urdhrin. Atėherė tankistėt ishin pėrgjigjur: Urdhri ėshtė i papranueshėm. Njė komitet partie s'mund tė rrethohet nga tanket. Kishin vazhduar ca replika tė shpejta, ku nga tankistėt qe pėrsėritur mendimi se, pėrderisa s'ka desantė, s'pėrligjet rrethimi i komitetit tė Partisė. Nga ndėrlidhėsit qenė kėputur ca tė shara, gjersa nė fund, ai vetė, Saimir Krasniqi kishte thėnė fjalėt: kėtu s'jemi nė Shangai. Ministri desh kishte thėrritur: shėt! Pėshtyma qe tharė nė gojė. Tė gjitha kėto janė tė drejta, kishte thėnė, tė partishme, dhe qė ju i keni thėnė ju besoj plotėsisht, por ēėshtja ėshtė nėse tė tjerėt i kanė dėgjuar qartė apo jo? Mos vallė pėr shkak tė dėgjimit. tė keq tė radios, tė erės... Koha ishte e keqe, me sa e mbaj mend, kishte shkarkime, apo jo? Tankisti qe pėrgjigjur: Ne e shpjeguam qartė kundėrshtimin e urdhrit.

Ashtu? Ja, kėtė s'e paskėsha ditur. Atėherė ndryshon puna. Ju nė tė vėrtetė s'paskėshit pasur faj. Ndoshta ndėrlidhėsit e kanė shkaktuar gjithė kėtė ēorbė, apo ndihmėsit e mi, qė ma sollėn gjithēka tė cunguar. Por edhe ata mbase s'kanė pasur faj. E vėrteta ėshtė qė koha ka qenė e keqe, shumė e keqe, edhe shkarkime ka pasur shumė. E kishte ndier se po fliste kot. Frazat po humbnin peshėn dhe sigurinė e mėparshme. Tani nuk donte veēse ikjen e tjetrit. Do t'i thoshte mjaft, takimi mbaroi, sikur tė mos kishte frikė se do ta egėrsonte edhe mė tankistin. Mė mirė tė mos e kisha thirrur, mendonte, ndėrsa vazhdonte t'i thoshte: ja kėshtu, kisha qejf tė njiheshim bashkė, mė pėlqejnė njerėzit qė mė kundėrshtojnė. Kur tankisti mė nė fund kishte dalė, kishte marrė frymė thellė. E ndiente veten tė lodhur. Ky takim e kishte dėrrmuar fare. Dhe asnjė pėrfitim s'kishte nxjerrė prej tij. Pėrkundrazi, kishte rrezik qė tjetri ta kishte nuhatur tėrė ankthin qė e mundonte. Dhe po tė ishte kėshtu, atėherė vaj halli pėr tė. Tani edhe kjo i mungonte, qė tė merrej vesh qe jetonte nė ankth. E nesėrmja iu duk krejt e zezė, ndėrsa sytė i mbetėn pėr minuta tė tėra mbi fletet e shumta tė mbushura me njė shkrim tė imėt, nė tė cilat po shkruante autokritikėn e tij.

Pėrpara ishte Plenumi i Komitetit Qendror ku prej tij pritej me siguri njė autokritikė e fortė. Ēdo ditė merrej me ato fletė, shkruante, shuante, shtonte pėrsėri dhe gjithmonė ishte i pakėnaqur. Thellohu! Kjo fjalė me tė cilėn ai kishte munduar kaq njerėz nė mbledhjet e ndryshme, tani e tmerronte. Kishte vėnė re se pas ēdo "thellohu edhe mė!" njeriu qė bėnte autokritikėn niste tė zvogėlohej, thuajse vėrtet po zhytej dalėngadalė nė tokė. Ndoshta tani do t'ia thoshin atij atė fjalė, qė i dukej sikur mbante erė baltė. U pėrpoq ta hiqte mendjen nga ajo fjalė, por s'mundte. Sytė i shkonin te telefonat e shumtė qė kishte mbi tryezė dhe te sustat e kuqe, tė gjelbra, poshtė tė cilave ishin shkruar Alarm Nr. 1 , Alarm Nr. 2 , Shtabi i Pėrgjithshėm, Shtabi i Flotės, Aviacioni. Mendimi se, me gjysmėn e atij mekanizmi, ēdo kolonel i Amerikės Latine... mendim i pėrsėritur me dhjetėra herė nė ēaste krize..., si ato hapjet qė nuk vepronin mė, nuk arriti ta qetėsonte. Mjaft me ngushėliime tė kota, i tha vetes. Ishte e qartė se atė meritė, meritėn qė rrinte aq urtė duke pasur ushtrinė nė dorė, nuk ia njihte kush. Mekanikisht dora e tij trazonte fletėt e autokritikės. Lėri sustat, i tha vetes, jeta jote varet tani nga kėto. Fletėt e shkruara ishin tė shumta, e megjithatė e ndiente se do tė shkruante tė tjera. Dora e tij kėrkonte si nė ethe pjesėn ku kishte skicuar ēėshtjen e tankeve. Pėrderisa Enver Hoxha e kishte pėrmendur me emėr kėtė ēėshtje, ajo duhej sqaruar hollėsisht nė Plenum. Ai lexoi rrėmbimthi disa minuta dhe teksti iu duk fare i varfėr. Ishte marrė kryesisht me fundin e episodit, me zemėrimin e tij kundėr tankistėve (zemėrim i padrejtė, fryt i mbivlerėsimit tė vetvetes, i shkėputjes prej masave, kėshtu e kishte cilėsuar), por nuk kishte shkruar ende asgjė pėr fillimin e historisė, si i lindi ideja pėr tė dhėnė njė urdhėr tė tillė dhe pse. Qysh tani pėrfytyronte njė zė nga mesi i sallės, qė pyeste: shkaqet, thellohu nė shkaqet. Jo, gjer atje s'vete kurrė, mendoi ai. Shkaqet e vėrteta s'do t'i dėgjojė kurrė as ky plenum, as i ardhmi dhe as i njėqindti apo i njėmijėti plenum. Ato do t'i merrte me vete nė varr. Le tė thėrrisnin "thellohu!" sa tė donin, nė ato bodrume ai nuk do tė zbriste kurrė. Ēu En Lai shyqyr kishte vdekur, s'kishte pse tė bėhej merak pėr bisedėn me tė. Megjithatė, diēka duhej thėnė. Diēka duhej thėnė patjetėr. Ta shpjegonte veprimin e tij fare thjesht, si njė veprim teknokrati, verbėri politike, mosthellim nė studimin e marksizėm-leninizmit etj. etj., kjo nuk do tė hahej kollaj. Diēka duhej flijuar mė tepėr pėr t'u bėrė mė i besueshėm pendimi. Ndoshta duhej dhėnė diēka nga e vėrteta, por vetėm pak, fare pak. Nuk thuhej kot se gėnjeshtra bėhet e besueshme kur ka njė pjesė tė sė vėrtetės. Tė thoshte pėr shembull se nė lindjen e idesė pėr rrethimin e njė komiteti partie kishin ndikuar pa dyshim ngjarjet e Revolucionit Kulturor nė Kinė, keqkuptimi i luftės kundėr burokratizmit nė Parti, idetė anarkiste tė Maos. Dhe pa dyshim, mosthellimi sa duhet nė mėsimet e klasikėve tė marksizėm-leninizmit etj. etj.. Kaq duhej tė jepej; ishte vėrtet me rrezik, por qe e domosdoshme tė rrezikohej diēka, ndryshe ēdo gjė do ta merrte lumi. Le tė mendonin ē'tė donin pėr tė, le ta quanin filokinez tė trashė, ta tallnin, madje tė merrnin masa ndėshkimore partie, ishte gati t'i duronte tė gjitha, veē e vėrteta tė mos dilte kurrė. Pėr Ēu En Lain sė paku ishte i sigurt. Ishte i vdekur tani, as varri s'i gjendej mė. Nganjėherė kur i kujtohej e kapte njė vrundull zemėrimi. Kur kishe ndėr mend tė bije si pluhur mbi dhe, ē'deshe qė mė fute nė kėtė ngatėrresė?! Kėshtu mendonte, megjithatė kujtimi i vdekjes sė tij e qetėsonte. Ajo vdekje i dukej si njė gjė qė mbyllte ēdo shteg lidhjeje tė tij tė mėparshme me jugosllavėt dhe sovjetikėt.

Nė fund tė fundit gjendja s'qe dhe aq e pashpresė sa ē'i dukej. Pėrpara ishte vėrtet Plenumi i Komitetit Qendror, por atje pritej tė shqyrtohej, veē tė tjerash, edhe ekonomia. Dhe dihej qė kohėt e fundit, si pasojė e bllokadės sė re, ekonomia ndodhej nė vėshtirėsi. Flitej pėr sabotime tė mėdha nė naftė. Me sa dukej s'ishte vetėm ai qė kishte marrė kėshilla prej Ēu En Lait... Kishte tė tjerė pra... Dhe sido qė tė ndodhte, shokė ankthesh tė vjetra, tė pėrbashkėta, tani qė prapė ishin keq, ata me siguri do ta ndihmonin njėri-tjetrin ashtu si dikur. Do ta bėnin kėtė pa qenė nevoja t'ia kėrkonin shoku-shokut, po vetvetiu, secili veē e veē, qyqe tė vėrteta nė terrin e ri ku po binin dhe ku klithmat e tyre tė shuara mezi ndiheshin. Kishte shpresė sidomos se vėshtirėsitė ekonomike do tė largonin vėmendjen prej tij. Po, po, s'kishte si tė ishte ndryshe. Kur ekonomia shkon keq, tė tjerat harrohen. Tė sjell vetė nė vete ajo. Tė kap pėr veshi, pa eja njė ēikė kėtu, lėri ato rrethimet e komitetit tė Partisė, simbolet e ku di unė dhe shiko shifrat. Ai e ndjeu veten disi mė tė qetė. Veē kėsaj, pavarėsisht nga qėndrimi i tankistit, edhe ajo puna e shpjegimit tė mosbindjes s'arrinte dot aq lehtė ta prekte atė. Ishin ndėrlidhėsit pėrpara, faji mund tė binte fare mirė mbi ta, pastaj ishin ndihmėsit e tij, dhe veē kėsaj ishte koha e keqe, era, shkarkimet. Eh, s'ishte kaq gjah i lehtė ai! Te xhamat krisi diēka dhe ai ktheu kokėn andej. Me siguri era kishte hedhur ndonjė gjethe tė thatė. Vuri veshin. Jashtė kuiste vėrtet era. Mendja vente nga vente dhe kthehej te motivet qetėsuese. Ishte dhe vdekja e Maos dhe turbullirat qė po ndodhnin nė Pekin. Ai pa orėn, duhej tė dėgjonte lajmet. Andej ēdo ditė vinin tė reja shqetėsuese. Dhe tė gjitha kėto pa dyshim e largonin vėmendjen prej tij. Ai u ngrit, futi nė ēantė fletėt e autokritikės dhe doli nga zyra. Jashtė frynte njė erė e thatė. Rrugėt e qytetit dukeshin tė shkretuara prej saj. Makina e kaloi me shpejtėsi bulevardin e madh dhe u duk se arriti te porta e hekurt e vilės mė shpejt se zakonisht. Nė kohėn qė po zbriste, njė shtėllungė e zezė pluhuri u ngrit pėrpara tij dhe ai gati sa nuk thirri me tmerr Ēu En Lai.

Saimir Krasniqi mbuloi pjesėn e poshtme tė fytyrės me shall, pėr t'u mbrojtur nga pluhuri qė ngrinte era. Qe penduar qė pas daljes nga zyra e ministrit nė vend qė tė shkonte menjėherė nė shtėpi ishte kthyer nė njė lokal tė vogėl pėr tė pirė njė kafe nė kėmbė. S'ia kishte marrė mendja se do tė ngrihej ndėrkaq njė erė kaq e bezdisshme. Kur arriti te shkallėt e apartamentit tė sė motrės, mori frymė i lehtėsuar. - E? -tha Silva, qė i hapi derėn. - Si shkoi? Ai buzėqeshi i pėrmbajtur. - Sonja ėshtė ende kėtu? - Sigurisht, - tha Silva, - ne tė prisnim me padurim. Ndonjė tė re? - Asgjė, - tha ai, duke hequr pallton. - Dikujt me sa duket i ka hyrė lepuri nė bark. Nga dhoma e ndenjjes dėgjohej zėri i spikerit tė lajmeve nė TV. - Pėr mua mos u bėj merak, - tha ai dhe buzėqeshi prapė. Silva mori frymė e lehtėsuar. Fytyrėn e kishte vėrtet tė qetė. - E more vesh? Nė Pekin ka ndodhur njė pėrmbysje, - tha ajo. - Vėrtet? - Kanė arrestuar gruan e Maos dhe disa tė tjerė. Porsa e dhanė nė lajme. - Ēudi, - tha ai nėpėr dhėmbė, pa i hequr sytė nga ekrani ku tani dukej njė pamje qė s'kishte tė bėnte me Kinėn. Sonja, ashtu si Silva njė minutė mė parė, vėshtroi fytyrėn e tij tė qetė dhe mori frymė thellė. -E pabesueshme, apo jo? - tha Silva. -Ēfarė? Arrestimi i Ēian Ēinit? -Sigurisht. -Kurse mua s'mė habit. Ēdo gjė mund tė ndodhė nė atė vend. - Kam merak pėr Gjergjin, - tha Silva. - Ku i qėlloi tė jetė pikėrisht tani. -Babi duhej tė ishte kthyer qė pardje, - tha Brikena. - Po ndoshta pikėrisht kjo ngjarje i ka bllokuar aeroportet. Silva iu afrua televizorit dhe kėmbeu stacionin. Televizioni italian jepte tė njėjtėn gjė: arrestimin e vejushės sė Maos. Nė ekran kalonin pamje nga revolucioni kulturor, mitingje, britma, rendje me vrap. Spikerėt po bėnin pandehma se ē'mund tė ndodhte mė tej. Silva e ndjeu se ankthi po e pushtonte dalėngadalė. - Mos ikni, - tha ajo, kur i vėllai me tė shoqen u ngritėn. - Ju lutem rrini edhe pak.

Ata u panė njė grimė nė sy. Silva nuk e fshihte shqetėsimin. - Ti kot bėhesh merak, - tha Saimiri, ndonėse sytė nuk i shkėpuste nga ekrani ku rijepeshin pamje nga djegia e ambasadės angleze. - Babi ka thėnė se ambasada jonė ėshtė dy hapa larg, -tha Brikena qė kishte hyrė nė dhomė pa u vėnė re. Saimiri u pėrpoq tė thoshte diēka pėr tė qeshur, por askush nuk i hiqte sytė nga ekrani. - Dreq o punė, - tha ai me zė tė ulėt. - Ēfarė ? - ia bėri SiIva. -Asgjė, desha tė them: ē'dreq pune qenka kjo, - dhe tregoi me kokė nga ekrani. Tani duket i qetė, por edhe ai prej tyre desh e kishte pėsuar, mendoi Silva. A nuk ishte pėrmendja prej tij e emrit tė Shangait njė nga gjėrat qė e kishte ngatėrruar keq? Mendimi se e keqja po i vėrtitej ende rrethit tė saj familjar, s'i ndahej. - Po rrini de, - tha prapė me zė lutės. Nuk e fshihte se s'donte qė kėtė mbrėmje tė ngelej vetėm me vajzėn. Ata i lanė palltot dhe u ulėn. Biseda bėnte ē'bėnte dhe kthehej tek ajo qė porsa kishte ndodhur. Disa herė e gjetėn veten duke vazhduar pandehmat qė pak mė parė kishin bėrė spikerėt. Ra telefoni. Ishte Skėnder Bermema. A u kthye Gjergji?, pyeti ai. Jo, u pėrgjigj Silva. Po kur kthehet? Nuk e di, po ti pse pyet? Si? Asgjė... desha tė them si t'u kujtua qė pyete kėshtu papritur? Ah, ku tė vete mendja, tha ai. Natyrisht, u pėrgjigj Silva, i dėgjove lajmet? I dėgjova. E shikon pra qė s'pyete kot? U dėgjua e qeshura e tij nė anėn tjetėr tė fillit. - Do tė vish tė pish njė kafe? - tha Silva. - Kur? Tani? - Pikėrisht. Ai u mendua njė grimė. - Po vij.

Silva u kthye me fytyrė tė ēelur. Ndihej menjėherė qė donte tė grumbullonte sa mė shumė njerėz. - ėshtė Skėnder Bermema, ty, Saimir, mė duket se tė kam njohur me tė. - Po, - tha i vėllai, - po me siguri s'mė mban mend. Silvės nuk i shpėtoi njė fije pakėnaqėsie nė zėrin e tij. Kur pas njėzet minutash Skėnder Bermema hyri, Silva prapė vuri re tė njėjtėn pakėnaqėsi tė pėrzier me njėfarė sikleti tė tė vėllait. Sikur ta dinte se, kur ishte nė burg, Skėnder Bermema qe interesuar pėr tė, nuk do tė mbante kėtė qėndrim, mendoi ajo. Por aty pėr aty e pėrligji: asnjė vėlla nuk do ta ndiente veten lirshėm nė praninė e njeriut qė ishte pėrgojuar lidhur me tė motrėn. - U shqetėsove qė pyeta pėr kthimin e Gjergjit? - i tha Silvės i porsaardhuri me ton gazmor. - E ndjeva nė ēast se ku tė shkoi mendja. Ha-ha-ha! Nuk e fsheh se ishte lajmi qė porsa dėgjova qė u bė shkak, por jo pėr atė arsye qė tė shkoi mendja ty. Ishte thjesht kureshtja pėr ta takuar. Dhe a e di mendimin e parė qė mė erdhi kur dėgjova fjalėt: Ēian Ēini u arrestua? Gjergji do tė sjellė ashtu si pėr vrasjen e Lin Biaos sė paku nja dymbėdhjetė variante tė asaj qė ka ndodhur. Qeshėn tė gjithė, madje edhe Saimiri. - A tė hynė sė paku nė punė variantet e tij ? - pyeti Silva. - O, pa dyshim. Bile mund tė ta vėrtetoj njė gjė tė tillė. Skėnder Bermema mori ēantėn qė e kishte lėnė nė kanape dhe nxori prej saj njė zarf tė madh. - Kam diēka kėtu lidhur me ato qė mė ka treguar. Po ta lė t'ia japėsh kur tė vijė. Lexoje edhe ti po deshe, kur tė kesh kohė. - Patjetėr, - tha ajo.

Dikush pėrsėriti duke qeshur fjalėt: dymbėdhjetė variante pėr arrestimin e Ēian Ēinit, por Skėnder Bermema e kishte humbur aty pėr aty gjallėrinė me tė cilėn kishte hyrė. A s'do tė ishte mė mirė tė merreshe njė ēikė mė shumė me punėt e tua, i tha vetes. Para tri ditėsh kishte marrė njė letėr anonime ku e kėrcėnonin. Ishte e dyta brenda muajit. -Ē'ke qejf tė pish? - pyeti Silva. -Ē'tė duash ti. Njė copė herė u fol pėr misteret e Kinės, pėr atė ēka mund t'i kishte ndodhur Ēian Ēinit dhe ē'ndikim mund tė kishte kjo nė marrėdhėniet me Shqipėrinė. Silva tha se asaj nuk i besohej qė Ēian Ēini mund tė ishte nė burg, kurse Skėnder Bermema tha se edhe atij s'i besohej, veēse jo burgimi, por qė Ēian Ēini tė ishte ende gjallė. Silva kishte pėrpėlitur sytė nga habia. Gjithmonė ke qejf t'i ēosh gjėrat nė skajin e fundit, tha ajo.

- Sa tė vijė Gjergji, - tha pėr tė dytėn herė Sonja. - Ai do tė na e shuajė kureshtjen. - Kureshtja pėr Kinėn ėshtė vėshtirė se shuhet ndonjėherė, - tha Skėnder Bermema duke parė orėn. -Duhen dėgjuar lajmet e fundit. Me siguri do tė ketė diēka tjetėr. Silva shkeli me radhė butonat, por asnjė nga stacionet nuk po jepte lajmet.

Telegrami pėr mbėrritjen e Gjergjit i erdhi Silvės tė nesėrmen, pak pėrpara mbarimit tė orarit zyrtar. Silva u hutua. Telegrami nuk kishte tė shėnuar as avionin, as orėn e mbėrritjes. Silva telefonoi nė Ministrinė e Jashtme pėr tė marrė vesh ndonjė gjė mė tė saktė, por njerėzit qė mund t'i sqaronin diēka nuk gjendeshin nė zyrė. As nga zyrat e aeroportit s'mėsoi dot mė shumė. I thanė se atė ditė nuk vinte asnjė avion nga Kina, kėshtu qė kishte mundėsi qė udhėtari tė mbėrrinte me avionin e Beogradit ose tė Berlinit Lindor.

Pa e bėrė tė gjatė, e trembur se ndėrsa merrej me kėto telefonime tė bezdisshme Gjergji mund tė mbėrrinte, ajo i mori leje shefit, zbriti shpejt e shpejt shkallėt e ministrisė dhe me po atė vrull, me gjithė shiun qė binte, vrapoi pėr te stacioni i taksive, pėrballė Bankės sė Shtetit. Pėr fat gjeti njė taksi tė lirė.

- Nė aeroport, - i tha shoferit, - shpejt, tė lutem. Rrugės e hapi edhe njė herė telegramin pėr tė parė se mos kishte ndonjė saktėsim qė nuk e kishte vėnė re. Por s'kishte asgjė tė tillė. Gjergji s'do ta ketė ditur as vetė kur edhe si do tė mbėrrinte, mendoi. Ndėrtesa e aeroportit iu duk gjysmė e shkretuar. Sallat ishin tė pangrohura mirė. Shiu qė varej nė xhamat e shtonte edhe mė shumė shkretimin. Aeroplani jugosllav kishte ardhur qyshkur, kurse mbėrritja e gjermanolindorit ishte me pikėpyetje. Pse me pikėpyetje? Pėr shkak tė kohės?, kishte pyetur Silva. Ndoshta, i qe pėrgjigjur njė grua tek informacioni. Silva u ul nė njė kėnd tė sallės sė pritjes dhe porositi njė kafe. Jashtė vazhdonte tė binte shi. Ajo mblodhi duart te gjunjėt dhe qėndroi ashtu e menduar, me sytė te xhamat. Ndiente ftohtė, ndėrsa mendimet e saj po e humbnin dalėngadalė gjallėrinė, dhe bashkė me tė ngutjen dhe alarmimin. Ishte ndoshta rrjedha monotone e ujėrave nėpėr qelq qė e shkaktonte kėtė, apo ndoshta nemitja e saj. Mendoi se ashtu siē e shihte ajo peizazhin krejt flu, pas qelqeve, ashtu edhe ajo do tė dukej, qė jashtė, e largėt, e pakuptueshme dhe flu. Dhe ishte vėrtet ashtu nė atė ditė tė ngrysur, fare e vetme nė aeroportin e ftohtė me sytė tė ngjitur nė shtresat e mjegullave prej nga priste tė shfaqej njė avion, me tė cilin duhej tė mbėrrinte njė njeri qė ishte burri i saj dhe qė vinte nga larg, nėpėr udhė qė s'i dinte kush, nga njė shtet gjithė komplote dhe mister.

S'e ndjeu as vetė sa qėndroi nė atė gjendje, por e kuptoi se duhej tė kishte qenė krejt e pėrhumbur, pėrderisa nuk e kishte vėnė re fare kamerierin, i cili ia kishte lėnė pėrpara filxhanin e kafesė qė duhej tė ishte ftohur prej kohėsh. Silva u kthye nė shtėpi si e topitur. Avioni gjerman paskėsh anuluar fluturimin dhe s'dihej kur do tė mbėrrinte tė nesėrmen, ndoshta tė pasnesėrmen. U vėrtit njė copė herė nė kuzhinė, por e ndjeu se nuk i bėhej asnjė punė. Ndėrsa rrinte nė kanape, iu kujtua papritur zarfi qė i kishte lėnė Skėnder Bermema dhe u ngrit pėr ta gjetur. E kishte lėnė mbi komodinėn e Gjergjit nė dhomėn e gjumit pėr t'i bėrė njė surprizė pas kthimit.

Qysh nė rreshtat e parė Silva kuptoi se ato shėnime ishin si tė shkruara enkas pėr atė ditė tė mėrzitshme tė saj. "Pekin. Ditė dimri. Njė pjesė e udhėtimeve ndėrkombėtare janė pezulluar pėr shkak tė vdekjes sė Maos, Mė duhet tė pres njė javė, ndoshta dy, gjersa linjat ajrore tė rihapen. Vetėkuptohet ē'mėrzi. Nė hotel. Vetėm. I rrethuar nga zia.

Hapa edhe njė herė shėnimet e romanit, me njė shpresė tė vakėt... Romani u ngjall sė vdekurish... Alejluja... Por ishte e kotė. Shėnime tė shkruara nga mėrzia... S'di ku i kam lexuar. Mė duket se janė tė njė murgu japonez tė mesjetės sė hershme. Gjithė ditėn, kundėr vullnetit tim, kam menduar pėr vdekjen e Lin Biaos. Shkak pėr kėtė u bė, me sa duket, thashethemja e re pėr rrethanat e vrasjes sė tij. Pėrdora fjalėn "thashetheme", por kjo duhet tė jetė me ē'duket edhe e vėrteta pėr fundin e mareshalit. Solla e risolla ndėr mend tė gjitha ato qė mė ka treguar Gj.B. pėr ngjarjen. ėshtė vėrtet interesante tė bėhet krahasimi midis atyre qė u folėn atėherė dhe asaj ēka flitet tani. Sipas tė dhėnave tė fundit pranohet nga tė gjithė brenda dhe jashtė Kinės se Lin Biaoja ka bėrė vėrtet komplot pėr tė vrarė Maon. Kėshtu qė tėrthorazi pėrligjet nė njėfarė mėnyre kundėrveprimi i Maos. Ajo qė nuk dihet ėshtė nėse plani i mareshalit pėr zhdukjen e tjetrit ka qenė i ngjashėm me atė tė Maos apo jo. Nė qoftė se Maoja ka qenė nė dijeni tė komplotit, ka mėsuar ndoshta edhe mėnyrėn me tė cilėn mareshali do ta kryente vrasjen. Kėshtu, duke e pasur tė gatshėm, Maoja ka shfrytėzuar skenarin e tjetrit. E ka bėrė kėtė ngaqė s'donte tė lodhte mendjen, pėr kėnaqėsi tė brendshme (ironia dehėse qė jep zotėrimi i plotė mbi viktimėn), pėr sadizėm apo pėr bestytni (bjer nė kurthin qė ngrite vetė, paē shpirtin tėnd nė qafė), kjo gjithashtu nuk dihet. Mezi ē'prisja tė kthehesha tė t'i tregoja tė gjitha kėto, mė kishte thėnė Gj.B. pas kthimit nga Kina. Unė kam tani tė njėjtėn dėshirė. Kam vėnė re se, kur njeriu ndodhet jashtė shtetit, sidomos vetėm, ka qejf tė pėrfytyrojė kėsi dialogėsh. A e di se si ka qenė e vėrteta e vdekjes sė Lin Biaos? U zbulua mė nė fund. Ngjan por edhe nuk ngjan me pandehmat qė solle ti. Tanimė tė gjithė e dinė se Lin Biaoja nuk u vra as me plumb, as me thikė, as me helm. Ai u godit me raketė. Me raketė? Po kjo ėshtė gjėja e parė qė u pėrjashtua nga tė gjithė qysh nė fillim. ėshtė e vėrtetė. Megjithatė ai u vra pikėrishi me atė qė besohej mė pak. Kėshtu e mendoja fillimin e bisedės me Gj.B. nė kafe "Riviera". Nuk u vra as nė qiellin kinez, as nė shkretėtirėn mongole, as nė vilė apo hangar tė braktisur avionėsh. Ai u vra nė njė darkė, ose, mė saktė, nė njė pasdarkė. Sapo mendoja kėtė, mendja mė ikte nga kafe "Riviera", ngaqė, me sa dukej, darka e Maos tėrhiqte fuqishėm. Mozaik i vjetėr i ngrėnė qysh tani nga koha, me figura tė zbehta vende-vende tė shuara, ndoshta pikėrisht pėr kėtė largėsim ta ndillte mė shumė kureshtjen. Pra gjithēka kishte ndodhur nė njė darkė, thua se nuk kishin gjetur dot tjetėr mėnyrė veē asaj qė kishte rrėfyer dikur Shekspiri (Tė dy kishin qenė partizanė tė tėrbuar tė ndalimit tė tij, gjė qė tė bėn tė dyshosh veē tė tjerash se nė nėnndėrgjegjen e tyre e kishin ndoshta prej kohėsh nga njė darkė tė pabesė?

Me fjalė tė tjera historia e Maos dhe e mareshalit tė tij, s'ishte gjė tjetėr veēse pėrsėritja e ngjarjes sė vjetėr skoceze. Me tė vetmin ndryshim se nė kėtė tė fundit Makbethi nuk arriti tė kryejė vrasjen ngaqė Dunkani u tregua mė i shpejtė.... "E vėrteta pėr vdekjen e Lin Biaos". Synopsis. A. Lin Biaoja u vra nė njė mėnyrė qė ngjante edhe nuk ngjante me pandehmat qė u pėshpėritėn pėr tė. Shkurt, mund tė thuhet se ai u vra me tė gjitha ato mėnyra bashkė dhe njėkohėsisht me asnjėrėn prej tyre. Nė vdekjen e tij morėn pjesė qielli, toka, tradhti e fėmijėve, ftesa, veturė e blinduar, propozimi pėr zhdukje tė menjėhershme, fjalėt "lėreni tė ikė", goditja me raketė, karbonizimi i trupave, avioni, rėnia nė shkretėtirė, fjalėt "mirėseardhje pėr darkė", fjalėt "mirė se tė vish tani ti tek unė", mendimi: do tė shihemi ndoshta nė atė botė, atje ku ftesat kanė tė tjera vula. . .

Ishte ora dhjetė e mbrėmjes kur Maoja me tė shoqen dhe Ēu En Lai i pėrcollėn mysafirėt gjer te porta e vilės. Natėn e mirė, mirupafshim. Ndonjė natė mirė se tė vini edhe ju. Patjetėr, patjetėr... Vetura e zezė e blinduar e mareshalit rrėshqiti nė xhadenė e errėt. Grupi i vogėl i pėrcjellėsve qėndroi nė kėmbė me shikimin andej nga ikėn mysafirėt. Ata qėndruan kėshtu pothuajse tė heshtur, gjer nė kohėn qė larg u dėgjua njė gjėmim.

Maoja mori frymė thellė. Me hollėsirat merruni ju, iu drejtua Ēu En Lait dhe sė shoqes dhe u fut i pari nė vilė. E dinte se do tė bėnte njė gjumė plumb. Ashtu si ankthi i tjetrit kishte rrezatuar gjithė ato ditė nė trurin e tij, ashtu edhe gjumi i vdekjes i tė porsavrarit diēka do t'i jepte, patjetėr diēka do t'i jepte, nga thellėsia shurdhe e vet. B. Nė rrugėn automobilistike te kthesa pranė kilometrit 19 ushtarėt qė porsa kishin qėlluar me raketa, dolėn nga vendi pritės. Pas dritės verbuese tė shpėrthimit gjithēka dukej edhe mė e errėt e mė e shurdhėt se ē'qe. Me hapa tė mpirė (kishin dy orė e ca nė pritė), ata iu afruan mbeturinave tė veturės. E kishin parė vetėm njė grimė si vegim mė tepėr faret e saj se atė vetė, nė kohėn qė kishte ngadalėsuar shpejtėsinė nė kthesė. I qe dukur e madhe e zezė, kurse tani nga mbeturinat s'kuptohej asgjė. Edhe trupat e tė vrarėve mezi do tė gjendeshin nė atė mishmash hekurash. C. Pra kishte pasur goditje me raketė vėrtet. Veē jo nė qiell, kundėr njė avioni siē qe mė lehtė tė mendohej por nė tokė, kundėr njė veture, ēka mezi tė shkonte ndėr mend.

Veturėn kishin arritur ta hiqnin krejt prej pėshpėrimės. Pas saj qenė pėrpjekur tė shmangnin raketėn, madje, nė pamundėsi pėr ta zhdukur krejt, pėr ta ēuar sa mė larg, e kishin quajtur si propozim tradhtari. Tradhti tė njėrit prej fėmijėve gjithashtu kishte pasur. Prej vajzės ose mė saktė prej vajzės dhe dhėndrit. Padashur. D. Pra ftesė kishte pasur. Veē jo pėr Pekin, por pėr darkė. Fjalėt "ku po shkojmė?" gjithashtu janė shqiptuar, por jo nė veturėn e mareshalit dhe as prej tij. Ato janė thėnė nė njė furgon, mė pas nė njė avion, nga njė anonim. Por kjo do tė ndodhė mė vonė. E. Pas dhjetė orėsh aty ndaj tė gdhirė, nė skenė u fut avioni. Ē'ishte ky avion? Njė mashtrim, njė pjellė e fantazisė? ... Avioni u gjet pak kohė pas rrėzimit tė tij, nė mesditė. Rojat sovjetike qė kryenin shėrbimin nė kufirin mongol vėshtronin me kureshtje mbeturinat e tij, si dhe kufomat e shkrumbuara. Por asnjė sy, qoftė edhe i stėrvitur, nuk mund tė pikaste se kishte njė dallim midis trupave: disa prej tyre ndryshe nga tė tjerėt, ishin dy herė tė karbonizuar. Njėfarė bikarbonati.

F. Abrakadabra. Shėmbėllesa e njė nate mė parė e mbeturinave tė veturės me ato tė avionit tė rrėzuar, kishte qenė ndoshta shenja e parė e dyzimit tė ardhshėm. Ai avion thua se u poll gjatė natės, kur tė gjithė shkuan tė flinin. Nė gjumin e tyre plumb thua se e ėndėrritėn sė bashku Maoja, Ēuja, vetė vetura e djegur. Do tė besoja se pas largimit tė njerėzve, nė heshtjen e mesnatės te rruga pranė gurit kilometrik 19 grumbulli i zi i hekurishteve, ashtu si i vdekuri qė ngrihet nga varri nė legjendat ballkanase u ngrit nė shėmbėllesėn e njė aeroplani. Kėshtu ndoshta dhe do tė tregohej dyqind, treqind, njė mijė vjet mė vonė, nė qoftė se diēka do tė mbahej mend gjer atėherė. Pas makthit tė turbullt mbeturinat qenė gdhirė ashtu tė zeza e tė heshtura siē kishin qenė, veēse kėtė herė mijėra kilometra larg. Kishte vepruar tamam mekanizmi i ėndrrės: me lidhjet e shkėputura logjike dhe me zhvendosjet nė kohė e nė hapėsirė. Kėshtu, pra, e thjeshtėsuar nga koha, do tė rrėfehej mė vonė historia e trishtė e mareshalit: U ftua prej sovranit pėr darkė, gjatė sė cilės u vra. Natėn kufoma u ngrit pėr t'u zhvendosur larg, shumė larg, gjer nė shkretėtirėn e mongolėve.

G. Po plumbat nė karkasėn e djegur? Po tė shtėnat nė avion?

Hm. Nė kėtė histori askush nuk e ka ditur gjer nė fund tė vėrtetėn. Duhej tė ishe nė mendjen e secilit, tė Maos e tė mareshalit, madje, nė mendjen e tė dyve njėkohėsisht, pėr tė shpjeguar ndoshta atė qė ndodhi.

"Dimri i fundit i Makbethit." Synopsis pėr njė variant tė ri tė dramės.

Nuk ėshtė e vėrtetė se unė e vrava Dunkanin pėr t'i rrėmbyer fronin mbretėror. Vrasja qė kreva unė ėshtė tipike nga ato qė ligji i quan vetėmbrojtje. Kanė kaluar pesėmbėdhjetė vjet qysh atėherė. Pėshpėrima pėr vrasjen e tij u rrit nga viti nė vit, gjersa kėtė dimėr u kthye nė epidemi tė pėrgjithshme. Shkaktar pėr ngatėrresėn u bėra unė vetė. Do tė ishte mė mirė, ndoshta, qė qysh nė fillim ta shpjegoja saktėsisht si ndodhi gjithēka dhe jo tė gėnjehesha nga mendimi se mund tė fshihja gjysmėn e vėrtetės. Nė tė vėrtetė qysh nė krye, duke e ditur gjithė prapaskenėn e kėsaj shėmtie, isha i bindur se nuk gėnjeja aspak kur deklarova se Dunkani u vra prej vetvetes, domethėnė prej njerėzve tė tij. Por me sa dukej kjo bindje e brendshme nuk ishte e mjaftueshme pėr tė mė shfajėsuar. Kėshtu qė nuk mund t'i bėsh fajtorė pėshpėritėsit e rrugėve e tė bujtinave dhe as atė aktorin e paaftė, Billi Hampstonin, i cili, i bazuar nė kėto pėshpėrima dhe pėr tė zezėn e vet shkroi njė dramė, dorėshkrimin e sė cilės ia kapi policia ime e fshehtė. Fajtorėt pra s'ishin as fjalamanėt e rrugėve, e aq mė pak fatkeqi Billi Hampston, por tjetėrkush dhe ky tjetėrkush, sado e ēuditshme tė duket, ishte, siē e thashė mė lart, vetė mbreti Dunkan. Ja se si ndodhi gjithēka:

Ndonėse ishim kushėrinj, prej vitesh ishim nė armiqėsi tė heshtur. Kur ai shpalli se do tė vinte tri ditė bujtės nė kėshtjellėn time, shumica e atyre qė e kishin nuhatur ndėrkaq ftohjen midis nesh kujtuan se kjo bujtje shpallte mbarimin e saj. Kuptohet qė armiqtė e mi u hidhėruan, kurse miqtė, pėrkundrazi, ishin gjithė hare. Plani i tij (qė unė e mora vesh nga spiuni im nė rrethin e tij), ishte sa djallėzor aq edhe i thjeshtė: natėn e tretė tė bujtjes te dera e dhomės ku ai do tė flinte do tė shkaktohej njė incident, zhurma e tė cilit do ta zgjonte atė nga gjumi. Pas kėsaj, bashkė me shpurėn ai do tė largohej me ngut nga kėshtjella ime dhe merrej me mend qė, pa gdhirė mirė, anekėnd do tė hapej fjala se Makbethi deshi ta vriste nė gjumė mysafirin mbret. Gjithė ato ditė unė dhe ledi im ishim nė ankth. Ē'tė bėnim? Tė ulnim kokėn pėrpara fatit, tė arratiseshim, tė shpresonim mėshirė? Njė natė unė e vendosa: jo, nuk do tė ndodhte asgjė nga kėto. Unė do tė bėja tjetėr gjė dhe pikėrisht atė qė kishte sajuar mendja e tij e mbrapshtė. Kishte menduar tė lozte teatėr nė kėshtjellėn time? Le tė vdiste pra si nė teatėr. Tė ardhurit s'kishin mbėrritur ende te porta e parė e kėshtjellės, kur unė arrita mė nė fund t'ia them asaj vendimin tim.

Ajo nuk tha asgjė, veē u zbardh edhe mė shumė nė fytyrė. Dunkani mė nė fund mbėrriti bashkė me shpurėn e tij. Kaloi dita dhe nata e parė e bujtjes. Gdhiu dita e dytė... Ē'nuk do tė jepja pėr tė ditur hollėsitė e planit tė tij. E ndieja se isha rob i atij plani dhe, po ta kisha nė dorė, nuk do t'i lėvizja asnjė presje. Madje ashtu siē ndodh shpesh qė midis njė halli tė madh njeriut ia pėrshkojnė trurin mendimet mė tė marra e qesharake, mendoja se ē'do tė ndodhte sikur tė ngrihesha natėn e t'i trokisja te dera pėr t'i thėnė: madhėri, ma jepni mė nė fund skenarin tuaj dhe do ta shihni po nuk e respektova pikė pėr pikė... me tė vetmin ndryshim se ju do tė goditeni vėrtet...

Pastaj ndodhi ajo qė dihet. Mė dy pas mesnate. Sipas planit qė kishim bėrė tė dy, unė dhe ai vetė. Me tė vetmin ndryshim qė nė ēastin e fundit, kur e pashė trupin e tij tė mbytur nė gjak (kurrė s'e kisha menduar se trupi i njė plaku do tė kishte aq shume gjak), i trullosur, pa e ditur as vetė pse, i thashė njėrit prej njerėzve tė mi ta nxirrte nga kėshtjella kufomėn. -Ku ta ēoj? -pyeti ai.

M'u kujtua njė kanal ujitės dy milje larg kėshtjellės plot ujė dhe llum... Ndaj tė gdhirė ideja qė kufoma nuk ishte nė kėshtjellė dhe qė, veē kėsaj, uji e kishte shpėlarė e zbardhur mė jepte njėfarė qetėsie. Pastaj ndodhėn pak a shumė ato qė u pėshpėritėn bujtinave dhe qė ai karafil Billi Hampston i kishte shkruar nė dramėn e tij.

Gjetja e trupit nė kanal aty nga pasditja vonė nuk ndryshoi asgjė. Kurse unė kisha vėnė aq shumė shpresė nė atė zhvendosje tė kufomės. Kanė kaluar pesėmbėdhjetė vjet qė nga ajo ditė, por tė gjitha orėt, pėr tė mos thėnė minutat e saj, i kam tė renditura nė kujtesė: mbėrritja e qerres me kufomėn e mbretit qė kullonte njė dhe llum, ulėrimat e rojave tė tij tė vėna nė torturė, shandanėt e natės qė sajonin hije nėpėr mure. I ngrysur, unė rrija mėnjanė duke kafshuar gishtat. Sa mirė qė e ēova kufomėn larg, thosha me vete. Madje mė larg ta kisha ēuar, nė ndonjė shkretėtirė...

Atėherė ende besonim, unė dhe ledi im, se zhvendosja e kufomės gjatė natės, do tė ndihmonte pėr mbulimin e sė vėrtetės. Por nuk ndodhi ashtu. Tė gjitha kėto i kujtonim kaq herė bashkė me ledin tim nė pasditet e ftohta tė dimrit, tek oxhaku qė na ngrohte gjithmonė e mė pak. Tani qė ajo ka vdekur, i pėrsėrit me veten time, pa u kujdesuar aspak se mos mė dėgjojnė shėrbėtorėt. Mė kujtohet qė njė ditė ajo mė pyeti: - Majkėll, si ėshtė puna e atyre magjistricave, qė pėrmendeshin nė dramėn e atij fatkeqit? Unė mezi u kujtova. Pastaj i rashė ballit me dorė. -O perėndi, po kjo ishte njė gjė fare e thjeshtė. Magiistricat... tė veshura me lecka... Po ishte Xhon Tendleri spiuni im nė rrethin e Dunkanit, qė dy-tri herė e dėrgoi tek unė ndėrlidhėsin tė veshur si grua lypsare. -Vėrtet? S'ma ke thėnė ndonjėherė kėtė... -Ndėrlidhėsi i Xhon Tendlerit, -vazhdoja unė. - I veshur si lypsare rreckamane... Madje e mbaj mend fare mirė edhe vendin ku u takuam... ėshtė njė yrt i shkretė pėrtej Famullisė sė Vjetėr. Atje e dėgjova pėr herė tė parė gjėmėn qė donte tė mė punonte Dunkani... Pas kėsaj kisha vėnė re se ēdo herė qė hapej biseda pėr magjistricat, nė sytė e saj ndehej njė tis pikėllimi. Njė ditė me zė tė ulėt gati pėrkėdhelės mė pyeti: - Majkėll, je i sigurt se tek ai yrti i shkretė tė erdhi vėrtet ndėrlidhėsi i Xhon Tendlerit... -Si?! Ajo mė ledhatoi dorėn para se tė vazhdonte. -ėshtė e vėrtetė apo ndoshta e gjithė kjo t'u faneps... Unė (siē ma tregoi vetė mė pas) u zverdha nė fytyrė dhe me zė tė ftohtė mezi shqiptova midis dhėmbėve: -ėshtė krejtėsisht e vėrtetė. Dhe nė qoftė se ti zonja mbretėreshė, nuk e beson, eja tė shkojmė qysh tani tek yrti. -Mos ulėri. Po na dėgjojnė shėrbėtorėt. -Le tė dėgjojnė. Le tė marrė vesh gjithė bota qė Makbethin s'e beson mė as gruaja e vet. Ajo nisi tė qante fshehurazi. Edhe tani pas kaq vjetėsh mė pikon nė zemėr kur kujtoj dėnesėn e asaj dite. Nuk e di pse, po pas vdekjes sė saj nga tė gjitha bisedat me tė, ajo e magjistricave mė vinte ndėr mend mė shpesh.

Njė ditė (ishte njė ditė e ftohtė e zhveshur ja si sot) ia hipa kalit dhe u nisa drejt e atje tek yrti. Kur iu afrova vendit, u thashė rojave tė mos mė shoqėronin mė tutje. Djerrina ku e kisha takuar dikur tė dėrguarin gjithė lecka tė Xhon Tendlerit ngjante mė e shkretueshme se atėherė. Kaēubat e ulėta dhe guriēkat lageshin nga njė shi i hollė i pashpresė. Pėr njė kohė tė gjatė i mbajta sytė nga ai drejtim ku mė qe shfaqur gruaja e rreckosur.

Ndėrsa rrija ashtu krejt i mpirė nė shi, m'u kujtuan prapė fjalėt e sė ndjerės ledit tim: "mos e gjithė kjo t'u faneps?" dhe pėr herė tė parė dyshova nėse e kisha takuar vėrtet te ky yrt i shkretė tė dėrguarin e Xhon Tendlerit, apo e gjithė kjo s'kishte qenė veēse pjellė e trurit tim. O perėndi, thashė me vete, m'i hiq kėto dyshime tė marra... Ja ku ishin kaēubat, dy tė ngjitura me njėra-tjetrėn dhe e treta pak mėnjanė. Ja edhe guri i thyer si i ngulur pjerrtazi nė tokė, dhe nga e djathta druri gjysmė i tharė. E mbaja mend fare mirė gjithēka. Kėshtu rrihja tė qetėsoja veten, por njė zė brenda meje mė thoshte: qė ke qenė kėtu, kjo ėshtė e vėrtetė, madje jo njė herė, po disa herė rresht, por kjo s'ėshtė kryesorja. Kryesorja ėshtė nėse i dėrguari i Xhon Tendlerit tė erdhi vėrtet nė takim te kjo humbėtirė dhe, nėse tė erdhi, t'i tha vėrtet ato fjalė, apo . . . Tė ishte i gjallė Xhon Tendleri, do tė rendja drejt e tek ai pėr tė dėgjuar edhe njė herė tė gjitha provat e pabesisė sė Dunkanit. Pėr fat tė keq, mė duhej ta bluaja gjithēka nė kokėn time tė lodhur.

Ndėrsa kthehesha u pėrpoqa tė risjell ndėr mend bisedat e mia me Xhon Tendlerin ose mė saktė tė vetmen bisedė qė pata me tė, ngaqė mė pas, pėr arsye sigurimi, ai iu shmang takimeve tė drejtpėrdrejta. (Dunkani nuk ju do, kjo ishte fare e qartė. Ē'duhet tė bėni ju? Tė hapni sytė, imzot. Kjo ėshtė tani pėr tani kėshilla e vetme qė mund t'ju jap. Pėr ēdo gjė tjetėr do t'ju dėrgoj lajme. Njeriu im mund tė vijė i maskuar si lypėse plakė, qė murmurit fjalė ose vjersha pėrēart.) Nė prag tė bujtjes sė Dunkanit Xhon Tendleri arriti tė mė dėrgonte njė pusullė: Kujdes nga bujtėsi, imzot. Gjithsesi do t'ju ēoj lajme prapė." Ditė tė tėra prita me ankth mbėrritjen e ndėrlidhėsit veshur si rreckamane. Digjesha nga padurimi tė merrja vesh se ē'kishte ndėr mend tė bėnte Dunkani gjatė bujtjes. Hamendje nga mė tė frikshmet mė vėrtiteshin nė kokė. Si pėr inat ndėrlidhėsi nuk po dukej. Ime shoqe ishte nė ankth po aq sa unė, nė mos mė tepėr. Pėr tė mos i shtuar ankthin nuk ia tregova fare kur u nisa tė shkoj vetė te famullia e vjetėr atje ku tė dielave mblidheshin zhulsit dhe lypsarėt... Ishin disa qė flisnin vėrtet pėrēart... Unė vetė s'ndihesha mirė... Me njėrėn prej tyre megjithatė mė duket se fola... Pėrpiqesha tė mos mė shpėtonte asnjė nga fjalėt e saj... por ato ishin tė turbullta... tamam pėrēartje siē mė kishte paralajmėruar Xhon Tendleri... Veē kėsaj unė vetė e kisha kokėn tė turbullt nga tronditja e pagjumėsia... Arrita ta tėrheq mėnjanė dhe dy herė i thashė: tani jemi vetėm, fol qartė... Por ajo vazhdonte tė delironte... siē duket kėshtu e kishte porosinė... Fliste pėr njė kazan tė zi qė ziente... S'merrej vesh mirė ē'donte tė thoshte, megjithatė unė e kapa thelbin: diēka e keqe pėrgatitej, kurth, vrasje nė gjumė, pabesi e zezė... Me shpresė se do tė mė fliste mė qartė, i thashė se do ta prisja pas dy ditėsh te djerrina prapa famullisė... Atje e prita vėrtet, ja nė njė ditė tė tillė... me orė tė tėra... ndėrsa kokėn vazhdoja ta kisha tė turbullt, tė turbullt...

Mjaft, thirra me zė, pėr habi tė rojave, dhe vura kalin nė galop. Nuk do t'i kujtoja mė kėto. Nė djall tė venin hijet e sė kaluarės. Unė vetė po i afrohesha zonės sė hijes dhe s'kisha pse tė trembesha prej askujt. Nė fund tė fundit kufoma nuk u gjet nė kėshtjellėn time... Ishte dy milje larg... (Ah, kur s'e ēova mė larg. Njėqind, njė mijė, dy mijė milje... Po ku t'i gjeja ato? Skocia, dreqi e marrtė atė, s'ka shkretėtirė...)

Kryeqyteti u mbush papritur me studentėt e kthyer nga Kina. Nė fillim studentėt e lėndėve humanitare, fill pas tyre ata tė shkencave dhe nė fund aspirantėt, i mbushėn kafenetė, trotuaret dhe restorantet e Tiranės me njė humor tė paparė ndonjėherė. Fakti qė studentėt u dėbuan me kėrkesėn e qeverisė kineze, e cila nė notėn e saj shpjegonte arsyet kryesore tė dėbimit, qėndrimin jokorrekt, sipas saj, tė studentėve shqiptarė ndaj vajzave kineze, e mbėshtolli tėrė kėtė ardhje me njė aureolė tė veēantė nėn tė cilėn studentėt ndriēoheshin nė mėnyrė tė kėndshme, pakėz donzhuanė, pakėz donkishotė, plot me mistere tė vogla, kryesisht komike. Natyrisht njė pėrfitim tė tillė tė tyre e lejoi fakti qė askush nė Shqipėri nuk e mori seriozisht notėn kineze, dhe askush nuk u kujtua tė hetonte, qoftė edhe shkel e shko, nėse kishte njė grimė tė vėrtetė nė atė notė.

Tė pėrkėdhelur nga tė gjithė, nė radhė tė parė nga familjet, shumica e tė cilave dėrgimin e djemve e vajzave nė Kinė e kishin pritur gjithmonė pa gėzim, nga shteti, qė pėrpiqej t'i rregullonte sa mė parė nėpėr fakultetet pėrkatėse, dhe nga opinioni i pėrgjithshėm, qė shikonte te studentėt e kthyer njerėzit qė, pavarėsisht nga klima "gjysmėkomike qė i rrethonte, kishin lidhje tė drejtpėrdrejtė me ngjarjen mė tė rėndėsishme tė viteve tė fundit, duke qenė nė njėfarė mėnyre pjella e saj, studentėt e ardhur kalonin ditė me tė vėrtetė tė lakmueshme nga shokėt e tyre tiranas.

Historitė e tyre, qė edhe pa fryrjet e shtojcat e krijuara nga largėsia, ishin mjaft tė ēuditshme, qarkullonin tani gojė mė gojė. Ēdo ditė midis tyre dilnin heronj tė ndryshėm dhe pėr secilin tė besohej se kishte shkaktuar notėn e famshme. Kishte nga ata qė, me njė tė luajtur syri apo ndonjė gjest tjetėr tė bėrė ndaj ndonjė vajze kineze, kishin shkaktuar thirrjen e ambasadorit shqiptar nė Ministrinė e Jashtme, tė tjerė qė thuhej se figuronin nė ankesat e Ēu En Lait bėrė delegacionit qeveritar shqiptar gjatė qėndrimit nė Pekin, pėr tė mos pėrmendur hatara tė tjera, siē qe shtatzania e njė vajze kineze, qė, pėr fat, nuk do tė merrej vesh veēse pas katėr-pesė muajsh, atėherė kur marrėdhėniet me siguri do tė ishin prishur krejt.

Njerėzit dėgjonin me buzėqeshje tė gjitha kėto, sidomos ata qė nė vitet gjashtėdhjetė kishin qenė studentė nė Bashkimin Sovjetik dhe nė vendet e tjera tė kampit dhe qė i kishin ndėrprerė studimet pėr shkak tė prishjes sė marrėdhėnieve. Eh, nė atė kohė ishte ndryshe, thoshin ata mendueshėm. Kishte pasur vėrtet historira komike, si e atij studentit shqiptar nė Sofje, qė, pa e ditur kush, kishte braktisur studimet dhe kishte arritur tė zgjidhej nėnkryetar kooperative nė njė fshat bullgar, ndėrsa familja e dinte nė universitet dhe ambasada jonė e kėrkonte gjithandej, por kėto ishin raste tė rralla. Nė pėrgjithėsi historitė e asaj kohe ishin tė mbuluara me njė tis tė trishtuar, por ai qe i rėndė si prej servisi tė vjetėr. Jo pa njėfarė krenarie ish-studentėt e gjashtėdhjetės nisnin tė tregonin copėza tė kujtimeve tė tyre, ndėrsa studentėt e porsakthyer nga Kina, tek i dėgjonin, prisnin me padurim atė pjesė tė ngjarjes ku do tė mund tė shqyheshin gazit. A nuk e kuptoni se s'ka gjė pėr tė qeshur nė to si nė historitė tuaja, pėrpiqeshin tė shpjegoheshin ata. Sepse, tė themi tė drejtėn, s'na vinte aspak tė qeshnim kur ndaheshim nga ruset e bukura. Por "kinezsit" s'e kuptonin dot si mund tė pikėlloheshe nė kėsi rastesh dhe mezi ē'prisnin sa tė nisnin tregimet e tyre groteske. Kaq shumė u rikujtuan ato ditė histori studentėsh tė kthyer nė tė dy epokat, saqė dolėn edhe ca gėrxho tė vjetėr qė kishin studiuar gjysmė shekulli mė parė nė Evropėn Qendrore dhe qė nisėn tė ringjallnin kujtimet e tyre, ca histori tė shpėlara, demode, me ca pensione ku ata banonin dhe me ndonjė vajzė tė sė zonjės sė pensionit, njė frojlain e pastėr, e varfėr dhe me partiturė muzike mbi pianon e marrė me qira.

Tė porsakthyerit mbanin ijet nga gazi. Ata ishin vėrtet tė lumtur qė i kishin ndėrprerė studimet e mėrzitshme nė njė mėnyrė kaq tė beftė. Midis dalldisė sė pėrgjithshme njė pjesė e tyre u fejuan brenda dy javėve tė para tė kthimit me vajza qė i njihnin qysh mė parė, por qė qėndrimi i gjatė nė Kinė ua kishte bėrė mė tė bukura e mė tė dėshirueshme nė kujtesė. Tė tjerė u fejuan me vajza qė i njohėn aty pėr aty dhe qė, tė magjepsura nga kėta kalorės gazmorė tė kohės, prishėn lidhje tė vjetra pėr hir tė tyre. E gjithe kjo qėllonte qė krijonte nota humoristike nė tablonė e acarimit tė mėtejshėm tė marrėdhėnieve shqiptaro-kineze ,pas vdekjes sė Maos dhe arrestimit tė gruas sė tij. Shqiptarėt po ndahen me njė miqėsi tė kaluar duke qeshur, kishte shkruar, duke perifrazuar njė thėnie tė Marksit, njė gazetar i huaj. Pak mė poshtė, pasi pėrmendte proverbin "qesh ai qė qesh i fundit", ai e pėrfundonte shkrimin me fjalet: kush vallė do tė qeshė i fundit nė kėtė histori?

Silva u zgjua disa sekonda, po paqja qė i dha nė shpirt pamja e kokės sė tė shoqit nė nėnkresė e zhyti prapė nė gjumė. Kishte kohė qė kishte gdhirė por ajo fjeti e u zgjua disa herė si tė donte provonte shumė herė rresht gėzimin e kthimit tė tij. Tė rri edhe pak nė shtrat, tha me vete kur u zgjua plotėsisht. Pėrpiqej tė kujtonte njė ėndėrr: ca gjapėrinj tė ngrirė qė dilnin nėpėr dėborė... Por jo, s'kishte qenė ėndėrr. Ishin gjėra qė ai kishte arritur t'ia tregonte nė pushimin midis pėrkėdheljeve. Gjarpėrinjtė e ngrirė kishin dalė nėpėr dėborė, pak kohė pėrpara tėrmetit tė madh. Tani nė tė gjithė Kinen pėshpėritej se ai tėrmet kishte paralajmėruar vdekjen Maos. Kurse Ēian Ēinin e kishin arrestuar nė mesnatė...

Ajo vėshtroi tėmthin e tij qė iu duk i lodhur. Kur ishte e vogėl, besonte se mendimet e njerėzve grumbulloheshin pikėrisht atje. E puthi ngadalė pėr tė mos e zgjuar dhe u ngrit. Vajza kishte ikur nė shkollė. Silva vuri ēajin pėr tė dy, por pastaj, kur e pa qė ai s'po zgjohej, vendosi t'i linte njė pusullė. "Ēajin e ke nė sobė. Mirupafshim nė drekė. Tė puth." Kur doli nė rrugė, ora ishte njėmbėdhjetė. Shefi i kishte thėnė se mund tė vonohej sa tė donte atė ditė megjithatė ajo nxitoi hapat. Tė gjitha zyrat, pėr shkak tė problemeve me kinezėt. punonin me orai zgjatur. Frynte erė e ftohtė. Rrėshqitazi ajo vėshtroi vitrinat e dyqaneve. Skena e fundit e dramės do tė luhej aty, kishte thėnė njė pasdarke njė i njohur. Ajo mendoi flokėt e Gjergjit mbi nėnkresė, gėzimin qė do ta gjente nė drekė nė shtėpi dhe ndjenja e haresė e pushtoi prapė tė tėrėn.

Nė zyrė fytyrat e Lindės e tė shefit iu dukėn mė serioze se zakonisht. Do tė parapėlqente ngacmimet e tyre, ashtu si herėn tjetėr, pas kthimit tė Gjergjit, sesa atė seriozitet. Pas pak e mori vesh shkakun: nga ēasti nė ēast pritej njė mbledhje e ngutshme te ministri dhe si pėrherė nė prag tė kėso lloj mbledhjesh shefi i kishte shfryrė Lindės. Pas gjysmė ore shefi u kthye nė zyrė me fytyrė tė ngrysur. Mbledhja te ministri kishte qenė e shkurtėr dhe pikėrisht nė mbledhje tė tilla bėheshin dhe kritikat mė tė hidhura. Por ngjyra e fytyrės sė tij ishte kėtė herė e njė natyre tjetėr.

-Dėgjomėni njė ēikė, - tha ai, pasi u ul ne vendin e tij.-Siē mund ta merrni me mend, gjendja nė ekonomi ėshtė e keqe, shumė mė e keqe se ē'e mendonim. Me ton tė ngadaltė, tė lodhur ai pėrsėriti ato qė u kishte thėnė ministri. Tani qė po grumbulloheshin tė dhėnat dilte se dėmet e shkaktuara nga mėnjanimi i kinezėve ishin mė tė rėnda se ē'parashikoheshin. Ishte njė prishje e ftohtė, e bėrė me llogari tė saktė, pėrpara sė cilės ēdo mishmash do tė dukej lule. Nė tė vėrtetė kėshtu edhe ishin gėnjyer njė pjesė e shefave dhe e ekonomistėve, e kishin marrė gjithēka si njė mishmash tė pėrkohshėm. Tani dilte se sektorė tė tėrė paralizonin njėri-tjetrin, sipas njė rregullshmėrie qė, sa mė shumė tė ndaleshe mbi tė, aq mė e habitshme dukej. Si nė njė reaksion zinxhir bllokimi kalonte nga njė sektor te tjetri duke mbėrritur gjer nė institucione qė nė shikim tė parė dukej se nuk kishin lidhje me kinezėt si Banka e Shtetit etj.. E gjithė kjo gėrshetohej me vėshtirėsi tė tjera tė paparashikuara. Kinezėt kishin deklaruar se diga e madhe e Veriut kishte rrezik ēarjeje nė rast tėrmeti, gjė qė kishte shkaktuar shqetėsim nė Jugosllavi ngaqė diga nuk isihte larg kufirit. Tė gjitha kėto pėrkonin me sa dukej jo rastėsisht me sabotimet nė naftė. Raporti i dėgjuar nė Byronė Politike i jepte fushat e naftės si pas njė bombardimi. Dhjetėra puse tė braktisura. Makineri e tubacione tė hedhura andej-kėndej, tė ndryshkura, ose tė lėna midis fushės, nė mėshirėn e baltės.

-Do tė nisen ekipe kudo ku kanė punuar ose ku ka akoma kinezė,-vazhdoi shefi,-vetė shoku ministėr do tė niset.-Ai iu drejtua pastaj Slilvės.-E di qė s'je ēmallur mirė me burrin, por s'ke ē'i bėn, jemi caktuar bashkė pėr nė Kombinatin Metalurgjik. Silva ngriti supet pėr tė thėnė: S'ke ē'i bėn. -Kur?-pyeti me zė tė ulėt. -Nesėr, e shumta mund ta shtyjmė gjer pasnesėr. Kurse ti, Linda, do tė mbash zyrėn hapur. Ato tė dyja kėmbyen njė buzėqeshje, po fare tė lehtė. Silva po pėrpiqej tė sillte ndėr mend se ē'punė i duhej tė kryente atė pasdite nė mėnyrė qė Gjergji me Brikenėn ta ndienin sa mė pak mungesėn e saj, veē kėtyre duhej tė merrte kostumin e tij nga pastėrtia, tė shkonte te rrobaqepėsja pėr njė pallto tė saj dhe njė fustan tė Brikenės, mirėpo pėrpara kėsaj duhej tė tėrhiqte katėrqind lekė tė rinj nė arkėn e kursimit pėr t'i paguar rrobaqepėses pėr muajt e fundit. Mendimin se mos po harxhonte shumė pėr veshje kėto kohė e ndėrpreu ideja se duhej tė gatuante diēka qė Gjergji me Brikenėn ta kishin pėr disa ditė. Mirėpo aty pėr aty mendoi se do tė ishte mė mirė qė ata tė dy tė hanin nė restorant. Ishte vėrtet mė shtrenjtė, por kjo ishte e vetmja zgjidhje. pėrderisa Gjergjit nuk i vinte ndoresh pėr tė gatuar dhe Brikena qe shumė e zėnė me mėsime. Kishte pėrveē kėtyre dhe njė mijė ēikėrrima tė tjera pėr tė bėrė, por ajo u pėrpoq ta hiqte mendjen prej tyre, ngaqė e dinte se nganjėherė mendimi pėr punėt e lodhte mė shumė se vetė kryerja e tyre. Ah, duhej ta kujtonte gjithashtu Gjergjin pėr shkrimet qė i kishte lėnė Skėnder Bermema. Kohė mė e pėrshtatshme pėr leximin e tyre as qė mund tė mendohej.

Kafeja e dytė qė piu nė mensėn e punėtorėve nuk ia hoqi Silvės ndjesinė e njė si zgavre nė lukth. Ajo zgavėr dukej si e krijuar nga dita gri, tė cilėn tymrat e furrnaltės e bėnin gjithsesi tė afėrt me kombinatin. Ata i kalonin njėri tjetrit atė ankth tė shtrirė tejembanė. Flitej se furrnalta kishte zėnė skorje shumė shpejt pas ndezjes sė parė. Fliteshin edhe gjėra tė tjera mė tė kėqija, qė s'diheshin nga kush dhe pse..Kishte pėshpėrima pėr rrezikun e ftohjes dhe te ngrirjes sė furrnaltės. Po tė ndodhte kjo, furrnaltėn ngritur me aq mundime mund ta quaje tė humbur. S'mbetej gjė tjetėr veē ta hidhje nė erė. Sepse tė pėrpiqeshe pėr tė shkrirė prapė brendėsinė e saj, ishte njėlloj si tė mundoheshe tė ngjallje njė kufomė. Zjarri ėshtė shpirti i saj, kishte thėnė njė metalurg. U shua ai, qaje furrnaltėn, si tė vdekurin.

- Kinezėt, - tha shefi duke bėrė me kokė nga sheshi pėrjashta, por me zė tė ulėt, si tė thoshte njė formulė tė fshehtė. - Thonė se po bėhen gati tė ikin. Silva ndoqi njė copė herė me sy grumbullin e tyre tė kapėrcente me hapa tė vegjėl truallin e pėrhitur nga pluhuri i qymyrit. Pėr ēudi iu dukėn ndryshe nga herėt e tjera. Tė largėt, por me atė peshėn e veēantė qė fitojnė njerėzit kur, duke u ndarė, marrin me vete njė sekret. Nė tė vėrtetė flitej se e dinin mėnyrėn e zhbllokimit tė furrnaltės, por s'e tregonin. Megjithatė, pėr njė habi edhe mė tė madhe tė saj, Silva kishte njė mungesė pezmi. Ndoshta pėrkohshmėria e tyre, pėr tė cilėn thellė nė ndėrgjegjen e saj ajo kishte njė lloj mirėnjohjeje, ishte shkaku pėr kėtė. Kishte pasur me sa dukej peshėn e fatum-it mundėsia e pranisė sė tyre tė gjithmonshme. Veē tė ikin, tha me vete, pa tė gjitha do tė rregullohen. Kur po dilnin nga mensa, Silva pa Viktor Hilėn. - Viktor, - thirri ajo dhe e pėrqafoi. - Kam pyetur disa herė pėr ty. Si je? -Eh, mirė,-ia bėri ai. Sytė i kishte tė skuqur nga lodhja.

-Njė ditė nė aeroport pashė atė kinezin tėnd, - tha ajo. - Po hipte nė aeroplan pėr tė ikur. -Ashtu?- tha ai me mospėrfillje dhe Silva nė ēast e kuptoi se as ai, madje as ajo, qė e kujtoi e para kinezin, nuk kishin mė dėshirė tė qeshnin si atėherė me kėmbėn e shkelur. -Ku punon kėtu? - pyeti Silva. -Pėr zhbllokimin e furrnaltes. Jemi njė ekip i pėrzier. -Furrnalta mund tė ftohet vėrtet?- pyeti ajo. Viktori buzėqeshi. - Tė gjiihė pyesin pėr tė. Dhe tė gjithė ngatėrrojnė zėnien e skories me ftohjen, -tha ai. - Po kjo s'ka ndonjė rėndėsi. E rėndėsishme ėshtė qė furrnalta ėshtė vėrtet keq. Silva pa sytė e tij tė thelluar.

-Nejse, ne do ta zhbllokojmė atė patjetėr, qoftė edhe sikur... . -Ēfarė? - deshi tė pyeste Silva. - Ēfarė sikur? Por ai i kishte shtrirė dorėn: -Po iki, Silva. Mirupafshim. -Mirupafshim, Viktor. Duke shpejtuar tė arrinte shokėt, Silva e kuptoi se ajo ndjesi boshi qė i qe krijuar gjithė ato ditė, qe dyfishuar befas nga takimi me Viktor Hilėn. Pėrse vallė, pyeste veten, por nė ēast iu duk se e kapi shkakun ishte mungesa e sė qeshurės pėr kėmbėn e kinezit. Ajo mosdėshirė pėr tė qeshur tregonte njė mangėsi mė tė thellė. Diēka qe prishur vėrtet nė rrjedhėn e jetės. Kur pasdite vonė Silva bashkė me tė tjerėt u kthye nė hotel, ajo e kishte ende atė zgavrim nė lukth. Nė dhomėn e saj njė copė herė tė gjatė ndenji e ulur mbi cepin e krevatit me duar tė lidhura nėn gjunjė. Mendimet i kishte tė ngadalta, tė mpira. Ja, kėshtu kishte qenė dhoma e hotelit e Gjergjit nė Kinė. Uf, ia bėri me vete. Ēdo gjė qė lidhej me atė vend e trishtonte tani.

Ē'dua unė kėtu, tha me vete, ē'punė kam me ta... Dhe si tė ndodhej vėrtet shumė larg, ndjeu njė mall tė beftė pėr shtėpinė, pėr rrugėn ku kalonte pėrditė, madje pėr zyrėn. Mėngjesin e parė qė Linda hyri nė zyrė pas ikjes sė Silvės e tė shefit provoi njė lloj drithėtire. Para se tė zinte vend nė karrige preku me dorė kaloriferin, por, pėr ēudi, ai iu duk i nxehtė. Ndjesia e tė ftohtit nuk i kaloi as mė vonė, madje sa mė shumė qė kalonin ēastet, aq mė tepėr i shtohej. Kishte njė si lodrim tė vazhdueshėm nėn brinjėt, njė si zhvendosje ajri, dhe, kur nė rėnien e parė tė telefonit diēka iu mblodh nė gjoks, ajo e kuptoi se ishte e shqetėsuar. Edhe zėri ashtu i doli, i dridhshėm, gjysmė i fikur: alo, shoku shef nuk ėshtė, po, po, me shėrbim, kthehet pas disa ditėsh. Me njė ndjenjė padurimi ajo i tha "ditėn e mirė" folėsit dhe, pasi e vuri dėgjuesen e telefonit mbi aparat, e kontrolloi dhe njė herė me dorė se mos kish mbetur e patakuar. Iu kujtua se kėtė lėvizje bėnte sa herė qė priste t'i telefononte dikush. Budallallėqe, tha me vete. Po tregohej vėrtet naive, si njė vajzė e vogėl, kur shpresonte se ai mund tė telefononte. Veē kėsaj, edhe sikur tė telefononte vėrtet, e ēė pastaj, ē'do tė dilte nga kjo?

Qyshse Silva e kishte njohur me Besnik Strugėn, ajo nuk e kishte takuar asnjėherė dhe as kishte biseduar me tė, po tė mos llogariteshin disa ēaste nė telefon kur ai kishte kėrkuar tė fliste me Silvėn. Qė ajo e pėlqente tashmė dhe madje shumė, nuk ia kishte fshehur vetes. S'ishte as e habitshme, as e papritur ta gjente veten duke menduar pėr tė, po ky ishte gjithsesi njė tė menduar i lehtė, i paqėndrueshėm, qė zhvendosej lehtazi dhe nga i cili mund tė dilje po aq lehtė sa ē'hyje. Kishte kujtuar se kėshtu do tė mbetej e gjithė kjo, njė klimė akuareli, kėnaqėsia e mjegullt qė jep mundėsia e lumturisė. Jetonin nė tė njėjtin qytet, ndonjė ditė do tė shiheshin pa dyshim... Mendimi nuk shkonte mė tutje, hallakatej kėndshėm, pėr t'u kthyer pastaj mbrapsht, i paankoruar gjėkundi, i lirė. Kėshtu kishte kujtuar ajo se do tė vazhdonte, por ja, nė mėngjesin kur hapi derėn e zyrės bosh, madje mė parė, qysh nė mbrėmje, kur mendoi se tė nesėrmen do tė ishte vetėm nė zyrė, e ndjeu se diēka kishte ndryshuar. Tė nesėrmen do tė binte telefoni, mendoi atė mbrėmje, dhe pėr ēudi nuk qeshi dot me vete me idenė se mund tė bėnte humor me tė njohurit e saj qė do tė kėrkonin shefin (shoku Dėfrim ? Jam shoqja Dėfrime, etj.). Do tė binte telefoni, mendoi ajo, dhe ndoshta do tė ishte ai, qė do tė kėrkonte Silvėn. E ēė pastaj, deshi tė thoshte njė herė si vetėmbrojtje tė fundit, por sakaq e ndjeu qė ajo ishte e kotė. Njė grimė mbeti ashtu e shtangur, gjersa midis asaj zbrazėtie iu duk se ndjeu zilen e telefonit qė po binte. Dhe bashkė me atė zile tė pėrfytyruar, e ndjeu se mundėsia e takimit me tė doli befas nga ajo strukturė e gjeratėhershme ėndrrash pėr t'u bėrė me shpejtėsi realitet. Nė qoftė se do t'i kishte pėlqyer atij, siē e kishte ndier me intuitė, dhe nė qoftė se ai, pasi tė merrte vesh se Silva nuk ndodhej nė zyrė do ta zgjaste bisedėn me tė, dhe pastaj, midis tė tjerash, ashtu lirshėm, shkujdesshėm do ta pyeste se si i kalonte pasditet...

Ajo vazhdoi tė kishte ftohtė dhe pas pak e kuptoi se kjo nuk ishte vėrtet tė ftohtėt, por njė drithėtirė qė shkaktohej nga gjithė kjo zbrazėti, qė befas iu duk se nuk qe shkaktuar nga ikja e shefit dhe e Silvės, por nga mungesa e mundshme e telefonimit Linda u ngrit nga karrigia, iu afrua dritares dhe nisi tė ndiqte me sy lėvizjen nė sheshin e ministrive. Njė copėz melodie, pa fillim e pa fund, mė tepėr njė la-la-la e sajuar prej asaj vetė, shoqėronte gjoja pikėllueshėm mendimet e saj. Pra qyshse kishte hapur derėn e zyrės e kishte ndier se ajo periudhė e parė e pėrkorė e molisjes sė saj pėr Besnik Strugėn kishte marrė fund vėrtet, pėr t'ia lėnė vendin njė tjetėr gjėje. Ishte herėt ta quaje vuajtje. Ishte ende e butė, gati-gati kartilagjinoze si gjymtyrėt e foshnjave, por shpejt mund tė ngurtėsollej. Te dera dikush trokiti. Pa e kthyer kokėn. Linda e ndjeu se ishte Simon Dersha. - Telefoni i prishur,- tha ajo.

Ai e vėshtroi disa sekonda. Gjithė ato ditė kishte ardhur prapė i veshur me kostumin blu dhe Linda do tė bėnte prapė humor me tė sikur tė ishte nė njė ditė tjetėr. I habitur ndoshta qė ajo s'po qeshte, ai vazhdoi ta shikonte ngultas dhe Lindės iu duk se nė fytyrėn e tij zbuloi befas njė vuajtje tė thellė. Ishte e mundur qė s'e kishte vėnė re gjer atėherė? - Simon, ē'ke kėshtu?- tha ajo me njė ndjenjė faji. Ai, sikur tė priste veē kėtė, tundi kokėn me dėshpėrim. - Ah, jam keq,-u pėrgjigj me zė tė ulėt. Linda u shkėput nga dritarja. - Po ēfarė. Si kėshtu? - ajo deshi t'i thoshte: a mund tė ma thuash apo mund tė tė ndihmoj. por ai si ta kishte kuptuar qysh mė parė pyetjen e saj, bėri "jo" me kokė, madje dy herė rresht dhe doli, duke mbyllur derėn pas vetes. E ēuditshme, tha me vete Linda dhe nė ēast i erdhi turp pėr atė qė pak mė parė do tė guxonte ende ta quante vuajtjen e saj dhe tani nisi t'i dukej si njė trill. E ēliruar papritur nga mpirja, me njėfarė nguti, nga frika se mos ajo i kthehej prapė, Linda u ul nė karrige dhe nisi tė punonte nė kohėn qė Simon Dersha, duke pėrsėritur me vete "jam keq, jam shumė keq", qe ulur dhe ai nė tryezėn e vet, nė zyrėn fqinje, pėrpara njė grumbulli letrash tė mbushura pėrsipėr me shkrimin e tij tė pjerrėt. Kishte njė javė qė pėrpiqej tė shkruante njė autokritikė tė cilėn jo vetėm nuk ia kishin kėrkuar, por qė s'e kishte menduar as vetė se nė ē'vend, apo pėrpara kujt mund ta lexonte, ta paraqiste si dokument apo ta dėrgonte me postė. Nė tė vėrtetė as qė e kishte vrarė mendjen pėr kėtė. Kryesore i qe dukur qė ta bėnte autokritikėn, pastaj, se ku do ta lexonte, pėrpara ministrit, nė zyrėn e tij, nė sallėn ku bėheshin mbledhjet e bashkimeve profesionale, nė njė tribunė feste apo nė sallėn e gjyqit, kjo nuk kishte rėndėsi pėr tė. Ishte ajo arsyeja qė edhe stili i asaj qė kishte shkruar ndryshonte nga njėra pjesė nė tjetrėn, duke u bėrė herė solemn e plot paranteza pėr probleme tė pėrgjithshme ideologjike e shoqėrore, herė me gėrmime psikologjike e herė nė formė pyetjesh e pėrgjigjesh si nė hetuesi. Aty-kėtu kishte pėrdorur citate, sidomos nė fillimin e autokritikės, atje ku fliste pėr origjinėn dhe pėr gjendjen shoqėrore tė tij, ku dy herė brenda sė njėjtės faqe kishte cituar veprėn e Engelsit "Origjina e familjes, e pronės private dhe e shtetit". Mė tutje, atje ku tregonte riafrimin me zėvendėsministrin, shkaktarin e fatkeqėsive tė tij (sa herė qė lexonte kėtė pjesė i bėnte pyetjen vetes "pėr ē'fatkeqėsi bėhet fjalė"?, pa marrė pėrgjigje), autokritika shtjellohej nė formė tregimi, ku pėrshkruheshin me hollėsi telefonimet e ndryshme, bisedat dhe sidomos ftesa pėr atė darkėn fatale. Megjithatė, edhe nė kėtė pjesė nuk mungonin parantezat pėr gjykime me karakter pėrgjithėsues, si pėr shembull ē'mendim kishte pasur ai pėr darkat nė pėrgjithėsi, lidhur kjo me traditat dhe filozofinė e popullit tonė etj. etj..

Vetė darka te mimstri D. ishte pėrshkruar me hollėsi tė madhe, duke nisur nga caktimi i takimit me zėvendėsministrin qė do ta ēonte atje, vonesa e kėtij tė fundit pesė minuta nė takim, rruga gjer te vila e ministrit, pastaj darka vetė, pjesėmarrėsit, bisedat qė u bėnė atje, dhe qė ē'ishte e vėrteta ai i kishte pritur mė tė rėndėsishme dhe me peshė, pastaj telefoni mu nė mes tė darkės i udhėheqėsit tė Partisė dhe tronditja qė atij iu duk se vuri re te ministri, pasi uli dėgjuesen e telefonit.

Po ju tė tjerėt, ti vetė, a ndjeve ndonjė tronditje?

Si tė them, nė fillim po. Pa dyshim qė po. Telefononte Enver Hoxha, s'ishte shaka. E gjithė kjo duhej tė na ngazėllente tė gjithė. Duhej t'ju ngazėllente, kėshtu thatė, apo jo? Po duhej? Pse nuk u ngazėllyet vėrtet? Po pikėrisht kėtė po bėhesha gati tė thosha. Siē e pėrmenda mė parė, ministri, megjithėse u pėrpoq ta mbante veten, u duk qartė se pas telefonimit e humbi gjallėrinė. Ishte e kuptueshme qė tronditja e tij tė kalonte edhe te ne. Ēdo gjė u mek, tė gjithė, duke nisur me siguri nga i zoti i shtėpisė, dėshironin qė darka tė merrte fund sa mė parė.

A i keni folur njeriut pėr kėtė?

Jo.

As atėherė kur dėgjuat pėshpėrimat e para pėr ministrin D.?

As atėherė. Kėrkova tė lidhem me zėvendėsministrin, por s'e gjeta asnjėherė nė telefon. Megjithėse ishte pėrshkruar ēdo gjė me hollėsi, kjo pjesė e autokritikės ishte mė e vogėl se ajo ku pėrshkruhej vajtja e tij e dytė te ministri, ose mė mirė ideja pėr tė vajtur pėr ēėshtjen e vėllait tė qarkulluar. Ashtu si edhe mė parė, kishte nė kėtė pjesė disa rreshta pėr qarkullimin e kuadrove nė pėrgjithėsi, citoheshin vendimet e dy plenumeve, pastaj vazhdohej me kuptimin e gabuar tė qarkullimit prej shumė njerėzve, duke pėrfshirė kėtu vėllanė e tij, gruan e vėllait dhe atė vetė. Pėrpara pėrshkrimit me hollėsi tė rrugės gjer te kangjellat e portės sė ministrit (nuk harrohej as koha e ftohtė, as shkretia e rajonit), kishte prapė disa rreshta pėr psikologjinė mikroborgjeze si edhe pikėpamjet borgjezo-revizioniste pėr lumturinė personale, mbeturina tė sė kaluarės nė ndėrgjegjen e tij, pasojė e njėfarė veēimi tė tij prej realitetit socialist.

Megjithatė, me tė mbėrritur te porta e vilės sė ministrit, ndjeva njė brerje ndėrgjegjeje dhe njė pendim pėr atė qė po bėja. Ishte brerje ndėrgjegjeje apo frikė? Eh, si tė them, ishin tė dyja. Pa dyshim tė dyja. Po cila zotėronte mė tepėr, ndėrgjegjja apo frika? Ndoshta kjo e fundit. Mos ishte vetėm kjo e fundit? Nė tė vėrtetė ishte ashtu... Jam keq, pėrsėriti pėr tė tretėn herė Simon Dersha duke vazhduar leximin. Jam shumė keq. Ishte mbėrthyer prej atyre fletėve si prej dhėmbėve tė njė ēarku, prej tė cilit s'dinte si tė shpėtonte. As qė i shkonte ndėr mend se atė ēark ia kishte ngritur vetvetes dhe mjaftonte qė t'i mblidhte ato letra shuk, t i hidhte nė shportė apo t'i digjte, qė tė ēlirohej prej tyre. Mirėpo e ndiente se ēdo gjė mund ta bėnte veē kėsaj. Prej ditėsh ato letra ishin bėrė kuptimi i vetėm i jetės sė tij. Ato ishin pasqyra e tij, harta, tabela e analizave, me tė gjitha tė dhėnat e nevojshme formulat, shifrat, pėrfundimet laboratorike, prej tė cilave varej dalja e sė vėrtetės mbi tė. Tė ē'natyre janė fjalėt qė keni dėgjuar pėr ministrin D? Delikate. Madje tepėr delikate. A jeni i sigurt qė i keni dėgjuar vėrtet, apo ato janė mė tepėr pjellė e ndėrgjegjes suaj tė papastėr? Si tė them. Edhe ashtu, edhe kėshtu. Ah, edhe ashtu, edhe kėshtu... Natyrisht ju, vėllai juaj, gjithė familja juaj tipike mikroborgjeze ėshtė marrė me fabrikimin e tyre. Mirė ata, po ju, nėpunės nė njė dikaster qendror, ju lejohet juve tė merreni me pėshpėrima tė tilla tė dėnueshme? Por qė tė kthehemi te to. Ju thatė se ishin delikate, madje tepėr delikate. Me se kanė lidhje? Po, si tė them. ėshtė njė ēėshtje e mjegullt, e turbullt, qė ka lidhje me disa tanke qė duhet tė rrethonin njė komitet, njė komitet... Njė komitet partie? Pikėrisht. Po pėr kinezėt, keni dėgjuar gjė? Nė lidhje me ministrin? Jo. Asnjėherė. Megjithėse Linda i bėri njė qortim vetvetes pas daljes nga zyra tė Simon Dershės, nuk kaloi veēse pak kohė qė vetmia, zyra boshe dhe sidomos telefoni ta futnin prapė nė klimėn e mėparshme tė shqetėsimit. Ajo do tė kalonte ndoshta nė gjendjen shpirtėrore tė dy orėve mė parė sikur orari zyrtar tė mos i afrohej fundit duke mos i lėnė kėshtu kohė tė thellohej nė atė qė prapė, madje pa kurrfarė turpi, mund ta quante vuajtje.

Nė orėn dy e gjysmė, jo pa njė ndjenjė lehtėsimi, por edhe me trishtim qė, sidoqoftė, njėra ditė ėmbėlsisht e rrezikshme, kishte kaluar, ajo mbylli me ēelės derėn dhe gjysmė me vrap zbriti shkallėt e gjera.

Gjatė pasdites dhe mbrėmjes vėmendjen e pati tė shpėrndarė, kėshtu qė mendimet e mėngjesit nuk iu kujtuan veēse lehtazi, madje pati ēaste kur iu duk se e gjithė ajo s'paskėsh qenė gjė tjetėr veēse njė ēast dobėsie i shkaktuar nga qėndrimi i gjatė nė vetmi nė njė zyrė boshe. Mirėpo nė mėngjesin e ditės tjetėr, kur hapi derėn e zyrės, e kuptoi se nuk ishte ashtu. E kapi po ajo drithėtirė si njė ditė mė parė, po ai padurim dhe po ajo pritje. A ėshtė e mundur, pėrsėriste me vete herė pas here. A ishte e mundur qė gjithēka tė fillonte kėshtu befasisht, madje pa e pasur fare nė sy tjetrin? Pyetje tė tjera e pėrshkonin si vetėtima tė mpira trurin e saj. Ishte dashuri kjo, dhe nė qoftė se ishte ashtu, ē'dashuri qe, e dyta e jetės sė saj apo ndoshta e para? Pastaj prapė mendonte tė njėjtėn gjė, si ishte e mundur qė tė fillonte kėshtu, pa njė shtytje, nė boshėsi. Kėshtu thoshte me vete, por sa mė shumė qė thellohej nė mendime, aq mė tepėr bindej se asgjė nuk kishte filluar nė mėnyrė aq tė beftė, pėrkundrazi, gjithė ato kohė, dalėngadalė, nė mėnyrė tė pavėrejshme, si rrėkeza qė rrjedh nėn dėborė, mendja e saj kishte synuar vazhdimisht drejt tij. Jo vetėm ato qė kishte treguar Silva pėr tė i kishin zėnė vend nė kujtesė, por nė pėrgjithėsi ēdo gjė qė kishte lidhje me kėtė ngjarje tė re, e cila pėr vetė faktin qė quhej "e re" sillte nė mendime ngjarjen e dikurshme, pra ēdo gjė qė kishte lidhje me kinezėt, rrjedhimisht me sovjetikėt, arrinte nė ndėrgjegjen e saj bashkė me njė pjesė tė figurės sė tij, tė njė fjale, tė njė gjesti apo thjesht tė fytyrės sė tij. Ajo dhe mė parė kishte ėndėrruar ta takonte njeriun, misteri i tė cilit ndahej midis Moskės dhe Ana Krasniqit, tė dyja tė shkuara tashmė, por, pas takimit me tė, dėshira pėr ta riparė qe shumėfishuar. Sa herė qė nė TV dėgjonte lajme pėr takime ndėrkombėtare apo shfletonte libra ku qenė botuar dokumentet e mbledhjes sė Moskės, ai, duke iu kujtuar, mitizohej nė sytė e saj. Atėherė i dukej se ai qė kishte takuar nuk ishte veēse njėra shfaqje e tij, ajo e sipėrfaqshmja, e zakonshmja, kurse thelbi tij i vėrtetė ishte i paarritshėm. Kaq shumė i dukej i pleksur me kohėn, saqė Linda kishte hyrė nė magjepsjen e tij pa e marrė vesh as vetė, pa e kuptuar dot se ku mbaronte ai dhe ku fillonte koha. Dhe vetėm tani po e kuptonte se kishte filluar ta donte nė njė mėnyrė tė panatyrshme, disi tė ftohtė.

Qe interesuar tė dinte diska pėr ish-tė fejuarėn e tij, ndarja me tė cilėn gjithashtu kishte qenė e mjegullt si shumė gjėra tė tij. I kishin thėnė se njė muaj mė parė, nė njė darkė fejese, ndėrsa flitej pėr prishjen me kinezėt, ajo kishte pasur gati njė krizė nervash, kishte zėnė veshėt me duar dhe me sytė pothuajse me lot kishte thirrur: mjaft, nuk dua tė dėgjoj mė, mjaft, mjaft, ju lutem. Njeriu qė ia kishte treguar Lindės e kishte shpjeguar si njė lajthitje tė ēastit, por Linda e kishte kapur nė ēast shkakun e krizės. Biseda pėr kinezėt do ti kishte kujtuar asaj me siguri prishjen me sovjetikėt, kohėn kur ajo kishte qenė ndoshta e lumtur me tė dhe kur e kishte humbur atė lumturi. Lindės i qe dukur se askush mė mirė se ajo nuk mund ta kuptonte nė kėtė rast se si koha dhe njeriu mund tė shkriheshin nė njė.

Mė e qetė tani qė iu duk se diēka qe qartėsuar brenda saj, Linda priste se ē'do tė ndodhte. Telefoni kishte rėnė me dhjetėra herė, por ai s'kishte telefonuar ende. Linda kishte njėfarė sigurie se nė njė nga ato ditė do tė binte mė nė fund zilja e tij. Qysh tani pėrfytyronte variante tė ndryshme tė bisedės sė tyre. Alo, jeni ju, Silva? Jo, jam shoqja e zyrės, Linda mė quajnė. Ah, jemi njohur bashkė, nė mos gaboj, apo jo? Po, jemi njohur. Si jeni? Silva nuk ndodhet nė zyrė? Pėr fat tė keq jo (Linda prishi buzėt, kjo "pėr fat tė keq" s'hynte kėtu fare, nejse, mund tė vazhdonte). Silva ndodhet me shėrbim. Ashtu? (Pauzė, pauza mė e vėshtirė e gjithė bisedės. Nė tė vėrtetė pauza vendimtare, ajo qė e ndante botėn mė dysh). Ajo: A mund t'ju shėrbej? Ai: Si tė them... megjithėse... kisha njė punė me tė, nuk e di nė qoftė se ju mund tė mė ndihmoni... Ajo: Unė jam gati t' ju... Ai: Atėherė a mund t'ju takoj ?

O, jo, ia bėri Linda, duke tundur kokėn si pėr ta fshirė nga kujtesa fundin e bisedės. Kjo ėshtė banale. Ishte vėrtet banale. Linda mendonte se as ai dhe as ajo s'mund tė flisnin ashtu. Dhe jo vetėm s'mund, por s'duhej. Do tė ishte vėrtet njė bisedė e mjerė me atė "Unė jam gati!", tė padinjitet midis. Jo, njė mijė herė jo. Aty pėr aty, siē do tė kthente bobinėn e magnetofonit, Linda e ktheu mbrapsht pėrfytyrimin e bisedės. Silva ndodhet me shėrbim. Ashtu ? (Pauzė. E brishtė, e tronditur. Ndihet frymėmarrja e tė dyve nė telefon.) E ju, ē'bėni vetėm nė zyrė? Unė? Punoj nga pak... mėrzitem. Ja, kjo ėshtė mirė, mendoi Linda). Si i kaloni pasditet? Ēfarė? Po ju pyes: Si i kalon pasditet? Aha... ju kuptova... Si tė them.

Me njė kapėrcim tė beftė Linda e zhvendosi skenėn, disa orė mė vonė, pasdite, nė kafe "Flora", ku ata tė dy rrinin pėrballė njėri-tjetrit. Nė tė vėrtetė kam pasur kaq dėshirė t'ju takoj, mė jeni dukur pėrherė interesant (Brrr... nė asnjė mėnyrė, mendoi. ėshtė tepėr e zhveshur. Ndoshta ishte mė mirė tė fillonte duke thėnė diēka pėr Silvėn). Silva mė ka folur pėr ju. Ne punojmė prej kohėsh nė njė zyrė, Silva.. (E pastaj? Si do tė vazhdonte mė tutje? Iu duk vetja si ato vajzat e druajtura qė i thonė shoqes qė i ka shoqėruar gjer nė takim: mos ik!) Sa herė qė ka rėnė fjala pėr prishjen me kinezėt, kam folur me Silvėn pėr ju (Edhe kjo s'ishte keq. Madje kėshtu mund tė fillonte, disa fraza pėr epokėn, siē bėhej zakonisht nė tekstet e tanishme tė letėrsisė, kur autorėt apo personazhet e tyre trajtoheshin nė sfond tė kohės).

Ngaqė s'kishte rėnė tėrė paraditen, Linda dyshoi papritur se telefoni mund tė ishte prishur. U ēua nga vendi, e ngriti dhe dėgjoi sinjalin e zakonshėm. Nuk dinte tė gėzohej apo tė mėrzitej pėr kėtė.

Katėr ditė kaluan kėshtu. Ekipi mund tė kthehej nga ēasti nė ēast dhe Linda nisi tė ndiente njė keqardhje tė qetė pėr trazimin e kėtyre njėqind e ca orėve, qė me sa dukej do tė mbetej njė histori e brendshme e saj. Ditėn e pestė, pak pėrpara orės dy, atėherė kur ajo i kishte humbur shpresat, ra njė telefon, zilja e tė cilit iu duk veēanėrisht e vetmuar nė zyrėn qė kishte nisur tė ftohej. E nxitur nga njėfarė besimi bestyd, tė krijuar prej asaj vetė se, po ta linte zilen tė binte tri herė, telefonimi i tjetėrkujt do tė kthehej nė telefonim tė tij, Linda priti vėrtet fundin e ziles sė tretė dhe, kur e ngriti dorezėn, ishte pothuajse e sigurt qė ishte ai. Ajo e afroi dėgjuesen te veshi me njė lėvizje tė qetė, pa gėzim dhe, ē'ishte mė e ēuditshme, serioziteti dhe mungesa e gėzimit nė fytyrėn e saj vazhduan edhe kur dėgjoi vėrtet zėrin e tij. Vetėm dėgjuesja iu bė befas e rėndė nė dorė dhe gjithēka tjetėr ishte ashtu, e rėndė dhe e shtrirė, si njė muzikė e vjetėr nė njė ditė gri.

Midis tyre u pėrmendėn vėrtet fjalėt "Silva", "Ju mbaj mend" si dhe fjala "pasditeve" por asnjė nga frazat e pėrfytyruara tė Lindės nuk u tha. Qetėsisht, ashtu siē e ngriti, ajo e vuri dėgjuesen mbi aparat, pastaj qėndroi njė kohė tė gjatė pa lėvizur pėrbri tryezės, krejt e zbrazėt, por me njė zbrazėti tė veēantė, nga ato qė krijohen nė prag tė njė riorganizimi.

Ashensori i hotelit nuk punonte dhe Silvės, qė edhe kėshtu ishte vonė, iu desh t'i zbriste shkallėt me shpejtėsi. Fytyrat e shokėve tė ekipit qė e prisnin pėrpara mikrobusit ishin tė zymta. - Mirėmėngjesi, - tha Silva. - Ka ndodhur ndonjė gjė? - Kinezėt kanė ikur, - u pėrgjigj Ariani. Vetėm tani Silva vuri re se shumica po pinin cigare, por midis njė heshtjeje tė veēantė si nė ngushėllim. - Kur? - pyeti pas pak. - Ndoshta natėn, ndoshta qė pa gdhirė, - u pėrgjigj shefi duke hipur nė mikrobus. - Tani do ta marrim vesh. Nga xhami i makinės Silva vėshtronte fushėn e kallkanosur, sipėr sė cilės fluturonin ultazi ca zogj me krahė tė zinj. Ajo kėrkoi me sy tymrat e furrnaltės nė horizont dhe u qetėsua disi kur i gjeti. Njė mėngjes nuk do tė duken mė, mendoi. Tė vdekurve kėshtu ia afronin pasqyrėn te goja fill pas frymės sė fundit. Lėvizjet nėpėr rruginat brenda kombinatit ishin ndryshe nga ditėt e tjera, ose ndoshta dukeshin kėshtu ngaqė dihej ajo qė kishte ndodhur. Kinezėt... kishin ikur pa lajmėruar, si hije. Nė mėngjes nuk ishte paraqitur nė punė asnjė. Tani, nė tė gjitha vendet ku kishin punuar ata. vėrtiteshin punėtorėt dhe inxhinierėt shqiptarė. Ndihej njėfarė shurdhėrie. Nė sytė e njerėzve kishte njė pyetje tė pėrhershme: ē'do tė bėhet tani?

Nė mesditė e mė pas nė orėn e pushimit tė drekės lėvizjet brenda kombinatit u shtuan edhe mė. Silvės, e cila bashkė me Arianin dhe shefin u gjendėn nė njėrėn nga rruginat, iu duk se rryma kryesore e njerėzve drejtohej nga salla e madhe e klubit. - Mė duket se ka njė mbledhje, - tha ajo. - Atė po shikoj edhe unė, - tha shefi. - Me siguri diēka do tė njoftohet. Ose do tė ketė ndonjė miting. Ata ecėn nė atė drejtim dhe pak mė tutje shefi pyeti njė nga punėtorėt. - Ka ndonjė miting nė klub? - Nuk e di, - u pėrgjigj tjetri. - Ndoshta. Kur arritėn, panė se pėrpara klubit ishin mbledhur vėrtet qindra punėtorė, njė pjesė rrinin pėrjashta nė kėmbė, pinin cigare. bisedonin nė grumbuj tė vegjėl e tė mėdhenj. Ariani u takua me njė djalė tė shėndoshė flokėverdhė. -Ē'bėhet kėtu? - e pyeti. Tjetri ngriti supet. - Atė po thoshim me shokėt, po askush s'e di. Ariani e njohu me Silvėn dhe shefin. - ėshtė njė shoku im i gjimnazit. Po unė ty tė dija nė Veri, nė ndėrtimin e digės, - iu kthye atij. - Atje jam por kemi ardhur pėr ndihmė pėr funaltėn. - Ah, ashtu ?

Rreth e rrotull vazhdonte po ajo vėrtitje e mėparshme dhe aty-kėtu dėgjoheshin pyetjet: "Do tė ketė ndonjė miting?" "Kush do tė flasė?". Dikush thoshte: "Mė duket se nuk ka pasur asnjė lajmėrim pėr t'u mbledhur, njerėzit kanė ardhur vetė." - Ah, kėshtu qenka puna? Atėherė po flas unė, -tha dikush me zė tė ngjirur. - E pse jo? Fol, Metush. - Fol, fol, mirė e mendove, - thanė dy-tri veta. - Apo s'tė ėshtė bėrė edhe zėri si gjyryk. - ėshtė njė nga shokėt tanė, - tha i njohuri i Arianit. Nga tė gjitha anėt po i thėrrisnin "fol" atij qė quhej Metush. Ai kthente kokėn herė djathtas, herė majtas sikur tė thoshte, hej, ē'mė polli . Deshi tė sqaronte diēka, por pėrsėri i thirrėn "fol, fol!" - E ē'kujtoni ju se nuk flas? - thirri. - Flas qė ē'ke me tė, veē mė gjeni njė vend ku tė ngjitem. - Ja, ėshtė kjo fuēia kėtu. Gjysmėseriozisht gjysmė me tė qeshur e tėrhoqėn drejt fuēisė dhe ai hipi vėrtet nė tė. Vėshtroi grumbullin e madh tė njerėzve, bėri njė lėvizje me krahė, pastaj buzėqeshi. -Hajde, Metush, jepi. Fjalėt e para nuk u dėgjuan mirė ngaqė bėhej ende zhurmė, por dalėngadalė zėri i tij u bė zotėrues.

-Thashė se s'ka ndonjė filozofi tė madhe nė gjithė kėtė punė... Domethėnė, s'ėshtė ndonjė gjė pėr t'u habitur me fjalė tė tjera. Ja pėr shembull, unė bashkė me ca shokė kemi ardhur nga hidrocentrali i Veriut. Punojmė nė digėn e madhe. Kėshtu edhe na quajnė, "digsa". Dhe ashtu ėshtė vėrtet... Jemi mėsuar ta shohim lumin tė sulmojė si i tėrbuar, me dallgė, me gurė, me trungje. Por diga ama qėndron... Se diga pėr atė ėshtė bėrė, qė tė qėndrojė. Ja kėshtu ėshtė kjo punė, shokė... Dhe s'ka ndonjė filozofi tė madhe... Domethėnė... me fjalė tė tjera... luftė ėshtė kjo... - Bravo, Metush! - thirrėn ca zėra. - Tė lumtė! - Bravo, digs! Folėsi deshi tė thoshte edhe diēka tjetėr, por duartrokitjet e mbuluan zėrin e tij. - Bukur, -tha shefi, - fjalė tė sinqerta, spontane. Unė, tė them tė drejtėn, po s'e pata tė shkruar. s'flas dot.

Rreth e rrotull vazhdonte zhurma. Me sa dukej dikush tjetėr bėhej gati tė fliste. Nė drejtori, pėrpara njė rafti tė madh me dru lisi ku ishin vendosur qindra vėllimet e projektit tė kombinatit, qėndronin njė grup inxhinierėsh, si pėrpara njė sfinksi. Fishkėllima e njė lokomotive aty pranė e jepte mė mirė se ēdo fjalė e mundshme e tyre veshtirėsinė pėr t'u orientuar nė atė pafundėsi hieroglifesh. Nga Tirana porsa kishte mbėrritur njė zėvendėsministėr tjetėr. Pėr ministrin e Industrisė sė Rėndė flitej se ishte i sėmurė, ndryshe do tė ndodhej kėtu. Kishte dhe zėra qė thoshin se ishin shkarkuar. Gulēima e furrnaltės ndihej kudo ose dukej tani kėshtu ngaqė njerėzit e dinin mundimin e saj. Sa herė qė dėgjonte fjalėt "furrnalta do tė ngrijė", Silvės i kujtoheshin gjarpėrinjtė e ngrirė nėpėr dėborė, siē ia kishte treguar Gjergji. Kur u kthye nė hotel, dhoma iu duk dyfish e shkretė. Mendoi t'i shkruante njė letėr Gjergjit, madje nxori dhe fletėt dhe stilografin, por nė vend tė fillimit tė letrės, shkroi fjalėt: "Ditė dimri". Iu kujtuan prapė kushedi pse, gjarpėrinjte e ngrirė dhe e kuptoi qė kishte rėnė nė grackėn e Gjergjit e tė Skėnder Bermemės. Por kjo s'e pengoi qė nėn fjalėt "Ditė dimri" dora e saj, jashtė ēdo kontrolli tė vullnetit, tė shkruante: "S'ėshtė e vėrtetė se e vrava Dunkanin pėr t'i rrėmbyer fronin mbretėror." Qeshi me vete, pastaj i shoi aty pėr aty rreshtat dhe njė copė herė qėndroi me stilolaps nė dorė pa e vendosur dot nėse pas fjalėve "i dashur Gjergj" tė shkruante "mė ka marrė malli" apo "sa keq qė s'patėm kohė tė ēmallemi".

Dyzet e tetė orė pas ikjes sė kinezėve nė kombinatin e ēelikut vazhdonte po ajo gjendje qė mund tė quhej edhe e nderė edhe e ngurosur njėkohėsisht, ndonėse kėto tė dyja duhej ta pėrjashtonin njėra-tjetrėn. Shqetėsimi pėr furrnaltėn dalėngadalė, dhe ndoshta nė njėfarė mėnyre padrejtėsisht, kishte mėnjanuar nga vėmendja uzinat e tjera tė kombinatit. Ndonėse dihej se edhe ato kishin vėshtirėsi, biseda pėr furrnaltėn u bė vetvetiu si mė madhorja dhe dramatikja, jo vetėm midis punonjėsve tė kombinatit, por nė tė gjithė qytetin. Kudo bėhej pyetja: ē'do tė bėhet me skorjet? A mund tė ftohet furrnalta? Nga Tirana kishin ardhur njė grup reporterėsh e gazetarėsh qė intervistonin pa pushim metalurgėt dhe qė pastaj kalonin net pa gjumė nė hotelin e qytetit pėr tė hequr nga shkrimet e tyre tė gjitha ato gjera qė s'mund tė dilnin haptas nė shtyp, meqenėse marrėdhėniet shtetėrore me Kinėn quheshin ende normale.

Bashkė me gazetarėt kishte ardhur njė grumbull letrarėsh tė rinj, disa me shėrbim nga gazeta tė ndryshme e disa nga Lidhja e Shkrimtarėve, qė vėrtiteshin me sy tė skuqur nga tė ndenjurit pa gjumė, nė bufetė apo uzinat e kombinatit, duke i treguar njėri-tjetrit vjershat apo pėrshkrimet e tyre. Njė pjesė e motiveve lidheshin me kėshtjellėn mesjetare tė qytetit, e cila krahasohej me furrnaltėn, "kėshtjellėn e re tė ēelikut", edhe mė e pamposhtur se e para. Tė tjerė shkruanin vjersha me tituj: "S'ftohet kurrė zjarri", "Zemrat tona do tė hedhim nė furrnaltė" ose "O zjarr" ku nė pėrgjithėsi zjarri i furrnaltės merrte njė kuptim simbolik; ashtu siē merrnin njė kuptim tė tillė, po me kahjev tė kundėrt, vjersha si "Sprapsu, skorje!", ku me skorjet nėnkuptoheshin jo vetėm tė gjitha llojet e revizionizmit, por nė pėrgjithėsi ndikimet e huaja dhe krejt arti dekadent.

Ndėrkaq, pėr nevoja tė pėrkthimit apo tė konsultimit drejtpėrdrejt nga kinezēja tė disa pjesėve tė projektit, u sollėn nga Tirana njė grumbull studentėsh tė porsakthyer nga Kina. Siē e thanė dhe vete, porsa mbėrritėn rrėmujshėm nga treni, ishin tė sigurt se do ta kryenin me sukses punėn, sepse ata qė kishin jetuar atje, qė kishin ngrėnė gjellė me veshė peshkaqenėsh e kukurecė kobrash, e sa e sa mynxyra tė tjera nė formė gjellėsh, i dinin mirė hiletė e kinezėve e tė gjuhės kineze. Disa prej tyre thirreshin me nofka si: "Tre tė kėqijat e fshatit", "Turbullohu pėr t'u sqaruar" etj.. Qysh nė orėt e para nė zyrėn ku ishin projektet, studentėt e kuptuan se ajo punė s'ishte pėr ta. Thuhej se njeri prej tyre i tha shokut tė vet: "Shtatė demonėt e qytetit", merr gjė vesh ti nga kėto hieroglife? "Shtatėdemonshi" kishte kėputur njė tė sharė tė rėndė nė tė dy gjuhėt dhe me kėtė kishte marrė fund lavdia e tyre si pėrkthyes. Menduan t'i kthenin mbrapsht menjėherė gjithė studentėt, por ata qenė pėrzier ndėrkaq me poetėt e rinj, vėrtiteshin bashkė nga bufeja nė bufe, dy prej tyre kishin arritur tė fejoheshin me laborante, kur dikujt i ra ndėr mend qė, nė vend qė t'i dėbonin, t'i vinin qė tė ndihmonin estradėn e punėtorėve pėr tė luajtur kryesisht role negative kinezėsh nė shfaqjen qė grupi amator i metalurgėve porsa e kishte pėrgatitur.

Silva ishte duke dalė pikėrisht nga kjo shfaqje bashkė me shokėt e ekipit, duke qeshur me gjithė zemėr pėr skenėn e fundit, kur dėgjoi ta thėrrisnin me emėr. Ajo ktheu kokėn, e habitur qė, edhe pasi e pa njeriun qė i foli, nuk e njohu. Ishin dy djem apo burra tė rinj, nuk kuptohej mirė, ngaqė fytyrat i kishin tė nxira, siē i kanė fonditorėt nė mbarim tė turnit. - Nuk mė njeh? - tha njėri duke u shkėputur prej shokut. - Ke hak, me kėtė fytyrė si tė Otellos... - O, Beni ! - thirri Silva, e ēuditur qė po takonte aty vėllanė e Besnik Strugės. - Vėrtet, s'tė njoha fare. Qė kur ti kėtu? - Ka disa javė. Njihuni me shokun tim, Maks Bermemėn. Punojmė bashkė. Tjetri e kishte fytyrėn edhe mė tė nxirė. -Ē'e keni Skėnder Bermemėn? - pyeti Silva. -Kushėri, - u pėrgjigj tjetri. Silva deshi tė pyeste pėrse i kishin ashtu fytyrat, por Beni e ndėrpreu. - Tė dy me Maksin punojmė pėr zhbllokimin e furrnaltės, ndaj jemi bėrė kėshtu, si pėrfaqėsues tė botės sė tretė.

Qeshėn tė tre dhe Silvės i erdhi turp qė ata e panė duke dalė nga njė shfaqje estrade. - Me ju punon edhe njė inxhinier qė quhet Viktor Hila, apo jo? - pyeti Silva. - Posi. Jemi nė njė grup. - E ē'mendohet tė behet me furrnaltėn? - pyeti ajo. - Ne kemi bėrė njė propozim qė besojmė se do tė miratohet. - Pėr zhbllokim? - Po. Me anė tė shpėrthimit. Kemi net tė tėra qe punojmė pėr llogaritjet. - Silva i vėshtroi tė dy. -A nuk ėshtė e rrezikshme?

Ata buzėqeshėn, por njollat qė kishin nė fytyrė e dhanė buzėqeshjen aq tė ndėrprerė dhe anormale, saqė Silva u kthye edhe njė herė si pėr ta ndrequr atė ndjesi disi tė frikshme qė pati prej saj. Por ishte vonė. Fytyrat e tyre kishin humbur ndėrkaq nė terr. Duke ecur drejt shokėve, pasi u nda prej tyre, Silvės i mbeti njė copė herė ndėr mend ajo buzėqeshje gjysmė e shuar. Ndėrsa ishte duke bėrė dush. Silva e kuptoi se tė rejat qė kishte sjellė me vete nuk do t'ia tregonte Gjergjit aspak me atė renditje qė i kishte menduar gjatė rrugės.

Ishte kthyer papritur me trenin e fundit pėr gėzimin e madh tė atij dhe tė vajzės. Duke lėvizur dorezėn e dushit, e dinte se ndėrkaq, nė dhomėn e gjumit ku e priste, ai pėrfytyronte si rrjedha e ujit shpėrndante shkumėn nė trupin e saj. E fshiu avullin qė kishte zėnė pasqyra dhe gazmimi i fytyrės sė saj u duk se spikati edhe mė. Ishte ajo kėtė herė qė vinte nga larg, madje plot me historira kinezėsh, thua se kthehej nga njė Kinė e vogėl.

Ia tha kėtė gjė kur hyri nė dhomė dhe u pėrkul sipėr tij. -Tė ka marrė malli, ė? Tė ka marrė shumė?

I ēuēuriti plot fjalė tė ėmbla e tė guximshme te veshi, gjersa ēuēurimat e tė qeshurat e mbytura u mekėn njėra pas tjetrės pėr t'i lėnė vendin njė frymėmarrjeje qė ngjante e mundimshme, sipas paradoksit tė madh tė natyrės qė kėnaqėsinė mė tė mprehtė njerėzore ta jepte me zėrat e vuajtjes.

Vetėm pas kėsaj Silva arriti t'i tregonte gjysmėn tjetėr tė tė rejave qė kishte sjellė.

Po kėndej ? - pyeti pas pak. - Ē'kemi kėndej? Ai i tregoi ato qė kishin ndodhur gjatė mungesės sė saj, kryesisht shkarkime zyrtarėsh tė lartė. Priteshin shkarkime tė reja, madje, edhe dėnime. Ndonėse s'kishte shumė kohė qė ishte bėrė njė Plenum i KQ, pritej njė tjetėr, natyrisht mė i rreptė. Ajo deshi tė pyeste pėr ministrin e saj, por tamam nė atė ēast ai pėrmendi fjalėn "komplot" dhe ajo e pyeti: Si? Si? Njė komplot, pėrsėriti ai. Flitet pėr zbulimin e njė komploti, por tani pėr tani mbahet e fshehtė. Silvės, kushedi pse i shkoi mendja te vėllai, por nuk deshi ta pyeste. Po tė kishte ndodhur ndonjė gjė e re, ai do t'ia kishte thėnė vetė. -Tani pėr tani bėhen mbledhje kudo, - tha ai me zė tė pėrgjumur. Dhe pas pak, gati nėpėr gjumė, shtoi - Sa mirė qė u ktheve.

Ishin prapė fjalė tė saj tė marra hua prej tij pėr kėtė mbrėmje kthimi. Mbledhjet vazhdonin gjer natėn vonė sidomos nė dikasteret qendrore. Edhe mė vonė, pas mesnate e disa herė gjer ndaj tė gdhirė rrinin ata qė duhej tė bėnin autokritikė. Flinin studiuesit e akademikėt, flinin njėri pas tjetrit shkrimtarėt, madje dhe ata qė merreshin me gjinitė e gjata, flinin asistentėt qė pėrgatitnin leksionet e sė nesėrmes, pėrkthyesit nga greqishtja e vjetėr, hartuesit e fjalorėve, grafomanėt, shkruesit e letrave anonime e tė padive tė divorcimit, flinin mė nė fund edhe ata qė shkruanin letra dashurie dhe qė zakonisht u duhej tė rrinin jo mė pak se dy orė zgjuar pas shkrimit tė frazės sė fundit, me njė fjalė flinin tė gjithė ata qė puna, ndjenjat apo rasti i lidhnin me lapsin dhe letrėn me pėrjashtim tė bėrėsve tė autokritikės. Kishte midis tyre qė e provonin pėr herė tė parė dhe qė pa dyshim vuanin tmerrėsisht, por edhe ata qė kishin qenė ujq tė vjetėr tė autokritikės nuk vuanin mė pak. Ndėrsa tė parėve u duhej tė kapėrcenin tronditjet qė shkakton te njeriu shqyrtimi pėr herė tė parė me sy kritik i vetvetes, tė dytėt ishin mėsuar vėrtet me kėtė, por ndryshe nga fillestarėt, qė bashkė me traumėn pėsonin edhe njėfarė lehtėsimi, kėta jo vetėm qė s'provonin ndonjė lehtėsim, por nga pėrvoja e dinin se sa e kobshme ishte kur nė mbarim tė autokritikės, me tė cilėn ti je i sigurt se ke prekur thellė dėgjuesit, vė re mungesėn e parė tė butėsisė nė sytė e tyre, pas sė cilės vjen zakonisht pyetja: vetėm kaq, shoku X? Nuk tė duket se e kalove pėrciptazi? Thellohu, thellohu edhe mė... Kurse fillestarėt nuk i dinin kėto. Nė valėn e njė shkrirjeje tė brendshme, qė ata e kujtonin origjinale (meqenėse pėr herė tė parė e kritikonin veten pėr diēka, ashtu siē prekeshin vetė nga mallėngjimi i vetėflijimit, u dukej se tė gjithė do tė prekeshin gjithaq), ata jepeshin pas pėrfytyrimeve mikluese tė simpatisė, pėrdėllimit dhe mėshirės qė do tė shkaktonin te tė tjerėt, gjė qė sipas tyre ishte e mjaftueshme pėr t'i falur. Dhe kėshtu qysh tani ngashėreheshin madje, nė raste edhe mė tė rralla, qanin mbi fletėt e autokritikės njėlloj si dashnorėt fatkeqė mbi letrat e dashurisė. Dritaret e ndriēuara vonė pas mesnate shpėrndanin njė dritė tė verdheme faji rreth e rrotull. Kishte njerėz qė, pa u thėnė askush, madje pa qenė kritikuar asnjėherė pėr asgjė, brofnin nga gjumi si tė trallisur dhe, me sy ende tė mpirė e lėvizje tė pėrgjumura, pasi kėrkonin letėr e laps nėpėr shtėpi, nisnin tė shkruanin autokritikėn. Kuptohej qė njė klimė e tillė bėnte qė njerėzit, tė cilėt ishin ende duke hartuar vetėrrėfimet e tyre, tė ndiheshin edhe mė tė vetmuar. Me kalimin e ditėve ndodhte pikėrisht ajo qė ata ishin pėrpjekur ta shmangnin me ēdo kusht: veēimi prej masės normale tė njerėzve dhe afrimi me botėn e fajtorėve. Ndonėse qėllonte qė nuk e njihnin njėri-tjetrin, emrat e tyre nisėn tė dilnin pėrherė e mė shpesh nė hetime tė ndryshme. Kėshtu nisi tė ravijėzohej dalėngadalė njė univers i veēantė, ku ata lėviznin e takoheshin si hije (dhe ishte shpeshherė tamam ashtu, hije, muzg, kur ata mezi e mbanin mend njėri-tjetrin). Njė darkė qeveritare, ku i njėjti kinez u kishte rikujtuar njė bisedė tė bėrė nė Hotel Pekin nė Kinė, njė darkė tjetėr te njė ministėr shqiptar, emri i tė cilit s'pėrmendej, biseda pėr braktisjen e fushave tė vjetra tė naftės apo pėr rrethimin e njė komiteti partie etj. etj..

Skicimi i kėtij universi tė muzgėt, banorė tė rrallė tė tė cilit ata ishin, bėnte qė autokritikat e tyre, pavarėsisht se nė letėr ishin tė shkruara nė mėnyrė normale, nė ndėrgjegjen e tyre notonin tė turbullta, tė pėrziera me gjithfarė trazimesh tė tjera, me pėrgjigje tė pyetjeve tė mundshme, me rrėfime qė ishin tė vendosur tė mos i tregonin kurrė, me hamendje nga mė tė frikshmet, dyshime, furi, shpresė dhe ankth. Por ndėrsa ata shpresonin ende se diēka mund tė fshihnin, nė mbledhjet arrinte tė dilte njė pjesė e asaj qė ndrydhnin, kurse nė raportet e tė deleguarve pėr Komitetin e Partisė tė kryeqytetit, bashkė me ato qė thuheshin nė organizatėn e Partisė, shtoheshin edhe mendimet e ndonjėherė hamendjet e vetė tė deleguarit pėr ato qė i kritikuari mund tė kishte fshehur, hamendje qė nė disa raste qėllonin tamam e nė disa raste jo.

Shėnime tė vlefshme pėr informacionin pėr nė KQ tė tė deleguarit nė mbledhjet e disa organizatave tė Partisė nė ushtri. Ēėshtje e asaj qė ėshtė quajtur "Pėrpjekje e pasuksesshme pėr rrethimin e Komitetit tė Partisė tė qytetit X prej repartit N tė tankeve". Vazhdimi i shqyrtimit tė problemit tė marrė nė analizė disa herė rresht pa ndonjė pėrfundim tė qartė.

V.O. Shėnimet janė tė pasistemuara pėrfundimisht. Pėr sqarime tė mėtejshme shiko procesverbalet e mbledhjeve.

Nga autokritika e ndėrlidhėsit S. tė shtabit: Jam fajtor, jam pa dyshim fajtor, megjithėse mund tė thuhet se s'jam veēse njė pėrēues urdhrash. Kėshtu thuhet nė rregulloren e ushtrisė, po pėr mendimin tim edhe kjo duhet rishikuar. Nė ushtrinė tonė askush nuk mund tė jetė robot i pandėrgjegjshėm. Ky ėshtė edhe ndryshimi nė thelb i saj nga ushtritė e vendeve borgjeze e revizioniste. Duke ēuar njė urdhėr qė prekte Partinė, mua, megjithėse ushtarak i thjeshtė, duhej tė mė vriste ndėrgjegjja, tė ndaloja nė vend, tė kthehesha mbrapsht dhe t'i thosha atij qė ma dha urdhrin: kėtė urdhėr nuk e ēoj per kėtė dhe pėr atė arsye. Por unė s'e bėra kėtė, shokė. Si njė robot i pandėrgjegjshėm, siē thashė mė lart, pa e vrarė mendjen se padashur po merrja pjesė nė goditjen e Partisė, e ēova urdhrin te tankistėt. Papjekuria ime ideologjike, mosthellimi sa duhet nė studimin e marksizėm-leninizmit... (etj.)

Ndėrlidhėsi i dytė: S'kam ē'tė shtoj mė. Jam fajtor. Jemi tė dy fajtorė.

Pyetje: Thatė se nuk ju shkoi ndėr mend se po bėnit diēka tė keqe. Po urdhri vetė, a ju duk i keq? Ndėrlidhėsi S: I keq? Si ta them. Disi i ēuditshėm po, por i keq jo. Vinte nga lart dhe e mendoja se s'mund tė ishte i keq, pėrderisa vinte nga lart. Por nė Parti s'ka lart e poshtė, domethėnė... edhe nė ushtri, ky ėshtė dhe ndryshimi i saj nga ushtritė borgjezo-revizioniste. Mjaft, mjaft. Njė pyetje tjetėr: Rruga nga shtabi qė drejtonte lojėn gjer te tankistėt ishte e gjatė, apo jo? Gati njė orė me triēikėl. Ndėrlidhėsi S: Po, gati njė orė, pėr shkak tė kohės sė keqe.

E pra, gjatė gjithė kėsaj kohe s'biseduat asgjė ju tė dy?

Asgjė. Koha ishte shumė e keqe, rruga gjithashtu. Edhe tė doje tė bisedoje, s'dėgjohej asgjė.

Po koha e keqe s'pengonte tė mendoheshe, apo jo? Ē'mendoje gjatė rrugės?

Asgjė. Unė ngisja triēiklin dhe e kisha mendjen te rruga. Kishte baltė, mund tė rrėshqisje nė ēdo ēast.

Po ti tjetri? Ti rrije mbėshtjellė me mushama nė koshin e triēiklit dhe kishe kohė tė mendoheshe apo jo?

Po. Nė tė vėrtetė, me sa mė kujtohet, mendoja disa gjėra, por kėto s'kishin lidhje fare me urdhrin qė po ēonim. Nė tė vėrtetė... ėshtė edhe turp ta them... Domethėnė...

Fol, Partisė s'duhet t'i fshehėsh asgjė. Po, ashtu ėshtė. Unė nuk mendoja pėr urdhrin por pėr njė vajzė qė kisha ndėr mend tė fejohesha. Pėr ca dyshime qė mė kishte zgjuar sjellja e saj kohėt e fundit. Shkurt, kisha frikė se mos mė tradhtonte.

Ah, ja ushtaraku i Ushtrisė Popullore. Ja komunisti. E ka mendjen te lumturia e tij personale, trembet se mos e tradhton e fejuara dhe ndėrkaq aq i bėn se ai vetė, megjithėse, padashur, po tradhton Partinė. E pastaj?

Pastaj e dhamė urdhrin. Me sa mė kujtohet atė e mori njė oficer me emrin Saimir. Saimir Krasniqi quhej, nė mos gaboj. Ai e dėgjoi, kėrkoi qė unė ta pėrsėrisja, pastaj u vrenjt dhe u mat tė thoshte diēka, por nuk e tha. Vetėm murmuriti nėpėr dhėmbė: mirė, shkoni, do tė merrem vesh me radio me komandėn. Vetėm kaq.

Pastaj ?

Pastaj ne u kthyem mbrapsht nėpėr shi. Meqenėse kushedi pėr tė satėn herė pėrmendėt shiun dhe erėn, a nuk ju shkoi ndėr mend se ē'ishte e nevojshme qė urdhrin ta sillnit me gojė, kur pėr kėtė ishte radioja?

Nuk mė shkoi ndėr mend. Por edhe po tė mė shkonte do tė thosha me siguri e di komanda.

Dhe e bėre rrugėn mbrapsht prapė pa menduar asgjė? Ju thashė, rruga ishte e keqe.

Dhe ti tjetri e kishe prapė mendjen tek e fejuara se mos tė tradhtonte?

Po.

Nga autokritika e radistit Dh.Dh. S'kam ē'them: gabim, gabim shumė i rėndė nga ana ime. Gabim i madh tek s'bėhet. Veē njė gjė desha tė them: S'e merrni dot me mend ē'bėhet nė raste tė tilla. Rrėmujė, o vėlla. Tė duket se do tė ēmendesh. Veshėt tė gjėmojnė, secili kėrkon tė lidhet sa mė shpejt me dikė. Dhe tė gjithė nguten, kurse ti je vetėm dhe veshėt tė vėrshėllejnė si nė skėterrė. Veē kėsaj kishim tri net pa gjumė. Dhe, sikur tė mos mjaftonte kjo, koha ishte e keqe, kishte shume shkarkime. S'e merrni dot me mend ē'do tė thotė shkarkime kur punon me radio. Ēdo minutė tė duket se do tė ikėsh nga mendja. Dhe nė kėto e sipėr tė vjen njė zė qė thotė se nuk e zbaton njė urdhėr qė ti as e di fare ē'urdhėr ėshtė. Kėshtu ndodhi atė ditė. Njė oficer tankist thoshte se nuk zbatonte urdhrin dhe jepte ca shpjegime pėr kėtė. Po isha nė gjendje unė t'i jepja nė shtab krejt shpjegimet e tij? Gabim nga ana ime, natyrisht, gabim tepėr i rėndė, por nė atė ēast unė s'e kuptoja. Nisa tė jap diēka shkurt, por nga shtabi mė ndėrprenė me rreptėsi: s'ka nevojė pėr shpjegime, tė zbatohet urdhri. E transmetova dhe kėtė, por oficeri nė radio prapė kundėrshtonte shtabin. Mė hipėn dhe mua nervat. Me tė rreptė ai, me tė rreptė unė. Gabim, shumė gabim, sidomos kur shava nė radio. E pranoj, shokė, qė shava si hajvan. Shangai i sat ėme, kėshtu i thashė! Jam fajtor, por nė ato ēaste s'e kontrolloja dot veten. Koka po mė ēahej dysh dhe ja, ai tankisti mė pėrmend Shangain. Aha, iku kjo punė, thashė me vete, nė kėtė lesh arapi edhe kinezėt mungonin. Dhe fap tė sharėn: Shangai i sat ėme. Gabim, shumė gabim.

Oficeri i shtabit M. pohoi nė autokritikėn e tij se ishte ai qė ua dha urdhrin me gojė ndėrlidhėsve pėr ta ēuar nė repartin e tankeve, dhe ishte po ai qė mori me anė tė radios kundėrshtimin e oficerėve tankistė. Si nė rastin e parė, ashtu edhe nė tė dytin, ai pati kontakt me shefin e shtabit, i cili pėr rastin e parė i tha se urdhri vinte drejtpėrdrejt nga ministri dhe pėr rastin e dytė, domethėnė per mosbindjen, i tha: shko raportoi atij, domethėnė ministrit. (Shėnim anash i delegatit: Ē'ėshtė kjo atij?!) Nė pyetjen se a ishte i qartė motivimi i mosbindjes, ose mė mirė, a arriti t'i shpjegonte ai ministrit pėrse tankistėt kundėrshtuan urdhrin. (s'rrethohet njė komitet partie, kėtu s'jemi nė Shangai etj.) M. u pėrgjigj se nuk ishte i sigurt pėr kėtė. E para, sepse vetė ai e mori lajmin me radio, tė cunguar, pėr shkak tė kohės sė keqe (kishte shumė shkarkime atė ditė), e dyta dhe kryesorja, sepse ministri nuk i dha rast tė shpjegohej qartė.

Pse?

Sepse ministri bėrtiste, bėrtiste shumė. Porsa unė hapa gojėn t'i thosha se tankistėt nuk u bindėn, ai nisi tė bėrtiste, s'donte tė dėgjonte asnjė shpjegim.

Pse?

Ishte e kuptueshme, ishte i fyer rėndė, njė gjė e tillė s'kishte ndodhur kurrė. Sedra e tij...

Kėshtu qė ju nuk arritėt t'i thoshit dot shkakun e mosbindjes?

Jo? Megjithatė, ndonėse ai ishte gjithė nerva, unė arrita t'i thosha diēka, por nuk jam i sigurt nėse fjalėt e mia arritėn nė ndėrgjegjen e tij. Sepse pėrveē qė ai ishte nervoz, biseda u bė pėrjashta pėrpara tendės, dhe koha, siē ju thashė, ishte e keqe jashtėzakonisht. Frynte shumė erė.

A frynte aq erė sa t'ju pengonte tė merreshit vesh?

Po, natyrisht jo gjer nė atė shkallė sa tė mos merreshim vesh fare, por sidoqoftė e bėnte bisedėn tė vėshtirė. Aq mė tepėr qė, siē thashė, ai ishte gjithė nerva.

Si e shpjegoni ju kėtė nervozizėm?

Si tė them. Ai ėshtė ministėr, anėtar i qeverisė aq mė tepėr se nė kėtė mbledhje mungon, por kėtu jemi nė Parti, tė barabartė, dhe unė, meqenėse mė pyesni, do tė them haptas atė qė mendoj: kjo pėr mua ėshtė shfaqje e sedrės sė sėmurė. Edhe njė pyetje: Si mendoni ju, M., duke pasur ndėrlidhjen me radio, pėrse urdhri pėr rrethimin e komitetit tė Partisė u ēua gojarisht? M. kėsaj pyetjeje nuk iu pėrgjigj drejtpėrdrejt. Tha vetėm se dihej qė kishte urdhra qė, pėr arsye tė natyrės sė tyre, ishte mė mirė tė ēoheshin gojarisht sesa me radio. Pyetjes sė fundit fare nėse gjatė gjithė kėsaj historie ishin pėrmendur apo jo desantėt, M. gjithashtu nuk iu pėrgjigj qartė. Tha se nė bisedėn e tij me radistėt kishte pėrshtypjen se diēka i kishte zėnė veshi pėr ta, por s'kishte qenė nė gjendje as atėherė, e aq mė pak tani, tė merrte vesh pėrse bėhej fjalė. Kėtu M. pėrmendi prapė motin e keq, shkarkimet etj..

Nga sqarimet e komandantit tė repartit Z. tė desantėve, qė nė lojėn ushtarake ishte nė rolin e trupave armike: Tė them tė drejtėn e gjithė kjo histori pėr mua ėshtė e paqartė. Nė bazė tė planit tė lojės ushtarake, plan i miratuar me hollėsi nga shtabi, hedhja e desantėve nė rajonin 04 VS ishte caktuar mė parė dhe pikėrisht nė mbrėmje vonė tė sė martės, domethėnė data 11 , marr urdhėr tė ngutshėm pėr tė hedhur desantėt menjėherė, dhe jo vetėm para kohės sė parashikuar, por edhe nė njė rajon tjetėr, dhe pikėrisht nė 71T (rajoni ku ndodhet komiteti i Partisė - shėnim i delegatit). Megjithėse disa herė u pėrpoqa tė marr vesh se ē'ishte kjo ngutje kėshtu, nuk arrita tė sqaroj asgjė. E vėrteta ėshtė se ndėrlidhja me radio ishte e vėshtirė, pėr shkak tė kohės sė keqe dhe sidomos tė shkarkimeve (ishte e njėjta mbrėmje kur tankistėt morėn urdhrin pėr rrethimin e komitetit tė Partisė- shėnim i delegatit). I gjendur nė kėto kushte, u detyrova tė zbatoj urdhrin dhe tė kryej desantimin. Kuptohet qė ai ishte i pasuksesshėm. Veē motit tė keq, terreni ishte krejt i papėrshtatshėm pėr desantim dhe i panjohur prej zbuluesve. Njė pjesė e ushtarėve humbėn orientimin, ndėrlidhėsit gjithashtu u ngatėrruan me njėri-tjetrin, tre ushtarė u mbytėn e dini besoj. S'mund tė pritej tjetėr gjė nga njė vėrtitje e tillė e verbėr nėpėr terr.

Mė vonė nuk u sqarua pėrse ndodhi kjo? Nė analizėn e ditės nuk u fol pėr tė?

Jo. U tha vetėm se urdhri qe i gabuar. Ēėshtja u quajt e mbyllur me kaq. Mė vonė u pėshpėrit se shkak pėr kėtė ishin bėrė njė grup oficerėsh tankistė.

Ē'kuptim kishte kjo? Mund tė na e sqaroni mė mirė? As unė s'e kam tė qartė. Oficerėt u arrestuan mė vonė dhe me kėtė u nėnkuptua se kjo mund tė ishte njė nga ngatėrresat e bėra me qėllim prej tyre. Ishte gjithkund njė hamendje, sepse, siē mund ta dini, oficerėt u liruan mė vonė, megjithatė me kėtė pune s'u mor mė njeri.

Nga autokritika e shefit tė kuadrit tė reparteve tė motorizuara: Pėr gėrmimin nė biografitė e oficerėve tankistė urdhri mė erdhi nga lart. Desha ta them qysh nė fillim se, megjithatė, pra, ndonėse urdhėri mė erdhi nga lart, unė kam pėrgjegjėsinė time tė pafalshme nė gjithė kėtė histori, sepse jam treguar servil, dhe, duke u treguar servil, kam marrė pjesė nė njė mashtrim. Unė e nuhata qysh nė fillim (cili nėpunės kuadri nuk do ta nuhaste njė gjė tė tillė?) se gėrmimi nė biografitė e oficerėve tankistė nuk kėrkohej i shtyrė nga ndonjė dyshim i sinqertė, por thjesht nga hakmarrja. E kuptova se kėrkohej tė gjendej njė kleēkė, jo qė tė ndihmonte vėrtet pėr zbulimin e rrėnjėve tė fajit, origjina klasore etj., por thjesht qė tė pėrligjte dėnimin e tankistėve. Me njė fjalė, megjithėse kėrkesa pėr gėrmimin nė biografitė e tyre ishte e sajuar plot me fraza gjoja revolucionare (nuk mungonin madje edhe dy citate nga klasikėt e marksizmit), motivi i hakmarrjes dukej qė atje tej. Unė e pranoj se asnjėherė nuk pata dyshim pėr kėtė. E megjithatė, ndonėse isha i ndėrgjegjshėm se po merrja pjesė tėrthorazi nė njė veprim tė dėnueshėm nga morali komunist, i shtyrė nga servilizmi, nga karrierizmi, nga ndikimet e botės borgjezo-revizioniste nė ndėrgjegjen time. Nė vend qė si komunist tė shfaqja pa frikė mendimin tim pėr kėtė ēėshtje, duke kundėrshtuar shefat e mi, unė jo vetėm qė s'e bėra kėtė, jo vetėm qė mbylla sytė pėrpara mashtrimit, por pranova tė ndihmoj qė ky mashtrim tė bėhej sa mė i besueshėm. Unė pranova tė gėrmoj nė biografitė e oficerėve dhe, megjithėse nuk gjeta atje asgjė tė rėndėsishme, vetė akti i gėrmimit pėr motive hakmarrjeje ishte i dėnueshėm.

Aq mė tepėr... aq mė tepėr qė u futa nė gjėra intime, tė tilla qė mė vjen rėndė t'i pėrmend kėtu.

Pėrmendini megjithatė.

Po ja, pėr shembull, pėr oficerin Saimir Krasniqi u pėrpoqa tė shfrytėzoj thashethemet e hapura dikur pėr njėrėn nga motrat e tij, lidhur sidomos me shkrimtarin Skėnder Bermema... Desha tė vėrtetoj me kėtė se gjithė rrethi ku jetonte ky oficer ishte liberal nga ana morale. Veē kėsaj, shfrytėzova faktin qė Skėnder Bermema qe interesuar pėr Saimir Krasniqin kur ky ndodhej nė arrest. Desha tė hidhja dyshime tė rėnda, madje, madje... mė falni, jam tepėr i tronditur.

Vazhdoni.

Madje shkova kaq larg, saqė nė kėrkim tė fakteve komprometuese arrita tė shtie nė dorė njė prozė tė pabotuar tė kėtij shkrimtari tė titulluar "Pėr tė harruar njė grua" qė, siē thuhet, i ėshtė kushtuar njėrės prej motrave tė Saimir Krasniqit. Nė mungesė tė fakteve tė tjera desha pra ta shfrytėzoj kėtė prozė nė kėtė ēėshtje tė ndyrė.

Dhe nė ē'mėnyrė e bėtė kėtė?

Ia dhashė prozėn e sipėrpėrmendur njė kritiku tė njohur, mund ta them edhe emrin, C.V. quhet. Ia dhashė pra C.V. pėr tė gjetur nė tė gabime ideore, gjė qė ai e bėri me aq zell, saqė, tė them tė drejtėn mė habiti.

E pse zgjodhėt pikėrisht kritikun C.V.?

Sepse ai ka njė vėlla qė punon te ne.. me njė lutje pėr transferim nė Tiranė.. Por kėtu dua tė shtoj se C.V. pranoi ta bėnte denoncimin pa kėrkuar asgjė. Ndaj dhe thashė se mė habiti zelli i tij.

Tjetėr?

Tjetėr... asgjė... Jo, shokė, unė nuk e meritoj teserėn e anėtarit tė Partisė. Do tė dėshiroja tė mė jepni njė ndėshkim sa mė tė rreptė. Nė qoftė se organizata, duke mė dhėnė mundėsinė e fundit tė kthehem nė jetė, do tė mė bėjė nderin e madh tė mė lėrė kandidat partie, unė i jap fjalėn e nderit se do tė bėj tė pamundurėn qė tė rikthehem nė radhėt e Partisė si njė njeri i riformuar plotėsisht. Kaq kisha.

Ju jeni i bindur se dėnimi i oficerėve kishte si arsye vetėm hakmarrjen?

Po, vetėm hakmarrjen. Asgjė parimore s'kishte nė tė. Gjithēka qe hakmarrje.

Nga autokritika e shefit tė sigurimit tė ushtrisė: Pranoj se jam fajtor qė, megjithėse e kuptova, ashtu si shefi i kuadrit, se kėrkohej organizimi i survejimit tė oficerėve tankistė jo se dyshohej sinqerisht pėr ta, por vetėm pėr arsye hakmarrjeje, siē tha parafolėsi, unė pranova tė ndyj duart nė kėtė histori. Nga se e bėra? Nga servilizmi, nga kjo mbeturinė e mallkuar e botės borgjeze. E kuptova se ashtu donin shefat dhe iu pėrvesha punės pėr t'ua bėrė qejfin. Ishte gjėja mė e lehtė pėr mua tė mblidhja disa nga frazat e tankistėve tė pakėnaqur ndaj shtabit, lidhur gjithmonė me ēėshtjen e famshme tė rrethimit tė komitetit tė Partisė, pėr t'i paraqitur si pakėnaqėsi ndaj udhėheqies sė ushtrisė dhe nė pėrgjithėsi ndaj pushtetit.

Vetėm kaq?

Ky ėshtė thelbi i ēėshtjes. Tė tjerat janė gjėra anėsore. Jam gati t'i nėnshtrohem ēdo dėnimi.

Meqenėse ju organizuat survejimin e oficerėve njėlloj sikur mbi ta tė rėndonte dyshimi i tradhtisė, ju ishit ndofta i vetmi qė arritėt tė merrnit vesh mendimet e tyre mė tė sinqerta, pra pafajėsine e tyre apo jo?

Po. Pikėrisht.

As koha e keqe, as shkarkimet qė u pėrmendėn aq shumė kėto ditė kėtu, nuk mund t'ju pengonin dot pėr tė dėgjuar mirė, apo jo?

Po...

E pra... ē'kuptuat ju nga bisedat e tyre ?

Qė ata ishin krejtėsisht tė pastėr.

Vetėm kaq?

Po. Ē'tė kuptoja mė tepėr? Pastėrtia e tyre dukej qė larg. Ajo ishte si kristali. Dhe unė pranova tė hedh baltė mbi ta. Ka muaj qė s'fle i qetė nga kjo.

Vetėm kaq.

Nuk e kuptoj ē'kėrkoni mė nga unė.

Shėnime tė delegatit: Edhe shefi i kuadrit edhe ai i sigurimit janė tė pasinqertė. Tė dy fshehin diēka. Mendoj se shefi i kuadrit ėshtė i pasinqertė kur thotė se atij iu duk se shefat i thanė tė gėrmonte nė biografitė e tankistėve tė shtyrė nga ndjenja e hakmarrjes. Mendoj se ai ka kuptuar tjetėr gjė dhe pikėrisht qė shefat e tij donin tė dėnonin tankistėt nė radhė tė parė prej frikės. Aq mė tepėr gėnjen shefi i sigurimit, i cili edhe mė qartė se shefi i kuadrit e ka kuptuar frikėn qė zgjohej prej tankistėve.

Oficerėt e survejuar prej tij me siguri shumė herė kanė pėrsėritur fraza tė tilla: "Njė komitet partie s'mund tė rrethohet." "Ne e shpjeguam kėtė dhe ata prapė ngulėn kėmbė." "Kėtu s'jemi nė Kinė." "Do t'i drejtohemi pėr sqarim Komitetit Qendror." Mirėpo tė dy autokritistėt nuk e pėrmendin frikėn, sepse ajo i bėn bashkėfajtorė nė njė faj mė tė ndėrgjegjshėm. Pėr sa i pėrket desantimit tė parakohshėm, kjo ka tė bėjė, me sa duket, me njė pėrpjekje pėr tė pėrligjur rrethimin e komitetit tė Partisė nga tanket, nė mėnyrė qė tė thuhej mė vonė: nuk thamė tė rrethohet, por tė mbrohet komiteti i Partisė. Mirėpo ėshtė hequr dorė nga kjo, ngaqė, me sa duket, ėshtė dukur tepėr e trashė. Veē kėsaj zhurma e komandantit pėr kėtė hedhje tė parakohshme tė desantėve, sidomos pas mossuksesit, e ka bėrė tė vėshtirė qė ai tė lidhet me pėrligjjen e rrethimit tė komitetit tė Partisė pa rrezikuar zbulimin e hilesė. Hetimi mė i thjeshtė i ēėshtjes do tė zbulonte se urdhri pėr desantim u dha sė paku njė orė mė vonė se refuzimi i tankistėve pėr tė rrethuar komitetin e Partisė.

Mbledhjet vazhdonin. Ato ēka ishin shkruar apo menduar natėn thuheshin tani atje, nganjėherė tė ndryshuara aq shumė saqė vetė folėsi habitej kur ulej nė vend: O zot, tė tjera kisha ndėr mend tė thosha.

Nė njė nga mbledhjet nė Ministrinė e Mbrojtjes ku pritej tė dėgjohej autokritika e ministrit D. ishin ftuar dhe oficerėt tankistė, historia e tė cilėve ishte marrė vesh tani kudo. - Ke pėr tė folur besoj, - i tha Saimir Krasniqit njė oficer me shenjat e xhenios, qė ishte ulur pėrbri dhe qė me sa dukej e kishte njohur. Sytė i kishte gjithė admirim. Ke tė drejtė tė flasėsh pėr nder, t'i bėsh tė dridhen maskarenjtė, eh, tė isha unė nė vendin tėnd. Saimiri nuk iu pėrgjigj veē me njė buzėqeshje tė ngrirė. E ē'do tė bėje ti nė vendin tim, tha me vete. Tė merrje flamurin, tė bėje karrierė? Edhe tė tjerė njerėz, nė njėfarė mėnyre, ia kishin kėshilluar tėrthorazi kėtė. Nuk e fshihnin njėfarė zhgėnjimi kur shihnin ftohtėsinė e tij, me siguri thoshin me vete: ah, po ky qenka qull, s'ėshtė pėr kėso punėsh. Vetė ata ishin si nė njė gjendje dehjeje tė vazhdueshme. Prisnin, me sa dukej, t'u zinin vendet tė rrėzuarve, s'e fshihnin dot gėzimin kur midis tyre qėllonte ndonjė armik personal, me tė cilin ishin grindur, ose qė e kisnin pasur zili, ndaj mezi ē'prisnin mbledhjen e parė pėr t'iu sulur.

E gjithė kjo e trishtonte Saimir Krasniqin. Dy-tri herė edhe ai e kishte ndier, ndonėse tė turbullt, joshjen e pozės sė heroit, por qe shkėputur shpejt prej saj. S'tė shoh tė gėzuar, i kishte thėnė njė ditė dikush, dukesh i vrarė nė shpirt. Ti mendon qė e gjithė kjo qė ka ndodhur ėshtė njė gėzim?, i qe pėrgjigjur Saimiri. Pėrse e ke fjalėn, pėr zbulimin e kesaj shėmtie? Pėr tė gjitha bashkė, kishte thėnė Saimiri. Eh, varet si ta marrėsh, qe pėrgjigjur tjetri.

Ishte pikėrisht ajo ditė kur Saimir Krasniqi kishte marrė vesh se nė njė nga mbledhjet ishte pėrmendur edhe emri i motrės sė tij, Anės. Do tė duronte mė lehtė ēdo lloj akuze, sesa pėrgojimin e sė vdekurės. Tėrbimi ia kishte errur sytė si rrallėherė, pėr t'ia lėnė vendin pastaj njė brenge tė hidhur. Ē'ishin kėta njerėz qė nuk dinin tė ndaleshin pėrpara asgjėje? E kishin gjetur emrin e saj, e kishin tėrhequr qė nga mosqenia, pėr tė mbushur fletėt e ndyra tė rrėfimeve tė tyre. Edhe tani qė e kujtonte Saimiri ndiente neveri. Duhej tė ishin kėtu nė sallė, ndoshta e kishin bėrė ndėrkaq autokritikėn e tyre, ndoshta do tė flisnin persėri. Me pak pėrpjekje ai mund tė kishte marrė vesh emrat e tyre, por i qe shmangur kėsaj. E dinte se pas njė gjėje tė tillė ai vetė do ta kishte vėshtirė tė ishte i drejtė gjer nė fund. Mirėpo nė mbledhje tė tilla ku gremiseshin fate dhe mund tė iknin koka njerėzish duhej tė ishe patjetėr i tillė. Nė sallė heshtja u thellua edhe mė shumė kur u dėgjua autokritika e ministrit D., nė mbarim tė sė cilės ai u duk befas i shfytyruar, sikur bashkė me zėrin qė sa vente e firohej, tė kishte harxhuar nė atė lexim edhe sytė.

-Ka pyetje?-tha ushtaraku qė drejtonte seancėn. U ngritėn shumė duar. Ministri pėrgjigjej me zė tė lodhur. Pas njė ēerek ore kur u dėgjua fjala "ēėshtja e tankeve" Saimiri ndjeu dorėn e fqinjit tė tij te bėrryli.

Ministri diēka po pėrgjigjej. Ishte pa dyshim njė gabim i rėndė... njė gabim qė sa mė shumė ta analizosh... -A janė oficerėt tankistė nė sallė? - pyeti drejtuesi i seancės.-Ka njė dėshirė pėr tė dėgjuar ndonjėrin prej tyre. U bė njė lėvizje kokash e shoqėruar nga njė murmurimė. - Ngrehu, - i pėshpėriti fqinji, - ē'pret mė? - Saimir Krasniqi, - tha drejtuesi i seancės. - A ndodhet kėtu? Dikush nė vend tė Saimirit tha "po".

- Ngrehu, vėlla, tunde! - dėgjoi ai zėrin e fqinjit mu te veshi. Saimiri ishte si i mpirė. Mė vonė, kur e sillte ndėr mend atė ēast, nuk i kujtohej si e kishte bėrė rrugėn gjer te tribuna. Do tė besonte se kishte rrėshqitur nė njė gjendje tė pavetėdijshme. - E pra, oficer Krasniqi, na thoni diēka pėr ēėshtjen e tankeve, - tha drejtuesi i seancės. - Ju ishit atje kur ju erdhi urdhri, apo jo? Saimiri bėri "po" me kokė dhe befas, si asnjėhere tjetėr, i erdhi ndėr mend ajo pasdite e paharrueshme, kur jeta e tij desh u thye mė dysh, tanket e radhitura rresht nė fushė, me kullat e hekurta tė lagura, grykat e topave qė u dukėn njė ēast si tė verbėta, dhe e gjithė kjo iu ringjall aq qartė nė kujtesė, sa nuk do t'i vinte ēudi sikur tė ndiente t'i binin mbi supe pikat e shiut tė asaj pasditeje. Pa pėrqendruar sytė asgjėkundi, sikur tė kishte frikė se mos e humbiste atė pamje me tė cilėn lidhej e vėrteta dhe bashkė me tė vėrtetėn gjithė ndershmėria e jetės sė tij, ai nisi tė fliste.

Katėr ditė pas ardhjes sė Silvės, nė Tirane u kthye krejt ekipi i ministrisė.

Gjatė mė shumė se gjysmė ore, shefi me Arianin, qė kishin ardhur bashkė, kėmbyen tė rejat me Silvėn dhe Lindėn. Ndriēimi i llambave, tė ndezura pėr shkak tė ditės sė vrenjtur, bashkė me zėrat e lartė tė njerėzve kishte krijuar nė zyrė njė gjendje tė hareshme. Tė porsaardhurit treguan ngjarje tė tjera qė lidheshin me kinezėt. Silva pyeti pėr furrnaltėn dhe ata i thanė se pėr dy-tri ditė do tė bėhej zhbllokimi me shpėrthim, tjetėr shpėtim s'kishte. - ėshtė njė i afėrmi yt, qė po merret me tė, apo jo? - pyeti shefi. Silvės iu duk se nė pėrmendjen e tė vėllait te vogėl tė Besnik Strugės, Linda bėri prapė njė mėnjanim sysh, ashtu siē e kishte bėrė nė mėngjesin e parė tė kthimit tė saj kur Silva i kishte treguar, midis tė tjerash, pėr projektin e shpėrthimit, me tė cilin merrej vėllai i vogėl i ish-kunatit tė saj. Madje atėherė Silvės i qe dukur se Linda qe skuqur lehtazi. Nė pėrgjithėsi nė atė mėngjes kur kishte hyrė nė zyrė pas njė jave mungese, Silva kishte pasur ndjesinė se diēka nė tė kishte ndryshuar. Tryezat, rafti i dosjeve, perdet, telefoni ishin tė gjitha nė vendin e tyre, megjithatė ndryshimi, edhe nė qoftė se nuk dukej, ndihej. Silvės iu duk njė ēast se ai ishte nė sytė e Lindės. Ata ishin bėrė mė tė bukur, por disi tė rrėshqitshėm ndaj shikimit tė shoqes.

- E kėndej ? - pyeti shefi. - Ē'kemi kėndej? Diēka kemi dėgjuar, po ashtu turbull. Ato tė dyja treguan ē'flitej pėr pėrjashtime nga Partia dhe pėr ministrat e shkarkuar. Sa herė qė pėrmendej ndonjė emėr, shefi ia bėnte "nc, nc" pastaj murmuriste "e fortė kjo!". - Kohė plenumesh, - tha njėherė sikur tė fliste me vete,- e fortė, eh. S'kishin kaluar as dymbėdhjetė orė nga mbarimi i plenumit tė Komitetit Qendror, kur u morėn vesh emrat e tė pėrjashtuarve prej tij. Pėr herė tė parė krahas fjalėve sabotatorė u pėrmendėn fjalėt "puē" e "puēistė". Thuhej se disa nga tė arrestuarit ndodheshin nė arrest shtėpie.

Tani tė gjithė i lidhnin ngjarjet me kinezėt, madje pėshpėritej se, megjithėse Ēu En Lai ishte bėrė prej kohėsh pluhur nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, diku, nė njė bobinė misterioze, ndodhej i regjistruar zėri i tij, ndėrsa u jepte kėshilla komplotistėve. Ndėrkaq shumica mendonin se komploti ishte njė vepėr e brendshme dhe kėshillat e Ēu En Lait kishin qenė kryesisht tė natyrės ideore, gjė qė ngjante mė e logjikshme. Kinezėt do tė dėshironin ndryshime nė vijė, ishte thėnė diku, nė njė mbledhje tė rėndėsishme, por ata s'do tė kishin ndonjė interes pėr tė pėrmbysur gjendjen nė Shqipėri.

Nė njė nga mėngjeset e atyre ditėve, nga dritarja e zyrės Silva pa prapė njė vėrshim kinezėsh nė sheshin pėrpara ministrive dhe ashtu si disa muaj mė parė, me po atė zė, tė shoqėruar ndoshta me po atė lėvizje tė qafės, ajo tha: shikoni atje, kinezė... Tė nesėrmen, tamam sikur shfaqja e kinezėve nė shesh tė ishte parathėnia e njė ėndrre, nė tė gjitha gazetat u botua deklarata e qeverisė kineze pėr ndėrprerjen e ndihmave Shqipėrisė dhe tėrheqjen e specialistėve prej saj. Rreth orės nėntė tė mėngjesit u bėnė kudo mbledhje tė shkurtra, ku njerėzit u njohėn me deklaratėn kineze dhe pėrgjigjen shqiptare, dhe pas dy-tri orėsh ata zbritėn prapė pėr tė pirė ndonjė kafe nė bufe. E kishin tė vėshtirė tė besonin se nota kineze ishte botuar atė mėngjes. Ajo dukej qysh tani e largėt nė kohė dhe gjithsesi e vjetėr, thuajse ishte botuar muaj mė parė, madje sikur kishte qenė pėrherė e botuar. Silva mezi e mbante tė qeshurėn duke sjellė ndėr mend fjalėt e Skėnder Bermemės, me tė cilin ishte takuar rastėsisht pėrpara Teatrit Popullor, dhe qė e kishte shoqėruar gjer te kreu i Rrugės sė Barrikadave. Midis tė tjerash ai i kishte thėnė se flitej qė nota e qeverisė kineze ishte e shoqėruar me gjithfarė dokumentesh komike, duke pėrfshirė nė to edhe njė radiografi kėmbe, e cila kishte mundėsi tė ishte ajo pėr tė cilėn i kishte treguar Silva dikur. Kjo mund tė jetė fryt i fantazisė, siē ndodh zakonisht nė kėto raste, kishte thėnė ai, megjithatė mua vetė m'u duk se nė qoftė se do tė binte rasti qė tė botohej dikur ndonjė libėr i bardhė pėr marrėdhėniet kino-shqiptare nė vitet e fundit, gjė mė tė pėrshtatsnme pėr kopertinėn e librit sesa radiografia e kėmbės se kinezit vėshtirė se mund tė gjendej.

Silva ishte duke e mbytur me zor tė qeshurėn, kur ajo i ngriu nė ēast. Nė trotuarin tjetėr tė rrugės pa Lindėn me Besnik Strugėn. Silva hapi sytė si tė mos i besonte pamjes. Pra ishin tamam ata, madje me atė lloj ecjeje qė tregon se takimi s'ka qenė i rastit ai me duar tė rrasura thellė nė xhepa, ajo me njė pėrhedhje tė lehtė, sikur te takat dhe te gjunjėt tė kishte ca susta tė vogla. Edhe buzėqeshja qė kishte nė fytyrė ashtu ishte, e lehtė, qė s'i pėrkiste askujt, por qė ikte pėrpara pėr t'u tretur nė hapėsirė. Mė tepėr se buzėqeshja vetė ishte kurora e saj, pjesa e dukshme, ndėrsa rrėnjėt e buzėlqeshjes ishin thellė, shumė thellė trupit tė saj. Ja ē'ishte shkaku i asaj shmangieje sysh, mendoi Silva. Shija e diēkaje tė hidhėt i mbeti asaj pėr ca ēaste pasi ata qenė larguar pa e vėnė re. Por shpejt e kuptoi se ajo nuk ishte ndonjė ndjenjė e keqe pėr njėrin apo pėr tjetrin, madje sa mė tepėr qė kalonin sekondat, aq mė e natyrshme i dukej kjo. Ishin takuar me siguri nė ato ditėt e mungesės sė saj, dhe qė Linda s'ia kishte treguar prapė ishte njė gjė e natyrshme. krejtėsisht e kuptueshme. Duhej tė ishte vėrtet shumė e keqe qė tė mos donte ta kuptonte kėtė, aq mė tepėr qė si ajo ashtu edhe ai do t'ia tregonin njė ditė, nė qoftė se vėrtet... Jo, ajo ndjesi hidhėrimi s'kishte tė bėnte me ta. Ishte pikėllimi pėr Anėn dhe asgjė tjetėr, fakti qė ajo mungonte, qė s'mund tė ecte mė nė rrugė ashtu, me atė hedhje tė lehtė dhe qė nė pamundėsi pėr ta bėrė kėtė, kishte dėrguar megjithatė diēka prej vetes... Po a ėshtė e mundur, mendoi Silva. Vėrtet, a ishte e mundur qė Linda, pa e njohur kurrė, si e shtyrė nga njė nxitje e mbinatyrshme, tė kishte imituar diēka prej saj... Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja qė ai...

Duke shpejtuar hapat, Silvės i dukej se do ta kishte mė lehtė tė mbyste ngashėrimin. - Mami, - tha Brikena me zė tė ulėt kur hyri nė shtėpi,- ka ardhur teto Hasija. - Ashtu ? - tha Silva. Duke hequr pallton, ajo vuri re se sytė e vajzės ishin tė shqetėsuar, por bėri sikur nuk e vuri re. Kaq herė i kishte thėnė Brikenės se nuk duhej tė humbiste toruan kur vinte njeri pėr vizitė nė kohėn qė ajo ndodhej vetėm nė shtėpi. S'ėshtė ndonjė gjė e madhe t'i bėsh mysafirit njė kafe dhe pakėz bisedė, i kishte thėnė herėn e fundit. Po Brikena me siguri edhe kėtė herė do tė qe hutuar. - Ē'mė shikon ashtu? - i tha vajzės. - S'ėshtė ndonjė ēudi qė ka ardhur teto Hasija.

-Po ajo, moj mami... filloi tė flasė prapė ashtu... si herėn tjetėr,- tha vajza. - Ti e di qė ajo vuan nga skleroza, - ia preu Silva me njėfarė nervozizmi, -dhe njerėzit qė vuajnė nga skleroza e kanė kujtesėn tė dėmtuar.

- Po ajo flet fare, fare... si ta them, - u pėrpoq tė mbrohej vajza. -Tri herė mė pyeti si e kam emrin, tė them tė drejtėn, u tremba. -Mirė, mirė, mjaft tani, - murmuriti Silva dhe eci e para drejt dhomės sė ndenjjes. - Si je, teto Hasije? -thirri ajo gėzueshėm duke e takuar. -Si i ke nga shtėpia? Brikena, bėj njė kafe pėr teto Hasijen, bėj edhe pėr mua, tė lutem. Qė nga fjalėt e para tė plakės Silva e kuptoi se skleroza i qe rėnduar. Ngatėrronte tė gjallėt me tė vdekurit, vitet kohėrat, gjithēka tjetėr. Ndėrsa pėrgatitte kafenė, Brikena kthente kokėn nga Silva si pėr t'i thėnė: a nuk tė thashė, mama? -Si ėshtė Ana?-pyeti teto Hasija.-Ka kohė qė s'e kam parė. Silva kafshoi lehtazi buzėn e poshtme. - Po Ana s'ėshtė mė, teto Hasije, - tha me tė butė, po plaka s'e mori vesh ose i harroi aty pėr aty fjalėt qė dėgjoi. -Tani me zor i gjen njerėzit, -tha, -mė parė ishte ndryshe. Tė dilnin pėrpara vetė. Tani jo. Po shyqyr qė i shoh nė ėndėrr... Silva buzėqeshi me hidhėrim. -Ka dhe shumė punė tani, - vazhdoi plaka. - Ka politikė shumė. Nė kohėn time, kur isha vajzė, kishte, po jo sa tani. Atėherė, mė kujtohet ishin kinezėt kėtu, po ju s'e mbani mend. Kishin njė sulltan tė lig, upupu sa tė lig, me njė emėr si mace, Mace Tuni, kėshtu i thoshin. Ai bėri si bėri, po shyqyr e theu mė nė fund qafėn.

Brikena vuri dorėn te goja pėr tė mbajtur tė qeshurėn. -S'keni parė kinezė ju, ndaj qeshni, -tha plaka,-i kishin sytė, ja kėshtu, jo sy po dy vija. Edhe unė mezi i mbaj mend. Ka kaluar shumė kohė qė kur kanė ikur. Mbase njėqind vjet, mbase mė shumė. Mė kujtohet ditėn qė ikėn, njė fqinji ynė, Llukė e quanin, vari veten me rripin e valixhes. Gjermanėt qė erdhėn pastaj i mbaj mend unė. Po ata e kishin inatin me Moskovin. Edhe italianėt i mbaj mend, kundėrmonin livando si gratė. Silva me Brikenėn qeshėn me zė. Brikena solli kafenė. - Radion e dėgjoj, po politikat e sotme s'i marr vesh unė, - vazhdoi teto Hasija. - Ē'ishin ata qė shante radioja dje, turq? -Jo, teto Hasije. Radioja fliste pėr kinezėt. -Kinezėt? Jo, jo, jo, kinezėt kanė qenė nė kohėn time. Ka mbase njėqind vjet qė s'janė mė. S'i mban mend njeri kinezėt. Tani sherrin e kemi me turkun. Kinezėt? S'i dini kinezėt ju. Veē nė i keni parė nė ėndėrr. Teto Hasija foli e foli njė copė herė, duke bėrė prapė lėmsh gjithēka. Megjithatė, pėrherė e mė tepėr e qeshura e Silvės bėhej mė e pėrmbajtur. Rrėshqitazi prekte ndėrgjegjen e saj mendimi se vėrtet pėshtjellimi i kohėrave i teto Hasijes ishte pėr tė qeshur, por ndoshta edhe saktėsia e rikujtimit tė tyre mund tė ishte po aq e panevojshme e parė nga njė pikėshikim mė i largėt. Kishte nė tė folurėn e teto Hasijes diēka artistike, qė krijohej jo vetėm nga zhvendosja e kohėrave, por nga zhdukja e kufijve midis asaj qė ndodhte vėrtet, ėndrrave dhe mendimit. Ja, pėr tė dytėn herė ajo pyeti pėr Anėn, duke ngulur kėmbė se e kishte takuar muajin qė shkoi nė treg, me ca portokalle nė duar. Silvės iu duk e kotė tė pėrpiqej t'i jepte ndonjė sqarim. Nė fund tė fundit, Silva vetė a nuk e kishte kujtuar po atė ditė tė motrėn? Dhe ē'ndryshim mund tė kishin nė thelb fjalėt e plakės se e kishte takuar Anėn nė treg, me njė pėrpjekje tė Silvės pėr t'i shpjeguar dikujt se para njė ore, duke parė Besnik Strugėn qė ecte pėr krahu me Lindėn, asaj iu pėrhi nė kujtesė bashkė me tė ecurėn e Anės krejt pamja e saj?

Kishte rėnė telefoni dhe Brikena kishte vrapuar nė korridor. Ishte Sonja, qė kėrkonte Silvėn. Ajo ftonte tė tre, nė qoftė se do tė ishin tė lirė, tė shkonin sonte nga ata. Silva i tha se varej nga Gjergji, kur do tė kthehej nė shtėpi. Sidoqoftė do tė merreshin vesh nė telefon.

Gjergji erdhi nė kohėn qė teto Hasija po bėhej gati tė ikte. Plaka, pėr gėzimin e Brikenės, qė mezi ē'priste ēudira tė tjera tė kujtesės sė saj, mezi e njohu. Pas njė ore, kur ata tė tre u nisėn pėr te Saimiri. jashtė ishte ngrysur. Dy zjarrfikėse shpejtonin me ulėrimė nė Rrugėn e Pishės. - Truri i njeriut ėshtė vėrtet i ēuditshėm, - tha Gjergji. - Ne qeshėm me ato qė thoshte Hasija, por e di qė midis atij mishmashi ajo tha diēka tė saktė qė ka ndodhur pikėrisht sot?- Silvės iu drodh zemra. Ishte gati tė thėrriste: ē'telepati, por Gjergji vazhdoi:-Ajo pėrmendi njėfarė Lluke, qė ka varur veten njėqind vjet mė parė, sipas saj. E pra ky njeri e ka varur veten sot. E dėgjova kur po pija kafenė nė bufenė e ministrisė. - E ē'ishte ky? - pyeti Silva. Gjergji ngriti supet. - Tė them tė drejtėn, s'e mora vesh mirė. Mė duket njė i deklasuar. Pėr tė tretėn herė Hava Fortuzi i tha tė shoqit se nuk ishte mirė qė pas varrimit tė shkonin nė shtėpinė e tyre. -Po ku? - tha ai.-Ti e di qė s'mė shkohet asgjėkundi. -E di, shpirt po diku duhet tė shkojmė. Mė mirė ėshtė edhe pėr ty. Ja, te Kryekurtėt pėr shembull. Si thua? - Mirė, mirė, - ia bėri ai.-E dija qė atje do tė pėrfundonim. Si gjithmonė. -Ēdo gjė qė bėhet si gjithmonė ėshtė e mirė. -Si ta marrėsn, e dashur... Oh, kjo vdekje mė dėrrmoi vėrtet. -Hiqe mendjen andej. - Po s'mundem, s'mundem, - rėnkoi ai. - S'ėshtė puna tek i shkreti Llukė, ti e di qė s'kam pasur ndonjė afėrsi me tė por ka nė vdekjen e tij njė gjė tė afėrt... njė gjė tė njohur pėr mua... - Harroje tani. - Sa e dėgjova, zemra ma bėri trak. Dhe kam pyetur si e bėri dhe, kur mė treguan pėr rripin e valixhes, desh thirra: po ėshtė tamam ajo qė kisha menduar.

- Ekrem, - e ndėrpreu ajo me qortim. Duket se po e tepron. - Dhe ėshtė e natyrshme tė kishim njė mirėkuptim tė tillė. Ishim tė dy tė lidhur me... Dje, kur lexova deklaratėn kineze, ndjeva njė boshllėk mu kėtu... Tė tillė boshllėk do tė ketė ndier edhe ai. Ja, mbaroi, thashė me vete. S'ka mė. Mbaroi... -Ekrem,-e ndėrpreu prapė ajo.-Mjaft tani. -Mbaroi. Shpresa e fundit. Shpresėza. -I luajtur. Po tė dėgjon kush. -Endėrrza...

Si shpėtim ajo pa portėn e jashtme tė Kryekurtėve dhe shpejtoi duke e tėrhequr edhe tė shoqin. Veē tė mos flitet pėr vdekjen e atij tė shkretit, mendoi, duke u habitur dhe vetė disa ēaste mė pas si mund tė shpresonte pėr njė gjė tė tillė. Nė dhomėn e ndenjjes sė Kryekurtėve flitej pikėrisht pėr vetėvrasjen e Llukė Alarupit. Pėrveē Markut me tė fejuarėn, qė rrinin tė heshtur, ishte aty Musabelliu, dy tė njohur tė tjerė, me tė cilėt Fortuzėt s'ishin parė prej kohėsh, si dhe mjeku qė i kishte prerė litarin tė ndjerit. Tė gjithė porsa ishin kthyer nga varrimi dhe Hava Fortuzi u habit se nė ē'mėnyrė i kishin fshirė kėpucėt qė tė mos dukej nė to asnjė gjurmė e baltės sė varrezave. Befas asaj iu duk se gjithė jeta e tyre, gjithė jeta e njerėzimit, s'ishte veēse e mbushur plot me ēaste pas kthimit nga varrimi. Sė paku mjeku tė mos tregonte hollėsira, mendoi ajo, duke vėshtruar herė fytyrėn e tij, me ata flokėt tė prerė shkurt, zakon i shėmtuar i mbetur pas daljes nga burgu, herė profilin e hequr tė tė shoqit. Po mjeku, sikur tė ishte mitur prej frikės sė saj (gjithmonė i qe dukur ters ai njeri), nisi tė tregonte hollėsira. Si e humbur ajo dėgjonte pėrshkrimin e fushės sė shkretė, ku Llukė Alarupi qe varur, njė truall i braktisur pranė stacionit tė vjetėr hekurudhor, i pahitur i gjithi me pluhur qymyrguri, si janė zakonisht troje tė tilla, sipėr tė cilit ishin shpėrndarė njė pjesė e letrave qė i ndjeri, me sa duket, i kishte shfletuar edhe njė herė para vdekjes. Ishin aty tė gjithė: grafikėt e prodhimit, fotografitė e punėtorėve tė dalluar, tabelat e pėrqindjeve e gjer te tekstet e telegrameve solemne drejtuar Kėshillit Qendror tė Bashkimeve Profesionale, ku njoftoheshin realizimet e planeve vjetore para afatit. Hava Fortuzi nuk ia ndante sytė fytyrės sė tė shoqit. Me buzėt gjysmė tė hapura ai pėrpinte ēdo fjalė tė mjekut dhe ajo ishte e sigurt se ē'mendonte ai tani: letrat e tij tė pėrkthimeve tė shpėrndara poshtė kėmbėve tė varura: relacioni ekonomik, tekste tregimesh, vjersha tė Mao Ce Dunit.

Ndėrsa mjeku po thoshte se prej kohėsh ai kishte pasur frikėn se gjithė ato iluzione tė tė ndjerit Llukė s'mund tė sillnin veēse diēka tė keqe, Hava Fortuzi me gjak tė ngrirė mendonte se Ekremi i saj nuk kishte thurur mė pak ėndrra tė tilla tė marra (ftesa personale prej Maos, tėrheqje e tė dyve nė malin Kun Lin, biseda tė gjata nė kinezēen e vjetėr, pa shih, pa shih Go Mo Zho, paska njė tjetėr njeri nė kėtė botė qė di hieroglife mė shumė se ti etj. etj.).

Ai mjek i mallkuar, me sa duket, s'kishte ndėr mend ta pushonte atė dėrdėllisjen e tij dhe Hava Fortuzi dy-tri herė ishte bėre gati ta ndėrpriste. Meqenėse rasti s'po vinte, ajo e ndėrpreru mė nė fund fare pa takt: -Ndonėse mund tė duket si njė gjė e pėrsėritur dhe banale, por dėgjova se prapė u pėshpėrit pėr njė afrim me Bashkimin Sovjetik. - S'e besoj, -tha mjeku. - S'e besoj, -ia bėri pas pak edhe Musabelliu. - Atėherė afrim me Perėndimin? -vazhdoi Havaja, e tmerruar se mos mjeku vazhdonte pėrsiatjet e tij pėr vdekjen e Llukės. Sikur tė mos kishte frikėn e tė shoqit, ajo s'do ta shqiptonte kurrsesi kėtė frazė, qė ishte kaq e pėrdorur midis tyre, saqė prej kohėsh dukej se do tė shkaktonte tė vjellėt. - Aq mė pak, - tha mjeku. - Aq mė pak, -pėrsėriti Musabelliu. Ekrem Fortuzi lėshoi njė psherėtimė. Ishte ndoshta ngjyra e sėmurė e fytyrės sė tij apo ajo qė ata dinin apo ndoshta qė porsa po mėsonin pėr ngjashmėrinė e pasionit tė tij me atė tė tė ndjerit, qė i dha psherėtimės sė tij autoritetin e veēantė qė jep fatkeqėsi. Njė copė herė pritėn nė heshtje se ē'do tė thoshte. Ai ndoshta s'do tė fliste, por, duke ndier pritjen e tyre, tha me zė tė paktė: - Sado paradoksale tė duket, por midis Perėndimit dhe kinezėve unė do tė zgjidhja kinezėt, dhe kjo jo se nuk e dua Perėndimin, pėrkundrazi sepse e dua shumė, dua ta kem nė njė formė sa mė tė sigurt.

Ai i vėshtroi ata me radhė dhe e ndjeu qė nuk e kishin kuptuar. - Si ta them, - vazhdoi ai, - njė Perėndim i veshur me rroba socialiste do tė ishte pėr mua mė i mbrojtur, mė i vėrtetė, sesa ashtu siē ėshtė ai nė Evropė, i zhveshur, i mirėfilltė. Mė kuptoni ku e kam fjalėn? -ai e uli zėrin. -Njė Perėndim i tillė na duhet neve, me hilera, me maskė, ndryshe do tė jemi pėrherė tė rrezikuar. Veē kėsaj... edhe Perėndimi ndoshta s'do tė na pėlqente mė, ne jemi plakur, kemi ndryshuar, s'jemi mė pėr Evropėn e mirėfilltė... Ja kėshtu qėndron puna... Shansi i vetėm... Ja kėshtu qėndron puna. Shansi yne i vetėm qenė kinezėt. Ndaj unė qava, vėrtet e them, dhe s'mė vjen aspak turp, turp ėshtė tė mos qash, pra... ku e kisha fjalėn... ah, qė qava, po, po, qava me lot dje, ndėrsa radioja jepte deklaratėn.

Ndėrsa ata shikonin njėri-tjetrin, Ekremi u ngrit dhe doli nga dhoma. E shoqja u ngrit gjithashtu midis heshtjes. Ajo u kthye pas njė minute me njėfarė lehtėsimi nė fytyrė. - ėshtė nė banjė..., - tha pa iu drejtuar askujt. - Tė them tė drejtėn, qysh dje kam qenė e trembur pėr tė. Nuk ishte mirė me nervat. Ajo kinezēe e mallkuar e ēmendi. Flitet pėr bllokimin e naftės, tė kromit e ku di unė ē'janė ato mineralet andej, por tė gjitha janė gjepura pėrpara asaj qė i ndodhi Ekremit. Gjithė ajo kinezēe e vajtur dėm. Ē'ėshtė nafta pėrpara saj, ē'ėshtė kromi. Do tė gjendet njė treg pėr t'i shitur, por atė mal me kinezēe ē'ta bėsh. Ndaj ka hak tė brengoset, i ziu. Mbrėmė mė kėputi shpirtin,- vazhdoi ajo duke e ulur zėrin, -ju kam treguar se, kur vdiq Maoja, e vajtoi, siē nuk e ka vajtuar ndoshta askush, dhe unė besoja se kjo punė mori fund me kaq. Mirėpo mbrėmė papritur e dėgjova tė qante prapė. Maoja im, thoshte, pa t'u ftohur mirė trupi, tė gjithė tė braktisėn, s'tė do mė kush, vetėm unė, ish-borgjezi nga Shqipėria, tė kujtoj me mall. Le tė tė braktisin tė tjerėt, le tė tė mallkojnė, unė do tė vazhdoj tė tė pėrkthej, njėlloj si mė parė. Ja kėshtu dėneste i pėrkulur mbi tekstet kineze. I vdekur ti, teksti i vdekur. Ja kėshtu thoshte. O zot, kam frike .se do tė pėsojė ndonjė gjė nė mos e ka pėsuar. KJo vetėvrasja e Alarupit e dėrrmoi fare.

Musabelliu u mat tė thoshte diēka, por Ekremi atė ēast hyri nė dhomė. Sado qė u pėrpoqėn tė thoshin diēka pėr tė mos lėnė pėrshtypjen se kishin folur pėr tė, biseda nuk u lidh dot. Ndoshta ishte vetė ai qė, duke vėshtruar herė njėrin, herė tjetrin sikur t'u thoshte: hė, keni folur pėr mua, mė keni quajtur tė luajtur, qė e shtoi dhe mė shumė heshtjen. Pėrmes saj e fejuara e Markut i pėshpėriti atij diēka. Me sy tė palėvizur Marku, pėrmes dy gjunjėve tė tij vėshtronte vizatimet e qilimit tė vjetėr. - Il fait froid, - pėshpėriti ajo me zė edhe mė tė ulėt. Nė blunė e zbehtė tė syve tė saj qe bėrė njė zhvendosje nuancash. Pa pritur qė biseda tė rifillonte, ata u ngritėn tė dy pėr tė shkuar nė dhomėn tjetėr, nėn vėshtrimin e veshur me njė brengė ziliqare tė Hava Fortuzit. - Ngreje jakėn,-i tha Silva Brikenės, qė po i mbylleshin sytė, - ajri ėshtė plot lagėshti. Ishte gati mesnatė kur ata po kalonin pėrmes qendrės sė qytetit. Pėrpara tyre njė grup i vogėl fshesaxhinjsh ecnin duke folur me zė tė lartė. -Po flasin pėr kinezėt, - tha Silva. -E ē'mund tė thonė fshesaxhinjtė pėr kinezėt? - tha Brikena pėrgjumshėm. Nga trotuari tjetėr i rrugės njė njeri, qė nga veshja dukej si i huaj, kishte ndalur e po dėgjonte gjithashtu zallahinė e gėzueshme tė grupit. Jo, jo, ia bėnte njėri prej fshesaxhinjve. S'e ha Rrema atė. Ju thoni ēka tė doni pėr Mao Ce Dunin, unė s'e hap gojėn. Nc, nc, nc. E kafshoj gjuhėn, vallahi, e s'ia pėrmend emrin. Pa-pa-pa... ėshtė djegur njė herė Rrema me kėso punėsh, ka ngrėnė dy javė burg pėr Hrushovin, dhe kur pa, kur tė gjithė e shanin nc, nc, nc. S'e ha Rrema atė. Dy javė burg, kupton ti, dhe nė kohėn kur gjithė bota e shante, Rrema rrinte nė burg. E pse do tė thuash ti? Se e shau Hrushovin dy orė pėrpara tė tjerėve. Fshesaxhinjtė qeshėn me zė tė lartė. S'ishte puna se e shave Hrushovin, tha njėri prej tyre, por ti, Rremė, deshe tė pėrmirrje pemėn e miqėsisė shqiptaro-sovjetike qė kishte mbjellė ai nė parkun pėrballė hotel "Dajtit". Pėr kėtė tė ēuan nė polici. E ēė pastaj?, u pėrgjigj ai qė quhej Rremė. Ē'ndryshim ka pema nga ai qė e ka mbjellė? Jo ve po kokove. Lėre, pash zotin, kėtė bisedė, mos mė bėj me nerva. O, si mund tė bėhesh me nerva, Rremė. Sot qė dole nė pension? Tridhjete vjet duke fshirė rrugėt mbi tė cilat ecėn njeriu i ri, kėshtu tha kryetari i bashkimeve profesionale, apo jo? Tė them tė drejtėn, mua m'u mbushėn sytė me lot. Eh, sa ka parė Rrema, foli prapė ai qė quhej Rremė.

-Sa ēudi!-tha Brikena.-S'kam dėgjuar ndonjėherė bisedė fshesaxhinjsh. Mos ec kaq shpejt, mami, kam qejf tė dėgjoj akoma. Por grupi i fshesaxhinjve kishte mbetur pas dhe zėrat e tyre vinin tani jo aq shkoqur. Hajde, Rremė, merre edhe njė herė fshesėn, thoshte njėri. Sa gjėra ke fshirė ti nė jetėn tėnde. Fshije pėr herė tė fundit rrugėn. Fshiji nga faqja e dheut... - Ē'po thonė ? - ia bėri Brikena. - E dėgjon, babi? Mė duket se thanė fshiji nga faqja e dheut edhe lajmet pėr kinezėt. - S'ėshtė ndonjė ēudi, - tha Gjergji, duke mbajtur kėmbėt. Ai vėshtroi njė copė herė grupin e vogėl qė kishte ndalur nė vend. Nga trotuari tjetėr i rrugės, njeriu i vetmuar, qė tani dukej qartė se ishte i huaj, kishte ndaluar gjithashtu pėr tė dėgjuar. Fshesaxhinjtė ishin bėrė papritur tė heshtur.

- Siē duket, ai qė ka dalė nė pension, po fshin pėr herė tė fundit rrugėn, -tha Silva. Dhe vėrtet, qė larg u dallua silueta e njėrit prej tyre qė, i ndarė pakėz prej grupit. po lėvizte fshesėn e gjatė mbi shpinėn e rrugės. Reja e pluhurit, qė e mbėshtolli papritur njeriun, e bėri tė largėt e tė tejjetshme pamjen e tij.

Kishte kohė qė kishte kaluar mesnata dhe sinjalet nga Evropa sa vinte bėheshin mė tė rralla. Dėgjuesi i Polit vėshtroi fletoren e tij: atje shėnimet qenė rralluar edhe mė shumė. I kishin hequr vėrejtjen nga qendra pėr kėtė, por ai e ndiente se s'kishte ē'tė bėnte. Diēka mė e fortė se vullneti i tij e shkaktonte kėtė rrallėsim. Thuhej se ishte njė lloj sėmundjeje profesionale e dėgjuesve tė Polit. Pas muajve tė parė tė shėrbimit, njė mospėrfillje e gjerė depėrtonte dalėngadalė nė tėrė qenien e tyre. Ishte ajo qė shkaktonte ndryshime nga mė tė habitshmet nė pėrftimin e botės, riformonte hapėsirat, largėsitė, kohėn dhe ngjarjet. Shumė gjėra, qė dikur dukeshin tė rėndėsishme dhe tė qėndrueshme, merrnin pamjen e lodrave tė pėrkohshme, tė tjera dilnin papritur nga terri dhe mosqenia pėr t'u spikatur fuqishėm nė horizont. Nė qoftė se mė parė shprehja "anus mundi" e pėrdorur pėr kampet e pėrqendrimit prej nazistėve ngjante e fortė dhe pikante, tani i dukej gjėja mė e natyrshme, ashtu siē i dukej e natyrshme tė dėgjonte se "vagina e popujve" ndodhej midis luginave tė Kashmirit dhe Pakistanit apo diku rrotull nė atė rajon tė botės. Dhe kur dėgjonte tė flitej pėr rezervat botėrore tė naftės, tė qymyrgurit apo tė kripės, gati-gati habitej qė askush nuk raportonte askund pėr rezervat nė shkallė planeti tė ligėsisė, mirėsisė apo krimeve. Ishte i sigurt se edhe ato ekzistonin, njėlloj si gjithė mineralet apo burimet e energjetikės. Historia ėshtė shkruar krejt nė mėnyrė tė pasaktė, mendonte nė ato ēaste. Ca beteja, ca traktate, por kryesorja gjithmonė mungonte. Ku ishte, pėr shembull, rėnia nė dashuri e rreth dymbėdhjetė mijė vajzave tė Evropės midis orės pesė dhe gjashtė pa cerek, nė pasditen e njėzet shtatorit 1976 , nė ē'anale, akte diplomatike, harta historike apo strategjike? Po mėrzia pėr rėnien e flokėve tė njėmbėdhjetė brezave, qė nga fundi i mesjetės e gjer nė fillim tė kohės sė re. Tė gjitha kėto, e tė tjera si kėto, ishin histori e vėrtetė e botės dhe jo kjo cijatje minjsh qė ktheheshin nga ca darka qesharake, o perėndi, ē'mėrzi liliputėsh?

E dinte se, po tė vazhdonte tė mendonte kėshtu, kjo do tė bėhej shkak qė tė mos ia varte mė punės dhe njė ditė mund ta pushonin, por kjo prej kohėsh nuk i bėnte asnjė pėrshtypje. Do tė tėrhiqej nė ndonjė punė tjetėr tė qetė, apo ndoshta do tė shkruante kujtimet e tij. Kishte lexuar dikur njė libėr me titullin: "Vetmia e vrapuesit tė distancės sė largėt". Mund tė pėrdorte njė titull tė pėrafėrt: "Vetmia e dėgjuesit tė globit tokėsor". Kujtimet do tė ishin pa dyshim delirante, ashtu siē qe gėrgama e sinjaleve tė shoqėruara ndoshta me pjesė tė qeta, tė qėndrueshme, tė pėrshkrimit tė gjendjes sė akullt, tė temperaturės sė ujit dhe ndoshta shėnimet e barometrit. Ishte vėrtet jashtė fuqisė sė tij tė shėnonte marrėzirat e vockla tė politikės sė pėrditshme. Kriza monetare ndėrkombėtare do tė thellohet. Parashikimi se papa i ardhshėm mund tė ishte polak, hm, pa shiko, gjė e madhe fort. Ai pa orėn, edhe pak dhe do tė zgjonte shokun e tij. Tė shėnonte edhe nja dy-tri gjėra, kronist i vjetėr i botės, murg manastiresh mesjetare nėn flakėn e qiriut qė po shuhej dhe pastaj tė shkonte tė flinte. Gogėsima i shkaktoi njė shurdhim tė kėndshėm te veshėt, duke i mbuluar gjysmėn e njė fraze pėr Kinėn. O zot, sa shumė kishte shėnuar kohėt e fundit pėr Kinėn. Po dale pak, tha me vete. Kjo ishte disi tjetėrlloj. Ishte diēka e ngjashme me stilin e mendimeve tė tij. E anoi kokėn duke ngritur pak supin e djathtė pėr ta shtrėnguar mė mirė kufjen pas veshit. Nė Shqipėri mendohet se Kina duhet fshirė nga faqja e dheut. Hm, ia bėri me vete. Ē'ishte ky njeri qė e kishte thėnė kėtė? Ta mendonte ai kėtu sipėr pullazit tė botės, ishte normale, por atje poshte, midis rrėmujės meskine, ē'ishte kjo mendje e kthjellėt qė arsyetonte kėshtu? U pėrqendrua qė ta dėgjonte sa mė tė plotė informacionin. Kalimtarė nate nė rrugėt e Tiranės shprehėn mendimin se Kina e Mao Ce Dunit duhet fshirė nga faqja e dheut. ėshtė herė e parė qė formulohet nė mėnyrė tė tillė radikale dhe absurde njė ide kaq... Eh, zog pule, iu drejtua me vete dėgjuesi i polit transmetuesit tė panjohur. Pėr ty ėshtė ashtu, po pėr mua tingėllon normale Dhe ai ndjeu papritur dėshirėn tė gjendej diku nė njė kėnd tė qetė me atė kalimtarin e panjohur tė mesnatės dhe, pranė gotės sė uiskit, tė bisedonin shtruar se ē'shtete tė tepėrta ishin nė kėtė botė, ndoshta edhe ē'shekuj tė tėrė tė panevojshėm dhe si mund tė hiqeshin nga planeti, tė ēmontoheshin e tė lėshoheshin nė humnerė. Ja, kėshtu thoshte me vete, duke ndier se fillimi i mendimit i humbte herė pas here. Mėrzia pėr rėnien e flokėve tė njėmbėdhjetė brezave, kondor i madh, hijerėndė, fluturonte pėrzishėm sipėr globit tokėsor. Unė mund tė ēmendem, mendoi, por edhe kjo s'ka ndonjė rėndėsi. Nė kufjet e hequra, qė i mbante tė varura nė njėrėn dorė, vinin cijatjet e zėrave, tė dobėta e mjerane. Dėrdėllisni ē'tė doni, tha ai, unė s'kam pėr t'ju dėgjuar mė. Kishte njė copė herė qė sytė e tij shikonin datėn nė kalendarin e varur nė mur. Data e shėnuar me blu tregonte se pas pak do tė gdhinte njėri nga tė dy mėngjeset e vitit. S'i kishte qėlluar asnjėherė tė shikonte si gdhinte njė mėngjes pas gjashtė muaj netėsh polare. Kėshtu kishte ardhur ai, midis natės, dhe ja, tani pėr herė tė parė po gdhinte. S'duhet ta humb kėtė ēast, mendoi. I lėshoi kufjet pėrtokė, veshi xhupin e trashė dhe u drejtua nga dera. Iu kujtua se duhej tė zgjonte zėvendėsin, por aty pėr aty e hoqi mendjen nga ajo vogėlsi. Tashti po gdhinte vėrtet. Ishte njė bardhėsi e pamundur, me njė si klithmė midis, por ajo tretej vazhdimisht anash, pėr tė tė lėnė tė kaloje. Ai ecte si i dehur sipėr akujve pa kthyer kokėn pas. Vetėm njė herė e kėrkoi me sy ndėrtesėn e vogėl dhe, tek e pa ashtu tė gėrmuqur, tė zezė, si shtėpi shtrige, me atė gėrgamė idiotėsh brenda saj, i erdhi tė shqyhej gazit. Unė nuk jam i ēmendur, tha me vete. Vetėm se kam nė kokė kthjelltėsinė e njė mijė mėngjeseve bashkė. Ose, qė tė jem mė i saktė, kthjelltėsinė e njėqind e tetėdhjetė mėngjeseve...

Po ike drejt akujve tė pastėr, larg asaj shtėpize murmurimash. Veē nė qoftė se do tė kthehej pėr t'u kėputur njė tė sharė dy Gjermanive, Perandorisė Romake apo shekullit tė shtatėmbėdhjetė. Po s'e vlente barra qiranė. Ai qe shkėputur ndėrkaq nga gjithēka.

Tė ngrirėn nuk e ndjeu veē kur pushoi pėr herė tė parė pėr t'u ēlodhur. U ul sė pari nė gjunjė, pastaj u shtri mbi akull, dhe njė ēast e kuptoi se nuk do tė ngrihej mė. S'ka nevojė, tha me zė, kur iu duk se e ngrira po i shfaqej nė formė prangash. Unė erdha vetė.

Vėshtirėsitė ndiheshin kudo. Acarimi i papritur i tė ftohtit si dhe dy lėkundje tėrmeti njėra pas tjetrės nė Shqipėrinė Qendrore u duk sikur ndodhėn pėr t'i bėrė shoqėrim gjendjes sė krijuar. Kaltėrsitė e para tė marsit kafenetė ndanė liqenit artificial nė rrethinat e Tiranės dhe gjithēka tjetėr qė tė kujtonte pushimet dhe plazhet ngjanin tė papritura e disi pa vend, njėlloj si buzėqeshja e pavend e dikujt nė njė mjedis solemnisht tė ngrysur. Male tė tėra tė mineralit tė kromit qė ishte lėnė pa u tėrhequr prej kinezėve, kishte bllokuar pjesė tė porteve. Sikur tė mos mjaftonte gjendja e rėndė e fushave tė naftės, rėnia e papritur e ēmimit tė saj nė tregun botėror kishte sjellė humbje tė ndjeshme valutore. Por s'ishin vetėm kromi dhe nafta. Gjithė struktura e tregtisė sė jashtme kishte pėsuar lėkundje. Pėrfaqėsuesit e zyrave tė eksportit niseshin me ngut jashtė shtetit pėr tė kėrkuar tregje tė tjera shitjeje ose blerjeje, por pėrgjigjet e firmave evropiane ishin tepėr tė ngadalta. Telekset binin rrallė, si tė pėrgjumura.

E gjitnė kjo ndodhte tamam nė kohėn qė zėdhėnės tė ndryshėm tė NATOs dhe tė Traktatit tė Varshavės lėshonin andej-kėndej deklarata tė ndryshme, tė llogaritura pėr t'i mbėrritur si mesazhe Shqipėrisė. Nė mėnyrė tė tėrthortė secila palė parashtronte ose premtonte diēka, duke pritur pastaj me ditė tė tėra pėrgjigje nė shtypin shqiptar ose nė fjalime tė ndryshme tė pėrfaqėsuesve tė vendit. Ēėshtja e dėmshpėrblimeve tė luftės qė RF Gjermane duhej t'i paguante Shqipėrisė si dhe bllokimi i arit shqiptar prej Britanisė sė Madhe, tė vėna tė dyja si kusht prej Shqipėrisė pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike midis saj dhe tyre, qe shtruar pėrsėri nė faqet e shtypit tė huaj, mė tepėr si njė mjet zhbirimi sesa me shpresė zgjidhjeje tė shpejtė. Ndėrkaq u vu re se pėrfaqėsuesit e firmave tregtare perėndimore, qė mbėrrinin ato ditė nė aeroportin e Tiranės, ishin pothuajse tė gjithė me flokė tė gjatė dhe mjekra ekstravagante, (njė pjesė i kishin vėrtet, por shumica thuhej se i kishin tė ngjitura dhe kjo vėrtetohej nga dy-tre dėshmitė e agjentėve tanė tregtarė, qė i kishin takuar ata nė njė pamje krejt tjetėr dy muaj mė parė, kohė gjatė sė cilės nuk ishte e mundur tė rriteshin aq shumė mjekra dhe flokėt, siē u vėrtetua dhe nga njė raport i shkurtėr i dėrguar me shkrim nga Instituti Qendror i Higjienės, ku thuhej se floku i njeriut, qoftė edhe nė rastet mė tė skajshme, nuk mund tė rritet mė shumė se njė centimetėr e gjysmė nė muaj).

Skena nga mė grotesket kishin ndodhur edhe mė parė midis udhėtarėve tė huaj dhe nėpunėsve shqiptarė qyshse nė aeroportin e Tiranės qe vendosur njė berber. Megjithatė, me gjithė nervozizmin dhe ndonjėherė traumat ("E humba Silvenėn", kishte thirrur njėri, kur kishte parė veten nė pasqyrė fill pas qethjes dhe aty pėr aty ia kishte plasur tė qarit mu pėrpara zyrtarit shqiptar qė e priste), megjithatė, pra, incidentet ishin shmangur nė shumicėn e rasteve dhe pėrherė ishte gjetur njė rrugė zgjidhjeje. Por kėtė herė puna ndryshonte. Sikur ta bėnin enkas, tė dy palėt qenė bėrė mė kokėfortė. Tregėtarėt s'pranonin mė tė uleshin tė bindur si mė parė te karrigia e berberit dhe i kėrcėnuan pritėsit se do tė detyroheshin tė ktheheshin mbrapsht, madje me tė njėjtin avion qė kishin ardhur duke pezulluar kėshtu ēdo marrėveshje.

Njė pjesė kėshtu edhe bėnė.

Pas dy javėsh erdhėn pėrsėri, me veshje edhe mė befasuese dhe me flokė mė tė gjatė (disa kishin shkuar aq larg, saqė i kishin krehur e lyer sipas stilit ®punkÆ, gjė e pangjashme kurrė mė parė). Ndodhėn pak a shumė tė njėjtat skena gjersa tė ardhurit ashtu siē kishin kėrcėnuar, kthyen vėrtet shpinat dhe, pa u dhėnė as dorėn vendėsve, u drejtuan nga avioni qė kishte ndezur ndėrkaq motorėt. Thuhej se pikėrisht atje te shkallėt e avionit njėri prej tyre kishte shqiptuar edhe fjalėt "ende ju?!", qė kishin qenė fatale pėr shpjegimin e gjithė asaj qė kishte ndodhur.

Ende ju... Ancora voi... Pra e gjithė kjo u shpjegua si njė mėnyrė pėr matjen e pulsit dhe tė shkallės sė vėrtetė tė vėshtirėsive qė po kalonte vendi.

Ngjarja u pėrhap gojė mė gojė nė Tiranė, madje njė prozator i ri qė e kalonte gjysmėn e lejes krijuese duke rrėmuar arkivat e vjetėr, gjeti nė kronikat mesjetare njė rast tė ngjashėm, sipas tij, me atė ēka kishte ndodhur nė aeroport. Ishte fjala pėr njė ndodhi tė shekullit tė pesėmbėdhjetė, kur kėshtjellarėt e njė fortese shqiptare, tė rrethuar prej shumė kohe nga turqit, pėr t'u treguar atyre se as qė ēanin kokėn nga rrethimi (ndėrsa nė tė vėrtetė ushqimet po u mbaroheshin dhe kishin nisur tė vuanin urie), ushqyen me grurė njė mushkė dhe e rrėzuan nga muret e kėshtjellės poshtė. Turqit, qė e ēanė menjėherė barkun e mushkės pėr tė parė se me se ishte ushqyer ajo, duke parė grurin e patretur mirė, pra duke kujtuar se tė rrethuarit kishin aq grurė sa tė ushqenin dhe mushkat, e hoqėn shpresėn se mund t'i detyronin tė jepeshin nga uria dhe kėshtu e ngritėn rrethimin.

Tregimi shkaktoi njė valė polemikash nė rrethet letrare, pėr shkak tė analogjisė qė u quajt krejtėsisht e gabuar. U tha se Shqipėria e sotme nuk ishte kurrsesi nė gjendjen e fortesės sė vjetėr ku kishte rėnė urija, dhe nė qoftė se ajo kthente mbrapsht tregtarėt flokėgjatė, ky veprim s'mund tė krahasohej kurrsesi me hedhjen nga muret tė mushkės sė ushqyer me grurė. Mirėpo ndėrkaq gazeta letrare ku qe botuar tregimi kishte mbėrritur jashtė shtetit nė zyrat speciale qė merreshin me Shqipėrinė dhe megjithėse askush nuk e dinte se ē'zbėrthim i qe bėrė atij tregimi atje, pas njė jave gjithēka u pėrsėrit ashtu si nė njė ėndėrr tė keqe, dhe nė aeroportin e Tiranės mbėrritėn prapė tregtarėt qė u ngjanin fantazmave, gjė qė dėshmonte pėr kėmbėngulje tė mėtejshme.

Ashtu si herėn e parė tregtarėt u ftuan tė kalonin te berberi dhe, meqenėse s'pranuan, u kthven mbrapsht si nė njė pantonimė tė pėrsėritur, drejt avionit qė i priste nė pistė.

Disa ditė aeroporti pothuajse u shkretua. Tepėr rrallė nisej ose mbėrrinte ndonjė avion dhe punonjėsit e aeroportit prisnin mė kot tė zbrisnin prej tyre tregtarė pa mjekra. Nė njė nga ato ditė me shi, njė doganieri vjetėr, qė vuante kohėt e fundit nga tensioni, tek vėshtronte njė re tė ngrysur tė lėvizte fare ultaz mbi pistė, kushedi pse, ndoshta ngaqė reja ishte pėrafėrsisht nė lartėsinė e trupit tė avionit (katėr herė ai kishte parė tek zbriste nga avioni pikėrisht nė atė lartėsi kryeministrin kinez), apo ndoshta ngaqė diēka kishte dėgjuar pėr hedhjen e pluhurit tė tij nga njė aeroplan pas vdekjes, apo thjesht ngaqė kohėt e fundit vazhdimisht kishte marramendje, doganierit, pra, iu duk se ajo re qė endej ashtu mbi fushėn e shkretuar tė aeroportit s'ishte veēse shpirti i vrerosur i Ēu En Lait.

Ishte njė det i pafund, njė Kashtė Kumtri komplotesh, prapaskenash, puēesh tė pėrgjakshme, me emra viktimash njėrrokėshe, kokat e tė cilave herė zhyteshin nė humnerė, herė ngjiteshin prej saj, nė njė valle tė ngadaltė makabre. Disa ishin ende tė pėrskuqur nga afshi i epokės, tė tjerė tė ftohur, tė zbehtė nga pluhuri i harresės, rishfaqeshin nė skenė si tė dalė nga njė seancė spiritizmi, pa ditur as vetė ē'kėrkonin: hakmarrje, viktima apo harresė tė re. Enver Hoxha shfletonte ngadalė fletėt e nxjerra nga ditari politik qė e mbante prej vitesh. Ishin disa mijėra fletė qė kishin lidhje me Kinėn dhe qė ai kishte kėrkuar t'ia sillnin disa orė mė parė, nė shtėpinė nė breg tė detit ku kishte ardhur tė kalonte fundin e javės.

Ai e mėnjanoi edhe mė globin e vogėl qė ndodhej mbi tryezė pėr t'u bėrė vend fletėve. Qė nga dritarja dukej bregu i detit, i shkretė, me rėrėn e egėrsuar nga dimri. Vėshtrimi i tij ndalej herė nė njė fletė, herė nė njė tjetėr, herė vetėm mbi datat dhe emrat e ditėve tė shėnuara nė krye tė fletėve. E martė, 6 tetor 1964 . Shenja jo tė mira. E enjte, 10 nėntor 1966 . Shpjegimet e Kan Shenit. Njė pjesė e njerėzve pėr tė cilėt flitej aty ai i kishte njohur. Tė tjerė, tė cilėt stuhia i kishte fshirė prej kohėsh, kishin aty fjalė, gjeste apo mendime tė ardhura me anė radiogramesh e raportesh. Duhej treguar gjithė botės kjo histori, tha me vete.

Gishtat e tij vazhdonin tė shfletonin letrat. E mėrkurė, 17 shkurt 1971 Ēen Po Taja dėnohet si tradhtar. E hėnė, 15 nėntor 1971 . Shėnime pėr Kinėn. Durrės, E shtunė, 22 korrik 1972 "Komploti" i Lin Biaos. Vėshtrimi iu ndal mbi kėtė tė fundit. Variantet e vdekjes sė tij, ashtu siē qenė servirur herė pas here nga vetė kinezėt, i ngjanin njė romani policor. "Vajza e Lin Biaos, pesė orė para se tė ngrihej avioni, lajmėroi Ēu En Lain se po arratisej i ati. Maoja paska thėnė: lėreni tė arratiset. Komplotisti Huan Juan Shen, pėr tė fshehur gjurmėt, propozoi qė ta rrėzonin aeroplanin me raketė, por i ndaloi Maoja..." Ai nėnqeshi, kapėrceu fletėt dhe lexoi mė tutje dyshimet qė kishte shfaqur qysh nė atė kohė pėr vdekjen e mareshalit. "Po versioni tjetėr: Mos e detyruan Lin Biaon tė arratisej dhe rrugės e likuiduan? Kamikaxe!... Fakte pėr komplot nuk kishin, por fakte krijuan dhe nė kėtė mėnyrė u kurdis komplot kundėr tij. Ai u thirr me urgjencė nė Pekin, hipi nė avion dhe, kur pa se nuk po zbriste nė Pekin, pyeti: Ku po shkojmė? Dhe, kur mė vonė pa se ishin mbi Mongoli, ai dhe njerėzit e tij nxorėn kaburet dhe vranė veten. Ē'u bė brenda? Avioni ra, u dogj. Asgjė nuk u mor vesh. Njė gazetė kanadeze informonte se "Kisingeri i kishte thėnė kryeministrit kanadez qė ekspertiza kishte vėrtetuar se nė karkasėn e avionit janė gjetur shenja predhash..." Pse tė kenė qėlluar brenda nė avion? Kush ka qėlluar dhe pse?! Vetėm Lin Biaoja ka qėlluar?! Edhe po ta pranojmė kėtė version, ai ka qėlluar sepse pa se po e ēonin jashtė Kinės, nė Mongoli (dhe jo nė Bashkimin Sovjetik, siē thonė kinezėt), kundėr vullnetit tė tij".

Ai i ngriti sytė nga fletėt, po nuk nėnqeshi dot. U kujtua se diku nė ditar kishte shkruar diēka pėr misterin me tė cilin e rrethonin veten udhėheqėsit kinezė. Pėr Lin Biaon pėr shembull s'jepet asnjė e dhėnė veē asaj qė ishte i sėmurė, qė trembej nga ujėrat... Mos vallė pėr kėtė e nisėn drejt shkretėtirės? Ai tundi kokėn. Njė galaktikė pabesie, ja si mund tė quhej e gjithė kjo. Ai gjeti stilografin midis fletėve dhe nėnvizoi megjithatė fjalėt "Shėnime pėr Kinėn" tė datės 15 nėntor. Kėshtu do ta quante librin. Ishte mirė qė bota ta merrte vesh kėtė dėshmi, mendoi. Me siguri do t'i hynte nė punė. Ai nėnvizoi pėr tė dytėn herė fjalėt "Shėnime pėr Kinėn" dhe mendoi se ishte vėshtirė qė tė kishte ndonjė vend e ndonjė popull tjetėr qė t'i kishte njohur kinezėt kėshtu. Te cepi i tryezės globi i vogėl lėshonte njė hijezė mbi librat. Atje Shqipėria ishte sa njė pikė, e vogėl, saqė s'e nxinte dot as emrin e vet. Kurse ata, tė mėdhenj e gjithė gunga kreshpėroheshin rreth saj. Ide tė zeza kishin lindur herė pas here nė ato shtete tė stėrmėdha. Dhe ishin aq tė lemerishme sa do tė besoje se, nė netėt kur lindnin, nga pesha e ligė e tyre globi tokėsor do tė trandej, dhe si i helmuari do tė humbte drejtpeshimin nė trajektoren e vet. Mirėpo asgjė s'kishte ndodhur.

Ēu En Lai. Ēeng... Ēang... Ata vazhdonin tė shfaqeshin e tė rishfaqeshin pėrsėri, si tė thirrur nga gongu i zvargur, ngjethės i kohės. Ai i shkėputi sytė prej letrave dhe vėshtroi prapė bregun pa njeri tė detit. Zilja e njė telefoni binte diku nė thellėsi tė shtėpisė. Kur pas disa ēastesh trokitėn nė derė pėr ta lajmėruar se furrnalta e kombinatit metalurgjik qe zhbllokuar me anė tė shpėrthimit, ai ende e kishte nė vesh zilen e largėt tė telefonit. Njeriu qė solli lajmin vazhdonte tė rrinte te dera si nė mėdyshje. - Ka diēka tjetėr?

Tjetri u duk se e dha mė parė me sy atė qė donte tė thoshte: - Nga shpėrthimi ėshtė vrarė njė inxhinier dhe disa punėtorė... Njė tjetėr ėshtė verbuar, pėrveē tė plagosurve.

Njė copė herė tė gjatė Enver Hoxha qėndroi pa lėvizur. Nga shpėrthimi ishte vrarė njė njeri, tė tjerė ishin plagosur. Sytė e tij vėshtruan rrėshqitazi fletėt e ditarit, sikur ngjarja tė ishte edhe aty, midis rreshtave. Vetėtimthi iu renditėn nė kujtesė pamje tė plagosurish nė luftė, shokė tė vjetėr, njė pjesė e tė cilėve s'ishin shėruar dot. Ata qenė vrare nė fillim tė epokės, qė tani quhej prej tė gjithėve "kohė e Partisė", kurse kėta tė cilėt tani, pas gati dyzet vjetėsh, qenė goditur te furrnalta, ishin me siguri tė rinj, nga brezi i bijve, ndoshta nipave tė tyre. Dhe plagėt do t'i kishin tjetėrlloj, jo mė prej predhe, por drejt e nga metal i shkrirė... E megjithatė ishte e njėjta gjė. Pa dyshim e njėjta gjė, tha me vete, pėrderisa bashkė me stafetėn po merrnin mbi supet e njoma tėrė barrėn e sakrificave. Dhe gjithė mesazhet e vulat e saj. Ai vėshtroi prapė bregun e detit, si pėr tė shpėrndarė atje pjesėn e dhimbshme tė lajmit tė porsamarrė. Po afronte mbarimi i mijėvjeēarit dhe Shqipėria po shlyente llogaritė e fundit me hijet e botės sė vjetėr. E kthjellėt, pas njėzet shekujsh mundimesh, ajo do tė gdhinte nė mijėvjeēarin e tretė tė historisė sė kontinentit, qė ishte njėkohėsisht i treti mijėvjecar i saj. Njėzet e katėr orė para zhbllokimit tė furrnaltės sė ēelikut, nga uzina mė e madhe kimike e vendit mbėrriti nė Tiranė telegrami qė njoftonte rifillimin e plotė tė prodhimit. Pas dy orėsh, sikur ta kishin bėrė me fjalė, dėrguan njoftime tė gėzueshme shkritorja e bakrit nė Veri dhe dy uzina nė Shqipėrinė e Mesme, tė dyja tė dėmtuara rėndė nga bllokada. Po atė mbrėmje Ministria e Jashtme ktheu mbrapsht propozimin pėr njė kredi tė bėrė nga njė vend neutral, me shpjegimin e shkurtėr se kushtetuta e Republikės ndalonte marrjen e kredive nga jashtė. Nė orėn dy pas mesnate nė zyrėn e dezhurit tė Komitetit Qendror mbėrriti telegrami qė lajmėronte shpėrthimin e njė fontane nafte pikėrisht nė zonėn ku vazhdonin prej disa muajsh kėrkimet, nė kundėrshtim me kėmbėnguljen e kinezėve pėr ta shpallur atė zonė tė braktisur. Pėrpara se lajmi i gėzueshėm tė shpėrndahej gjerėsisht me anė tė telefonėve nėpėr zyrat e kryeqytetit, atė e sollėn udhėtarėt e trenit tė mėngjesit, tė cilėt e kishin parė flakėn e fontanės nga dritaret e vagonėve herėt nė mėngjes, nė kohėn qė treni kalonte pėrmes fushės. Flitej se makinisti i kishte rėnė sirenės shumė herė rresht pėr njė kohė tė gjatė udhėtarėt e trenit kishin mbetur tė mbėrthyer te xhamat e ftohtė, ndėrsa flakadani regėtinte mallėngjyeshėm nė largėsi.

Po atė mėngjes, aty rreth orės gjashtė e ēerek nė njė truall tė shkretė nė rrethinėn veriperėndimore tė Tiranės, jo larg shinave hekurudhore, atje ku njė javė mė parė ishte gjetur i varur nė shtyllė tė vjetėr telefoni, ish-pronari Llukė Alarupi (copat e prera tė gazetave, letrat e pėrqindjeve e gjithfarė shkresurinash tė tjera ishin shpėrndarė me dhjetėra metra pėrreth), pikėrisht nė atė vend disa punėtorė tė komunales po zbrisnin prej njė furgoni me ca arka druri, sipėr tė cilave, nėn hieroglifet e mėdha kineze, qe shkruar shqip fjala "Fishekzjarrė".

Kishin urdhėr qė tė shkatėrronin fishekzjarrėt pa rėnė nė sy, ndaj dhe kishin zgjedhur atė vend tė mėnjanuar, pa e menduar aspak se pėrbri kalonte treni. Nėn ndriēimin e mėngjesit qė sa vente shtohej ata panė se vendi pėrreth ishte vėrtet njė i yrt shkretė, nga ata qė mund tė krijohen vetėm pranė qyteteve tė mėdha. Ishte njė ligatinė, ku balta argjilore, plehurinat, bidonat e shtypur dhe njė lagėshtirė si prej gome, bėnin qė mė tepėr se me tokė tė ngjante me njė letėr katrama, me ca reflekse tė zeza, tė lagėshta pėrsipėr, njė lloj peizazhi hėne, por jo tė hėnės sė mirė tė vjetėr, por asaj tė fotografuar pas fluturimeve kozmike.

-Hajde, jepi, - tha njėri prej tyre, me sa dukej pėrgjegjėsi, dhe i mėshoi me njė levė arkės sė parė. Tani kini kujdes se mos i nxjerrim sytė njėri-tjetrit. Nga arka nxori njėrin prej kartuēave dhe me kujdes i afroi ēakmakun. - Ptu, paska marrė shumė lagėshtirė, - shkrofėtiu. - Mė jep njė tjetėr. Kartuēi u drodh papritur dhe kėrceu tutje nėn britmat e punėtorėve. Disa metra mė tutje ai ra, lėshoi pak flakė dhe shkėndija, pastaj rrėshqiti nė formė rrethore, duke nxjerrė njė fėrshėllimė tė mbytur, kėrceu pėrsėri si djall dhe shpėrtheu me njė flakė tė ftohtė duke ndriēuar frikshėm vendin. - Thonė se, kur bien nga lart, krijojnė lloj-lloj figurash: dragonj, gjarpėrinj, - tha njėri nga punėtorėt. - Ndaj edhe u mor vendimi pėr t'i prishur, - tha njė tjetėr. -Hajde, lėrini filozofitė tani, -tha pėrgjegjėsi. - Filloni se jemi vonė, veē kujdes mos pėrcėlloni njėri-tjetrin. Nė fillim me druajtje, pastaj pėrherė e mė pa kujdes, punėtorėt e komunales nisėn tė ndiznin kartuēat sipas kėshillės sė dy xhenierėve, qė pėrkuleshin herė te njėri, herė te tjetri. Trualli, gjysmė i mugėt gjer atėherė, nisi tė ndriēohej nė mėnyrė tė egėr, groteske e tė panatyrshme.

Ishte pikėrisht koha kur treni i udhėtarėve, atyre qė kishin parė sė largu flakėn e fontanės sė naftės me shpejtėsi krejt tė ngadalėsuar po i afrohej stacionit tė kryeqytetit. Punėtorėt e komunales kthyen kokat nga vagonėt, nė dritaret e tė cilėve kishte mjaft njerėz. - Ē'po bėni kėshtu? -pyeti gėzueshėm njė nga udhėtarėt, njė vajzė e re me flokė tė ēelėt, qė shpupurishja e erės dukej se ia argjendonte edhe mė. - Po prishim fishekzjarrėt kinezė, - u pėrgjigj njė nga punėtorėt e rinj, duke harruar porosinė qė kishin pėr tė mos bėrė bujė. - Ēfarė?

Vajza nuk arriti ta dėgjonte pėrsėritjen e pėrgjigjes, sepse vagoni u largua. Nga njė vagon tjetėr ua bėnė me dorė. Kurse nga ai i parafundit dikush thirri - E morėt vesh. Ka shpėrthyer naftė! Njė copė herė, pasi treni u largua, punėtorėt folėn pėr lajmin e gėzuar. Unė kujtova se tha pėr furrnaltėn e ēelikut, tha dikush, kam vėllanė atje. Fjalėt e tyre ishin tė rralla, nė krahasim me mendimet. Dhe kjo ndodhte sepse ato ishin tepėr tė dendura, ngaqė lidheshin njėkohėsisht me lajmin e gėzuar, me fishekzjarrėt qė po i prishnin dhe ndoshta me mendimin se lajme tė tilla tė hareshme, ashtu sikurse gjithė gėzimet e tjera, s'mund tė festoheshin me fishekzjarrė tė pabesė. Treni kishte mbėrritur ndėrkaq nė Tiranė bashkė me lajmin e fontanės, flakadani i sė cilės, si i ndarė nė dhjetėra mijėra flakėza tė vogla, lodronte tani nė sytė e njerėzve. Orėt e para tė ditės ishin tė mbushura me njė lloj pritjeje. Flitej se edhe furrnalta e ēelikut ishte zhbllokuar, por shumė njerėz kujtonin se nuk ishte veēse shpėrthimi i naftės qė ngatėrrohej me tė. Nė tė vėrtetė kishte ditė qė shqetėsimi pėr furrnaltėn kishte kapėrcyer kufijtė e qytetit ku ajo ndodhej pėr t'u shpėrndarė nė tėrė vendin. Pėrveē arsyeve tė tjera kjo ndodhte ndoshta nga njė fjalė "zhbllokim" si e afėrta dhe njėkohėsisht e kundėrta e fjalės "bllokadė", shkaktonte te njerėzit njė shtėllungė ndjesish, tė cilat bėnin qė ajo ta kapėrcente kuptimin e vet konkret, tė shtrihej mė larg jo vetėm si domethėnie, por edhe si shpresė, si fillim me mbarėsi apo si ogur i mirė pėr gjithēka tjetėr. Nė orėt pėrpara mesditės, megjithėse ende s'ishte e qartė ē'kishte ndodhur, kudo nuk flitej veēse pėr tė. Nė barin e hotel "Dajtit" diplomatėt e huaj, qė gjithashtu diēka kishin marrė vesh, kėmbyen tė rejat me njėri-tjetrin, por ato ishin disi tė turbullta dhe jo shumė logjike. Edhe mė tė turbullta e me logjikė tė pakėsuar ato u transmetuan nga antenat e ambasadave, pastaj mė shpejt se nė mendėsinė e popujve antikė, pėr tė cilėt bota ishte pėrzierje njerėzish e hyjnish, ato u zhvendosėn nė sferat e larta qiellore, atje ku nė vetminė e tyre tė frikshme satelitėt spiunė, njė pjesė e tė cilėve mbanin vėrtet emra hyjnish greke, ia kaluan njėri-tjetrit.

Po ndodh diēka? Njė gjė misterioze? Specialistėt e qendrave tė zbulimit hiqnin e vinin kufjet te veshėt. duke qenė nė njė mendje me shqetėsimin e transmetuesve, qė mendonin se nuk pėrligjej njė trazim i tillė nė shkallė kombėtare pėr gjėra banale si zbulimi i njė zone nafte apo remonti i njė furrnalte. Pa shihni mirė, mos ėshtė fjala prapė pėr komplotin. Mos keni ngatėrruar fjalėt "zhbllokim" me zbulim komploti... A ka nė shqipe fjalė "shkomplotim?" Jo, jo, jo s'ka kurrfarė ngatėrrimi... ėshtė ēėshtje qė lidhet me pronėn... Ēfarė prone, po thua. Prona private atje ėshtė gremisur nė albys... Jo privatja, zotni, e pėrbashkėta... Ah, e pėrbashkėta, akoma besoni nė kėto romantizma? Me veshėt qė u buēisnin nga sinjalet jepnin udhėzime tė reja pėr zhbirim tė mėtejshėm dhe satelitėt prapė ia kalonin njėri-tjetrit ato ciuciut e tyre, klithma tė kushedi ē'shpendi prehistorik ngecur nė tangenten e kohės qė rrihte tė kthehej, por s'futej dot prapė nė kėtė botė. Shefin e thirrėn te zėvendėsministri dhe ato tė dyja, qė mė parė mezi ē'prisnin njė rast tė tillė pėr tė folur pak, qėndruan tė heshtura, secila nė tryezėn e saj. Kjo ishte vėrtet e padurueshme, por Silva e ndiente qė, sa mė shumė ngutej pėr tė gjetur njė motiv bisede, pėr tė mos lėnė tė krijohej ajo boshėsi e mallkuar, aq mė tepėr e humbte toruan, s'gjente asgjė dhe bėhej nervoze nė fillim me vetveten, pastaj me Lindėn. Mirė unė s'flas dot njėlloj si mė parė, mendonte me vete, qė nga ajo pasdite kur i pashė tė dy nė rrugė, por ajo ē'ka? Dhe vėrtet, ē'kishte ajo? Pėrse nuk ishte sė paku ajo njėlloj si mė parė? Kjo do tė ishte gjysma e sė keqes. Po, po, ngulte kėmbe me vete Silva, ishte Linda ajo qė duhej tė sillej njėlloj si mė parė, pėr ta prishur atė tendosje midis tyre. Ajo s'e dinte qė Silva i kishte parė, pra i pėrkiste asaj tė sillej natyrshėm dhe bashkė me veten ta ēlironte edhe Silvėn nga kjo bezdi.

Megjithėse arsyetonte kėshtu, ndėrsa pėrpiqej mė kot tė nervozohej me shoqen e zyrės, porsa me bisht tė syrit kapte njė pjesė tė profilit tė saj (ai ishte i gjithi nė pritje, si profil i njė shkollareje para provimit), Silva e ndiente se asnjėherė nuk do tė mundte tė zemėrohej me tė pėr kėtė gjė. Nė spikamėn e atij profili kishte diēka qė tė zgjonte atė dhembshurinė e veēantė, tepėr tė rrallė, qė pėrftohej jo prej mjerimit, po prej lumturisė. Dhe atėherė Silva bėnte veten fajtore pėr gjendjen e krijuar midis tyre. Ishte Silva ajo qė, duke pasur pėrparėsi ta dinte atė qė tjetra e kujtonte ende tė fshehtė tė saj, kishte emetuar me siguri valėt e ftohtėsisė, qė tjetra, nė pėrgjim siē ishte, i kishte thithur menjėherė. Por edhe sikur tė mos ishte kjo, fakti qė Linda nuk sillej dot njėlloj si mė parė tregonte se ajo kurrsesi s'bėhej dot shtihane me Silvėn. E vogla, s'ka faj, mendonte atėherė Silva. Dhe fakti qė nuk ia kishte treguar Silvės lidhjen e saj (nė qoftė se kjo ishte vėrtet njė lidhje), ishte i shpjegueshėm. Ēdo femre nė vend tė saj do t'i vinte zor, shumė zor.

Sikur ta dinte ajo qė mua s'mė vjen aspak keq pėr kėtė, mendonte Silva. Pėrkundrazi, pėr Besnikun do tė ishte njė zgjidhje e mrekullueshme dhe pėr Verianėn e vogėl Linda do tė ishte me siguri njė nėnė e mirė tani pėr tani, dhe pas ca vjetėsh njė shoqe e mirė. Disa herė Silva kishte menduar se ndoshta do tė ishte mirė qė ajo t'ia thoshte e para, fare thjesht dhe haptas, megjithatė s'kishte guxuar. Vėrtet ajo kishte pėrparėsinė tė dinte njė tė fshehtė tė tjetrės, por nga ana tjetėr, edhe tjetra kishte pasur, madje shumė kohė mė parė se Silva, pėrparėsinė mbi tė, pėr vetė faktin qė kishte krijuar lidhje me ish-kunatin e saj, pa u ditur prej askujt. E ngatėrruar nė arsyetime tė tilla, Silva shkėputej prej tyre zakonisht duke thėnė me vete: mė mirė tė mos i kisha parė fare atė pasdite. Ja, edhe tani ajo po mendonte pikėrisht kėtė, ndėrsa sytė vėshtronin herė pas here nga dera, me shpresė se nė tė do tė trokiste ndonjė shpėtimtar. Por heshtjen e prishi zilja e telefonit, e cila tingėlloi ēuditėrisht fort, saqė Silvės i erdhi tė thoshte: dreq! Kur ngriti dėgjuesen dhe nė telefon njohu zėrin e Besnik Strugės, gati sa s'thirri: po kjo ėshtė njė ēudi! Sikur aty pranė tė mos ishte Linda, ajo do t'i thoshte me siguri: sa ēudi, Besnik, pikėrisht ty tė kisha ndėr mend tani. Mirėpo zėri i tij, qė nė fillim asaj iu duk se vinte i prerė pėr shkak tė aparatit. ishte vėrtet ashtu. Dėgjo, po i thoshte ai, te Bermemajt ka ndodhur njė fatkeqėsi. Njė inxhinier i ri, ndoshta tė ka rėnė rasti ta njohėsh, Maks quhej, ėshtė vrarė sot nė mėngjes nė kombinatin metalurgjik. - Si? -lėshoi njė klithmė tė vogėl Silva. - Si ėshtė e mundur?... - Veē kėsaj, - vazhdoi zėri nė telefon, - Viktor Hila... - Si ? - thirri Silva. - edhe ai.. . - ėshtė gjallė, vetėm se ėshtė verbuar. - Si ėshtė e mundur?-klithi ajo. Fjalėt iu dukėn tė egra dhe njė gjymtim i tillė, i vjetėr, krejt jashtė kohe, ngjante i padurueshėm. - Tani, dėgjo, - vazhdonte tė fliste ai. - Megjithėse pėr arsyet qė i di ti unė nuk e kam tė lehtė tė vete te Bermemajt, do tė shkoj megjithatė. Ishte shoku mė i ngushtė i Benit. - Po, e ndėrpreu Silva me zė tė shuar. - I kam takuar tė dy kur isha atje kur po bėheshin gati... Po Beni si ėshtė? - ėshtė djegur pak, gjė pa rėndėsi. Ka pasur disa tė plagosur. Dėgjo tani, pėrse tė mora. Unė, siē tė thashė, do tė shkoj te Bermemajt. Ti a do tė vish? Megjithėse edhe pėr ty ėshtė e vėshtirė, por pėr hir tė Skėnder Bermemės... - Po, po, do tė vij, - e ndėrpreu Silva, - do tė vij patjetėr. Po... - Kurse Viktori tani pėr tani ėshtė atje, nė spital. Do tė bisedojmė mė vonė pėr tė. - Tė kuptoj. - Atėherė po tė telefonoj nė shtėpi nė orėn katėr pėr tė shkuar bashkė. Trupin besoj se do ta sjellin nė mesditė dhe pasdite vonė mund tė bėhet varrimi.

Kur Silva e la dorezėn e telefonit, e ndjeu veten tė dėrrmuar. - Ka ndodhur diēka? -tha Linda qė po e ndiqte me ca sy tė frikėsuar. Silva bėri "po" me kokė. - Njė i njohuri ynė... ėshtė vrarė sot nė mėngjes nė metalurgjik. - E tmerrshme, - pėshpėriti Linda. - Veē kėsaj, - Silva pėrsėriti po atė pauzė qė kishte bėrė Besniku nė telefon, - Viktor Hila, tė kujtohet me siguri... ėshtė verbuar. Linda u zverdh. - Ē'tmerr, - belbėzoi disa herė rresht me zė tė ulėt. - Gjithė ajo e qeshur pėr atė kėmbėn e kinezit, -tha Silva si tė fliste me vete. - Kush e mendonte se do tė mbaronte kėshtu. - Ah, po! - tha Linda. - Sikur ta parandiente, - Mė kujtohet qė thoshte: ju qeshni, por unė s'jam mirė. - Nė tė vėrtetė prej asaj gjėje qė dukej si pėr tė qeshur e pėsoi, - tha Silva. - Po tė mos ikte nga uzina, tani do tė ishte gjallė. Lindės nuk i bėri ndonjė pėrshtypje qė Silva padashur e barazoi verbimin e tjetrit me vdekjen. Ajo mori frymė thellė. - Ishte Besnik Struga nė telefon, - tha Silva pas njė copė here, - vėllai i tij ėshtė plagosur gjithashtu. Ajo i tha kėto fjalė pa e vėshtruar Lindėn, pėr tė mos e detyruar tė skuqej. Po mbase s'ėshtė as ashtu... siē e mendoj unė, tha me vete pas pak. Rrėshqitazi sytė e saj vėshtruan njė grimė profilin e tjetrės. Fytyra e Lindės dukej si e porsadalė nga njė banjė avulli dhe Silva e kuptoi se kishte qenė e padrejtė me tė. Por e hoqi mendjen aty pėr aty prej saj. Nė pėrfytyrimin e saj, nė mėnyrė tė vazhdueshme, si njė skenė qė pėrsėritet nė njė montazh, dilnin dy inxhinierėt e rinj tė nxirė nė fytyrė, pėrmes blozės tė sė cilės buzėqeshja e tyre spikaste disi habitshėm, e prishur vende-vende... Po, po, ia bėri me vete Silva, qysh atėherė ajo buzėqeshje ishte disi anormale... e larguar... Silva u pėrpoq tė mos e mendonte mė. Ajo risillte tani ndėr mend fjalėt e Besnik Strugės pėr vajtjen te Bermemajt dhe mendonte se, nė qoftė se ai e kishte tė vėshtirė atje pėr shkak tė sė fejuarės sė dikurshme, jo mė pak tė vėshtirė e kishte Silva, dhe madje pėr tė njėjtin shkak. Po ndėrsa vajtja e Besnikut pėrligjej pėr arsye tė tė vėllait, si do tė pėrligjej vajtja e saj? Oh, sa e marrė jam!, tha me vete pas pak. Ajo kishte Skėnder Bermemėn, mikun e vjetėr tė familjes, tė pazėvendėsueshėm prej askujt. Dhe sa mirė qė me gruan e tij kishte vendosur marrėdhėnie tė mira kohėt e fundit. Veē kėsaj, tani qė Ana s'ishte mė, gjithė ajo strulkturė e tendosur e krijuar pėr shkak tė saj midis tri familjeve: Bermemajve, Strugajve dhe Krasniqėve, vetvetiu qe zbehur. Dhe do tė zbehej ndoshta edhe mė nė qoftė se hynte nė skenė... Silva ktheu kokėn nga tryeza e Lindės dhe pa se ajo e vėshtronte ngultazi. Ajo gjendje pasavullore kishte ikur tashmė nga fytyra e saj, duke u pėrqendruar kryesisht te sytė.

- Silva, - tha ajo me njė zė si tė pėrbėrė prej grimcash kristali,- desha tė tė thosha diēka. Silva e mori me mend se sa tė vėshtirė e kishte tjetra tė fliste, dhe ai zė nga ēasti nė ēast dukej se do tė thėrrmohej. - E di, Linda, - shpejtoi tė thoshte ajo. si pėr tė ndaluar njė vuajtje. Sytė e Lindės, me atė rrjetėn e imėt ngjyrė gri, qė ndriēimi i ditės e bėn, edhe mė tė bukur, mbetėn tė palėvizshėm nėn vėshtrimin e saj. - Ju kam parė njė ditė nė rrugė, - tha Silva. Pa mbaruar mirė fjalėn, ajo pa valėn e skuqjes qė vėrshoi nė fytyrėn e tjetrės. -Unė... kaq herė kam dashur... por ti e kupton mė vinte kaq zor... kaq zor... -E kuptoj, -tha Silva. -Megjithatė ėshtė njė gjė e natyrshme dhe s'ka pse tė tė vijė zor nga unė. ėshtė njė gjė krejt e natyrshme. ėshtė njerėzore... Silvės iu duk se edhe pak dhe e folura e saj do tė ngjante si e pėrbėrė prej titujsh librash apo filmash. Pėr tė ndėrruar bisedė, e solli fjalėn prapė te vdekja qė porsa kishte ndodhur dhe te verbimi i Viktor Hilės duke folur, i shkoi nėpėr mend ideja se Lindės nuk i interesonte ndoshta kjo, dhe si shumica e njerėzve, qė kur e kanė mendjen te diēka mezi ē'presin qė biseda tė kthehet prapė atje, ndoshta edhe Linda, tani qė biseda pėr Besnikun qe mėnjanuar, do tė donte mbase tė flitej veē pėr tė. Mirėpo pėr habinė e saj Silva vuri re se Linda dėgjonte me vėmendje gjithēka qė ajo po i thoshte pėr Bermemajt. Interesimi i saj qe i njė lloji tė tillė saqė Silvės, pa e kuptuar as vetė pėr ē'arsye, e shtyrė mė tepėr nga njė intuitė e turbullt sesa nga mendimi i qartė, iu duk se tjetra kishte dėshirė tė vente atje. - Ti do qė tė vish? - e pyeti ajo. Linda ngriti supet. -Do tė doja shumė, por... -Po tė duash, mund tė vish,-e ndėrpreu Silva. -Kjo s'ėshtė njė vdekje e zakonshme, ėshtė nga ato qė quhen gjėmė, dhe nė vdekje tė tilla zakonisht vijnė tė njohur e tė panjohur. Linda dėgjonte e pėrqendruar. - Ti mund tė vish, - vazhdoi Silva, ndėrsa me vete thoshte se ajo duhej tė vinte vėrtet nė qoftė se lidhjen e saj me Besnikun e mendonte jo si diēka argėtuese e tė pėrkohshme. Befas Silvės iu duk se kjo ishte pikėrisht prova: vajtja apo jo nė kėtė zi. - Do tė doja vėrtet, - tha Linda, - nė qoftė se Besniku (ajo e pėrtypi emrin e tij nėpėr dhėmbė, si tė donte ta bėnte mė tė pavėrejtshėm te Silva), nė qoftė se ai s'do ta merrte... s'di si ta them. - Ah, jo, nė asnjė mėnyrė, veē kėsaj... - Silva deshi t'i thoshte se Bermemajt nuk ishin familja e Besnikut, pėrkundrazi ...apo ndoshta Linda e kishte tamam pėr kėtė... Por sido qė tė ishte, edhe sikur Linda t'i merrte Bermemajt si familje qė lidhej me Besnikun pėr shkak tė vėllait tė vogėl tė tij, edhe sikur pėrkundrazi t'i merrte si familje qė ishin nė mėri me Strugajt pėr arsye qė diheshin, Besniku s'kishte pse t'ia merrte pėr keq vajtjen asaj. Nė rastin e parė Lindės mund t'i vinte zor tė shfaqej atje, siē i vjen zor ēdo vajze qė tė marrė tė drejtėn nė mėnyrė tė parakohshme tė shfaqet te shtėpia e tė dashurit, nė rastin e dytė mund tė druhej se dikush mund tė kujtonte se ajo shkonte atje me kureshtjen e sėmurė... Po cili dikush?, tha Silva me vete. Atė gjė tani e dinte pėrveē saj vetėm Besniku. Jo, ai s'ishte i tillė. - Nuk e besoj, -tha ajo pa u kujtuar aspak se ku e kishte lėnė fillin e frazės.-Do tė ishte meskine nga ana e tij. - Ēfarė? - ia bėri Linda. - Nuk e besoj qė Besniku do ta merrte pėr keq ardhjen tėnde. Pėrkundrazi, ndoshta do t'i vinte mirė. ėshtė njė gjė njerėzore... Vėllai i tij i vogėl ėshtė plagosur gjithashtu. - Po, ma the pak mė parė. Hyri shefi dhe ato e ndėrprenė bisedėn. Gjer nė mbarim tė orarit zyrtar, pėr dėshpėrimin e Lindės, nuk mbetėn dot vetėm asnjė ēast. Ajo mezi ē'priste qė tė rihapnin bisedėn e lėnė pėrgjysmė nė mėnyrė qė Silva t'i thoshte diēka konkrete pėr vajtjen te Bermemajt. Kur dolėn nga ndėrtesa e ministrisė dhe Linda e pa se prapė s'kishte ndonjė shpresė tė ngeleshin vetėm, meqenėse, pėr fat tė keq, me ta u bashkua tok njė grup i vogėl i bezdisshėm bashkudhėtarėsh, duke mposhtur druajtjen, ajo i pėshpėriti Silvės nė ēastin qė do tė ndaheshin: -Atėherė... pėr pasdite si do tė bėjmė?... -Unė mendoj tė vish, -tha Silva. Pas disa hapash, ajo ktheu kryet. - S'ka asgjė tė jashtėzakonshme. Veē kėsaj ne do tė jemi tė gjithė atje... Linda, me fytyrė tė mėrzitur, u tha drekėn e mirė tė tjerėve dhe mori rrugėn e shtėpisė. Ne do tė jemi tė gjithė atje, pėrsėriti me vete. Ē'ishte kjo frazė e mjegullt dhe ē'ishin kėta "ne tė gjithė"? A nuk mund t'i thoshte qė tė linin njė orė pėr tė shkuar tė dyja bashkė? Linda e ndiente veten tė prekur. Ishte ende e huaj pėr ta. E ruanin me xhelozi rrethin e tyre. Ne tė gjithė do tė jemi atje. Kurse ajo duhej tė shkonte vetėm. Madje as Besniku nuk i kishte thėnė asgjė. Kishte folur me Silvėn nė telefon sikur ajo, Linda, tė mos qe fare nė tė njėjtėn zyrė. Natyrisht, ishte ende e huaj.

Linda ecte me shpejtėsi. Megjithatė, ai mllef i papritur qė e kishte kapur pas ndarjes me Silvėn sa vente po e linte. Po arsyetoj si njė kalama, tha me vete. Ishte me tė vėrtetė njė lajthitje nga ana e saj tė mendonte ashtu. Si mundej qė Besniku ta merrte me mend se ajo mezi ē'priste ta ftonin tė shkonte nė njė vdekje? Me siguri as qė i shkonte nėpėr mend. Natyrisht as qė e pėrfytyronte. Pėrkundrazi, do t'i dukej njė gjė e mėrzitshme, e pakuptimtė. Linda mori frymė thellė. Si mund ta kuptonte ai, si mund ta kuptonin ata "ne tė gjithė" se ajo donte tė shkonte atje jo pėr t'i bėrė qejfin dikujt, e aq mė pak pėr ndonjė interes meskin (uf, sa e shėmtuar ishte edhe vetėm po ta mendoje), por thjesht sepse vazhdonte tė ishte e magjepsur prej botės sė tyre, se donte tė ishte e afėrt me gjithēka qė lidhej me tė, me stilin, aromėn dhe me gjithēka tjetėr, qofshin kėto gėzime apo fatkeqėsi. Jo, kurrsesi ata s'mund ta kuptonin kėtė. Ne tė gjithė... Megjithatė Silva diēka kishte ndier pėrderisa i tha tė vente. Ajo, me intuitėn e gruas...

Linda kishte mbėrritur nė shtėpi dhe ishte duke ndihmuar tė ėmėn pėr tė shtruar tryezėn e drekės, kur ra telefoni. Ishte Silva. Dėgjo, thoshte ajo me njė zė tė nxituar, nuk arritėm tė sqaroheshim pak pėrpara pėr shkak tė njerėzve. Ne mund tė shkonim bashkė atje, mirėpo unė nuk thashė se Besniku do tė mė telefonojė rreth orės katėr. Nė qoftė se ti dėshiron tė vish me ne... -O, jo, -e ndėrpreu Linda, -jo me atė... -Po pse? Nejse, si tė duash, ndoshta ti e mendon mė mirė. Sidoqoftė, unė mendoj se mund tė vish edhe vetėm Jam e sigurt se atje do tė ketė njė grumbullim tė tillė njerėzish saqė askush s'do tė vėrė re... Ti e di adresėn? -Jo,-tha Linda me zė tė dobėt. Silva ia tha dhe Linda, duke pėrsėritur me vete emrin e rrugės dhe numrin e shtėpisė, u ul nė tryezėn e drekės krejt e papėrqendruar. Ndėrsa ecte drejt shtėpisė sė Bermemajve. Linda e qetėsonte veten duke menduar se ishte nė dorė tė saj qė, pasi tė shikonte gjendjen tė vendoste nėse duhej tė hynte ose jo. Grumbullimin e njerėzve pėrpara shtėpisė ku kishte ndodhur vdekja e pa qė larg. Ishin mė shumė se ē'e mendonte, pėrgjatė trotuarit, te hyrja e pallatit dhe madje nė trotuarin pėrballė. Midis makinave tė ndaluara pėrbri rrugės dukej njė autoambulancė. Sa mė shumė qė i afrohej grumbullit, aq mė tepėr i ngadalėsonte hapat. Kur mbėrriti te hyrja, e kuptoi se mund tė ngjitej nėpėr shkallėt fare pa u vėnė re. Nė to hipte e zbriste njė rrjedhė e paprerė njerėzish dhe Linda nisi tė ngjitte shkallėt pa vėshtruar kėnd, duke i dhėnė zemėr vetes se ishte nė dorėn e saj tė zbriste prapė, po ta shihte tė nevojshme, pa hyrė fare tek apartamenti i pėrzishėm.

Te kati i tretė dy dyert e apartamenteve pėrballė ishin tė hapura dhe Linda, pa e kuptuar ende se cili qe apartamenti i Bermemajve, u fut nė korridorin e njėrit prej tyre. Pėr fat korridori ishte gjithashtu plot me njerėz dhe Linda nuk arriti tė merrte dot vesh se ku priteshin burrat e ku gratė. Kishte pėrshtypjen se, ndryshe nga zakonisht, qenė tė pėrzier. Linda mori frymė thellė dhe kėrkoi ndonjė kėnd ku mundėsisht tė mos binte fare nė sy. E ndiente se guximi i saj kishte mbaruar. Por edhe kėtu nė korridor mund tė rrihej. Gjendeshin vazhdimisht njerėz qė hynin e dilnin nga dhomat. dhe kryesorja qe se askush nuk drejtonte vėmendjen tek asnjeri. Kishte thėnė mirė Silva: nė raste tė tilla, kur vdekja ishte e gjėmshme, gjithēka, madje edhe zakonet ndryshoheshin. Lindės nuk po i zinte syri asnjė tė njohur. Njė ēast iu duk se pa shpinėn e burrit tė Silvės, por s'qe e sigurt. Ndoshta tė tjerėt janė nėpėr dhomat, mendoi. Po trupi ku ndodhej? Kishte mė shumė se njė ēerek ore qė rrinte ashtu dhe ndoshta do tė mbetej atje gjer nė fund, kur pa tė hynte Silva. Linda bėri njė lėvizje drejt saj dhe ajo e vuri re. -Ah, paske ardhur, - i tha me zė tė ulėt. -Po ju, tani erdhėt?-pyeti Linda. -Jo, kemi pak. Ti ke hyrė nė dhomat ku presin? Fytyra e Silvės gjithashtu dukej pakėz e hutuar. -Jo,-u pėrgjigj Linda. -As unė. Eja tė shkojmė bashkė. Mos kujto se unė e kam lehtė. Linda e pa me mirėnjohje. Ndėrsa ecnin drejt derės, ajo e shtrėngoi fort te bėrryli. Deshi ta pyeste ku ishte Besniku, por nė vend tė kėsaj tha: Sa mirė qė tė gjeta! Dhoma ku hynė ishte e madhe, e mobiluar rėndė, me njė numėr tė madh karrigesh tė vendosura rreth e rrotull. Ato u ulėn pėrbri dhe Linda vazhdonte ta mbante Silvėn te bėrryli. Nė dhomė ishte njė gjysmėheshtje, e prishur vetėm nga ca biseda me zė tė ulėt, asnjėra prej tė cilave nuk kapėrcente qendrėn e dhomės pėr t'u lidhur me njerėzit qė rrinin pėrballė. - Ai ėshtė i vrari? - pyeti me zė fare tė ulėt Linda, duke treguar me sy njė fotografi tė madhe tė vendosur midis fotografive tė tjera nė murin pėrballė. Silva bėri "po" me kokė.

Pėrhumbshėm Linda vėshtronte njė orė tė madhe bronzi me statujėn e vogėl tė Skėnderbeut sipėr, poshtė sė cilės ishin gdhendur fjalėt "Erdhi ditė e Arbrit". I kujtohej se e kishin bėrė nė mėsim kėtė formulė tė vjetėr gati gjashtėshekullore, tė cilėn, ngaqė kishte kuptim tė dyfishtė, mund ta pėrdorje edhe pėr fitoret edhe pėr zitė kombėtare. Hyri njė valė e re njerezish dhe Silva me Lindėn, bashkė me njė grumbull tjetėr, u ngritėn pėr tė liruar vendin. Njė pjesė e atyre qė dolėn nga dhoma ndenjėn nė korridor, tė tjerė shkuan drejt apartamentit pėrballė. - Rrimė kėtu, -tha Silva. Linda deshi prapė ta pyeste pėr Besnikun, por nuk guxoi. Kishte ndjesinė se tjetra e kishte harruar atė ēka kishin folur paradite. Nė korridor vazhdonte po ajo zhvendosje njerėzish si mė parė. Njė burrė, fytyra e ngrysur e tė cilit iu duk Lindės e njohur, iu afrua Silvės pėr ta takuar. - Njė shoqja ime, - i tha Silva pas pak, duke i treguar me kokė Lindėn. - Skėnder Bermema, besoj se e njeh. - Ah, ju jeni! -ia bėri Linda duke i dhėnė dorėn. Por ngrysja e fytyrės sė tjetrit ishte e tillė, saqė mirėsjellja nuk veproi veēse nė sipėrfaqen e saj. Ai e vėshtroi njė copė herė Silvėn pa thėnė asgjė. Sytė i kishte tė turbullt, si pas njė zemėrimi tė ftohur. - Mė erdhi shumė, shumė keq,- tha Silva. - E kam njohur disa ditė mė parė atje nė metalurgjik, ndėrsa bėhej gati pėr shpėrthimin. Tamam pėrpara fatkeqėsisė. Ndihej qė fytyra e tjetrit i kishte nofullat tė shtrėnguara. - Kush e mendonte! - tha ai me zė tė ulėt. - Kujtuam se kjo murtajė po kalonte kėshtu, vetėm me vėshtirėsi ekonomike. Kush e mendonte se mund tė na e merrte Maksin. -Tamam murtajė, - tha Silva. - Ajo dinakėri e tyre, me tė cilėn shpesh jemi tallur e kemi qeshur, ka qenė mė e zezė se ē'e mendonim. Kemi qeshur e jemi tallur, mendoi Silva. Verbimi i Viktor Hilės i kaloi vetėtimthi nėpėr mend. S'mėsohej dot me mendimin se sytė do tė mungonin kėtej e tutje nė fytyrėn e tij. Ēdo gjė kishte filluar si duke qeshur, pra nga sytė. Tani ata, burimi i parė i tė qeshurit, s'ishin mė. - Ah, ja dhe Beni, - tha Silva dhe bėri disa hapa pėrpara pėr tė takuar njė djalė tė gjatė, me fytyrėn mbuluar nė dy-tri vende me fasha tė ngjitura me leukoplast. Duhej tė ishte vėllai i Besnikut. Linda donte tė afrohej dhe ajo, ta takonte, mundėsisht ta pėrqafonte me dhimbsuri, por druajtja e mbajti nė vend. Ishte gjithsesi e huaj nė atė rreth dhe s'duhej tė kėrkonte mė tepėr. Fashat nė fytyrėn e djaloshit kishin gjurmėt e lotėve tė tharė dhe Linda prapė ndjeu dėshirė ta pėrqafonte butė atė kokė tė plagosur. Kunati im, mendoi ajo. A ishte e mundur... - Ishte vėllai i Besnikut, - tha Silva, kur u kthye prapė pranė saj. - E mora me mend, - tha Linda. Dy-tri herė ajo u mat tė pyeste pėr Besnikun, por druhej. Njė dėshirė e papritur pėr ta takuar e pushtoi tė tėrėn. S'ishte thjesht dėshirė, ishte mė shumė, e veshur me atė cilėsi tė veēantė qė e dallon njė pasion tė beftė nga malli, i cili s'mund tė krijohet veēse ngadalshėm, ashtu si vera e mirė qė kėrkon njėfarė vjetrimi. Njė lėvizje e shpeshuar pėrreth tregonte me sa dukej se ora e varrimit po afrohej. -Ajo ėshtė nėna e tė vrarit,-i tha Silva Lindės duke i treguar njė grua tė veshur me tė zeza qė doli nė korridor.- Burri i saj ka qenė ministėr fill pas Ēlirimit. Linda e kishte kapur prapė Silvėn nga bėrryli dhe pėrpiqej tė mos i shpėtonte asnjė fjalė e saj. -M'i ,trego tė gjitha, - pėshpėriti ajo, por me zė aq tė ulėt, saqė Silva ndoshta s'e dėgjoi. -Ai atje, me kostum gri tė errėt me vija, ėshtė i shoqi i sė fejuarės sė parė tė Besnikut. - Ah, ashtu? - ia bėri Linda. Njė copė herė ajo nuk i hoqi sytė prej fytyrės sė tij, gjersa iu duk se ai e vuri re. -Po ajo? - pyeti pas pak. -Nuk po e shoh, por kėtu rrotull duhet tė jetė... - Silva vėshtroi sipėr kokave tė njerėzve. - Me siguri do tė jetė diku rrotull. Valėt e njerėzve nė korridor dhe nė hapėsirėn midis dy apartamenteve sa vente bėheshin mė tė lėvizshme. Dikush pėrmendi fjalėt "kohė e varrimit" dhe Linda dalloi prapė vėllanė e Besnikut, qė kaloi pėrbri me fashat qė i dukeshin tė nxira nė fytyrė. Linda ndjeu dorėn e Silvės qė i shtrėngoi gishtat. -Ja... ajo... Zana, - i tha fare ultazi. Linda pati ndjesinė se u drodh. -Ku? Ishte pranė derės, veshur me fustan tė zi, me njė grua tjetėr qė qante vazhdimisht. -Ajo tjetra, ajo qė qan, ėshtė motra e tė vrarit. Diana Bermema quhet, - vazhdonte tė fliste Silva, por Linda e kishte vėshtirė tė dėgjonte. Sytė e saj nuk hiqeshin dot nga tjetra. E kishte pėrfytyruar pak a shumė kėshtu, megjithėse... Ajo karficė bronzi nė anėn e djathtė tė flokėve dukej se ua kalonte peshėn dhe ftohtėsinė e saj jo vetėm flokėve, por edhe syve. Megjithatė ishte njė ftohtėsi e rrezikshme, kėshtu iu duk Lindės, nga ato qė u pėlqejnė burrave. Ajo e ndjeu njė angushti nė gjoks. E kishte pėrfytyruar pak a shumė ashtu, por pa atė... karficė... Besniku i kishte dhėnė njė shpjegim fare tė shkurtėr pėr ndarjen me tė. Ishte njė keqkuptim, kishte thėnė ai. Ndoshta njė keqkuptim, kishte dashur ta ndreqte pas pak. Dhe ajo qe trishtuar. Njė keqkuptimi duhej t'i trembeshe pėrherė, sepse njerėzit e ndarė nga njė keqkuptim mund tė duheshin ende edhe pas ndarjes. Linda do ta ndiente veten tė shqetėsuar sikur midis saj dhe sė fejuarės sė parė tė Besnikut tė mos ishte, si njė mur kristali, Ana. Ishte ajo qė e kishte pėrballuar, dhe me siguri e kishte neutralizuar fuqinė e saj. Dhe ja, tani qė po e shikonte pėr herė tė parė, me atė karficė bronzi ku dukej sikur qe pėrqendruar gjithė enigma tėrheqėse e saj, Linda, duke sjellė ndėr mend pėrfytyrimin shpėtimtar tė Anės, pati dėshirė tė thėrriste: ē'ishte kjo e vdekur qė kishte lėnė veē dritė dhe qetėsim pas ikjes sė saj? Vėrtet, ē'kishte qenė ajo mrekulli? Midis dy apartamenteve gjallėria ishte shtuar edhe mė. Po nxirrnin vėrtet arkivolin. Linda pa ballin e tij tė veshur me stof tė kuq, qė u shfaq lart mbi kokat e njerėzve, pastaj vėshtrirni i saj kapi profilin e Besnikut dhe mė tutje atė tė burrit tė Silvės. Ja dhe njerėzit, mbi supet e tė cilėve qe mbėshtetur arkivoli Skėnder Bermema, i ngrysur si gjithnjė, vėllai i Besnikut, me fashat e nxira nga lotėt, pastaj tė tjerė, tė tjerė, ishin tė gjithė aty, njė procesion i gjatė, i rėndė plumb, qė befas asaj iu duk si njė gjeneratė e tėrė, qė ecte rėndshėm nėn njė himn solemn. S'ishte ngrysur ende kur ceremonia e varrimit lė Maks Bermemės mbaroi, kėshtu qė njerėzit qė kishin varret e tė afėrmve tė tyre nė varrezė patėn kohė t'i vizitonin.

Silva me Lindėn shkuan te varri i Anės, prej nga u hoqėn pak mėnjanė kur panė tė vinte Besniku dhe pas tij Skėnder Bermema. Pastaj Besniku, qė nuk i pa u largua vetėm nė drejtim tė qendrės sė varrezės, ku duhej tė ishin varret e babait dhe tė hallės sė tij. Ndėrsa prisnin qė ai tė largohej (ishte Linda qė iu lut Silvės pėr njė gjė tė tillė), sytė Lindės panė njė tjetėr emėr "Anė" mbi njė varr tė bukur mermeri. Ajo qe afruar dy hapa dhe kishte lexuar "Ana Vuksani, 21 vjeē, ndarė prej nesh prej njė sėmundjeje tė pashėrueshme". Ja njė tjetėr Anė deshi tė thoshte ajo, por qetėsia pėrreth e pengoi.

Ato tė dyja u kthyen te varri i Anės, te rrugina pranė sė cilės Skėnder Bermema kishte qėndruar nė kėmbė duke pirė njė cigare. Silva rregulloi njė copė herė lulet, pastaj, si qėndruan ca ēaste tė heshtura nė kėmbė, i tha "ikim tani" Lindės. Skėnder Bermema, qė i priste te rrugina, apo qė ndoshta qėlloi aty rastėsisht, u bashkua me to dhe tė tre zbritėn nė kėmbė gjer te stacioni i autobusit urban. Kur autobusi, pėrpara se tė futej nė qytet, kalol pėrbri njė ligatine, shumė koka udhėtarėsh, tė gjallėruara nga njė kureshtje e papritur, u ngjitėn te xhamat pėr tė parė mė mirė atė qė po ndodhte atje. Muzgu i ditės sė marsit ende s'ishte dendėsuar, megjithatė ndriēimet e befta, tė ftohta, nėn kėmbėt e ca njerėzve qė vraponin pas tyre e qė s'ishin aspak kalamaj, dalloheshin qartė nė atė truall tė shkretė. - Ē'ėshtė kjo? -pyeti Linda, qė kishte kthyer kokėn e para, por as Silva, as Skėnder Bermema nuk u pėrgjigjėn. Tė njėjtėn pyetje e bėnė shumė udhėtarė, dhe shoferi, qė kishte ngadalėsuar ndėrkaq autobuzin, kishte zgjatur kokėn nga dritarja e vet siē duket, pėr tė marrė vesh ē'ndodhte. Njė nga njerėzit pėrjashta me ton tė gėzueshėm po i shpjegonte diēka dhe shoferi, pasi e mbylli xhamin, u kthye nga udhėtarėt dhe me po atė ton tė gėzueshėm tha: - Po prishin fishekzjarrėt kinezė. Disa nga udhėtarėt diēka thanė pėrmes tė qeshurit, por shoferi i kishte mėshuar ndėrkaq gazit dhe fjalėt e tyre s'u morėn vesh. Te rrethina e braktisur vazhdonte vėrtet prishja e fishekzjarrėve. Punėtorėt e komunales kishin kujtuar se do ta mbaronin qysh paradite ate punė, por tamam kur po bėheshin gati tė iknin, i lajmėruan se ishin gjetur edhe disa stoqe tė tjera nė njė magazinė. Pritėn dy orė e ca gjersa mbėrritėn arkat e tjera, djegien e tė cilave e filluan pasdite. Ishin njėlloj si fishekzjarrėt e mėngjesit, vetėm se dy prej arkave kishin marrė lagėshtirė mė shumė, kėshtu qė fishekzjarrėt mezi ndizeshin. Porsa nisėn t'i digjnin, punėtorėt i kapi prapė ajo dehja e paradites, diēka midis mllefit dhe haresė. Arkat hapeshin njėra pas tjetrės dhe ata, me njėfarė padurimi, po i zbraznin. Trualli u mbush prapė me ndriēimet e ftohta, tė liga, qė sa mė tepėr dendėsohej muzgu, aq mė shumė spikatnin pėrrreth.

Ato, qė kishin ardhur pėr t'u ngjitur drejt qiellit nėn brohoritjet e turmave, pėr gėzime e festa, zvarriteshin tani gjysmė tė djegura, me njė vėrshėllimė gjarpri tė sėmurė, gjersa shuheshin e vdisnin pak mė tutje, tamam gėzimi i prishur apo abort. Ata vazhduan prishjen e fishekzjarrėve gjer vonė nė mesnatė. Njė erė shkrumbi dhe kartoni tė djegur ndihej pėrreth. Nganjėherė ndonjė nga fishekzjarrėt, pasi rrėshqiste pėrtokė me njė lėvizje rrotullore, pėrpiqej tė ngrihej furishėm, dhe atėherė ndonjė nga punėtorėt, i nxitur nga dehja qė i kishte pėrfshirė tė gjithė, vraponte ta arrinte, i vinte kėmbėn sipėr pėr ta shtypur, ndėrsa murmuriste me zė: he, gjarpėr, gjarpėr! Kur ra muzgu, montatorėt qė po punonin nė atė orė disa kilometra mė tutje nė vazhdimin e po asaj fushe, vunė re flakėrimat e shumėngjyrta larg nė tė djathtė tė tyre. Ata ishin ngjitur pėr tė bėrė njė zbėrthim nė majėn e antenės, qė deri ca kohė mė parė shėrbente pėr ritransmetimin e lajmeve tė agjencisė kineze "Hsinhua" pėr Evropėn. - Ē'janė kėto vetėtima? - tha njėri prej tyre. - Mos duhet tė zbresim? -S'mė duken si vetėtima,-u pėrgjigj njė tjetėr qė ndodhej mė poshtė. - Qielli duket vėrtet i errėt por shkarkime s'dėgjohen gjėkundi. Ata kthyen disa herė kokėn nė atė drejtim, pastaj, tė dhėnė pas punės sė tyre, i harruan flakėzat. Megjithėse ishin montatorė me pėrvojė, nuk e kishin shumė tė qartė se ē'pjesė e antenės ishte ajo qė ishin duke zbėrthyer. Nė fillim, kur u thanė se do tė merreshin me njė punė tė tillė, kujtuan se do ta zbėrthenin krejt antenėn, madje bashkė me strukturėn e hekurt. Kėshtu edhe u thanė shokėve: do tė vemi ta shkulim atė hekurinė qė mbush botėn me kinezēe. Ta shkulni qė t'i luani fenė, i qenė pėrgjigjur ata. Mirėpo, kur kishin mbėrrritur nė vend dhe kishin marrė udhėzimet e sakta, e kishin kuptuar se nuk ishte fjala pėr gjithė antenėn, e aq mė pak pėr strukturėn e hekurt, por vetėm pėr njė pjesė tė saj. Tani, pėr tė mos gabuar, nėn dritėn e njė llambe tė lidhur mbi njėrin prej hekurave, vėshtronin herė pas here skicėn ku qe shėnuar pjesa qė do tė ēmontohej.

Kjo duhet tė ketė qenė edhe zemra e antenės, tha me vete mė i vjetri prej tyre, i ardhur kohėt e fundit nga Veriu. Ai ishte nga Bjeshkėt e Nemuna dhe, megjithėse ishte larguar prej kohėsh andej, kishte ruajtur njė mėnyrė tė menduari tė veēantė. Pjesa qė po zbėrthenin nuk ishte gjė tjetėr pėr tė veēse njė copė hekur qė dinte kinezēe. Madje kaq natyrshėm qe pėrftuar kjo nė ndėrgjegjen e tij, saqė s'do t'i vinte aspak ēudi sikur nėn bullonat qė po rrotullonte me ēelės tė dilnin e tė lėviznin sipėr hekurit si akrepa hieroglifet. - Kujdes, - tha montatori qė punonte nė skajin tjetėr. -Unė kam edhe dy bullona, ti sa ke? - Po aq, -u pėrgjigj tjetri. - Ej, ju atje poshtė, kujdes. Pas dhjetė minutash hekuri ra poshtė me rrapėllimė. Ata zbritėn fill pas kėsaj dhe, ndėrsa me elektrikėt e dorės nisėn tė ndriēonin vendin pėr tė parė se ku kishte rėnė, vunė re se nėn kėmbėt e antenės toka ishte e lagėsht, pothuajse baltak. Midis baltakut, hekuri i rėnė, i mbuluar pėrgjysmė, mezi dukej.

Ishte vonė dhe ata, pasi mblodhėn veglat, u nisėn tė iknin. Nuk flisnin dhe kjo tregonte se secili kishte diēka pėr tė menduar. Megjithėse gjatė jetės sė tyre kishin pasur tė bėnin me mbėrthime e zbėrthime hekurash, ndoshta e kishin ende mendjen te pjesa e posashkulur e antenės, ashtu siē e panė pėr herė tė fundit nėn dritėn e elektrikut tė dorės. Ndoshta mendonin se vdekshėm do tė dergjej aty midis baltės hekuri qė dinte kinezēe, me hieroglifet e mbytura pėrreth, i brejtur nga ndryshku, si njė relikt, si njė kujtesė nė ndėrgjegje. Dhe nė pranverė, kur tė mugullonte bari, ai do tė mbinte ndoshta edhe sipėr tij dhe ēdo pranverė qė do tė vinte do ta mbulonte edhe mė, ashtu siē do tė mbulohej dalėngadalė nė mendjet e njerėzve, gjersa tė largohej prej tyre, kujtimi i ngjarjeve me kinezėt.

Silva ndihej krejt e dėrrmuar kur mbėrriti nė shtėpi Gjergji s'ishte kthyer ende. Kishte ardhur Veriana dhe tė dyja me Brikenėn se ē'ēuēurisnin nė dhomėn e saj. Duke e puthur mbesėn, Silvės i shkoi mendja prapė te Linda. Do ta donin vallė njėra-tjetrėn? Gjergji erdhi pas dhjetė minutash. Edhe ai dukej i lodhur. -Do njė kafe?- e pyeti ajo -Me gjithė qejf. U ulėn tė dy nė dhomėn e ndenjjes pėr tė pirė kafenė dhe, megjithėse jashtė po ngrysej, askush nuk e ndezi dritėn. Nė korridor u ndie lėvizja e gėzueshme e vajzave dhe pastaj te dera u shfaq Brikena. -Mama, e di, limoni ka lidhur kokėrr. Sa qejf! -Ashtu? - ia bėri Silva. -Eja ta shohėsh sa e vockėl ėshtė. -Mirė, pastaj, - tha Silva. -Nuk do tė vish tani?-tha vajza, e zhgėnjyer pak qė e ėma nuk u ngazėllye sa duhet nga lajmi. Silva nuk deshi t'ia prishte, u ngrit dhe eci pas vajzave. Ballkoni kishte atė pamje qė kanė zakonisht ballkonet nė dimėr. Njė shezlong qė kishte nevojė pėr riparim, i lėnė aty qė nga vera, ca bidona plastikė dhe ca kuti me dyllė parketi tė mbetura qyshse kishin dyllosur parketin vitin qė shkoi. -Ja, - thoshin vajzat, duke u pėrkulur te pema pėr tė treguar kokrrėn e vogėl qė mezi dallohej midis kaēubės. - Ja ku ėshtė. -Ah, po, - tha Silva. -Sa e vockėl, sa gjynah! - tha Veriana. Silva pėrpiqej tė buzėqeshte. Asaj iu kujtua ajo ditė kur e sollėn limonin, ah, po, ishte tamam ditėlindja e Brikenės, dhe pastaj mesnata me hėnėn e akullt dhe me atė drithėtirė nė shpirt pėr Gjergjin, qė ishte kushedi nėpėr ē'udhė qiellore drejt Kinės. Sa ngjarje kishin ndodhur qysh atėherė! Sa ngjarje, pėrsėriti ajo me vete. Ishte e mundur. vallė, qė tė gjitha ato tė kishin ndodhur brenda aq kohe sa ē'i duhej limonit pėr tė lidhur njė kokėrr? Silva e vėshtroi drurin e vogėl me dhimbsuri... Bota gjėmonte nga mitingjet, komplotet, orkestrat e ankthet, ndėrsa ai atje mėnjanė te kėndi i ballkonit, mospėrfillės pėr gjithēka, merrej me atė pėr tė cilėn kishte mbirė nė kėtė botė: prodhimin e frutit tė vet. Dhe dukej aq i vockėl e i humbur nė krahasim me zallahinė e botės, saqė tė vinte ta mėshiroje. Silva nėnqeshi humbshėm. Ndoshta edhe atij po tė kishte ndėrgjegje, e tillė mund t'i dukej bota: e pakuptueshme.

Ndėrsa mbyllte derėn e ballkonit, kushedi pse asaj iu kujtuan fjalėt e plakės Hasije: kinezėt? S'ka pasur kinezė kėtu. Veē nė i keni parė nė ėndėrr.